Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës

26 July 2025 at 23:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ndërkaq nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim tjetër.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

Pas dështimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është mbajtur asnjë seancë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Ai fajësoi partitë tjera për këtë bllokadë, duke theksuar se VV-ja ka propozuar që të arrihet një dakordim mes kryetares dhe nënkryetares së Kuvendit, por sipas tij, kjo është refuzuar nga opozita.

Murati theksoi se po tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhor përmes manovrave.

”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të krijohen institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.

“Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Ne do ta mbrojmë qytetarin, për Kosovën është derdhur gjak”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund. /Telegrafi/

The post Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës appeared first on Telegrafi.

Anketa e UBO Counsalting, përqindje e madhe e fëmijëve pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës

26 July 2025 at 23:41

Një anketë e UBO Counsalting ka paraqitur të dhëna shqetësuese, ku përqindja e nxënëseve që nuk i kanë pasur të gjitha tekstet shkollore në javën e parë të mësimit është  36.1%. 

Hulumtimi që ka të bëjë me tekstet shkollore për fëmijë është porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ndërsa është realizuar nga UBO Counsalting.

Në pyetjen: “A i kanë pasur fëmijët tuaj të gjithë librat në javën e parë të shkollës vitin e kaluar (viti shkollor 2024/2025)?”, 36.1% e prindërve kanë deklaruar se fëmijët e tyre nuk i kanë pas të gjitha librat, ndërsa 5.9% të fëmijëve nuk ju kujtohet, nëse fëmijët e tyre i kanë pas të gjitha librat.

Kjo shifër tregon për një problem shumë serioze që prek përgatitjen bazë të nxënësve në fillim të vitit akademik dhe që vë në pikëpyetje funksionalitetin e skemës së subvencionimit të librave.

Mungesa e librave në kohë jo vetëm që pengon procesin mësimor, por edhe rrit pabarazinë mes nxënësve, duke ndikuar negativisht në mundësinë për një fillim të barabartë të vitit shkollor.

Për më tepër, shumica e prindërve (66.9%) raportojnë se pagesën e subvencionit për blerjen e librave e kanë pranuar vetëm në muajin shtator, pra pas fillimit të vitit shkollor, ndërsa të tjerë (14.3%) në muajt që pasuan, duke reflektuar një proces të vonuar dhe jo gjithmonë të përputhur me nevojat reale të familjeve.

Këto gjetje rrisin shqetësimet për mënyrën se si organizohet dhe menaxhohet fillimi i vitit shkollor dhe theksojnë nevojën për përmirësime sistematike, përfshirë një planifikim më të hershëm dhe mekanizma efektivë monitorimi nga MASHTI dhe komunat.

Këtë hulumtim për qendrën Kosovare për Studime Gjinore e ka kryer UBO Counsalting, janë përfshirë 400 prindër të nxënësve të klasave 1–9 nga e gjithë Kosova, të cilët kanë patur fëmijë në shkollë gjatë të dy skemave. Janë intervistuar 50 mësimdhënës dhe është punuar në fokus grupe me drejtues të drejtorive të arsimit nëpër komuna.

 

The post Anketa e UBO Counsalting, përqindje e madhe e fëmijëve pa të gjithë librat në javën e parë të shkollës appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret, presidentja Osmani: FSK-ja është në gjendje gatishmërie

26 July 2025 at 23:32

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se komuna të shumta të vendit tonë po përballen me vatra të shumta zjarri që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale dhe mjedisore.

Ajo theksoi se situata është sfiduese dhe kërkon reagim të koordinuar dhe të menjëhershëm nga të gjitha nivelet.

“Në këto momente, shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë qytetarët e prekur, me fermerët që po humbin frytet e mundit dhe djersës së tyre, si dhe me ekipet emergjente që po punojnë pa u ndalur për t’i vënë nën kontroll këto zjarre. Mirënjohje të thellë për zjarrfikësit tanë, për punonjësit e emergjencës dhe për të gjithë vullnetarët që me guxim dhe përkushtim janë në vijën e parë të përballjes me flakët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

E para e shtetit theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“FSK-ja është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse. Vetëm me përgjegjësi kolektive mund ta parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Mbështetja dhe bashkëpunimi i secilit prej nesh është thelbësor për ta përballuar këtë situatë”, thekson presidentja. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret, presidentja Osmani: FSK-ja është në gjendje gatishmërie appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund

26 July 2025 at 23:27

Pas dështimit të seancës konstituive, deputetë nga partitë tjera, PDK, LDK e të tjerë kanë vazhduar të mbajnë fjalim në Kuvend.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund.

Sipas tij, në politikë të gjithë janë kalimtarë, por disa lënë gjurmë.

Ai shtoi se mund të jenë edhe vetë politikat e tyre të gabuara që kanë kontribuar në rritjen e populizmit.

The post Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 26 July 2025Main stream

Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit – a do të kemi kryeparlamentar apo do të vazhdojë ngërçi politik?

26 July 2025 at 21:51

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë do të mblidhen për konstituimin e legjislativit.

Kjo është edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse edhe në këtë tentativë nuk arrihet të konstituohet Kuvendi, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim të tjetër.

The post Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit – a do të kemi kryeparlamentar apo do të vazhdojë ngërçi politik? appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i

26 July 2025 at 21:31

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar lidhur me situatën me zjarre në vend.

Në njoftim thuhet se raporti i Qendrës Operative të Agjencisë (QO AME), rezulton me rritje në gjithsej 101 vatra zjarri vetëm në gjashtë orët e fundit, ku prej tyre aktive janë 48, ndërsa të lokalizuara 53 vatra zjarri.

Tutje bëhet e ditur se njësitë në të gjitha vatrat e zjarrit janë në intervenim, ndërsa si pasojë një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimeve në shuarjen e zjarreve.

“Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, kemi pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i. Referuar zhvillimit me situatë, edhe një herë Apelojmë te qytetarët të rrisin kujdesin, mos ndizni zjarre në ambiente të jashtme, lajmëroni menjëherë zjarre vëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192!”, thuhet në njoftim.

Agjencia me Njësitë e Zjarrfikës dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës është në gatishmëri dhe reagim 24/7. /Telegrafi/

The post Situata me zjarre, në Zasellë të Mitrovicës intervenohet edhe me helikopter nga KFOR-i appeared first on Telegrafi.

OVL e UÇK-së: Skandali që trondit drejtësinë, roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së!

26 July 2025 at 21:06

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë shprehur shqetësim pas lajmeve që kanë qarkulluar sot se një ish-roje burgu, që kishte shërbyer në kohën kur Hashim Thaçi ishte i burgosur në Hagë, është rekrutuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe i është dhënë roli i prokurorit në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

OVL e UÇK-së në një reagim për media theksojnë se Ky zhvillim skandaloz e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

Lexoni të plotë reagimin:

Skandali që trondit drejtësinë: Roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin indinjatë dhe shqetësim të thellë lajmin tronditës të publikuar sot në media, sipas të cilit një ish-roje burgu, që kishte shërbyer në kohën kur z. Hashim Thaçi ishte i burgosur në Hagë, është rekrutuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe i është dhënë roli i prokurorit në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

Ky zhvillim skandaloz e vendos në pikëpyetje serioze gjithë integritetin e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Si është e mundur që një individ me histori direkte të kontaktit dhe mbikëqyrjes së të akuzuarve, të avancojë befas në pozitën e një prokurori?

A është ky drejtësi apo një farsë e ndërtuar mbi urrejtje të kamufluar dhe urdhra të errët politik?

Ky veprim e zhvesh përfundimisht këtë proces nga çdo petk i paanshmërisë. Ai konfirmon dyshimet tona se procesi nuk është as i drejtë dhe as ligjor, por një ndjekje politike e organizuar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

U bëjmë thirrje opinionit publik, shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare që të mos heshtin përballë këtij skandali që rrezikon jo vetëm të drejtat e individëve të akuzuar, por edhe vetë themelet e drejtësisë ndërkombëtare.

Ky nuk është më vetëm një gjykim, kjo është një padrejtësi e montuar, e cila po përpiqet të rishkruajë historinë tonë të lavdishme të çlirimit!. /Telegrafi/

 

The post OVL e UÇK-së: Skandali që trondit drejtësinë, roja e burgut bëhet prokuror kundër UÇK-së! appeared first on Telegrafi.

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë, zjarri po i afrohet shtëpive të banuara

By: E S
26 July 2025 at 20:52

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll..

Jo vetëm që nuk janë vendosur nën kontroll, por mesa duket vatra e zjarrit është përhapur edhe më tej.

Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën.

Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më tepër. Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t’i vendosin nën kontroll.

Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg.

The post Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë, zjarri po i afrohet shtëpive të banuara first appeared on JavaNews.al.

“Libri është aksesor”/ Botuesja Anila Bisha komenton deklaratën virale: Alarm për të gjithë shoqërinë, jeta jo vetëm për t’u veshur bukur dhe…

By: E S
26 July 2025 at 20:44

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, botuesja Anila Bisha komentoi deklaratën virale të një personazhi publik që e përshkroi librin si “aksesor”, një shprehje që shkaktoi debat në rrjetet sociale.

