Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zhduket një grua në Gjilan – policia nis hetimet

13 June 2025 at 10:56

Raportohet se është zhdukur një grua në Gjilan.

Këtë e ka bërë të ditur policia, teksa kanë theksuar se gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendodhja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj”, bëhet e ditur në raport.

Me këtë rast, policia i është përgjigjur rastit duke nisur hetimet.

“Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

The post Zhduket një grua në Gjilan – policia nis hetimet appeared first on Telegrafi.

Arrestohet personi që kanosi dhe lëndoi zyrtarë komunalë në Kamenicë

13 June 2025 at 10:49

 Është arrestuar një person për kanosje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj disa personave zyrtar në Komunën e Kamenicës.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.

Ndryshe, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Arrestohet personi që kanosi dhe lëndoi zyrtarë komunalë në Kamenicë appeared first on Telegrafi.

Rinovim urban në Gjilan – së shpejti fillon fasadimi i banesave të vjetra

12 June 2025 at 13:29

Së shpejti do të nisë fasadimi i ndërtesave të vjetra kolektive në qytetin e Gjilanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se së shpejti objektet kolektive të ndërtuara ndër vite do të kenë një pamje të re, më moderne dhe funksionale.

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin estetik të qytetit, por edhe rritjen e efikasitetit energjetik dhe kushteve të jetesës për banorët. /Telegrafi/

The post Rinovim urban në Gjilan – së shpejti fillon fasadimi i banesave të vjetra appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

9 June 2025 at 10:46

Është arrestuar i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan.

Kështu është bërë e ditur në raportin e policisë, duke theksuar se ai është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, sot më 08.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, i njëjti e ka futur pa dëshirën e saj në veturë dhe është nisur për Prishtinë. /Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit

5 June 2025 at 16:44

Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tashmë po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

“Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo është mënyra e duhur për të garantuar drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin  e Kosovës Albin Kurtin për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim preliminar për shpronësim shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm). /Telegrafi/

The post Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan

4 June 2025 at 10:41

Policia në Gjilan njofton se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia thekson se po vazhdon të hetoj rastin. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan appeared first on Telegrafi.

“Sot festojmë me Policinë” – 1 Qershori në Gjilan sjell siguri dhe edukim për fëmijët

1 June 2025 at 13:48

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare së Fëmijëve, Policia në Gjilan në kuadër të projektit “Sot festojmë me policinë”  ka organizuar një sërë aktivitetesh edukuese dhe ndërgjegjësuese.

Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e materialeve sensibilizuese dhe informuese, vizita në ambientet dhe pajisjet policore me qëllim njohjen nga afër me punën e policisë.

Këto aktivitete kanë përfshirë edhe marshime të përbashkëta me fëmijët në rrugët e qytetit, edukim mbi sigurinë personale dhe rregulloat në trafikun rrugor.

“Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ndërton marrëdhënie të qëndrueshme besimi me fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi, duke kontribuar në edukimin për të drejtat themelore të fëmijëve, në çdo formë të cenimit të integritetit të tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndyshe, këto aktivitete u realizuan edhe  në bashkëpunim tëngushtë me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ta. /Telegrafi/

The post “Sot festojmë me Policinë” – 1 Qershori në Gjilan sjell siguri dhe edukim për fëmijët appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren për shërbyesit civil – LDK kërkon kohë për shqyrtim

30 May 2025 at 16:33

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se Kuvendi Komunal sot nuk e ka miratuar Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Hyseni tha se opozita vendosi ta shtyjë miratimin, duke e konsideruar këtë pengim të një hapi të rëndësishëm për modernizimin e administratës.

Sipas tij, rregullorja kishte për synim përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil dhe rregullimin e koeficienteve, duke adresuar padrejtësitë shumëvjeçare.

Ndaj kësaj, ka reaguar LDK-dega në Gjilan, duke e bërë të ditur arsyen e mosvotimit të kësaj rregulloreje.

