Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rubio takohet me homologun e tij kinez teksa tensionet tregtare thellohen

By: Rovena
11 July 2025 at 14:58

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar të premten me homologun e tij kinez, Wang Yi, në Kuala Lumpur të Malajzisë, teksa dy fuqitë kryesore ekonomike po konkurrojnë për të shtyrë përpara agjendat e tyre në Azi, në kohën e tensioneve gjithnjë e në rritje për shkak të politikës tarifore të presidentit amerikan, Donald Trump.

Diplomati më i lartë i Washingtonit është në Malajzi në udhëtimin e tij të parë në kontinentin e Azisë që kur e nisi detyrën, duke marrë pjesë në Samitin e Azisë Lindore dhe Forumit Rajonal të ASEAN-it, së bashku me homologët nga Japonia, Kina, Koreja e Jugut, Rusia, Australia, India, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Azisë Juglindore.

Takimi i tij me Wang është zhvilluar paralelisht me rritjen e tensioneve globale si pasojë e vendimeve të Trumpit, përderisa autoritetet kineze i kanë paralajmëruar këtë javë Shtetet e Bashkuara që të mos i rivendosin tarifat e larta ndaj mallrave me origjinë nga Kina, ka raportuar Reuters.

Pekini zyrtar gjithashtu ka kërcënuar se do të hakmerret karshi vendeve që nënshkruajnë marrëveshje me SHBA-në, të cilat kanë për qëllim përjashtimin e Kinës nga zinxhirët e furnizimit.

Vizita e Rubios është pjesë e përpjekjeve për të rivendosur fokusin e SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorit dhe për të shkuar përtej konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Evropë, që kanë preokupuar shumicën e agjendës së jashtme të administratës Trump.

Mirëpo, kjo është vënë nën hije nga njoftimi i kësaj jave për tarifat e reja amerikane kundrejt shumë vendeve aziatike dhe aleatëve të SHBA-së, që përfshijnë tarifa prej 25% mbi Japoninë, Korenë e Jugut dhe Malajzinë, 32% për Indonezinë, 36% për Tajlandën dhe Kamboxhian, dhe 40% për Myanmarin dhe Laosin.

Analistët kanë theksuar se qëllimi i vizitës së Rubios është që të riafirmohet pikëpamja se Shtetet e Bashkuara mbeten partner më i besueshëm se Kina.

Në Departamentin Amerikan të Shtetit kanë njoftuar se Rubio është takuar të premten edhe me homologët e Tajlandës, Kamboxhias dhe Indonezisë.

Një ditë më parë, ai u kishte thënë ministrave të jashtëm të Azisë Juglindore se rajoni i Indo-Paqësorit ngelet pikë kyçe e politikës së jashtme të SHBA-së.

Vatër zjarri në Pogradec/ Terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen, flakët të favorizuara nga era

By: Rovena
11 July 2025 at 14:36

Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.

Duke qenë se tereni është malor ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët, të cilat po mbështeten edhe nga era.

Rreth 20 persona janë vënë në dispozicion për fikjen e zjarrit mbi fshatin Hudënisht aty ku prej rreth 1 ore flakët kanë përfshirë masivin pyjor të përbërë me shkurre dhe pisha. Ndërkohë që flakët janë duke u neutralizuar duhet theksuar që ndërhyrja po kryhet vetëm me trupa nga toka për shkak se terreni është i pamundur të aksesohet me mjete.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore, zjarrfiksja e Pogradecit ka qenë e parë që ka mbërritur në vatrën e ndezur dhe si fillim ka bllokuar përhapjen e flakëve në dy krahë.

/abcnews.al

U nxorën nga deti në Vlorë në gjendje të rëndë/ Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza në intubim

By: Rovena
11 July 2025 at 13:50

Ka ndërruar jetë gruaja ukrainase. Do dërgohet drejt morgut të Tiranës për faktin se është shtetase e huaj. Vajza ndodhet ende ne intubim.

Dy turistet ukrainase rrezikuar mbytjen mesditën e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës, në afërsi të zonës së “Ujit të Ftohtë”. Ato u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë./abcnews.al

“Rama zbuloi komplotin e krimit me pushtetin dhe drejtësinë” Çupi: Po e çon Shqipërinë në një stad të ri

By: Rovena
11 July 2025 at 13:42

Analisti Frrok Çupi, në emisionin ‘News Line’ në ABC News, akuzoi përfshirjen e krimit në pushtet dhe drejtësi, duke theksuar bashkëpunimin mes tyre dhe pjesës së korruptuar të Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh se krimi ka përdorur njerëz në nevojë për të fuqizuar veten dhe se ka tentuar të marrë kontrollin e institucioneve shtetërore.