Bisha theksoi se, edhe pse ky personazh publik dha një reflektim të vërtetë për ndikimin e luksit dhe gjërave sipërfaqësore në jetën e personazheve të rrjeteve sociale, ajo ngacmoi një problem më të thellë në shoqëri.

“Jeta jonë nuk është vetëm për t’u dukur bukur apo për performancë personale,” tha ajo, “është një alarm për të gjithë shoqërinë. Libri është shumë më tepër sesa një gjë për t’u pasur në dorë, ai është një shoqërues i rëndësishëm që ndihmon si fëmijët ashtu edhe të rriturit.”

Anila Bisha ftoi të gjithë ata që kanë ndikim në shoqëri që të promovojnë rëndësinë e librit, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësueshëm në edukim dhe zhvillim personal.

The post “Libri është aksesor”/ Botuesja Anila Bisha komenton deklaratën virale: Alarm për të gjithë shoqërinë, jeta jo vetëm për t’u veshur bukur dhe… first appeared on JavaNews.al.

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

By: E S
26 July 2025 at 20:37

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako pajisjesh ushtarake në vlerë prej 322 milionë dollarësh.

Një ditë më pas, Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur aprovimin e shitjes së një pakoje tjetër ushtarake për Ukrainën, që kushton 330 milionë dollarë.

Dy sisteme të armëve, të cilat Ukraina tashmë i përdor, do të përforcohen me pajisje dhe mbështetje shtesë në kuadër të shitjes së pakos së parë, sipas një komunikate për media nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një raketë HAWK duke u lëshuar gjatë stërvitjeve në Tajvan, më 2022

Uashingtoni thotë se Ukraina do të mund të blejë “artikuj dhe shërbime të ndërlidhura të mbështetjes për sistemin raketor HAWK”, me vlerë prej 172 milionë dollarësh.

HAWK është akronim për Homing All The Way Killer, emër që i është dhënë raketës për shkak të aftësisë së saj për t’u drejtuar deri në momentin e goditjes.

Arma është krijuar në vitet ’50, për mbrojtje ndaj aeroplanëve të shpejtë luftarakë dhe ndaj disa raketave. Raketat HAWK ishin dislokuar përgjatë vijës bregdetare të Floridës, gjatë Krizës Kubane me Raketa, më 1962.

Një lëshues i raketave HAWK, i fotografuar në Floridë, gjatë Krizës Kubane me Raketa, më 1962

Sistemi HAWK është joefektiv përballë shumë prej raketave të shpejta dhe moderne, ndërsa ushtria e SHBA-së e ka zëvendësuar sistemin me raketa Patriot në vitet ’90. Por, kërcënimet aktuale ndaj qyteteve ukrainase, që përfshijnë dronët e ngadalshëm Shahed, të prodhimit iranian, i kanë dhënë HAWK-ut një rol të ri.

Versionet e sistemit që i janë dhënë më parë Ukrainës raportohet të kenë arritur sukses në pengimin e bombardimeve ruse. Ushtria ukrainase ka pohuar se një sistem i vetëm HAWK ka rrëzuar 40 dronë dhe 14 raketa.

Një Bradley gjatë përdorimit nga ushtria ukrainase, më 2023

SHBA-ja thotë se Ukraina mund të blejë autoblinda Bradley, me vlerë prej 150 milionë dollarësh, bashkë me kapacitetet për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre, si dhe pajisje të ndërlidhura me to.

Kur nisi ndërtimi fillestar i kohës së Luftës së Ftohtë i atij që do të shndërrohej në autoblindën Bradley, qëllimi ishte të krijohej një mjet i blinduar transporti, i cili do të mund të bartte trupa nëpër një terren post-apokaliptik, pas një shkëmbimi bërthamor.

Sot, autoblindat Bradley, që kanë marrë emrin nga një gjeneral i Luftës së Dytë Botërore, shërbejnë kryesisht si “taksi të fushëbetejës”, për të transportuar trupa nëpër pothuajse çfarëdo terreni, duke i mbrojtur ato nga të shtënat dhe shpërthimet.

Pas transportimit të luftëtarëve, automjetet mund t’i mbulojnë ata me një top të fuqishëm 25-milimetërsh. Autoblindat Bradley munden, po ashtu, të pajisjen me raketa të afta për shkatërrimin e tankeve të armikut.


Një ushtar ukrainas brenda një Bradley, më 2023

Bradleyt janë kritikuar për blindën e tyre relativisht të butë prej alumini, dhe për lartësinë e tyre, që i bën ato objektiva të dallueshme në terren të hapur.

Më shumë se 150 nga Bradleyt që i janë dërguar Ukrainës raportohet të jenë shkatërruar, braktisur apo kapur. Shtatëmbëdhjetë Bradley janë shkatërruar në një betejë në jug të Ukrainës, në qershorin e 2023-tës.

Përveç raketave HAWK dhe autoblindave Bradley, Ukraina do të mund të blejë edhe pajisje për riparimin dhe mirëmbajtjen e obusëve M109, dhe për mbështetjen e sistemeve të prodhimit amerikan për mbrojtje ajrore.

Uashingtoni thotë se shitja e armëve për Ukrainën “nuk do ta ndryshojë ekuilibrin bazik ushtarak në rajon”./ REL

The post Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës? first appeared on JavaNews.al.

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

By: E S
26 July 2025 at 20:29

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

“Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.

Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.

Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.

Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.

“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.

Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./ REL

The post Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit first appeared on JavaNews.al.

“Do të nisë Foltore 2”! Ferdinand Xhaferaj lajmëron lëvizjen për reformimin e PD: Duhet për të shuar zemërimin e demokratëve

By: E S
26 July 2025 at 20:22

“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, kështu u shpreh në një intervistë për TCH Ferdinand Xhaferaj.

Ai tha se Sali Berisha është në kërkim të kohës për të shuar zemërimin e demokratëve pas disfatës së 11 majit, por për kritikët e tij më të fortë doktori është i destinuar të mos i shmanget më përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve.

“Nëse deri më 11 maj kishim një Berishë që kishte problem te shkuarën e tij, mbas 11 majit kemi një Berishë që po bllokon te ardhmen. Berisha duhet të tërhiqet. Më vjen shume keq që me sjelljen e tij politike, po projektohet si politikani më i dështuar dhe më i mjeruar i historisë së tranzicionit“, tha ai.

“Një lëvizje e re është në horizont me qëllim largimin e njeriut që simbolizon pushtetin ne Partinë Demokratike”, tha Xhaferaj. teksa paralajmëron se kjo vjeshtë do jetë e nxehtë për demokratët. Gjithçka do nisë me një foltore numër 2, shembullin e dha vetë Sali Berisha katër vite më parë.

“Në vjeshtë dhe maksimumi në pranverë ju do shihni lëvizje. Modelin e ka dhënë vetë zoti Berisha me foltoren dhe Rithemelimin”, u shpreh ai për gazetaren Elda Menga.

“Po paralajmëroni foltore numër dy?”, u pyet nga gazetarja e Top Channel.

“Nuk e paralajmëroj, unë e ndjej, e prek është e domosdoshme, do të nisë. Ështe presion i brendshëm, nuk ka zgjidhje tjetër, të gjithë e kanë kuptuar, Berisha është kthyer në një monument kulture, që e mban Edi Rama mos të rrëzohet por e kanë braktisur shqiptarët”, zbuloi Xhaferaj.

Ferdinand Xhaferaj shmang emrat se kush mund të ishte pasuesi i Sali Berishës në Partinë Demokratike, por një profil të tij e ka në mendje.

“Ka shumë potenciale dhe energji të reja PD. Të ketë një retorikë të qartë antikorrupsion, të ketë aftësi për të ndërtuar koalicione dhe këto modele i kemi parë në Bullgari dhe gjetkë, që kanë rrëzuar regjime më autoritare se ky i Edi Ramës”, tha ai.

Jashtë grupit parlamentar për shkak të Sali Berishës, ish-deputeti demokrat nuk do e ndjeke si spektator lëvizjen që pritet të nisë shume shpejt nga brenda partisë.

“Nëse kam tre vite që jam frymëzuar për të thënë atë që do bëjë Partia Demokratike, në këtë proces që do të nisi në mënyrë të padiskutueshme dhe do japë mbështetjen maksimale se ja kemi borxh Partisë Demokratike që ky lidership i ri të ecë përpara dhe ka të gjithë mundësitë që të ecë përpara”, deklaroi ai.

Zëri kritik i Ferdinand Xhaferaj i shtohet korit të të pakënaqurve që kërkojnë ndryshimin e lidershipit drejtues të partisë duke nisur me Sali Berishën.

The post “Do të nisë Foltore 2”! Ferdinand Xhaferaj lajmëron lëvizjen për reformimin e PD: Duhet për të shuar zemërimin e demokratëve first appeared on JavaNews.al.

Linda Rama reflektim mbi tranzicionin, ekonominë dhe rolin e të rinjve në Shqipëri (INTERVISTA E PLOTË)

By: E S
26 July 2025 at 20:14

Zonja Linda Rama ishte e ftuar sot në Podcastin “Inside Albania” në Euronews Albania, me gazetaren britanike Alice Taylor, në një bisedë mbi rolin dhe kontributin e saj si akademike në fushën e ekonomisë, në të shkuarën dhe aktualisht.

