❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Albeu

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorĂ«t e skemĂ«s: Si i shitĂ«n nĂ« mĂ«nyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njĂ«ra-tjetrĂ«s

By: M C
14 July 2025 at 17:54

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Pharma Plus Ă«shtĂ« njĂ« kompani farmaceutike e themeluar nĂ« vitin 2016 nga njĂ« person i quajtur Agron Shehaj, njĂ« shtetas i lindur nĂ« Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton tĂ« ketĂ« ndĂ«rruar katĂ«r herĂ« pronar. TĂ« katĂ«r personat qĂ« kanĂ« shitur dhe blerĂ« aksionet e Pharma Plus rezultojnĂ« ose punonjĂ«s ose persona tĂ« lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, adresa e kompanisĂ« rezulton pikĂ«risht nĂ« selinĂ« e CFO Pharmas, dhe po kĂ«shtu edhe numri i telefonit tĂ« saj. NdonĂ«se tani pronare e kompanisĂ« nĂ« letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus Ă«shtĂ« Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanĂ« deklaruar fiktivisht nĂ« inventaret e tyre kĂ«to medikamente, tĂ« dyja kompanitĂ« si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnĂ« t’i kenĂ« shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitĂ« Bio Plus dhe Medigreen, qĂ« zotĂ«rohen nga Iris Aliaj, bashkĂ«shortja e Gazmend Aliajt. PĂ«r kĂ«to shitje fiktive farmacitĂ« kanĂ« marrĂ« rimbursim nga Fondi i Sigurimit tĂ« DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor duke vjedhur padrejtĂ«sisht paratĂ« e qytetarĂ«ve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.


Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al

The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorĂ«t e skemĂ«s: Si i shitĂ«n nĂ« mĂ«nyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njĂ«ra-tjetrĂ«s appeared first on Albeu.com.

Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe

By: M C
14 July 2025 at 17:22

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të njësive administrative dhe nënkryetarëve teksa raportohet se ka mbledhur vartësit e tij në një drekë ku u ka komunikuar ndryshimet.

Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur dhe deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme, por thuhet se ndryshime ka tek administratorët. Gjithashtu nëbashkinë e Vaut të Dejës mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku do të takohet me të gjithë drejtuesit.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

The post Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë

By: M C
14 July 2025 at 17:00

“Info Migrants” ka publikuar njĂ« artikull ku pasqyron qĂ«ndrimin e degĂ«s sĂ« Caritas-it (njĂ« konfederate globale e bamirĂ«sive) nĂ« ShqipĂ«ri lidhur e marrĂ«veshjen pĂ«r emigrantĂ«t me ItalinĂ«. Drejtuesja e zyrĂ«s sĂ« organizatĂ«s bamirĂ«se Caritas nĂ« ShqipĂ«ri, Ariela Mitri, thuhet se dĂ«non modelin e qendrĂ«s sĂ« paraburgimit tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« GjadĂ«r.

Sipas saj, tĂ« jetosh nĂ« kafaz nuk Ă«shtĂ« humane dhe duhet t’u jepet njerĂ«zve njĂ« mundĂ«si, shpresĂ« pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt. Drejtoresha e Caritas theksoi se, ShqipĂ«ria dha tokĂ«n, por qeveria nĂ« TiranĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me modelin, strukturĂ«n dhe kushtet.

Mitri theksoi natyrĂ«n “e pazakontĂ«â€ tĂ« njĂ« procedure tĂ« tillĂ«, meqenĂ«se, nĂ« nivel ligjor, nĂ«se njerĂ«zit kanĂ« zgjedhur ItalinĂ« si destinacion, atĂ«herĂ« ata duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« Itali. Sipas saj, ata nuk mund tĂ« zhvendosen. Gjithashtu ajo shton se kjo praktikĂ«, pa asnjĂ« lloj garancie minimale dhe me kosto mĂ« tĂ« larta, Ă«shtĂ« absurde.

Arikulli i plotĂ« marrĂ« nga “Info Migrants”:

Modeli italian i paraburgimit nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« ‘çnjerĂ«zor dhe nuk duhet tĂ« zgjasë’, paralajmĂ«ron Caritas

Kryetarja e degës së Caritas-it (një konfederate globale e bamirësive) në Shqipëri dënoi modelin e qendrës së paraburgimit të emigrantëve në Gjadër.

“TĂ« jetosh nĂ« kafaz nuk Ă«shtĂ« humane”, vuri nĂ« dukje drejtuesja e zyrĂ«s sĂ« organizatĂ«s bamirĂ«se Caritas nĂ« ShqipĂ«ri, Ariela Mitri, nĂ« njĂ« diskutim tĂ« botuar mĂ« 10 korrik nĂ« blogun Tra Cielo e Terra. Referenca ishte pĂ«r qendrĂ«n e pĂ«rhershme tĂ« riatdhesimit (CPR) nĂ« GjadĂ«r, e krijuar si rezultat i njĂ« Memorandumi MirĂ«kuptimi midis ItalisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«.

“Ju duhet t’u jepni njerĂ«zve njĂ« mundĂ«si, shpresĂ« pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt”, shtoi ajo duke pĂ«rshkruar aktivitetet e organizatĂ«s kishtare gjatĂ« dhjetĂ« viteve tĂ« fundit, nĂ« pĂ«rputhje me ftesĂ«n e Papa Françeskut pĂ«r tĂ« mirĂ«pritur, integruar, mbrojtur dhe pĂ«r t’u qĂ«ndruar pranĂ« emigrantĂ«ve.

