❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorĂ«t e skemĂ«s: Si i shitĂ«n nĂ« mĂ«nyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njĂ«ra-tjetrĂ«s

By: M C
14 July 2025 at 17:54

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Pharma Plus Ă«shtĂ« njĂ« kompani farmaceutike e themeluar nĂ« vitin 2016 nga njĂ« person i quajtur Agron Shehaj, njĂ« shtetas i lindur nĂ« Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton tĂ« ketĂ« ndĂ«rruar katĂ«r herĂ« pronar. TĂ« katĂ«r personat qĂ« kanĂ« shitur dhe blerĂ« aksionet e Pharma Plus rezultojnĂ« ose punonjĂ«s ose persona tĂ« lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, adresa e kompanisĂ« rezulton pikĂ«risht nĂ« selinĂ« e CFO Pharmas, dhe po kĂ«shtu edhe numri i telefonit tĂ« saj. NdonĂ«se tani pronare e kompanisĂ« nĂ« letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus Ă«shtĂ« Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanĂ« deklaruar fiktivisht nĂ« inventaret e tyre kĂ«to medikamente, tĂ« dyja kompanitĂ« si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnĂ« t’i kenĂ« shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitĂ« Bio Plus dhe Medigreen, qĂ« zotĂ«rohen nga Iris Aliaj, bashkĂ«shortja e Gazmend Aliajt. PĂ«r kĂ«to shitje fiktive farmacitĂ« kanĂ« marrĂ« rimbursim nga Fondi i Sigurimit tĂ« DetyrueshĂ«m tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor duke vjedhur padrejtĂ«sisht paratĂ« e qytetarĂ«ve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.


Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al

The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorĂ«t e skemĂ«s: Si i shitĂ«n nĂ« mĂ«nyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njĂ«ra-tjetrĂ«s appeared first on Albeu.com.

Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe

By: M C
14 July 2025 at 17:22

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të njësive administrative dhe nënkryetarëve teksa raportohet se ka mbledhur vartësit e tij në një drekë ku u ka komunikuar ndryshimet.

Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur dhe deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme, por thuhet se ndryshime ka tek administratorët. Gjithashtu nëbashkinë e Vaut të Dejës mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku do të takohet me të gjithë drejtuesit.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

The post Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë

By: M C
14 July 2025 at 17:00

“Info Migrants” ka publikuar njĂ« artikull ku pasqyron qĂ«ndrimin e degĂ«s sĂ« Caritas-it (njĂ« konfederate globale e bamirĂ«sive) nĂ« ShqipĂ«ri lidhur e marrĂ«veshjen pĂ«r emigrantĂ«t me ItalinĂ«. Drejtuesja e zyrĂ«s sĂ« organizatĂ«s bamirĂ«se Caritas nĂ« ShqipĂ«ri, Ariela Mitri, thuhet se dĂ«non modelin e qendrĂ«s sĂ« paraburgimit tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« GjadĂ«r.

Sipas saj, tĂ« jetosh nĂ« kafaz nuk Ă«shtĂ« humane dhe duhet t’u jepet njerĂ«zve njĂ« mundĂ«si, shpresĂ« pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt. Drejtoresha e Caritas theksoi se, ShqipĂ«ria dha tokĂ«n, por qeveria nĂ« TiranĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me modelin, strukturĂ«n dhe kushtet.

Mitri theksoi natyrĂ«n “e pazakontĂ«â€ tĂ« njĂ« procedure tĂ« tillĂ«, meqenĂ«se, nĂ« nivel ligjor, nĂ«se njerĂ«zit kanĂ« zgjedhur ItalinĂ« si destinacion, atĂ«herĂ« ata duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« Itali. Sipas saj, ata nuk mund tĂ« zhvendosen. Gjithashtu ajo shton se kjo praktikĂ«, pa asnjĂ« lloj garancie minimale dhe me kosto mĂ« tĂ« larta, Ă«shtĂ« absurde.

Arikulli i plotĂ« marrĂ« nga “Info Migrants”:

Modeli italian i paraburgimit nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« ‘çnjerĂ«zor dhe nuk duhet tĂ« zgjasë’, paralajmĂ«ron Caritas

Kryetarja e degës së Caritas-it (një konfederate globale e bamirësive) në Shqipëri dënoi modelin e qendrës së paraburgimit të emigrantëve në Gjadër.

“TĂ« jetosh nĂ« kafaz nuk Ă«shtĂ« humane”, vuri nĂ« dukje drejtuesja e zyrĂ«s sĂ« organizatĂ«s bamirĂ«se Caritas nĂ« ShqipĂ«ri, Ariela Mitri, nĂ« njĂ« diskutim tĂ« botuar mĂ« 10 korrik nĂ« blogun Tra Cielo e Terra. Referenca ishte pĂ«r qendrĂ«n e pĂ«rhershme tĂ« riatdhesimit (CPR) nĂ« GjadĂ«r, e krijuar si rezultat i njĂ« Memorandumi MirĂ«kuptimi midis ItalisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«.

“Ju duhet t’u jepni njerĂ«zve njĂ« mundĂ«si, shpresĂ« pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt”, shtoi ajo duke pĂ«rshkruar aktivitetet e organizatĂ«s kishtare gjatĂ« dhjetĂ« viteve tĂ« fundit, nĂ« pĂ«rputhje me ftesĂ«n e Papa Françeskut pĂ«r tĂ« mirĂ«pritur, integruar, mbrojtur dhe pĂ«r t’u qĂ«ndruar pranĂ« emigrantĂ«ve.

