Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Marjola Nakoleci u v*a nga burri, shokon e motra: E përdh*nonte që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej

By: Ela
25 August 2025 at 08:31

Detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ngjarja e ndodhur në Volos të Greqisë. Motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj. Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe […]

The post Marjola Nakoleci u v*a nga burri, shokon e motra: E përdh*nonte që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej appeared first on BoldNews.al.

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon

By: Ela
25 August 2025 at 08:18

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me […]

The post Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon appeared first on BoldNews.al.

Në disa zona priten reshje shiu! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot

By: Ela
25 August 2025 at 08:10

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, veçanërisht në orët e paradites, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime. Nga mesdita deri në pasdite, do të ketë alternime […]

The post Në disa zona priten reshje shiu! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 25 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
25 August 2025 at 08:03

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.1 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 25 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Gomonia u largua nga jahti për shkak të erës/ Qeparo, policia shpëton dy turistët gjermanë në ‘det të hapur’

25 August 2025 at 08:21

Mbrëmjen e së dielës, më 24 gusht 2025, rreth orës 22:00 Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një njoftim për dy persona që kërkonin ndihmë në zonën bregdetare të Qeparoit.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të ngjarjes.

Rreth orës 22:45, rreth 100 metra larg bregut, policia konstatoi dy shtetas gjermanë mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Ata ishin shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të riktheheshin në breg.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare, u shpëtuan Berhard Michael (70 vjeç) dhe Ute Dorothea (63 vjeçe), të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore. / abcnews.al /

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

25 August 2025 at 08:08

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor, kryeministri Rama ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e teksteve. Rreth 236 mijë nxënës do të përfitojnë nga librat shkollorë falas, që Rama e cilëson si mbështetje të përvitshme të qeverisë për fëmijët dhe familjet.

” MIRËMËNGJES dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë.” , shkruan Rama.

/ abcnews.al /

Emma Watson shfaqet me fustan transparent në Saint Tropez, shoqëruar nga trajneri personal

25 August 2025 at 08:48

Emma Watson ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë pushimeve në Saint Tropez.

Aktorja 35-vjeçare u pa duke shëtitur me një fustan të zi transparent me dantella, mbi bikini të kuqe dhe atlete blu, e shoqëruar nga trajneri i saj personal.

Ylli i “Harry Potter” po kalon disa ditë pushimi në Francë, vend ku ka jetuar në fëmijëri dhe ku familja e saj zotëron një vresht, shkruan DailyMail.

Ajo është gjithashtu bashkëpronare e markës së xhinit Renais, që e ka krijuar me vëllain e saj, Alex.

Kohët e fundit, Watson u përball me një ndalim gjashtëmujor për drejtimin e makinës në Britani, pasi u kap duke tejkaluar shpejtësinë, duke marrë edhe gjoba të majme.

Aktualisht ajo po studion për doktoraturë në shkrim krijues në Universitetin e Oksfordit dhe jeton në një rezidencë luksoze në Jericho.

Pas ndarjes nga Brandon Green vitin e kaluar, aktorja është parë disa herë në shoqërinë e miqve dhe njerëzve misteriozë në Oxford, ndërsa vazhdon të mbajë një profil të ulët në karrierën e saj artistike. /Telegrafi/

The post Emma Watson shfaqet me fustan transparent në Saint Tropez, shoqëruar nga trajneri personal appeared first on Telegrafi.

Ylli ‘i harruar’ i Liverpoolit dëshiron të rikthehet në La Liga

25 August 2025 at 08:43

Reprezentuesi i Spanjës U21, Stefan Bajcetic, pritet të largohet nga Liverpooli para përfundimit të afatit kalimtar veror më 1 shtator. 

20-vjeçari nuk ka luajtur fare që prej ardhjes së Arne Slot në “Anfield” verën e kaluar, me trajnerin e ri të “Të Kuqve” që miratoi menjëherë huazimin e tij te RB Salzburg në fillim të sezonit 2024/2025. 

Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të larta për të pasur një rol të rëndësishëm në Austri, ai nuk arriti të fitonte hapësirat e dëshiruara në Salzburg gjatë gjysmës së parë të sezonit, dhe Liverpooli vendosi ta rikthente në klub në fillim të vitit 2025. 

