Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrahje në një lokal të Pejës – i dyshuari bie nga ballkoni duke tentuar t’i shpëtojë policisë

11 July 2025 at 15:36

Një person ka marrë lëndime trupore të enjten rreth orës 22:30 në rrugën “Madeleine Albright”, në Pejë, pasi ishte rrahur nga dy persona të tjerë.

Sipas në njoftimi për media bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekёsor nё QKMF e mё pas në spitalin rajonal nё Pejё.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 09.07.2025, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në njё lokal nё rrugën ‘Madeleine Albright’ nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarёt kuptojnё se viktimën e kanё sulmuar fizikisht dy persona tё dyshuar tё cilёt janё larguar nё drejtim tё panjohur. Viktima e këtij rasti ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё QKMF e mё pas në spitalin rajonal nё Pejё”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, janё identifikuar tё dyshuarit dhe me datёn 10.07.2025, rreth orёs 14:15, ёshtё identifikuar lokacioni i njёrit nga tё dyshuarit, i cili ishte nё njё banesё nё Pejё, ku ёshtё kёrkuar dhe nuk ёshtё hapur dera e banësёs.

“Policia ёshtё njoftuar nga qytetarёt se njё person ka rёnё nga ballkoni i banesёs në njё ballkon në banesёn tjetёr njё kat mё poshtё. Policia ka kuptuar se ai ishte personi i dyshuar i cili kёrkohej nga Policia, me ç’rast ёshtё njoftuar emergjenca dhe zjarrёfikёsit, ku tё dyshuarit i ёshtё dhёnё ndihma nga ekipi mjekësor dhe i njëjti ёshtë dёrguar me autoambulancё në Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas në QKUK-Prishtinё, pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve”, thuhet në njoftim.

Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit i ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48 orёsh, kurse i dyshuari i dytё i kёtij rasti ёshtё nё kёrkim policor dhe i njëjti ёshtё i njohur pёr Policinё. /Telegrafi/

The post Rrahje në një lokal të Pejës – i dyshuari bie nga ballkoni duke tentuar t’i shpëtojë policisë appeared first on Telegrafi.

“Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

11 July 2025 at 13:56

Në përplasjet tashmë disamujore mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë në detyrë të Kosovës, kryesisht për buxhetin e së parës, u inkuadrua – nga ministri në detyrë i Financave – edhe inteligjenca artificiale. Përdorimi i ChatGPT-së nga Hekuran Murati për ta përcaktuar fajtorin u përqesh gjerësisht në rrjetet sociale.

Ku, realisht, qëndron problemi? Kush ia hapi rrugën kaosit?

“Hakmarrje politike”, “rrenë”, “gjej punë tjetër pas tetorit” dhe “zhbllokoje buxhetin” janë vetëm disa prej shprehjeve që i kanë përdorur publikisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, në disa episode zënkash mes tyre në muajt e fundit.

Buxheti komunal duket se është kryefjala e mosdurimit mes pushtetit qendror, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pushtetit lokal në kryeqytet, që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, për të kuptuar fillin e tij, le të kthehemi mbrapa në kohë.

Ligji për menaxhimin e financave publike në Kosovë përcakton se komunat kanë afat deri më 30 shtator për ta miratuar buxhetin e vet për vitin pasues fiskal. Nëse nuk e respektojnë këtë afat, ato humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.

Çfarë ka bërë Komuna e Prishtinës? Më 9 dhjetor të vitit 2024 – pra me vonesë – e ka miratuar buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 128 milionë eurosh, rreth 6 milionë euro më i lartë sesa ai i vitit paraprak.

Edhe Gjilani dhe Zubin Potoku janë vonuar njëjtë, dhe bashkë me Prishtinën janë komunat e vetme në këtë situatë. Buxhetet e reja të tyre nuk janë përfshirë në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili është miratuar paraprakisht në nëntor nga Kuvendi i Kosovës.

Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), thotë për Radion Evropa e Lirë se këtu nis “historia e buxhetit”.

Sipas tij, “gabimi ka rrjedhur nga një lloj papjekurie e këtyre komunave, të cilat kanë insistuar të marrin shumën e buxhetit në total, dhe jo të miratojnë buxhetin paraprak. Nëse do ta ndiqnin rrugën e dytë, do ta shmangnin procedurën e Qeverisë dhe Kuvendit”.

