❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Agjencia Telegrafike Shqiptare

ANALIZË – UshtarĂ«t ukrainas skeptikĂ« pĂ«r paqe, ndĂ«rsa skadon afati i Trump pĂ«r RusinĂ«  

8 August 2025 at 17:54

DNIPROPETROVKS, 8 gusht /ATSH/ – UshtarĂ«t ukrainas nĂ« fushĂ«n e betejĂ«s  u shprehĂ«n sot skeptikĂ«  pĂ«r njĂ« zgjidhje diplomatike tĂ« luftĂ«s, ndĂ«rsa afati i presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r Kremlinin qĂ« tĂ« bĂ«jĂ« paqe mbĂ«rriti, dhe ai po shqyrton njĂ« samit tĂ« mundshĂ«m me presidentin rus Vladimir Putin pĂ«r tĂ« diskutuar mbi pushtimin e UkrainĂ«s, sipas AP-sĂ«.

I zhgënjyer  që Putin nuk iu përgjigj thirrjeve të tij për të ndaluar bombardimin e qyteteve ukrainase, Trump, gati dy javë më parë, e afroi ultimatumin e tij për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë dhe vendosjen e tarifave dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse, nëse Kremlini nuk ndërmerr hapa drejt një marrëveshjeje.

Nuk ishte e qartĂ« se çfarĂ« hapash kishte ndĂ«rmend tĂ« ndĂ«rmerrte sot presidenti  Trump. Kur u pyet dje nĂ«se afati do tĂ« zbatohej, Trump duke iu referuar  Putinin tha se “varet nga ai. Do tĂ« shohim çfarĂ« do tĂ« thotĂ«. Varet nga ai.  Jam shumĂ« i zhgĂ«njyer”.

Përpjekjet e Trump për të ushtruar presion mbi Putinin që të ndalojë luftimet nuk kanë sjellë deri tani asnjë përparim. Ushtria më e madhe e Rusisë po avancon ngadalë më thellë në Ukrainë me kosto të mëdha në trupa dhe pajisje, ndërsa vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.

Rusia dhe Ukraina janë ende shumë larg në kushtet e tyre për paqe.

Ushtarët ukrainas thonë se janë gati të vazhdojnë luftën

Forcat ukrainase janë të angazhuara në beteja intensive përgjatë një vije fronti  prej 1 000 kilometrash  që shtrihet nga verilindja në juglindje të Ukrainës.

Zona e Pokrovskut në rajonin lindor të Donetskut po merr goditjen kryesore, ndërsa Rusia kërkon të depërtojë në rajonin fqinj të Dnipropetrovskut. Ukraina ka mungesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore ushtarake.

Luftime të ashpra po zhvillohen gjithashtu në rajonin verior të Sumit, pranë kufirit, ku forcat ukrainase po përballen me ushtarët rusë për të penguar dërgimin e përforcimeve nga aty drejt Donetskut.

Në zonën e Pokrovskut, një komandant tha se beson që Moska nuk është e interesuar për paqe.

“ËshtĂ« e pamundur tĂ« negociohet me ta. Opsioni i vetĂ«m Ă«shtĂ« t’i mposhtim”, tha Buda, komandant i brigades” Spartan”.. Ai pĂ«rdori vetĂ«m nofkĂ«n e tij, nĂ« pĂ«rputhje me rregullat e ushtrisĂ« ukrainase.

“Do tĂ« doja qĂ« ata tĂ« bien dakord dhe qĂ« e gjithĂ« kjo tĂ« ndalet, por Rusia nuk do tĂ« pajtohet. Nuk dĂ«shiron tĂ« negociojĂ«. Pra, opsioni i vetĂ«m Ă«shtĂ« t’i mposhtim”, shtoi ai.

NĂ« rajonin jugor tĂ« ZaporizhjĂ«s, njĂ« komandant i artilerisĂ« me nofkĂ«n “Varshava “ tha se trupat janĂ« tĂ« vendosura tĂ« zmbrapsin pushtimin rus.

“Ne jemi nĂ« tokĂ«n tonĂ«, nuk kemi ku tĂ« shkojmĂ«â€, tha ai. “KĂ«shtu qĂ« qĂ«ndrojmĂ«, nuk kemi zgjedhje”.

 Putin zhvillon një sërë telefonatash

Kremlini njoftoi sot se presidenti Putin pati njĂ« bisedĂ« telefonike me liderin kinez Xi Jinping, gjatĂ« sĂ« cilĂ«s ai e informoi atĂ« pĂ«r rezultatet e takimit tĂ« tij mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« javĂ« me tĂ« dĂ«rguarin e Trump, Steve Witkoff.  ZyrtarĂ«t rusĂ« thanĂ« se Xi “shprehu mbĂ«shtetje pĂ«r zgjidhjen afatgjatĂ« tĂ« krizĂ«s ukrainase”.

Putin pritet të vizitojë Kinën muajin e ardhshëm. Kina, së bashku me Korenë e Veriut dhe Iranin, kanë ofruar mbështetje ushtarake për përpjekjet e Rusisë në luftë, sipas SHBA-së.

Kryeministri indian Narendra Modi tha në X se kishte zhvilluar gjithashtu  një telefonatë me Putinin për të folur mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë. Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë për blerjet e saj të naftës ruse, të cilat, sipas presidentit amerikan, po ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë.

Telefonatat e Putinit pasuan bisedat e tij me liderët e Afrikës së Jugut, Kazakistanit, Uzbekistanit dhe Bjellorusisë, tha Kremlini.

Analistët thonë se Putin po synon të lodhë Perëndimin

Trump  njoftoi dje se do të takohej me Putinin edhe nëse ky i fundit nuk pranon të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Kjo ka ngjallur frikë në Evropë se Ukraina mund të anashkalohet në përpjekjet për të ndalur konfliktin më të madh në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Komentet e Trump pasuan një deklaratë të Putinit se ai shpreson të takohet me Trumpin që javën e ardhshme, ndoshta në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtëpia e Bardhë tha se ende po punon për detajet e çdo takimi të mundshëm.

“Instituti pĂ«r Studimin e LuftĂ«s” nĂ« Uashington u shpreh dje nĂ« njĂ« vlerĂ«sim se “Putin mbetet i painteresuar pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s dhe po pĂ«rpiqet tĂ« marrĂ« lĂ«shime bilaterale nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s paa u angazhuar nĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« njĂ« proces paqeje”.

“Putin vazhdon tĂ« besojĂ« se koha Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n e RusisĂ« dhe se ajo mund tĂ« lodhĂ« UkrainĂ«n dhe PerĂ«ndimin”, shtoi instituti .