Ky rikthim në “Anfield” zgjati pak, pasi Bajcetic u transferua menjëherë në formë huazimi te Las Palmas për gjysmën e dytë të sezonit, por edhe pas rikthimit të fundit, kampionët e Ligës Premier nuk kanë vend për të në skuadrën e Arne Slot. 

Me hapësirat e kufizuara në ekip, Bajcetic ka kërkuar zyrtarisht të largohet, ndërsa Liverpooli është i gatshëm ta shesë, duke synuar të mbledhë fonde pas një vere me shpenzime të mëdha për ndërtimin e skuadrës së re të Slot. 

Sipas raportimeve nga Estadio Deportivo, dëshira e Bajcetic është e qartë, ai dëshiron të rikthehet në La Liga në ditët e fundit të afatit kalimtar, me Gironan që është pranë arritjes së marrëveshjes. 

Nga ana tjetër, Empire of the Kop shkruan se lojtari galician tashmë është rikuperuar plotësisht nga operacioni në muskujt e pasmë të kofshës që iu nënshtrua në qershor, por kjo nuk ka ndikuar në qëndrimin e trajnerit Slot, i cili mbetet i palëkundur në planifikimet e tij për mesfushën. 

Pengesa kryesore për realizimin e transferimit mund të jetë struktura e marrëveshjes, pasi Liverpooli është i hapur si për një huazim njëvjeçar, ashtu edhe për një shitje përfundimtare./Telegrafi/

The post Ylli ‘i harruar’ i Liverpoolit dëshiron të rikthehet në La Liga appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit për të hënën: Si do të jenë temperaturat sot?

By: gaze tare
25 August 2025 at 08:26

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Që në orët e paradites priten intervale të gjata me diell, ndërsa temperaturat do të jenë tipike për këtë periudhë të vitit.

Megjithatë, në relievet malore të lindjes, nga mesdita deri në pasdite do të shfaqen vranësira kalimtare, të cilat herë pas here mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Në zonat më të larta malore këto reshje do të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, por pa nuk do të kenë pasoja të theksuara. Pasditja vonë dhe mbrëmja do të karakterizohen sërish nga kthjellime në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me një shpejtësi mesatare prej rreth 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet që era të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 12 m/s. Deti do të vazhdojë të mbetet i qetë, me valëzim të lehtë në forcën 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe veprimtari detare për të gjithë.

Parashikimi tregon se java do të nisë me mot të këndshëm, ndërsa ndryshime të lehta atmosferike do të ndihen vetëm në zonat malore lindore.

The post Parashikimi i motit për të hënën: Si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

By: A R
25 August 2025 at 08:59

Kur na ndajnë edhe dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, ka nisur sot në të gjithë vendin shpërndarja e librave shkollorë falas. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit 236 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas. Kreu i qeverisë thekson se kjo është mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

“Mirëmëngjes dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, përcjell A2 CNN.

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

Kujtojmë se mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 8 shtator. Për secilin cikël të arsimit parauniversitar është detajuar struktura e plotë e vitit të ri shkollor, me periudhat në të cilat do të zhvillohet mësim, periudhat e pushimeve, si dhe afatet kur do të zhvillohen provimet kombëtare.

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë

Sa i takon arsimit bazë, bëhet e ditur së viti shkollor do të nisë në datën 8 shtator të vitit 2025, për të përfunduar më 12 qershor të vitit të ardhshëm. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.

The post Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin first appeared on JavaNews.al.

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

By: A R
25 August 2025 at 08:51

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E para e tij nismë publike ka potencialin të tensionojë marrëdhëniet mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Në një letër të datës 25 gusht, e publikuar nga mediat më 24 gusht, Kushner, paralajmëron Macron për rritjen shqetësuese të antisemitizmit në Francë.

Shkruaj me shqetësim të thellë për rritjen dramatike të antisemitizmit dhe mungesën e veprimeve të mjaftueshme nga qeveria juaj,” thekson Kushner.

Letra vjen pak ditë pas një paralajmërimi të ngjashëm nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kritikoi planet e Francës për të njohur Shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Netanyahu tha se mbështetja për Palestinën “frymëzon urrejtjen ndaj hebrenjve dhe fuqizon Hamasin”.