Meqë buxheti i Komunës së Prishtinës është miratuar pasi është miratuar Ligji për buxhetin, është kërkuar të ndryshohet ky ligj, i cili ka kaluar në Qeveri, por jo edhe në Kuvend të Kosovës. Por, ai tani as nuk mund të kalojë, sepse Kosova vazhdon të mos e ketë të konstituuar institucionin ligjvënës.

A ka mundur Kuvendi t’i miratojë këto ndryshime në periudhën dhjetor 2024 – shkurt 2025? Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, beson se po, nëse Qeveria në detyrë nuk do ta kishte stil të veprimit “fërkimin me këdo që i del përpara”.

“Qeveria e ka votuar buxhetin, dhe e kuptoj kur thotë nuk mund ta dërgonte në rishikim në shkurt, por rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme. E kemi ditur që ka zgjedhje, dhe rrjedhimisht është dashur të bëhet një rrugëzgjidhje, para se të shpërbëhej Kuvendi”.

Sipas Sejdiut, e gjithë zhurma e krijuar është më tepër për tërheqje të vëmendjes nga mungesa e performancës.

“E vetmja mënyrë për të krijuar temë publike nuk është përmes punëve që janë kryer apo me të cilat janë marrë, por me akuza, arsyetime dhe në fund ankesa. Siç do të thoshte populli, kapak për tenxhere”.

Qeveria “po luan politikisht”

As Salihu nuk mund t’i drejtojë gishtin vetëm njërës palë.

“Këtu është një e vërtetë: që edhe Qeveria po luan. Këtu nuk ka asnjë diskutim. Por, po luan politikisht, duke u mbuluar ligjërisht”.

Si po e bën këtë?

Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, kur buxheti i ri i një komune nuk përfshihet në Ligjin për buxhetin, për shkak të vonesës në miratimin e tij, Ministria e Financave autorizon shpenzime mujore në nivelin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar për çdo muaj, deri në fund të muajit qershor.

Pas kësaj periudhe, nuk mund të autorizohen fonde për kategori të tjera, përveç pagave dhe obligimeve të detyrueshme, dhe ato kërkojnë miratim nga kuvendi komunal çdo muaj.

Kategoritë, si investimet kapitale, mallrat, shërbimet dhe subvencionet, mbesin të bllokuara.

Për Salihun, Qeveria në detyrë po e ndjek logjikën e këtij ligji, duke e harruar që ekziston edhe Ligji për buxhetin, të cilin e ka për detyrim ta zbatojë.

Në këtë ligj, buxheti për Komunën e Prishtinës është i paraparë sikurse ai i vitit 2024, pra bëhet fjalë për vetëm 6 milionë euro më pak, të cilat komuna ka të drejtë t’i shfrytëzojë.

Por, Ministria, sipas tij, po përdor një arsyetim tjetër për mosndryshim të qasjes.

“Ministria po thotë ‘jo, sepse kuvendi komunal ka miratuar buxhet tjetër, e për ta zbatuar Ligjin për buxhetin, duhet të bëhen ndryshime edhe në Kuvend’”.

Për dallim prej fajtorit, viktima identifikohet lehtë.

“Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj do ta shohin që asnjë investim dhe ndryshim nuk do të mund të bëhet për periudhën tutje, nëse Ministria e Financave nuk e ndryshon kursin. Edhe këto investime që po bëhen në terren do të bllokohen. Do të ketë pasoja zinxhirore, sistemore dhe afatgjata, dhe në fund të ditës do të humbë qytetari”, thotë Salihu.

Për Sejdiun, përveç mospunës, këto ankesa janë edhe sinjale të një fushate të hershme për zgjedhjet lokale.

“Është fatkeqësi që janë bllokuar kështu me njëri-tjetrin, por ndoshta edhe këtu e kemi një lajm të mirë, sepse nuk harxhohen paratë kot në investime kapitale, për t’u dëshmuar që po punohet nga dikush që për tri vjet nuk ka punuar asgjë”.

The post “Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para? appeared first on Telegrafi.

Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinj ndëshkohen me gjobë dhe ndalim për 12 muaj

11 July 2025 at 13:51

Dy persona janë ndëshkuar sot rreth orës 00:03 me gjobë pasi kanë zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.  

