Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

By: b b
13 July 2025 at 19:21

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming.

Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë në thellimin e partneritetit në fushën e sigurisë, transmeton KosovaPress.

Ai ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, duke vlerësuar mbështetjen amerikane si jetike për këtë proces.

“Aleanca jonë me Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme. Përkushtimi ynë si vend është i palëkundur për ta forcuar këtë aleancë çdo ditë”, është shprehur Haradinaj pas takimit.

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

By: Re Nato
13 July 2025 at 16:22

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin.

Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë.

Në seancën e 13 korrikut kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Edhe pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka mbyllur seancën, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë vazhduar të mbajnë fjalime drejtuar qytetarëve të Kosovës me thirrjet që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – partia që ka fituar më shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit – t’i japë fund kësaj situate.

Sipas tyre, LVV-ja po e “saboton qëllimshëm shtetin”.

Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

By: berti
13 July 2025 at 16:03

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për…

Source

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

By: b b
13 July 2025 at 15:55

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje.

Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar.

Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.

Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.

Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.

“Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi – në mënyrë aktive – vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.

Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”.

Çfarë do të thoshte vendosja e Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik?

Nëse Komiteti do ta vendoste Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligoheshin të krijonin një plan të posaçëm masash korrigjuese, për ta rikthyer Ohrin në “gjendjen e dëshiruar të ruajtjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Iskra Stojkovska, nga organizata Front 21/42, e cila është në mesin e atyre që kërkojnë që Ohri të vendoset në atë listë.

“Kjo do të thoshte që shteti duhet të miratojë një sërë masash të sakta korrigjuese, që do të çonin nga gjendja aktuale në gjendjen e dëshiruar të vlerave. Kjo do ta vinte shtetin nën një trysni shumë më të madhe nga UNESCO-ja, por, gjithashtu, ai do të fitonte qasje në fonde shtesë”, thotë Stojkovska.

Përveç kësaj, ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Kulturës do të duhej të miratonin një ndalesë të veçantë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në zonën e mbrojtur.

Kjo parashihet edhe me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore.

Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore filloi më 6 korrik në selinë e UNESCO-s në Paris, ku vazhdojnë diskutimet nëse disa vende të trashëgimisë botërore, përfshirë rajonin e Ohrit, duhet të përfshihen në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Në dokument, UNESCO kërkoi që Maqedonia e Veriut të forcojë menjëherë mbrojtjen e Kënetës së Studençishtës, t’i ndalojë të gjitha aktivitetet ndërtimore aktuale dhe të planifikuara në afërsi të saj, përfshirë kompleksin hotelier “Gorica”, dhe të rishikojë draft-ligjin për shpalljen e kënetës park natyror.

Qëllim thuhet se është harmonizimi i ligjit me standardet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe me konstatimet e misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2024.

Në vend të mbrojtjes, heshtje dhe akuza të ndërsjella

Por, pavarësisht asaj që thuhet në Projektvendim, Qeveria maqedonase njoftoi se do t’u kërkojë përfaqësuesve të institucioneve maqedonase që marrin pjesë në mbledhjen e UNESCO-s, të propozojnë një amendament për tërheqjen e propozimit.

Në ditët para votimit, partitë shkëmbyen akuza: Qeveria akuzoi Qeverinë e mëparshme për neglizhencë sistematike, ndërsa opozita pretendoi se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore.

E, sipas organizatave të shoqërisë civile, autoritetet lokale dhe qendrore për vite me radhë kanë lejuar ndërtime të pakontrolluara dhe kanë injoruar rekomandimet e UNESCO-s.

“Ne kemi punuar në Ohër që 11 vjet dhe nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, asnjë ndryshim se cila parti qeveris në cilin nivel… Grindjet mes tyre se kush është fajtor tregojnë vetëm se ata nuk kanë lëvizur asnjë milimetër”, thotë Stojkovska.

Shtatëmbëdhjetë organizata nga Maqedonia e Veriut, 13 nga Shqipëria dhe një rrjet evropian prej 15 organizatash kërkuan nëpërmjet një letre nga Komiteti që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizatat maqedonase përfshijnë: Eco Logic, Transparency International – Macedonia, Ohrid SOS dhe Institutin Societas Civilis për Demokraci.

Nga Shqipëria janë, mes tjerave, Fondacioni H2O dhe Aktiv Mobiliti.

Organizata nga Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Bullgaria kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Ohrit.