Çupi vlerësoi përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të rikthyer kontrollin mbi territorin dhe për të luftuar fenomenet negative, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë e mazhorancës socialiste për stabilitetin e vendit.

“Kryeministri kapi një komplot të vërtetë të krimit me pushtetin dhe drejtësinë, e cila bashkëpunon me krimin. E dyta një pjesë e policisë së Shtetit e cila është kapur në bashkëpunim me krimin. E treta krimi kundër territorit, ka përdorur njerëzit nevojtarë, i kanë inkriminuar. Një pjesë e mirë e Policisë së Shtetit nuk kishte kryer detyrën. Krerët e ligjit përdorin njerëz të dobët, fshatarët për fuqizimin e pushtetit. Rama e kapi që krimi po tentonte që të merret pushtet.

Kritikat për Dredhën janë të dyshimta, pasi është e turpshme që një kryetar bashkie të mos bëjë një shëtitje në qytet dhe të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Edi Rama po tenton dhe realisht po tenton që ta çojë pushtetin atje ku e ka marrë, ndodhet tek votat që u morën në zgjedhje. Rama ka përgjegjësinë e mazhorancës socialiste, gjithë kohën qytetarët i kanë besuar kësaj force. Gjëja tjetër është detyrimi kushtetues i mazhorancës për kontrollin e territorit. Që prej vitit 1992 ne kemi vuajtur shpërbërjen e territorit. Jo se na i kanë marrë pushtuesit, por skifterët e trafikut dhe të korrupsionit. Pa territor nuk ka republikë dhe drejtësi.

Forcat regresive duhet që të kapen dikur që të ndalojnë zhvillimin. Ligji konsiderohet ligj kur është në favor të vendit. Prokurorja e Shkodrës e përfshirë në krim. Në këtë vepër shkatërruese është bashkuar kryetari i PD, i cili është kudo ku ka shkelje të ligjit. Rama kërkon që të çojë përpara zhvillimin e vendit me anë të respektimit të ligjit, po e çon në një stad të ri. Sa herë ka zgjedhje, kapaciteti i shtetit vjen afër zeros, ku qytetari vuan për shkak të votës së tij, këtë gjë nuk e lejoi Rama, që të ketë një gjumë pas fitores”, tha Çupi./abcnews.al

Srebrenica, 30-vjet nga gjenocidi/ Begaj: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore

By: Rovena
11 July 2025 at 13:12

Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë masakrën tragjike që ndodhi 30 vite më parë, ku mbi 8,000 djem dhe burra boshnjakë u vranë nga ushtria serbe, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ai theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje dhe theksoi përgjegjësinë e përditshme të secilit për të ruajtur paqen.

“30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.  Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicës, jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur viktima të këtij gjenocidi.

30 vjet më pas, Srebrenica na kujton për rëndësinë që ka veprimi i përditshëm i çdonjërit prej nesh në shërbim të paqes”, ka shkruar Presidenti Begaj./abcnews.al

Dështon përpjekja e 45-të për “zhbllokimin” e Kuvendit të Kosovës

By: Rovena
11 July 2025 at 11:53

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.

Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – për shkelje të Kushtetutës.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Ata janë parë duke mbajtur në duart pankarta me mbishkrimet: “Demokracia nuk është veç procedurë”, “Cirku i Republikës së Kosovës”, “120 rroga, 0 përgjegjësi”, e tjera.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar. Ajo e ka përmendur edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

EMRI/ Siguronte dhe shiste kokainë të ndarë në doza, pranga 29-vjeçarit në Kamëz

By: Rovena
11 July 2025 at 11:21

Një 29-vjeçar në Kamës është arrestuar nga policia, pasi siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet.

29-vjeçari, Gerdi Dokolli u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative të duhet të shkarkohen… deri të hënën

By: Rovena
11 July 2025 at 10:52

Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive nga i gjithë vendi, Kryeministri Edi Rama ka adresuar me tone të forta kritike performancën e pushtetit vendor, duke theksuar se nuk ka më vend për justifikime në mandatin aktual.

Ai solli në vëmendje shembullin e Bashkisë së Cërrikut, e cila përpunon mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkte të shitshme, duke e cilësuar si një model inovativ që duhet të ndiqet nga të gjitha bashkitë.

Rama kritikoi qasjen pasive të disa njësive vendore që presin fonde nga qeveria, ndërkohë që, sipas tij, kanë mundësi të zhvillojnë projekte vetëgjeneruese për komunitetin.