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 00:03, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy automjete të tipit Opel dhe Daimler Benz, njëra me targa të huaja dhe tjetra me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim për këto kundërvajtje të rrezikshme, ndaj të dy shoferëve është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro secilit, 5 pikë negative si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj. /Telegrafi/

The post Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinj ndëshkohen me gjobë dhe ndalim për 12 muaj appeared first on Telegrafi.

Deliu kritikon ashpër institucionet për heshtjen ndaj arrestimit të Arbnor Spahiut dhe rastit të Agon Zejnullahut

11 July 2025 at 11:46

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ngritur zërin kundër, siç e quajti ajo, heshtjes së institucioneve të shtetit përballë ngjarjeve të rënda që kanë prekur qytetarët e Kosovës – arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu në Serbi dhe vdekjen tragjike të të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.

Deliu nga foltorja e Kuvendit theksoi se rasti i Spahiut, i cili sipas saj po mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritetet serbe, ka kaluar pa reagimin e duhur nga institucionet e vendit.

“Institucionet heshtin për ish-policin i cili mbahet padrejtësisht në institucionet e paraburgimit në Serbi. Heshtja, fatkeqësisht, po bëhet pjesë e politikës së jashtme, ndërkohë që qytetarët tanë janë gjithnjë e më të pambrojtur, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Kosovës”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK-së kritikoi ashpër edhe mënyrën se si u trajtua publikisht rasti i Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Lipjan.

Ajo u shpreh e indinjuar që asnjë zyrtar nuk ka marrë përgjegjësi, nuk ka pasur dorëheqje apo reflektim institucional.

“Në vend të ndjeshmërisë, pamë një ministër në largim që qesh përballë pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që një familje po përjeton dhembje të thellë për humbjen e një të riu. Ky është shteti i Albin Kurtit – ku një njeri i vetëm sillet si më i larti, më i rëndësishëm se Kushtetuta, më i vlefshëm se ligji dhe më i fuqishëm se vetë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.

Në emër të PDK-së ajo i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të “zbresë në tokë” dhe të heqë dorë nga inatet personale.

“Të respektojë rendin kushtetues dhe demokratik, e të reflektojë njëherë e përgjithmonë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

The post Deliu kritikon ashpër institucionet për heshtjen ndaj arrestimit të Arbnor Spahiut dhe rastit të Agon Zejnullahut appeared first on Telegrafi.

Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet

10 July 2025 at 14:31

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 11:45 i cili pas një përleshje fizike ishte sulmuar nga një person tjetër me mjet të mprehtë (thikë).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në  informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet i mprehtë”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Theret me thikë një person në Mitrovicë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan

10 July 2025 at 12:59

Pas lirimit nga pozita e kapitenit, Argjent Gashi, komandant i Policisë së Kosovës në Lipjan, në këtë pozitë është emëruar kapiteni Brahim Shatrolli.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij. Kapiteni Argjent Gashi ka kërkuar lirimin nga pozita e komandatit pas rastit të fundit në Lipjan, ku mbeti pa shenja jete i ri Agon Zejnullahu.

“Pas rastit të fundit i cili ka ndodhur në Lipjan, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Argjent Gashi ka kërkuar lirim nga pozita e Komandantit të Stacionit dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor ne Lipjan, është emëruar Kapiten Brahim Shatrolli”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, pesë zyrtarët policorë ndodhen në masën e ndalimit për 48 orë, dhe ndaj tyre sot do të mbahet seanca dëgjimore.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një 27-vjeçari në Lipjan, i cili humbi jetën pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit zyrtar, më 7 korrik rreth orës 00:12, Policia kishte pranuar gjashtë telefonata nga qytetarë të ndryshëm, që raportuan për një person me sjellje agresive në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Sipas tyre, personi në fjalë paraqiste rrezik të përgjithshëm për kalimtarët, pasi po i sulmonte ata, ndiqte automjete dhe tentonte të futej në to.

“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe, sipas policisë, edhe në prani të tyre personi vazhdoi me sjellje të pakontrollueshme dhe të rrezikshme”.

Policia njoftoi se, për shkak të rezistencës aktive dhe tentimit për sulm ndaj zyrtarëve, ishte përdorur sprej mbrojtës për ta neutralizuar atë.

Sipas policisë, para arrestimit, zyrtarët policorë kishin tentuar për rreth pesë deri në gjashtë minuta të komunikonin dhe negocionin me të riun për ta bindur që të shoqërohej në stacionin policor.