Ato thonë se për shkak të moszbatimit të të gjitha planeve dhe projekteve të mëparshme për mbrojtje dhe për shkak të “shkatërrimit”, Ohri po humbet autenticitetin e tij.

“Ne i kërkojmë Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të 47-të në Paris, që të mbrojë dhe ruajë rajonin e Ohrit për të gjitha brezët e ardhshëm, duke miratuar Projektvendimin për përfshirjen e tij në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Ato kujtojnë se alarmet e para për urbanizimin e tepërt dhe degradimin e Ohrit iu dërguan UNESCO-s që në vitin 1998 dhe shtojnë se, pavarësisht rekomandimeve nga misionet e ekspertëve në vitet 2017, 2020 dhe 2024, nuk është ndërmarrë gati asgjë thelbësore.

Projektet infrastrukturore që rrezikojnë edhe më shumë rajonin, vazhdojnë, si: autostrada A2 dhe hekurudha e Korridorit 8.

Kërkesat për vlerësimin strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në trashëgimi, gjithashtu, nuk janë zbatuar.

Ekspertët e UNESCO-s kanë konfirmuar tri herë se Ohri i plotëson kriteret për përfshirje në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por se Komiteti po u jep afate të reja Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas organizatave të shoqërisë civile.

Ato paralajmërojnë se kjo “kohë për reformë” është duke u keqpërdorur për projekte të reja të dëmshme dhe degradim të mëtejshëm.

I njohur në botë, i shkatërruar në shtëpi

Rajoni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore në vitin 1979, ndërsa në vitin 2019 ky status u zgjerua edhe në pjesën shqiptare të liqenit, për shkak të vlerave natyrore të tij.

Liqeni i Ohrit është njëri prej liqeneve më të vjetra dhe më të thella në Evropë.

Statusi i trashëgimisë botërore rrit ndjeshëm dukshmërinë globale – çka sjell rritje të turizmit dhe përfitime ekonomike për banorët lokalë, si: vende të reja pune apo zhvillim të bizneseve të vogla.

Ai sjell edhe përfitime të tjera – nga mbrojtja ligjore dhe institucionale deri te qasja në ndihma teknike dhe financiare ndërkombëtare.

Por, rajoni i Ohrit është de facto në rrezik dhe kjo duhet pranuar, thotë Stojkovska.

“Ohri është shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi – ne vetë po e shkatërrojmë”, përfundon ajo./REL

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

By: b b
13 July 2025 at 12:00

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetović, flet për heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut, Srebrenicën dhe vëmendjen ndaj Kosovës.

Deutsche Welle: Z. Ahmetoviq, të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga Lufta e Bosnjës, eshtrat e gjyshit tuaj u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan vetëm në vitin 2016. Si e përjetuat këtë debat?

Adis Ahmetović: Jam shumë mirënjohës që në Bundestagun gjerman u zhvillua një debat i dakorduar për këtë ngjarje. Nuk përkujtuam vetëm 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, por për herë të parë edhe Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit për këtë krim. Vitin e kaluar, qeveria gjermane, në bashkëpunim me Ruandën, arriti të fitojë shumicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta shpallur këtë ditë si ditë ndërkombëtare përkujtimore. Ky debat ishte i domosdoshëm.

Edhe pas 30 vitesh ka ende aktorë politikë në Ballkanin Perëndimor – në Bosnje e Hercegovinë, por edhe në Beograd – që mohojnë gjenocidin, përpiqen të shtrembërojnë historinë dhe glorifikojnë kriminelë lufte si Ratko Mladić apo Radovan Karadžić. Kjo është e papranueshme. Kemi përgjegjësi – ndaj viktimave, familjarëve të tyre dhe gjithë rajonit.

Srebrenica ishte një gjenocid në tokën evropiane. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor – veçanërisht në Kosovë?

Ne duhet ta ndjekim nga afër dhe vazhdimisht situatën në Ballkanin Perëndimor.

Politika për Ballkanin nuk mund të jetë çështje konjukturash – ajo duhet të jetë pjesë e përhershme e agjendës së politikës sonë të jashtme. Prandaj, unë ndjek rregullisht zhvillimet në rajon, në Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë. Qëllimi ynë është stabiliteti në rajon. Për Kosovën, kjo do të thotë konkretisht: ne duam që ky vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur – nëse do të varej nga SPD, më mirë dje sesa nesër.

