Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Albeu

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

By: V K
14 July 2025 at 15:53

Ditën e sotme, Tirana ka emëruar trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile, ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

The post Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

By: V K
14 July 2025 at 15:15

Në muajin shtator, opozita ka vendosur t’i kundërvihet qeverisë me protesta mbarëkombëtare, duke mos përjashtuar as grevën e urisë në Kuvendin e ri.

Por, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, jep mesazhin e qartë se duhen ndërmarrë akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht për të bërë ‘show’.

Deputeti demokrat thotë për gazetën “Panorama” se, greva e urisë vërtetë mund të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, por është dyshues nëse do të sillte rezultatin që duhet. Edi Paloka ka bindjen se, “qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar”, ndaj ai apelon shqiptarët për një reagim të fortë deri në përmbysjen e regjimit nga pushteti.

Teksa i konsideron zgjedhjet e 11 majit një farsë elektorale, deputeti demokrat flet për krijimin e një qeverie teknike si garante të votës së lirë dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Në këtë situatë, ai nuk mbështet zërat për një largim të Sali Berishës nga drejtimi i partisë.

Sipas tij, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma dhe dorëheqja e tij, do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej partisë në këtë moment.

Pyetje: A duhet të dorëhiqet Sali Berisha nga drejtimi i PD-së?

Përgjigjet Paloka:Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike kur PD-ja ishte në koma dhe zyrtarisht mbahej peng nga Rama. Sapo PD-ja filloi t’i rikthehej normalitetit, Berisha u arrestua. Praktikisht, Berisha e drejtoi Partinë Demokratike vetëm dy muaj. Pra, edhe sikur të mos ishim përballë një farse zgjedhore, Berisha do të ishte njeriu më pak përgjegjës për një humbje të PD-së. Përkundrazi, Berisha ka meritat që e nxori PD-në nga koma, mori mbi supe pothuajse i vetëm gjithë fushatën dhe sot është njeriu, që po me ato energji po demaskon përpara gjithë botës jo vetëm farsën zgjedhore, por edhe të gjithë të vërtetën për diktaturën më të re që është vendosur në vend! Dorëheqja e Sali Berishës do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej Partisë Demokratike në këtë moment”.

Pyetje: Është përmendur skenari për grevë urie të deputetëve në legjislaturën e re. A është greva e urisë një opsion?

Paloka: “Mendoj që ne duhet të ndërmarrim akte që t’i shërbejnë arritjes së qëllimit, të jenë efikase, jo thjesht të bëjmë show. Greva e urisë vërtetë mund të tërhiqte vëmendje ndërkombëtare, por unë dyshoj që do të sillte rezultatin që duhet. Deri tani, në kujtesën time, vetëm një grevë urie ka rezultuar e suksesshme, ajo e jona në shkurt të ’91-shit. Por, ajo grevë pati sukses sepse populli u lëshua në rrugë dhe përmbysi monumentin e diktatorit. Pra, nuk është greva në vetvete që detyron një qeveri të ndryshojë apo tërhiqet nga vendimet e saj, por reagimi qytetar. Nëse do të mjaftonte një greve urie për të rrëzuar qeveritë, atëherë nuk do kishte qeveri të qëndronte në këmbë. Qeveritë i rrëzojnë popujt, padrejtësitë i lufton reagimi qytetar. Për fat të keq unë shoh që populli im vetëm kur i shkon e keqja në derë, e kupton se nuk duhej lejuar e keqja të qëndronte në pushtet. Kjo është histori që vazhdon prej 12 vjetësh”.

Pyetje: Berisha ka paralajmëruar protesta antiqeveri në shtator, por sa efektive do të jenë ato në një kohë kur nuk mundi që ta rrëzonte dot me votë?

