Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Ăausholli dhe Gazmend Aliaj autorĂ«t e skemĂ«s: Si i shitĂ«n nĂ« mĂ«nyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njĂ«ra-tjetrĂ«s
Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.
Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.
Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.
Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.
Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.
Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.
Pharma Plus Ă«shtĂ« njĂ« kompani farmaceutike e themeluar nĂ« vitin 2016 nga njĂ« person i quajtur Agron Shehaj, njĂ« shtetas i lindur nĂ« Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton tĂ« ketĂ« ndĂ«rruar katĂ«r herĂ« pronar. TĂ« katĂ«r personat qĂ« kanĂ« shitur dhe blerĂ« aksionet e Pharma Plus rezultojnĂ« ose punonjĂ«s ose persona tĂ« lidhur me CFO Pharman e Nadir Ăaushollit.
PĂ«r mĂ« tepĂ«r, adresa e kompanisĂ« rezulton pikĂ«risht nĂ« selinĂ« e CFO Pharmas, dhe po kĂ«shtu edhe numri i telefonit tĂ« saj. NdonĂ«se tani pronare e kompanisĂ« nĂ« letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus Ă«shtĂ« Nadir Ăausholli.
Nadir Ăausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus
Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.
Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.
Medyx eshte pjese e CFO Pharma
Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.
Pasi i kanĂ« deklaruar fiktivisht nĂ« inventaret e tyre kĂ«to medikamente, tĂ« dyja kompanitĂ« si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnĂ« tâi kenĂ« shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitĂ« Bio Plus dhe Medigreen, qĂ« zotĂ«rohen nga Iris Aliaj, bashkĂ«shortja e Gazmend Aliajt. PĂ«r kĂ«to shitje fiktive farmacitĂ« kanĂ« marrĂ« rimbursim nga Fondi i Sigurimit tĂ« DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor duke vjedhur padrejtĂ«sisht paratĂ« e qytetarĂ«ve.
Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen
Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.
Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.
Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.
Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.
Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al
The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Ăausholli dhe Gazmend Aliaj autorĂ«t e skemĂ«s: Si i shitĂ«n nĂ« mĂ«nyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njĂ«ra-tjetrĂ«s appeared first on Albeu.com.