Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Njihuni me sensacionin më të ri të Real Madridit, premton të jetë më i mirë se Lamine Yamal

16 July 2025 at 23:35

Prej kohësh është thënë se akademia e të rinjve e Real Madridit, e njohur si La Fabrica, është një nga më të mirat në botë. Klubi madrilen ka prodhuar ndër vite futbollistë që kanë mahnitur botën me talentin e tyre. Ndërkohë që te Barcelona po flitet shumë për Lamine Yamal, Real Madrid tashmë ka të riun premtues David Sánchez.

Vetëm 11 vjeç, David Sanchez po tërheq vëmendjen e të gjithëve me talentin dhe pjekurinë në fushë. Shpejtësia, aftësia e jashtëzakonshme për të dribluar dhe lehtësia me të cilën i shpëton markimeve janë disa prej cilësive që e dallojnë. Edhe pse ende shumë i ri për të menduar për ekipin e parë, performancat e tij kanë emocionuar ambientin madrilen.

Në këtë moshë, David Sanchez ka treguar më shumë potencial sesa shumë bashkëmoshatarë të tij, madje ka nisur të krahasohet edhe me Lamine Yamal, duke e përforcuar bindjen se Real Madridi ka një tjetër talent të jashtëzakonshëm në radhët e veta.

Xhevahiri i ri i La Fabricas

David Sanchez Miralles është emri që pritet të dëgjohet gjithnjë e më shumë në vitet e ardhshme. I lindur në vitin 2014, ai iu bashkua akademisë së Real Madridit në vitin 2023, pas një periudhe të shkurtër te Elche. Sipas strategjisë së zakonshme të klubit për të mbledhur talentet më të mirë që në moshë të vogël, “Los Blancos” e pritën Davidin me entuziazëm.

Si pjesë e ekipit Benjamín A, David ka treguar cilësi që zakonisht shihen te lojtarët shumë më të rritur. Mënyra se si kalon kundërshtarët dhe vizioni në lojë kanë befasuar trajnerët, shokët e ekipit dhe drejtuesit e akademisë.

Edhe pse është në hapat e parë të rrugëtimit të tij futbollistik, e ardhmja e David Sanchez duket premtuese. Në Madrid besojnë se ai ka gjithçka që i duhet për të arritur nivelet më të larta.

La Fabrica vs La Masia

Ky zhvillim e rihap diskutimin e kahershëm mes dy akademive më të njohura në Spanjë: La Fábrica e Real Madridit dhe La Masia e Barcelonës. Sipas mediave pranë klubit madrilen, edhe një herë është dëshmuar se Real Madrid po ecën me hapa më të sigurt në zhvillimin e talenteve të rinj.

David Sanchez konsiderohet si ylli më i ri i një akademie që ka prodhuar emra si Raul Gonzalez, Dani Carvajal, Lucas Vazquez, Gonzalo Garcia dhe Nico Paz.

The post Njihuni me sensacionin më të ri të Real Madridit, premton të jetë më i mirë se Lamine Yamal appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Bellingham kryen operacionin në kraharor – do t’i mungojë gjatë Real Madridit

16 July 2025 at 20:28

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale për të trajtuar një zhvendosje të përsëritur të shpatullës së majtë.

Operacioni u realizua në Londër nga mjekët Manuel Leyes dhe Andrew Wallace, nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit.

22-vjeçari e kishte menaxhuar këtë dëmtim prej gati dy vitesh, duke luajtur me shqetësime në më shumë se 100 ndeshje si me Real Madridin, ashtu edhe me kombëtaren e Anglisë.

Ai e shtyu ndërhyrjen për të marrë pjesë në turne të mëdha si Euro 2024 dhe Kupa e Botës për Klube, por dhimbjet e vazhdueshme e detyruan të ndërmarrë operacionin menjëherë pas këtij kompeticioni të fundit.

Bellingham pritet të mungojë për një periudhë prej 10 deri në 12 javë, çka do të thotë se mund të humbasë tetë ndeshjet e para të La Ligës dhe disa sfida kyçe të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

 

Parte médico de Bellingham.

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 16, 2025

Gjatë fazës së parë të rikuperimit, ai do të mbajë një rrip mbrojtës për shpatullën dhe do të ketë lëvizshmëri të kufizuar për të paktën një muaj.