“Unë kam kohë që e them, ne jemi në diktaturë dhe diktaturat nuk ikin me votë! Shqiptarët e kishin në dorë ta hiqnin të keqen me votë edhe më 11 maj, po nuk e bënë! Të jem i sinqertë, për mua ata që i dhanë votën Ramës janë fajtorë e bashkëfajtorë në krim. Për mua pak rëndësi ka nëse u mashtruan, u blenë, ranë preh e shantazhit apo cilado qoftë arsyeja që pranuan të manipulohen e të votojnë Ramën; ata kanë bërë një krim ndaj vendit të tyre, por edhe ndaj vetes e fëmijëve të tyre. Po shohim shpesh këto ditë nga Vlora në Dukagjin nga ata që thonë: “Na u thaftë dora që votuam Ramën”. Në 12 vjet janë bërë shumë që mallkojnë kështu e pastaj e gjejnë zgjidhjen tek ikja nga vendi. Ia kanë bërë vetes, fëmijëve të tyre, por edhe gjithë pjesës tjetër të shqiptarëve që nuk e pranojnë këtë diktaturë e padrejtësi! I dhanë të keqes një mandat tjetër. Në sajë të tyre, ne sot nuk kemi më as demokraci, as liri, as një qeveri që të mendojë e mbrojë interesat e shqiptarëve. Tani ne kemi “mret” Ramën! Kemi “mretin” tonë, jo atë që do na duhej, po atë që meritojnë ata që e votuan dhe e mbajtën për ta mallkuar pak ditë pasi e votuan! Ne sot na sundon “mreti shurraq”. Shqiptarët e kanë në dorë të vazhdojnë të mashtrohen, të dhunohen e të poshtërohen nga “mreti shurraq”, ose të reagojnë. E keqja nuk luftohet vetëm kur të vjen te pragu i shtëpisë, se atëherë është vonë!”.

The post Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja tentoi t’i japë fund jetës pasi babai i kërkoi të jetonte me…

By: V K
14 July 2025 at 14:44

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku një vajzë 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë nga një e shtënë me armë zjarri në banesën e saj.

Raportohet se e mitura jetonte me gjyshërit, ndërsa prindërit e saj janë të divorcuar.

Mësohet se babai, i cili jeton me bashkëshorten e re në një fshat pranë Vlorës, kishte kërkuar që vajza të transferohej dhe të jetonte me të.

Kjo besohet se ka shkaktuar tension dhe kundërshtim nga ana e të resë, e cila në gjendje të rënduar psikologjike ka marrë një armë zjarri dhe ka tentuar t’i japë fund jetës, duke e qëlluar veten me pistoletë.

Menjëherë pas ngjarjes, 17-vjeçarja është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia ka shoqëruar babain e saj për marrjen e dëshmisë dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në këtë akt ekstrem.

The post Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Vlorë, 17-vjeçarja tentoi t’i japë fund jetës pasi babai i kërkoi të jetonte me… appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës

By: V K
14 July 2025 at 14:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, për ndërhyrje të paligjshme dhe shtetëzim të procesit zgjedhor, duke publikuar dokumente dhe të dhëna që provojnë manipulimin masiv të votave të emigrantëve, veçanërisht në Greqi.

Sipas Berishës, kompania ndërkombëtare e postës DHL, nën presionin e drejtpërdrejtë të Ramës, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme kontratën për transportin e zarfeve, duke përfshirë nënkontraktorë të padeklaruar, ç`ka ka çuar në manipulimin e dërgesave dhe falsifikimin e dokumentacionit zyrtar.

Ai tha se pati një rritje të papritur dhe të pazakontë të numrit të zarfeve nga Greqia, menjëherë pas një mesazhi publik të Ramës më 3 maj, që ishte një sinjal politik për aktivizimin e strukturave të PS.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Sot për të tretën herë i rikthehemi farsës, manipulimit, shtetëzimit të votës së diasporës nga Edi Rama.
Ju do shihni këtu se DHL e ndryshoi kontratën në kundërshtim me atë që kishte firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, ishte Edi rama vetë personalisht që ka urdhëruar DHL të ndryshojë, të marrë nënkontraktor, gjë të cilën ne nuk e pranonim kurrë.