“Rreziku i replikimit nĂ« EvropĂ«â€

“Gjadri Ă«shtĂ« njĂ« realitet tjetĂ«r”, vazhdoi Mitri, duke nĂ«nvizuar aspektet e ndryshme tĂ« njĂ« “model pilot qĂ«, nĂ«se do tĂ« funksiononte, do tĂ« zbatohej, sipas qĂ«llimeve tĂ« atyre qĂ« e hartuan, edhe nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« EvropĂ«s”.

MegjithatĂ«, theksoi ajo, “nuk ka tĂ« ardhme dhe nuk duhet tĂ« ketĂ« njĂ« tĂ« tillĂ«â€. Drejtoresha e Caritas theksoi se, “ShqipĂ«ria dha tokĂ«n, por qeveria nĂ« TiranĂ« nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me modelin, strukturĂ«n dhe kushtet”.

“Gjithçka menaxhohet nga Italia,” vuri nĂ« dukje ajo, “askush tjetĂ«r nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ«. NĂ«se, pas njĂ« identifikimi fillestar, merret vendimi qĂ« personi duhet tĂ« shkojĂ« nĂ« GjadĂ«r, atĂ«herĂ« ai dĂ«rgohet nĂ« atĂ« vend qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r paraburgimi de facto, jo njĂ« qendĂ«r pritjeje pĂ«r emigrantĂ«.”

“Projekti analog me atĂ« skandaloz Britani-RuandĂ«â€

Mitri theksoi natyrĂ«n “e pazakontĂ«â€ tĂ« njĂ« procedure tĂ« tillĂ«, “meqenĂ«se, nĂ« nivel ligjor, nĂ«se njerĂ«zit kanĂ« zgjedhur ItalinĂ« si destinacion, atĂ«herĂ« ata duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« Itali. Ata nuk mund tĂ« zhvendosen. NĂ« rastin e riatdhesimeve, kĂ«ta duhet tĂ« largohen nga Italia, dhe kĂ«shtu ata duhet tĂ« kthehen nĂ« Itali dhe prej andej tĂ« dĂ«rgohen pĂ«rsĂ«ri nĂ« vendin e tyre. Kjo lĂ«vizje vajtje-ardhje nuk ka asnjĂ« kuptim.”

Kjo praktikĂ«, pa asnjĂ« lloj garancie minimale dhe me kosto mĂ« tĂ« larta, Ă«shtĂ« “absurde”, shtoi ajo.

“Po flasim pĂ«r njĂ« model tĂ« ngjashĂ«m me atĂ« analog, i cili pĂ«r fat tĂ« mirĂ« nuk u miratua, i diskutuar tashmĂ« kur MbretĂ«ria e Bashkuar donte tĂ« dĂ«rgonte emigrantĂ«, pĂ«rfshirĂ« shqiptarĂ«, nĂ« RuandĂ«: diçka skandaloze.”

“Pati takime, por mĂ« pas ai propozim u la nĂ« pritje,” vuri nĂ« dukje ajo. “NĂ« kĂ«tĂ« rast, Italia ishte mĂ« e vendosur, si dhe mĂ« e shpejtĂ«, dhe donte tĂ« sillte menjĂ«herĂ« modelin e Gjadrit”.

The post Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë appeared first on Albeu.com.

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky zhvillon takim në Kiev me të dërguarin e SHBA-së

By: M C
14 July 2025 at 16:45

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u takua sot në kryeqytetin Kiev me të dërguarin special të SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, ku u diskutua forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit dhe blerja e armëve nga Kievi me ndihmën e Evropës.

Takimi u zhvillua vetëm një ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të dërgojë raketa mbrojtëse ajrore Patriot në Ukrainë, si dhe përpara një njoftimi të pritshëm të hënën për një plan të ri amerikan që synon furnizimin e Kievit edhe me armë sulmuese.

“Diskutuam rrugĂ«n drejt paqes dhe çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« praktikisht sĂ« bashku pĂ«r ta afruar atĂ«. Kjo pĂ«rfshin forcimin e mbrojtjes ajrore tĂ« UkrainĂ«s, prodhimin e pĂ«rbashkĂ«t dhe prokurimin e armĂ«ve mbrojtĂ«se nĂ« bashkĂ«punim me EvropĂ«n”, shkroi Zelenskiy nĂ« X. “Dhe sigurisht, sanksione kundĂ«r RusisĂ« dhe atyre qĂ« e ndihmojnĂ« atĂ«.”

Trump, i cili e nisi mandatin e tij të dytë me një qasje më pajtuese ndaj Rusisë, në javët e fundit ka shprehur zhgënjim ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Moska ka shtuar sulmet ajrore në Kiev dhe qytet e tjera ukrainase.

The post Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky zhvillon takim në Kiev me të dërguarin e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër

By: M C
14 July 2025 at 16:22

Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër.

Gazetari Bepin Kolvata mëson se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

The post Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit

By: M C
14 July 2025 at 16:19

Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj ka dëshmuar këtë të hënë për herë të parë në Gjykatën e Tiranës.

Para togave të zeza, i mituri ka pohuar se thikën me të cilën qëlloi bashkëmoshatarin e tij e gjeti në rrugë dhe se ngjarja e 18 Nëntorit erdhi pas disa përplasjeve që ai kishte pasur me Canin.

Sipas dëshmisë të Përlleshajt mësohet se sherri mes dy djemve kishte nisur ditë më parë ku Martini e ka goditur me grushte.