Real Madridi do të mbështetet te mesfushorët e tjerë për të mbuluar mungesën e Bellinghamit, ndërsa klubi mbetet optimist për rikuperimin e tij të plotë. /Telegrafi/

The post Bellingham kryen operacionin në kraharor – do t’i mungojë gjatë Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Të dy lojtarët vlejnë 100 mln euro, Reali dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin e bujshëm

By: armand
16 July 2025 at 18:40

Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektiv të të dy ekipeve. Bëhet fjalë për brazilianin Rodrygo te Real Madrid dhe senegalezin Chelsea-s, Nicolas Jackson. Me ardhjen si trajner të Xabi Alonso-s, Rodrygo ka përfunduar në stol, […]

The post Të dy lojtarët vlejnë 100 mln euro, Reali dhe Chelsea projektojnë shkëmbimin e bujshëm appeared first on BoldNews.al.

Flamurtari zyrtarizon blerjen e ish-lojtarit të Real Madrid

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Skuadra e Flamurtarit të Vlorës, e sapongjitur këtë sezon në Superligë, po zhvillon një merkato me emra të rëndësishëm.

Kështu skuadra vlonjate ka zyrtarizuar blerjen e ish-futbollistit të Real Madrid, José Rodríguez.

Rodríguez i datëlindjes 1994 luan si mesfushor qendre, teksa vjen pas eksperiencave si futbollist në ekipet e Real Madrid, Deportivo La Coruna, Malaga F.C, CF Fuenlabrada (Spanjë), Galatasaray, Adana Demirspor (Turqi), FSV Mainz 05 (Gjermani), Maccabi Tel Aviv, Hapoel Tel Aviv, Maccabi Haifa (Izrael), Fortuna Sittard (Holandë), Union Saint-Gilloise (Belgjikë).

Gjithashtu ‘Flamurtari’ ka zyrtarizuar edhe mesfushorin e qendrës Cristian Núñez.

Edhe Núñez është një lojtar me shumë eksperiencë në arenën ndërkomëbtare.

Ai vjen pas ekseriencave si futbollist në ekipet e Yverdon Sport FC (Zvicër), CA Banfield, CD Godoy Cruz, CA Lanús Club Atlético Platense, CA Vélez (Argjentinë), Club Sol de América, Tacuary Football Club (Paraguay).

Gjithashtu Flamurtari rinovoi kontratën me lojtarin Christ Evo Ememe.

1 nga 3

/gj.m//r.e//a.f/

The post Flamurtari zyrtarizon blerjen e ish-lojtarit të Real Madrid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10 vite te Real Madrid dhe 23 trofe të fituar, Lucas Vasquez largohet nga “Los Blancos”

By: armand
16 July 2025 at 15:51

Real Madridi ka njoftuar se Lucas Vázquez do të largohet nga Los Blancos. Klubi madrilen ka vendosur që të organizojë një ceremoni lamtumire, e cila do të mbahet këtë të enjte. Sulmuesi ka luajtur 10 sezone me gjigandët spanjoll dhe numëron 402 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi 23 tituj: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa […]

The post 10 vite te Real Madrid dhe 23 trofe të fituar, Lucas Vasquez largohet nga “Los Blancos” appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Real Madridi njofton largimin e Lucas Vazquez

16 July 2025 at 12:52

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez.

Klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.

Lucas Vazquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe kaloi në të gjitha kategoritë e akademisë, nga Juvenil C te Castilla.

Comunicado Oficial: acto de despedida de Lucas Vázquez. #GraciasLucas

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 16, 2025

Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.

Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.

Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Real Madridi njofton largimin e Lucas Vazquez appeared first on Telegrafi.

Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve

16 July 2025 at 12:38

Real Madridi vazhdon të kryesojë listën e ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave brenda një viti, ndërsa në vendin e dytë tashmë renditet Manchester City pas marrëveshjes së rinovuar me Puma-n.

Me marrëveshjen e re shumëmilionëshe sponsorizimi që Manchester City sapo ka nënshkruar me kompaninë Puma, sipas së cilës marka sportive gjermane do të paguajë hiq më pak se 1 miliard funte (1.153 miliardë euro) gjatë 10 viteve të ardhshme, skuadra e Cityt e ka rrëzuar Manchester United nga vendi i dytë në renditjen e klubeve që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave.