Zonja Rama ndau mendime dhe reflektime mbi tranzicionin e viteve ’90, kohën e ndryshimeve të mëdha dhe ndikimin në ekonominë shqiptare, perspektivën e zhvillimit të vendit dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim, si dhe pozicionimin e saj si zë i shoqërisë civile.

* * *

Alice Taylor: Përshëndetje dhe mirë se vini në Inside Albania me mua. Sot në studio jam e shoqëruar nga Linda Rama. Ajo është ekonomiste, akademike, pedagoge, profesoreshë, dhe një avokate për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Është gjithashtu bashkëshortja e Kryeministrit, por kjo nuk është arsyeja pse është këtu sot. Do të flasim për tranzicionin nga vitet ’90, ekonominë shqiptare në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen, dhe shumë më tepër përtej tyre.

Alice Taylor: -Linda, mirë se erdhët në Inside Albania. Faleminderit që u bashkuat me mua sot.

Linda Rama: Po, faleminderit që më ftuat, Alice, dhe dua ta bëj këtë lëvizje. Ashtu siç e bën ti, sepse më pëlqen shumë.

Alice Taylor : Kur të bëjmë tjetrën, do të të ftoj që të bësh një cameo.

Linda Rama:Do ta bëj, kënaqësi të vij sërish këtu.

Alice Taylor: Dua t’i qasemi kësaj interviste në një mënyrë kronologjike, duke filluar nga fillimi. Ti ke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit që herët, në fillim të tranzicionit të Shqipërisë, në fillim të viteve ’90. Dhe mendoj se aty nis gjithçka. Ishte një kohë e vështirë. Ishte një kohë e trazuar, kalimi nga komunizmi në ekonomi tregu të lirë, dhe ishte shumë e vështirë… Cila ishte sfida më e madhe për ty në atë kohë dhe, kur e shikon pas në kohë, çfarë mund të kishe bërë ndryshe?

Linda Rama: Po flasim për vitin 1993. Pra, fillova të punoj atje vetëm dy ose tre vjet pasi ra komunizmi.

Ndërkohë, në atë moment isha pjesë e dy projekteve, projekte ndërkombëtare që merreshin me çështje ekonomike të vendeve në tranzicion. Dhe, në fakt, kur hyra, kur fillova të punoja për agjencinë, mendoja vetëm për reformën ekonomike. Dhe atje kuptova kompleksitetin e gjithë procesit. Kështu që, pata mundësinë, mundësinë e rrallë, dhe ndihem me fat, gjithmonë jam ndjerë me fat për këtë, të takoja grupe interesi shumë të ndryshme dhe shumë njerëz të ndryshëm që ishin të interesuar për privatizimin në atë kohë. Takova të burgosur politikë dhe të burgosur të tjerë për shkak të regjimit. Takova ish-pronarë të tokave dhe godinave. Takova punëtorë dhe drejtues. Atje takova, në fakt, edhe investitorë, investitorët e parë të huaj ndërkombëtarë që po vinin, të interesuar për të marrë pjesë në proces, por edhe investitorët e parë shqiptarë. Dhe, në fakt, ajo ishte edhe koha kur unë pata kontaktin tim të parë me politikën, në aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, por edhe në aspektin e figurave politike të asaj kohe.

Kështu që hyra si ekonomiste në agjencinë e privatizimit, por në fakt dola prej andej si dikush që mendonte më shumë për njerëzit. Ishte një reformë e jashtëzakonshme. Mendoj se përtej emergjencës, përtej krizës së ushqimit dhe përtej përpjekjeve për të mbajtur rendin publik nën kontroll në ato vite, privatizimi i pronës shtetërore dhe ndarja e tokës ishin dy reformat më të rëndësishme që përcaktuan të gjithë ecurinë e tranzicionit në vend, përcaktuan ecurinë e investimeve, të drejtësisë, si edhe paqen sociale.

Çfarë mund të kishim bërë ndryshe, thatë ju?! Kam menduar për këtë me kalimin e kohës. Kam gjetur njëfarë paqeje në zemrën dhe mendjen time. Sepse sa më shumë mendoj për atë… besoj se ndoshta kjo ishte e vetmja mënyrë si mund ta bënim, duke marrë parasysh faktin se po vinim nga dy ndikime shumë fatkeqe historike. Njëri ishte ndikimi i Perandorisë Osmane. Ne ishim periferia më e largët e Perandorisë Osmane, në një prapambetje shumë të thellë. Dhe i dyti ishte regjimi komunist. Pesë dekada regjim komunist nuk mund të kalonin pa një kosto. Dhe kjo ishte kostoja që mendoj se duhej ta paguanim. Është shumë e vështirë për mua të besoj se kishte një rrugë tjetër në ato vite.

Alice Taylor: Sepse, në njëfarë mënyre, ishte si të kishe një faqe bosh, por në të njëjtën kohë kishe gjithë mbetjet e regjimit komunist në veçanti. Nuk është se regjimi komunist dhe gjithë pushteti i tij thjeshtë u zhduk brenda natës. Duhet të ketë qenë e vështirë të hyje dhe t’i përmbysje gjërat dhe të gjeje atë faqe bosh për të nisur prej saj. A është ky një vlerësim i drejtë?

Linda Rama: Po, është e vërtetë.

Alice Taylor: Shumë pengesa, në njëfarë mënyre njerëz që donin atë nivel ndryshimi.

Linda Rama: Të gjithë njerëzit ëndërronin për ndryshimin, por nuk e dinin çfarë ishte ndryshimi. Pra, ata ëndërronin të ishin të lirë nga komunizmi, por liria nuk ishte në mënyrën siç e njohim tani, çfarë do të thotë liri. Ishte nevoja për t’u çliruar nga presioni i plotë nën të cilin kishin qenë për 5 dekada. Nga kushte shumë ekstreme apo të varfëra ekonomike dhe nga mënyra e jetës që kishim, sidomos pas viteve ’80.

Pra, ata thjeshtë kishin nevojë të hiqnin qafe atë, ndërkohë që sa më i izoluar je, aq më shumë ëndrra ndërton dhe mendon që pjesa tjetër e botës është pa probleme. Partia dhe shteti i asaj kohe na bënte lavazh truri, duke na thënë sa të mëdhenj ishim, sa të pathyeshëm ishim, sa të fortë ishim, sa më të mirët në botë ishim. Por, nga ana tjetër ne e dinim që një jetë tjetër ekzistonte përtej. Ne ndiheshim krenarë për atë që bënim. Por në të njëjtën kohë, në imagjinatën tonë po ndërtonim një botë që, në fakt, ishte shumë e zhvilluar, por në të njëjtën kohë kërcënuese; me mundësi, por në të njëjtën kohë shumë e rrezikshme. Sepse gjithë kohës përballeshe me gjëra ku të tregonin një realitet, dhe një realitet tjetër të shfaqej para syve. Dhe Shqipëria ishte i vetmi realitet që njihnim. Dhe nga ana tjetër, merrnim sinjale nga ata që ishin jashtë. Sinjale të heshtura që ndërtonin tek ne një imagjinatë ndryshe. E gjitha ishte kaotike dhe ngatërruese për mendjen e njerëzve.

Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu.

Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë, cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.

Alice Taylor: Çështja e klimës është njëra anë. Mendoj se tani, çdo vit që kalon, është më nxehtë, ka më shumë zjarre, është më shqetësuese, dhe e shoh vajzën time dhe mendoj: “I madhi Zot, si do të jetë për ty pas 20 vitesh, 30 vitesh, 40 vitesh?”
Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale, më trembin. E mbaj larg çdo pajisjeje tani për tani, por dua të them – sa gjatë do të jem realisht në gjendje ta bëj këtë, nëse ato fillojnë të përdoren në shkolla, për shembull?!

Linda Rama: Dhe nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet.

Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet. Ju përmendet investitorët e parë që erdhën në Shqipëri nga jashtë vendit, dhe ata duhet të kenë qenë mjaft guximtarë në atë kohë, duke hyrë në një territor të panjohur. Por tani po pyes, 30 e ca vjet më vonë, cilat mendon se janë sfidat që mbeten për investitorët e huaj që duan të vijnë në Shqipëri? Po shohim çdo vit e më shumë që vijnë, në forma të ndryshme, por duke përdorur ekspertizën tuaj, cilat sfida mendon se duhet të hiqen për ta shtuar më tej këtë?

Linda Rama: Ne kemi një listë treguesish, në fakt. Dhe aspekte që kanë rëndësi për të marrë vendimin për një investitor që të investojë në një vend të caktuar. Dhe kjo vlen për të gjitha vendet, në thelb. Diçka që është interesante për t’u thënë është se bota nuk vuan për mungesë financimesh. Madje as Shqipëria nuk vuan për mungesë financimesh. Ne kemi shumë para që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, por edhe brenda bankave, që ende nuk janë përdorur dhe që presin të përdoren nga investitorët. Është e njëjta situatë edhe në institucionet financiare jashtë vendit. Pra, gjëja më e rëndësishme, përveç faktit që ke financime, është që të bindësh investitorët të financojnë. Nga pikëpamja makroekonomike – që është një aspekt shumë i rëndësishëm – mund të themi se kemi bërë përparime shumë të mira në vitet e fundit.

