Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ish-kampion i vendit, pas katër muajsh ndalim nga FIFA për transferime, ka marrë dritën jeshile për të regjistruar futbollistë të rinj gjatë afatit kalimtar të verës, njofton Telegrafi.
Pas gati katër muajsh pezullim, klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, është larguar nga “lista e zezë” e FIFA-s dhe tashmë mund të regjistrojë lojtarë të rinj për këtë afat kalimtar veror.
Ish-kampioni i Maqedonisë së Veriut ishte sanksionuar nga FIFA në fund të muajit shkurt, së bashku me klubin tjetër të elitës, Voska Sport, për shkak të mosrespektimit të obligimeve ndaj ish-futbollistëve apo palëve të treta. Sanksionet përfshinin ndalim të regjistrimit të lojtarëve në tre afate kalimtare, por situata duket se është zgjidhur më herët.
Pas përmbushjes së kushteve dhe rregullimit të çështjeve të hapura, Shkupi ka marrë konfirmimin nga FIFA për të operuar lirshëm në tregun e transferimeve. Kjo do të thotë se të gjitha përforcimet që janë prezantuar deri tani, mund të regjistrohen dhe të jenë të gatshëm për sezonin e ri.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm për klubin nga Çairi, që vjen vetëm një ditë pasi grupi i tifozëve “Shvercerat” kishte dalë me një reagim të ashpër ndaj pronarit të klubit, duke kërkuar largimin e tij. Mbetet të shihet nëse ky hap pozitiv do të shënojë një kthesë për Shkupin në prag të sezonit të ri futbollistik. /Telegrafi/
Pasi ndërpreu kontratën me klubin gjerman Bochum, anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi, ka nënshkruar marrëveshje me Sarajevën deri në vitin 2028. 24-vjeçari rikthehet në rajon pas një eksperience në Kroaci dhe Gjermani, duke shpresuar në më shumë minuta loje, njofton Telegrafi.
Mesfushori shkupjan, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i ri i FK Sarajevo. Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me klubin boshnjak, duke u bërë një nga përforcimet kryesore të verës.
Elezi së fundmi ishte pjesë e klubit gjerman VfL Bochum, me të cilin ndërpreu bashkëpunimin si lojtar i lirë. Në sezonin e kaluar, ai ishte i huazuar te Gorica në Kroaci, ndërsa pas rikthimit në Gjermani, vendosi që për më shumë hapësirë të rikthehet në futbollin e rajonit.
24-vjeçari është produkt i akademisë së FC Shkupit, ku edhe hodhi hapat e parë në karrierë. Nga aty, ai kaloi te Caen në Francë, por nuk arriti të konsolidohej dhe më pas vijoi rrugën me Vëllazërimin, Skënderbeun e Korçës dhe më pas me sukses te Varazhdin në Kroaci – periudhë që i hapi rrugën drejt transferimit në Bundesligë.
Rikthimi në Ballkan për Elezin është një tjetër sfidë, ku me fanellën e Sarajevës synon të rigjejë formën më të mirë dhe të kontribuojë në sukseset e klubit të njohur boshnjak. /Telegrafi/
Lojtari i ekipit Guanzhu FC, Jasir Asani, është përzgjedhur si përfaqësues për ekipin e “K-League”.
Liga Profesioniste e Futbollit Korean njoftoi listën e lojtarëve “Fan Eleven” të “K-League” që do të përballen me Njukasëllin e “Premier League” në “2025 Coupang Play Series”, event që do të mbahet të mërkurën, 30 korrik në stadiumin e Kupës së Botës “Suwon”.
Asani u zgjodh nga tifozët me 17,980 vota dhe iu dha nderi të luante kundër klubit prestigjioz anglez.
Shqiptari ka 6 gola dhe 2 asiste në 18 ndeshje këtë sezon.
Për këtë event Asani tha: “Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër Njukasëllin me lojtarë që përfaqësojnë ‘K League’.