“Rreziku i replikimit nĂ« EvropĂ«â€

“Gjadri Ă«shtĂ« njĂ« realitet tjetĂ«r”, vazhdoi Mitri, duke nĂ«nvizuar aspektet e ndryshme tĂ« njĂ« “model pilot qĂ«, nĂ«se do tĂ« funksiononte, do tĂ« zbatohej, sipas qĂ«llimeve tĂ« atyre qĂ« e hartuan, edhe nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« EvropĂ«s”.

MegjithatĂ«, theksoi ajo, “nuk ka tĂ« ardhme dhe nuk duhet tĂ« ketĂ« njĂ« tĂ« tillĂ«â€. Drejtoresha e Caritas theksoi se, “ShqipĂ«ria dha tokĂ«n, por qeveria nĂ« TiranĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me modelin, strukturĂ«n dhe kushtet”.

“Gjithçka menaxhohet nga Italia,” vuri nĂ« dukje ajo, “askush tjetĂ«r nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ«. NĂ«se, pas njĂ« identifikimi fillestar, merret vendimi qĂ« personi duhet tĂ« shkojĂ« nĂ« GjadĂ«r, atĂ«herĂ« ai dĂ«rgohet nĂ« atĂ« vend qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r paraburgimi de facto, jo njĂ« qendĂ«r pritjeje pĂ«r emigrantĂ«.”

“Projekti analog me atĂ« skandaloz Britani-RuandĂ«â€

Mitri theksoi natyrĂ«n “e pazakontĂ«â€ tĂ« njĂ« procedure tĂ« tillĂ«, “meqenĂ«se, nĂ« nivel ligjor, nĂ«se njerĂ«zit kanĂ« zgjedhur ItalinĂ« si destinacion, atĂ«herĂ« ata duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« Itali. Ata nuk mund tĂ« zhvendosen. NĂ« rastin e riatdhesimeve, kĂ«ta duhet tĂ« largohen nga Italia, dhe kĂ«shtu ata duhet tĂ« kthehen nĂ« Itali dhe prej andej tĂ« dĂ«rgohen pĂ«rsĂ«ri nĂ« vendin e tyre. Kjo lĂ«vizje vajtje-ardhje nuk ka asnjĂ« kuptim.”

Kjo praktikĂ«, pa asnjĂ« lloj garancie minimale dhe me kosto mĂ« tĂ« larta, Ă«shtĂ« “absurde”, shtoi ajo.

“Po flasim pĂ«r njĂ« model tĂ« ngjashĂ«m me atĂ« analog, i cili pĂ«r fat tĂ« mirĂ« nuk u miratua, i diskutuar tashmĂ« kur MbretĂ«ria e Bashkuar donte tĂ« dĂ«rgonte emigrantĂ«, pĂ«rfshirĂ« shqiptarĂ«, nĂ« RuandĂ«: diçka skandaloze.”

“Pati takime, por mĂ« pas ai propozim u la nĂ« pritje,” vuri nĂ« dukje ajo. “NĂ« kĂ«tĂ« rast, Italia ishte mĂ« e vendosur, si dhe mĂ« e shpejtĂ«, dhe donte tĂ« sillte menjĂ«herĂ« modelin e Gjadrit”.

The post Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë appeared first on Albeu.com.

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky zhvillon takim në Kiev me të dërguarin e SHBA-së

By: M C
14 July 2025 at 16:45

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u takua sot në kryeqytetin Kiev me të dërguarin special të SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, ku u diskutua forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit dhe blerja e armëve nga Kievi me ndihmën e Evropës.

Takimi u zhvillua vetëm një ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të dërgojë raketa mbrojtëse ajrore Patriot në Ukrainë, si dhe përpara një njoftimi të pritshëm të hënën për një plan të ri amerikan që synon furnizimin e Kievit edhe me armë sulmuese.

“Diskutuam rrugĂ«n drejt paqes dhe çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« praktikisht sĂ« bashku pĂ«r ta afruar atĂ«. Kjo pĂ«rfshin forcimin e mbrojtjes ajrore tĂ« UkrainĂ«s, prodhimin e pĂ«rbashkĂ«t dhe prokurimin e armĂ«ve mbrojtĂ«se nĂ« bashkĂ«punim me EvropĂ«n”, shkroi Zelenskiy nĂ« X. “Dhe sigurisht, sanksione kundĂ«r RusisĂ« dhe atyre qĂ« e ndihmojnĂ« atĂ«.”

Trump, i cili e nisi mandatin e tij të dytë me një qasje më pajtuese ndaj Rusisë, në javët e fundit ka shprehur zhgënjim ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Moska ka shtuar sulmet ajrore në Kiev dhe qytet e tjera ukrainase.

The post Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky zhvillon takim në Kiev me të dërguarin e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër

By: M C
14 July 2025 at 16:22

Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër.

Gazetari Bepin Kolvata mëson se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

The post Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit

By: M C
14 July 2025 at 16:19

Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj ka dëshmuar këtë të hënë për herë të parë në Gjykatën e Tiranës.