Kushner është në të njëjtin mendim me Netanyahu-n. Ai thekson se deklaratat publike kundër Izraelit dhe hapja për njohjen e shtetit palestinez “inspirojnë ekstremistët, ushqejnë dhunën dhe rrezikojnë jetën e hebrenjve në Francë”. Ambasadori amerikan nënvizon se “Presidenti Trump dhe ai kanë fëmijë hebrenj dhe nipër hebrenj. E di se si ndihet për antisemitizmin, ashtu si të gjithë amerikanët.”

Kushner, i jep sugjerime të qarta Presidentit Macron: zbatimi i ligjeve kundër urrejtjes, siguria e shkollave, sinagogave dhe bizneseve hebreje, ndëshkimi i sulmuesve dhe heqja e çdo hapësire që i jep legjitimitet Hamasit!

Kjo lëvizje, dhe tonet e letrës, reflektojnë qëndrimin e administratës Trump kundër planeve franceze për njohjen e Shtetit të Palestinës, në një kohë kur diplomacia franceze synon të marrë mbështetjen edhe të vendeve si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.

The post Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë first appeared on JavaNews.al.

“Ai e përdhunoi, e la shtatzënë që të mos divorcoheshin”/ Detaje makabre nga vrasja në Volos

By: A R
25 August 2025 at 08:43

Detaje të reja për vrasjen makabër në Volos të Greqisë, ndodhur paraditen e 22 gushtit.

Siç shkruan Protothema, motra e 36 vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj ka folur për dhunën që viktima përjetonte në mënyrë të vazhdueshme. Ajo ka rrëfyer se 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll.

“Shkonte dhe bënte abort shpesh, po ai e kërcënonte. I thoshte nëse më lë, do të të bëj akoma më keq…”, ka treguar motra e viktimës.

Sipas saj, çifti janë njohur që në moshë të re, por sjellja e burrit ka ndryshuar drastikisht pas lindjes së fëmijëve.

“Kur bënë fëmijët, ai ndryshoi. E rrihte”, ka thënë motra e 36 vjeçares për mediat greke.

Momenti i arrestimit të 40 vjeçarit shqiptar

Mësohet se familja e së ndjerës kishte dijeni për dhunën, por nuk e denoncoi kurrë te autoritetet.

“Shumë vite nuk folëm dhe ky është faji ynë. I thosha motrës të ndahej, por ajo kishte frikë. Bëra çfarë munda për ta ndihmuar, edhe me para, por ajo nuk mund të përballonte situatën”, është shprehur e motra, duke shtuar se 36 vjeçarja e ka përjetuar shpesh dhunën në sy të fëmijëve.

Mediat greke raportojnë se 40 vjeçari ka dhënë një deklaratë të detajuar para autoriteteve pas arrestimit të tij. Sipas thenewspaper.gr, i akuzuari, i ka treguar policisë veprimet e tij vetëm pak orë pas arrestimit.

“Ajo më bërtiste se e kisha tradhtuar, atëherë e humba fillin dhe fillova ta ndjek. Pas vrasjes, endesha rrugëve. Sa herë shihja një patrullë, fshihesha. Natën e kalova në një parking të vjetër, pa ushqim, vetëm me pak ujë që gjeta në një shishe“, ka rrëfyer ai.

Sipas hetuesve, 40-vjeçari kishte xhelozi patologjike ndaj gruas së tij, duke e përshkruar si një person “mizor dhe të pamëshirshëm”, ndërsa nuk janë gjetur shenja të çrregullimit psikologjik.

The post “Ai e përdhunoi, e la shtatzënë që të mos divorcoheshin”/ Detaje makabre nga vrasja në Volos first appeared on JavaNews.al.

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

By: A R
25 August 2025 at 08:35

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe duke i kërkuar Danimarkës të njohë shtetin e Palestinës.

Rreth 100 organizata, përfshirë Oxfam, Greenpeace dhe Amnesty International, morën pjesë në marshim, së bashku me sindikata, parti politike, kolektiva arti dhe aktivistë, përfshirë Greta Thunberg.

Midis protestuesve ishin shumë familje me fëmijë të vegjël, flamuj dhe banderola me mbishkrimet “Ndaloni shitjen e armëve”, “Çlironi Palestinën” dhe “Danimarka i thotë jo gjenocidit”.

