Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Përleshjet sektare në Siri, 30 të vdekur

By: Elva
14 July 2025 at 15:24

Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën. Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu. Dhuna u zhvillua mes fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica fetare Druze në qytetin Sueida. Ministria e Brendshme e Sirisë tha se së paku 30 persona janë vrarë, ndërsa […]

The post Përleshjet sektare në Siri, 30 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

“Po më vdes çupa ore”, policia shoqëron babanë e 17-vjeçares që qëlloi veten në Vlorë

By: Elva
14 July 2025 at 15:15

Policia ka shoqëruar babin e 17-vjeçares që qëlloi veten me armë zjarri në Vlorë, Babai i vajzës Saimir H.,  ka kundërshtuar shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte të shoqëronte vajzën e tij në Tiranë, pasi adoleshentja po transportohet drejt Traumës nga spitali i Vlorës. “Po më vdes çupa ore”, ka thënë ai, sipas raportimeve […]

The post “Po më vdes çupa ore”, policia shoqëron babanë e 17-vjeçares që qëlloi veten në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

By: Elva
14 July 2025 at 13:59

Vijojnë largimet e drejtorëve dhe administratorëve në bashkitë e vendit. 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra, pak ditë pas urdhërit të Ramës. “Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të […]

The post Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

By: Elva
14 July 2025 at 13:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje të paligjshme dhe shtetëzim të procesit zgjedhor, duke publikuar dokumente dhe të dhëna që provojnë manipulimin masiv të votave të emigrantëve, veçanërisht në Greqi. Sipas Berishës, kompania ndërkombëtare e postës DHL, nën presionin e drejtpërdrejtë të Ramës, ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat kishin disa fjongo

By: Elva
14 July 2025 at 13:23

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia Blu, paraqiti disa fatura të DHL për zarfet që janë dorëzuar në datë 10 maj. Sipas Berishës firmat në fatura janë të falsifikuara, gjë kjo që tregon qartë se procesi është i manipuluar. Berisha u shpreh se ky proces i manipuluar duhet […]

The post Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat kishin disa fjongo appeared first on BoldNews.al.

Rrezikoi pushuesit me “Jet ski”, e pëson i riu në plazhin e Tales

By: Elva
14 July 2025 at 11:48

Policia ka gjobitur me një gjobë prej 100 000 lekësh, një 24-vjeçar pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me mjet lundrues tip Jet Ski, brenda perimetrit të sigurisë në plazhin e Tales. Gjithashtu përveç gjobës të riut i është sekuestruar edhe mjeti lundrues. “Gjatë monitorimit të vijës bregdetare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të […]

The post Rrezikoi pushuesit me “Jet ski”, e pëson i riu në plazhin e Tales appeared first on BoldNews.al.

BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

By: Elva
14 July 2025 at 11:22

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash  në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje tregtare, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën se do të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe Bashkimi Evropian, nisur nga […]

The post BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Iranit u plagos në sulmet ajrore izraelite

By: Elva
14 July 2025 at 09:54

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, thuhet se u plagos lehtë gjatë njërit prej sulmeve të Izraelit ndaj Iranit muajin e kaluar. Agjencia shtetërore e lajmeve Fars e Iranit, e afërt me Gardën Revolucionare, thotë se më 16 qershor, gjashtë bomba shënjestruan pikat e hyrjes dhe të hyrjes së një objekti sekret nëntokësor në Teheran, ku Pezeshkian […]

The post Presidenti i Iranit u plagos në sulmet ajrore izraelite appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile

By: Elva
14 July 2025 at 09:31

Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese në Serbi po ndryshon kurs. Kur dhuna policore shtohet, protestuesit gjejnë rrugë të reja rezistence. “Nuk do t’ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë.” Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më 28 qershor 2025. Dorëzimi simbolik […]

The post Protestuesit ‘ultimatum’ Vuçiçit: Zgjedhje të parakohshme parlamentare ose mosbindje civile appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Theth/ Rama me dy standarde, dikur i ftonte emigrantët të investonin sot i quan të huaj

By: Elva
14 July 2025 at 09:13

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit, me qëllim diskutimin e sfidave dhe çështjeve që po hasen në terren. Ndër te tjera, Rama, foli për aksionin e prishjes së objekteve pa leje në Theth. Pasi “lau duart”, duke e theksuar dhe një herë […]

