Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve

16 May 2025 at 22:34

Protesta e Partisë Demokratike, zhvilluar pasditen e së premtes për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, u shoqërua me një klimë të tensionuar dhe sulme verbale ndaj gazetarëve që raportonin nga terreni.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtari i Kryesisë Aldo Bumçi, së bashku me disa simpatizantë të pranishëm, refuzuan të komunikonin me televizionin Euronews Albania dhe gazetaren Sara Demushi. Ata e përballën atë me fjalë përçmuese si: “Largohu! Të thashë, largohu!” apo “Nuk dua të jap intervistë apo deklaratë”.

Paloka iu drejtua Demushit me akuza politike: “Është ylli që mbajti Edi Rama dhe që mbajti televizioni juaj gjithë kohën, se keni marrë paratë e Ramës”, duke iu referuar bexhës së akreditimit të gazetares, e pajisur nga Këshilli i Evropës për raportimin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbajtur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Situatë e ngjashme u përsërit edhe me ish-deputetin Bumçi dhe më pas ndaj gazetarëve të tjerë si Anesti Bajramemaj dhe Arestina Skëndëri nga A2 CNN, si dhe Daniela Maloku, Esido Brakaj dhe Besar Bajraktaraj.

Gazetarja Sara Demushi u shpreh në një reagim se vuajti “stërkalat e inatit” të përfaqësuesve të PD-së ndërsa ushtronte detyrën vetëm prej bexhës identifikuese si media. Ajo theksoi se retorika agresive ndaj saj, e nxitur veçanërisht nga Paloka, rrezikoi të nxiste edhe një përplasje fizike me protestuesit e pranishëm.

“Fillimisht ishte Z. Paloka, i cili mu hakërrye vetëm se e pyeta përse je në protestë, më pas Z. Bumçi,” tha Demushi, e cila theksoi se ish-ministri i PD-së shpërdoroi kohën televizive duke theksuar disa herë se përse gazetarja nuk e pyeti paraprakisht nëse ishte i disponueshëm për intervistë.

Reagimet nga organizatat mediatike

Ngjarja e ndodhur sot me gazetarët në protestë u dënua gjerësisht nga organizatat e mediave. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt e konsideroi incidentin si sulm fizik dhe verbal ndaj përfaqësuesve të medias.

Rrjeti përmendi edhe një episod ku Klevis Balliu – i cili pritet të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme – iu drejtua me ton përçmues një gazetareje, duke e penguar të ndërvepronte me protestuesit, pavarësisht se ishin këta të fundit që i afroheshin medias dhe ushtronin presion.

Sipas Rrjetit, këto incidente pasqyrojnë një qëndrim shqetësues dhe të paprecedentë ndaj punës së gazetarëve dhe medias gjatë një proteste.

Sulmin ndaj gazetarëve e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili e konsideroi shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë dhe kujtoi se gazetarët nuk janë palë në konfliktet politike dhe për këtë ata “nuk mund të trajtohen si kundërshtarë për shkak të pyetjeve apo raportimeve që japin”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias i kërkoi PD-së të distancohet publikisht nga çdo akt dhune, duke theksuar se “sulme të tilla përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim të paanshëm”.

“Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve”, u shpreh sindikata teksa shtoi se çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë gazetarët, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa keqkuptime.

The post Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve appeared first on Citizens.al.

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

By: V K
14 July 2025 at 15:15

Në muajin shtator, opozita ka vendosur t’i kundërvihet qeverisë me protesta mbarëkombëtare, duke mos përjashtuar as grevën e urisë në Kuvendin e ri.

Por, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, jep mesazhin e qartë se duhen ndërmarrë akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht për të bërë ‘show’.

Deputeti demokrat thotë për gazetën “Panorama” se, greva e urisë vërtetë mund të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, por është dyshues nëse do të sillte rezultatin që duhet. Edi Paloka ka bindjen se, “qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar”, ndaj ai apelon shqiptarët për një reagim të fortë deri në përmbysjen e regjimit nga pushteti.