Një mbështetëse tradicionale e Izraelit, Danimarka ka thënë se synon të përdorë presidencën e saj aktuale të Bashkimit Evropian për të rritur presionin mbi qeverinë izraelite për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Megjithatë, Danimarka ka deklaruar se nuk ka ndërmend të njohë një shtet palestinez në të ardhmen e afërt.

“Ata që janë në pushtet nuk po e ndalojnë gjenocidin, kështu që është edhe më e rëndësishme të dalim dhe të protestojmë dhe t’u tregojmë të gjithë udhëheqësve se nuk jemi dakord”, tha një protestues për AFP-në.

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete

Po kështu dhjetëra mijëra australianë janë mbledhur në më shumë se 40 qytete anembanë Australisë për të protestuar kundër luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza dhe për të bërë thirrje për sanksione ndaj Tel Avivit.

Organizatorët nga Grupi i Veprimit për Palestinën thanë se demonstratat kishin për qëllim të ushtronin presion mbi qeverinë federale për të sanksionuar Izraelin dhe për të vendosur një embargo armësh.

Sipas tyre pjesëmarrja në protesta ishte në rreth 40,000 njerëz në Sydney, 50,000 ose 60,000 në Melbourne, 10,000 në Hobart, mijëra në Perth dhe rreth 50,000 në Brisbane, dhe gjetkë”.

Senatorja e të Gjelbërve, Larissa Ëaters, tha se qeveria “do ta ndiejë presionin” dhe duartrokiti pjesëmarrjen e lartë, duke bërë thirrje për sanksione kundër Izraelit “ashtu siç bëmë me Rusinë”. “Ka kaq shumë njerëz këtu që bëjnë thirrje për paqe, bëjnë thirrje për sanksione kundër Izraelit ashtu siç bëmë me Rusinë dhe bëjnë thirrje për t’i dhënë fund tregtisë dypalëshe të armëve”, tha ajo në tubimin e Brisbane.

“Australianët janë të tmerruar që po i shesim pjesë armësh qeverisë izraelite. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ajo.

The post Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë first appeared on JavaNews.al.

Partizani fiton minimalisht ndaj Vorës, polemika me gjyqtaren Rusta

By: A R
25 August 2025 at 08:27

Partizani nisi me fitore sezonin e ri te Kategorisë Superiore duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë zhvilluan një ndeshje në sulm që nga minuta e parë, dhe përfituan nga një autogol i shpejtë i Repajt, i cili vendosi ritmin e takimit dhe i dha avantazhin ekipit mikpritës.

Megjithatë, Vora nuk u tërhoq dhe reagoi me disa sulme të rrezikshme, ku Kasalla dhe Luis Felipe patën mundësi për të barazuar, por nuk arritën të konkretizonin rastet. Pjesa e parë dhe e dytë u karakterizuan nga ndërhyrje të forta dhe disa kartonë të verdhë, duke bërë ndeshjen më të tensionuar, shkruan A2 CNN.

Incidenti më i diskutueshëm erdhi në minutat e fundit, kur gjyqtarja Emanuela Rusta tregoi dy herë kartonin e verdhë për lojtarin Shanaj, por harroi ta nxirrte nga fusha me të kuq.

Të shtunën u luajtën takimet Bylis-Tirana 0-0 dhe Elbasani-Flamurtari 1-0. Ndërsa të premten, kampionët në fuqi të Egnatias, u mundën nga Vllaznia 2-0 në Shkodër.

Ndeshja e fundit e javës së parë, Teuta-Dinamo, është programuar për t’u zhvilluar më 5 shtator, për shkak të impenjimit të bluve në Conference League.

The post Partizani fiton minimalisht ndaj Vorës, polemika me gjyqtaren Rusta first appeared on JavaNews.al.

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

By: A R
25 August 2025 at 08:19

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën e të afërmve të saj.

E mitura kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

The post E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime first appeared on JavaNews.al.

Për Artur Zhejin (dhe për ne që jemi ende këtu)

25 August 2025 at 08:11

Nga Adrian Thano

Vdekja e papritur e Artur Zhejit është një nga ato lajme që të ndal frymën për një çast. Jo thjesht sepse u shua një njeri i njohur në botën e medias, por sepse u shua dikush që ishte aktiv, i pranishëm, që shkruante, fliste, debatonte deri dje, dhe sot nuk është më.

