Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

20 July 2025 at 22:50

Mandati i fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit ka ndezur një debat të fortë mes dy palëve të këtij bashkëpunimi, Nismës Thurje dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet të drejtuara nga Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj. Kandidat i koalicioni ishte edhe Pano Soko, i cili rezultoi në Tiranë i treti si më […]

The post “Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

20 July 2025 at 22:34

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit u bë shkaku i një përplasje të ashpër mes nipit të tij dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” më 11 Maj. Kordhoni iu drejtua me shkresë KQZ ku kërkoi që të merrte mandatin, pasi Lapaj nuk mbajti fjalën e dhënë, ndërsa […]

The post “Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 20 July 2025Main stream

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20 July 2025 at 20:55

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka folur në A2 CNN rreth konfliktin me Adriatik Lapajn për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të fituar në Qarkun e Tiranës më 11 Maj. Sipas Shabanit, para zgjedhjeve ata ishin dakordësuar që Adriatik Lapajt t’i jepnin avantazh duke e vendpsur drejtues të koalicionit, por nëse […]

The post Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

By: Ardit
18 July 2025 at 22:02

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të koalicionit të tyre. Lubonja ka deklaruar shpreh se nuk di kujt t’i japë më shumë të drejtë, pasi sipas tij, Lapaj humbi pikë nga ajo që tha para zgjedhjeve dhe nga ajo që thotë tani, ndërsa intrigat që […]

The post Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë appeared first on BoldNews.al.

Sherri për mandatin, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”: Në pritje të palës tjetër për të reflektuar

By: redi
18 July 2025 at 18:28

Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Në një reagim zyrtar, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” thekson se në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që i votëbesuan dhe qindra aktivistët që dhanë…

Source

“Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, reagon “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq

By: M C
18 July 2025 at 18:48

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të një audioje ku një aktivist i kësaj force partiake, kërcënonte dhe ofendonte Endrit Shabanin dhe Zeqir Kordhonin, i njohur si daja i Shabanit.

Në reagimin zyrtar, lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i bën thirrje të gjithë simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar në këtë forcë politike, të distancohen nga gjuha e dhunës, pavarësisht situatës së padrejtë, siç e cilëson kjo parti.

Përplasjet mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, të cilët në parlamentaret e 11 Majit garuan së bashku nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë ndodhur për 1 mandat të fituar në qarkun e Tiranës, mandat për të cilin palët nuk po bien dakord se cili prej tyre duhet ta marrë.

Gjuha kërcënuese për të cilën flitet në reagimin zyrtar të Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i atribuohet një audioje të publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat”, ku një aktivisit i Shqipëria Bëhet, i paidentifikuar, ka kërcënuar Shabanin dhe të afërmin e tij, Zeqir Kordhoni.

Ky i fundit, sipas palës së Lapajt, ka shkelur marrëveshjen, i cili me një shkresë drejtuar KQZ-së ka kërkuar revokim të dorëheqjes nga kandidimi, duke pretenduar mandatin e Tiranës. Sipas arsyetimit të palës “Nisma Thurje”, pakti fillimisht është shkelur nga Lapaj, i cili fillimisht deklaroi publikisht se nuk do e mbante për vete mandatin, dhe më pas vendosi që të ishte ai, si drejtuesi i koalicionit, që të shkonte në Kuvend.

Fiktivisht mandati i Tiranës i përket 60-vjeçares Ana Dajko, e njohur si tezja e Adriatik Lapaj, pasi është e para në listën e Tiranës. Pas saj në renditje është Livia Stavri, e cila është bashkëshortja e Endrit Shabanit, e cila mund të fitojë vendin në Parlament nëse Dajko vendos të largohet.

Reagimi i Lëvizja Shqipëria Bëhet:

Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.

Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:

Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.

Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.

Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.

Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.

Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.

Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.

Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.

Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!

The post “Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, reagon “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq appeared first on Albeu.com.