Teksa i konsideron zgjedhjet e 11 majit një farsë elektorale, deputeti demokrat flet për krijimin e një qeverie teknike si garante të votës së lirë dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Në këtë situatë, ai nuk mbështet zërat për një largim të Sali Berishës nga drejtimi i partisë.

Sipas tij, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma dhe dorëheqja e tij, do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej partisë në këtë moment.

Pyetje: A duhet të dorëhiqet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së?

Përgjigjet Paloka:Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama. Sapo PD-ja filloi t’i rikthehej normalitetit, Berisha u arrestua. Praktikisht, Berisha e drejtoi Partinë Demokratike vetëm dy muaj. Pra, edhe sikur të mos ishim përballë një farse zgjedhore, Berisha do të ishte njeriu më pak përgjegjës për një humbje të PD-së. Përkundrazi, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma, mori mbi supe pothuajse i vetëm gjithë fushatën dhe sot është njeriu, që po me ato energji po demaskon përpara gjithë botës jo vetëm farsën zgjedhore, por edhe të gjithë të vërtetën për diktaturën më të re që është vendosur në vend! Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment”.

Pyetje: Është përmendur skenari për grevë urie të deputetëve në legjislaturën e re. A është greva e urisë një opsion?

Paloka: “Mendoj që ne duhet të ndërmarrim akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht të bëjmë show. Greva e urisë vërtetë mund të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare, por unë dyshoj që do të sillte rezultatin që duhet. Deri tani, në kujtesën time, vetëm një grevë urie ka rezultuar e suksesshme, ajo e jona në shkurt të ’91-shit. Por, ajo grevë pati sukses sepse populli u lëshua në rrugë dhe përmbysi monumentin e diktatorit. Pra, nuk është greva në vetvete që detyron një qeveri të ndryshojë apo tërhiqet nga vendimet e saj, por reagimi qytetar. Nëse do të mjaftonte një greve urie për të rrëzuar qeveritë, atëherë nuk do kishte qeveri të qëndronte në këmbë. Qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar. Për fat të keq unë shoh që populli im vetëm kur i shkon e keqja në derë, e kupton se nuk duhej lejuar e keqja të qëndronte në pushtet. Kjo është histori që vazhdon prej 12 vjetësh”.

Pyetje: Berisha ka paralajmëruar protesta antiqeveri në shtator, por sa efektive do të jenë ato në një kohë kur nuk mundi që ta rrëzonte dot me votë?

“Unë kam kohë që e them, ne jemi në diktaturë dhe diktaturat nuk ikin me votë! Shqiptarët e kishin në dorë ta hiqnin të keqen me votë edhe më 11 maj, po nuk e bënë! Të jem i sinqertë, për mua ata që i dhanë votën Ramës janë fajtorë e bashkëfajtorë në krim. Për mua pak rëndësi ka nëse u mashtruan, u blenë, ranë preh e shantazhit apo cilado qoftë arsyeja që pranuan të manipulohen e të votojnë Ramën; ata kanë bërë një krim ndaj vendit të tyre, por edhe ndaj vetes e fëmijëve të tyre. Po shohim shpesh këto ditë nga Vlora në Dukagjin nga ata që thonë: “Na u thaftë dora që votuam Ramën”. Në 12 vjet janë bërë shumë që mallkojnë kështu e pastaj e gjejnë zgjidhjen tek ikja nga vendi. Ia kanë bërë vetes, fëmijëve të tyre, por edhe gjithë pjesës tjetër të shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë diktaturë e padrejtësi! I dhanë të keqes një mandat tjetër. Në sajë të tyre, ne sot nuk kemi më as demokraci, as liri, as një qeveri që të mendojë e mbrojë interesat e shqiptarëve. Tani ne kemi “mret” Ramën! Kemi “mretin” tonë, jo atë që do na duhej, po atë që meritojnë ata që e votuan dhe e mbajtën për ta mallkuar pak ditë pasi e votuan! Ne sot na sundon “mreti shurraq”. Shqiptarët e kanë në dorë të vazhdojnë të mashtrohen, të dhunohen e të poshtërohen nga “mreti shurraq”, ose të reagojnë. E keqja nuk luftohet vetëm kur të vjen te pragu i shtëpisë, se atëherë është vonë!”.