Nuk kemi paqëndrueshmëri politike, që është një element shumë i rëndësishëm, as paqëndrueshmëri të qeverisë. Një studim që përfundova para dy vitesh, një ose dy vjet më parë, mbi financimet, tregoi qartë – pas një analize të 30 viteve tranzicion – se, në rast se ndodh paqëndrueshmëri politike apo destabilitet qeverisës në një vend, investimet e huaja reagojnë shumë shpejt, duke u distancuar nga vendi. Dhe të duhen më shumë se dhjetë vite për ta rikuperuar dëmin. Pra, ky është një element shumë i rëndësishëm.

Një tjetër element pozitiv është se kemi ligje dhe kuadër rregullator që mbron investimet. Jemi në një proces që është Integrimi Evropian, i cili në fakt rrit shumë besimin e investitorëve. Dhe investimet, investimet e huaja direkte, sidomos në vitet e fundit në krahasim me vitin 2012 kanë pësuar një bum. Kemi pasur më pak se 1 miliardë dollarë investime të huaja direkte në atë kohë. Po flas për stokun. Dhe tani është rreth 1.7 miliardë. Pra, është rritur ndjeshëm. Por ende, si përqindje e PBB-së është e ulët dhe natyrisht që kemi nevojë për më shumë investime të huaja direkte. Keni shumë të drejtë kur pyesni se çfarë duhet të bëjmë për ta rritur këtë nivel. Mendoj se kemi nevojë për sundimin e ligjit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe mund të kemi ligje që garantojnë, le të themi, aktivitetin e investimeve të huaja, por në të njëjtën kohë ka shumë mosmarrëveshje që mund të lindin. Një pjesë e tyre lidhen edhe me të drejtat pronësore. Siç e përmenda, prona ishte një nga reformat që ka shkaktuar shumë probleme ndër vite dhe problemet vijojnë ende. Na duhet të kemi një sistem gjyqësor shumë efikas dhe të besueshëm. Dhe në veçanti në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë. Gjykime më të shpejta dhe më të drejta. Dhe duhet të japim prova për këtë, sepse kjo është thelbësore për investimet. Dicka tjetër pozitive që po ndodh është se edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor në kuadrin e anëtarësimit në BE është zhvendosur nga reformat institucionale drejt reformave të infrastrukturës, gjë që është jetike për vendin. Me reformat në infrastrukturë nënkuptoj, përveç gjithçkaje që kemi përparuar, edhe investimet në infrastrukturën e ujit, infrastrukturën e kanalizimeve, energjinë – që të jenë me standardet e duhura dhe me aksesin e duhur dhe me të gjitha parametrat teknikë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme, mendoj, për të ecur përpara. Dhe, sigurisht, na duhet gjithashtu të kuptojmë cilat janë avantazhet tona krahasuese. Kjo është thelbësore. Duhet të përcaktojmë profilin tonë, sepse tregu ynë është shumë i vogël. Dhe na duhet të përdorim investimet e huaja duke përdorur avantazhet tona krahasuese, për të rritur madhësinë e tregut tonë dhe për të kontribuar në shtyllat e ekonomisë, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për momentin kur do ta gjejmë veten në Bashkimin Evropian.

Alice Taylor: Cilat avantazhe mendoni se ka Shqipëria ose ku mund të fokusohet për të përfituar?

Linda Rama: Po ne kemi profilin sektorial. Zhvillimi bazohet në sektorë. Dhe kjo është arsyeja pse them “cilat janë avantazhet që duhet të përdorim”, sepse duhet të përcaktojmë, të jemi më të qartë, se çfarë do të jetë Shqipëria në 20 vitet e ardhshme. Dhe dinamika është shumë, shumë e madhe. Turizmi, për shembull, padyshim që do të jetë e ardhmja. Nuk ishte aq e qartë më parë sa është tani.

Prandaj, duhet të mendojmë çfarë duhet të bëjmë që të mos e humbasim këtë mundësi, të bëhemi të qëndrueshëm, por gjithashtu të bëhemi një tërheqje e madhe për ata investitorë, investitorët e huaj që sjellin standard në vend. Dhe përmes standardeve ne mund të ngushtojmë hendekun që ekziston mes nesh dhe vendeve të tjera që janë shumë të avancuara në turizëm. Diçka tjetër shumë interesante është sektori i TIK-ut, duke qenë se po flasim për dinamika. Ne bëmë një studim tre vite më parë, në vitin 2021. Sepse zbuluam që TIK-u, bashkë me shërbimet e outsourcing-ut, pra ekonomia e kujdesit, të gjitha shërbimet profesionale, ishin dy sektorë me një rritje shumë të madhe. Dhe ata na u shfaqën si sektorë në zhvillim për ekonominë. Sigurisht, kontributi në PBB është shumë i vogël, por efekti që kanë në të gjithë ekonominë është i madh – nëse flasim për TIK-un, për shembull. Bëmë të njëjtin studim për vitin 2024 i cili sapo ka përfunduar. Dhe zbuluam që nga një sektor në zhvillim, sektori i TIK-ut – pjesa që është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve të TIK-ut – tashmë është maturuar. Kemi një treg të maturuar në këtë fushë. Pra, për tri vite jemi në një situatë krejtësisht tjetër, ekstreme. Dhe tjetra shumë interesante ishte që sektori që ofron shërbime, jo ai që konsumon TIK, ofron më shumë se 50% të shërbimeve për eksport. Nuk e kishim menduar kurrë që, kompanitë tona të TIK-ut, sot po ofrojnë këtë lloj shërbimi jashtë vendit. Duket që jemi të fortë brenda vendit, pavarësisht shifrave të ulëta për të cilat flasim. Pra, na duhet të shohim në mënyrë dinamike dhe të qartësojmë vetveten se cilat janë avantazhet që kemi, në mënyrë që t’i përdorim.

Alice Taylor: E kam thënë gjithmonë që sektori i TIK-ut është një sektor shumë i rëndësishëm, sepse ka gjithmonë kërkesë për të, paguhet mirë dhe shpesh këto lloj kompanish u japin mundësi njerëzve të punojnë në distancë – dhe kjo është diçka që unë e shoh si ndihmë për çështjet demografike tek të rinjtë. Nëse mund të jetosh dhe punosh në Shqipëri, të punosh në IT, për një kompani që eksporton shërbime ose mund të punosh në distancë në një mënyrë apo tjetër, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur talentin, njerëzit vendas në rajon. Sepse sfidat demografike janë një problem i madh. Shumë njerëz po ikin dhe mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë.

Si e perceptoni këtë ikje të njerëzve nga vendi? E di që njerëzit ikin, por ka dhe nga ata që po kthehen tani, por si e shihni nga pozicioni juaj si ekonomiste?
Çfarë do t’u thonit njerëzve që thonë “Unë dua të iki të jetoj në Angli, këtu nuk ka mundësi”?

Linda Rama: Kemi folur shumë – për arsye të ndryshme – gjatë gjithë tranzicionit, sidomos në dy dekadat e fundit, për çështje ekonomike si arsyet që shtyjnë njerëzit të largohen nga vendi, sidomos të rinjtë. Mendoj se kjo mund të jetë e vërtetë, por në të njëjtën kohë, nuk është e gjithë e vërteta.

Mendoj se asnjëherë nuk kemi gjetur mundësinë dhe kohën, ndoshta as vullnetin, dhe kur them vullnetin, behet fjalë në të gjitha nivelet… për të menduar përtej arsyeve ekonomike. Dhe këtu kam parasysh problemet sociale dhe psikologjike që ekzistojnë në komunitetet tona. Dhe për këto probleme flasim çdo ditë, por nuk i lidhim në rrëfimin tonë me emigrimin. Këto janë probleme për të cilat flasim nga mëngjesi në darkë në vendimmarrje.

Dhe mendoj se, për shkak të së shkuarës sonë, kemi vënë shumë presion mbi jetën tonë. Dhe shumë nga ky presion sot ende rëndon mbi supet e individëve. Me “presion” kam parasysh të gjitha stereotipet e së shkuarës në familje. Kam parasysh të afërmit që ushtrojnë presion, komunitetin që ushtron presion, rrjetet sociale që ushtrojnë shumë presion. Ndoshta edhe në shkolla ka presion, dhe politika gjithashtu ushtron presion me gjuhën dhe ndonjëherë me agresivitetin që përdor.

Kështu që, mendoj se duhet të flasim për të gjitha këto lloj presionesh dhe duhet të punojmë, jo thjeshtë për t’i bindur të rinjtë të mos largohen, por që ata të kuptojnë cilat mund të jenë arsyet e vërteta, dhe të flasim të njëjtën gjuhë me ta, atë që ata ndiejnë, që ata dinë. Dhe problemi është që ata duhet të ndajnë mendimet e tyre, dhe ne duhet të flasim me ta, dhe të çlirojmë, të përpiqemi të çlirojmë shoqërinë nga të gjitha këto lloj presionesh.

Dhe mendoj se vetëm nëse përpiqemi ta zbusim sadopak këtë lloj presioni që vjen nga e kaluara dhe nga të gjitha problemet që kemi pasur gjatë gjithë tranzicionit, atëherë mund të kemi, në fakt, një proces vendimmarrjeje më të qartë dhe më logjik – se ku duam ta ndërtojmë jetën.