“Dokumenti prej mbi 50 faqesh na është dorëzuar vetëm 20 minuta para fillimit të seancës, pa kohë të mjaftueshme për lexim, analizë dhe shqyrtim të hollësishëm”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Si rrjedhoj, LDK konsideron se votimi i kësaj rregulloreje pa shqyrtim të detajizuar, do të ishte i ngutshëm, duke theksuar se janë të përkushtuar për një administratë komunale funksionale, transparente dhe të drejtë.

Për këtë arsye, LDK dhe opozita e Gjilanit kanë marrë iniciativën dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për datën 4 qershor, me qëllim që kjo rregullore të shqyrtohet seriozisht dhe të votohet në mënyrë të përgjegjshme, me kohë të mjaftueshme për të kuptuar secilin nen të saj. /Telegrafi/

The post Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren për shërbyesit civil – LDK kërkon kohë për shqyrtim appeared first on Telegrafi.

Vetëvendosje zyrtarizon Kadri Rahimajn kandidat për kryetar komune

29 May 2025 at 20:49

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Vendimi u mor gjatë një takimi të mbajtur nga kryesia e qendrës së LVV-së në këtë komunë, në prani të liderit të kësaj partie, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti si dhe strukturave tjera organizative të kësaj force politike.

“Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!”, thuhet në njoftimin e LVV-së nga ky takim.

Vetëvendosje e vlerëson mandatin e parë të Rahimajt si një periudhë të qeverisjes së mirë dhe investimeve konkrete në të gjitha drejtimet, duke përfshirë arsimin, infrastrukturën, shëndetësinë dhe sportin. /Telegrafi/

The post Vetëvendosje zyrtarizon Kadri Rahimajn kandidat për kryetar komune appeared first on Telegrafi.

Drogë, dhunë dhe rrezik publik – dy të ndaluar dhe shtatë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan

29 May 2025 at 16:42

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një varg veprimesh penale, ku ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza.

Përgjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, nën dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “ Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky kapitull ”, ndërsa një tjetër përfshin dy persona të akuzuar për vjedhje të pyllit.

Po ashtu, është ngritur aktakuzë ndaj një personi për shkak të një lëndimi të rëndë trupor, dhe një tjetër për veprat penale “rrezik i trafikut publik”.

Pjesë e veprimeve të Prokurorisë janë edhe disa aktakuza të tjera, si; Posedimi imnpaautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe dhuna në familje. /Telegrafi/

The post Drogë, dhunë dhe rrezik publik – dy të ndaluar dhe shtatë aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Sulmohet me mjet të fortë një person – Policia në Gjilan arreston tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

27 May 2025 at 15:40

Policia në Gjilan njofton se ka arrestuar tre persona për lëndim të rëndë trupor.

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur me mjetë të fortë.

“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), nga fshati Ranillug, pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/

The post Sulmohet me mjet të fortë një person – Policia në Gjilan arreston tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Vitia vazhdon investimet në infrastrukturë – kryetari Haliti: Trotuari në lagjen Zuka rrit sigurinë për banorët

26 May 2025 at 15:53

Komuna e Vitisë njofton se po vazhdojnë punimet në trotuarin e lagjës Zuka në fshatin Pozharan.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti ka dalur në vendin e ngjarjes për të inspektuar ndërtimin e trotuarit.

Haliti thekson se banorët kanë mirëpritur këto punimet, sepse sipas tyre, do të mundësoj qarkullimim më të lirë dhe të sigurtë të tyre.

“Komuna e Vitisë vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha lokalitetet e kësaj komune”, tha Haliti.

Ndryshe, i pranishëm ishte edhe koordinatori i këtij lokaliteti, Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/

The post Vitia vazhdon investimet në infrastrukturë – kryetari Haliti: Trotuari në lagjen Zuka rrit sigurinë për banorët appeared first on Telegrafi.

Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë

26 May 2025 at 08:00

Anamorava po përjeton një javë me mot të luhatshëm, por kryesisht të qëndrueshëm pranveror. Temperaturat në të gjitha komunat e rajonit do të shënojnë rritje të lehtë gjatë ditëve në vijim, me reshje të pakta dhe alternime mes diellit dhe vranësirave.

Ndërkohë që mëngjeset mbeten të freskëta, dita premton ngrohtësi, duke e bërë javën e fundit të majit të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur dhe punë bujqësore.