“Mbikëqyrësi i ndërrimit kishte thirrur edhe ndihmën e shpejtë, duke vërejtur gjendjen e tij psikologjike dhe shëndetësore. Megjithë tentativën për t’iu larguar policisë, i riu ishte arrestuar. Ambulanca kishte mbërritur pas tre minutash në vendin e ngjarjes, por ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e tij”, deklaron policia./Telegrafi/

The post Pas largimit të Argjent Gashit, Brahim Shatrolli merr komandën Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës

10 July 2025 at 10:27

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik i Velipojës, një destinacion turistik që tërheq pushues vendas dhe të huaj.

Rama, teksa ndan foto nga vija bregdetare e Velipojës e mbushur me pushues shkruan: “Kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur”.

Velipoja, me plazhin e saj të gjerë me rërë dhe natyrën e virgjër, po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Por jo vetëm Velipoja.

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu, bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. /Telegrafi/

The post Rama: Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës appeared first on Telegrafi.

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

10 July 2025 at 08:37

Një turist nga Jemeni, i cili kishte ardhur me familjen e tij për të kaluar pushimet në Shqipëri, është përballur me një situatë të papritur, pasi ai kishte rezervuar paraprakisht një vendqëndrim në zonën e Thethit, por me të mbërritur aty, ka zbuluar se godina ku kishte planifikuar të qëndronte ishte shkatërruar nga autoritetet shqiptare për shkak se ndërtesa rezultonte e paligjshme dhe jashtë kushteve të legalizimit.

I hutuar dhe i zhgënjyer, turisti jemenas shprehet për mediat në Shqipëri: “Jam nga Jemeni dhe ky është rezervimi im. E çfarë duhet të bëj, jam me familjen dhe nga të shkoj? Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Ne rezervojmë vendin dhe kur vijmë gjejmë kështu …po është hera e parë me familjen time. Dhe tani çfarë do bëj?”, ka thënë turisti.

Ndërkaq, banorët e fshatit turistik në Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. /Telegrafi/

Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani? pic.twitter.com/OoRHccWi2p

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 9, 2025

The post Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani? appeared first on Telegrafi.

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

9 July 2025 at 16:11

Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i njërit prej pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin tragjik në Lipjan, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre. Ai theksoi se zyrtarët policorë nuk kanë kontribuar e as shkaktuar vdekjen e të ndjerit dhe se deri më tani nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes.

“Sot është kërkuar masa e paraburgimit për pesë zyrtarët policorë për një rast i cili ka tronditur secilin, por për të cilin besoj fuqishëm se zyrtarët policorë as nuk i kanë kontribuar e as nuk e kanë shkaktuar. Policia sot po etikohet, sulmohet dhe padrejtësisht edhe po linçohet, përderisa mjekësia nuk ka folur ende dhe nuk dihet shkaku i vdekjes apo cilat substanca kanë qenë në organizmin e tanimë të ndjerit”, tha Berisha.

Ai shprehu keqardhje për humbjen e jetës, por theksoi se policët kanë vepruar në përputhje me trajnimet dhe detyrat e tyre, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Zyrtarët nuk meritojnë të jenë në pritje të një vendimi për drejtësi përderisa ata kontribuan për liri dhe vepruan ashtu siç janë trajnuar për përdorimin e forcës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Lipjanit”, shtoi ai.

Sipas avokatit Berisha, kërkesa për paraburgim është bërë kryesisht për shkak të tensioneve mes familjarëve të viktimës dhe zyrtarëve policorë, gjë që ai e konsideron shqetësuese për sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në vend.

“Kjo në fakt është një alarm për sigurinë në vendin tonë, sepse po i bie që kushdo që ka telashe me drejtësinë dhe kushdo që beson se policia i ka shkaktuar ndonjë të keqe, pa një vendim të gjykatës, duhet të dërgohet në paraburgim. Ky është një precedent i rrezikshëm”, përfundoi ai.