Alice Taylor: Kjo ishte, në fakt, një nga pyetjet që do të të bëja. Unë kam thënë që ka një anë ekonomike, po, por mendoj që kjo është arsyeja më sipërfaqësore. Unë besoj se arsyeja pse shumë njerëz duan të largohen është sepse ata mbajnë me vete traumën e brezit – hidhërimin, zemërimin, mllefin, zhgënjimin nga brezat e tjerë, nga komunizmi, ndoshta edhe më gjatë, përmes tranzicionit – dhe edhe nëse nuk kanë lindur në atë kohë, e marrin nga prindërit.

Linda Rama: Sigurisht. Ata e marrin këtë pakënaqësi, këtë zemërim, këtë padrejtësi – dhe nuk i vënë një emër, por thjesht mendojnë: “Dua të iki prej këtej, këtu nuk ka asgjë për mua!”
Për shembull, si ilustrim, nëse ka një fëmijë në një familje dhe babai ose nëna punon në administratën publike, vetëm si shembull, ose në një kompani private, dhe ai fëmijë sheh që padrejtësisht nëna apo babai largohet nga puna pa arsye – pa arsye të vërteta – thjeshtë për shkak të një vendimi të dikujt që është më lart… atëherë mendoj se efekti që ka një fëmijë në perceptim, dhe vetë prindërit, është i madh.

Ata nuk duan që historia e tyre të përsëritet te fëmija, dhe fëmija nuk dëshiron të përballet me të njëjtën gjë që ka parë tek prindi. Prandaj mendoj që duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, në të gjitha nivelet, sepse veprime të caktuara – qoftë në sektorin privat apo në qeveri apo në të gjithë sektorët e tjerë, përfshirë median – nuk rezonojnë vetëm me individin dhe shoqërinë, por prekin direkt fëmijët

Këto janë momente traume që mund të lënë gjurmë shumë të thella në mendjen e tyre. Dhe kjo ndodh edhe sepse askush nuk ka kohë të merret me traumat në mënyrë të dedikuar.
Ndaj, ka ardhur koha për ta, që ta marrim seriozisht –– në veprimet që ndërmarrim.

Alice Taylor: Si të shërohen këto plagë të së shkuarës, kur koha po ecën përpara, shumë njerëz nuk duan t’i adresojnë, nuk duan të flasin për to – “ka ndodhur, ishte në të kaluarën” – por është e qartë që ende i mbajnë peshë edhe sot. Dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë largohet brezi i vjetër… A do të zgjidhen ndonjëherë këto?
Si mund të bëhet kjo në nivel qeveritar, politik, shoqëror? Mendon se është shumë vonë?

Linda Rama: Ky është një proces. Sërish, ashtu siç thashë më parë, ndoshta ka qenë e vështirë të shmangej gjithë trashëgimia fatkeqe që kemi nga e kaluara. Sigurisht që ka përpjekje çdo ditë, në të gjitha nivelet, për të korrigjuar. Mendoj që shoqëria duhet të jetë shumë më e pranishme. Duhet të ulim pak kohën që i kushtojmë kronikës së zezë apo politikës, dhe të lëmë pak më shumë hapësirë pikërisht për të folur për këto çështje.

Diçka që mund të theksoj është që me të rinjtë, nuk mendoj se kemi, le të themi, një shkëmbim kuptimplotë. Si brez, ne kemi humbur një autoritet që prindërit tanë e kishin. Dhe kjo për shkak të kohës ku po jetojmë. Ndërkohë që brezi i ri ka fituar një autoritet, që është autoriteti i informacionit. Për shembull, kur po vija këtu në mëngjes, po mendoja si do të ishte intervista, dhe po udhëtoja me Zahon për në zyrë. Dhe i thashë: “Zaho, si i quani këto pjesët në makinë?” – po i referohesha frenës dhe pedalit të gazit. Dhe ai po ma jepte versionin në anglisht, versionin e saktë. Pastaj i thashë: “Si i thoni babait të gjyshit?” – sepse nuk më kujtohej saktë– dhe ai tha: “Great-grandfather”. Pra, ata dinë gjëra për të cilat ne mund të ndihemi të pasigurt.

Ata të thonë çdo ditë informacione që i marrin nga burime të ndryshme.
Kështu që, në vend që të përpiqemi t’ua imponojmë gjërat, apo t’u japim slogane të gatshme si “mos ik nga Shqipëria”, ne kemi nevojë të ndërtojmë një rrëfim.
Duhet t’i njohim– çfarë mendojnë, si e perceptojnë botën, cilat janë pasiguritë e tyre – që ata të ndihen të vlefshëm në këtë bisedë.

Dy javë më parë ose tre javë më parë, isha e ftuar – ishte shumë e çuditshme sepse nuk e dija që ekzistonte ai grup – nga një grup profesionistësh të rinj. Në fakt, ata ishin në të 40-at, por disa prej tyre ishin në të 30-at. Ishin jo të rinj në kuptimin përkufizues, por të rinj, shumë të rinj në frymë. Dhe ata punonin në nivelet më të larta të menaxhimit në kompani private.

Kërkuan të kishin një bisedë me mua. U impresionova jashtëzakonisht shumë. Ishte një bisedë dy orëshe. Çdo pyetje që ata bënin ishte shumë e pjekur. Nuk mund ta besoja që asnjë pyetje që vinte prej tyre nuk ishte pa interes për mua. Çdo pyetje ishte me një interes të jashtëzakonshëm. Dhe gjëja tjetër që më la shumë mbresë ishte që, përpara se të flisnin me mua, nga pyetjet kuptova që kishin lexuar gjithçka që kishte rreth meje si informacion nga puna që unë bëja. Dhe, nga pyetjet, përsëri kuptova që ishin njerëz që kishin jo vetëm interes, por edhe një lloj ankthi për të gjetur përgjigje për gjëra për të cilat vetë nuk arrinin t’i jepnin dot përgjigje.

Tani, problemi është që jam e sigurt që askush nuk e di që ata ekzistojnë dhe që kanë jetën e tyre. Po flas për sferën publike. Dhe do të doja shumë që ata të inkurajoheshin, që si individë ose si grup të dilnin dhe të flisnin për atë që pëlqejnë dhe që nuk pëlqejnë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të marrin pjesë dhe do të gjejnë edhe ata, në një mënyrë a tjetër, kontributin e tyre në shoqëri.

Alice Taylor: Pra, si mund ta arrijë sistemi arsimor shqiptar këtë hap? Dhe këtë botë që, siç e thashë më herët, evoluon vazhdimisht – që në momentin që ne e kemi arritur, ajo ka ndryshuar sërish – dhe këtë rini që është shumë përpara nesh, përtej çdo gjëje që mund të kuptojmë. Vajza ime do të shkojë në një shkollë publike në shtator dhe unë besoj se kjo është zgjedhja më e duhur. Por sa shpejt duhet të evoluojë sistemi këtu për të përballuar këto sfida dhe për ta mbajtur rininë të angazhuar?

Linda Rama: Të flasësh për arsimin mund të nevojitet e gjithë intervista, sepse mendoj që është sektori më i rëndësishëm. Dinamika sot e sistemit arsimor është kaq e madhe për shkak të të gjitha ndryshimeve, sa që është një makineri e madhe që duhet ta mendosh në dinamikë çdo ditë – gjë që nuk është aspak e lehtë. Mendoj që shkollat publike kanë sfida – shumë sfida – por edhe shkollat private kanë sfidat e tyre. Është e vështirë të vësh gishtin në një pikë të vetme, por modernizimi i kurrikulës është një domosdoshmëri, në kuptimin që ajo duhet të pasqyrojë të gjitha ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës.

Për shembull, një nga arritjet që u përmend dhe që u mat vite më parë ishte STEM. STEM është shkurtimi për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Në një moment të caktuar, STEM u bë STEAM. U shtua një A. Pse? A për Art – Artet. Sepse u kuptua që mendimi krijues dhe lidhja mes arteve dhe lëndëve të tjera mund të krijojnë bazën për të nxitur mendimin krijues.

Pra, modernizimi i kurrikulës dhe vënia e theksit te aftësitë analitike – si ato për të cilat po flasim – por edhe te aftësitë digjitale, është një domosdoshmëri në kohët që po jetojmë. Transformimi digjital i sistemit arsimor është një tjetër element shumë, shumë i rëndësishëm. Pse? Sepse përmes transformimit digjital mund të shmangim subjektivitetin dhe ndikimin njerëzor në të gjithë vlerësimet e performancës. Gjithashtu, mund ta ngremë në një nivel tjetër të gjithë mënyrën se si aktorët në arsim ndikojnë në sistem. Trajnimi i mësuesve është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Tani nuk kemi më mësues të TIK-ut dhe mësues të tjerë. Të gjithë mësuesit duhet të kenë aftësi digjitale, sepse duhet t’i përfshijnë ato në procesin mësimor. Pra, po jetojmë në kohën më interesante të mundshme – por duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe të mos presim. Duhet thjesht të vazhdojmë përpara duke e rizbuluar veten.