Moti në Gjilan

Në Gjilan, java nis me mot të kthjellët dhe temperatura që do të arrijnë deri në 21°C, ndërsa mëngjeset do të jenë më të freskëta me rreth 6-8°C. Nga mesi i javës parashihen vranësira të herëpashershme, por pa reshje të konsiderueshme.

Moti në Kamenicë

Kamenica do të përjetojë ngjashëm me Gjilanin një javë me alternime mes diellit dhe vranësirave. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 20-21°C, ndërsa ato minimale do të sillen rreth 7°C. Priten ditë të qeta pa ndikime të theksuara atmosferike.

Moti në Kllokot

Në Kllokot moti do të jetë pjesërisht i vranët përgjatë javës, me temperatura që luhaten mes 8°C në mëngjes dhe 19-20°C gjatë ditës. Parashikimet nuk tregojnë reshje të mëdha, megjithëse vranësirat do të jenë prezente në disa ditë.

Moti në Partesh

Edhe në Partesh moti do të pasqyrojë një pamje të ngjashme – fillimi i javës sjell kthjellime dhe temperatura të këndshme, ndërsa në vijim parashihen alternime me vranësira. Termometri do të shënojë deri në 20°C, ndërsa orët e hershme të mëngjesit do të sillen rreth 8°C.

Moti në Ranillug

Moti në Ranillug parashihet të jetë stabil, me pak ndryshime përgjatë javës. Temperaturat do të variojnë nga 8°C në mëngjes në 19-20°C gjatë ditës. Vranësirat do të shfaqen kryesisht pasditet, por nuk priten reshje domethënëse.

Moti në Viti

Vitia do të ketë një javë me kushte të mira atmosferike. Nga dita e hënë, temperatura do të shënojë rritje graduale deri në 20°C, ndërsa mëngjeset do të mbeten të freskëta në rreth 8°C. Moti i pjesshëm me re mund të shoqërohet me reshje të lehta në fundjavë. /Telegrafi/

The post Java e fundit e majit sjell kthjellime dhe ngrohtësi të lehtë appeared first on Telegrafi.

Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre

23 May 2025 at 13:29

Komuna e Gjilanit po vazhdon takimet me qytetarë nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, i cili synon fuqizimin e rolit të banorëve në planifikimin dhe vendimmarrjen publike.

Drejtuesit e drejtorive komunale zhvilluan takim me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” në hapësirat e klasës verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”.

Sipas komunës, banorët e kësaj lagjeje kanë identifikuar si prioritete ndërtimin e një parkingu, një parku me lodra për fëmijë, si dhe një fushe basketbolli. Votimi për përzgjedhjen e projektit përfundimtar do të zhvillohet më 29 maj.

Ndërkohë, në lagjen e Tetë, kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, bashkëbiseduan me banorët për rolin që kanë qytetarët në menaxhimin e fondeve publike.

Ata theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në procesin e vendimmarrjes, duke e parë këtë si një mundësi konkrete për të reflektuar nevojat reale të qytetarëve në investimet komunale.

Nga ky takim dolën tri propozime kryesore për fazën e ardhshme të votimit: ndërtimi i një terreni sportiv, krijimi i një parku për lagjen dhe rregullimi i rrugës afër shkollës. Sipas njoftimit të komunës, banorët do të votojnë për projektin përfundimtar më 27 maj.

Procesi ka vazhduar edhe në lagjen “Tregu i Gjelbër”, ku dëgjimi publik u zhvillua në ambientet e shkollës “Thimi Mitko”. Takimi u zhvillua në prani të nënkryetares së komunës, znj. Leonora Morina Bunjaku, si dhe disa drejtorëve komunalë.

Banorët e kësaj zone u fokusuan në përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke propozuar vendosjen e drunjve dekorativë, shportave për mbeturina dhe ndërtimin e një këndi të ri lodrash për fëmijë. Edhe këtu, votimi për zgjedhjen e projektit do të mbahet më 27 maj.

Në fshatin Livoç i Epërm, dëgjimi publik u mbajt në shkollën “Vatra e Diturisë”, ku përfaqësuesit komunalë bashkëbiseduan me banorët për mundësitë e investimeve në komunitet.