Para togave të zeza, i mituri ka pohuar se thikën me të cilën qëlloi bashkëmoshatarin e tij e gjeti në rrugë dhe se ngjarja e 18 Nëntorit erdhi pas disa përplasjeve që ai kishte pasur me Canin.

Sipas dëshmisë të Përlleshajt mësohet se sherri mes dy djemve kishte nisur ditë më parë ku Martini e ka goditur me grushte.

MĂ« pas ky i fundit i dĂ«rgoi ftesĂ« nĂ« “SnapChat” ku dhe vijuan debatet dhe e lanĂ« qĂ« tĂ« sqarohet ditĂ«n e hĂ«nĂ«, ditĂ« kur dhe ndodhi ngjarja e rĂ«ndĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« mĂ«sohet se nĂ« shumicĂ«n e pyetjeve i mituri Ă«shtĂ« shprehur se nuk mbante mend.

Mario PĂ«rlleshaj aktualisht mbahet nĂ« institucionin pĂ«r tĂ« miturit nĂ« KavajĂ«, teksa u arrestua pĂ«r vrasjen e bashkĂ«moshatarit tĂ« tij Martin Cani, ngjarje e ndodhur mĂ« 18 nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar pranĂ« ambienteve tĂ« shkollĂ«s 9-vjeçare “Fan Noli” nĂ« kryeqytet.

The post Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

By: V K
14 July 2025 at 15:53

DitĂ«n e sotme, Tirana ka emĂ«ruar trajnerin qĂ« do tĂ« drejtojĂ« ekipin e parĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« sezon. Vangjel Mile, ka marrĂ« “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojĂ« ata pĂ«r sezonin e ardhshĂ«m nĂ« KategorinĂ« Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesĂ« tĂ« kĂ«saj shtĂ«pie dhe e marr kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si me pĂ«rulĂ«si, por edhe me shumĂ« besim. Njoh vlerat dhe pritshmĂ«ritĂ« e kĂ«tij klubi dhe jam i pĂ«rkushtuar tĂ« punoj çdo ditĂ« pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara emrin dhe objektivat e KF TiranĂ«s,” – deklaroi trajneri i ri gjatĂ« prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

The post Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

By: V K
14 July 2025 at 15:15

NĂ« muajin shtator, opozita ka vendosur t’i kundĂ«rvihet qeverisĂ« me protesta mbarĂ«kombĂ«tare, duke mos pĂ«rjashtuar as grevĂ«n e urisĂ« nĂ« Kuvendin e ri.

Por, kreu i KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PD-sĂ«, Edi Paloka, jep mesazhin e qartĂ« se duhen ndĂ«rmarrĂ« akte qĂ« t’i shĂ«rbejnĂ« arritjes sĂ« qĂ«llimit, tĂ« jenĂ« efikase, jo thjesht pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ‘show’.

Deputeti demokrat thotĂ« pĂ«r gazetĂ«n “Panorama” se, greva e urisĂ« vĂ«rtetĂ« mund tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendje ndĂ«rkombĂ«tare, por Ă«shtĂ« dyshues nĂ«se do tĂ« sillte rezultatin qĂ« duhet. Edi Paloka ka bindjen se, “qeveritĂ« i rrĂ«zojnĂ« popujt, padrejtĂ«sitĂ« i lufton reagimi qytetar”, ndaj ai apelon shqiptarĂ«t pĂ«r njĂ« reagim tĂ« fortĂ« deri nĂ« pĂ«rmbysjen e regjimit nga pushteti.

Teksa i konsideron zgjedhjet e 11 majit një farsë elektorale, deputeti demokrat flet për krijimin e një qeverie teknike si garante të votës së lirë dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Në këtë situatë, ai nuk mbështet zërat për një largim të Sali Berishës nga drejtimi i partisë.

Sipas tij, Berisha ka meritat qĂ« e nxori PD-nĂ« nga koma dhe dorĂ«heqja e tij, do tĂ« ishte dĂ«mi mĂ« i madh qĂ« mund t’i bĂ«hej partisĂ« nĂ« kĂ«tĂ« moment.

Pyetje: A duhet të dorëhiqet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së?

PĂ«rgjigjet Paloka: “Berisha u rikthye nĂ« krye tĂ« PartisĂ« Demokratike kur PD-ja ishte nĂ« koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama. Sapo PD-ja filloi t’i rikthehej normalitetit, Berisha u arrestua. Praktikisht, Berisha e drejtoi PartinĂ« Demokratike vetĂ«m dy muaj. Pra, edhe sikur tĂ« mos ishim pĂ«rballĂ« njĂ« farse zgjedhore, Berisha do tĂ« ishte njeriu mĂ« pak pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r njĂ« humbje tĂ« PD-sĂ«. PĂ«rkundrazi, Berisha ka meritat qĂ« e nxori PD-nĂ« nga koma, mori mbi supe pothuajse i vetĂ«m gjithĂ« fushatĂ«n dhe sot Ă«shtĂ« njeriu, qĂ« po me ato energji po demaskon pĂ«rpara gjithĂ« botĂ«s jo vetĂ«m farsĂ«n zgjedhore, por edhe tĂ« gjithĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n pĂ«r diktaturĂ«n mĂ« tĂ« re qĂ« Ă«shtĂ« vendosur nĂ« vend! DorĂ«heqja e Sali BerishĂ«s do tĂ« ishte dĂ«mi mĂ« i madh qĂ« mund t’i bĂ«hej PartisĂ« Demokratike nĂ« kĂ«tĂ« moment”.