Alice Taylor: Më pëlqen STEAM – përfshirja e Artit – gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj që lëndët artistike shpesh nuk konsiderohen si akademike. Po e çoj vajzën time në shkollën e muzikës dhe arteve, sepse ajo është shumë e interesuar për lëndët akademike, por është edhe shumë kreative. E di që, nëse e ke atë krijimtari brenda vetes, është më mirë të ndodhesh në një mjedis ku ajo mund të lulëzojë dhe të zhvillosh lëndë artistike që të mësojnë shumë gjëra – si disiplinë, logjikë – të cilat mund t’i aplikosh pastaj edhe në gjëra të tjera.

Por po, unë zgjodha sistemin shtetëror arsimor sepse kam parë ndryshime të mëdha në të ndër vite. Mamaja ime është mësuese; ajo e çon vajzën time në shkollë pothuajse çdo mëngjes dhe ajo ka qenë mësuese për 45 vjet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte shumë e impresionuar nga ajo që kishte parë – kështu që për mua kjo ishte një votë shumë e madhe besimi. Digjitalizimi është hapi tjetër, mendoj – mësimi i kodimit.

Linda Rama: Përpjekjet për digjitalizim kanë nisur; e di që janë vendosur 100 klasat e para në shkollat fillore dhe fokusi duhet të jetë që kjo të jetë një qasje e hapur ndaj gjithë kurrikulës së programimit, që për fëmijët duhet të fillojë në një moshë të hershme. Dhe, në të njëjtën kohë, mendoj që ata do të jenë brezi që do të sigurojë përmirësimin e aftësive digjitale në industri dhe në sektorin privat – si aftësi të nevojshme për të gjitha profesionet.

Alice Taylor: Më kujtohet një mësues që më thoshte kur isha fëmijë: “Duhet të mësosh si të bësh shumëzimin e gjatë. Nuk do të ecësh gjithmonë me një makinë llogaritëse në xhep.” Ende kemi nevojë për këtë. Ende kemi nevojë për këtë. Unë vuajta me shumëzimin e gjatë dhe pjesëtimin e gjatë.

Linda Rama: Djali im, herë pas here, më thotë: “Mami, pse po e bëj këtë?”Dhe i them: “Duhet ta bësh sepse aftësitë matematikore janë shumë të rëndësishme për aftësitë analitike. Për të zhvilluar trurin në një fazë tjetër, për të parë dhe për të gërmuar brenda tij.”

Nuk mendoj që bota do të lodhet ndonjëherë duke mësuar matematikë në mënyrën tradicionale – dhe kjo është arsyeja pse “M” është në STEAM – sepse këto aftësi analitike që në moshë të hershme janë shumë, shumë të rëndësishme. Kalkulatorët mund ta bëjnë trurin “të fjetur” në një fazë të hershme – dhe kjo është diçka e keqe.

Alice Taylor: Linda, çfarë do t’i thoshe një vajze të re shqiptare që aspiron të punojë në akademi, në kërkim shkencor, apo edhe në politikë, ose në sektorin e qeverisjes?
Çfarë këshille do t’i jepje?

Linda Rama: Të japësh këshilla është… Unë jap ndonjë sugjerim herë pas here. U them: “do të donit një këshillë prej meje?” Sepse përvoja dhe gjithë puna që kam bërë ndoshta më kanë ndihmuar të kuptoj disa gjëra. Por për gratë, unë jam vërtet shumë e ndjeshme ndaj zhvillimeve, ndaj mënyrës si po zhvillohemi në të gjitha nivelet – edhe në ato që përmendni ju: akademia dhe fushat e tjera.

Mendoj se në çdo fushë ku ndodhemi si gra… kemi dëshmuar në Shqipëri që numrat nuk mjaftojnë. Është një e drejtë për një grua të punojë, është një e drejtë të përdorë talentet e saj, të jetë e dobishme për shoqërinë, të trajtohet në mënyrë të barabartë, të ketë një ekuilibër të mirë mes jetës dhe punës. Këto janë të gjitha të drejta. Problemi është se, për aq kohë sa këto të drejta nuk ekzistonin, mendoj se gjithë beteja jonë ishte që këto të drejta të vendoseshin. Tani, prej vitesh, kemi bërë përparim të mirë në përfaqësimin e grave, në nivele të ndryshme të politikës, qeverisë, administratës publike, gjyqësorit, në qeverisjen vendore dhe gjithashtu në sektorin privat.

Kam bërë një studim vite më parë, nuk e kam përsëritur atë studim, por është e qartë që gratë kanë role shumë të rëndësishme në menaxhimin e kompanive private gjithashtu.

Problemi është që ndoshta duhet të mendojmë pak më shumë për disa kapacitete të tjera– cila është gruaja e duhur, profili i duhur. Sepse të kesh thjesht numra të grave, nuk mendoj se ka rëndësi. Është shumë e rëndësishme, por nuk mjafton.… Gratë vetë duhet të pyesin: çfarë profili na duhet në parlament? Çfarë profili na duhet në qeveri? Dhe çfarë vajzash të reja na duhen në politikë? Dinjiteti, integriteti dhe aftësia për të mos u përdorur dhe për të mos u abuzuar janë thelbësore për një grua. Mendoj që për gratë… dhe kjo vlen për çdo sektor në thelb… mendoj që për gratë është shumë e rëndësishme të dinë si të përballen me konkurrencën dhe si të përdorin gjithë njohuritë dhe aftësitë për të qenë në atë konkurrencë – le të themi fituese – por përmes konkurrencës. Mendoj se gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme kur janë në politikë, sepse duhet të pranojnë të fitojnë, por edhe të humbasin.

Alice Taylor: Po

Linda Rama: Dhe nuk mendoj që një grua ka të drejtë të sfidojë gjithçka që është në thelb të demokracisë – çfarëdo që të votojnë njerëzit. Gjithçka duhet të bazohet në meritë, në demokraci. Vota, çfarëdo që njerëzit të votojnë, duhet të respektohet seriozisht. Numërimi i çdo vote është shumë i rëndësishëm. Dhe ne kemi përparuar shumë në atë drejtim. Por çdo votë ka rëndësi për të përcaktuar se kush është fituesi. Dhe askush nuk ka të drejtë të kapërcejë vullnetin e njerëzve, nëse ti kërkon nga njerëzit që të të besojnë dhe të të votojnë, bazuar në rregullat që ne i kemi pranuar si rregulla të vendit tonë, pas dekadave katastrofike të votimeve dhe zgjedhjeve të rreme.

Alice Taylor: Totalitarizmi

Linda Rama: Mendoj që mënyra se si gratë përballen me kundërshtarët e tyre është gjithashtu shumë e rëndësishme. Dhe kam parë, në disa raste, gra që thërrasin origjinën e tyre. Përmendin gjyshërit, përmendin ndonjëherë komunitetet e tyre. I thërrasin për të mbrojtur pozicione të caktuara. Ndërkohë që ankohen se po sulmohen, nga mëngjesi në darkë sulmojnë vetë. Ose thonë se po bullizohen, ndërkohë që bullizojnë vetë.

Nuk mendoj që gratë kanë ndonjë ekskluzivitet mbi gjërat që ne nuk i pëlqejmë në shtëpitë tona të ndodhin, apo që nuk duam që t’i shohin fëmijët tanë. Vetëm të jesh grua nuk e justifikon diçka. Përkundrazi, shoqëria pret nga gratë cilësi më të mira – dhe për këtë kemi luftuar shumë. Dhe mendoj që ky kontribut më i mirë është i rëndësishëm sidomos për gratë dhe vajzat e tjera.

Dhe e di çfarë, Alice?! Ndonjëherë, gratë solidarizohen me gra të tjera kur ato ndodhen në pozicione të gabuara vetëm sepse janë gra. Tani, kjo është edhe më keq. Kushdo grua që vendos të jetë në anën e një gruaje tjetër, edhe kur shoqëria ka mendime shumë të kundërta, vetëm sepse ajo është grua – mendoj se kjo është edhe më keq sesa vetë gruaja që është gabim. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshme në kohën që po jetojmë, sepse tashmë mbajmë mbi supe të gjitha stereotipet dhe të gjitha problemet që historia dhe shekujt i kanë sjellë profilit të gruas. Nëse një burrë vendos njëfarë energjie, ne duhet të vendosim qindfish më shumë për të na marrë seriozisht. Që të mos paragjykohemi, që të na jepen mundësi – dhe kjo është koha kur duhet të ndërtojmë një profil që, në fakt, e meritojmë të kemi. Sepse ky profil do të shërbejë shumë si model për vajzat e reja dhe gratë e reja, që mund të gjejnë frymëzim për të mos prekur karakterin dhe thelbin e tyre – ndërsa mendojnë se duhet ta ndryshojnë për të ecur përpara. Dhe kjo vlen për çdo sektor, kjo vlen për çdo nivel – dhe kjo vlen për gjithçka në jetë.

Alice Taylor: Po, jam dakord – nuk është vetëm sepse je grua, por sepse e meriton. E meriton të jesh aty sepse është gjëja e duhur për të bërë.
Kjo do të jetë pyetja ime e fundit. Do të doja të kishim më shumë kohë, por kjo që thatë më bëri t’ju pyes këtë… A keni menduar ndonjëherë të futeni në politikë, apo e preferoni më shumë të qëndroni pas skenës? Sepse mënyra si flisni me kaq shumë bindje për këto tema dhe keni këtë pasion në mënyrën si e shprehni veten… A keni menduar ndonjëherë për këtë?