Në mënyrë të prerë, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative të emëruar nga Partia Socialiste, për t’iu hapur rrugë individëve të rinj që mund të japin rezultate më të mira. “Shqipëria e vitit 2030 nuk ndërtohet duke përsëritur të njëjtat gabime,” theksoi Rama.

“Këto mandate nuk kanë asnjë justifikim, sepse epo të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar. Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero, ku ta di unë se përse Bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkt në shitje, dhe pse nuk e kanë të gjitha bashkitë këtë.

Është një inovacion, që e ka Bashkia e Cërrikut. Pse duhet të rrimë të presim, dhe pastaj kërkojnë vetëm fonde nga qeveria, ndërkohë që kanë mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit. Sa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata. Ne duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën. Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime.Shpresoj ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive të jenë të shkarkuar”, tha Rama./abcnews.al

 

Mandati për makinat elektrike vë në provë marrëdhëniet tregtare Kanada–SHBA dhe favorizon Tesla-n

By: Rovena
11 July 2025 at 09:20

 

Mandati i Kanadasë për automjetet elektrike (EV), i miratuar gjatë qeverisë së Justin Trudeau, po përballet me presion të madh nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe nga industria e automobilëve në Kanada. Ky mandat kërkon që 20% e të gjitha automjeteve të reja të shitura në Kanada deri në vitin 2026 të jenë me emetime zero, përndryshe prodhuesit e automjeteve duhet të blejnë kredi rregullatore nga kompani që e kanë tejkaluar këtë objektiv – kryesisht Tesla, e cila shet vetëm makina elektrike.

Ky sistem i kredive ka sjellë përfitime të mëdha financiare për Tesla dhe Elon Musk, duke u bërë një pikë e nxehtë debati mes industrisë dhe politikës. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, Tesla ka përfituar mbi 400 milionë dollarë nga shitja e kredive, shumica prej tyre falë politikave të ngjashme në Amerikën e Veriut.

Industria automobilistike kanadeze, përfshirë GM Canada, Ford Canada dhe Stellantis, paralajmëron se kjo politikë po rrit në mënyrë të panevojshme kostot dhe po e vështirëson konkurrencën. Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve në Kanada shpreh shqetësimin se nuk ka rrugë reale për të arritur objektivin 20% në kushtet e tanishme të tregut, ku shitjet e EV-ve janë nën 10% dhe rënia e kërkesës vazhdon.

Ndërkohë, kryeministri Mark Carney po përpiqet të arrijë një marrëveshje të re ekonomike dhe të sigurisë me SHBA-në, që synon heqjen e tarifave 25% ndaj makinave dhe metaleve kanadeze. Megjithatë, administrata Trump kërkon përputhje të politikave, duke argumentuar se Kanadaja po ndjek një drejtim tjetër nga SHBA, e cila ka hequr shumicën e mandateve të epokës Biden për EV-të.

Zyrtarë të përfshirë në negociata thonë se problemi nuk është tregtia, por mospërputhja e politikave, dhe se Carney po përballet me presion të dyfishtë – nga partnerët tregtarë dhe nga industria vendase. Automjetet me djegie të brendshme parashikohet të ndalohen plotësisht nga viti 2035 në Kanada, por industria kërkon fleksibilitet më të madh dhe thotë se politika aktuale nuk pasqyron realitetin e tregut.

Në të njëjtën kohë, qeveria Carney është kritikuar se po mban një politikë klimatike jorealiste, e trashëguar nga administrata e mëparshme, në një kohë kur konsumatorët, infrastruktura dhe tregu nuk janë ende gati për një tranzicion kaq të shpejtë.

Megjithëse reduktimi i emetimeve të gazrave serrë nga sektori i transportit po ecën, sipas Institutit Kanadez për Klimën, kjo nuk mjafton për të arritur objektivat klimatike kombëtare. Prodhuesit e makinave theksojnë se nuk janë kundër kalimit drejt energjisë së pastër, por kërkojnë që politikat të reflektojnë më mirë kërkesën reale të tregut dhe të mos i detyrojnë të paguajnë konkurrentët për të qëndruar në lojë.

Në këtë kontekst, e ardhmja e mandatit për EV-të është bërë një çështje kyçe jo vetëm për industrinë e automobilëve dhe klimën, por edhe për marrëdhëniet tregtare Kanada–SHBA./abcnews.al

 

Shqetësimi se Ukraina do të ndahet hedh “hije frike” mbi bisedimet për rindërtim

By: Rovena
11 July 2025 at 08:40

Sulmet në rritje me dronë nga Rusia dhe shqetësimet për një ndarje të mundshme të Ukrainës në kuadër të një plani të ardhshëm paqeje kanë hedhur hije mbi një takim të rëndësishëm të liderëve europianë në Romë, që synon të planifikojë rindërtimin afatgjatë të vendit.