Pyetje: ËshtĂ« pĂ«rmendur skenari pĂ«r grevĂ« urie tĂ« deputetĂ«ve nĂ« legjislaturĂ«n e re. A Ă«shtĂ« greva e urisĂ« njĂ« opsion?

Paloka: “Mendoj qĂ« ne duhet tĂ« ndĂ«rmarrim akte qĂ« t’i shĂ«rbejnĂ« arritjes sĂ« qĂ«llimit, tĂ« jenĂ« efikase, jo thjesht tĂ« bĂ«jmĂ« show. Greva e urisĂ« vĂ«rtetĂ« mund tĂ« tĂ«rhiqte vĂ«mendje ndĂ«rkombĂ«tare, por unĂ« dyshoj qĂ« do tĂ« sillte rezultatin qĂ« duhet. Deri tani, nĂ« kujtesĂ«n time, vetĂ«m njĂ« grevĂ« urie ka rezultuar e suksesshme, ajo e jona nĂ« shkurt tĂ« ’91-shit. Por, ajo grevĂ« pati sukses sepse populli u lĂ«shua nĂ« rrugĂ« dhe pĂ«rmbysi monumentin e diktatorit. Pra, nuk Ă«shtĂ« greva nĂ« vetvete qĂ« detyron njĂ« qeveri tĂ« ndryshojĂ« apo tĂ«rhiqet nga vendimet e saj, por reagimi qytetar. NĂ«se do tĂ« mjaftonte njĂ« greve urie pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar qeveritĂ«, atĂ«herĂ« nuk do kishte qeveri tĂ« qĂ«ndronte nĂ« kĂ«mbĂ«. QeveritĂ« i rrĂ«zojnĂ« popujt, padrejtĂ«sitĂ« i lufton reagimi qytetar. PĂ«r fat tĂ« keq unĂ« shoh qĂ« populli im vetĂ«m kur i shkon e keqja nĂ« derĂ«, e kupton se nuk duhej lejuar e keqja tĂ« qĂ«ndronte nĂ« pushtet. Kjo Ă«shtĂ« histori qĂ« vazhdon prej 12 vjetĂ«sh”.

Pyetje: Berisha ka paralajmëruar protesta antiqeveri në shtator, por sa efektive do të jenë ato në një kohë kur nuk mundi që ta rrëzonte dot me votë?

“UnĂ« kam kohĂ« qĂ« e them, ne jemi nĂ« diktaturĂ« dhe diktaturat nuk ikin me votĂ«! ShqiptarĂ«t e kishin nĂ« dorĂ« ta hiqnin tĂ« keqen me votĂ« edhe mĂ« 11 maj, po nuk e bĂ«nĂ«! TĂ« jem i sinqertĂ«, pĂ«r mua ata qĂ« i dhanĂ« votĂ«n RamĂ«s janĂ« fajtorĂ« e bashkĂ«fajtorĂ« nĂ« krim. PĂ«r mua pak rĂ«ndĂ«si ka nĂ«se u mashtruan, u blenĂ«, ranĂ« preh e shantazhit apo cilado qoftĂ« arsyeja qĂ« pranuan tĂ« manipulohen e tĂ« votojnĂ« RamĂ«n; ata kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« krim ndaj vendit tĂ« tyre, por edhe ndaj vetes e fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre. Po shohim shpesh kĂ«to ditĂ« nga Vlora nĂ« Dukagjin nga ata qĂ« thonĂ«: “Na u thaftĂ« dora qĂ« votuam RamĂ«n”. NĂ« 12 vjet janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« qĂ« mallkojnĂ« kĂ«shtu e pastaj e gjejnĂ« zgjidhjen tek ikja nga vendi. Ia kanĂ« bĂ«rĂ« vetes, fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre, por edhe gjithĂ« pjesĂ«s tjetĂ«r tĂ« shqiptarĂ«ve qĂ« nuk e pranojnĂ« kĂ«tĂ« diktaturĂ« e padrejtĂ«si! I dhanĂ« tĂ« keqes njĂ« mandat tjetĂ«r. NĂ« sajĂ« tĂ« tyre, ne sot nuk kemi mĂ« as demokraci, as liri, as njĂ« qeveri qĂ« tĂ« mendojĂ« e mbrojĂ« interesat e shqiptarĂ«ve. Tani ne kemi “mret” RamĂ«n! Kemi “mretin” tonĂ«, jo atĂ« qĂ« do na duhej, po atĂ« qĂ« meritojnĂ« ata qĂ« e votuan dhe e mbajtĂ«n pĂ«r ta mallkuar pak ditĂ« pasi e votuan! Ne sot na sundon “mreti shurraq”. ShqiptarĂ«t e kanĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mashtrohen, tĂ« dhunohen e tĂ« poshtĂ«rohen nga “mreti shurraq”, ose tĂ« reagojnĂ«. E keqja nuk luftohet vetĂ«m kur tĂ« vjen te pragu i shtĂ«pisĂ«, se atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« vonĂ«!”.