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

By: Ardit
17 July 2025 at 22:53

Analisti Artan Hoxha ka komentuar debatin mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani lidhur me mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas analistit, situata agravoi në momentin kur Adriatik Lapaj bëri një premtim ndaj të cili u tërhoq më pas. Hoxha e cilëson si një zhurmë të panevojshme dhe ngre një hipotezë për kandidatët që mund […]

The post “U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat appeared first on BoldNews.al.

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

By: M C
17 July 2025 at 19:25

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e Zi, dikur nën drejtimin e Kreshnik Spahiut. Pra, jo vetëm që njihen mirë, por kanë ndarë edhe rrugë politike. Deri këtu, gjithçka normale.

Por akuzat që po shkëmbejnë sot si të ishin të sapo njohur, si të mos kishin kaluar bashkë asnjë ditë nuk kapërdisen lehtë. Jo se janë të paprekshëm, por sepse, nëse e kanë zgjedhur politikën si rrugë, duhet të dinë se në këtë fushë, gjithçka llogaritet dhe kujtohet.

Winston Churchill thoshte: “Politika është arti i të parit në të ardhmen, por i veprimit në të tashmen.” E pra, nëse donin të hynin në këtë rrugë, duhej t’i kishin menduar mirë për të dyja kohët, të tashmen dhe të ardhmen.

Me planin B, Endri Shabani bëri lëvizjen e tij: vendosi dajën në një vend të sigurt në listë. Fundja, një dyshim gjithmonë e mban njeriu për vete. Adriatik Lapaj nga ana tjetër, mes populizmit dhe mungesës së koherencës, lëshoi disa deklarata të nxituara , përfshirë atë kur tha se nuk do ta pranonte mandatin nëse nuk sigurohej më shumë se një vend në Parlament. Por ja që rezultati ishte pikërisht ai.

Në fund të ditës, politika pa pushtet ka vetëm fjalën. Dhe fjalët nëse nuk mbështeten nga veprimi, shterojnë.

Marrëveshja politike i dha shpresë Endrit, ndërsa rregulli elektoral i buzëqeshi edhe Adriatikut, duke i hapur rrugë përmes kuotave gjinore.

Sot, para tyre janë dy rrugë:
Ose të sqarohen si burra, shpejt e pa shumë dramë, për hir të atyre që i votuan , pra për të mos u kthyer në një tjetër serial me aktorë kryesor Kordhoni–Xhuveli…
Ose ta pranojnë hapur se kjo ishte një martesë politike me fund të parashikueshëm, duke varrosur vetë, me vetëdije, fatin e tyre politik pasi smund të ndërtojnë besim të qëndrueshëm.

Pas gjithë kësaj shfaqjeje, është e vështirë të besohet se 60 mijë qytetarë (të cilët sot ndahen më dysh) do të gjejnë arsyen për të votuar sërish për ta.

Sepse në fund, “gjelat e luftës” janë territorialë; luftojnë deri në vdekje për të ruajtur hapësirën e tyre. Por në këtë rast, lufta e brendshme s’është më për idealin apo për ndryshimin, por për vendin në listë… Dhe kur beteja bëhet për vetveten, përfundimi është një: figura të reja, me zakone të vjetra.

The post Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar appeared first on Albeu.com.

Lapaj-Shabani, telenovela vazhdon/ Pas dajës, e treta në listën e mbyllur kërkon mandatin

17 July 2025 at 18:15

Meqë mandatin nuk mund ta gëzojë dot vetë të paktën ta mbajë brenda partisë së tij. Një ditë pas zyrtarizimit të divorcit, Lapaj është i vendosur të hakmerret ndaj Shabanit.

E treta e listës së mbyllur të Tiranës kërkon nga KQZ mandatin. Me këtë lëvizje Lapaj po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Duke e detyruar të tërheqë gjithë familjarët e vete dhe ti lerë mandatin atij.

Telenovela verore Lapaj-Shabani nuk ka të mbaruar. Kësaj radhe, Adriatiku ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën monedhë aleatit të tij.

Një kandidate, e treta në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë ekzaktësisht atë që bëri daja e Endrit Shabani, Zeqir Kordhoni.