MĂ« pas ky i fundit i dĂ«rgoi ftesĂ« nĂ« “SnapChat” ku dhe vijuan debatet dhe e lanĂ« qĂ« tĂ« sqarohet ditĂ«n e hĂ«nĂ«, ditĂ« kur dhe ndodhi ngjarja e rĂ«ndĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« mĂ«sohet se nĂ« shumicĂ«n e pyetjeve i mituri Ă«shtĂ« shprehur se nuk mbante mend.

Mario PĂ«rlleshaj aktualisht mbahet nĂ« institucionin pĂ«r tĂ« miturit nĂ« KavajĂ«, teksa u arrestua pĂ«r vrasjen e bashkĂ«moshatarit tĂ« tij Martin Cani, ngjarje e ndodhur mĂ« 18 nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar pranĂ« ambienteve tĂ« shkollĂ«s 9-vjeçare “Fan Noli” nĂ« kryeqytet.

The post Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 14 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
13 July 2025 at 23:48

Dashi

Do tĂ« harxhoni shumĂ« energji nĂ« komunikimin, bisedat dhe korrespondencĂ«n me tĂ« tjerĂ«t. Kjo do tĂ« jetĂ« njĂ« kohĂ« e mrekullueshme pĂ«r t’u çlodhur , sidomos nĂ« shoqĂ«rinĂ« e njerĂ«zve tĂ« veçantĂ«. Kjo ditĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rkryer pĂ«r diskutime miqĂ«sore .

Demi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të ndryshuar mjedisin rreth jush. Megjithatë , Demi nuk duhet të ndryshojë planet në momentin e fundin vetëm pse ato nuk rrinë mirë për ju. Natyra juaj konservatore është e tërhequr për risi sot , por ky interes mund të largohet shpejt madje edhe të zhduket .

Binjakët

BinjakĂ«t janĂ« njerĂ«z tĂ« shoqĂ«rueshĂ«m dhe sot do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« shfaqin anĂ«n e tyre intelektuale. Interesat dhe njohuritĂ« tuaja do t’ju interesojnĂ« shumĂ« njerĂ«zve qĂ« ju rrethojnĂ« apo bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tuaj. Ju mund tĂ« merrni disa lajme nga jashtĂ«. Fati i mirĂ« do t’ju shoqĂ«rojĂ« nĂ« shumicĂ«n e aktiviteteve tuaja sot .

Gaforrja

Do të mendoni se gjerat do ti keni të vështira sot, por jo, do të jetë një ditë e qetë dhe do të ndiheni rehat e të përkëdhelur nga njerëzit tuaj të dashur deri në mbrëmje. Nuk i keni shumë qejf ndryshimet e papritura, doni të llogarisni çdo gjë.

Luani

Krenaria juaj mund të lëndohet sot, madje edhe dështimi më i vogël, perceptohet si katastrofë nga ana juaj. Ju nuk pëlqeni asnjë ndryshim që vjen në mënyrë të menjëhershme. Nuk do të jetë një ditë e mirë pasi nuk pëlqeni të takoni shumë njerëz.

Virgjëresha

Nuk Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« pĂ«r aventura tĂ« reja. ShumĂ« nga ju nuk do t’ju pĂ«lqeje argĂ«timi nĂ« lokale tĂ« zhurmshme apo me muzikĂ« tĂ« lartĂ«. NĂ« disa takime mund ta ndieni veten nĂ« siklet, gjĂ«ja mĂ« e mirĂ« Ă«shtĂ« ti lini gjĂ«rat nĂ« rrjedhjen e tyre.

Peshorja

Ana krijuese kërkon vëmendje sot . Bazuar në karakterin tuaj, ju mund të tregoni interes në diskutimet e lajmeve, takimeve publike, udhëtimeve , komunikimit të mrekullueshëm me njerëz interesantë .

Akrepi

Ditën e sotme do ta ndieni veten të kufizuar. Ju jeni tip impulsiv, por sot duhet të qëndroni urtë në disa situata, për të përfituar më të mirën prej tyre. Duhet ti rezervoni vetes të drejtën për pak punime. Duhet të shmangni ngarkesat dhe mos harxhoni shumë kohë në internet.

Shigjetari

Jeni i prirur të zhvilloni takime dhe biseda më njerëz të tjerë. Do të zhvilloni disa takimet tek të afërmit tuaj dhe do të organizoni festa të ndryshme. Nuk do të harroni edhe miqtë që i keni larg, me të cilët do të zhvilloni biseda të gjata.

Bricjapi

Nuk ju pëlqen të bisedoni për gjerat personale. Do të ndiheni të lodhur dhe do të keni dëshirë për pak pushim, është një ide e mirë dhe duhet ta vini në zbatim. Një mik i mirë, bisedat me të por edhe të lexuarit e një libri do të jete shoqëruesi juaj për pasditen e sotme.

Ujori

Ju jeni i vĂ«rtetĂ« nĂ« ato qĂ« bĂ«ni dhe thoni, dhe pĂ«r ju kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Rrethanat dhe zhvillimet e ditĂ«s do t’ju nxjerrin nĂ« pah juve rreptĂ«sinĂ« dhe rregullin qĂ« keni gjatĂ« tĂ« punuarit. Pasdite mund tĂ« mos ndiheni mirĂ«, por yjet ju kĂ«shillojnĂ« tĂ« merrni çdo gjĂ« me qetĂ«si.