The post Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje tronditĂ«se nga ngjarja e rĂ«ndĂ« nĂ« VlorĂ«, 17-vjeçarja tentoi t’i japĂ« fund jetĂ«s pasi babai i kĂ«rkoi tĂ« jetonte me


By: V K
14 July 2025 at 14:44

Zbardhen detaje tĂ« reja tronditĂ«se nga ngjarja e rĂ«ndĂ« e ndodhur ditĂ«n e sotme nĂ« lagjen “Kushtrimi” nĂ« VlorĂ«, ku njĂ« vajzĂ« 17-vjeçare mbeti e plagosur rĂ«ndĂ« nga njĂ« e shtĂ«nĂ« me armĂ« zjarri nĂ« banesĂ«n e saj.

Raportohet se e mitura jetonte me gjyshërit, ndërsa prindërit e saj janë të divorcuar.

Mësohet se babai, i cili jeton me bashkëshorten e re në një fshat pranë Vlorës, kishte kërkuar që vajza të transferohej dhe të jetonte me të.

Kjo besohet se ka shkaktuar tension dhe kundĂ«rshtim nga ana e tĂ« resĂ«, e cila nĂ« gjendje tĂ« rĂ«nduar psikologjike ka marrĂ« njĂ« armĂ« zjarri dhe ka tentuar t’i japĂ« fund jetĂ«s, duke e qĂ«lluar veten me pistoletĂ«.

Menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçarja është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar babain e saj për marrjen e dëshmisë dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në këtë akt ekstrem.

The post Zbardhen detaje tronditĂ«se nga ngjarja e rĂ«ndĂ« nĂ« VlorĂ«, 17-vjeçarja tentoi t’i japĂ« fund jetĂ«s pasi babai i kĂ«rkoi tĂ« jetonte me
 appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës

By: V K
14 July 2025 at 14:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, për ndërhyrje të paligjshme dhe shtetëzim të procesit zgjedhor, duke publikuar dokumente dhe të dhëna që provojnë manipulimin masiv të votave të emigrantëve, veçanërisht në Greqi.

Sipas Berishës, kompania ndërkombëtare e postës DHL, nën presionin e drejtpërdrejtë të Ramës, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme kontratën për transportin e zarfeve, duke përfshirë nënkontraktorë të padeklaruar, ç`ka ka çuar në manipulimin e dërgesave dhe falsifikimin e dokumentacionit zyrtar.

Ai tha se pati një rritje të papritur dhe të pazakontë të numrit të zarfeve nga Greqia, menjëherë pas një mesazhi publik të Ramës më 3 maj, që ishte një sinjal politik për aktivizimin e strukturave të PS.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Sot për të tretën herë i rikthehemi farsës, manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Edi Rama.
Ju do shihni këtu se DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, ishte Edi rama vetë personalisht që ka urdhëruar DHL të ndryshojë, të marrë nënkontraktor, gjë të cilën ne nuk e pranonim kurrë.

Tani urdhëroni: Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës.
Me 3 maj, Edi Rama u bĂ«n thirrje emigrantĂ«ve, ‘nĂ« Greqi u nĂ« njĂ« mishmash me ndarjen e zarfeve, shkoni dhe merrini vetë’.
Menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën mesataren ditore.

Numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, mesatarja ditore për periudhën 20 prill- 5 maj ka qenë 1.133 zarfe.
Për periudhën 6-9 maj, 5500 zarfe.
Për datën 7 maj, 6967 zarfe.
Për datën 8 maj, 6967 zarfe.
Për datën 9 maj, 3188 zarfe.
Për datën 10 maj, 5670 zarfe.
Për datën 11 maj, 4415 zarfe.

Pra, thirrja e tij bëhet realitet, prishet çdo lloj lidhje me postën, e tëra shtrohet në rrugën e partisë, me mjetet e partisë.
Me datën 5 maj, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të dërguar me avion dërgesën tuaj, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja për të cilat shërbimi postar, DHL, Fedex, pra shkëputuni dhe shkoni tek nënkontraktorët, u thotë, se kështu nuk merret vesh se çfarë bëhet.

Ka publikuar vetë Express Service në Athinë pikat e nënkontraktorit.
Me datën 10 maj, DHL ka qenë gabim. Janë qindra e qindra zarfe që figurojnë që janë dorëzuar me datë 10 maj.
Janë falsifikuar firmat apo është falsifikuar dokumentacioni i DHL?
Kush janë përgjegjësit?

Pse DHL refuzon të dorëzojë informacionin për kthimin e zarfeve edhe pas disa kërkesave nga PD?
Nuk i jep sepse ato janë mbushur në zyrat e PS.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« VlorĂ«/ 17-vjeçarja mbĂ«rrin me plagĂ« tĂ« shkaktuar nga armĂ« zjarri nĂ« spital

By: V K
14 July 2025 at 13:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17-vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e reja, ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e mbërritjes dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë një skaner.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet dhe rrethanat e incidentit.

The post ÇfarĂ« ka ndodhur nĂ« VlorĂ«/ 17-vjeçarja mbĂ«rrin me plagĂ« tĂ« shkaktuar nga armĂ« zjarri nĂ« spital appeared first on Albeu.com.

Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

By: V K
14 July 2025 at 13:14

Pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave. Raportohet se drejtues të niveleve të larta, si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore.