Tani urdhëroni: Rama përgjegjës i farsës zgjedhore me votën e diasporës.
Me 3 maj, Edi Rama u bën thirrje emigrantëve, ‘në Greqi u në një mishmash me ndarjen e zarfeve, shkoni dhe merrini vetë’.
Menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës u rrit ndjeshëm numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, ndërkohë që vendet e tjera mbajtën mesataren ditore.

Numri i zarfeve të ardhura nga Greqia, mesatarja ditore për periudhën 20 prill- 5 maj ka qenë 1.133 zarfe.
Për periudhën 6-9 maj, 5500 zarfe.
Për datën 7 maj, 6967 zarfe.
Për datën 8 maj, 6967 zarfe.
Për datën 9 maj, 3188 zarfe.
Për datën 10 maj, 5670 zarfe.
Për datën 11 maj, 4415 zarfe.

Pra, thirrja e tij bëhet realitet, prishet çdo lloj lidhje me postën, e tëra shtrohet në rrugën e partisë, me mjetet e partisë.
Me datën 5 maj, për shkak të pamundësisë së kompanisë për të dërguar me avion dërgesën tuaj, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja për të cilat shërbimi postar, DHL, Fedex, pra shkëputuni dhe shkoni tek nënkontraktorët, u thotë, se kështu nuk merret vesh se çfarë bëhet.

Ka publikuar vetë Express Service në Athinë pikat e nënkontraktorit.
Me datën 10 maj, DHL ka qenë gabim. Janë qindra e qindra zarfe që figurojnë që janë dorëzuar me datë 10 maj.
Janë falsifikuar firmat apo është falsifikuar dokumentacioni i DHL?
Kush janë përgjegjësit?

Pse DHL refuzon të dorëzojë informacionin për kthimin e zarfeve edhe pas disa kërkesave nga PD?
Nuk i jep sepse ato janë mbushur në zyrat e PS.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës appeared first on Albeu.com.

Çfarë ka ndodhur në Vlorë/ 17-vjeçarja mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital

By: V K
14 July 2025 at 13:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17-vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e reja, ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e mbërritjes dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë një skaner.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet dhe rrethanat e incidentit.

The post Çfarë ka ndodhur në Vlorë/ 17-vjeçarja mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital appeared first on Albeu.com.

Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

By: V K
14 July 2025 at 13:14

Pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave. Raportohet se drejtues të niveleve të larta, si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore.

The post Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on Albeu.com.

Kontrolli i IKMT në Vlorë, kapet pallati pa leje/ Rama: Do t’i kalojë shtetit, këtë fat do të kenë të gjitha objektet në shkelje

By: V K
14 July 2025 at 13:01

Mëngjesin e sotëm, Kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici, ishte në Vlorë, ku ka verifikuar kantieret e ndërtimit dhe lejet për pallate.

Nga verifikimet rezultoi se një pallat ishte pa leje, dhe Bici bëri me dije se ndërtesa do t’i kalojë shtetit.

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një postim në “Facebook”, shprehet se këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike.

“Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme.

Ndërkohë së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, me masa të reja shtrënguese dhe përgjegjësi administrative e penale edhe për “symbyllurit” që paguhen me taksat e shqiptarëve, si inspektorë e shefa bashkie, punonjës e shefa policie dhe me radhë.

Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacënueshme më nga askush”, shkruan Rama.

The post Kontrolli i IKMT në Vlorë, kapet pallati pa leje/ Rama: Do t’i kalojë shtetit, këtë fat do të kenë të gjitha objektet në shkelje appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës, 44-vjeçarja gjendet pa shenja jete afër banesës, për çfarë dyshohet

By: V K
14 July 2025 at 12:48

Ditën e djeshmje, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët afër banesës ku po kulloste bagëtitë.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftim i Policisë:

Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post E rëndë në Durrës, 44-vjeçarja gjendet pa shenja jete afër banesës, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Rrëzimi i Air India/ Drejtori ekzekutiv i kompanisë: Jemi larg përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara

By: V K
14 July 2025 at 12:43

Hetimi mbi shkakun e rrëzimit të aeroplanit të Air India në Ahmedabad të Indisë në qershor, është larg të qenit i plotë dhe nuk është e përshtatshme të nxirren përfundime të nxituara, tha drejtori ekzekutiv i linjës ajrore, Campbell Wilson, në një memo të brendshme të lëshuar të hënën pasi hetuesit publikuan një raport paraprak.