Kleana Xhuveli kërkon nga KQZ ti revokojë dorëheqjen e ti japë mandatin e vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Por kjo është lëvizja e dyfishtë e Lapajt.

Nga njëra anë, pas veprimeve të Shabanit dhe dajos së tij, Lapaj po kërkon që me çdo kusht mandati ti mbetet partisë së tij, nga ana tjetër ai po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Tashmë nga Zeqir Kordhoni, steka në listën e mbyllur është ngritur tek dy kandidatët e parë. E para është Ana Dajko, familjare e Lapajt, kurse e dyta, Livia Stavri, partnerja e Endrit Shabanit.

Pra Lapaj pas kësaj lëvizje, po detyron Shabanin të bëjë dy zgjedhje, pas dajos, të detyrojë edhe partneren të bëhet deputete, ose në të kundërt të tërheqë gjithë familjarët e tij e ti japë mandatin Lapajt.

Ose në fund do të jetë Ilirjan Celibashi që do të vendosë. Kur mendoi se u nis me pushime pasi mbylli hesapet me të vjetrit, do i duhet ti ndalojë pak kohë për të rinjtë.

/abcnews.al/

Sherri për një mandat tek “Nisma Shqipëria Bëhet”, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

By: redi
17 July 2025 at 18:20

Dashnor Sula komenton sherrin dhe ”telenovelën” në kampin e “Nismës Shqipëria Bëhet” se kujt i takon mandati i fituar. Sula shprehet se të dyja palët kanë përgjegjësi për situatën e krijuar, teksa shton se Lapaj bëri shumë deklarata populiste gjatë fushatës që nuk mund t’i gëlltiste lehtësisht. Ai nuk u bë pjesë e listës së PD për zgjedhjet, por as edhe tek ”Nisma Shqipëria Bëhet” nuk qëndroi dhe…

Source

Sherri për 1 mandatat, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur

By: redi
17 July 2025 at 16:21

Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur.

Source

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

17 July 2025 at 16:35

Adriatik Lapaj i është drejtuar ditën e sotme me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkon pavlefshmërinë e revokimeve të dorëheqjeve nga mandati i deputetit, të kandidatëve që ndodheshin në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. Në shkresë thuhet se ata kanë dhënë […]

The post Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua! appeared first on BoldNews.al.

Të mësosh hilet para rregullave

17 July 2025 at 12:19

Nga Skënder Minxhozi

Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e 11 majit me synime të deklaruara për të prodhuar një revolucion politik. Në vend të revolucionit në fakt po prodhojnë zhgënjim tek mijërat që i votuan, ose shpoti e nënqeshje ironike tek ata që nuk u besuan votën.

Përplasja Lapaj-Shabani nuk është një konflikt parimesh, por fryt i skemave e taktikave hileqare që ata sollën në fushatën elektorale, me shpresën se do të zbutnin apo devijonin efektet e kodit zgjedhor. Të një kodi të padrejtë për të vegjëlit, duhet pranuar. Dhe sapo hilet që aplikuan krijuan sherre të brendshme lidhur me mandatin parlamentar që morën, partneriteti shpërtheu, miqësia politike u prish dhe gjuha shkoi larg tek kërcënimet.

Si zakonisht ai që nuk përton të përdorë i pari akuzën, denigrimin dhe arrogancën publike është Adriatik Lapaj. Një politikan i cili pretendonte gjatë fushatës se kishte në dorë çelësat e zgjedhjeve dhe se do të vendoste gjithçka vetë pas 11 majit. Si çdo yll i ri që e djeg vrullshëm karburantin e vet, dhe ai e sheh sot veten viktimë të cinzimit të politikës, por edhe të skemave që ndërtoi me Shabanin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Është e kotë të dëgjohen dhe të kërkohet të analizohen replikat tashmë armiqësore mes tyre në këto javë pas zgjedhjeve. Tashmë aty s’ka më asgjë politike, por vetëm mllef personal. Koalicioni “Shqipëria bëhet” ka qenë një produkt i dy lëvizjeve politike dhe si i tillë debati se cilit i takon mandati i vetëm që prodhuan 60 mijë votat kombëtare, është thjesht subjektiv. Secili po tërheq nga vetja e tij në këtë proces divorci publik ku janë përfshirë edhe familjarë e të afërm. Është një skenë e shëmtuar dhe diametralisht e kundërt me realitetin që ky koalicion apo edhe partitë e tjera të reja ofronin para zgjedhjeve.