Konferenca, e katërta me këtë format, po mbahet me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, kancelarit gjerman Friedrich Merz, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit polak Donald Tusk. Ajo zhvillohet në një kohë kur ekonomia e Ukrainës ndodhet nën presion të paprecedentë, teksa presidenti rus Vladimir Putin ka zgjeruar objektivat e sulmeve duke përdorur numër rekord dronësh me rreze të gjatë veprimi.

Në skenën ndërkombëtare mbizotëron pasiguri e thellë për një plan paqeje të udhëhequr nga SHBA, që sipas raportimeve, mund të përfshijë kompromise territoriale. Një studim i muajit të kaluar sugjeron se, nëse Ukraina detyrohet të heqë dorë nga kontrolli i katër rajoneve (Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson), Rusia do të duhej të përballonte afro 200 miliardë dollarë në kosto rindërtimi – një shifër që nxjerr në pah pabarazitë e mundshme në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit pas paqes.

Megjithëse konferenca fokusohet në nxitjen e investimeve afatgjata nga sektori privat, rëndësia e saj po zbehet nga nevoja urgjente për të mbrojtur popullsinë dhe ekonominë ukrainase nga pasojat shkatërruese të sulmeve ajrore.

“Nuk mund të mos them se edhe Rusia, për fat të keq, është përgatitur për këtë takim. Vetëm disa orë më parë, u realizua një sulm i rëndë ndaj kryeqytetit tonë, Kievit,” deklaroi Zelenskyy gjatë fjalës së tij në Romë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz dënoi ashpër sulmet: “Këto janë kryesisht sulme mbi objektiva civile. Kjo është terror kundër popullsisë civile. Nuk ka të bëjë me ndonjë luftë kundër objektivave ushtarake.” Ai shtoi: “Detyra jonë politike është të shtojmë presionin ndaj Rusisë për ta detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve.” Merz gjithashtu i bëri thirrje Sllovakisë të heqë veton ndaj paketës së 18-të të sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Sipas Institutit Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI), duke u mbështetur në të dhënat e Bankës Botërore, kostoja e rindërtimit për katër rajonet e pushtuara kryesisht nga Rusia (Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson) kap vlerën e 188 miliardë dollarëve. Edhe pse këto rajone mund të mbeten nën kontrollin rus në një marrëveshje të mundshme paqeje, Kievi nuk ka dhënë ende pëlqimin për një skenar të tillë.

Në total, Banka Botërore parashikon që plani 10-vjeçar për rindërtimin e Ukrainës (2025–2035) do të kërkojë të paktën 524 miliardë dollarë investime.

Deri më tani, 66% e dëmeve të drejtpërdrejta (rreth 116 miliardë dollarë) dhe 47% e kostove të përgjithshme të rikuperimit dhe rindërtimit (248 miliardë dollarë) janë të përqendruara në rajonet e sipërpërmendura dhe në Kharkiv.

“Nëse Ukraina pranon të heqë dorë nga katër rajonet e diskutueshme për të përfunduar luftën, është e besueshme që Rusia do të duhet të përballojë një pjesë të madhe të kostove të rindërtimit,” thuhet në analizën e ISPI.

Vështirësitë për planifikimin e periudhës pas luftës janë theksuar edhe nga fakti që, që nga konferenca e mëparshme e Berlinit (2024), dëmet në infrastrukturën energjetike janë rritur me 93% në vetëm një vit.

Sektorët më të prekur përfshijnë: Banesat: 57 miliardë dollarë dëme, Transporti: rreth 36 miliardë dollarë, Energjia dhe minierat: rreth 20 miliardë dollarë

Zgjerimi i luftës përmes përdorimit të dronëve dhe hapja e fronteve të reja në rajonet e Dnipro dhe Sumy po ndikojnë ndjeshëm edhe në rënien ekonomike të vendit. Inflacioni ka arritur në 15%, ndërsa rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm. Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të këtij viti nga 6.5% në vetëm 2%.

Analistët janë të zhgënjyer nga mungesa e rezultateve konkrete nëpër konferencat e njëpasnjëshme për rindërtimin. Ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, Kurt Volker, në një analizë për Qendrën për Analizën e Politikave Europiane (CEPA), kritikoi mungesën e veprimeve të prekshme:

“Konferencat e mëparshme kanë mbledhur mijëra ekspertë dhe kanë prodhuar ide madhore, por pa asnjë rezultat konkret. Ndihma humanitare dhe mbështetja buxhetore janë siguruar kryesisht nga BE, SHBA, Japonia, Britania dhe Banka Botërore. Por një strategji reale për ringjalljen ekonomike të Ukrainës ka munguar krejtësisht.”