Orban dëshiron që Evropa të përfshihet më shumë në zgjidhjen e  konfliktit

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot  se Evropa duhet tĂ« marrĂ« drejtimin nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit.

Orban tha se liderĂ«t e GjermanisĂ« dhe FrancĂ«s duhet tĂ« shkojnĂ« nĂ« MoskĂ« “pĂ«r tĂ« negociuar nĂ« emĂ«r tĂ« EvropĂ«s”. PĂ«rndryshe, “do tĂ« mbetemi jashtĂ« menaxhimit tĂ« çështjeve tĂ« sigurisĂ« sĂ« kontinentit tonĂ«â€,  tha OrbĂĄn pĂ«r kanalin shtetĂ«ror hungarez.

Orban, njĂ« kritik i ashpĂ«r i Bashkimit Evropian, tha se shqetĂ«simet e EvropĂ«s se njĂ« samit Trump–Putin mund tĂ« mos adresojĂ« interesat e kontinentit, do tĂ« thotĂ« se ajo duhet tĂ« marrĂ« iniciativĂ«n diplomatike. /Ad.Ab./

 

The post ANALIZË – UshtarĂ«t ukrainas skeptikĂ« pĂ«r paqe, ndĂ«rsa skadon afati i Trump pĂ«r RusinĂ«   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkolla “BesĂ«lidhja e MalĂ«sisĂ«â€ nĂ« Bajram Curri, nĂ« shtator me ambiente tĂ« rikonstruktuara

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Shkolla “BesĂ«lidhja e MalĂ«sisĂ«â€ nĂ« Bajram Curri po rikonstruktohet falĂ« njĂ« investimi bashkĂ«kohor prej 6.6 milionĂ« lekĂ«sh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Eduard Shalsi, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, inspektoi nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë.

“Kjo shkollĂ« historike po i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit tĂ« plotĂ«, duke hapur njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« jetĂ«n arsimore tĂ« zonĂ«s. Ky projekt shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit tĂ« infrastrukturĂ«s shkollore dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« kushteve tĂ« tĂ« mĂ«suarit pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesit. Punimet pritet tĂ« pĂ«rfundojnĂ« brenda afateve tĂ« parashikuara, duke garantuar qĂ« shkolla tĂ« jetĂ« gati pĂ«r vitin e ri shkollor 2025 – 2026”, theksoi Shalsi.

Shalsi u shpreh se “ky investim vjen vetĂ«m dy vite pas kremtimit tĂ« 100-vjetorit tĂ« themelimit tĂ« shkollĂ«s, njĂ« moment historik qĂ« dĂ«shmon rolin e saj tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« edukimin e brezave tĂ« rinj”.

Cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore mbetet prioritet i qeverisë.

/k.s/a.f/

The post Shkolla “BesĂ«lidhja e MalĂ«sisĂ«â€ nĂ« Bajram Curri, nĂ« shtator me ambiente tĂ« rikonstruktuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK godet organizatën kriminale shqiptare, 17 tonë kokainë të sekuestruara

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundĂ«r njĂ« organizate kriminale tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikimin e kokainĂ«s dhe pastrimin e parave.

Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC.

Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.

Kjo organizatë kriminale  operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

NĂ« kontekstin e kĂ«saj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme  ka kryer hetime nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr.187/2023 pĂ«r veprat penale te “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotike”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 tĂ« Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal ndaj 16 (gjashtĂ«mbĂ«dhjetĂ«) shtetasve shqiptarĂ«, kĂ«rkesĂ« e cila Ă«shtĂ« miratuar nga Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datĂ« 06.08.2025, duke vendosur masĂ«n “arrest nĂ« burg”, bazuar nĂ« nenin 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale pĂ«r 14 (katĂ«rmbĂ«dhjetĂ«) persona dhe pĂ«r 2 (dy) tĂ« tjerĂ«ve ka caktuar masĂ«n e sigurimit detyrim pĂ«r tu paraqitur ne policinĂ« gjyqĂ«sore.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e PolicisĂ« sĂ« Shtetit nĂ« bashkĂ«punim me ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit kanĂ« ekzekutuar masat e sigurimit pĂ«r 9 tĂ« hetuar (pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« nga drejtuesit), prej tĂ« cilĂ«ve 7 me masĂ«n“arrest me burg” dhe 2 me masĂ«n “detyrim paraqitje”, ndĂ«rsa njĂ« prej tĂ« hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar nĂ« njĂ« vend tĂ« BE – sĂ« (drejtues i organizatĂ«s). Po punohet pĂ«r ekzekutimin e masave tĂ« sigurimit pĂ«r 6 persona tĂ« tjerĂ«.

Masa “arrest me burg” nĂ« ShqipĂ«ri: E.Ç, A.Ç, P.L, R.M, G.Ç, M.K, El.Ç dhe masa detyrim paraqitje pĂ«r D.P dhe  K.Gj dhe i arrestuari nĂ« njĂ« vend tĂ« BE-sĂ«: F.C.

Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.

Sekuestrimet e sasive të kokainës:

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:

  • Shtator 2020 – Paraguaj → BelgjikĂ« (Anvers)
    Grupi i drejtuar nga E.Ç. dhe F. G., nĂ« bashkĂ«punim me njĂ« shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainĂ«, fshehur nĂ« kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbĂ«rriti nĂ« Anvers mĂ« 04.11.2020.
    Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
  • Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
    E.Ç. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainĂ«, fshehur nĂ« bombola metalike me bojĂ«/kollĂ« ndĂ«rtimi dhe tĂ« stampuara me logo (“sy me rrufe tĂ« kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerĂ« tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa kontejnerĂ«, mbĂ«rriti nĂ« Hamburg mĂ« 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane.

Tipologjia e organizatës kriminale

Hetimet e kryera nĂ« bashkĂ«punim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve tĂ« pĂ«rgjuara nĂ« aplikacionin SkyECC kanĂ« zbuluar njĂ« strukturĂ« kriminale tĂ« pĂ«rmasave ndĂ«rkombĂ«tare, e udhĂ«hequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« zinxhirin e trafikut tĂ« kokainĂ«s – nga prodhimi, magazinimi dhe pĂ«rpunimi nĂ« laboratorĂ«t e Paraguait, transporti ndĂ«rkombĂ«tar dhe shpĂ«rndarja nĂ« tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i tĂ« ardhurave tĂ« fituara.