Peshqit

Mos lejoni të huaj dhe kalimtarët e rastit që të prekin shpirtin tuaj. Për ju sot është një ditë e qetë. Do të keni shumë dëshirë të merreni me aktivitete sportive dhe fizike për të djegur energjitë negative. Shumë prej jush do të merren me aktivitete sociale.

The post Horoskopi 14 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA

By: M C
13 July 2025 at 23:39

Richard Grenell, i dĂ«rguari i presidentit amerikan pĂ«r Misione tĂ« Posaçme, e ka kritikuar tĂ« dielĂ«n presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, pĂ«r siç ka thĂ«nĂ«, “manipulimin e fjalĂ«ve” tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i Ă«shtĂ« referuar njĂ« deklarate tĂ« Osmanit, tĂ« bĂ«rĂ« mĂ« herĂ«t gjatĂ« javĂ«s nĂ« Uashington, pĂ«rgjatĂ« sĂ« cilĂ«s i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« mundshĂ«m nga Serbia nĂ« KosovĂ« “nĂ« javĂ«t e fundit”.

“Donald Trump Ă«shtĂ« nominuar pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqe pĂ«r punĂ«n e tij pĂ«r paqe dhe normalizim ekonomik mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mĂ« 2019 dhe 2020 pĂ«rmes nĂ«nshkrimit tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Uashingtonit nĂ« ZyrĂ«n Ovale. Osmani nuk ka qenĂ« pjesĂ« e asaj marrĂ«veshjeje. Pretendimi qĂ« ka pasur diçka tĂ« re Ă«shtĂ« absurde”, ka thĂ«nĂ« Grenell pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

NĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2019, Grenell ishte emĂ«ruar nga Trump si i dĂ«rguari i posaçëm pĂ«r negociatat mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, dhe ai ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nga afĂ«r nĂ« kĂ«tĂ« proces. NĂ« mandatin e parĂ« tĂ« Trumpit, mĂ« saktĂ«sisht mĂ« 2020, Kosova dhe Serbia kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r normalizim tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike – e njohur si MarrĂ«veshja e Uashingtonit – e cila nuk Ă«shtĂ« zbatuar kurrĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si. VetĂ« Trump i ka pĂ«rmendur KosovĂ«n dhe SerbinĂ« nĂ« disa raste nĂ« javĂ«t e fundit, duke thĂ«nĂ« se ka parandaluar njĂ« konflikt mes tyre, por pa ofruar hollĂ«si pĂ«r periudhĂ«n kohore.

“Serbia, e dini, po pĂ«rgatitej pĂ«r luftĂ«, me njĂ« grup qĂ« as nuk do ta pĂ«rmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritĂ«m ta parandalonim, por kam njĂ« mik nĂ« Serbi qĂ« tha se do tĂ« shkojĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« luftĂ«. Nuk do tĂ« them se Ă«shtĂ« Kosova, por Ă«shtĂ« Kosova. Ata po pĂ«rgatiteshin pĂ«r njĂ« luftĂ« serioze, ne e parandaluam. E parandaluam pĂ«r tregti. Ata donin tĂ« tregtonin me Shtetet e Bashkuara. UnĂ« thashĂ«: ne nuk tregtojmĂ« me ata qĂ« luftojnĂ«â€, ka deklaruar Trump mĂ« 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

MegjithatĂ«, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojĂ« deklaratat e fundit tĂ« Osmanit dhe Trumpit, duke thĂ«nĂ« se pĂ«r to duhet referuar te institucionet e KosovĂ«s dhe ato tĂ« SHBA-sĂ«.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, në ditët në vazhdim. Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“FatkeqĂ«sisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janĂ« mĂ«nyra e vetme qĂ« Osmani dhe Prishtina tĂ« marrin vĂ«mendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjĂ« ushtar, nuk e kemi nisur asnjĂ« makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam tĂ« punojmĂ«, tĂ« ndĂ«rtojmĂ«â€.

KĂ«to deklarata vijnĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur tensionet mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mbeten tĂ« larta, sidomos nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, ku shumica e popullsisĂ« Ă«shtĂ« serbe. PĂ«rshkallĂ«zimi i situatĂ«s nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s ka kulmuar nĂ« shtator tĂ« vitit 2023 kur njĂ« grup i armatosur serbĂ«sh, i udhĂ«hequr nga Millan Radoiçiç – ish-nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe – e ka sulmuar PolicinĂ« e KosovĂ«s nĂ« fshatin BanjskĂ« dhe ka vrarĂ« njĂ« rreshter policie. Kosova e ka pĂ«rshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar SerbinĂ« se qĂ«ndron pas tij – gjĂ« tĂ« cilĂ«n Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

The post Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA appeared first on Albeu.com.

Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete!

By: M C
13 July 2025 at 23:21

Aktori i njohur i humorit Jul Deda ishte i ftuar kĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« nĂ« “Goca dhe Gra” nĂ« Top Channel, ku nuk munguan batutat nga ana e tij nĂ« studio.

Ai foli për njohjen me bashkëshorten e tij, ku me shaka tha se fillimisht e pa nga pas dhe më pas kishte kuriozitetet për ta njohur.

Sakaq Jul Deda zbuloi se ka qenë pak i patakt në fillim të njohjes së tyre, teksa shtoi se kjo mund ta ketë bërë për vete gruan e tij.