Memoja, e parë nga Reuters, vjen pas një raporti paraprak që zbuloi se kishte rrëmujë në kabinën e pilotit pak para rrëzimit të Boeing Dreamliner, duke vrarë 260 persona (241 nga 242 në bord dhe 19 në tokë).

Sipas raportit paraprak të Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB), furnizimi me karburant i motorëve të avionit duket se është ndërprerë disa minuta pas ngritjes, duke çuar në rrëzimin.

“Publikimi i raportit paraprak shënon pikën në të cilën ne, së bashku me pjesën tjetër të botës, kemi filluar të fitojmë informacione të mëtejshme rreth asaj që ndodhi. Siç pritej, ai ka sqaruar disa gjëra, por gjithashtu ka ngritur pyetje të mëtejshme”, thuhet në memo.

Wilson shtoi:Raporti paraprak nuk ka identifikuar asnjë shkak ose nuk ka bërë ndonjë rekomandim, kështu që do t’i nxisja të gjithëve të shmangin nxjerrjen e përfundimeve të nxituara pasi hetimi është larg përfundimit”.

Menjëherë pas ngritjes, Boeing 787 Dreamliner, i cili ishte ngritur nga Ahmedabad, Indi, me destinacion Londrën, humbi shtytjen dhe filloi të humbiste lartësinë para se të rrëzohej, sipas një raporti të lëshuar nga AAIB.

Raporti tha se një raport paraprak nuk gjeti asnjë defekt mekanik, ose probleme mirëmbajtjeje dhe se mirëmbajtja e kërkuar ishte kryer.

Hetimi po drejtohet nga AAIB, një agjenci në varësi të ministrisë së aviacionit civil të Indisë.

Autoritetet e Koresë së Jugut po hetojnë ndërrimin e karburantit në avionët Boeing

Ndërkohë, ministria e transportit e Koresë së Jugut po përgatitet t’u urdhërojë të gjitha linjave ajrore në vend që operojnë avionë Boeing të inspektojnë ndërruesit e karburantit në përputhje me një direktivë të vitit 2018 nga Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA), tha një zëdhënës i ministrisë për mediat e huaja të hënën.

Zëdhënësi nuk dha një afat kohor për inspektimet. Boeing nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Bllokimi i çelësit të ndërprerjes së karburantit u vu nën shqyrtim pasi një direktivë e FAA-s e vitit 2018 u citua në një hetim paraprak për rrëzimin e një Boeing 787-8 të Air India. Direktiva e FAA-s rekomandonte, por nuk kërkonte, që pronarët e disa modeleve Boeing, përfshirë 787, të inspektonin çelësat e ndërprerjes së karburantit për t’u siguruar që ato nuk mund të shtypeshin aksidentalisht.

Reuters raportoi të dielën, duke cituar një dokument dhe burime, se prodhuesi i aeroplanëve dhe FAA kishin njoftuar linjat ajrore dhe rregullatorët se çelësat e ndërprerjes së karburantit në aeroplanët Boeing ishin të sigurt dhe nuk kërkoheshin kontrolle.

Hetimi paraprak i Air India tha se linja ajrore nuk kreu kontrollet e rekomanduara nga FAA në direktivën e saj të vitit 2018, pasi kjo e fundit nuk ishte e detyrueshme. Por raportohet gjithashtu se të dhënat e mirëmbajtjes tregojnë se sistemi i kontrollit të shtytjes, i cili përfshin çelësat e karburantit, u zëvendësua në vitin 2019 dhe 2023 në aeroplanin që u rrëzua.

The post Rrëzimi i Air India/ Drejtori ekzekutiv i kompanisë: Jemi larg përcaktimit të shkaqeve të aksidentit, nuk duhet të nxjerrim përfundime të nxituara appeared first on Albeu.com.