Ngarkesat e mĂ«dha tĂ« kokainĂ«s siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatĂ«s E. Ç. (i cili sĂ« bashku me vĂ«llanĂ« e tij A. Ç. ishin vendosur nĂ« Paraguai), magazinoheshin dhe bĂ«heshin gati pĂ«r transport nĂ« Paraguai. LĂ«nda narkotike fshihej nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sofistikuar nĂ« ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndĂ«rtimi – tĂ« maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja tĂ« veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. KĂ«to ngarkesa transportoheshin me kontejnerĂ« detarĂ« nga portet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut drejt porteve tĂ« mĂ«dha evropiane, kryesisht Anvers (BelgjikĂ«) dhe Hamburgu (Gjermani), ku mĂ« pas shpĂ«rndaheshin pĂ«rmes rrjeteve tĂ« brendshme tĂ« tregut tĂ« drogĂ«s nĂ« BE.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur njĂ« mekanizĂ«m financiar jashtĂ«zakonisht tĂ« sofistikuar pĂ«r tĂ« qarkulluar dhe fshehur tĂ« ardhurat nga aktiviteti kriminal. NjĂ« prej metodave kryesore ka qenĂ« transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-sĂ« drejt ShqipĂ«risĂ«, duke pĂ«rdorur shoferĂ« autobusĂ«sh kryesisht shqiptar tĂ« transportit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« pasagjerĂ«ve. Kjo mĂ«nyrĂ« kishte disa pĂ«rparĂ«si pĂ«r grupin:

  • Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor pĂ«r deklarimin e burimit tĂ« fondeve;
  • Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke pĂ«rdorur rrugĂ« tĂ« shkurtra dhe pikat kufitare mĂ« pak tĂ« monitoruara;
  • Siguria pĂ«rmes rrjetit tĂ« besuar tĂ« shoferĂ«ve, numri i tĂ« cilĂ«ve ishte i kufizuar dhe i pĂ«rzgjedhur nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nieje tĂ« ndĂ«rtuar mbi besimin reciprok.

Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Koordinimi i pagesave

Figura kyçe si  F.G., E.Ç., si dhe bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« tjerĂ«, luanin rol aktiv nĂ« organizimin e kĂ«tyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin pĂ«rmes transaksioneve tĂ« tjera tĂ« fshehta, tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« mos lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« sistemin financiar zyrtar.

PĂ«rveç transportit fizik, rrjeti pĂ«rdorte edhe sistemin informal tĂ« transfertave tĂ« njohur si “haĂ«ala” ose “token”, ku shumat e mĂ«dha qarkullonin pĂ«rmes njĂ« zinxhiri ndĂ«rmjetĂ«sish pa asnjĂ« evidencĂ« bankare. NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt BolivisĂ«, e cila, pĂ«r shkak tĂ« nivelit tĂ« ulĂ«t tĂ« kontrollit financiar dhe pozicionit tĂ« saj strategjik, shĂ«rbente si nyje kyçe pĂ«r pĂ«rfundimin e transaksioneve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatĂ« kriminale mund tĂ« konsiderohet si njĂ« nga organizatat shqiptare mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« trafikun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kokainĂ«s. Ajo kishte kapacitetin pĂ«r tĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« çmimin e kokainĂ«s nĂ« tregjet evropiane dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike nĂ« periudha tĂ« shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartĂ« e kĂ«saj organizate, strukturimi dhe organizimi i njĂ« niveli shumĂ« tĂ« lartĂ« si dhe aftĂ«sia pĂ«r tĂ« rikuperuar humbjet qĂ« vinin nga sekuestrimet e dallojnĂ« atĂ« nga grupet e tjera kriminale tĂ« hetuara nga SPAK .”

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

    • “A
.. PARK” Resort ku pĂ«rfshihen hotele, godina shĂ«rbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, DurrĂ«s.

Vila dhe apartamente:

    • VilĂ« dy katĂ«she tip “ELYSIAN”, nĂ« bregdetin e DhĂ«rmiut, bashkia HimarĂ« (sipĂ«rfaqe totale rreth 378.2 mÂČ), me vlerĂ« tregu prej afĂ«rsisht 1.000.000 Euro.
    • VilĂ« e porositur datĂ« 06.11.2024, nĂ« TiranĂ«.

Truall, toka dhe ndërtesa:

    • Pasuri truall dhe ndĂ«rtesa nĂ« TiranĂ«, SharrĂ«.
    • Pasuri (me status regjistrim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m).
    • Pasuri nr. 349/45 nĂ« bashkĂ«pronĂ«si.
    • TokĂ« arĂ« me sipĂ«rfaqe 5900 mÂČ, SharrĂ«, TiranĂ«.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

    • Kuotat/aksionet nĂ« shoqĂ«ri tregtare,  KavajĂ«.
    • ShoqĂ«ri tregtare, DurrĂ«s.
    • ShoqĂ«ri tregtare, RrogozhinĂ«.
    • ShoqĂ«ri tregtare, DurrĂ«s.

Automjete:

    • Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

  • Mbi 111 800 Euro Cash;
  • 4000 USD
  • 880.000 LekĂ«

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.

Një falënderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë.

/k.s/a.f/

The post SPAK godet organizatën kriminale shqiptare, 17 tonë kokainë të sekuestruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HELSINKI – Finlanda: SHBA-ja tĂ« vendosĂ« mĂ« shumĂ« sanksione ndaj RusisĂ«

8 August 2025 at 17:00

HELSINKI, 8 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump duhet tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me vendosjen e mĂ« shumĂ« sanksioneve ndaj RusisĂ«, pasi kjo do tĂ« ndihmonte pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, tha sot ministrja e Jashtme e FinlandĂ«s, Elina Valtonen nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Reuters”.

Trump e caktoi tĂ« premten si afatin e fundit deri pĂ«r RusinĂ« – e cila duhej tĂ« binte dakord pĂ«r paqe nĂ« UkrainĂ« ose blerĂ«sit e saj tĂ« naftĂ«s do tĂ« pĂ«rballeshin me tarifa dytĂ«sore.

MegjithatĂ«, Putin dhe Trump pritet tĂ« takohen javĂ«n e ardhshme – pas bisedimeve midis udhĂ«heqĂ«sit rus dhe tĂ« dĂ«rguarit special tĂ« SHBA-sĂ«, Steve Witkoff tĂ« mĂ«rkurĂ«n, nĂ« MoskĂ« – duke ngritur mundĂ«sinĂ« qĂ« sanksionet e reja tĂ« vonohen ose tĂ« anulohen.

NjĂ« zyrtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n se sanksionet dytĂ«sore ndaj vendeve qĂ« bĂ«jnĂ« biznes me RusinĂ« – pritet tĂ« zbatohen duke nisur nga e premtja.