The post Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator appeared first on Albeu.com.

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

By: Oldi
29 June 2025 at 18:52

Pas publikimit të lajmit të vëllai i ish kryetarit të bashkisë Tepelenë, deputet i zgjedhur i Ramës, Termet Peçi ka zaptuar në një nga zonat më të veçanta dhe të pacenuara të bregdetit shqiptar vendin e quajtur Gjiri i Fshehur në Porto Palermo. Kreu i këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në postimin e tij […]

The post Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën appeared first on BoldNews.al.

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

By: Ardit
7 June 2025 at 17:48

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, deputet aktual dhe i rizgjedhur në zgjedhjet e 11 Majit, Edi Paloka, ka deklaruar se pa një qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Paloka tha në News24 se kryeministri Edi Rama duhet të dakordësohet për formimin e […]

The post Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

A duhet të largohet Berisha pas humbjes më 11 maj? Ja si përgjigjet Paloka

7 June 2025 at 17:48

Zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë largimin e kreut të PD, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po shtohen. Por për deputetin e PD, Edi Paloka, Berisha është i vetmi që nuk ka asnjë përgjegjësi për rezultatin e marrë.

Sipas tij, edhe sikur të mos ishte ajo farsë politike në 11 maj, Berisha është njeriu që e ngriti PD, duke e nxjerrë nga humnera ku ndodhej.

“Pak muaj para zgjedhjeve, Berisha ishte në arrest shtëpie, PD nuk kishte financa dhe për 2 muaj ai e mori fushatën. E mbajti PD në krahë. Unë lodhesha duke parë takimet e Berishës, një 80 vjeçar që bënte nga 10 takime. E mori PD në krahë, e patë pritjen që i bënë kudo në Shqipëri. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo”, tha Paloka.

Teksa e ka cilësuar të drejtë, vendimin e Berishës për të mos hequr dorë nga drejtimi i PD, megjithëse e përmban statuti, nëse humb zgjedhjet, Paloka paralajmëroi për një moskandidim të tij në të ardhmen si deputetë. E megjithatë, ai nënvizoi se do të jetë në PD duke pritur të shohë Ramën të rrëzohet nga pushteti.

 

 

“Çdo vendim që unë mund të marr në të ardhmen, ta shpjegoj, sigurisht unë marr vendime personale dhe jeta është e imja. Në politikë s’ka vendime personale. Nesër mund të mos hyj në asnjë kandidim, por nuk do iki nga politika. Do jem përballë Ramës dhe do jem aty kur do të ndodhë”, tha Paloka.

Nisida Tufa: Brenda PD, ka zëra që kërkojnë largimin e Berishës, si mendoni?

Edi Paloka: As unë nuk dorëzohem kurrë. cfarëdo lloj vendimi të marr personal në një moment të caktuar, do të jem gjithnjë përballë Ramës, si anëtar i thjeshtë apo…kur janë vendime personale apo diçka përtej kësaj.

Cdo vendim që unë mund të marr në të ardhmen, ta shpjegoj, sigurisht marr vendime personale jeta është e imja në politikë s’ka vendime personale. Nesër mund të mos hyj në asnjë kandidim, por nuk do iki nga politika. Do jem përballë Ramës dhe do jem aty kur do të ndodhë.

Nëse nuk do të kishte farsë politike. do humbte zgjedhjet, berisha do të ikte është e shkruar në statut.këtu nuk flasim për zgjedhjet.

Berisha është njeriu që e ngriti PD, e mori në humnerë. Pak muaj para zgjedhjeve ishte në arrest shtëpie, nuk kishim financa, për 2 muaj e mori fushatën, e mbajti pd në krahë, unë lodhesha duke parë takimet e berishës, një 80 vjecar që bënte nga 10 takime. E mori pd në krahë e patë pritjen që i bënë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi dhe ai jo.