Srebrenica na kujton çdo ditë, se Ballkani Perëndimor nuk është periferi, por pjesë qendrore e Evropës. Shumë njerëz nga Ballkani jetojnë sot në Gjermani, janë të integruar shumë mirë dhe janë shtetas gjermanë. Edhe kjo na obligon. Rajoni duhet të jetë pjesë përbërëse e politikave tona të jashtme dhe të sigurisë – dhe ky është realitet nën këtë qeveri, veçanërisht sa i përket Kosovës.

Sipas informacioneve tona, në Bundestag ka pasur një përpjekje për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën. Përse dështoi kjo nismë?

Mund të them me siguri se sot kemi arritur ta përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjenocidit në Srebrenicë në një formë të denjë – me përmasa dhe në një kuadër që i përgjigjet seriozitetit të kësaj çështjeje. Unë mbajta një fjalim personalisht dhe vendosa lulen përkujtimore të Srebrenicës në jakën e xhaketës – si një shenjë të qartë solidariteti.

Një shenjë tjetër e fortë ishte prania e dy të mbijetuarve të gjenocidit. Krahas ambasadorit të Bosnjës, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës, partneri im politik Faruk Ajeti – një diplomat që bën një punë të shkëlqyer këtu në Gjermani.

Dua të theksoj gjithashtu: Grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka miratuar një qëndrim të vetin për 30-vjetorin dhe për Ditën e Parë Ndërkombëtare të Përkujtimit për Srebrenicën – dhe këtë e ka bërë njëzëri. Kjo ishte vetëm pika e fillimit. Vitin tjetër vjen Dita e Dytë Ndërkombëtare e Përkujtimit – pastaj e treta, e katërta Dhe ne do ta rrisim dhe do ta përmirësojmë angazhimin tonë.

Përmendët Këshillin e Evropës. A ka ndonjë plan konkret për ta vendosur anëtarësimin e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave?

Nuk mund të përmend një datë konkrete, sepse kjo do të ishte e papërgjegjshme. Por si zëdhënës për politikën e jashtme të grupit parlamentar të SPD-së – bashkë me kolegun tim Frank Schwabe – do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur kursin tonë.  Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

U zhgënjyem që kjo nuk u arrit në legjislaturën e kaluar, ndonëse kishte një momentum strategjik. Po të ishte ushtruar më shumë presion, ndoshta do të kishte ndodhur. Megjithatë, nuk duhet të dorëzohemi. Në jubileun e Këshillit të Evropës në Bundestag thashë qartë: Dëshira ime është që Kosova, kjo demokraci e re, të bëhet anëtare e plotë sa më shpejt – nëse do të varej nga ne të SPD-së, dje e jo nesër.

Ndaj kujt duhej bërë më shumë presion vitin e kaluar?

Qeveria gjermane do të duhej të kishte ushtruar më shumë presion mbi shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Disa vende ishin kundër. Por Gjermania ka tani më shumë peshë në Evropë – dhe ne duhet të veprojmë me vetëbesim, por edhe me përulësi. Si SPD do të kujdesemi që qeveria të jetë më aktive në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm, z. Wadephul, është shprehur vetë se Kosova duhet të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Evropës. Ne do t’ia kujtojmë këtë premtim – dhe do ta gjykojmë në bazë të tij.

Një tjetër garanci për paqe është anëtarësimi në BE. Shqipëria dhe Mali i Zi shpresojnë të bëhen anëtare deri në vitin 2030. A është kjo realiste? Dhe dëgjojmë të flitet për anëtarësim të asociiuar. Çfarë nënkuptojmë me këtë term?

Një nga mësimet më të mëdha nga gjenocidi i Srebrenicës është: procesi i integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtare të BE-së duhet të marrë hov serioz. Nëse duam stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon, këto vende – përfshirë Kosovën – duhet të kenë një perspektivë reale, transparente dhe të sinqertë për anëtarësim. Dhe diçka tjetër:

Anëtarësimi në NATO është po aq i rëndësishëm sa ai në BE. Të dyja nivelet – integrimi politik dhe siguria kolektive – janë të lidhura ngushtë. Pa siguri, nuk ka asgjë. Njerëzit nuk kanë ikur nga Ballkani në vitet ’90 për të kërkuar punë më të mirë. Ata ikën për shkak të luftës, përndjekjes, dëbimit dhe krimeve. Që kjo të mos ndodhë më kurrë, nevojitet një përfshirje e qëndrueshme në BE dhe NATO. Nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo. Por mund t’ju premtoj: si përfaqësues i SPD-së për politikën e jashtme, do të jap gjithçka që kjo perspektivë të bëhet reale. E vërteta është gjithashtu se shtetet vetë – Kosova, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. Përgjegjësia është e dyanshme.