“UnĂ« shpresoj shumĂ« qĂ« presidenti Trump t’i zbatojĂ« kĂ«to sanksione”, tha Elina Valtonen, duke iu referuar sanksioneve dytĂ«sore qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« veçanĂ«risht nĂ« KinĂ« dhe Indi, blerĂ«sit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« naftĂ«s ruse.

Presidenti i FinlandĂ«s, Alexander Stubb, ishte midis disa udhĂ«heqĂ«sve evropianĂ« qĂ« iu bashkua telefonatĂ«s me Trump tĂ« mĂ«rkurĂ«n, e cila synonte tĂ« koordinonte pĂ«rpjekjet perĂ«ndimore pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

Valtonen tha se furnizimet e vazhdueshme tĂ« armĂ«ve perĂ«ndimore pĂ«r Kievin luanin njĂ« rol jetĂ«sor pĂ«r tĂ« ushtruar presioni ndaj Putinit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, e cila filloi nĂ« shkurt 2022 me pushtimin e plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia.

Finlanda, së bashku me vendet e tjera nordike dhe tre shtetet baltike, ka qenë midis mbështetësve më të vendosur të Ukrainës. //a.i/

 

The post HELSINKI – Finlanda: SHBA-ja tĂ« vendosĂ« mĂ« shumĂ« sanksione ndaj RusisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i gjykatës: Popoviç dëbohet nga Kosova

8 August 2025 at 16:47

PRISHTINË, 8 gusht/ATSH/Igor Popoviç Ă«shtĂ« shpallur fajtor dhe Ă«shtĂ« dĂ«nuar nga Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« me gjobĂ« prej 3 mijĂ« eurosh dhe me masĂ«n plotĂ«suese tĂ« dĂ«bimit nga territori i KosovĂ«s pĂ«r njĂ« periudhĂ« dyvjeçare, pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r pranimin e fajĂ«sisĂ« me ProkurorinĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviç, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve etnike.

Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r veprĂ«n penale “nxitja e pĂ«rçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s

Sipas tij, gjykata, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, e ka dënuar Popoviqin me 6 muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Krasniqi tha se gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.

Mëngjesin e sotëm, më 8 gusht, Prokuroria Speciale i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Sot, prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Zejnullahu i propozoi gjykatĂ«s qĂ« ndaj Popoviqit tĂ« shqiptohet edhe dĂ«nimi plotĂ«sues – dĂ«bimi nga territori i KosovĂ«s pĂ«r njĂ« afat prej dy vitesh, pĂ«r çka palĂ«t janĂ« pajtuar.

Avokati i Popoviç, Millosh Delliviç tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.

KujtojmĂ« se arrestimi i Popoviq ndodhi pas mbajtjes sĂ« njĂ« fjalimi nĂ« Hoçë tĂ« Madhe tĂ« Rahovecit, ku ai u shpreh kundĂ«r UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Prokuroria vlerësoi se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.

/kosovapress/

The post Vendimi i gjykatës: Popoviç dëbohet nga Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TURQI – Zjarret çojnĂ« nĂ« evakuime masive pĂ«r shkak tĂ« nxehtĂ«sisĂ« ekstreme

8 August 2025 at 16:32

STAMBOLL, 8 gusht /ATSH-DPA/- Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në Turqinë veriperëndimore çoi në evakuime dhe mbylljen përkohësisht të Ngushticëse së Dardaneleve për anijet, ndërsa avionët dhe ekipet tokësore u angazhuan për të vënë zjarrin nën kontroll, thanë sot autoritetet lokale.

“Zjarri shpĂ«rtheu nĂ« tokĂ« bujqĂ«sore pranĂ« fshatit Saricaeli nĂ« ProvincĂ«n Çanakale dhe u pĂ«rhap nĂ« pyllin aty pranĂ« pĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave tĂ« forta”, thanĂ« autoritetet.

“TetĂ« avionĂ«, katĂ«r helikopterĂ«, dhjetĂ«ra kamionĂ« zjarrfikĂ«s dhe makineri tĂ« rĂ«nda u vendosĂ«n nĂ« punĂ«â€, shkroi guvernatori i ÇanakalesĂ« Omer Toraman nĂ« X.

“Dardanelet – njĂ« rrugĂ« ujore kyçe qĂ« lidh detin Egje me detin Marmara – u mbyllĂ«n nĂ« tĂ« dy drejtimet pĂ«r tĂ« lejuar avionĂ«t e zjarrfikĂ«sve tĂ« vepronin pa pengesa”, tha transmetuesi shtetĂ«ror TRT.

“Autoritetet evakuuan 52 banorĂ« nga njĂ« strukturĂ« private kujdesi dhe dy persona nga njĂ« kullĂ« transmetimi”, tha zyra e guvernatorit.

Një kampus universitar lokal u evakuua gjithashtu.

Turqia ka luftuar me zjarre në të gjithë vendin për javë të tëra mes kushteve të nxehta, të thata dhe me erë. //a.i/

The post TURQI – Zjarret çojnĂ« nĂ« evakuime masive pĂ«r shkak tĂ« nxehtĂ«sisĂ« ekstreme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« ka njoftuar njĂ« ndryshim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procedurat pĂ«r aplikimet pĂ«r viza jo-emigruese.

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive, përfshirë edhe ata që po bëjnë rinovimin e vizës, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

/a.f/

The post SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin flet me aleatĂ«t para samitit tĂ« mundshĂ«m me presidentin Trump

8 August 2025 at 16:25

MOSKË, 8 gusht  /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi sot bisedime me aleatĂ«t para njĂ« samiti tĂ« mundshĂ«m me presidentin amerikan Donald Trump mbi luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Kremlini njoftoi se Putin e informoi presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, dhe homologun e tij kazak, Kassym-Jomart Tokayev, në një bisedë telefonike, lidhur me bisedimet e tij me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff, të mërkurën në Moskë.

Putin e Witkoff  u shprehĂ«n nĂ« favor tĂ« pĂ«rpjekjeve diplomatike pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, e cila filloi me pushtimin nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« nga Rusia nĂ« shkurt tĂ« vitit 2022.

Sipas raportimeve nga Minsku dhe Pekini, presidenti  rus ka biseduar gjithashtu në telefon me liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko dhe presidentin kinez Xi Jinping.

As SHBA-ja dhe as Rusia nuk kanë dhënë informacion mbi propozimet që Witkoff paraqiti në Moskë për përfundimin e konfliktit.

Megjithatë, është rënë dakord për zhvillimin e samitit të parë mes liderëve amerikanë dhe rusë që nga viti 2021, i cili mund të mbahet në ditët e ardhshme.