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

By: V K
14 July 2025 at 12:22

Botërori i Klubeve nuk ishte kompeticioni më i bukur i mundshëm. Kritikat ishin të shumta, si për kushtet ku ndikonte shumë temperatura, po ashtu edhe për ndërprerjen e ndeshjeve dhe sfilitjen e lojtarëve.

Në anën tjetër, fitimet e arkëtuara nga klubet janë më të lartat ndonjëherë. Çelsi si fitues i trofeut, mori rreth 115 milionë dollarë në arkën e klubit.

PSG po ashtu kaloi 100 milionë dollarë, duke fituar 107.

Podiumi u mbyll me Realin, që arkëtoi 82.5 milionë dollarë. Aukland Siti mori shirën më të ulët, pikërisht 4.6 milionë dollarë.

Shumat e përfituara:

 

114.6 milionë dollarë Çelsi

106.9 milionë dollarë PSG

82.5 milionë dollarë Real Madrid

60.8 milionë dollarë Fluminense

58.2 milionë dollarë Bajern Mynih

52.3 milionë dollarë Borusia Dortmund

51.7 milionë dollarë Mançester Siti

39.8 milionë dollarë Palmeiras

36.8 milionë dollarë Inter

34.2 milionë dollarë Al Hilal

32.2 milionë dollarë Benfika

27.7 milionë dollarë Flamengo

26.7 milionë dollarë Botafogo

26.6 milionë dollarë Juventus

24.0 milionë dollarë Porto

21.4 milionë dollarë Atletiko Madrid

21.1 milionë dollarë Inter Majemi

21.1 milionë dollarë Monterej

18.2 milionë dollarë River Plejt

17.2 milionë dollarë Boca Xhuniors

15.8 milionë dollarë Salcburg

12.6 milionë dollarë Mamelodi Sandauns

11.6 milionë dollarë Al Ahli

11.6 milionë dollarë Al Ain

11.6 milionë dollarë Esperance Tunis

10.6 milionë dollarë Los Anxheles

9.6 milionë dollarë Paçuka

9.6 milionë dollarë Sitëll Saunders

9.6 milionë dollarë Ulsan

9.6 milionë dollarë Uidad

4.6 milionë dollarë Aukland Siti

 

The post Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve appeared first on Albeu.com.

Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

By: V K
14 July 2025 at 12:05

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit.

Burime për “A2 CNN”, bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Të kontaktuar nga media, dy kryebashkiakët konfirmuan dorëheqjet e administratorëve, por theksuan se nuk do të ketë lëvizje në pozicionet e zëvendëskryetarëve të bashkive.

Ndërkohë, në tre bashki të tjera të qarkut – Pogradec, Maliq dhe Devoll, një proces i tillë nuk ka nisur ende.

Përfaqësues të këtyre institucioneve, deklaruan se aktualisht po zhvillohet një proces vlerësimi për të shqyrtuar zbatimin e kuadrit ligjor që lidhet me kërkesën për riformatim të drejtuesve vendorë.

Deri në këtë moment, asnjë zëvendëskryetar bashkie në zonën jug-lindore nuk është shkarkuar apo dorëhequr.

Burime të afërta me zhvillimet bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet një vizitë e kryeministrit Rama në qarkun e Korçës.

The post Ultimatumi i Ramës/ Nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on Albeu.com.

Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe…

By: V K
14 July 2025 at 11:55

1. Shigjetari

Kjo javë për Shigjetarin është një ftesë për t’u rikthyer te ëndrrat e vjetra dhe dëshirat e lëna pas dore. Me mbështetjen e Merkurit retrograd në Luan, intuita do të jetë udhërrëfyesi më i mirë.

Astrologët këshillojnë të shmanget marrja e vendimeve të nxituara për udhëtime deri pas datës 11 gusht. Koha është e përshtatshme për reflektim të thellë dhe rritje shpirtërore.