Strategjia elektorale e shpërndarjes së fokusit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe diasporën, e jo tek një apo dy qarqe, duket se ka penalizuar në mënyrë fatale koalicionin “Shqipëria bëhet”. Votat për të prodhuar mandate janë aty, por janë të shpërndara në të gjithë hartën elektorale të vendit.

Kësisoj është e kotë të hysh e të ndash tani sherret për mandatin e mbetur, pasi ishte dhe është lehtësisht e parashikueshme se për atë mandat do të kishte sherr, pavarësisht përbetimeve se “unë heq dorë, unë s’futem në parlament”. Siç pritej doli dikush, ai i panjohuri i zakonshëm i këtyre rasteve, që prishi gjithë skemën. Kur listat mbushen me persona rastësorë, me farefis e dajallarë, atëhere është rasti mbreti i botës. Dhe rasti vendosi pasi logjika dhe strategjia politike që e dobët, e improvizuar dhe fluturake.

Sherri Lapaj-Shabani është epilogu i trishtë i një sage e cila vetëm tre muaj më parë vetëofrohej me ambicjen për të ndryshuar trashëgiminë 35 vjeçare të politikës së tranzicionit shqiptar. Ajo që mbetet është një parlament i ri i dominuar sërish nga dy aktorë të vjetër, teksa “të rinjtë” mbetën praktikisht me një grusht mizash në dorë. Sepse mësuan hilet para rregullave.

Duke hequr mënjanë Shehajn, i cili ka qenë edhe më parë deputet, të gjithë krerët e lëvizjeve të reja politike mbetën jashtë Kuvendit. Sindroma e “dajës së Endrit”, por edhe gabime të tjera para dhe gjatë fushatës, lanë jashtë parlamentit një mozaik siglash që mund të kishin më shumë rol në politikën e sotme shqiptare. Dhe duhet thënë se Qori, Shehaj, Lapaj e Shabani kishin një rast të artë që të krijonin një masë kritike sfiduese në sallën e parlamentit, aty ku është qendra gravitacionale e politikës.

Edhe këto lëvizje politike, që refuzuan edhe të bashkëpunonin mes tyre, rezultojnë sot de facto në librin e trashë të dështimeve për të rrëzuar PS e PD nga piedestali i përjetshëm. Sepse veç të tjerash nuk shkohet në luftë kundër mbifuqisë politike të Ramës e Berishës me dajallarë dhe emra tërësisht të panjohur të cilët nuk i thonë asgjë askujt. E ky është një mësim i hidhur, që Lapaj e Shabani nuk janë të parët që po e mësojnë.

Në sherrin Lapaj-Shabani, në mes futet deputeti Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

By: redi
16 July 2025 at 20:07

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është përfshirë në përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën e krijuar, Sula shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai rikthen në kujtesë një bisedë të zhvilluar me Lapajn në momentin që po pretendonte…

Source

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

16 July 2025 at 20:39

Lidhur me sherrin mes Adriatik Lapajat dhe Endrit Shabanin për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka ardhur një reagim edhe nga Dashnor Sula. Ky i fundit u fut fillimisht në listat e këtij koalicioni për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 Majit dhe më pas u tërhoq pasi nuk e mori garancinë se […]

The post Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda appeared first on BoldNews.al.

U akuza nga Lapaj për komplot me dajën në marrjen e mandatit, Shabani: Ku ta dija unë se armiku ishim ne

By: redi
16 July 2025 at 18:39

Endri Shabani nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj. Postimi i plotë Mora pushkën dola malit, Të luftoja për atdhe, Ku ta dija unë i varfri, Se armiku ishim ne.