Vendndodhja e takimit nuk është bërë ende e ditur. /Ad.Ab./

 

The post RUSI – Putin flet me aleatĂ«t para samitit tĂ« mundshĂ«m me presidentin Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARGJENTINË – Akullnaja ”Perito Moreno” po shkrin mĂ« shpejt nga sa mendohej

BUENOS AIRES, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Pas dekadash stabiliteti relativ, akullnaja e famshme ”Perito Moreno” nĂ« ArgjentinĂ«n jugore po tĂ«rhiqet mĂ« shpejt nga sa mendohej mĂ« parĂ«, sipas njĂ« studimi.

Ndërsa akullnaja Jugore e Fushave të Akullit të Patagonisë humbi mesatarisht vetëm 34 centimetra trashësi në vit midis viteve 2000 dhe 2019, ajo u tkurr midis 5,5 dhe 6,5 metra në vit nga viti 2019 deri në vitin 2024, sipas një studimi të udhëhequr nga Moritz Koch i Universitetit të Erlangen-Nurembergut.

Në disa zona, akullnaja e famshme botërore u tërhoq më shumë se 800 metra gjatë një periudhe pesëvjeçare, deri në vitin 2024.

Studiuesit panë akullnajën 30 kilometra të gjatë duke përdorur një sistem të veçantë radari dhe hartuan shtratin e liqenit përtej skajit të akullnajës, pikës ose kufirit të saj më të ulët.

Ata i kombinuan këto vëzhgime me të dhënat satelitore për të analizuar se si ndryshoi lartësia e sipërfaqes dhe shpejtësia e sipërfaqes midis viteve 2000 dhe 2024.

“Ekziston njĂ« kreshtĂ« shkĂ«mbore poshtĂ« gjuhĂ«s sĂ« akullnajĂ«s qĂ« vepron si njĂ« spirancĂ«. Kjo e ka mbajtur akullnajĂ«n nĂ« ekuilibĂ«r pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatë’’, theksoi Koch, autori kryesor i studimit.

“TĂ« dhĂ«nat tona tregojnĂ« se akullnaja aktualisht po shkĂ«putet nga pika e saj e spirancĂ«s”, tha Koch.

Prandaj, tërheqja e akullnajës mund të përshpejtohet ndjeshëm dhe sipërfaqja e akullit mund të tkurret me 15 kilometra katrorë vetëm në pak vite./   /os/

The post ARGJENTINË – Akullnaja ”Perito Moreno” po shkrin mĂ« shpejt nga sa mendohej appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

8 August 2025 at 16:03

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike.

Rama siguroi se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më europiane dhe më të pastra.

“MĂ« shumĂ« hapĂ«sira tĂ« lira e mĂ« pak ndotje nĂ« çdo komunitet si fillim dhe pastaj mĂ« tej, mĂ« shumĂ« gjelbĂ«rim, mĂ« shumĂ« kĂ«nde komunitare pĂ«r tĂ« gjithĂ«, mĂ« shumĂ« aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete mĂ« europiane, mĂ« tĂ« pastra, mĂ« tĂ« bukura, mĂ« tĂ« gatshme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE. Ecim”, shkruan Rama.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ NjĂ« tjetĂ«r ndĂ«rhyrje e suksesshme u realizua nga ekipet e  Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), tĂ« cilĂ«t pĂ«rfunduan me efikasitet punimet pĂ«r zgjidhjen e avarisĂ« nĂ« nĂ«nstacionin e FushĂ«-Kuqes.

OSHEE njofton se, në përputhje me planin teknik, u krye zëvendësimi i transformatorit të traktit të linjës 35 kV, që shkon në drejtim të Rrilës (Lezhë), duke mundësuar rikthimin e energjisë elektrike brenda një kohe të shkurtër.

Ky nënstacion ka rëndësi strategjike, pasi siguron edhe funksionimin normal të stacionit të pompave për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit, një hallkë kyçe në garantimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

OSHEE bën të ditur se ekipet e specialistëve, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë me riparime, në çdo rast që paraqitet avari në rrjetin energjetik të vendit.

1 nga 3

/r.e/

The post Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – 56 vite nga fotoja legjendare e “Beatles”

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ – MĂ« 8 gusht 1969 ndodhi njĂ« nga ngjarjet mĂ« tĂ« imituara nĂ« historinĂ« e muzikĂ«s pop, sipas BBC.

“Beatles”-at George Harrison, Paul McCartney, Ringo Starr dhe John Lennon – u mblodhĂ«n pĂ«r njĂ« fotosesion tĂ« shkurtĂ«r jashtĂ« EMI Studios nĂ« LondĂ«r, ku grupi po punonte.

Fotografi Iain Macmillan bëri foton mjaft modeste të muzikantëve në një kalim vijash të bardha, një imazh që do të zbukuronte kopertinën e albumit të grupit.

ÇuditĂ«risht, rruga u bllokua vetĂ«m pĂ«r 10 minuta pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« fotografinĂ«: James Macmillan bĂ«ri vetĂ«m gjashtĂ« foto dhe ishte Paul McCartney ai qĂ« zgjodhi tĂ« fundit.

Prej pesĂ« dekadash, njerĂ«z nga tĂ« gjitha anĂ«t kanĂ« ardhur pĂ«r tĂ« provuar tĂ« rikrijojnĂ« pozat e ”Beatles”./ /os/

The post MUZIKË – 56 vite nga fotoja legjendare e “Beatles” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Italia miraton ndĂ«rtimin e urĂ«s sĂ« varur mĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« botĂ«

ROMË, 8 gusht /ATSH-ANSA-DPA/ – Pas dekadash debati politik, Italia ka miratuar planin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« urĂ« qĂ« lidh SiçilinĂ« me kontinentin.

Një komision ndërministror, i kryesuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, i hapi dritën jeshile projektit, i cili pritet të kushtojë mbi 13,5 miliardë euro.

Ura do të lidhë Kalabrinë jugore me Siçilinë duke zëvendësuar shërbimin e trageteve që aktualisht kalon Ngushticën e Mesinës, gati tre kilometra të gjerë.

Trafiku rrugor dhe hekurudhor do të lejohet në të dyja drejtimet.

Puna paraprake pritet të fillojë në fund të vitit dhe përfundimin e planifikuar për vitin 2032.

Nëse përfundon, ura do të jetë ura më e gjatë e varur në botë.

Megjithatë, projekti mbetet shumë i diskutueshëm.

Grupimet mjedisore, shkencëtarët dhe politikanët e opozitës kanë ngritur shqetësime në lidhje me rreziqet sizmike, ndikimin ekologjik dhe përfshirjen e mundshme të krimit të organizuar.

Planet për një urë mbi Ngushticën e Mesinës kanë ekzistuar që të paktën nga viti 1971, por projekti është shtyrë ose braktisur vazhdimisht.