The post Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on Albeu.com.

Kontrolli i IKMT nĂ« VlorĂ«, kapet pallati pa leje/ Rama: Do t’i kalojĂ« shtetit, kĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet nĂ« shkelje

By: V K
14 July 2025 at 13:01

Mëngjesin e sotëm, Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, ishte në Vlorë, ku ka verifikuar kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate.

Nga verifikimet rezultoi se njĂ« pallat ishte pa leje, dhe Bici bĂ«ri me dije se ndĂ«rtesa do t’i kalojĂ« shtetit.

Kreu i qeverisĂ« Edi Rama, nĂ« njĂ« postim nĂ« “Facebook”, shprehet se kĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet me shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit, tĂ« cilat sipas rastit e nevojĂ«s do tĂ« shemben apo konfiskohen nga shteti pĂ«r funksione publike.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« punonjĂ«sit e bashkive qĂ« kryejnĂ« sipas ligjit akt-kontrollet nĂ« çdo fazĂ« tĂ« ndĂ«rtimit dhe mbyllin sytĂ« pĂ«rpara shkeljeve, do t’i pĂ«rcillen prokurorisĂ« pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale tĂ« mundshme.

NdĂ«rkohĂ« sĂ« shpejti do tĂ« miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa tĂ« reja shtrĂ«nguese dhe pĂ«rgjegjĂ«si administrative e penale edhe pĂ«r “symbyllurit” qĂ« paguhen me taksat e shqiptarĂ«ve, si inspektorĂ« e shefa bashkie, punonjĂ«s e shefa policie dhe me radhĂ«.

ShqipĂ«ria 2030 nĂ« BE kĂ«rkon fundin e kĂ«tyre fenomeneve, ndĂ«rsa 99% e qytetarĂ«ve qĂ« respektojnĂ« ligjin, meritojnĂ« hapĂ«sira publike tĂ« pacĂ«nueshme mĂ« nga askush”, shkruan Rama.

The post Kontrolli i IKMT nĂ« VlorĂ«, kapet pallati pa leje/ Rama: Do t’i kalojĂ« shtetit, kĂ«tĂ« fat do tĂ« kenĂ« tĂ« gjitha objektet nĂ« shkelje appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës, 44-vjeçarja gjendet pa shenja jete afër banesës, për çfarë dyshohet

By: V K
14 July 2025 at 12:48

Ditën e djeshmje, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët afër banesës ku po kulloste bagëtitë.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftim i Policisë:

Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post E rëndë në Durrës, 44-vjeçarja gjendet pa shenja jete afër banesës, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Rrëzimi i Air India/ Drejtori ekzekutiv i kompanisë: Jemi larg përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara

By: V K
14 July 2025 at 12:43

Hetimi mbi shkakun e rrëzimit të aeroplanit të Air India në Ahmedabad të Indisë në qershor, është larg të qenit i plotë dhe nuk është e përshtatshme të nxirren përfundime të nxituara, tha drejtori ekzekutiv i linjës ajrore, Campbell Wilson, në një memo të brendshme të lëshuar të hënën pasi hetuesit publikuan një raport paraprak.

Memoja, e parë nga Reuters, vjen pas një raporti paraprak që zbuloi se kishte rrëmujë në kabinën e pilotit pak para rrëzimit të Boeing Dreamliner, duke vrarë 260 persona (241 nga 242 në bord dhe 19 në tokë).

Sipas raportit paraprak të Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), furnizimi me karburant i motorëve të avionit duket se është ndërprerë disa minuta pas ngritjes, duke çuar në rrëzimin.

“Publikimi i raportit paraprak shĂ«non pikĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n ne, sĂ« bashku me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s, kemi filluar tĂ« fitojmĂ« informacione tĂ« mĂ«tejshme rreth asaj qĂ« ndodhi. Siç pritej, ai ka sqaruar disa gjĂ«ra, por gjithashtu ka ngritur pyetje tĂ« mĂ«tejshme”, thuhet nĂ« memo.

Wilson shtoi: “Raporti paraprak nuk ka identifikuar asnjĂ« shkak ose nuk ka bĂ«rĂ« ndonjĂ« rekomandim, kĂ«shtu qĂ« do t’i nxisja tĂ« gjithĂ«ve tĂ« shmangin nxjerrjen e pĂ«rfundimeve tĂ« nxituara pasi hetimi Ă«shtĂ« larg pĂ«rfundimit”.

Menjëherë pas ngritjes, Boeing 787 Dreamliner, i cili ishte ngritur nga Ahmedabad, Indi, me destinacion Londrën, humbi shtytjen dhe filloi të humbiste lartësinë para se të rrëzohej, sipas një raporti të lëshuar nga AAIB.

Raporti tha se një raport paraprak nuk gjeti asnjë defekt mekanik, ose probleme mirëmbajtjeje dhe se mirëmbajtja e kërkuar ishte kryer.

Hetimi po drejtohet nga AAIB, një agjenci në varësi të ministrisë së aviacionit civil të Indisë.