The post A duhet të largohet Berisha pas humbjes më 11 maj? Ja si përgjigjet Paloka appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk e prisja rezultatin”, Paloka ‘shpërthen’ ashpër: Edhe banorët që po u prishen shtëpitë votuan për Ramën

7 June 2025 at 17:43

Deputeti i PD i dalë nga lista e mbyllur e qarkut të Tiranës, Edi Paloka, gjatë një interviste në një emision televiziv deklaroi se nuk e priste rezultatin që mori opozita më 11 maj. Sipas tij, ndikim në rezultatin e dobët patën dhe partitë e vogla, që hynë në lojë duke marrë votat e opozitës.

“Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.

Pse Rama është i sigurt kur bënte ato llogaritje? Sepse është ky sistemi i patronazhimit. Rama e di sa ka futur në thes me presione, me sistemin, me kërcënime”, tha Paloka.

Edi Paloka: Rama është i mërzitur dhe me këtë rezultat. Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.

Nuk e prisja që do të dilte ky rezultat. Shumë gjëra ishte parashikuar dhe të thëna. Partitë e vogla  e kam thënë se kanë hyr.

Pse Rama është i sigurt kur bënë ato llogaritje, se është ky sistemi i patronazhimit. Rama e di sa ka futur në thes me presione, me sistemin, me kërcënime.

Në një pjesë të zonës tek shinat e trenit, janë planifikuar të prishen disa banesa. Banorët më kërkuan të takoheshim dhe i thashë që ju keni detyrim të na votoni ne sepse këta do ju prishin shtëpitë. Dhe përsëri ata votuan ata që do ju prishin shtëpinë.

 

 

The post “Nuk e prisja rezultatin”, Paloka ‘shpërthen’ ashpër: Edhe banorët që po u prishen shtëpitë votuan për Ramën appeared first on Sot News | Lajme.

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

By: Oldi
1 June 2025 at 16:41

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje ku kryeministri Edi Rama shihet në shoqërinë e kuzhinierit turk Nusret Gökçe, i njohur në rrjet si “Salt Bae”. Paloka e ka cilësuar foton si provokim ndaj qytetarëve, sidomos ndaj pensionistëve dhe atyre […]

The post “Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë appeared first on BoldNews.al.

“Bajgë e veshur si mbret”, Paloka shpërthen ndaj Ramës pas fotos me Nusretin: Provokim ndaj qytetarëve të varfër

1 June 2025 at 15:58

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje ku kryeministri Edi Rama shihet në shoqërinë e kuzhinierit turk Nusret Gökçe, i njohur në rrjet si “Salt Bae”.

Paloka e ka cilësuar foton si provokim ndaj qytetarëve, sidomos ndaj pensionistëve dhe atyre që, sipas tij, janë mashtruar me para në këmbim të votës.

“HALLALL! KA LEZET! Do kënaqen ata pensionistët që nuk u del pensioni as për bukë, por rëndësi ka që ‘Mbreti’ të bëjë qejf”, shkruan në FB, Paloka.

Postimi i plotë në FB:

HALLALL! KA LEZET!
Do kënaqen ata pensionistët që nuk u del pensioni as për bukë, por rëndësi ka që “Mbreti” të bëjë qejf!
Edhe ata që e kanë prishur që para dy javësh 5 mijë lekëshin që morën për votë. Edhe ata që po u prishin shtëpitë, po u marrin ujin, po u rrëmbejnë pronat… por votën ia dhanë “Mbretit”!

Kurse Nusreti, ngaqë nuk përdor mish derri, duket se nuk ia ndjen erën edhe kur e ka afër, e me siguri që nuk e di as atë thënien:
“Kur derri futet në pallat mbretëror, nuk bëhet derri mbret, por pallati kthehet në stallë.”

Kishin edhe holandezët një thënie të bukur për këtë:
“Bretkosën, edhe po e vure mbi fron të artë, prapë drejt pellgut do kërcejë!”

Kështu dhe Rama për rilindasit e tij mund të jetë mbret dhe skllavopronar, por për njerëzit e lirë do të mbetet bajga që ka qenë përherë.