Linda Rama: E kam kuptuar shumë herët në jetën time që, për të hyrë në politikë, duhet të jesh fituese.
Dhe, sigurisht, kur dola nga agjencia, në fakt, u gjenda përballë një dileme: çfarë të bëj më pas?
Dhe në atë moment, për shkak të gjithë përballjes që kisha pasur me politikën – sepse isha në një pozicion që, në fakt, përballesha shumë me të – vendosa që do të isha shumë më e dobishme si pjesë e shoqërisë civile, si pjesë e, le të themi, kërkimit dhe këshillimit të pavarur, së bashku me institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Shqipëri.

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë këdo që është në politikë. Kështu që nuk kam paragjykime.
Por, në të njëjtën kohë, përgjegjshmëria e tyre ka shumë rëndësi për mua.
Dhe mendoj që duhet bërë shumë nga politikanët dhe kushdo që është në politikë për të merituar respektin dhe për të përmbushur gjithçka që u është ngarkuar – sepse është një privilegj i madh të kesh këtë mundësi.

Dhe kur bëtë këtë pyetje, më erdhën ndër mend shumë miq të mi që, në fakt, mund të kishin qenë politikanë fantastikë, deputetë fantastikë dhe ministra fantastikë. Ata tashmë janë në administratën publike. Dhe mendoj që shumë prej tyre – dhe kjo është arsyeja pse procesi i “screening”-ut i surprizoi të gjithë në BE – disi i befasoi të gjithë për nivelin… Sepse në atë nivel ka ekspertë patriotë që në fakt kujdesen shumë për vendin dhe japin çdo ditë më të mirën e tyre. Kështu që, fakti që disave u është dhënë mundësia të jenë në politikë – ata kurrë nuk duhet ta harrojnë që ka shumë të tjerë që e meritojnë të jenë në politikë, por që nuk iu dha mundësia të jenë aty. Prandaj ne duhet të shohim prej tyre maksimumin e mundshëm, në mënyrë që të mos mbeten në borxh me gjithë ata të tjerë, që në fakt, kishin gjithë kapacitetin për t’u bërë dikush. Por që nuk do të mund ta shohin këtë kapacitet të përfaqësuar në këto pozicione gjatë jetës së tyre.

Alice Taylor: Fjalë shumë të mençura. Linda, faleminderit.


Linda Rama: Faleminderit shumë, Alice!

The post Linda Rama reflektim mbi tranzicionin, ekonominë dhe rolin e të rinjve në Shqipëri (INTERVISTA E PLOTË) first appeared on JavaNews.al.

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

By: E S
26 July 2025 at 20:07

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si krim në Kodin e ri Penal të hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas draftit, që pritet të hidhet në konsultim publik, kur ky profil fals në rrjete sociale i shkakton mbajtësit të imazhit gjendje ngacmimi, përndjekje ose poshtërim, autori dënohet me gjobë ose me burg deri në tre vjet.

Të tjera dispozita, të lidhura me zbatimin e gjerë të teknologjisë, që nuk janë në Kodin aktual, janë ato të përndjekjes dhe ngacmimeve online. Në draft parashikohen nga 2 deri në 6 vite burg për ata që ndërmarrin në mënyrë të vazhdueshme sjellje kërcënuese ndaj një personi përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të tillë që t’i bëjë ata të kenë frikë për sigurinë e tyre, apo që mbajnë nën mbikqyrje përmes teknologjisë një person, pa pëlqimin e tij.

Në të njëjtën frymë, në rastet e sulmit në botën online të një personi, duke i shkaktuar dëmtim psikologjik një personi, parashikohet dënim nga gjobë deri në tre vjet burg. Dënim me burg deri në 4 vjet rrezikojnë edhe ata që me pa të drejtë nisin çdo komunikim elektronik, me qëllim për të frikësuar, ngacmuar ose krijuar shqetësim emocional një personi tjetër.

Njëlloj edhe kur shpërndan foto të tij, apo të të afërmve, që e bën personin të neveritshëm apo degradues në opinionin publik.

Në risitë e Kodit të ri Penal është edhe detajimi i gamës së shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke i kategorizuar jo vetëm për pasojën e ardhur. Kështu, parashikohen dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg për shoferët që bëjnë parakalim të gabuar, për ata që kalojnë limitin e shpjejtësisë, apo që futen në rrugë në kundërvajtje, duke vënë në rrezik jetë personash apo rrezikuar seriozisht aksidentet.

Sipas draftit, hetimi penal për secilën nga shkeljet do të fillojë vetëm në rastet kur më herët për autorin e shkeljes është marrë masë administrative për të njëjtën lloj shkeljeje.

The post Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar first appeared on JavaNews.al.

IHMK: Sot dita më e nxehtë e regjistruar deri tani, temperatura maksimale në Han të Elezit 42.4 gradë

26 July 2025 at 19:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se e shtuna e 26 korrikut 2025 mund të konsiderohet si më e nxehta e regjistruar deri më tani.

IHMK në një postim në Facebook njofton se sot Hani i Elezit regjistroi temperaturën 42.4 gradë Celsius në ora 13:00.

Referuar të dhënave zyrtare, pas Hanit të Elezit, Gjakova ka shënuar temperaturën maksimale 41.7 gradë Celsius, pastaj Kamenica 41.6, Leposaviqi 41.3, Gjilani 41.2 në ora 15:00.

Më poshtë gjeni tabelën.  

The post IHMK: Sot dita më e nxehtë e regjistruar deri tani, temperatura maksimale në Han të Elezit 42.4 gradë appeared first on Telegrafi.

Dëmtohet kulmi i një ndërtesë te rruga “B” në Prishtinë, rrezik të bie – zjarrëfikësit e Policia në vendngjarje

26 July 2025 at 19:31

Për shkak të erërave të forta kulmi i një ndërtese te rruga “B” në Prishtinë është dëmtuar shumë, gjersa ekipet e zjarrëfikësve dhe Policisë janë në vendin e ngjarjes për të parë se si ta largojnë në mënyrë që të mos paraqet rrezik për qytetarët.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica në një deklaratë për Telegrafin tha se është në vendngjarje për ta parë për së afërmi situatën.

“Për shkak të erërave është dëmtuar shumë kulmi i një ndërtese… Nuk ka ra, por është dëmtuar shumë. Për shkak të rrezikut, ekipi i zjarrëfikësve, Policia janë në vendngjarje për të parë si ta largojnë për të mos rrezikuar qytetarët”, tha ai. /Telegrafi/

The post Dëmtohet kulmi i një ndërtesë te rruga “B” në Prishtinë, rrezik të bie – zjarrëfikësit e Policia në vendngjarje appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Qafë Buall, Ministria e Mbrojtjes: Po angazhohen mbi 90 forca dhe dy helikopterë për izolimin e flakëve

By: E S
26 July 2025 at 19:59

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për një operacion të gjerë për shuarjen e zjarrit që ka rënë në zonën e Qafë Buallit, pranë qytetit të vjetër të Bulqizës dhe fshatit Plan i Bardhë.

Vatra e zjarrit ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të thatë, ndërsa operacioni për izolimin e flakëve po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Në terren janë angazhuar:
• 8 mjete zjarrfikëse
• 40 efektivë të MZSH
• 15 efektivë të Policisë së Shtetit
• 25 forca të bashkisë
• 10 forca vullnetare

Po ashtu, në ndihmë të operacionit janë përfshirë edhe 2 helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje ajrore me hedhje uji në mënyrë të vazhdueshme dhe në rotacion.

Autoritetet janë në monitorim të pandërprerë të situatës, ndërsa po vlerësohet nevoja për shtim të forcave apo për masa shtesë në varësi të përhapjes së flakëve.

Për momentin, nuk raportohet për rrezik të banesave, por për shkak të terrenit të thepisur dhe erërave, operacioni për shuarjen e zjarrit mbetet kompleks.

The post Zjarri në Qafë Buall, Ministria e Mbrojtjes: Po angazhohen mbi 90 forca dhe dy helikopterë për izolimin e flakëve first appeared on JavaNews.al.

“Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo

By: E S
26 July 2025 at 19:52

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti foli për analizën e brendshme brenda PD në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Alimehmeti vlerësoi se kjo analizë duhet të bëhet pasi raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR të përfundojë.

Sipas Alimehmetit, brenda në PD të gjithë janë të qartë se kush punoi gjatë fushatës dhe kush jo. Por simbolikisht, ai tha se “jo çdo rrobë e pisët, duhet të lahet jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar se brenda strukturave do të ketë ndryshime e lëvizje në ekipin e PD për zgjedhjet e ardhshme.

“Ne e kemi shumë të qartë se kush punoi dhe kush jo, njerëz që kishin mundësi të performonin dhe nuk e bënë, ose njerëz që nuk kishte njeri ndonjë besim të madh dhe dhanë kontribut tejet të madh. Unë flas për qarkun e Tiranës, por ishte shumë e qartë, psh një element kyc që vumë re tek PD e PS, lista e mbyllur nuk ishte në lartësinë e situatës, disa prej tyre ishin praktikisht të papranishëm në fushatë, për këtë s’presim raportin e OSBE.