Ekipi, i drejtuar nga Pep Guardiola nga stoli dhe Ferran Soriano nga zyrat, tashmë fiton 210.5 milionë çdo vit duke shfaqur logon e Pumas (115 milionë euro), logon e linjës ajrore Etihad (74 milionë euro) dhe logon e platformës së kriptomonedhës OKX në mëngë (21.5 milionë euro).

Megjithatë, sipas gazetës Marca, Real Madridi vazhdon të mbetet ‘mbret’ i përfitimeve nga fanella, pasi fiton 120 milionë euro në vit nga Adidasi dhe nga 70 milionë euro nga kompanitë Fly Emirates dhe HP që i ka si sponsor.

Unitedi renditet në vendin e tretë me 200 milionë euro përfitime, ku 105 milionë vijnë nga Adidas, 70 nga Snapdragon dhe 21.5 nga DXC Technology, ndërsa Barcelona renditet e katërta me 183 milionë euro përfitime dhe Paris Saint-Germain i pesti me 170 milionë euro.

Në pozitën e gjashtë vjen Arsenali me 141.5 milionë euro, Bayern Munichu i shtati me 123 milionë euro, Liverpooli i teti me 102.5 milionë euro, Borussia Dortmund e nënta me 99 milionë euro dhe Tottenham Hotspur që mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.

Renditja e sponsorizimeve të fanellave sportive në futboll:

Real Madrid: 260 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe HP)

Manchester City: 210.5 milionë euro (Puma, Etihad dhe OKX)

Manchester United: 200 milionë euro (Adidas, Snapdragon dhe DXC Technology)

Barcelona: 183 milionë euro (Nike, Spotify dhe Ambilight)

Paris Saint-Germain: 170 milionë euro (Nike, Qatar Airways dhe Snipes)

Arsenal: 141.5 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda)

Bayern Munich: 123 milionë euro (Adidas, Deutsche Telekom dhe Allianz)

Liverpool: 102.5 milionë euro (Nike, Standard Chartered dhe Expedia)

Borussia Dortmund: 99 milionë euro (Puma, 1&1, Evonik dhe GLS)

Tottenham Hotspur: 80 milionë euro (Nike dhe AIA)

/Telegrafi/

The post Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich gati 100 milionë euro për Rodrygon

15 July 2025 at 23:43

Bayern Munich ka shprehur interes të madh për transferimin e yllit të Real Madridit, Rodrygo Goes, dhe është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Lajmi është raportuar nga gazetari Eduardo Burgos i AS.

Fillimisht, gjigantët bavarezë po tentonin të transferonin Luis Diaz nga Liverpool, por një ofertë prej 70 milionë eurosh është refuzuar nga klubi anglez. Nëse Liverpool vazhdon të rezistojë, drejtuesit e Bayern Munich janë të gatshëm të zhvendosin fokusin te Rodrygo.

Klubi gjerman e vlerëson lart brazilianin, duke marrë parasysh moshën e tij të re, shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione në sulm. Sipas vlerësimeve të brendshme, Rodrygo ka potencial më të madh afatgjatë sesa Diaz.

Edhe Arsenali raportohet se është i interesuar për Rodrygon, megjithatë, londinezët ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar atë.

Nëse Real Madrid do të jetë i gatshëm të dëgjojë oferta, pritet një garë e fortë mes klubeve të mëdha evropiane për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar./Telegrafi/ 

The post Bayern Munich gati 100 milionë euro për Rodrygon appeared first on Telegrafi.

Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë”

By: admin
15 July 2025 at 23:13

Kontrata më e pasur në historinë e Premier League i lejon Manchester Cityt të ngjitet në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike.

Marrëveshja e mëparshme e Cityzens me Puma skadonte në vitin 2029 dhe sillte pak më pak se 75 milionë euro në sezon. Megjithatë, Puma ka vendosur t’i sigurojë skuadrës deri në vitin 2035 me një kontratë monstruoze prej 1 miliard £, afërsisht 100 milionë £ më shumë në përgjithësi sesa marrëveshja e United me Adidas.

Kjo e vendos Cityn në vendin e dytë në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike, pas vetëm Real Madridit të paprekshëm.