2. Luani

Luani është në qendër të vëmendjes këtë javë. Është momenti për të lënë pas kufizimet dhe për të hapur një kapitull të ri, me më shumë besim dhe bollëk. Astrologët thonë: “Guxoni të dilni nga zona juaj e rehatisë – fati është në anën tuaj!”

3. Gaforrja

Gaforrja këtë javë ftohet të lidhet më shumë me botën e saj të brendshme. Intuita dhe ndjeshmëria do të jenë në kulm. Rekomandohet të gjeni kohë për qetësi, meditim dhe vetëreflektim.

Siç theksojnë ekspertët: “Mos lejoni që zhurma e jashtme të mbysë mençurinë tuaj të brendshme – aty fshihet forca dhe fati juaj i vërtetë”.

The post Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe… appeared first on Albeu.com.

Parkimi “dysh”/ Vepër penale që dënohet me burg, ja çfarë rrezikojnë shoferët

By: V K
14 July 2025 at 11:33

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik.

Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale.

Çfarë është parkimi “dysh”?

Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës.

Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht.

Kur parkimi dysh kthehet në vepër penale?

Sipas burimeve të “News24” nga Policia e Shtetit, parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale vetëm në raste specifike dhe të mirëpërcaktuara, kur ai:

Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.

Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.

Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.

Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon:

“Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Çfarë ndodh pas konstatimit nga policia?

Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori.

Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.

Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.

Çfarë ndodh në rastet e zakonshme?

Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.

The post Parkimi “dysh”/ Vepër penale që dënohet me burg, ja çfarë rrezikojnë shoferët appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

By: V K
14 July 2025 at 11:21

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.

Sipas burimeve, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Kreu i qeverisë ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Tiranës, e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”, raportohet të ketë thënë Rama në mbledhje me dyer të mbyllura.

Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas  gazetares Mola Luku, Rama shprehet: “Kreu i qeverisë ka dhënë disa porosi në mbledhjen me deputetët e Tiranës, ku i ka thënë që duhet të hiqen licensat e noterëve që japin shërbime të e-albania kundrejt pagesës.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që të rifreskohen stafet e bashkive, fillimisht për bashkitë që janë qendër qarku, por kjo gjë jo për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës mësohet se kryeministri ka thënë “nuk mbahet mendja tek zgjedhjet e parakohshme, mos u ndikoni tek zgjedhjet e parakohshme në Tiranë nëse do ketë apo jo”.

The post Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka

By: V K
14 July 2025 at 11:10

Ish-shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur që ai të vijojë masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, tre zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga një grua e përfshirë në një aksident rrugor, në mënyrë që rasti të mos referohej në prokurori dhe të mos niste një hetim penal.

Më herët, Apeli i GJKKO kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Zekën dhe Tabakun, ndërsa për shefin e hetimeve të aksidenteve, Sokol Novaku, masa u zbut në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

The post Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka appeared first on Albeu.com.

Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

By: V K
14 July 2025 at 10:44

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, pas disa minutash, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit të dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.

Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

The post Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit

By: V K
14 July 2025 at 10:28

Këtë të hënë,  në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, dëshmon vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ademaj gjatë dëshmisë së tij, ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës.

Ai ka thënë se konfirmimin zyrtar për vrasjen ai dhe prindërit e kanë marrë në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ka thënë se me të akuzuarin ishin parë në stacionin policor.

“Unë kam thanë që ku janë fëmijët dhe Naimi. Më kanë thanë që janë brenda …. Kur kam pyet ku është Naimi, më kanë thënë që është duke dhënë deklaratë. Pas 1 ore Naimi ka dalë nga Policia, ne fëmijët i kishim marrë në veturë, kur ka dal Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla….”, është shprehur Ademaj.

Ai ka treguar se çfarë i kishte thënë Murseli atë natë.