Ndërkohë, hetimet për rastin po vazhdojnë dhe pritet raporti zyrtar i autopsisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes. /Telegrafi/

The post Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

9 July 2025 at 14:51

Dy persona janë arrestuar sot nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një rast të zjarrvënies të një lokali në rrugën “Epiri”, në Prishtinë.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë F.S i moshës 36 vjeç dhe M.M i moshës 28 vjeç dhe arrestimi i tyre u bë në Shipol të Mitrovicës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) -Prishtinë, sot në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. Rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëmë të konsiderueshme nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit  po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor  të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit

9 July 2025 at 12:42

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zënien e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje në territor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë paralajmëroi një reformë të re për administrimin e territorit, duke vënë theksin mbi përgjegjësinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për ndërtimet pa leje.

Rama njoftoi gjithashtu se paralelisht me këtë reformë, po projektohen edhe nisma të tjera në sektorë kyç si furnizimi me ujë, pastrimi i qyteteve, si dhe furnizimi me naftë dhe barna.

“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoratet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama në X. /euronews/

The post Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit appeared first on Telegrafi.

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

9 July 2025 at 08:39

Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.

Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën.

Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. /Tch/

The post Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes appeared first on Telegrafi.

Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut

9 July 2025 at 08:27

Gjiri i Gramës, i ndodhur në Gadishullin e Karaburunit, është një nga plazhet më spektakolare të jugut të Shqipërisë, një perlë që tërheq çdo vit mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Gjiri Gramës, i fshehur në vijëzimin bregdetar të Karaburunit, është kthyer një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga gjiri, i cili mund të rroket përmes hiking apo varka.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në Antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si “shpella e shkrimeve”. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave. /ATSH/

The post Gjiri i Gramës, një nga plazhet më spektakolare të jugut appeared first on Telegrafi.

Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro

4 July 2025 at 14:43

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe personit T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi, Shmangia nga tatimi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”.

Prokuroria bën të ditur se rasti ka të bëjë me dyshimin për mashtrim kinse të ndërtimit të disa vilave brenda 60 ditëve.

“Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje vilat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim të vilave me zbritje, i nxitë 131 të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton vilat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro”, thuhet në njoftim.

The post Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Ibrahimi nga AAK: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me drejtorët komunalë të arsimit

4 July 2025 at 12:35

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Arsimit në kuadër të Asociacionit i Komunave të Kosovës (AKK) në takimin e saj të fundit shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional nga ana e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila tashmë pothuajse që një vit nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtuesit komunalë të arsimit, e të cilët janë aktorët kryesorë të zbatimit të politikave arsimore në terren.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi i cili po ashtu tha se kjo qasje përjashtuese e dëmton seriozisht përpjekjen për ndërtimin e një sistemi arsimor funksional, të drejtë dhe cilësor, dhe përbën pengesë të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen komunat.

“Gjatë takimit të fundit të Kolegjiumit për Arsim të organizuar nga AKK, u diskutuan në mënyrë të hapur dhe profesionale sfidat më të mëdha që po e ngulfasin arsimin parauniversitar në vend. Disa nga çështjet më urgjente janë: Procedurat e ngadalta burokratike për zëvendësimin dhe punësimin e mësimdhënësve, që po shkaktojnë mungesa të vazhdueshme në procesin mësimor. Formula jo-adekuate e financimit, e cila nuk pasqyron realitetet dhe nevojat e ndryshme të komunave, duke krijuar pabarazi në cilësinë e ofrimit të arsimit. Zbatimi i Kontratës Kolektive, i cili ka gjeneruar barrë të papërballueshme financiare për komunat, shpesh duke çuar në përmbarime dhe paralizë buxhetore”, tha ai.

Tutje Ibrahimi tha se Kolegjiumi për Arsim riafirmoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me MASHTI-n, por ky bashkëpunim nuk mund të zhvillohet në njëanshmëri, izolim dhe injorim të rolit të komunave.

“I bëjmë thirrje ministres Nagavci që urgjentisht të thërrasë një takim me drejtuesit komunalë të arsimit, për të dëgjuar nga afër sfidat reale dhe për të ndërtuar bashkë zgjidhje konkrete. Arsimi nuk mund të menaxhohet nga zyra, pa konsultim dhe pa marrë parasysh realitetin në terren”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimi. /Telegrafi/

The post Ibrahimi nga AAK: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me drejtorët komunalë të arsimit appeared first on Telegrafi.