Le të hedhim një vështrim në 10 më të mirët:

1. Real Madrid – 120 milionë euro

2. Manchester City – 115 milionë euro

3. Barcelona – 105 milionë euro

4. Manchester United – 104 milionë euro

5. Arsenal – 85 ,ilionë euro

6. PSG – 80 milionë euro

7. Liverpool – 70 milionë euro

8. Chelsea – 70 milionë euro

9. Bayern – 60 milionë euro

10. Juventus 46.1 milionë euro

The post Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë” appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se ‘dëshiron të largohet’ pas zhgënjimit në Botërorin për Klube

15 July 2025 at 18:41

Një tjetër lojtar i Real Madridit ka kërkuar largimin menjëherë pas Kupës së Botës për Klube.

Alvaro Rodriguez, 20-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për turneun dhe as në fazën përgatitore para sezonit të ri.

Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të gjetur minuta.

Rodriguez, i cili ka shënuar tre gola në 26 ndeshje me Getafen, e ka pranuar vendimin e trajnerit Xabi Alonso për t’i besuar Gonzalo Garcias në Kupën e Botës për Klube, por thekson se nuk mund të pres më gjatë për një shans në ekipin e parë.

“Jam 20 vjeç. Mendoj se duhet të largohem. Nuk mund të pres më gjatë për ekipin e parë. Do të vazhdoj në rrugën time me qëllimin për t’u rikthyer”, ka deklaruar Alvaro.

“Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin dhe do të luftoj për ta arritur këtë, por për ta bërë këtë duhet të largohem më parë”.

“Mund të kisha shkuar në Kupën e Botës për Klube, por e kuptoj pse ia dhanë Gonzalos këtë mundësi”, shtoi më tej Rodriguez. /Telegrafi/

The post Lojtari i Real Madridit i thotë Alonsos se ‘dëshiron të largohet’ pas zhgënjimit në Botërorin për Klube appeared first on Telegrafi.

Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City

15 July 2025 at 16:31

Real Madrid po përgatitet për një kapitull të ri në mesfushë, pas epokës legjendare të Toni Kroos, Luka Modric dhe Casemiro. Klubi madrilen është i fokusuar në ndërtimin e një skuadre me lojtarë të rinj, të cilët mund të rriten dhe të zhvillohen me ekipin për vitet e ardhshme.

Emra si Vitinha nga Paris Saint-Germain dhe Alexis Mac Allister nga Liverpool janë në listën e skautëve të Realit. Por, asnjë nga këto transferime nuk është i lehtë. PSG dhe Liverpool nuk janë të prirë të shesin, ndërsa kërkesat financiare janë të larta.

Megjithatë, së fundmi ka hyrë në skenë një opsion i papritur. Agjenti i njohur Jorge Mendes ka kontaktuar disa herë Real Madridin për të ofruar shërbimet e Bernardo Silvës, një prej lojtarëve më të besuar të Manchester Cityt. Sipas raportimeve të DefensaCentral, Mendes ka sinjalizuar se lojtari është i hapur për një transferim dhe ka përmendur madje mundësinë e një transferimi si lojtar i lirë në të ardhmen.

Bernardo Silva është një lojtar me një palmares të pasur, duke fituar gjithçka me Manchester Cityn – nga trofetë në Angli deri te Champions League. Por në moshën 31-vjeçare, ai dëshiron një sfidë të re përpara se të jetë vonë për një aventurë të madhe tjetër.

Problemi për Real Madridin qëndron pikërisht te mosha. Klubi preferon të investojë në lojtarë pesë ose gjashtë vite më të rinj. Edhe pse e vlerësojnë lart talentin dhe përvojën e tij, drejtuesit në Valdebebas nuk janë të bindur nëse Silva është një pjesë që përputhet me projektin afatgjatë të skuadrës.

Trajneri i ri, Xabi Alonso, po ndërton një ekip me vizion për të ardhmen dhe është i fokusuar te zhvillimi i brezit të ri. Në këtë kontekst, afrimi i Bernardo Silvës shihet më shumë si një zgjidhje afatshkurtër – diçka që Alonso nuk e preferon.

Tashmë vendimi i fundit i takon presidentit Florentino Perez dhe stafit të tij. Do të mbetet për t’u parë nëse Real Madrid do të bëjë një lëvizje për Bernardon, apo do të qëndrojë i palëkundur në strategjinë e rinovimit me lojtarë më të rinj. /Telegrafi/

The post Alonso dëshiron t’ia rrëmbejë Guardiolas top yllin te Man City appeared first on Telegrafi.

Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi

15 July 2025 at 11:37

AC Milan ka identifikuar Fran Garcian si zëvendësuesin ideal për Theo Hernandez, i cili është larguar nga klubi pas gjashtë sezoneve për t’u transferuar te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, mbrojtësi i majtë i Real Madridit është alternativa kryesore për të përforcuar krahun e majtë të kuqezinjve. Klubi italian e vlerëson Garcia-n për përzierjen e rinisë, përvojës dhe potencialit që ai sjell.

Garcia ka treguar paraqitje të mira me Real Madridin, përfshirë edhe në Kupën e Botës për Klube, ku ishte titullar i rregullt. Milan kërkon një profil më ofensivë, qëndrueshmëri mbrojtëse dhe aftësi fizike, cilësi që lojtari spanjoll i zotëron.

Ndërkohë, situata e Garcias te Real Madrid është bërë më e ndërlikuar. Mbërritja e pritshme e Alvaro Carreras dhe rikuperimi i Ferland Mendy mund ta shtyjnë atë në plan të dytë.

Kjo ka bërë që vetë lojtari të mendojë për një largim të mundshëm, në kërkim të më shumë minutave dhe një roli më të rëndësishëm në një ekip si Milan.

Përveç Garcia-s, në listën e Milanit gjenden edhe Sergio Reguilon, Emerson Palmieri dhe Fabiano Parisi si alternativa për pozitën e mbrojtësit të majtë. Megjithatë, profili i Garcia-s shihet si më i përshtatshmi.

Milan synon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje, për të siguruar stabilitet në prapavijë ndërsa merkatoja e verës po hyn në fazën vendimtare. /Telegrafi/

The post Gjiganti evropian po synon transferimin e Fran Garcias nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Mac Allister refuzon një ofertë të shkëlqyer të gjigantit evropian, pret Real Madridin

15 July 2025 at 09:55

Alexis Mac Allister ka marrë një vendim të prerë në këtë afat kalimtar veror: ai nuk do të nënshkruajë për Bayern Munich.

Sipas informacionit të zbuluar nga Defensa Central, mesfushori argjentinas i Liverpoolit e hodhi poshtë propozimin e klubit bavarez, i cili e kishte identifikuar atë si një përforcim prioritar për mesfushën e tyre.

Ky refuzim ngre pyetje në lidhje me të ardhmen e lojtarit, veçanërisht pasi Real Madrid vazhdon të monitorojë situatën e tij dhe nuk e ka përjashtuar një lëvizje për ta nënshkruar atë para se të mbyllet afati kalimtar veror.

26-vjeçari, vjen pas një serie të suksesshme në fitimin e titullit të Ligës Premier nga Liverpooli sezonin e kaluar. Aftësia e tij për të organizuar lojën, për të interpretuar hapësirën dhe për të siguruar ekuilibrin e bën atë një mesfushor të kompletuar që do të përshtatej në çdo ekip elitar.

Nën drejtimin e Arne Slot, argjentinasi është vendosur në sistemin e Liverpoolit, duke u bërë një lojtar i padiskutueshëm në Anfield.

Bayern Munich, ende në mes të rindërtimit pas rifitimit të titullit të Bundesligës, u përpoq të bindte kampionin e Kupës së Botës që ta nënshkruajë atë në Katar 2022, por vetë lojtari preferoi të qëndronte në Ligën Premier, ku mendon se ka ende shumë për të kontribuar.

Ky qëndrim nuk ka kaluar pa u vënë re në Valdebebas, ku menaxhmenti sportiv i Real Madridit po monitoron nga afër çdo lëvizje që ka të bëjë me Mac Allister, veçanërisht pasi klubi po shqyrton forcimin e mesfushës pas largimit të Toni Kroos.

Për momentin, lojtari argjentinas mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit, por interesi nga klubet e mëdha evropiane mund ta ringjallë tregun për të. Real Madridi, i cili ende nuk ka bërë zyrtarisht një lëvizje, mund të jetë i radhës që do të telefonojë nëse vendosin të forcojnë mesfushën e tyre me një lojtar të provuar. /Telegrafi/

The post Mac Allister refuzon një ofertë të shkëlqyer të gjigantit evropian, pret Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit

14 July 2025 at 19:49

Real Madrid përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Alvaro Carreras. 