Volker ka propozuar krijimin e një organi të përhershëm që do të udhëheqë investimet nga sektori privat.

Sulmi ajror izraelit vret 10 fëmijë pranë një qendre mjekësore në Gazë

By: Rovena
11 July 2025 at 08:09

Një sulm ajror izraelit ka goditur palestinezë pranë një qendre mjekësore në Rripin e Gazës të enjten, duke i vrarë 10 fëmijë dhe gjashtë të rritur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.

Pamjet e verifikuara nga sulmi në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, shfaqin trupat e grave dhe fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku.

Një video tjetër shfaq disa fëmijë të palëvizshëm të shtrirë mbi një karrocë gomari.

“Ajo nuk bëri asgjë, ishte e pafajshme, betohem. Ëndrra e saj ishte që lufta të përfundonte dhe që ata të njoftonin sot, në mënyrë që ajo të kthehej në shkollë”, tha Samah al-Nouri, duke qëndruar pranë trupit të vajzës së saj që u vra në sulm.

“Ajo thjesht po merrte trajtim në një qendër mjekësore. Pse i vranë?” tha ajo.

Ushtria izraelite tha se e goditi një militant që kishte marrë pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, i cili e shkaktoi fillimin e luftës në Gazë.

Hamasi është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera.

Ushtria izraelite shtoi se është në dijeni të raportimeve për kalimtarë të plagosur dhe theksoi se po e heton këtë incident.

Sulmi me raketë në Deir al-Balah ndodhi ndërsa negociatorët izraelitë dhe të Hamasit po zhvillonin bisedime me ndërmjetësit në Katar për një marrëveshje të propozuar për armëpushim 60-ditor dhe për lirimin e pengjeve.

Një zyrtar i lartë izraelit tha të mërkurën se nuk pritej arritja e ndonjë marrëveshjeje për të paktën një ose dy javë, megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se është shpresëplotë për një marrëveshje.

“Mendoj se jemi më pranë, ndoshta më afër se sa kemi qenë prej kohësh”, tha Rubio për gazetarët në samitin e ASEAN-it në Malajzi.

Në disa runde bisedimesh indirekte mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas nuk është arritur ndonjë përparim që nga rifillimi i fushatës ushtarake izraelite në mars, pas një armëpushimi të mëparshëm.

Sulmet e përsëritura nga forcat izraelite javët e fundit kanë vrarë qindra banorë të Gazës, shumë prej tyre civilë, dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë javë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Gazë.

Zyrtari izraelit që ishte në Uashington me Netanyahun tha se, nëse të dyja palët pajtohen për planin e armëpushimit, Izraeli do ta përdorte atë periudhë për të ofruar një marrëveshje për paqe të përhershme që do të kërkonte çarmatosjen e Hamasit.

Nëse Hamasi refuzon, “ne do të vazhdojmë” me operacionet ushtarake në Gazë, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Një zyrtar palestinez tha se bisedimet në Katar janë në krizë dhe se çështjet e diskutueshme, përfshirë nëse Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës pas një armëpushimi, nuk janë zgjidhur ende.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme.

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 57.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL

Britania e Franca arrijnë marrëveshje për migrantët e jashtëligjshëm

By: Rovena
11 July 2025 at 07:53

Britania e Madhe dhe Franca kanë rënë dakord të enjten për një plan pilot që do të kthejë disa migrantë që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla përsëri në Francë, teksa qeveria britanike përpiqet të adresojë kritikat se e ka humbur kontrollin mbi kufijtë e vendit, ka shkruar AP.

Macron, e shpallën marrëveshjen të enjten në Londër. Pavarësisht se programi fillestar përfshin numër të kufizuar personash, zyrtarët britanikë e cilësojnë si përparim të madh, pasi që për pasojë krijon precedentin që migrantët të cilët arrijnë jashtëligjshëm në Britani të mund të kthehen në Francë.

“Nuk ka një zgjidhje të vetme magjike, por me përpjekje të përbashkëta, taktika të reja dhe nivel të ri vendosmërie, mund ta kthejmë më në fund situatën në favorin tonë”, ka thënë Starmer para gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. “Për herë të parë, migrantët që mbërrijnë me varka të vogla do të ndalohen dhe do të kthehen në Francë brenda një kohe të shkurtër”.