Qeveria e krahut të djathtë e Melonit e ringjalli iniciativën në vitin 2022.

Ministri i Transportit Matteo Salvini, e ka promovuar urën si një projekt kryesor infrastrukturor, duke e quajtur atë një nxitës të zhvillimit për Italinë Jugore.

Drita jeshile për ndërtimin e urës mbi Ngushticën e Mesinës po bën bujë në të gjithë botën, me lajmin të raportuar nga mediat kryesore ndërkombëtare.

“The New York Times” shkruan se “Italia miraton projektin e urĂ«s pĂ«r tĂ« lidhur SiçilinĂ« me kontinentin”, dhe shton se “qeveria pretendon se lidhja rrugore dhe hekurudhore do tĂ« krijojĂ« vende pune dhe do tĂ« nxisĂ« ekonominĂ« e rajonit, por kritikĂ«t janĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r ndikimin mjedisor dhe social”.

Sipas CNN, “Italia jep dritĂ«n jeshile pĂ«rfundimtare pĂ«r projektin historik tĂ« urĂ«s pĂ«r nĂ« Siçili”, njĂ« “prioritet” i qeverisĂ« sĂ« krahut tĂ« djathtĂ« tĂ« Giorgia Melonit”, e cila, megjithatĂ«, “pĂ«rballet me kundĂ«rshtim tĂ« fortĂ«â€.

“Italia jep miratimin pĂ«rfundimtar pĂ«r urĂ«n mĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« varur nĂ« botĂ« qĂ« shkon nĂ« Siçili”, Ă«shtĂ« titulli kryesor nĂ« faqen e internetit tĂ« BBC-sĂ«, e cila shkruan se “Roma shpreson ta klasifikojĂ« urĂ«n si shpenzime ushtarake, pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« tĂ« pĂ«rshtatet nĂ« objektivin e NATO-s prej 5% tĂ« PBB-sĂ« pĂ«r mbrojtjen”.

“Qeveria italiane jep miratimin pĂ«rfundimtar pĂ«r urĂ«n qĂ« lidh SiçilinĂ« me kontinentin” Ă«shtĂ« titulli kryesor nĂ« gazetĂ«n britanike “Guardian”, e cila flet pĂ«r “njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« ish-kryeministrit Berlusconi, tĂ« ringjallur nga qeveria Meloni”.

Gazeta franceze Le Monde titullon “Ura e MesinĂ«s: Qeveria italiane pranon tĂ« ndĂ«rtojĂ« urĂ«n mĂ« tĂ« gjatĂ« tĂ« varur nĂ« botĂ«â€.

Sipas gazetĂ«s gjermane SĂŒddeutsche Zeitung, “NjĂ« Ă«ndĂ«rr e lashtĂ« romake Ă«shtĂ« gati tĂ« bĂ«het realitet”./   /os/

The post KOMENT – Italia miraton ndĂ«rtimin e urĂ«s sĂ« varur mĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« botĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli bashkiak i Tiranës masa për shtëpitë funerale, jo në godina të banuara

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ KĂ«shilli bashkiak i TiranĂ«s, njĂ« ndĂ«r vendimet qĂ« mori gjatĂ« mbledhjes sĂ« datĂ«s 10 qershor 2025 ishte miratimi i disa masave shtrĂ«nguese nĂ« lidhje me agjencitĂ«/shtĂ«pitĂ« funerale qĂ« ushtrojnĂ« aktivitetin e tyre nĂ« kryeqytet.

NĂ« vendimin qĂ« ka si objekt pĂ«rcaktimin e kritereve dhe kushteve qĂ« agjencitĂ«/shtĂ«pitĂ« funerale duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ«, thuhet se “shtĂ«pitĂ« funerale nuk duhet tĂ« jenĂ« nĂ« godina banimi dhe veprimtaria e ushtruar nĂ« to nuk duhet tĂ« jetĂ« e dukshme pĂ«r publikun”.

“AgjencitĂ« Funerale mund t’i kenĂ« zyrat e shĂ«rbimit edhe nĂ« godina banimi, por nĂ« asnjĂ« rast nuk munden qĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin ambient tĂ« ekspozojnĂ« dhe tĂ« tregtojnĂ« materiale si arkivole, kurora, vazo etj. KĂ«to materiale duhet tĂ« mbahen nĂ« ambiente tĂ« veçanta, jo tĂ« dukshme pĂ«r publikun”, cilĂ«sohet nĂ« vendimin e kĂ«shillit bashkiak tĂ« TiranĂ«s.

Po ashtu, në vendim theksohet se nuk duhet të kenë shenja dalluese, fetare, të përhershme, në fasadën e tyre apo në mjedisin përreth.

“Duhet tĂ« kenĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« makinĂ« autofunebĂ«r, e cila duhet tĂ« jetĂ« sipas specifikimeve teknike tĂ« vendosura nga inspektorati i shĂ«ndetĂ«sisĂ«. TĂ« kenĂ« garazh tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m nĂ« varĂ«si tĂ« numrit tĂ« makinave autofunebĂ«r qĂ« disponojnĂ«. Minimalisht hapĂ«sira e pĂ«rshtatshme pĂ«r njĂ« makinĂ« duhet tĂ« jetĂ« deri nĂ« 15 m2. Burime njerĂ«zore tĂ« mjaftueshme pĂ«r ushtrimin e aktivitetit tĂ« shĂ«rbimit funeral, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r AgjencitĂ« Funerale minimalisht 3 (tre) punonjĂ«s, ndĂ«rsa pĂ«r shtĂ«pitĂ« funerale minimalisht 10 (dhjetĂ«) punonjĂ«s”, vijon vendimi.

Gjithashtu, në këtë vendim specifikohen edhe kushte të tjera që duhet të plotësojnë subjektet që aplikojnë për një licencë si agjenci apo shtëpi funerale. Kriteret bazohen në një numër të caktuar punonjësish, kushte higjieno-sanitare, kapacitetet e godinës ku kryhet shërbimi etj.

Vendimi cilĂ«son se pĂ«r t’u pajisur me licencĂ« pĂ«r shĂ«rbime funerale, subjektet me NIPT duhet tĂ« paraqesin pranĂ« BashkisĂ« TiranĂ« njĂ« sĂ«rĂ« dokumentesh, pĂ«rfshirĂ«: kĂ«rkesĂ«n pĂ«r licencĂ«, vĂ«rtetim nga gjykata pĂ«r mosndjekje penale, vĂ«rtetim pĂ«r shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore/shĂ«ndetĂ«sore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion qĂ« vĂ«rteton pĂ«rmbushjen e kushteve pĂ«r mjetet e transportit tĂ« kufomave sipas rregullores pĂ«r varrezat.