Parlamenti i Kosovës është i bllokuar aktualisht dhe nuk po arrin të fillojë punën. Sa e dëmshme është kjo për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian?

Si socialdemokrat, jam në kontakt të ngushtë me qeverinë e Kosovës. Albin Kurti dhe partia e tij janë parti simotra me SPD-në – të dyja i përkasin krahut të majtë progresist. Ne kemi një interes të madh për një qeveri stabile në Kosovë, një parlament funksional dhe punë parlamentare të rregullt. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme që në Kosovë të rikthehet sa më shpejt stabiliteti politik.

Nëse kjo arrihet dhe në vitet e ardhshme kemi një qeveri stabile – me një presidente shumë të vetëdijshme dhe përfaqësuese të shkëlqyer të kësaj demokracie të re –, siç është zonja Vjosa Osamani, atëherë çështje si anëtarësimi në Këshillin e Evropës, procesi i integrimit në BE dhe një anëtarësim i mundshëm në NATO duhet të jenë sërish në krye të agjendës. Këto çështje janë të ndërlidhura ngushtë. Dhe nëse të dyja palët – Kosova dhe BE-ja – bëjnë detyrat e tyre, unë jam i bindur se do të ketë një perspektivë shumë pozitive.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës ankohen për margjinalizim – dhe se janë të prekur nga pasivizimi sistematik i adresave të tyre. Këtë javë ju keni pritur në Bundestag një delegacion nga Lugina e Preshevës. Çfarë morët me vete nga ky takim?

Do të jem shumë i sinqertë – dhe unë jam një politikan që flet hapur: Situata e pakicës shqiptare në Serbi deri më sot nuk ka pasur vëmendjen e duhur, as në Gjermani e as në Bashkimin Evropian. Ne nuk e kemi parë mjaftueshëm situatën. Prandaj jam shumë mirënjohës që ky delegacion bëri një rrugë kaq të gjatë për të ardhur në Bundestag.

Kur them “rrugë e gjatë”, nuk e kam fjalën për kilometrat, por për këmbënguljen. Ata kanë kërkuar takime vazhdimisht – nuk ka qenë e lehtë të gjejnë dëgjues. Ka pasur shumë organizata të ndryshme që kanë avokuar për këtë çështje, ndër të tjera edhe një shkencëtare nga Institutit Max Planck në Göttingen, e cila më konaktoi e më tha: “Z. Ahmetović, duhet ta shikoni këtë çështje.”

Dhe jam i lumtur që e bëra. Nuk e kisha të qartë sa serioze dhe problematike është situata në terren. Çfarë mësova nga ky takim?

Ne duhet të sigurohemi që të drejtat e pakicave të vlejnë kudo. Sa i përket pakicës shqiptare në Serbi, ka tre marrëveshje për të cilat Serbia është zotuar. Ato përmbajnë detyrime të qarta për integrimin e shqiptarëve në administratë, gjyqësor, polici dhe në përfaqësimin politik. Këto marrëveshje duhet të zbatohen – sepse janë parakusht për perspektivën e Serbisë drejt BE-së.

Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit shqiptarë nga Serbia e Jugut kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?

Pakica serbe në Kosovë ka të drejtë legjitime të kërkojë të drejtat e veta. Përse të mos vlejnë standardet që kërkon qeveria serbe për serbët në Kosovë edhe për shqiptarët në Serbi?

Unë mendoj se këto standarde duhet të vlejnë për të gjitha pakicat – për pakicat në Serbi, si edhe për pakicat në Kosovë. Prandaj unë e gjej legjitime kërkesën e pakicës shqiptare në Serbi që të futet në agjendën e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës që moderon BE-ja. Unë e mora këtë kërkesë si detyrë për punën time dhe do ta adresoj./DW

Meriton Mjekiqi shpallet në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij

By: Ela
13 July 2025 at 12:51

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një ngjarje të rëndë dhune. Sipas burimeve të ‘Klan Kosovës’, dy vëllezërit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një incident fizik, i cili ka përfunduar me lëndimin e një 29-vjeçari. Rasti është cilësuar […]

The post Meriton Mjekiqi shpallet në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

By: b b
13 July 2025 at 11:39

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin.

Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë.

Në seancën e 13 korrikut kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit – kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, mirëpo situata nuk ka ndryshuar.

Ajo e ka përmendur edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi./REL

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: armand
13 July 2025 at 11:46

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin. Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë. Në […]

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

By: b b
13 July 2025 at 09:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan në Prishtinë, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Kryeministria, palët kanë diskutuar në një darkë pune edhe për zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimin rajonal dhe raportet me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre”, është cituar të ketë thënë Kurti sipas komunikatës.

Takimi është zhvilluar në rezidencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri në detyrë për Komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq.

Para vizitës në Kosovë, Hanrahan ka realizuar vizita në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, dhe është zyrtari më i lartë që ka vizituar rajonin e Ballkanit prej administratës së re amerikane.

Kurti është zyrtari i dytë i lartë nga Kosova që ka takuar Hanrahanin, pasi ditë më parë ai ka realizuar takime edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se bashkë me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për “thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Në Serbi, Hanrahan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti serb ka thënë se bashkëpunimi ekonomik produktiv mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara duhet të jetë baza e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Facebook, duke përmendur se me diplomatin amerikan ka diskutuar edhe për situatën në Ballkan.

Në nisje të vizitës, vetë Hanrahan ka thënë se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të rajonit të Ballkanit./REL

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

By: b b
13 July 2025 at 08:43

Ditën e sotme do të mbahet përpjekja e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca në Kuvend, do të nisë rreth orës 11:00, me qëllim që deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti 2025, të konstituojnë përbërjen e re parlamentare.

Por mbetet me dyshime suksesi i kësaj seance plenare, pasi prej 45 përpjekjesh, nuk është arritur konsensusi në Parlamentin e Kosovës. E gjitha kjo, vjen për shkak se Levizja Vetëvendosje ngulmon për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, por nuk pranohet nga opozita.

Albulena Haxhiu, e cila është dhe kandidatja e sugjeruar prej Levizjes Vetëvendosje, për kryeparlamentare, ka kaluar në plot 45 herë për votim, por nuk ka mbërritur në asnjë moment në “vijën e finishit”, për të qenë në krye të Kuvendit. Për këtë gjë, mund të themi se Haxhiun do ta nominomin për “Guinness”, kandindatja e cila është votuar e rivotuar, por asnjëherë nuk ka fituar.

Muajin e kaluar, Haxhiu u zotua se nëse nuk merr 61 vota në votim të fshehtë, do të tërhiqet nga gara për të qenë kryeparlamentare. Por votimi i fshehtë nuk pranohet nga opozita, duke lënë procesin e ngritjes së institucioneve në Kosovë si të “zvarritur”, teksa Haxhiu cilësohet si figurë përçarëse nga politika.

“Nëse unë, si kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk i marr së paku 61 vota, tërhiqen nga kandidatura për kryetare të Kuvendit”, tha Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila propozoi Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, insiston se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues. Haxhiu nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në votimin e hapur, dhe partia e saj shpreson se me votim të fshehtë mund të arrijë një rezultat tjetër.

Pavarësisht aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që supozohej të sillte qartësi mbi mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, ngërçi politik vazhdon. Palët e interpretojnë në mënyra të ndryshme vendimin e Kushtetueses, duke e thelluar më tej krizën institucionale që zgjat prej muajsh. Që prej 1 majit, partitë si PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe po refuzojnë të propozojnë anëtarë për këtë komision, që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryetarin e ri të parlamentit. Partitë opozitare dhe disa partnerë potencialë të koalicionit, e konsiderojnë të qartë vendimin e Gjykatës Kushtetuese: votimi duhet të bëhet sipas praktikave parlamentare ekzistuese, pra, në mënyrë të hapur.

Kriza për konstituimin e Kuvendit ka paralizuar për javë me radhë funksionimin institucional të shtetit, ndërsa qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare presin me shqetësim zgjidhjen e këtij ngërçi.

Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

By: Ela
13 July 2025 at 09:16

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut dhe kërkon mbrojtje të pakicave, kushte të qarta për Serbinë në rrugën drejt BE-së. Deutsche Welle: Z. Ahmetoviq, të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga […]

The post Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi appeared first on BoldNews.al.