Babai raporton të birin të zhdukur në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

4 July 2025 at 10:46

Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 02.07.2025, në Fushë Kosovë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

The post Babai raporton të birin të zhdukur në Fushë Kosovë, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione të ndryshme

4 July 2025 at 10:43

Tre persona (njëri i mitur) janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 29.06.2025, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, dyshohet që kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa gjësende të vjedhura, një thikë dhe sasi e vogël e narkotikëve. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione të ndryshme appeared first on Telegrafi.

U raportuan disa raste të zjarreve në rajonin e Ferizajit – policia apelon që të shmangin djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore

4 July 2025 at 10:36

Gjatë javës janë raportuar disa raste të zjarreve, përfshirë vende në komunën e Ferizajt, Shtimes dhe Hani Elezit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se policia është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale dhe agjencitë përgjegjëse për të parandaluar dhe lokalizuar çdo rrezik potencial nga zjarret.

Siç thuhet në njoftim aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit në rajonin e Ferizajt.

“Megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata, duke shmangur në çdo rrethanë djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore. Pasojat e zjarreve mund të jenë të rënda, të pakthyeshme dhe me rrezik për jetën, mjedisin dhe pronën. Policia do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga policia bëjnë të ditur se të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të neglizhencës, do të përballen me masa ligjore dhe procedura penale sipas legjislacionit në fuqi.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe në rast se kanë informacione për persona që shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ “, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post U raportuan disa raste të zjarreve në rajonin e Ferizajit – policia apelon që të shmangin djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore appeared first on Telegrafi.

“Jeni shkëputur nga fshati”, Rama kritikon kryebashkiakët: Bëni kthesë, linjë kredie 250 milionë euro për bujqësinë

2 July 2025 at 14:41

Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakët, të cilëve u tha se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme.

Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe. Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit”, tha Rama, shkruan A2.

“Duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve të sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa, por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 milionë euro, që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen”, shtoi Rama. /A2CNN/

 

 

The post “Jeni shkëputur nga fshati”, Rama kritikon kryebashkiakët: Bëni kthesë, linjë kredie 250 milionë euro për bujqësinë appeared first on Telegrafi.

“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

2 July 2025 at 12:57

Evropa po përvëlohet nën valën e parë të nxehtësisë së kësaj vere, dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim. Por vapa është vetëm pjesa e dukshme e problemit; temperaturat e detit po rriten gjithashtu.

Në një reportazh të gjatë për vendin tonë, AFP nënvizon rrezikun e heshtur që buron nga kjo situatë. Peshkatarë si Viktor Kocaj kanë jetuar pranë detit ashtu siç kanë bërë breza të tërë përpara tij. Por tani, 56-vjeçari druhet se mënyrës së tij të jetesës në Gjirin e Vlorës po i vjen fundi, me ujërat që po ngrohen duke ia pakësuar çdo vit sasinë e peshkut të kapur.

“Në Gjirin e Vlorës, rezervat e peshkut kanë rënë me të paktën 70%. Po, 70%. Kam edhe miq që peshkojnë në anën tjetër të Karaburunit që e konfirmojnë këtë. Është një fakt që po i vë në vështirësi edhe anijet e mëdha të peshkimit të flotës detare. Rezervat e peshkut janë në rënie”, shprehet peshkatari.

Deri në fund të qershorit, uji i detit në brigjet shqiptare kishte mbërritur 25.5 gradë celsius, 1.5 gradë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Baci Dyrmishi, kreu i shoqatës së peshkimit detar në gjirin detar thotë: “Ndryshimi i klimës ka pasur efekte shkatërruese: temperaturat ndonjëherë i tejkalojnë parashikimet, ujërat mbinxehen dhe është e vështirë të gjesh peshk. Rënia është e dukshme. Ndonjëherë, thjesht nuk dalim më për peshkim sepse nuk ka peshk në det.”

Një pjesë të mirë të fajti për këtë situatë, ekspertët e gjejnë tek ngrohja globale.

“Ndryshimi i klimës është një faktor kryesor në rënien e popullatave të peshqve, veçanërisht në det. Ai ka çuar gjithashtu në ndryshime fizike në madhësinë e peshqve, si dhe në një rënie të numrit të specieve të peshqve, shumë prej të cilave po përjetojnë një rënie të shpejtë ose janë zhdukur plotësisht”, thotë studiues i biodiversitetit, Nexhip Hysolokaj. /Tch/

The post “S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

❌
❌