The post “Bajgë e veshur si mbret”, Paloka shpërthen ndaj Ramës pas fotos me Nusretin: Provokim ndaj qytetarëve të varfër appeared first on Sot News | Lajme.

“Skema Beleri po përsëritet”, Paloka ngre alarmin për kurthe ndaj opozitës: Kandidatët e Dukës e Doshit u goditën për..

23 May 2025 at 17:21

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për një emision televiziv, ka akuzuar policinë dhe task-forcën për veprime të njëanshme dhe politike kundër opozitës, duke i vënë ato në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

“Kush u kap nga policia? U proceduan, u ndaluan dhe madje u arrestuan pikërisht përfaqësuesit e opozitës, të cilët kishin kapur hajdutin,” u shpreh Paloka, duke nënvizuar se institucionet ligjzbatuese po veprojnë në funksion të pushtetit dhe jo të ligjit.

Sipas tij, task-forca është përfshirë në një plan të ngjashëm me atë që, siç deklaron ai, çoi në kurth kandidatin e opozitës në Himarë, Fredi Beleri. Paloka thotë se edhe në këtë rast po tentohet të përdoret një skemë e ngjashme për të goditur opozitën.
“Kam ca raste personale që dyshoj fort se janë provokime dhe ngritje kurthi. Po merrem me to dhe në momentin që do t’i vërtetoj, do t’i denoncoj publikisht,” u shpreh Paloka, duke shtuar se qëllimi është të përjashtohet opozita nga gara dhe të goditet përmes skemave të inskenuara.

Ai përmendi raste konkrete, duke theksuar se në vend që të merren me ata që “kanë përdorur çdo formë për të blerë, për të joshur, për t’i bërë presion votuesit,” task-forca është marrë me kandidatë si ata të Agron Dukës dhe Tom Doshit, të cilët, sipas tij, po i prishin punë Ramës.

Për të ilustruar më tej lidhjen mes qeverisë dhe task-forcës, Paloka përmendi rastin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, i cili, sipas tij, pasi u akuzua nga Rama për “lojë me dy porta,” u godit menjëherë nga SPAK me një sekuestro.

“Më ashiqare, më hapur se kaq, bashkëpunimi i Ramës me task-forcën e SPAK nuk ka ku të dalë,” përfundoi Paloka.

Paloka: Kush u kap nga policia? U proceduan, u ndaluan dhe madje u arrestuan pikërisht përfaqësuesit e opozitës, të cilët kishin kapur hajdutin.

Policia dhe task forca pra u vunë në shërbim direkt të Ramës, unë po them dhe diçka tjetër që e kam thënë edhe në momentin që do ta vërtetoj sigurisht do ta denoncoj edhe publikisht.

Kam përshtypjen që kjo task forcë është përpjekur të përdorë skemën e Belerit, si u fut në kurth Beleri, edhe këtë herë ndaj opozitës.
Unë kam ca raste personale që dyshoj fort që janë provokime dhe ngritje kurthi, po merrem me to, në momentin që do t’i vërtetoj, do t’i denoncoj publikisht, por kam përshtypjen që task forca më shumë është marrë dhe është përpjekur të kapë opozitën në thonjëza edhe për këto raste, pra edhe për blerje, duke ngritur kurthe si rasti i Belerit i ngjashëm, sesa të merret me ato që realisht kanë përdorur çdo formë për të blerë, për të joshur, për t’i bërë presion votuesit etj.

Në fund fare kë kap? U mor me një kandidat të Agron Dukës dhe me ato të Tom Doshit që po i prishin punë Ramës.

Dhe thelbi ose simboli që vërteton këtë që unë po them është rasti i kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, sot i vajti Rama dhe e akuzoi publikisht se po luante me dy porta, që nënkuptonte që po luante me Tom Doshin, mbas 2 ditësh i vajti SPAK dhe i bëri sekuestrim etj.

Më ashiqare, më hapur se kaq, bashkëpunimi i Ramës me task forcën e SPAK nuk ka ku të dalë.