Sipas marrëveshjes, autoritetet britanike do të kthejnë disa nga ata që e kalojnë Kanalin me varka të vogla përsëri në Francë, përderisa do të pranojnë një numër të barabartë migrantësh që konsiderohet se kanë kërkesa legjitime për azil në Britaninë e Madhe.

Kalimet me varka të vogla janë shndërruar në çështje të nxehtë politike në Britani, të nxitura nga pamjet e trafikantëve që ngarkojnë migrantë në varka të mbipopulluara dhe që rrjedhin ujë në brigjet franceze.

Deri më tani, mbi 21,000 persona kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla, rritje kjo prej 56 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

Ndërkaq, dhjetëra prej tyre kanë humbur jetën.

Masa e shpallur të enjten është pjesë e përpjekjeve më të gjera për t’i kontribuar bashkëpunimit më të ngushtë mes të dyja vendeve, si dhe me shtetet e tjera përgjatë rrugëve të migrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Gjykata Penale Ndërkombëtare: Ka prova të besueshme për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Darfur

By: Rovena
11 July 2025 at 07:38

OKB, 10 korrik 2025 Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) deklaroi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka “prova të arsyeshme” për të besuar se po kryhen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në rajonin perëndimor të Sudanit, Darfur.

Një nga zbulimet më tronditëse nga hetimi i GJPN-së ishte përdorimi i dhunës seksuale të qëllimshme ndaj grave dhe vajzave të përkatësive të caktuara etnike, që sipas gjykatës përbën një model të përsëritur dhe sistematik të dhunimit të të drejtave themelore të njeriut.

Lufta civile në Sudan rifilloi në prill 2023, mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake të njohura si Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), duke shkaktuar, sipas Kombeve të Bashkuara, pasoja shkatërruese për popullsinë civile.

Zëvendësprokurorja e GJPN-së, Nazhat Shameem Khan, tha se është “e vështirë të gjenden fjalë të përshtatshme për të përshkruar shkallën e vuajtjes në rajon”. Ajo theksoi se hetimi është duke u përqendruar në mbledhjen e provave të qëndrueshme për ndjekje penale, pas një modeli të dukshëm të krimeve që po përsëriten.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha GJPN-së mandatin për të hetuar krimet në Darfur që prej vitit 2005, duke hapur disa çështje për krime lufte dhe gjenocid që nga korriku i vitit 2002. Hetimi më i fundit filloi në vitin 2023, pasi luftimet shpërthyen sërish dhe shumë viktima u detyruan të largohen drejt Çadit fqinj.

Në janar 2025, SHBA konkludoi se RSF dhe milicitë aleate të saj kishin kryer një akt gjenocidi. RSF i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar luftimet si një “konflikt fisnor”.

Ndërkohë, situata humanitare në Darfur vazhdon të përkeqësohet. Sulmet ndaj spitaleve dhe autokolonave humanitare janë shtuar, ndërsa raportet e OKB-së konfirmojnë se ushqimi dhe uji po bllokohen qëllimisht.

Në qytetin El-Fasher, kryeqendra e rajonit të Darfurit Verior, civilët janë tërësisht të shkëputur nga ndihma humanitare për shkak të rrethimit nga forcat e RSF-së. Po ashtu, shpërthimi i kolerës në zonat e konfliktit po rrezikon furnizimin tashmë të munguar me ujë të pijshëm.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se mbi 40,000 fëmijë janë trajtuar për kequshqyerje akute të rëndë vetëm nga janari deri në maj 2025 – më shumë se dyfishi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Fëmijët në Darfur po uriten nga lufta dhe po pengohen të marrin ndihmën që mund t’u shpëtojë jetën,” deklaroi Sheldon Yett nga UNICEF.

Në dy vitet e fundit, mbi 150,000 persona kanë humbur jetën, dhe rreth 12 milionë janë zhvendosur, por sipas zonjës Khan, rreziku mbetet i madh:

“Nuk duhet të ushqejmë iluzione situata mund të përkeqësohet edhe më tej,” paralajmëroi ajo.

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj Kanadasë, 35% nga 1 gushti

By: Rovena
11 July 2025 at 07:24

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 35% mbi mallrat kanadeze duke nisur nga 1 gushti, ndërsa të dy vendet janë në prag të një afati të vetëcaktuar për të arritur një marrëveshje të re tregtare.

Ky paralajmërim u publikua përmes një letre në platformën e tij Truth Social, ku përfshihen gjithashtu kërcënime për tarifa të gjera prej 15% deri në 20% ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA-së.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, reagoi përmes një postimi në rrjetin X, duke theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe bizneset kanadeze, ndërsa synojnë një marrëveshje të re përpara afatit të gushtit.