Jam shumë mirënjohës ndaj tifozëve që votuan për mua dhe do të bëj çmos për të treguar një performancë të mirë”.
Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që po kërkon Bayern.
“Nick Woltemade? Më pëlqen. E pashë me kombëtaren kundër Portugalisë. Duket lojtar premtues. Pavarësisht se është i gjatë, ka shumë teknikë. Profili i tij është i pazakontë në kohët e sotme. Do të ishte një blerje me impakt”.
I pyetur për Luis Díaz, francezi ka thënë: “Ajo që ka treguar te Liverpool është fantastike. Dëmtimet e kanë penguar, por duket se është lojtar me karakter të fortë”. m.p.
Manchester City ka përfunduar tashmë katër blerje këtë verë, por tani fokusi është te largimet. Sipas “The Athletic”, Pep Guardiola ka përgatitur një listë me gjashtë lojtarë që mund të largohen përpara sezonit të ri në Premier League 2025-2026. Pas një sezoni të pazakontë pa trofe, i pari që nga viti 2016-2017, Guardiola ka vendosur […]
Silverstone nuk zhgënjen si gjithmonë. Edhe këtë sezon moti britanik i mbajti tifozët përpara ekranit në të 52 xhirot e garës. Vendasit u shpërblyen me fitoren e McLaren dhe Lando Norris, mgjs një tjetër patriot i njohur mbeti jashtë podiumit. Më poshtë ju njohim me numrat që duhet të dini…
• Norris u bë britaniku i 13 që fiton në “British Grand Prix”.
• Ishte gara e 25 që fitohet nga një pilot britanik në Silverstone në 75 vite kompeticion.
• McLaren fitoi për të parën herë në Silverstone qe prej vitit 2008 me Leëis Hamilton.
• Norris reduktoi diferencën në klasifikimin e përgjithshëm në 8 pikë pas Oscar Piastri-t.
• Me Piastri-n në vendin e 2, McLaren vendosi pilotët në 2 vendet e para në Austria dhe Britaninë e Madhe.
• McLaren mbylli garën me dy pilotët në vendet e para për të 5 herë në 2025, më shumë se cdo sezon tjetër në shekullin e 21.
• Me vendin e 3 për Kick Sauber, Nico Hulkenberg kishte karrierën mpë të gjatë në F1 pa një podium (238 Grands Prix në më shumë se 15 vite).
• Sauber gjeti podiumin e parë prej Japoni së në vitin 2012 me Kamui Kobayashi-n.
• Hulkenberg u bë gjermani i parë në podium prej Sebastian Vettel në vitin 2021 në “Azerbaijan Grand Prix”.
• Hulkenberg është piloti më i vjetër që shkon në podium për të parën herë (37 vjec) prej George Follmer (39 vjec) në “Spanish Grand Prix” të vitit 1973.
• Kick Sauber u ngjit në vendin e 7 në Klasifikimin e Konstruktorëve pas këtij rezultati.
• Hulkenberg u nis nga vendi i 19, pozicioni më i keq për një pilot që e mbyll garën në podium në historinë 32 vjecare të Sauber.
• Nico Hulkenberg kaloi 177 xhiro në pozicione podiumi përpara garës së këtij viti në ishull.
• Gjermani u bë piloti i 218 që ngjitet në podium në historinë e F1.
• Me vendin e 4 për Ferrari-n, Leëis Hamilton përsëriti rezultatin më të mirë sezonal për të dytën garë rradhazi.
• Pozicion që i dha fund 12 garave rradhazi që Hamilton ngjitej në podium në Silverstone (seria më e gjatë nga cdo pilot në cdo cirkuit).
• Pas vendit të 5 për Red Bull, Max Verstappen e sheh kreun e klasifikimit, 69 pikë më poshtë.
• Me vendin e 6, Pierre Gasly rregjistroi rezultatin më të mirë sezonal për Alpine.
• Lance Stroll në vendin e 7 për Aston Martin ishte pozicionimi i parë në top8 pas Australisë në fillim të sezonit.