Source

Sherri për mandatin, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ty dhe dajon tënd ju gjykon populli

By: redi
16 July 2025 at 18:21

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga…

Source

“Ku ta dija unë i varfi, se armiku isha unë”, Shabani i përgjigjet Lapajt lidhur me “luftën” për 1 mandat

By: M C
16 July 2025 at 18:47

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj reagoi në rrjetet sociale, kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”.

“Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Të luftoja në furtunë;

Se armiku isha unë”.

Më herët, Adriatik Lapaj reagoi pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij.

Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga mandati, në mënyrë që të futeshin në Parlament kandidatët nga lista e hapur me më shumë vota.

Në postimin e tij, Lapaj shkroi se, “Endri Shabanin dhe dajon e tij do t’i gjykojë populli”.

The post “Ku ta dija unë i varfi, se armiku isha unë”, Shabani i përgjigjet Lapajt lidhur me “luftën” për 1 mandat appeared first on Albeu.com.

Mandati i deputetit fut sherrin mes “aleatëve”, reagon Lapaj: Mbarë i shkoftë Endri Shabanit, bashkë me dajon

By: M C
16 July 2025 at 17:56

Adriatik Lapaj ka reaguar pas kërkesës së daja i “aleatit” të tij në zgjedhje, Endri Shabanit paraqiti në KQZ ku dhe kërkon mandatin e deputetit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lapaj thekson se ka qenë vetë Endri Shabani ai i cili para një populli të tërë doli garant për familjarët e vet të cilët për shkak të formulës i futën në listat e mbyllura.

Duke treguar qartë “ftohjen” mes tyre, drejtuesi i “Lëvizja Shqipëria Bëhet” lë të kuptohet se si Edi Rama, Sali Berisha po ashtu dhe vetë “aleati” i tij në zgjedhjet e 11 Majit kanë “luftuar” kundër tij.

“Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë. Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI”, shkruan Lapaj.

Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, iu drejtua sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një letër ku dhe kërkoi që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” duke qenë se që prej fillimit ishin kundër “listave të sigurta” vendosën që në zgjedhjet e 11 Majit të shkonin në “listën e mbyllur” me emra kandidatësh fiktivë, të cilët më pas me dakordësinë e palëve do të digjnin mandatin, në mënyrë që në Kuvend të futen kandidatët që morën më tepër vota nga lista e hapur.

Pro, mesa duket një prej 12 kandidatëve fiktivë në qarkun e Tiranës të “Nismës Shqipëria Bëhet” ka “ndërruar mendje” dhe kërkon që të jetë deputet në legjislacionin e ri parlamentar.

Ky është pikërisht daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i cili pretendon se gjatë kandidimit nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit, duke rrezikuar kështu “karrigen” e Adriatik Lapajt në Kuvendin e ri 2025-2029.

Ai i ka kërkuar Celibashit se është i bindur që nuk do të djegë mandatin e tij dhe të injorojë çdo deklaratë apo pretendim të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet që janë bërë në emër të tij.

The post Mandati i deputetit fut sherrin mes “aleatëve”, reagon Lapaj: Mbarë i shkoftë Endri Shabanit, bashkë me dajon appeared first on Albeu.com.

Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues

By: M C
16 July 2025 at 17:03

Kandidati Zeqir Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, në një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgejdhjeve një ditë më parë, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues. Kordhoni i thotë kryekomsionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.

“Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar për Koalicionin “Nisma Shqiperia Bëhet” në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025. Përmes kësaj deklaratë të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Në ketë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë cdo deklaratë tjeter të depozituar më parë nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Behet” ose në emrin tim dhe të marre ne konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, thuhet në letrën e KQZ.

Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.

Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen.

Por tani duke se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet, pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni vijon këmbënguljen.

The post Lapaj jashtë Kuvendit? Kordhoni nuk heq dorë: Dua të bëhem deputet nëse shpallem fitues appeared first on Albeu.com.

❌
❌