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

By: armand
13 July 2025 at 09:04

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan. Darka u mbajt në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe u organizua nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati. Kryeministri Kurti […]

The post Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë appeared first on BoldNews.al.

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

By: Ela
13 July 2025 at 08:11

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk komenton. Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, […]

The post Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

Debate të ashpra në Budestag! Srebrenica dhe masakrat serbe në Kosovë

By: el da
12 July 2025 at 21:29

Parlamenti i Gjermanisë (Bundestagu) mbajti një seancë përkujtimore për 30-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku u vranë mbi 8.000 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Në seancë morën pjesë deputetë, dy të mbijetuar të gjenocidit dhe ambasadorë të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Deputetët e Bundestagut e dënuan ashpër qasjen e Serbisë ndaj luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Michael Brand, deputet i CDU-së, theksoi se Serbia e mbështetur nga Rusia ka udhëhequr luftëra që nga viti 1991.

Ai e quajti presidentin serb Vuçiç trashëgimtar të politikave të Millosheviçit dhe e akuzoi për lidhje me Putinin. Jasmina Hostert, një deputete e lindur në Sarajevë dhe e plagosur në luftë, mbajti një fjalim të ndjerë për dhimbjen dhe rëndësinë e përballjes me të kaluarën.

Gjatë seancës, një deputet i AFD-së relativizoi gjenocidin, çka u kundërshtua fuqishëm. Ky përvjetor riktheu në vëmendjen ndërkombëtare nevojën për drejtësi dhe paqe në Ballkan. m.p.

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

By: e xh
12 July 2025 at 18:31

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt teknik në gjithë territorin e shtetit, duke sjellë si pasojë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së automjeteve nga Kosova.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin e udhëtarëve në mënyrë manuale dhe kanë rikthyer kontrollin e dyfishtë kufitar. Kjo ka shkaktuar pritje të gjata dhe kolona të mëdha në pikat kufitare.

“Në këtë moment, regjistrimi po bëhet në mënyrë mekanike. Derisa të rikthehet funksionimi i sistemit kufitar të RMV-së, kontrolli i dyfishtë do të vazhdojë,” thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe premton informim të vazhdueshëm në kohë reale për çdo ndryshim të situatës.

Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

By: Ardit
12 July 2025 at 17:42

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt teknik në gjithë territorin e shtetit, duke sjellë si pasojë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së automjeteve nga Kosova. Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin e udhëtarëve në mënyrë manuale dhe kanë rikthyer […]

The post Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

By: Elva
12 July 2025 at 17:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime rreth pasojave ligjore nëse nuk respektohet afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., ku ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA. Osmani tha se aktgjykimi […]

The post Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

By: e xh
12 July 2025 at 14:31

Paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut, më herët gjatë javës, pasi është ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Drejtësi për Agonin” dhe “Poshtë brutaliteti policor”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në protestën e 12 korrikut.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive”, ka thënë vëllai i Agonit para pjesëmarrësve.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Më 10 korrik, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit dhe kërkesa i është miratuar.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan. Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren. REL

 

 

Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare

12 July 2025 at 15:02

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuaer nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj. Ngjarja ka ndhor në Kakovatos Zacharos pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje. Sipas raportimeve të mediave fqinje, 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të […]

The post Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Shokuese/ 48-vjeçari tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare, ja si shpëtoi e mitura

By: el da
12 July 2025 at 12:50

Skena horror kanë ndodhur pasditen e së premtes në Kakovatos Zacharos, kur 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë katërvjeçare nga krahët e nënës së saj, me të afërm dhe kalimtarë të pranishëm.

Ngjarja ndodhi pranë plazhit, kur nëna e saj, e motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje.

48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të papritur, duke u përpjekur t’ia rrëmbente me forcë fëmijën.

Nëna e 4-vjeçares luftoi për ta mbajtur të bijën në krahë, ndërsa motra dhe nëna e saj shkuan drejt tij për ta ndaluar. Britmat u dëgjuan edhe nga një banor, i cili shkoi për ta ndihmuar.

Autori shqiptar, duke parë reagimin dhe numrin në rritje të kalimtarëve, iku dhe u fsheh në një pyll aty pranë.

48-vjeçari u gjet në pyll nga policia greke, por ai i rezistoi arrestimit, duke u përpjekur t’i shtynte me dhunë efektivët.

Pavarësisht rezistencës, ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim./E.T

❌
❌