• Stroll xhiroi në pozicion podiumi për të parën herë prej vitit 2023.
• Williams dhe Alex Albon morën pikë në Silverstone për të 3 sezon rradhazi.
• Fernando Alonso u rendit në vendin e 9 për Aston Martin, për të 4 garë rradhazi këtë sezon.
• Alonso mori pikë për të 6 garë rradhazi në Silverstone.
• Me George Russell në vendin e 10 dhe Kimi Antonelli-n jashtë garës, Mercedes mungoi për të praën herë në podium në Silverstone prej vitit 2012.
• Tetë konstruktorë u renditën në zonën e pikëve, më shumë se në cdo garë tjetër të këtij sezoni.
• Ferrarii i Charles Leclerc përfundoi jashtë zonës së pikëve për të parën herë këtë sezon.
• Red Bull dhe Yuki Tsunoda në vendin e 15, ishin të fundit për të dytën garë rradhazi.
• Antonelli u tërhoq për të 4 në 6 garat e fundit.
• Isack Hadjar u tërhoq për të praën garë këtë sezon (dështoi të nisej në Australi).
• Racing Bulls i pa dy makinat e saj jashtë që në xhiron e 19, për të praën herë prej garës së Kinës në vitin 2024.
Dy ditë më parë, artisti i grafiteve TVBoy krijoi një mural në nder të Lamine Yamal. Piktura e paraqiste spanjollin e ri të veshur si Supermen, por me ndryshimin se në vend të shkronjës S të Supermenit, ai kishte vizatuar shkronjën L, nga Lamine.
Vepra donte t’i bënte homazh përpjekjes, vështirësive që kapërcehen dhe rrugës drejt majës, e cila nuk është e shtruar me petale trëndafili. Yamal është vendas i Mataró-s, domethënë zonës ku u krijuan grafitet.
Megjithatë, duket se… festa provokuese e organizuar nga sulmuesi i ri shqetësoi disa njerëz, duke rezultuar në vandalizimin e saj nga vendasit.
Yamal u vu në shënjestër pasi organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 18-të, e cila u konsiderua e tepërt, madje e paligjshme nga disa, pasi thuhet se përdori njerëz me xhuxizëm për qëllime argëtimi, një ngjarje që u denoncua nga organizata e personave me xhuxizëm.
Sipas informacioneve nga Marca, autorët mbeten të panjohur, por ky veprim ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës dhe në rrjetet sociale.
Ademola Lookman është objektivi i ri i merkatos së Interit. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë piketuar nigerianin si emrin e ri për repartin e avancuar, të bindur se ai do të ndihmojë ekipin në fazën ofensive. Interi kërkon përforcime në repartin e avancuar, për të shtuar alternativat në krah të Lautaro Martinez dhe Markus Turam, […]
Emanuele Ndoj është futbollisti më i ri i ekipit të Ascoli. Pasi mbylli aventurën e tij me Latina Calcio, mesfushori 28-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re me ekipin e Serie C, pikërisht Ascoli. Me këta të fundit, mesfushori shqiptar ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, por ka opsionin e rinovimin edhe për një […]
Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League.
Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk hezitoi të tallej me kundërshtarët, duke i cilësuar lojtarët e ekipit kampion të Shqipërisë si “të shpejtë vetëm për të hedhur peshqirin”. Ai po ashtu tha se gjatë lojës, futbollistët nisën t’i bërtisnin njëri-tjetrit.
“Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë.
Ata te Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes. Ne nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi. Në ndeshjen e parë pësuam një gol të pafaund në fund, por e ndjemë këtë përmbysje”, tha Hoskuldur Gunnlaugsson. m.p.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”.
Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:
Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje. Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4.
Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4. Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4. Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria. Vendi i tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”. m.p.