Disa njerëz mund të kishin dhënë më shumë kontribut por nuk e dhanë. Unë nuk do ta quaja fitore nëse kam një karrige dhe fitova. Unë nuk i heq asgjë pjesës që këto ishin votime dhe jo zgjedhje, por ne duhet të merremi me sëmundjen tonë. E kemi të qartë kundërshtarin tonë”, tha Alimehmeit në emisionin “Kjo javë”.

Ilir Alimehmeti: Ka dy aspekte, njëri patjetër është real dhe procedurial.

Ne jemi në një situatë kur ka dalë raporti paraprak i OSBE-ODIHR por ska dalë përfundimtari. Analiza jonë shërben për të ushqyer raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR dhe patjetër dhe ata kanë gjetjet e tyre, ndërkohë që dhe ne presim raportin e tyre për ta inkorporuar tek e jona. Ska si të përfundojë analiza jonë pa dalë ky raport i osbe

Elementi i dytë nuk do të thotë se analiza s’po bëhet dhe nuk është e qartë për ne. Ka qenë e qartë gjatë fushatës. Nuk flasim për kundërshtarin, por po flasim çfarë do të kishim bërë brenda vetes. Do të elaborohet në javët e muajt në vijim.

Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë, brenda shtëpisë në forumet e brendshme. Ne e kemi shumë të qartë se kush punoi dhe kush jo, njerëz që kishin mundësi të performonin dhe nuk e bënë, ose njerëz që nuk kishte njeri ndonjë besim të madh dhe dhanë kontribut tejet të madh. Unë flas për qarkun e Tiranës, por ishte shumë e qartë, psh një element kyc që vumë re tek PD e PS, lista e mbyllur nuk ishte në lartësinë e situatës, disa prej tyre ishin praktikisht të papranishëm në fushatë, për këtë s’presim raportin e OSBE.

Disa njerëz mund të kishin dhënë më shumë kontribut por nuk e dhanë. Unë nuk do ta quaja fitore nëse kam një karrige dhe fitova. Unë nuk i heq asgjë pjesës që këto ishin votime dhe jo zgjedhje, por ne duhet të merremi me sëmundjen tonë. E kemi të qartë kundërshtarin tonë.

Analiza duhet bërë por kjo s’duhet të thotë të ndalen veprimet tona. Pse duhet? Ne duhet të jemoi shumë të qartë se gara e ardhshme politike është 2027, zgjedhjet vendore. Këto janë krejt ndryshe nga ato parlamentare.

Ne për të qenë gati për këtë, ne kemi nevojë që tani, ka nevojë për retushime, duhet të zëvendësohen, sepse duhet të shtrosh rrugën drejt 2027, nuk bëhen gjërat as brenda ditës as brenda javës. A mund të presim ne deri në fund?

Kur flasim për retushim e kam fjalën për njerëz, disa pozicione nuk performuan, duhet të zëvendësohen dhe ka shumë. Në fund të ditës, dhe me ekipin më të mirë të kishim, programin e kishim të shkëlqyer, me atë përdorim që iu bë aseteve nuk mendoj s edo të kishte një forcë për ta kapërcyer, por duhet shtuar kapaciteti që të ketë presione më të madh të mundshëm ndërkombëtar, të cilët nuk mbajtën një rol të madh.

Në vitin 2021 pati një nismë të 5 kancelarive për ti bërë apel qytetarëve për të votuar. Në 2023 dhe 2025 nuk e dëgjuam. Jo vetëm kaq, por dëgjuam kryeministrin që thonte mos votoni dhe ata nuk reaguan.

Është e rëndësishme. Pa arbitër në fushë dhe pa garë të barabartë është e kotë ti themi këtij ekipi që ti humbe apo fitove, mendoj që zgjedhjet u morën nga PS nuk mendoj se u fituan.

The post “Duhet retushim brenda PD, të merremi me sëmundjen tonë”, Alimehmeti: E dimë se kush punoi në fushatë e kush jo first appeared on JavaNews.al.

A do të takohen Putin dhe Zelensky? Kryediplomati turk zbulon bisedimet: Moska dhe Kievi ranë dakord për …

By: E S
26 July 2025 at 19:45

Moska dhe Kievi kanë rënë dakord që Presidenti rus Vladimir Putin të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyyr Zelensky, sipas Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan. Komentet e tij erdhën menjëherë pas raundit të fundit të negociatave dypalëshe të lehtësuara nga Ankaraja.

Raundi i tretë i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe u zhvillua të mërkurën në Stamboll. Ndërsa nuk u arrit armëpushim, palët bënë disa përparime në çështjet humanitare, duke përfshirë marrëveshjet për shkëmbimin e mëtejshëm të të burgosurve të luftës dhe civilëve.

“Gjatë takimit, udhëheqësit diskutuan kushtet në të cilat mund të takohen”, tha Fidan për transmetuesin turk NTV të premten, duke vënë në dukje se “një samit midis udhëheqësve në Turqi u ra dakord në parim”.

Më herët gjatë javës, Fidan i përshkroi bisedimet e Stambollit si një hap tjetër drejt përfundimit të konfliktit, duke theksuar se “çdo arritje e re i sjell palët një hap më afër paqes”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se po shqyrtohet një takim i mundshëm midis Putinit dhe Zelenskyt, por theksoi se ai duhet të zhvillohet vetëm në fazën përfundimtare të negociatave të paqes. Ai shtoi se një samit i tillë “nuk ka gjasa” të ndodhë brenda një muaji.

Rusia pohon se është e hapur për një zgjidhje diplomatike, por vetëm një që adreson atë që ajo e quan “shkaqet rrënjësore” të luftës dhe shqetësimet e Moskës për sigurinë.

Zelensky ka kërkuar prej kohësh një takim personal me Putinin. Negociatorët e Ukrainës e përsëritën propozimin në Stamboll këtë javë, duke thënë se një samit kokë më kokë ishte një hap kyç drejt përfundimit të luftimeve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gjithashtu mbështetje për bisedime të drejtpërdrejta midis dy udhëheqësve, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zgjidhur konfliktin. Moska nuk e ka përjashtuar kurrë mundësinë, por këmbëngul se së pari duhet të krijohen bazat e nevojshme.

Rusia ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelensky-t, duke përmendur skadimin e mandatit të tij pesëvjeçar në maj 2024. Zelensky ka refuzuar të mbajë zgjedhje të reja, duke përmendur gjendjen e jashtëzakonshme. Zyrtarët rusë argumentojnë se çdo marrëveshje e nënshkruar nën autoritetin e tij mund të kontestohet potencialisht.

Kremlini ka kërkuar gjithashtu që Ukraina të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbajë zgjedhje brenda 100 ditëve, si kusht për çdo armëpushim afatgjatë.

The post A do të takohen Putin dhe Zelensky? Kryediplomati turk zbulon bisedimet: Moska dhe Kievi ranë dakord për … first appeared on JavaNews.al.

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

By: E S
26 July 2025 at 19:36

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine në Europë.

Për këtë hetim, Strutura e Posaçme siguroi urdhër-arreste për 7 persona, mes të cilëve edhe Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Erion Alibej, i penduar i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”.

Të dyve ju komunikua masa e arrestit në qeli, ndërsa Policia mundi të gjejë dhe arrestojë vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermin Ndrejën e Ilir Lloshin, ndërsa i shtati është shpallur në kërkim. SPAK ka ngritur dyshime për përfshirjen e tyre në pesë episode të trafikut të kokainës në vitin 2020, ku janë sekuestruar 400 kg në Spanjë, 989 kg në Belgjikë, 250 në kanalin mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe dy ngarkesa me nga 2 mijë dhe 1484 kg në Holandë.

Po ashtu, ata dyshohen edhe për tre episode të trafikut të kanabisit në Itali dhe Spanjë. Sipas Strukturës së Posaçme, grupi kriminal kishte një organizim të sofistikuar. Droga nisej kryesisht nga Kolumbia dhe Ekuadori me kontenierë drejt porteve të mëdha europiane në Belgjikë e Holandë, por në disa raste edhe në Itali e Spanjë. Lënda narkotike maskohej në ngarkesa me paleta druri, në kuti me banane, apo në thasë me kokrra kakaoje si mall tregtar, duke shmangur kontrollin doganor.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani e Adnan Xholi, struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare. Grupi kishte hierarki dhe role të veçanta, ku drejtuesit që jetonin në vende të BE, Britaninë e Madhe apo Dubai, jo vetëm ideonin, financonin dhe garantonin operacionet e trafikut të drogës, por edhe mbanin kontaktet me lidhjet e tyre në porte, apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të BE.

Referuar hetimit, gjithçka mbahej nën kontroll përmes komunikimit në aplikacionin SKY ECC. Ndërsa për kryerjen e pagesave, grupi kishte shmangur sistemin bankar, duke përdorur sistemin informal “Hawala”.

Verifikimi i shumave bëhen përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike, që funksiononin si kod simbol për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës.

Nga kontrollet e kryera gjatë arrestimit të të dyshuarve u sekuestruan 43 mijë euro, 5 mijë franga zviceriane, 3 automjete luksoze, njëmjet lundrues, një dron, disa hard disqe, si edhe dhjetra karta bankare.

The post SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