The post “Skema Beleri po përsëritet”, Paloka ngre alarmin për kurthe ndaj opozitës: Kandidatët e Dukës e Doshit u goditën për.. appeared first on Sot News | Lajme.

Paloka: Task Forca u ngrit për të goditur opozitën, duhet reagim ndërkombëtar!

By: Mirgen
20 May 2025 at 09:48

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, e cilëson Task-Forcën e SPAK, të ngritur për hetimin e krimit zgjedhor përgjatë parlamentareve të 11 majit, nuk ishte gjë tjetër veçse një lojë e Ramës dhe vetë organit procedues për të goditur opozitën, pavarësisht denoncimeve të kësaj të fundit të evidentuara edhe me fakte. Paloka tha […]

The post Paloka: Task Forca u ngrit për të goditur opozitën, duhet reagim ndërkombëtar! appeared first on BoldNews.al.

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: user 8
18 May 2025 at 17:00

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin e PD Edi Paloka pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

“Referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,gazetare , se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”, njofton policia.

Ndryshe nga njoftimi i policise, gazetarja u tërhoq nga denoncimi për dy deputetët, në veçanti duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë përplasje me Klevis Balliun.

Gjatë protestës, Edi Paloka, ka pasur përplasje me disa gazetarë, gjë që shtyu dhe disa protestues që të përplaseshin fizikisht me ta dhe të hidhnin dhe ofendime.

“Mos bëj skema se… Mos bëj skema këtu! U bëtë ju! Kam qenë gazetar 20 vite para jush”, iu drejtua Paloka gazetarëve, që nxiti dhe qytetarët e pranishëm të “shpërthenin” në ofendime.

The post Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on Lapsi.al.

Protesta e PD-së, Policia çon në SPAK deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Posaçme materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të PD-së Edi Paloka dhe kandidatit Klevis Balliu, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

Policia ka referuar në SPAK materialet për deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën e premte në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se u “referuan materialet në SPAK për shtetasit E. P dhe K. B., pasi ka kallëzuar shtetasja B. D.,  gazetare, se me datë 16.05.2025, në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të protestës të subjektit politik Partia Demokratike, këta shtetas e kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës”.

Veprimet paraprake janë kryer nga Komisariati nr. 3, që ka nën administrim zonal edhe sheshin ku u zhvillua protesta e PD-së.

/a.f/

The post Protesta e PD-së, Policia çon në SPAK deputetin Edi Paloka dhe Klevis Balliun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

By: Ardit
18 May 2025 at 12:01

Edi Paloka dhe Klevis Balliu janë proceduar nga policia e Tiranës, pasi kanë kanosur me fjalë një gazetarë gjatë protestës së opozitës ditën e premte. Sipas policisë, ishte gazetarja që ka kallëzuar dy përfaqësuesit e PD, të cilëve iu janë referuar materialet në SPAK. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: […]

The post Kanosën gazetaren, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun appeared first on BoldNews.al.

Incidenti me gazetaren, Paloka: Nuk pranova të prononcohem, pa etikë më provokoi duke më vënë mikrofonin para fytyrës

16 May 2025 at 22:59

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas një incidenti që ndodhi gjatë protestës së opozitës, ku pati përplasje verbale mes disa demokratëve dhe një gazetarje të Euronews.

Paloka pretendon se ka qenë i provokuar nga sjellja e gazetares, e cila sipas tij ka shfaqur mungesë etike dhe ka ndjekur “porosi” nga redaksia.

“Sot gjatë protestës qytetare kundër vjedhjes dhe manipulimit të votës, një gazetare e Euronews u afrua tek unë e pa etiken minimale më vuri mikrofonin përpara fytyrës. I thashë që nuk kam asnjë prononcim apo deklaratë për atë televizion,” – shkruan Paloka.

Ai thotë se, pavarësisht refuzimit të tij për të folur, gazetarja vazhdoi me insistim dhe madje ka bërë një koment që e ka irrituar atë:

“Në atë moment përpara fytyrës time kjo gazetare thotë: ‘E kanë ngaqë kanë humbur’. Atëherë i thashë të largohet e të shkojë tek Rama, se nga ai paguhen.”