Carreras është 22 vjeç dhe sapo përjetoi një sezon të shkëlqyer me Benfican, ndaj ‘Los Blancos’ vendosën ta transferojnë për të përmirësuar thellësinë në pozicionin e mbrojtësit të majtë. 

Njoftimi i plotë nga Real Madridi: 

Real Madrid dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Alvaro Carreras, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031. 

Alvaro Carreras është rritur në akademinë e Real Madrid, ku luajti nga 2017 deri në 2020 në kategoritë e kadetëve. 

Ai iu bashkua Benficas nga Manchester United, pasi u shpall ‘Lojtari i Sezonit’ për grupmoshat U23 të klubit anglez në 2021/2022. Me Benfican, ai fitoi Kupën e Portugalisë këtë vit. 

Comunicado Oficial: Carreras.#RealMadrid | #WelcomeCarreras

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 14, 2025

Prezantimi i Alvaro Carreras do të mbahet nesër, të martën, në orën 13:00 në Ciudad Real Madrid. 

Para prezantimit, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do ta mirëpresë Carreras për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që e lidh lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. 

Pas prezantimit, Carreras do të flasë me mediat në sallën e konferencave në Ciudad Real Madrid./Telegrafi/

The post Zyrtare: Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

By: armand
14 July 2025 at 19:53

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur. Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare. Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin […]

The post Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026

14 July 2025 at 11:30

Real Madridi ka vendosur të presë deri në verën e vitit 2026 për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, sipas raportimeve nga “El Chiringuito”.

Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shpenzojë për ta nënshkruar atë në vitin 2025, por do të presë skadimin e kontratës së tij me Liverpoolin.

Plani i ‘Los Blancos’ është që ta marrin Konaten si lojtar të lirë, pa pagesë transferimi, në momentin kur ai të jetë i lirë nga çdo angazhim kontraktual.

Mbrojtësi francez thuhet se është dakord me këtë qasje dhe është i kënaqur me idenë për t’u bashkuar me Real Madridin në verën e 2026-ës.

Sipas burimeve të El Chiringuito, të afërta me lojtarin, Konate ka marrë tashmë vendimin për t’u bashkuar me madrilenët dhe është i gatshëm të presë fundin e kontratës së tij aktuale me Liverpoolin.

Ndërkohë, Real Madridi ka nisur të përforcojë mbrojtjen që këtë verë me transferimin e talentit Dean Huijsen, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube.

Me afrimin e Konatés në horizont dhe prurje të reja në qendër të mbrojtjes, Real Madridi synon të ndërtojë një repart defensivë afatgjatë dhe të qëndrueshëm. /Telegrafi/

The post Zbulohet lojtari që Reali synon të nënshkruajë me të si agjent të lirë në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin?

13 July 2025 at 21:26

Superylli i Real Madridit, Vinicius Junior, nuk ësht më pranë arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës me gjigantët e La Ligas këtë verë. 

Ylli i Brazilit mbetet thelbësor për planet e trajnerit Xabi Alonso në kryeqytetin spanjoll, por pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, janë ngritur pikëpyetje për të dy. 

Humbja dërrmuese 4-0 në gjysmëfinale ndaj rivalëve të PSG-së ka vënë në qendër të kritikave Alonson dhe lojtarët e tij, me Vinicius që ka qenë një nga më të kritikuarit. 

Thuhet se Real Madridi ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e tij në SHBA dhe pritet që ai të ndëshkohet, gjë që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e tij në klub. 

Interesi i vazhdueshëm nga Arabia Saudite mbetet në prapaskenë, ndërsa Real Madridi po pret një përgjigje nga numri 7 i tyre. 

Klubi është duke punuar për një kontratë të re për Viniciusin dhe ishte raportuar se është arritur një marrëveshje, me idenë për ta nënshkruar atë më vonë gjatë verës, por tashmë duket se kjo nuk është më e vlefshme. 

Kontrata aktuale e brazilianit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa klubi po shtyn për ta zgjatur deri në vitin 2030, por situata është aktualisht në ngërç. 