Propozimet që dolën nga ky takim ishin të fokusuara në krijimin e hapësirave sportive dhe rekreative, konkretisht rregullimi i një terreni sportiv dhe ndërtimi i dy parqeve në lagjen e Muhaxherëve dhe atë të re. Sipas komunës, votimi për projektin përfundimtar në këtë fshat do të mbahet më 28 maj.

Një pjesëmarrje është shënuar edhe në takimin me banorët e Pogragjës, mbajtur në shkollën “Liria”.

Gjatë këtij dëgjimi, janë propozuar një numër i madh projektesh që reflektojnë nevojat infrastrukturore të fshatit: renovimi i urës në hyrje të Pogragjës, ndërtimi i mbrojtëseve anësore në drejtim të rrugës për Uglar, shtigje për ecje, zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion, instalimi i pajisjeve të fitnesit në parqe, si dhe asfaltimi i disa rrugëve. Votimi për këtë lokalitet është caktuar për 29 maj.

Gjithashtu, në kuadër të ciklit të buxhetimit me pjesëmarrje, është mbajtur takimi edhe me banorët e fshatit Gumnishtë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë propozimë për projekte dhe pritet që njëri nga ta të votohet në fazën e dytë, më 30 maj.

Ata propozuan rregullimin e shtratit të lumit, kërkuan tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor si dhe kabina të pritjes për udhëtarë.

Komuna e Gjilanit vlerëson se procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje po kthehet në një model të suksesshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/

The post Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre appeared first on Telegrafi.

Policia e Gjilanit aktivizon Njësitin e Biçiklistëve për më shumë siguri në trafik

23 May 2025 at 11:46

Policia në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një veprim të ri duke aktivizuar Njësitin e Biçiklistëve në zonat urbane me qarkullim të dendur.

Ky njësi do të angazhohet në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, me theks të veçantë në parandalimin e aksidenteve, kontrollimin e parkimeve të jashtëligjshme dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, ky veprim është pjesë e strategjisë parandaluese për rritjen e prezencës policore në terren dhe përmirësimin e sigurisë dhe disiplinës në trafik, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur qytetet përballen me fluks të shtuar të lëvizjes.

Gjatë kësaj jave, Policia Rajonale e Gjilanit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që kanë rezultuar me shqiptimin e 1,763 gjobave për kundërvajtje në trafik. Janë hetuar gjithsej 26 aksidente trafiku, prej të cilave 15 me dëme materiale dhe 11 me të lënduar.

Gjithashtu, janë shqiptuar 69 gjoba dhe 14 motoçikleta janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të parregullsive të ndryshme.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, në funksion të sigurisë së përbashkët. /Telegrafi/

The post Policia e Gjilanit aktivizon Njësitin e Biçiklistëve për më shumë siguri në trafik appeared first on Telegrafi.

Policia e Gjilanit gjobit operatorë vendorë ndërkombëtarë për mungesë të kontrollit teknik

22 May 2025 at 13:39

Policia në Gjilan për një javë , në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në trafikun rrugor, ka realizuar kontrolle të shtuara në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar të udhëtarëve nga Kosova për në linjat ndërkombëtare.

Ashtu sic njofton policia, gjatë kontrollove të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalurr disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor.

Si rezultat, policia ka shqiptuar pesë gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë operatorët e transportit publik të udhëtarëve, veçanërisht ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, që të respektojnë me përpikëri obligimet ligjore për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të përgjegjshëm në rrugë. /Telegrafi/

The post Policia e Gjilanit gjobit operatorë vendorë ndërkombëtarë për mungesë të kontrollit teknik appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mysafir nderi në UKZ – diskutohet me studentët për sfidat dhe sukseset shqiptare në Maqedoni

21 May 2025 at 17:14

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishte sot mikpritës i një ngjarjeje të veçantë akademike.

Me ftesë të Fakultetit të Shkencave Sociale, në ambientet e këtij institucioni u mbajt një diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ishte mysafir nderi në këtë takim me studentët dhe stafin akademik të UKZ-së.