Nuk kisha miqësi personale me të, dhe shpesh nuk ndaja të njëjtat bindje, por ndjej detyrim ta them sot që vdekja është kufiri i madh që na barazon të gjithëve. Dhe ndoshta pikërisht për këtë duhet të mësojmë të jemi pak më të kujdesshëm me njëri-tjetrin sa jemi gjallë.

Shoqëria shqiptare është e ashpërsuar, e përçarë, e lodhur. Media është kthyer në një ring, rrjetet sociale në një fushë gjykimi pa mëshirë. Ky trishtim që na vjen nga largimi i një figure si Zheji, duhet të na shërbejë si kujtesë kolektive: nuk ia vlen të shahemi kaq rëndë përditë, nuk ia vlen të hedhim kaq shumë baltë. Të mos harrojmë se secili nga ne sot është, nesër nuk është.

Gazetarë, analistë, qytetarë të thjeshtë, politikanë – jemi të gjithë të njëjtë përballë kësaj të panjohure që na pret. Jeta është e brishtë dhe e përkohshme. Tepër e shkurtër për t’u shpenzuar në kaq shumë përbuzje.

E ndjej këtë boshllëk e këtë thirrje edhe më shumë, sepse gjatë këtyre viteve kam humbur shumë bashkëpunëtorë të çmuar të gazetës DITA – njerëz me mendim të thellë, penë të rrallë dhe shpirt qytetar si Moikom Zeqo, Arben Duka, Shaban Murati. Secili prej tyre la gjurmë të forta, jo vetëm në faqe gazetash, por në vetë ndërgjegjen publike. Me ikjen e tyre, u zbeh një dritë që ndriçonte debatin, kulturën, po edhe shpirtin kritik të kësaj shoqërie.

Këto mungesa dhe së fundmi Zheji më kujtojnë sa të përkohshëm jemi të gjithë. Dhe sa shumë kemi nevojë të jemi më të butë, më falës, më pranues ndaj njëri-tjetrit. Një ditë nuk do na mbetet gjë më e vlefshme sesa mënyra si jemi sjellë me njerëzit përreth nesh.

Pak më shumë ndjeshmëri, më pak arrogancë, më shumë mirëkuptim dhe ndalim të gjykimit të nxitimshëm do t’i bënte veç mirë një shoqërie si e jona, ku shpesh dominon polarizimi, përçmimi, cinizmi dhe përçarja.

Ndërkohë, ka edhe një arsye më shumë për ne shqiptarët që të përpiqemi të kemi pak më shumë njerëzillëk me njëri-tjetrin. E dimë të gjithë – jashtë nesh, e rrotull nesh, nuk është se na duan shumë. Historia jonë, pozicioni ynë, paragjykimet që përballim – të gjitha këto na bëjnë shpesh të ndjehemi të vetmuar si popull. Nuk na duan, po ne nuk duam as veten. Kjo është e rëndë për t’u mbajtur kaq gjatë. A e kemi luksin të jemi kaq armiq me veten? Nuk po flas për virtyt apo dashuri nëse jeni velur me këto fjalë, por së paku për mbrojtje.

Sot, me respekt për kujtimin e Zhejit, e ndjej të nevojshme këtë thirrje të heshtur për më shumë mirësi. Ky është ndoshta, nderi më i madh që mund t’u bëjmë edhe të ikurve tanë.

The post Për Artur Zhejin (dhe për ne që jemi ende këtu) first appeared on JavaNews.al.

Dita e sotme me diell dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të pandryshuara

By: A R
25 August 2025 at 08:03

Ditën e sotme (25 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje. Sipas SHMU-së, vranësirat në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Dita e sotme me diell dhe vranësira kalimtare, temperaturat mbeten të pandryshuara first appeared on JavaNews.al.

Kush janë dy motrat që u shuan në Sarandë-Delvinë. Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm

By: A R
25 August 2025 at 07:40

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

The post Kush janë dy motrat që u shuan në Sarandë-Delvinë. Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm first appeared on JavaNews.al.