Sipas Palokës, gazetarja u përpoq sërish të merrte një prononcim ndërkohë që ai ishte duke biseduar me të tjerë. Më tej, ai thotë se ka marrë informacione nga qytetarët që gazetarja po provokonte protestuesit me pyetje si “ju nuk keni prova e fakte, apo keni?”.

Paloka e cilëson këtë sjellje si të qëllimshme dhe provokuese, dhe akuzon mediat që, sipas tij, kanë braktisur rolin e tyre si mbikëqyrëse të pushtetit:

“Shumica e mediave në Shqipëri janë shërbëtore të regjimit, këtë tanimë e dinë jo vetëm shqiptarët, por është evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare si ai i OSBE-ODIHR.”

Në fund të reagimit të tij, Paloka thotë se refuzimi për të folur me një televizion nuk mund të konsiderohet sulm ndaj medias dhe kritikon standardin e dyfishtë që, sipas tij, përdorin disa media kur Rama flet ashpër për gazetarë, ndërsa opozitës nuk i lejohet të refuzojë komunikimin.

The post Incidenti me gazetaren, Paloka: Nuk pranova të prononcohem, pa etikë më provokoi duke më vënë mikrofonin para fytyrës appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa

By: Oldi
16 May 2025 at 20:52

Ndërkohë që po zhvillohej protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin […]

The post VIDEO/ Momenti kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i “shkul” badge nga qafa appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, reagon Sindikata e Punonjësve të Medias

16 May 2025 at 19:16

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës. “Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës”,-shkruhet në reagimin e sindikatës në Facebook.

Reagimi i plotë i Sindikatës së Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias:

“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktet e dhunës dhe sulmet e papranueshme të ndodhura ditën e sotme ndaj gazetarëve, gjatë raportimit të protestës së organizuar nga opozita.

Sulme të tilla përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, të drejtës për informim të paanshëm, dhe vetë lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike. Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve. Çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë ata, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa ekuivok.

I bëjmë thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike të distancohen publikisht nga çdo akt dhune apo gjuhë nxitëse ndaj punonjësve të medias, si dhe të mbajnë një qasje etike dhe të përgjegjshme në komunikimin me gazetarët.

Diskursi politik nuk mund dhe nuk duhet të drejtohet ndaj mediave të lira. Liria e shtypit është një vlerë themelore që duhet mbrojtur dhe respektuar nga të gjitha palët, pa përjashtim.

Tiranë, më 16 maj 2025

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias”

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi u pengua nga deputetë dhe demokratët pjesëmarrës që të kryente punën e saj.

Gjatë raportimit live për “People” në Euronews Albania, gazetarja dhe operatori i Euronews, janë përballur me sjellje të pahijshme, ku u është kërkuar largimi, u është penguar kamera dhe janë ofenduar.

Pas kësaj sjellje të gjithë gazetarët në terren të Euronews Albania që ishin prezentë në këtë protestë, për të paraqitur para publikut shqetësimet e opozitës, në shenjë reagimi janë larguar duke mos e vijuar më raportimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD, reagon Sindikata e Punonjësve të Medias appeared first on Euronews Albania.

“Video që dëshmon blerjen e votave”/ PD denoncon kërcënimin që iu bë komisionerit të saj: Ça i ke bërë vetes

15 May 2025 at 11:31

Në një konferencë për shtyp, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka denoncoi një video të shitblerjes së votës, ndërsa ishte i shoqëruar nga demokrati, autori i videos. Paloka tha se pas publikimit të videos, demokrati Lulzim Memaçi është kërcënuar.

“Sot jam këtu për të bërë denoncim. Do e filloja me transmetimin e një videoje njëherë. O beqo! Sa morën! 380… hallall. 500 mijë 3 vota bravo. Beqo!”