“Nuk Ă«shtĂ« kjo xhelozia qĂ« shpĂ«ton marrĂ«dhĂ«nien. Xhelozia sa e shkatĂ«rron. ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« statistikĂ« pĂ«r divorcet, kush Ă«shtĂ« shkaku? Martesat“, tha me batutĂ« ai.

Si je njohur me gruan?

Jul Deda: Si jam njohur me gruan? Prit ta kujtoj se është pak e vjetër.

Jemi njohur nĂ« ShkodĂ«r. Krejt rastĂ«sisht e kam parĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nga prapa. ThashĂ« â€˜Ă§â€™Ă«shtĂ« kjo? Prit ta shoh pak nga para’. NĂ«pĂ«rmjet njĂ« shoqeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t i lashĂ« njĂ« takim. Doja ta takoja. NĂ« momentin qĂ« jemi njohur kam pasur vetĂ«besim. Njihesha pak pasi dilja nĂ«pĂ«r aktivitetet e shkollĂ«s, por kjo qĂ« desha unĂ«, nuk mĂ« njihte.

Pastaj kemi qëlluar në një stol të shatërvani. Kam qenë pak i patakt dhe kjo besoj se e ka bërë për vete.

Kur e puthe?

Jul Deda: Kur u puthëm? Ma datën 2 korrik kemi bërë 27 vjet që jemi puthur për herë të parë.

The post Jul Deda tregon njohjen me gruan dhe çfarë e ka bërë për vete! appeared first on Albeu.com.

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

By: M C
13 July 2025 at 22:50

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj.

Përmirësimi i cilësisë së gjumit
Mjalti stimulon prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon trupin të relaksohet dhe të hyjë në fazat e gjumit të thellë.

Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak

Mjalti ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë natës, duke parandaluar zgjimet e papritura.

Nxitja e metabolizmit të trurit

Glukoza natyrale te mjalti furnizon trurin me energji gjatë gjumit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës.

Mbështetja e sistemit imunitar

Mjalti ka veti antibakteriale dhe antioksiduese që ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

Zbutja e kollës dhe e fytit të irrituar

Nëse keni kollë ose ndjeni irritim në fyt, mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre simptomave, duke ju ndihmuar të flini më mirë.

The post Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron vilĂ«n nĂ« PalasĂ« dhe “Lamborghinin” luksoz nĂ« pronĂ«si tĂ« Visar Miftarit

By: M C
13 July 2025 at 22:30

Autoritetet gjermane të drejtësisë, në bashkëpunim me SPAK-un, kanë ndërmarrë një aksion për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të Visar Miftarit (44-vjeçar) i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Si rezultat, nĂ« bregdetin e PalasĂ«s janĂ« sekuestruar njĂ« vilĂ« luksoze dhe njĂ« automjet i tipit “Lamborghini Aventador”.

Vendimi për sekuestrimin e pasurive është marrë nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, pas dyshimeve të forta se ato janë përfituar nga aktivitet kriminal.

Hetimet në Shqipëri nisën në mars të këtij viti, pas një kërkese zyrtare nga autoritetet gjermane. Në momentin e nisjes së procedurave, Miftari ndodhej i ndaluar në një burg në Frankfurt, nën akuzën e përfshirjes në trafik të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë dhe kanabis, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përgjatë një periudhe pesëvjeçare.

Gjykata gjermane ka vlerĂ«suar se ai ka pĂ«rfituar rreth 11.2 milionĂ« euro nga ky aktivitet. SPAK zbuloi se nĂ« vitin 2022, Miftari kishte blerĂ« njĂ« vilĂ« dykatĂ«she me sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi 72 mÂČ dhe njĂ« truall prej 362 mÂČ nĂ« njĂ« kompleks tĂ« njohur nĂ« PalasĂ«, pĂ«r njĂ« shumĂ« prej 260 mijĂ« eurosh. Pagesa ishte kryer pĂ«rmes njĂ« transferte bankare nga Gjermania nĂ« ShqipĂ«ri.

NĂ« informacionin e dĂ«rguar nga pala gjermane pĂ«r SPAK Ă«shtĂ« cituar se tek vila nĂ« PalasĂ« ndodhet njĂ« automjet Lamborgini Aventador, si modeli nĂ« kĂ«tĂ« foto, qĂ« i pĂ«rket shtetasit Visar Miftari. Duke arsyetuar se tĂ« dy pasuritĂ« dyshohet se janĂ« krijuar nga aktivitetit kriminal i 44-vjeçarit nĂ« shtetin gjerman, Gjykata e Posaçme pranoi kĂ«rkesĂ«n e SPAK pĂ«r vendosjen e tyre nĂ«n masĂ«n e “sekuestros preventive”.

Në të njëjtin vendim, përveç ngrirjes së dy pasurive, GJKKO ia ngarkoi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administrimin dhe përdorimin e tyre. /Boldnews.al

The post SPAK sekuestron vilĂ«n nĂ« PalasĂ« dhe “Lamborghinin” luksoz nĂ« pronĂ«si tĂ« Visar Miftarit appeared first on Albeu.com.

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE

By: M C
13 July 2025 at 22:10

Ministrat nga vendet e Ballkanit kanë mbështetur pranimin e Ukrainës në NATO kur të gjithë aleatët të bien dakord për këtë.

NjĂ« deklaratĂ« e pĂ«rbashkĂ«t u publikua nga Ukraina dhe Kroacia pas njĂ« takimi ministror nĂ« Dubrovnik, ku thuhet se anĂ«tarĂ«simi nĂ« NATO mbetet “opsioni mĂ« i mirĂ« i sigurisĂ« nga ana e kostos efektive pĂ«r shtetin ukrainas”.