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

By: el da
25 August 2025 at 08:30

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./kb

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

By: el da
25 August 2025 at 08:24

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se pavarësisht konsideratës së tij ndaj Morinës, edhe gazetarët gabojnë.

 

Postimi i plotë:
Kjo “ lufta” e ketyre dy diteve mes Lul Morines dhe disa portaleve qe po trumbetohet si “ beteja” e fundgushtit per drejtesi te munguar ndaj kercenimeve qe ju behet gazetareve me ka habit shum

Une rrespektoj pa hipokrizi gazetarin si profesion dhe çdo GAZETAR profesionist qe kryen detyren e Tij mbi parimet fisnike te profesionit te nderuar te GAZETARIT

Por perçmoj dhe neveris gjobaxhinj te rendomte dhe shpifes ordiner qe fshihen pas portaleve qe paguhen nga gjobat qe vene ose nga zagar te politikes per te sulmuar e goditur kundershare politik brenda partis apo ne çdo parti politike ose per tu perdorur si “ arme” kundra çdo individi publik e sidomos atyre qe dihet publikisht se kane para e ndoshta paguajne per te mos ju dal emri neper portale, fb apo media

Liria e kujdo individi qofte ky edhe gazetar mbaron aty ku fillon liria e individit tjeter

Askush nuk ka liri apsolute pa kufinj e askush nuk mund te mbrohet pas profesionit kur shpif, sajon, aludon, mashtron, gjykon, vlereson apo shpreh mendim e opinion publikisht per te tjeret sipas tekave personale duke harruar se te gjithe jemi NJEREZ prej gjaku, me nerv e seder, me temperamente e karaktere te ndryshme e jo te gjith mund te durojme çfardo llumhaneje qe te ben “ biografin” sipas qejfit apo thashethemeve te mejhanes.

ÇDO LIRI INDIVIDUALE KA KUFI LIRIN E TJETRIT

Une e njoh Lul Morinen prej vitit 1992-1993 bashke me vellezerit e Tij Xhevin dhe Sokolin

E mbaj mend mire si DEMOKRAT e mbeshtetes pa kufij i PD sidomos ne vitet e veshtira 1997-2005 kur ne PD nuk afrohej askush

Takohem shum rralle me Te dhe po e them publikisht qe mund te jem i vetmi nga Qarku Fier ne politik si njeri qe kam kaniduar nga viti 1997 deri ne 2025 qe kurre nuk e kam mar ne tel apo ta kem takuar ne asnje fushate elektorale sepse une MIQT nuk i dua per “ gjoba” siç kane bere pothuajse ne çdo fushate jo pak “ lidera” politik madje dhe “ udheheqesa” te medhenj e pastaj kan “ harruar” kur kane gjetur “ portofol” tjeter me te mir

Lul Morina nuk eshte dhe nuk ka qen kurre ne 35 vite pjese e politikes dhe e administrates Shteterore e ndaj nuk ka asnje detyrim ti nenshtrohet ligjit antikushtetues te dekriminalizimit apo “ vetingut” financiar historik

Lul Morina ne dijenin time nuk ka mare asnje tender nga parat publike te taksave te Shqiptareve por ka ndertuar siç kane ndertuar me minjera te tjere ne prona te tyre e me parat e tyre

Kushdo qe mendon se ka informacion per burimin e parave apo origjinen e bizneseve te Lul Morines apo te kujdo biznesi tjeter dhe e gjykon se i sherben Shtetit apo drejtesis le ti drejtohet prokuroris apo spakut, por askush nuk ka te drejte te “kujtohet “ me porosi sot pas 35 vitesh e te bej gjyq publik per çdo gje qe mund te kete kaluar ne jete sejcili nga ne qofte ky edhe biznesmen si Lul Morina sepse edhe po te kishte “ vrare” njerez do ishte parashkruar çdo penalitet

Ky varianti i “ biografis” si ne kohen e komunizmit qe ta sajojme sa her qe i duhet partis per te goditur se nuk i ke qendruar ne rresht partis eshte variant leshi qe nuk e pjerdh me askush

Une nuk e di se per ke ka punuar Lul Morina apo ke ka mbeshtetur Lul Morina ne zgjedhjet e 2025 sepse thashe qe kurr nuk kam folur me Te ne asnje fushate por Ai eshte ne te drejten e Tij si Qytetar apo biznesmen te punoj per ke te doj e te mbeshtesi ke te ket deshir