Ndërsa për subjektet të cilat aplikojnë për pajisje me licencë për ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale duhet të dorëzojnë përveç dokumentacionit të përcaktuar, edhe listën e personelit të nevojshëm për të zbatuar objektin e veprimtarisë (përfshirë këtu, por pa u kufizuar infermier, sanitar, shofer, financier etj.).

Subjektet duhet të paraqesin gjithashtu listën e mjeteve e pajisjeve teknike, të nevojshme që kanë në dispozicion (përfshirë këtu, por pa u kufizuar makina autofunebër, kapak frigoriferik, frigorifer të posaçëm për mbajtjen e kufomave etj.).

Sipas vendimit të këshillit bashkiak, subjektet që e ushtrojnë këtë aktivitet, duhet të marrin masa që parashikimet e këtij vendimi, të zbatohen brenda 6 muajve.

/e.i/r.e/

The post Këshilli bashkiak i Tiranës masa për shtëpitë funerale, jo në godina të banuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump urdhĂ«ron forcat federale tĂ« patrullojnĂ« Uashingtonin

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – ShtĂ«pia e BardhĂ« ka njoftuar se oficerĂ«t federalĂ« tĂ« zbatimit tĂ« ligjit do tĂ« patrullojnĂ« rrugĂ«t e Uashington DC pĂ«r shtatĂ« ditĂ«t e ardhshme, raporton ”The Hill”.

Prania e shtuar federale do të fillojë mesnatën e sotme.

Ajo do të drejtohet nga Policia e Parqeve e Shteteve të Bashkuara dhe do të përfshijë oficerë dhe agjentë nga FBI, DEA, ATF, Zbatimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjenci të tjera.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se forcat federale të zbatimit të ligjit do të vendosen në njësi të përcaktuara posaçërisht.

”Uashingtoni Ă«shtĂ« mĂ« i dhunshĂ«m se Bagdadi, mĂ« i dhunshĂ«m se pjesĂ« tĂ« EtiopisĂ« dhe shumĂ« vende tĂ« tjera tĂ« rrezikshme nĂ« botĂ«â€, deklaroi Stephen Miller, zĂ«vendĂ«sshefi i stafit tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, pasi Donald Trump urdhĂ«roi policinĂ« federale tĂ« patrullojĂ« kryeqytetin.

“Presidenti Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ« se duhet tĂ« ndĂ«rmerren veprime pĂ«r ta bĂ«rĂ« Uashingtonin tĂ« sigurt pĂ«r ata qĂ« jetojnĂ« atje dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« amerikanĂ«t qĂ« duan ta vizitojnĂ«â€, theksoi Miller./ /os/

The post SHBA – Trump urdhĂ«ron forcat federale tĂ« patrullojnĂ« Uashingtonin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PL: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse, kredia sovrane mashtrim i qeverisë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Partia e LirisĂ« ngriti sot shqetĂ«simin pĂ«r mungesĂ«n e financimeve nga qeveria nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediet, zĂ«vendĂ«ssekretarja e pĂ«rgjithshme e PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Brunilda Haxhiu theksoi se fermerĂ«t dhe prodhuesit e vegjĂ«l, po goditen duke u vendosur detyrime “pĂ«r certifikime tĂ« kushtueshme, pĂ«r fiskalizim dhe pĂ«r burokraci tĂ« papĂ«rballueshme, pa ofruar asnjĂ« ndihmĂ« financiare”.

Sipas Haxhiut, fermerëve u kërkohet modernizim, të investojnë dhe të dalin në treg, por në të njëjtën kohë qeveria i ka përjashtuar nga çdo fond mbështetës.

Haxhiu tha se qeveria duhet tĂ« jepte njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r bllokimin e fondeve tĂ« IPARD, teksa shtoi se qeveria “zgjodhi tĂ« mashtrojĂ« fermerĂ«t me premtime boshe, me skema tĂ« ashtuquajtura “kredi sovrane”, tĂ« cilat as nuk ekzistojnĂ« nĂ« praktikĂ«, as nuk janĂ« ndihmĂ« reale pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, por thjesht propagandĂ«â€.

Haxhiu tha se bujqësia shqiptare po shkon drejt kolapsit total.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« sot vendi me buxhetin mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« EvropĂ« pĂ«r bujqĂ«sinĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, fermerĂ«t shqiptarĂ« paguajnĂ« TVSH-nĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« kontinent pĂ«r prodhimet e tyre. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« politikĂ« e qĂ«llimshme e shkatĂ«rrimit tĂ« fshatit dhe prodhimit vendas, qĂ« i shĂ«rben vetĂ«m interesave tĂ« importuesve tĂ« mĂ«dhenj dhe oligarkĂ«ve tĂ« lidhur me pushtetin”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi se Partia e Lirisë e ka zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerit prioritet kryesor të saj.

“MbĂ«shtetja pĂ«r fermerin Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« politikĂ« ekonomike, Ă«shtĂ« njĂ« strategji kombĂ«tare pĂ«r mbijetesĂ«n dhe forcimin e ShqipĂ«risĂ«. NjĂ« vend qĂ« nuk siguron ushqimin e vet, Ă«shtĂ« i varur nga importet dhe i ekspozuar ndaj krizave globale, çmimeve tĂ« larta dhe presioneve tĂ« huaja. Investimi nĂ« bujqĂ«si do tĂ« thotĂ« rritje ekonomike, vende pune nĂ« fshat, stabilitet social dhe forcim i sovranitetit ekonomik”, u shpreh Haxhiu.

/m.q/r.e/

The post PL: Fermerët të përjashtuar nga fondet mbështetëse, kredia sovrane mashtrim i qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Von der Leyen: Izraeli tĂ« heqĂ« dorĂ« nga plani pĂ«r GazĂ«n

BRUKSEL, 8 gusht /ATSH-AFP-ANSA-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bĂ«ri sot thirrje Izraelit tĂ« heqĂ« dorĂ« nga plani i tij pĂ«r GazĂ«n.

“Qeveria izraelite duhet tĂ« heqĂ« dorĂ« nga vendimi e saj pĂ«r tĂ« zgjeruar operacionin e saj ushtarak nĂ« Gaza”, tha kreu i Komisionit Evropian nĂ« rrjetin social X.

“NjĂ« armĂ«pushim Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m menjĂ«herĂ«â€, pohoi ajo.

”NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, tĂ« gjithĂ« pengjet e mbajtura nĂ« kushte çnjerĂ«zore duhet tĂ« lirohen. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ndihmĂ«s humanitare duhet t’i jepet akses i menjĂ«hershĂ«m dhe i papenguar nĂ« Gaza pĂ«r tĂ« ofruar atĂ« qĂ« nevojitet urgjentisht nĂ« terren”, shkruan Von der Leyen.