“As Rusia dhe asnjĂ« shtet tjetĂ«r qĂ« nuk Ă«shtĂ« anĂ«tar i NATO-s nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« vĂ«rĂ« veton ndaj zgjerimit tĂ« AleancĂ«s”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« deklaratĂ«.

Deklarata theksoi gjithashtu se “anĂ«tarĂ«simi i ardhshĂ«m i UkrainĂ«s, RepublikĂ«s sĂ« MoldavisĂ« dhe partnerĂ«ve tanĂ« tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor nĂ« BE Ă«shtĂ« jetik pĂ«r stabilitetin, sigurinĂ« dhe prosperitetin afatgjatĂ« tĂ« rajonit tonĂ« dhe tĂ« EvropĂ«s nĂ« tĂ«rĂ«si”.

Dokumenti u bashkënënshkrua nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha dhe homologët e tij nga Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia.

Kjo vjen pas një komunikate të ngjashme nga samiti i 11 qershorit në Odesa, ku presidenti i Serbisë refuzoi ta nënshkruante, duke nënvizuar një përçarje në rritje midis udhëheqësve të lidhur me Moskën dhe atyre që mbështesin ambiciet euroatlantike të Kievit.

The post Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

Grenell akuzon Osmanin pĂ«r “manipulim tĂ« fjalĂ«ve” tĂ« Trumpit

By: M C
13 July 2025 at 21:45

Richard Grenell, i dĂ«rguari i presidentit amerikan pĂ«r Misione tĂ« Posaçme, e ka kritikuar tĂ« dielĂ«n presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, pĂ«r siç ka thĂ«nĂ«, “manipulimin e fjalĂ«ve” tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i Ă«shtĂ« referuar njĂ« deklarate tĂ« Osmanit, tĂ« bĂ«rĂ« mĂ« herĂ«t gjatĂ« javĂ«s nĂ« Uashington, pĂ«rgjatĂ« sĂ« cilĂ«s i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« mundshĂ«m nga Serbia nĂ« KosovĂ« “nĂ« javĂ«t e fundit”.

“Donald Trump Ă«shtĂ« nominuar pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r Paqe pĂ«r punĂ«n e tij pĂ«r paqe dhe normalizim ekonomik mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mĂ« 2019 dhe 2020 pĂ«rmes nĂ«nshkrimit tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Uashingtonit nĂ« ZyrĂ«n Ovale. Osmani nuk ka qenĂ« pjesĂ« e asaj marrĂ«veshjeje. Pretendimi qĂ« ka pasur diçka tĂ« re Ă«shtĂ« absurde”, ka thĂ«nĂ« Grenell pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces.

NĂ« mandatin e parĂ« tĂ« Trumpit, mĂ« saktĂ«sisht mĂ« 2020, Kosova dhe Serbia kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r normalizim tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike – e njohur si MarrĂ«veshja e Uashingtonit – e cila nuk Ă«shtĂ« zbatuar kurrĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si.

Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

“Serbia, e dini, po pĂ«rgatitej pĂ«r luftĂ«, me njĂ« grup qĂ« as nuk do ta pĂ«rmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritĂ«m ta parandalonim, por kam njĂ« mik nĂ« Serbi qĂ« tha se do tĂ« shkojĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« luftĂ«. Nuk do tĂ« them se Ă«shtĂ« Kosova, por Ă«shtĂ« Kosova. Ata po pĂ«rgatiteshin pĂ«r njĂ« luftĂ« serioze, ne e parandaluam. E parandaluam pĂ«r tregti. Ata donin tĂ« tregtonin me Shtetet e Bashkuara. UnĂ« thashĂ«: ne nuk tregtojmĂ« me ata qĂ« luftojnĂ«â€, ka deklaruar Trump mĂ« 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

MegjithatĂ«, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojĂ« deklaratat e fundit tĂ« Osmanit dhe Trumpit, duke thĂ«nĂ« se pĂ«r to duhet referuar te institucionet e KosovĂ«s dhe ato tĂ« SHBA-sĂ«.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, në ditët në vazhdim.

Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“FatkeqĂ«sisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janĂ« mĂ«nyra e vetme qĂ« Osmani dhe Prishtina tĂ« marrin vĂ«mendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjĂ« ushtar, nuk e kemi nisur asnjĂ« makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam tĂ« punojmĂ«, tĂ« ndĂ«rtojmĂ«â€.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

PĂ«rshkallĂ«zimi i situatĂ«s nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s ka kulmuar nĂ« shtator tĂ« vitit 2023 kur njĂ« grup i armatosur serbĂ«sh, i udhĂ«hequr nga Millan Radoiçiq – ish-nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe – e ka sulmuar PolicinĂ« e KosovĂ«s nĂ« fshatin BanjskĂ« dhe ka vrarĂ« njĂ« rreshter policie.

Kosova e ka pĂ«rshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar SerbinĂ« se qĂ«ndron pas tij – gjĂ« tĂ« cilĂ«n Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

The post Grenell akuzon Osmanin pĂ«r “manipulim tĂ« fjalĂ«ve” tĂ« Trumpit appeared first on Albeu.com.