The post Tensionet në Theth/ Rama me dy standarde, dikur i ftonte emigrantët të investonin sot i quan të huaj appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

By: Elva
12 July 2025 at 17:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime rreth pasojave ligjore nëse nuk respektohet afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., ku ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA. Osmani tha se aktgjykimi […]

The post Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen reagon ashpër pas tarifave të Trump: BE-ja gati për kundërmasa

By: Elva
12 July 2025 at 17:03

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një tarife 30% mbi produktet e eksportuara nga Bashkimi Evropian drejt SHBA-së, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë globale dhe furnizimet transatlantike. Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se […]

The post Von der Leyen reagon ashpër pas tarifave të Trump: BE-ja gati për kundërmasa appeared first on BoldNews.al.

Turisti britanik nga Thethi: Më nxorën pa paralajmërim, pasaporta më mbeti nën rrënoja

By: Elva
12 July 2025 at 16:46

Një turist shqiptaro-britanik ka treguar përvojën tronditëse që përjetoi në Theth mëngjesin e së shtunës, kur fadromat e IKMT-së nisën shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Turisti, i identifikuar si Kujtim, ndodhej në një nga objektet që u shembën. Ai u shpreh se ndërhyrja ishte e papritur dhe pa asnjë paralajmërim zyrtar. Sipas tij, […]

The post Turisti britanik nga Thethi: Më nxorën pa paralajmërim, pasaporta më mbeti nën rrënoja appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë

By: Elva
12 July 2025 at 15:56

Policia e Korçës ka arrestuar një 30-vjeçare, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe në pranga ka përfunduar shtetasja E. S., e cila u kap në flagrancë nga policia pas denoncimit të bërë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, […]

The post Dhunoi nënën e saj, arrestohet 30-vjeçarja në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin

By: Elva
12 July 2025 at 15:42

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale lidhur me përplasjet mes banorëve të Thethit dhe forcave të Policisë gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Maliqi e konsideron situatën si të rëndë dhe paralajmëron pasoja politike për qeverinë. “Kush luan me popullin, luan me zjarrin. […]

The post Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin appeared first on BoldNews.al.

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

By: Elva
12 July 2025 at 15:19

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës. Deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së. Në terren […]

The post “Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë appeared first on BoldNews.al.

58-vjeçari humbi jetën nga rrëshkitja e dheut, arrestohen dy persona

By: Elva
12 July 2025 at 13:38

Një ngjarje tragjike ndodhi më 11 korrik në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar humbi jetën si pasojë e rrëshkitjes së dheut gjatë punimeve për hapjen e një pusi. Shtetasi H.D., 58 vjeç, ndodhej pranë një fadrome që po kryente punime në pronën e shtetasit S.D., kur një masiv dheu u shkëput papritur dhe […]

The post 58-vjeçari humbi jetën nga rrëshkitja e dheut, arrestohen dy persona appeared first on BoldNews.al.

Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës

By: Elva
12 July 2025 at 13:21

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se gjatë natës Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore deri tani, duke lëshuar gjithsej 623 mjete ajrore, përfshirë 597 dronë dhe 26 raketa kruiz, në zonën e Kievit. Nga këto sulme, sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore arriti të neutralizojë 344 prej tyre, përfshirë 319 dronë dhe 25 […]

The post Rusia intensifikon sulmet me 600 dronë dhe 26 raketa ndaj Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

By: Elva
12 July 2025 at 12:58

Një 64-vjeçar është arrestuar në Vlorë pas një konflikti ku ka goditur me mjet prerës një burrë 56-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 11 korrik rreth orës 23:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “Rrapi”. Policia njofton se shtetasi Besnik Gjondeda, banues në këtë lagje, u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me […]

The post Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

By: Elva
12 July 2025 at 12:37

Një 32-vjeçar është arrestuar në Belsh pasi kishte kthyer një lokal me qira në ambient për lojëra fati të paligjshme. Ai u kap në flagrancë duke organizuar lojën e njohur “Poker”, së bashku me 13 persona të tjerë që po luanin në lokal. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit në lokalin në fshatin […]

The post Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh appeared first on BoldNews.al.

❌
❌