Pas përfundimit, para mediave, rektori i Universitetit, Artan Dërmaku e cilësoi këtë vizitë si një ditë të veçantë për universitetin, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kishim kënaqësinë të mirëpresim një mysafir të nderuar, i cili para studentëve dhe stafit tonë paraqiti jo vetëm arritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe sfidat me të cilat përballen. Ai na inspiroi me vizionin për bashkëpunim më të afërt mes dy shteteve dhe mes universiteteve tona,” theksoi Rektori Dërmaku.

Ndërsa në fjalimin e tij, kryetari i kuvendit, Afrim Gashi u shpreh i nderuar për ftesën dhe për atmosferën mikpritëse në auditorin e UKZ-së.

“Kënaqësia për të qenë këtu ka qenë krejtësisht e imja. Takimi me studentët për mua është një festë. U ndjeva jashtëzakonisht mirë me një auditor të jashtëzakonshëm, me profesorë të përgatitur dhe studentë që bënë pyetje jo të lehta. Me njohuritë që kam, u përpoqa t’u përgjigjem, dhe besoj se kaluam shumë mirë. Kjo është një nxitje për një njohje më të afërt ndërmjet dy vendeve dhe një interes i përbashkët i shqiptarëve që jetojnë andej dhe këndej kufirit,” theksoi Gashi.

Diskutimi u karakterizua nga interaktiviteti dhe shkëmbimi i ideve për çështje politike, shoqërore dhe arsimore, ku studentët treguan interes të veçantë për rolin e shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal.

Vizita e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u mbyll me zotimin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve përkatëse të të dy vendeve. /Telegrafi/

The post Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mysafir nderi në UKZ – diskutohet me studentët për sfidat dhe sukseset shqiptare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Teatri i Gjilanit nis provat për shfaqjen “Gënjeshtra” – një dramë mes dashurisë dhe dyshimit

21 May 2025 at 11:31

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka njoftuar se kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Gënjeshtra”, një vepër e dramaturgut të njohur francez Florian Zeller.

Drama sjell një tekst të mprehtë dhe të thellë, që trajton kufijtë delikatë mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, dashurisë dhe dyshimit, duke prekur tema universale që prekin secilin.

Shfaqja do të vijë nën regjinë e Ekrem Sopit, dhe pritet të ketë premierën gjatë muajit qershor. Në rolet kryesore do të interpretojnë aktorët Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa-Baftiu.

Për skenografinë është angazhuar Dhurim Ismajli, ndërsa kostumografia i është besuar Leudita Hysenit.

Nga Teatri i Qytetit theksojnë se kjo shfaqja “Gënjeshtra”,  vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të shfaqjes “E vërteta”, gjithashtu e autorit Florian Zeller, dhe premton të jetë një ngjarje artistike e veçantë, që do të sjellë emocione të fuqishme për publikun artdashës. /Telegrafi/

The post Teatri i Gjilanit nis provat për shfaqjen “Gënjeshtra” – një dramë mes dashurisë dhe dyshimit appeared first on Telegrafi.

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë me sukses në Universitetin prestigjioz “Yale” në SHBA

20 May 2025 at 21:57

Edona dhe Anisa Murseli, dy motra nga Gjilani, kanë kurorëzuar sot me sukses rrugëtimin e tyre akademik në njërin prej universiteteve më prestigjioze në botë – Yale University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edona ka përfunduar studimet në nivelin Master, ndërsa Anisa ka diplomuar në nivelin Bachelor, duke sjellë një moment krenarie për qytetin e Gjilanit.

Për këtë arritje të veçantë ka reaguar edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili e ka cilësuar këtë sukses si një moment të veçantë për qytetin.

“Më gëzuan pamasë sukseset e motrave nga Gjilani, Edonë e Anisë Murseli, të cilat diplomuan në Universitetin prestigjioz të SHBA-ve, Yale University, në nivelin master, përkatësisht bachelor”, ka shkruar Haziri.