Aktualisht, Kanadaja është e goditur nga një tarifë ekzistuese 25% për disa produkte, përfshirë ato të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilave tarifa të vendosura nga administrata Trump më herët.

Letra ndaj Kanadasë është vetëm një nga mbi 20 të tilla që Trump ka dërguar këtë javë ndaj partnerëve të tjerë tregtarë si Japonia, Koreja e Jugut dhe Sri Lanka. Në të gjitha këto letra, ai paralajmëron se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Sipas burimeve amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë të përgjithshme 25% ndaj të gjitha importeve kanadeze, por aktualisht ekziston një përjashtim për produktet që respektojnë marrëveshjen CUSMA (Marrëveshja Kanada-SHBA-Meksikë). Nuk dihet ende nëse kërcënimi më i fundit për tarifa do të prekë mallrat e mbuluara nga kjo marrëveshje.

Trump ka vendosur gjithashtu tarifa të reja globale: 50% për importet e aluminit dhe çelikut, dhe 25% për të gjitha automjetet që nuk prodhohen në SHBA. Ai ka paralajmëruar gjithashtu një tarifë 50% për importet e bakrit, e cila do të hyjë në fuqi muajin tjetër.

Kanadaja, që shet rreth 75% të mallrave të saj në SHBA dhe është një qendër e rëndësishme për prodhimin e makinave dhe metaleve, pritet të goditet rëndë nga këto masa.

Në letrën e tij, Trump shkruan se tarifat 35% janë të ndara nga masat sektoriale, dhe se ato nuk do të aplikohen nëse kompanitë kanadeze vendosin të prodhojnë brenda SHBA-së.

Ai lidhi tarifat edhe me atë që e quajti “dështimi i Kanadasë për të ndalur fluksin e fentanilit drejt SHBA-së”, si dhe me tarifat ekzistuese që Kanadaja ka vendosur ndaj fermerëve amerikanë të qumështit dhe deficitit tregtar mes dy vendeve.

“Nëse Kanada bashkëpunon me mua për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, ndoshta do të marrim parasysh një rishikim të kësaj letre. Këto tarifa mund të modifikohen, lart ose poshtë, në varësi të marrëdhënieve me vendin tuaj,” shkruan Trump.

Presidenti amerikan ka akuzuar më parë Kanadanë dhe Meksikën për lejimin e kalimit të njerëzve dhe fentanilit drejt SHBA-së. Por sipas të dhënave të Doganës dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së, vetëm 0.2% e konfiskimeve të fentanilit ndodhin në kufirin me Kanadanë – pjesa dërrmuese ndodh në kufirin me Meksikën.

Më herët këtë vit, Kanadaja njoftoi shtim të fondeve për sigurinë kufitare dhe emëroi një zyrtar të posaçëm për çështjen e fentanilit, në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Trump.

Kanadaja dhe SHBA-ja janë përfshirë prej muajsh në bisedime intensive për një marrëveshje të re tregtare dhe të sigurisë. Gjatë Samitit të G7-ës në qershor, Carney dhe Trump u zotuan të arrinin një marrëveshje brenda 30 ditëve, me një afat përfundimtar më 21 korrik.

Trump ka paralajmëruar se në rast të kundërmasave nga Kanadaja, do të rrisë më tej tarifat. Kanadaja ka vendosur tashmë tarifa të kundërta ndaj SHBA-së dhe ka deklaruar se do të ndërmarrë të tjera nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit.

Në fund të qershorit, Carney hoqi një taksë ndaj gjigantëve teknologjikë amerikanë, pas presionit të Trump, i cili e cilësoi si “sulm të hapur” ndaj SHBA-së dhe kërcënoi të tërhiqej nga bisedimet. Kryeministri kanadez u shpreh se heqja e taksës ishte “pjesë e një negociate më të gjerë” për tregtinë mes dy vendeve.

Zyra e Kryeministrit Carney i tha BBC-së se nuk kishte një koment të menjëhershëm për letrën e Trump.

Parashikimi i motit 11 korrik/ Diell dhe temperatura ideale për plazh

By: Rovena
11 July 2025 at 07:08

Shqipëria do të shijojë një ditë tipike vere këtë të premte, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Parashikimet nga MeteoAlb tregojnë për një ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, të përshtatshme për aktivitete në natyrë apo relaksim në bregdet.

Dita do të nisë me qiell të pastër në të gjitha rajonet. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të këndshme, duke u luhatur nga 14°C në zonat malore deri në 21°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Me afrimin e mesditës, vlerat termike do të rriten ndjeshëm, duke arritur deri në 32°C në qytete si Tirana dhe Elbasani, si edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat kodrinore dhe malore parashikohen vranësira të lehta kalimtare, por moti mbetet kryesisht i kthjellët.