Mir eshte qe keta qe “ mjaullijne” sot kundra Lul Morines te kujtojne zgjedhjet e 2021 ose te pyesin Lylin apo te kontrollojne sirtaret se mos ju ka ngel ndonje mandat pagese nga Lul Morina

Lul Morina nuk eshte “ ushtar” partie e nuk e ka detyrim te mbeshtes gjith jeten askend e asnje parti politike aq me shum kur nuk ta vleresojne apo nuk “ ngopen” kurre

Ju nuk u merzitet kur ju erdhi minister mbrojtje ai qe i vuri tankun PD ne mars 1997 dhe Lul Morina ngriti TV ATN apo kur erdhi deputet i PD Kaç Islami i “ zi” qe deklaronte se do ti thyente kafkat Demokrateve, e qenkeni merzitur shum pse Lul Morina nuk ju paska mbeshtetur ne keto zgjedhje

Te nderuar Gazetar!

Ju kane share e ofenduar pushtetar qe paguhen nga taksat e Shqiptareve publikisht dhe live sa e si kane dashur dhe keni heshtur

Ju ka shar e denigruar KM Rama pa sms por ne konference shtypi dhe keni “ qeshur” me servilizem

Ju kan dhunuar fizikisht bandit me porosi te pushteteve te te gjitha kohrave ne 35 vite dhe keni “ duruar” duke shtrenguar dhembet sepse pronaret e mediave jua kane kerkuar si “ mirkuptim” per hater te bizneseve te tyre

Ju kane rrethuar me polici brenda zyrave apo ju kan vjedhur grabitur apo djegur zyrat e prap e keni kaluar si viroze behari

Keshtu qe mereni me sportivitet sms e Lul Morines se asnje “rrezik” e asnje dem apo e keqe nuk ju vjen nga Lul Morina apo nga kushdo qe reagon pa u fshehur pas te tjereve apo me numer anonim nga sedra e temperamenti siç keni mare ne 35 vite çdo “ kercenim” te ketij lloji

Lul Morina nuk eshte vemje dhe kermill qe te duroj duke u mbledhur ne guacken e Tij çdo linçim publik pa asnje detyrim per te shkruar “ biografin” e tij apo per te deklaruar publikisht historikun e biznesit te Tij

Edhe Lul Morina eshte njeri, me Familje, me Miq e Shok plot dhe sot eshte nje SHOQERI BIZNESI ku punojne e ushqehen rreth 1000 punonjes apo Familje

Lul Morina ka investuar mbi 100 milion euro ne ndertim e hoteleri dhe ka plot organe Shteterore qe paguhen per ta kontrolluar prej 35 vitesh e nuk ka ngelur qe tja kujtoj sot pas 35 vitesh askush ketyre organeve perfshi edhe prokurorin se kush eshte Lul Morina dhe nga vjen biznesi i Tij

Mos e “lodhni” shum as spakun as Dumanin duke e thirrur me ze te ngjirrur si gjela fushe se spaku ka “ plot halle” te tjera e po filloj te meret me sms e telefonafe do harroj pse eshte krijuar e paguar ne 6 vite me rrogat me te larta ne Shqiperi

I kerkoj ndjes Lul Morines dhe kujdo qe mund te ndjehet i atakuar nga ky postim i imi pa ju mar leje por si nje njeri qe kam qen vete disa here objekt “ sulmesh” nga gazetaruc ape port-hale me pages duke shpifur e sajuar çdo qelbesirllik ndaj meje, dhe si jo i duruar qe kam qen sepse nuk kam zbatuar parimin biblik qe kur te godasin ne nje faqe ti kthej tjetren e ndjeva qe te shkruaja nje opinion timin rreth kesaj “ lufte” te madhe midis “armikut” dhe “ kulakut” LUL MORINA dhe gazetareve “ viktima” qe ju “rrezikohet” jeta nga nje sms

Se per “ luften” mes politiqenerve dhe Lul Morines pse nuk i “ qeras” me ne çdo pal zgjedhje nuk kam ndermend te shkruaj se do jete “ lufte” permanente ngaqe prej 25 vjetesh i ke mesuar “ keq” vete LUL MORINA/kb

❌
❌