24-vjeçari u pyet për të ardhmen e tij gjatë Kupës së Botës për Klube, dhe deklaratat e tij kanë dhënë shpresë për madrilenët.

“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Gjithmonë kam thënë se ky është klubi i jetës sime. Jam shumë i lumtur me trajnerin dhe stafin. Shpresoj të qëndroj”, tha ai për Mundo Deportivo. 

Sipas raportimeve nga Cadena COPE, negociatat janë pezulluar aktualisht, lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, dhe përfaqësuesit e tij kanë konfirmuar se nuk ka asnjë marrëveshje për rinovim në fuqi./Telegrafi/

The post Nga premtimet te pasiguria – Çfarë po ndodh me kontratën e re të premtuar të Vinicius me Real Madridin? appeared first on Telegrafi.

Pyetet nga një tifoz ‘do të shkosh te Arsenali?’, reagimi i Rodrygos i thotë të gjitha

12 July 2025 at 19:55

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se vetë futbollisti nuk është i prirur të largohet nga klubi.

Gjatë një shëtitjeje në rrugët e New Yorkut, ku po qëndron me Realin për Kupën e Botës për Klube, Rodrygo u ndalua nga disa tifozë për foto dhe autografe.

Në një moment, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “A do të shkosh te Arsenali?”.

Reagimi i Rodrygos ishte i menjëhershëm: shprehja e tij e fytyrës ndryshoi dukshëm dhe ai vendosi të mos përgjigjej fare. Thjesht u kthye dhe u largua në heshtje.

Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, me shumë që e interpretojnë si një sinjal të qartë se braziliani nuk është i interesuar për një kalim te Arsenali – ose thjesht është i lodhur nga spekulimet e vazhdueshme. /Telegrafi/

The post Pyetet nga një tifoz ‘do të shkosh te Arsenali?’, reagimi i Rodrygos i thotë të gjitha appeared first on Telegrafi.

Ylli i madh i Real Madridit mund të përfundojë në Arabi Saudite këtë verë

12 July 2025 at 11:28

E ardhmja e Antonio Rudiger te Real Madrid duket më e pasigurt se kurrë. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili mbërriti në Santiago Bernabeu me një reputacion si një lider mbrojtës, ka treguar një mungesë shqetësuese soliditeti në muajt e fundit.

Pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës për Klube ngriti shumë pyetje, me gabime të rënda që kanë ndezur kambanat e alarmit midis drejtuesve të Real Madridit, të cilët tani po e konsiderojnë seriozisht forcimin e mbrojtjes së tyre në afatin kalimtar të transferimeve.

Zyrat e klubit besojnë se linja mbrojtëse ka nevojë për ripërtëritje urgjente nëse skuadra dëshiron të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë, si në Evropë ashtu edhe në nivel vendas.

Performanca dikur e shquar e mbrojtësit gjerman i ka lënë vendin pasigurive dhe gabimeve të papërshtatshme për një lojtar me përvojën e tij. Kjo rënie i ka hapur derën largimit të tij të mundshëm në verë dhe fati i tij po fillon të marrë terren me çdo ditë që kalon.

Sipas mediumit Fichajes, Al Nassr, gjithmonë i vëmendshëm ndaj mundësive të tregut, ka treguar interes të qartë dhe të vendosur për të siguruar shërbimet e tij. Klubi saudit, i cili tashmë krenohet me lojtarë të njohur, e sheh Rudiger si një aset të provuar për të vazhduar forcimin e projektit të tij ambicioz.

Bisedimet janë ende në një fazë paraprake, por klubi nga Riadi është i gatshëm të bëjë një ofertë tërheqëse si për lojtarin ashtu edhe për Real Madridin.

Vetë lojtari po e shqyrton seriozisht një ndryshim të situatës, i vetëdijshëm se roli i tij në klubin Merengues mund të zvogëlohet nëse mbërrijnë përforcime të reja.

Arabia Saudite ofron një mjedis konkurrues të ndryshëm dhe, mbi të gjitha, stabilitet kontraktual, i cili mund të jetë vendimtar në vendimin e tij përfundimtar. Gjithçka është e hapur, por koha e tij në Bernabeu mund të jetë afër fundit. /Telegrafi/

The post Ylli i madh i Real Madridit mund të përfundojë në Arabi Saudite këtë verë appeared first on Telegrafi.

❌
❌