Mbrëmja do të sjellë një freski të lehtë, me temperatura që zbresin gradualisht në 22–24°C, duke krijuar kushte të përshtatshme për shëtitje apo qëndrime në ambiente të hapura.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim nga veriperëndimi, ndërsa lagështia në ajër do të jetë e ulët, çka do të shtojë ndjesinë e nxehtësisë gjatë ditës./abcnews.al

Horoskopi 11 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

By: Rovena
11 July 2025 at 07:00

Dashi-Mund të përjetoni momente emocionesh dhe fantazie që forcojnë lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni një tërheqje të fortë ndaj dikujt që ju duket misterioz dhe intrigues. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme.

Demi-Fjalët e dikujt mund të jenë disi të ashpra sot dhe reagimi juaj i parë do të jetë largimi. Kuptoni që ky person po përpiqet t’ju ndihmojë dhe jo t’ju inatosë. Punoni së bashku në vend që të mendoni se është armiku juaj.

Binjakët-Në punë pritet që të keni disa probleme, një pjesë të të cilave do t’i shkaktoni ju. Do të jeni përpara disa zgjedhjeve, por duhet të jeni shumë të bindur përpara se të merrni vendimet e duhura.

Gaforrja-Keni një reputacion të rëndë pasi nuk përfshiheni emocionalisht në një marrëdhënie. E njëjta gjë nuk mund të thuhet sa i përket pasionit. Keni mundësinë që të krijoni një lidhje të fortë dhe të stabilizoni një marrëdhënie për disa kohë.

Luani-Marrëdhëniet me fëmijët do të jenë shumë të mira. Sot do të jetë një ditë ideale për të bërë gjimnastikë ose not. Kujdesuni më shumë për partnerin tuaj.

Virgjëresha-Ruani qetësinë, mos u rrëmbeni. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi. Sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Financat mbeten konstante.

Peshorja-Jeni me kokën mbi re. Nëse jeni në shoqërinë e një personi që doni, do mendoni për punën dhe nëse jeni në punë do mendoni për çështjet e zemrës. Kjo e diel nuk do shkojë shumë mirë, për shkak se do të zbuloheni. Ndoshta është momenti që të pranoni vështirësitë tuaja, në vend që të shtireni në një raport. Në vijim do të kuptoni më mirë se si të silleni.

Akrepi-Kjo është një ditë e favorshme për të ndryshuar, punë, vendbanim apo mjedise të tjerë ku ju rrini më shumë. Këto lëvizje do të ndryshojnë edhe qëndrimin tuja ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Rritja e etjes për përvoja të reja, do të ndikojë në jetën tuaj personale.

Shigjetari-Mund të përjetoni momente relaksi dhe harmonie që përmirësojnë marrëdhënien tuaj. Nëse jeni beqarë, mund të keni simpati për një person që ju duket i besueshëm dhe i sinqertë. Ju jeni në gjendje t’i shprehni idetë tuaja me qartësi dhe besim. Mund të keni të ardhura të mira ose kursime të konsiderueshme.

Bricjapi-Përqendrojeni komunikimin tuaj në vend që ta lini të shpërndahet. Bëjini një nder vetes dhe hyni drejt e në temë në vend që t’i bini rrotull duke folur për gjëra që nuk kanë lidhje me çështjen. Sa i përket marrëdhënies, nëse keni frikë se po zbehet, ngrohtësia dhe ndjeshmëria që do të gjeni sot do t’jua ndryshojë mendjen.

Ujori-Një problem shëndetësor ka për t’iu shqetësuar përgjatë gjithë ditës. Në punë gjithashtu do të keni disa probleme, që mund të marrin zgjidhje nëse ju merrni vendimet e duhura. Kujdes me financat.

Peshqit-Kur ka dëshirë, ka edhe rrugëzgjidhje. Flisni, buzëqeshni, qëndroni pranë shpirtit binjak, dhurojini diçka. Këto gjëra duhet të bëni sot. Nëse keni ndonjë dyshim për marrëdhënien, deri në fund të ditës çdo gjë do të shuhet për shkak të dashurisë që ndjeni për njëri-tjetrin./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari

By: Rovena
10 July 2025 at 14:19

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi falsifikonte karta identiteti dhe ato aplikonte për kredi. Policia ka dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes 4 vëllezërve dhe 5 personave në Librazhd

By: Rovena
10 July 2025 at 14:04

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.

Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.

Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

❌
❌