Ai ka kujtuar se para katër vitesh, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, kishte pritur Anisën para nisjes së saj drejt SHBA-së, duke e prezantuar atë si një vlerë të veçantë që do të frymëzonte të rinjtë e tjerë

“Anisën, e cila kishte nisur këtë rrugë para katër vitesh, e pata pritur në cilësinë e kryetarit të Gjilanit, duke e prezantuar para qytetarëve si vlerë të madhe tonën në formë motivimi për të rinjtë. Dhe, ju kam thënë, mbajeni mend këtë emër”, ka shkruar ai.

Yale University renditet ndër 10 universitetet më të mira në botë, dhe diplomimi i dy motrave Murseli në këtë institucion të lartë akademik përbën një dëshmi të përkushtimit, punës dhe talentit që ato përfaqësojnë. /Telegrafi/

The post Dy motrat nga Gjilani diplomojnë me sukses në Universitetin prestigjioz “Yale” në SHBA appeared first on Telegrafi.

“Nga Zvicra në Gjilan për ta ndërtuar kirurgjinë” – Arbër Morina shkarkohet nga posti i shefit të kirurgjisë

20 May 2025 at 11:21

Arbër Morina, shef i deritashëm i repartit të kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, është shkarkuar nga pozita udhëheqëse. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një reagimi publik në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur zhgënjimin për mënyrën se si është larguar nga pozita.

Sipas Morinës, vendimi për shkarkim është marrë pa asnjë paralajmërim dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit.

Ai ka theksuar se drejtuesi i ri, ka vendosur ta largojë menjëherë pas marrjes së detyrës, për ta zëvendësuar me një person tjetër që, siç thotë Morina, është afër pensionimit.

“Sot, më shumë se keqardhje, ndjej zhgënjim. Pa asnjë vlerësim real të punës sime, pa asnjë paralajmërim dhe në shkelje të dispozitave ligjore, një ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit, që ende nuk e njeh realisht institucionin sepse ka qenë larg për shumë vite, dhe ende pa u ulur mirë në karrige, vendos të më shkarkojë dhe të rikthejë dikë që tashmë është në prag të pensionimit – një rikthim në të kaluarën që nuk solli asnjëherë zhvillim”, ka shkruar ai.

Mbi të gjitha, Morina kujton se kishte lënë një pozitë të qëndrueshme dhe të paguar mirë në Zvicër, vetëm për t’iu rikthyer Kosovës dhe për të dhënë kontribut në fushën e kirurgjisë.

“Para dy vitesh lashë punën si mjek në një klinikë zvicerane me kontratë të rregullt dhe me një pagë që në atë kohë ishte sa 13-fishi i pagës së një specialisti në Kosovë, për t’u kthyer me qëllim që të jap kontributin tim në fushën e kirurgjisë në Anamoravën time të dashur, në vendlindje”, ka thënë tutje ai.

Ai ka shtuar se gjatë kohës sa udhëhoqi këtë repart, punoi me përkushtim për të ngritur cilësinë dhe reputacionin e shërbimeve kirurgjike.

Sipas tij, janë bërë hapa të rëndësishëm si rritja e numrit të operacioneve, përdorimi i përditshëm i laparaskopisë, si dhe vlerësimi me çmimin si reparti më i mirë.

Ai ka theksuar gjithashtu se besimi i pacientëve u rikthye dhe shumë prej tyre tashmë po trajtohen në vend, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë jashtë Gjilanit.

“Kemi trajtuar dhe shëruar këtu, e kemi parandaluar maltretime dhe shpenzime për pacientët dhe familjarët e tyre, në kërkim të shpresës në spitale gjithandej, të cilat, me përgjegjësi e them, janë nën nivelin që ne kemi arritur”, ka thënë ai.

Në përmbyllje të reagimit, Morina e ka cilësuar vendimin si jo vetëm një largim personal nga pozita, por si një goditje për besimin e qytetarëve që përballen me sfida shëndetësore.

Ai e sheh këtë veprim edhe si sinjal negativ për mjekët e rinj që, sipas tij, mund të humbasin motivimin për t’u kthyer apo për të qëndruar në Kosovë për të kontribuar. /Telegrafi/

The post “Nga Zvicra në Gjilan për ta ndërtuar kirurgjinë” – Arbër Morina shkarkohet nga posti i shefit të kirurgjisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