Autoritetet e Koresë së Jugut po hetojnë ndërrimin e karburantit në avionët Boeing

NdĂ«rkohĂ«, ministria e transportit e KoresĂ« sĂ« Jugut po pĂ«rgatitet t’u urdhĂ«rojĂ« tĂ« gjitha linjave ajrore nĂ« vend qĂ« operojnĂ« avionĂ« Boeing tĂ« inspektojnĂ« ndĂ«rruesit e karburantit nĂ« pĂ«rputhje me njĂ« direktivĂ« tĂ« vitit 2018 nga Administrata Federale e Aviacionit tĂ« SHBA-sĂ« (FAA), tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i ministrisĂ« pĂ«r mediat e huaja tĂ« hĂ«nĂ«n.

Zëdhënësi nuk dha një afat kohor për inspektimet. Boeing nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Bllokimi i çelĂ«sit tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« karburantit u vu nĂ«n shqyrtim pasi njĂ« direktivĂ« e FAA-s e vitit 2018 u citua nĂ« njĂ« hetim paraprak pĂ«r rrĂ«zimin e njĂ« Boeing 787-8 tĂ« Air India. Direktiva e FAA-s rekomandonte, por nuk kĂ«rkonte, qĂ« pronarĂ«t e disa modeleve Boeing, pĂ«rfshirĂ« 787, tĂ« inspektonin çelĂ«sat e ndĂ«rprerjes sĂ« karburantit pĂ«r t’u siguruar qĂ« ato nuk mund tĂ« shtypeshin aksidentalisht.

Reuters raportoi të dielën, duke cituar një dokument dhe burime, se prodhuesi i aeroplanëve dhe FAA kishin njoftuar linjat ajrore dhe rregullatorët se çelësat e ndërprerjes së karburantit në aeroplanët Boeing ishin të sigurt dhe nuk kërkoheshin kontrolle.

Hetimi paraprak i Air India tha se linja ajrore nuk kreu kontrollet e rekomanduara nga FAA në direktivën e saj të vitit 2018, pasi kjo e fundit nuk ishte e detyrueshme. Por raportohet gjithashtu se të dhënat e mirëmbajtjes tregojnë se sistemi i kontrollit të shtytjes, i cili përfshin çelësat e karburantit, u zëvendësua në vitin 2019 dhe 2023 në aeroplanin që u rrëzua.

The post Rrëzimi i Air India/ Drejtori ekzekutiv i kompanisë: Jemi larg përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara appeared first on Albeu.com.

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

By: V K
14 July 2025 at 12:22

Botërori i Klubeve nuk ishte kompeticioni më i bukur i mundshëm. Kritikat ishin të shumta, si për kushtet ku ndikonte shumë temperatura, po ashtu edhe për ndërprerjen e ndeshjeve dhe sfilitjen e lojtarëve.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, fitimet e arkĂ«tuara nga klubet janĂ« mĂ« tĂ« lartat ndonjĂ«herĂ«. Çelsi si fitues i trofeut, mori rreth 115 milionĂ« dollarĂ« nĂ« arkĂ«n e klubit.

PSG po ashtu kaloi 100 milionë dollarë, duke fituar 107.

Podiumi u mbyll me Realin, që arkëtoi 82.5 milionë dollarë. Aukland Siti mori shirën më të ulët, pikërisht 4.6 milionë dollarë.

Shumat e përfituara:

 

114.6 milionĂ« dollarĂ« Çelsi

106.9 milionë dollarë PSG

82.5 milionë dollarë Real Madrid

60.8 milionë dollarë Fluminense

58.2 milionë dollarë Bajern Mynih

52.3 milionë dollarë Borusia Dortmund

51.7 milionë dollarë Mançester Siti

39.8 milionë dollarë Palmeiras

36.8 milionë dollarë Inter

34.2 milionë dollarë Al Hilal

32.2 milionë dollarë Benfika

27.7 milionë dollarë Flamengo

26.7 milionë dollarë Botafogo

26.6 milionë dollarë Juventus

24.0 milionë dollarë Porto

21.4 milionë dollarë Atletiko Madrid

21.1 milionë dollarë Inter Majemi

21.1 milionë dollarë Monterej

18.2 milionë dollarë River Plejt

17.2 milionë dollarë Boca Xhuniors

15.8 milionë dollarë Salcburg

12.6 milionë dollarë Mamelodi Sandauns

11.6 milionë dollarë Al Ahli

11.6 milionë dollarë Al Ain

11.6 milionë dollarë Esperance Tunis

10.6 milionë dollarë Los Anxheles

9.6 milionë dollarë Paçuka

9.6 milionë dollarë Sitëll Saunders

9.6 milionë dollarë Ulsan

9.6 milionë dollarë Uidad

4.6 milionë dollarë Aukland Siti

 

The post Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve appeared first on Albeu.com.

Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

By: V K
14 July 2025 at 12:05

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit.

Burime pĂ«r “A2 CNN”, bĂ«jnĂ« me dije se tĂ« gjithĂ« administratorĂ«t e bashkisĂ« sĂ« Korçës, nĂ« total 7, si dhe 3 administratorĂ« tĂ« bashkisĂ« sĂ« KolonjĂ«s, kanĂ« paraqitur dorĂ«heqjen pranĂ« kryetarĂ«ve tĂ« tyre pĂ«rkatĂ«s, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Të kontaktuar nga media, dy kryebashkiakët konfirmuan dorëheqjet e administratorëve, por theksuan se nuk do të ketë lëvizje në pozicionet e zëvendëskryetarëve të bashkive.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« tre bashki tĂ« tjera tĂ« qarkut – Pogradec, Maliq dhe Devoll, njĂ« proces i tillĂ« nuk ka nisur ende.