“Pasi kemi shkuar 4-5 metra e kom dëgjuar një krismë, por unë vazhdoja me ikë me fëmijët. Ka ardhur një veturë në drejtim tonin dhe ka dashtë me na shkelë mu e fëmijët. Kam kërkuar ndihmë, por që nuk më kanë dhënë ndihmë. Kam shkuar në market dhe aty i kam thanë pronarit të marketit a mundesh me mi këqyr fëmijët se ma kanë vra gruan. Por pronari nuk më ka lejuar, më ka thënë rri këtu dhe priti policinë. Pasi ishte natë ne i kemi marrë fëmijët dhe i kemi dërguar në shtëpi”, është shprehur Ademaj.

Ai ka thënë se të nesërmen rreth orës 11, ka provuar të gjejë kontakt me Murslein, pasi që nuk e ka ditur se ku ndodhet.

“E kam thirr Valon Llukën, dhe me ka thënë merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe kontakto me të. Pasi që e kam thirr shoferin, ai më ka thënë që është në Swiss. Kur kemi shkuar në Swiss, na ka thanë që Naimi është në dhomë lart. Kur jemi shkuar në dhomë, ai ishte i shtrirë, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë, po ashtu kishte porositur edhe drekën. Nga habia kemi menduar që është i frikësuar. I kam thanë Naim a mundemi me shkuar në morg me pa Liridonën, me ka thënë jo nuk na lejohet. Më pas e kam thirr spitalin dhe ju kam thanë që jam vëllai i Liridona Ademajt dhe a mundem me ardhur me pa trupin, më kanë thanë po. Me mu erdhi edhe Naimi edhe shoferi i tij. Kur shkuam atje, mjeku na tha nëse keni problem mos hajdeni. Naimi në atë moment tha, kam problem me zemër dhe nuk e di se a mund ta përballoi. Djali i axhës insistoj që me ardhur Naimi me pa. Ka ardhur deri te dera, vetëm prej dere e ka shikuar, nuk ka hy brenda”, ka treguar Ademaj.

Para nisjes së seancës, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor.

Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj, është vrarë në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht, ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

The post Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit appeared first on Albeu.com.

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

By: V K
14 July 2025 at 10:05

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

The post Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Ramës: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet, ta harroni se do të legalizohen

By: V K
14 July 2025 at 09:29

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet.

“S’do të ketë asnjë tolerancë”, theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se asnjë ndërtesë në shkelje të ligjit nuk do të legalizohet.

Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi se: “Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë”.

Edi Rama: Sot do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit, ky proces synon të bashkojë dy gjëra, s’kemi asnjë minutë për të humbur.

Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve, por ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizohet çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji.

Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë.

E gjithë skuadra e deputetëve të jenë pranë komuniteteve dhe të janë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepër kanë pushtuar hapësirat publike.

Tirana është zona më e nxehtë, edhe për shkak të atraksionit të madh që ka, dhe nuk ka lagje e bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet.

The post Paralajmërimi i Ramës: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet, ta harroni se do të legalizohen appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Policia po heton kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit, presim vendimin e KLP për prokuroren Elsa Gjelin

By: V K
14 July 2025 at 09:14

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive,

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek Thethi ajo që po ndodh atje me ndërtimet pa leje.

“Përpara se të hyj në disa detaje mbi punën, dua të ndalem një moment te çështja e Thethit.
Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë, fajin, kush e ka fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që t’ia lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shlretë të cilët kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa, dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar më tej t’i godasë.

Këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë por individë që nuk janë banorë të vendit, madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë diçka, Policia po merret me hetimin e se si ka ndodhur dhe kush është pas pushtimit kriminal të qendrës dhe zemrës së Thethit.

Janë ndërtime jo për të futur kokën, por për qëllime fitimi. Nuk besoj se ka një teori për amnistimin e shkelësit të ligjit dhe fajësimin e shtetit. Natyrisht që strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.

Pritet vendimi i KLP për zonjën Gjeli që nuk ka nisur çështjen. Në Theth janë goditur 40 subjekte, që në shumë raste kishin më shumë se një ndërtesë. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh në prokurori për të subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë veprim”, tha ai.

The post Edi Rama: Policia po heton kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit, presim vendimin e KLP për prokuroren Elsa Gjelin appeared first on Albeu.com.

❌
❌