Nuk jam këtu për të denoncuar blerjen e votës, si kjo video gjeni me qindra në rrjetet sociale. Është video në mënyrë të fshehtë, por ka që benë hapur, që shprehen, bëjnë oferta/. Auto

Autori i kësaj videoje është Lulzim Memaçi. Është në gjendjen të vështirë ekonomike në fakt. Detyrohet sot me një makiinë që e ka marrë jo me paratë e veta, të punojë taksi. Pas daljes së kësaj videoje, në vendin e tij të punës i kanë vajtur dy persona që e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë ‘çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë. Do ta shohësh ça do të bëjmë”. Nuk mjaftohen me gjithë çfarë kanë bërë për të mbajtur këtë pushtet të ndryrë, por kërkojnë t’ju mbyllin gojën atyre që denoncojnë. Jam këtu për ta denoncuar këtë rast dhe për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin.

Rama mund të bëhet Mbret, por ta harrojë se mund të luajë me demokratët. Me pak apo shumë, jemi këta që jemi. Po e paralajmëroj që as të mos e çojë nëpër mend se do hakmerret ndaj atyre që nuk pranuan të shiteshin, apo të trembeshim. Lulzimi është demokrat, nuk është këtu se është trembur. Unë kërkova që ky fakt të bëhet publik”, u shpreh ai.

The post “Video që dëshmon blerjen e votave”/ PD denoncon kërcënimin që iu bë komisionerit të saj: Ça i ke bërë vetes appeared first on Sot News | Lajme.

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

By: Ardit
15 May 2025 at 11:50

Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka denoncuar se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre dhe që po denoncojnë vjedhjet e votave. Në videon që Paloka publikoi dëgjohet një person në Dibër i cili thotë se shiti 5 vota 500 […]

The post “5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video appeared first on BoldNews.al.

Paloka: Rama mund të bëhet mbret, por ta harrojë se mund të luajë me demokratët

By: user7
15 May 2025 at 12:14

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka marrë pjesë sot në një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë tu mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre. Paloka paraqiti një video ku dëgjohet një person në Dibër i cili thotë se shiti 5 vota 500 mijë lekë.

Demokrati thotë se video në fjalë është regjistruar fshehtas nga Lulzim Memamshi, anëtar i PD prej vitesh, i cili ka qenë komisioner në këto zgjedhje. Sipas tij, autori i videos është kërcënuar nga disa persona në vendin e punës për publikimin e videos ndaj ai kërkon mbrojtje publike për Memashin.

“Lulzim Memamshi është autor i kësaj video, anëtar i PD prej vitesh ka qenë komisioner në këto zgjedhje. Ai është në gjendje shumë të vështirë ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë, e ka lënë bashkëshortja disa muaj më parë. Pas daljes së kësaj video dje në vendin e tij të punë i kanë vajtur dy persona që e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do ta shohësh çfarë do të bëjmë. Kërkojnë tu mbyllin gojën atyre që denoncojnë. Jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin”, tha Paloka para mediave.

The post Paloka: Rama mund të bëhet mbret, por ta harrojë se mund të luajë me demokratët appeared first on Lapsi.al.

Nuk do të shkoj më në Parlament nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, a do t’a mbajë premtimin Edi Paloka?

By: V K
12 May 2025 at 13:47

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë, në vëmendje po rikthejmë një deklaratë të deputetit demokrat Edi Paloka.

Ky i fundit në një intervistë disa ditë më parë, u shpreh se nëse Rama fiton zgjedhjet ai nuk do të shkoje më në Parlament.

Me PS-në në krye të garës që duket se do ta qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme, pritet të shihet nëse Paloka do të mbajë premtimin apo do harrohet.

“Për mua ajo që ka rëndësi dhe e kam thënë e po e përsëris, mua një karrige deputeti në një parlament që ta drejtojë Elisa apo Taulant Balla apo nuk e di çfarë lloji tjetër nga këta që mban Rama rrotull me kryeministër akoma atë, mua as nuk më duhet”, tha Paloka.

The post Nuk do të shkoj më në Parlament nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, a do t’a mbajë premtimin Edi Paloka? appeared first on Albeu.com.

❌
❌