Kabineti izraelit i sigurisë miratoi sot herët në mëngjes një propozim nga kryeministri Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak të qytetit të Gazës dhe për të çarmatosur organizatën militante palestineze Hamas, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut.

Deklarata tha se qeveria miratoi një pushtim nga ushtria izraelite të qytetit të Gazës, në veri të territorit, duke ofruar ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit.

Zyra e Netanyahut tha se qeveria miratoi një plan nga kryeministri i cili do të shihte çarmatimin e Hamasit, kthimin e pengjeve në Izrael, demilitarizimin e Rripit të Gazës dhe kontrollin e sigurisë izraelite mbi territorin në këmbim të përfundimit të luftës, që vazhdon  prej më shumë se 22 muajsh.

Plani gjithashtu kĂ«rkon qĂ« territori tĂ« qeveriset nga njĂ« “qeveri alternative civile qĂ« nuk Ă«shtĂ« Hamasi ose Autoriteti Palestinez”./ /os/

The post BRUKSEL – Von der Leyen: Izraeli tĂ« heqĂ« dorĂ« nga plani pĂ«r GazĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Në Finiq dhe Mallakastër intensifikohet puna për shuarjen e vatrave të zjarrit

8 August 2025 at 14:04

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ NĂ« Finiq dhe MallakastĂ«r Ă«shtĂ« intensifikuar puna nga toka dhe ajri pĂ«r tĂ« frenuar pĂ«rhapjen e vatrave tĂ« zjarrit dhe nĂ« mbrojtje tĂ« zonave tĂ« banuara.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve në këto dy vatra.

Vengu u shpreh se, në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionët suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat.

TĂ« gjitha pĂ«rpjekjet tashmĂ« tĂ« angazhuara nĂ« frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave nĂ« perimetrin NavaricĂ« – Memoraq dhe RumanxĂ«, dhe vigjilencĂ« tĂ« shtuar nĂ« zonĂ«n e LeshnicĂ«s, thekson Vengu.

Në Mallakastër, ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos.

NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« po vepron aktualisht dhe nĂ« avion “Canadair” i ForcĂ«s Ajrore kroate.

Ndërkohë, shton ministri, në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSH Tiranë ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat.

Vengu nënvizon se, situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të temperaturave në ditët në vijim.

Ministri i Mbrojtjes u bën thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren.

“Ligji do tĂ« veprojĂ« me forcĂ«n maksimale ndaj çdo zjarrvĂ«nĂ«si”, thekson ai.

/gj.m/r.e/

The post Vengu: Në Finiq dhe Mallakastër intensifikohet puna për shuarjen e vatrave të zjarrit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: I hap rrugë Rilindjes Urbane 2.0

8 August 2025 at 13:55


TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike, njĂ« nismĂ« qĂ« i paraprin vizionit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r Rilindjen Urbane 2.0, po vijon nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që sipas tij, do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

Rama siguroi se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.

“Edhe nĂ« DurrĂ«s vazhdon çlirimi i hapĂ«sirave publike, pĂ«r t’i hapur rrugĂ«n Rilindjes Urbane 2.0 qĂ« do tĂ« rrisĂ« cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s komunitare dhe pĂ«rmasĂ«n e gjelbĂ«r tĂ« qyteteve tona tĂ« mĂ«dha, ku do tĂ« rivendoset qartĂ« kufiri mes lirisĂ« publike pĂ«r tĂ« lĂ«vizur e marrĂ« frymĂ« lirisht dhe tĂ« drejtĂ«s pĂ«r aktivitet ekonomik tĂ« subjekteve private, gjithnjĂ« nĂ« respekt tĂ« komunitetit”, shkruan Rama.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: I hap rrugë Rilindjes Urbane 2.0 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA ofron shpĂ«rblim historik 50 milionĂ« dollarĂ«sh pĂ«r arrestimin e Maduros

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Departamenti amerikan i DrejtĂ«sisĂ« dhe Departamenti amerikan i Shtetit dyfishuan shpĂ«rblimin pĂ«r informacionin qĂ« çon nĂ« arrestimin e udhĂ«heqĂ«sit autoritar venezuelian, Nicolas Maduro nĂ« 50 milionĂ« dollarĂ«.

“Maduro pĂ«rdor organizata tĂ« huaja terroriste si ‘Tren de Aragua’, ‘Sinaloa’ dhe ‘Cartel de Soles’ pĂ«r tĂ« sjellĂ« dhunĂ« vdekjeprurĂ«se nĂ« vendin tonĂ«â€, theksoi prokurorja e pĂ«rgjithshme e SHBA-sĂ«, Pam Bondi nĂ« njĂ« deklaratĂ« video, duke e quajtur shpĂ«rblimin “historik”.

”Administrata amerikane e Zbatimit tĂ« Ligjit pĂ«r DrogĂ«n (DEA) ka sekuestruar 30 tonĂ« kokainĂ« tĂ« lidhura me Maduron dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«t e tij, duke pĂ«rfshirĂ« gati shtatĂ« tonĂ« tĂ« lidhur me vetĂ« Maduron, tĂ« cilat pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« burim kryesor tĂ« ardhurash pĂ«r kartelet kriminale me bazĂ« nĂ« VenezuelĂ« dhe MeksikĂ«â€, shtoi Bondi.

”Maduro Ă«shtĂ« njĂ« nga trafikantĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« drogĂ«s nĂ« botĂ« dhe njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tare. Prandaj, ne e kemi dyfishuar shpĂ«rblimin e tij nĂ« 50 milionĂ« dollarĂ«â€, theksoi Bondi.

Sipas qeverisĂ« amerikane, regjimi i Maduros e ka transformuar VenezuelĂ«n nĂ« njĂ« narkoshtet, duke krijuar aleanca me gueriljet kolumbiane pĂ«r tĂ« eksportuar drogĂ« nĂ« EvropĂ« dhe Shtetet e Bashkuara pĂ«rmes njĂ« organizate tĂ« njohur si ”Karteli i diejve”, qĂ« dyshohet se pĂ«rbĂ«het nga zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« venezuelianĂ«.

Në vitin 2020, Maduro u padit në një aktakuzë federale në Qarkun Jugor të Nju Jorkut për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës dhe posedim e komplot për posedimin e mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese./  /os/

 

The post UASHINGTON – SHBA ofron shpĂ«rblim historik 50 milionĂ« dollarĂ«sh pĂ«r arrestimin e Maduros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