Përmirësimet kanë qenë të dukshme në sezonet e fundit në kampin mallakastriot. Kjo ka bërë që frytet të mos mungojnë. Çdo merkato vere, ata shesin nga 2-3 elementë dhe kjo është një minimizim shpenzimesh për arkat e klubit. Synimi është që skuadra të avancojë drejt kreut dhe të shesë edhe më shumë, madje edhe me […]
Interi ka nisur përpjekjet për ristrukturimin e skuadrës dhe mesfusha është pika ku po përqendrohet vëmendja. Me qëndrimin e Hakan Calhanoglu tashmë të sigurt, një nga emrat që shihet jashtë planeve të klubit është mesfushori shqiptar Kristjan Asllani. Edhe pse 23-vjeçari nuk bën pjesë në projektin teknik të zikaltërve për sezonin e ardhshëm, e ardhmja […]
Real Madridi ka njoftuar se Lucas Vázquez do të largohet nga Los Blancos. Klubi madrilen ka vendosur që të organizojë një ceremoni lamtumire, e cila do të mbahet këtë të enjte. Sulmuesi ka luajtur 10 sezone me gjigandët spanjoll dhe numëron 402 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe, ai fitoi 23 tituj: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa […]
Trajneri i Nomme Kalju, Nikita Andrejev, është shfaqur mjaft optimist në fjalët e tij për mediat para ndeshjes së kthimit të Ligës së Konferencës ndaj Partizanit e cila do të luhet nesër. Tekniku i skuadrës estoneze, ka theksuar se ekipi i tij nuk i frikësohet atmosferës në stadiumin “Air Albania” dhe pret që ekipi i […]
Mediat britanike raportojnë se Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektiv të të dy ekipeve. Bëhet fjalë për brazilianin Rodrygo te Real Madrid dhe senegalezin Chelsea-s, Nicolas Jackson. Me ardhjen si trajner të Xabi Alonso-s, Rodrygo ka përfunduar në stol, […]
Tifogrupi i njohur shqiptar, “Shvercerat” kanë bërë së fundmi një reagim ku “godasin” haptazi presidentin e klubit të Shkupit. Grupi i tifozëve shkupjanë akuzojnë presidentin e klubit kryeqytetas, Yasin Konyali për premtime që pabaza. Ky reagim vjen pas një sezoni zhgënjyes në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Shkupi nuk ia doli që të siguronte pjesëmarrjen […]
Duke folur për kanalet zyrtare të klubit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për klube, mbrojtësi dhe kapiteni i PSG, Marquinhos, foli jo vetëm për atë ndeshje por edhe për gjithë sezonin, që I kurorëzoi ata kampionë në Europë. “Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një finale. Është e vetmja ndeshje që nuk […]
Mauricio Sarri, ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar. Dhe për këtë, ka kryer disa teste mjekësore.
Sarri është trajneri i dytë i Seria A, pas Ivan Juriç, që përfundon në spital. Ky i fundit kishte probleme me frymëmarrjen dhe për këtë u hospitalizua.
Mbetet për t’u mësuar problemi i Sarrit.
Kujtojmë se në krye të Lacios u vendos për sezonin e ri, pasi Klaudio Ranieri vendosi të largohej.
Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të dy ekipeve.
Bëhet fjalë për brazilianin Rodrygo te Real Madrid dhe senegalezin Chelsea-s, Nicolas Jackson. Me ardhjen si trajner të Xabi Alonso-s, Rodrygo ka përfunduar në stol, të paktën me atë që u pa në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.
Në anën tjetër, Nicolas Jackson nuk është në planet e Enzo Maresca-s për sezonin e ri. Italiani nuk e sheh titullar sulmuesin senegalez, i cili ka pasur mjaft kritika në sezonin e fundit, për shkak të formës jo të mirë.
Duke parë situatën aktuale në klubet e tyre, të dy lojtarët janë të hapur për të ndryshuar destinacion. Ajo që e favorizon më shumë marrëveshjen e mundshme, është fakti që të dy lojtarët vlerësohen nga 100 milionë euro secili, nga klubet e tyre.