Përfaqësues të këtyre institucioneve, deklaruan se aktualisht po zhvillohet një proces vlerësimi për të shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor që lidhet me kërkesën për riformatim të drejtuesve vendorë.

Deri në këtë moment, asnjë zëvendëskryetar bashkie në zonën jug-lindore nuk është shkarkuar apo dorëhequr.

Burime të afërta me zhvillimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet një vizitë e kryeministrit Rama në qarkun e Korçës.

The post Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on Albeu.com.

Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe


By: V K
14 July 2025 at 11:55

1. Shigjetari

Kjo javĂ« pĂ«r Shigjetarin Ă«shtĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r t’u rikthyer te Ă«ndrrat e vjetra dhe dĂ«shirat e lĂ«na pas dore. Me mbĂ«shtetjen e Merkurit retrograd nĂ« Luan, intuita do tĂ« jetĂ« udhĂ«rrĂ«fyesi mĂ« i mirĂ«.

Astrologët këshillojnë të shmanget marrja e vendimeve të nxituara për udhëtime deri pas datës 11 gusht. Koha është e përshtatshme për reflektim të thellë dhe rritje shpirtërore.

2. Luani

Luani Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes kĂ«tĂ« javĂ«. ËshtĂ« momenti pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pas kufizimet dhe pĂ«r tĂ« hapur njĂ« kapitull tĂ« ri, me mĂ« shumĂ« besim dhe bollĂ«k. AstrologĂ«t thonĂ«: “Guxoni tĂ« dilni nga zona juaj e rehatisĂ« – fati Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tuaj!”

3. Gaforrja

Gaforrja këtë javë ftohet të lidhet më shumë me botën e saj të brendshme. Intuita dhe ndjeshmëria do të jenë në kulm. Rekomandohet të gjeni kohë për qetësi, meditim dhe vetëreflektim.

Siç theksojnĂ« ekspertĂ«t: “Mos lejoni qĂ« zhurma e jashtme tĂ« mbysĂ« mençurinĂ« tuaj tĂ« brendshme – aty fshihet forca dhe fati juaj i vĂ«rtetĂ«â€.

The post Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe
 appeared first on Albeu.com.

Parkimi “dysh”/ VepĂ«r penale qĂ« dĂ«nohet me burg, ja çfarĂ« rrezikojnĂ« shoferĂ«t

By: V K
14 July 2025 at 11:33

Deklarata e fundit e drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, pĂ«r ashpĂ«rsimin e masave ndaj parkimeve tĂ« gabuara, nĂ« veçanti atyre tĂ« quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime nĂ« publik.

Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« parkimi “dysh”?

Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës.

Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht.

Kur parkimi dysh kthehet në vepër penale?

Sipas burimeve tĂ« “News24” nga Policia e Shtetit, parkimi i dyfishtĂ« do tĂ« konsiderohet vepĂ«r penale vetĂ«m nĂ« raste specifike dhe tĂ« mirĂ«pĂ«rcaktuara, kur ai:

Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.

Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.

Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.

Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon:

“Pengimi i qarkullimit tĂ« mjeteve tĂ« transportit, vĂ«nia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mĂ«nyrĂ« i qarkullimit tĂ« mjeteve tĂ« transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« tre vjet”.

ÇfarĂ« ndodh pas konstatimit nga policia?

Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori.

Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.

Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.

ÇfarĂ« ndodh nĂ« rastet e zakonshme?

Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.

The post Parkimi “dysh”/ VepĂ«r penale qĂ« dĂ«nohet me burg, ja çfarĂ« rrezikojnĂ« shoferĂ«t appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

By: V K
14 July 2025 at 11:21

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.

Sipas burimeve, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Kreu i qeverisĂ« ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me bashkinĂ« e TiranĂ«s, e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit tĂ« Erion Veliajt.

“Nuk i dihet nĂ«se do kemi zgjedhje tĂ« parakohshme nĂ« TiranĂ« tani apo pas dy vitesh”, raportohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Rama nĂ« mbledhje me dyer tĂ« mbyllura.

Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas  gazetares Mola Luku, Rama shprehet: “Kreu i qeverisĂ« ka dhĂ«nĂ« disa porosi nĂ« mbledhjen me deputetĂ«t e TiranĂ«s, ku i ka thĂ«nĂ« qĂ« duhet tĂ« hiqen licensat e noterĂ«ve qĂ« japin shĂ«rbime tĂ« e-albania kundrejt pagesĂ«s.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që të rifreskohen stafet e bashkive, fillimisht për bashkitë që janë qendër qarku, por kjo gjë jo për bashkinë e Tiranës.

NdĂ«rkohĂ«, sa i pĂ«rket zgjedhjeve tĂ« parakohshme nĂ« bashkinĂ« e TiranĂ«s mĂ«sohet se kryeministri ka thĂ«nĂ« “nuk mbahet mendja tek zgjedhjet e parakohshme, mos u ndikoni tek zgjedhjet e parakohshme nĂ« TiranĂ« nĂ«se do ketĂ« apo jo”.

The post Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura appeared first on Albeu.com.

❌
❌