Burri i jep fund jetës në Tiranë, i biri merr Policinë në telefon

By: M C
13 July 2025 at 21:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se këtë të diel, rreth orës 20:05, shtetasi A.GJ, ka njoftuar Sallën Operative se kishte gjetur të atin të pajetë. Deri më tani dyshohet se 81-vjeçari i ka dhënë fund jetës me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

MĂ« datĂ« 13.07.2025, rreth orĂ«s 20:05, nĂ« rrugĂ«n “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar SallĂ«n Operative tĂ« DVP TiranĂ« se nĂ« banesĂ« ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se Ă«shtĂ« vetĂ«vrarĂ« me mjet prerĂ«s.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Burri i jep fund jetës në Tiranë, i biri merr Policinë në telefon appeared first on Albeu.com.

Kancelari Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë gjermane

By: M C
13 July 2025 at 21:01

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD, Mertz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike.

“Kjo do tĂ« errĂ«sonte çdo zhvillim tjetĂ«r dhe do tĂ« godiste nĂ« thelb industrinĂ« tonĂ« eksportuese,” tha kancelari.

Mertz shtoi se po mban kontakte të ngushta me liderët e tjerë evropianë për të shmangur një përshkallëzim tregtar me Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se është thelbësore që Bashkimi Evropian të veprojë i bashkuar dhe të ruajë kanale të hapura komunikimi me presidentin amerikan.

NĂ« pyetjen nĂ«se Gjermania mbĂ«shtet masa kundĂ«rpĂ«rgjigjeje ndaj SHBA, kancelari u pĂ«rgjigj: “Po, por jo para 1 gushtit.”

Ai bëri të ditur se gjatë fundjavës ka diskutuar gjerësisht mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe ka zhvilluar një telefonatë me Donald Trump të premten.

“DĂ«shirojmĂ« tĂ« shfrytĂ«zojmĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, kĂ«to dy javĂ« e gjysmĂ« deri mĂ« 1 gusht, pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje. Jam plotĂ«sisht i pĂ«rkushtuar pĂ«r kĂ«tĂ«,” deklaroi Mertz.

NdĂ«rkohĂ«, Bashkimi Evropian ka vendosur tĂ« zgjasĂ« pezullimin e masave tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjes ndaj SHBA-sĂ« deri mĂ« 1 gusht, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« bisedimeve diplomatike.

The post Kancelari Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë gjermane appeared first on Albeu.com.

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, temat e diskutimit mes Hanrahanit dhe politikanëve

By: M C
13 July 2025 at 20:54

Kryetari i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK) Memli Krasniqi, anĂ«tarja e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK) Hykmete Bajrami dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ListĂ«s Serbe – partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« – janĂ« takuar nĂ« pasditen e sĂ« dielĂ«s me diplomatin e ZyrĂ«s sĂ« Departamentit amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatke, Brendan Hanrahan.

Hanrahan është zyrtari më i lartë i administratës së re amerikane që viziton Kosovën.

Krasniqi ka thënë se me Hanrahanin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë e përtej dhe ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për bashkëpunim politik dhe zgjidhje në të mirë të qytetarëve.

“Biseduam pĂ«r domosdoshmĂ«rinĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«rfundimtare mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, me njohjen reciproke nĂ« qendĂ«r, si dhe pĂ«r rolin e pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”, ka thĂ«nĂ« Krasniqi pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Hykmete Bajrami ka thĂ«nĂ« se nĂ« takim me Hanrahanin ka folur pĂ«r krizĂ«n institucionale nĂ« KosovĂ« – referencĂ« pĂ«r moskonstituimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

Deputetët mblidhen prej 15 prillit në tentim për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, mirëpo nuk arrijnë të gjejnë kompromis për situatën e krijuar.

Bajrami ka thënë se LDK-ja qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe mbi të gjitha i shërbejnë interesit shtetëror.

“Ndava propozimin e LDK-sĂ« pĂ«r njĂ« qeveri kalimtare, qĂ« do tĂ« mundĂ«sonte tejkalimin e bllokadĂ«s dhe kthimin e vendit nĂ« normalitet institucional deri nĂ« zgjedhjet presidenciale tĂ« vitit 2026, si dhe shpreha gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« diskutuar edhe modele tĂ« tjera gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se qĂ« sjellin stabilitet”.

Situata është bllokuar në Kuvend pasi PDK, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – fituesja e mĂ« sĂ« shumti votave nĂ« zgjedhjet e 9 shkurtit – kĂ«rkon qĂ« pĂ«r Albulena Haxhiun – tĂ« propozuar pĂ«r kryeparlamentare – tĂ« votohet vetĂ«m njĂ« herĂ« pĂ«rmes votimit tĂ« fshehtĂ« dhe nĂ«se nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do tĂ« tĂ«rhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

PĂ«rfaqĂ«suesit e ListĂ«s Serbe kanĂ« thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« komunikate se nĂ« takim kanĂ« diskutuar me zyrtarin amerikan pĂ«r ato qĂ« i kanĂ« cilĂ«suar ”veprime tĂ« njĂ«anshme tĂ« pĂ«rditshme tĂ« institucioneve nĂ« PrishtinĂ«, tĂ« cilat e pĂ«rkeqĂ«sojnĂ« mĂ« tej situatĂ«n e brishtĂ« tĂ« sigurisĂ« dhe cenojnĂ« tĂ« drejtat themelore tĂ« popullit serb”.

Megjithatë, ata nuk kanë përmendur diçka specifike kur kanë folur për cenimin e të drejtave të komunitetit serb.

Një ditë më parë, diplomati amerikan është takuar edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në rezidencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një komunikatë për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se palët kanë diskutuar për marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit.

“Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s janĂ« aleat i palĂ«kundur pĂ«r vendin tonĂ« dhe Republika e KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« partner i besueshĂ«m i tyre”, Ă«shtĂ« cituar tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Kurti sipas komunikatĂ«s.

Para Kosovës, Hanrahan ka zhvilluar vizita edhe në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Në nisje të vizitës, ai ka thënë se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të rajonit të Ballkanit./REL

The post Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, temat e diskutimit mes Hanrahanit dhe politikanëve appeared first on Albeu.com.

Tjetër vatër zjarri në vend, përfshihet nga flakët masive sipërfaqja me ullishte dhe shkurre në Mallakastër

By: M C
13 July 2025 at 20:31

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohet se ka rënë pasditen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Bëhet me dije se flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

The post Tjetër vatër zjarri në vend, përfshihet nga flakët masive sipërfaqja me ullishte dhe shkurre në Mallakastër appeared first on Albeu.com.

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

By: M C
13 July 2025 at 20:27

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti një qëndrim të ashpër lidhur me aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar për mashtrim dhe braktisje të banorëve të zonës.

Në fjalën e tij, Palaj u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të reflektojnë thellë mbi mënyrën se si sillen me njëri-tjetrin, veçanërisht në komunitete të vogla, ku besimi dhe solidariteti janë jetikë.

“NjĂ« konflikt i madh atje nĂ« Theth, mĂ« vjen shumĂ« keq pĂ«r ato njerĂ«zit e shkretĂ« sepse i joshĂ«n, i rrejtĂ«n, i blenĂ«, i shfrytĂ«zuan, i vjelĂ«n pĂ«r nga ana monetare, dhe nĂ« fund i hodhĂ«n, i tradhtuan, i dogjĂ«n, i shkatĂ«rruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin.

Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë?

Ato, tĂ« cilĂ«t s’i kanĂ« mĂ«su ende fjalĂ«t e jetĂ«s. Krishti thotĂ«: NĂ« qoftĂ« se don me zgjidh problemin me vĂ«llaun tand, me tĂ« afĂ«rmin tand, jena pjesĂ« e nji kombi. Shqipnia Ă«shtĂ« njĂ« fshat i vogĂ«l me e krahasu me vendet e tjera.

Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta.

Por, mundet me tĂ« ndodh qĂ« s’ndigjon. AtĂ«herĂ«, tĂ« lutem, mos e dĂ«no, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetĂ«s sĂ« tij.

Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi.

Mund tĂ« ndodhin qĂ« as ato nuk i ndigjon. AtĂ«herĂ«, kur ke ba edhe tentativĂ«n e tretĂ«, dhe i ke vu nĂ« dijeni tĂ« gjithĂ«, atĂ«herĂ« kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotĂ«. Sepse nuk e don tĂ« mirĂ«n. Kurse, nĂ« atĂ« realitet tĂ« atij fshati malor, ça vĂ«rejmĂ«?

A thua se jena armiq tĂ« njeni-tjetrit. MĂ« besoni, tĂ« krishtenĂ« tĂ« dashtun, dhe ju ftoj qĂ« tĂ« mendoni seriozisht nĂ« lidhje me kĂ«tĂ« gja”, tha ai.

The post Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat

By: M C
13 July 2025 at 19:47

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« regjistruar pasditen e kĂ«saj tĂ« diele nĂ« Golem ku nĂ« vendin e quajtur “Manhatan” janĂ« pĂ«rplasur dy motorĂ« ujĂ«.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:36 ku 25-vjeçari me ininciale S.D, duke drejtuar një motor uji është përplasur në det me një tjetër motor uji i cili drejtohej nga 31-vjeçari me ininciale P.B, banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 25-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 17:36, nĂ« Golem, KavajĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit tĂ« sigurisĂ«,(zonĂ« detare pĂ«r lundrim jo zonĂ« plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur nĂ« ÇorovodĂ«, duke drejtuar njĂ« motor uji, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur nĂ« det me njĂ« tjetĂ«r motor uji, qĂ« drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur nĂ« KosovĂ«.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

The post E rëndë në Golem, përplasen në det dy të rinjtë me Jet Ski, njëri përfundon në spital e tjetri në Komisariat appeared first on Albeu.com.

Murrizi “lĂ«shon gojĂ«n” pĂ«r Yuri Kim: FundĂ«rrinĂ« e pĂ«shtirĂ«, erdhi nĂ« ShqipĂ«ri me thonj tĂ« pa prerĂ« e pa dhĂ«mbĂ«!

By: M C
13 July 2025 at 19:12

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratĂ«ve nĂ« zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpĂ«rthyer” sĂ« fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane nĂ« ShqipĂ«ri, Yuri Kim, e cila njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« protestoi para ambienteve tĂ« DASH pas vendimit pĂ«r shkarkimin e saj.

Në një postim në rrjetet social, Murrzi duke mos kursyer aspak epitetet ofenduese ndaj Kim, e ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë dhe për ndikim politik gjatë procesit të vettingut.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Shqipëri, ish-ambasadoria ka ushtruar ndikim mbi institucionet e vettingut për të larguar nga detyra rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë, për motive që ai i cilëson si politike dhe personale.

“Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtĂ«sia”, shkruan Murrizi, teksa mĂ« tej vijon akuzat pĂ«r Kim duke thĂ«nĂ« se gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« ShqipĂ«ri ajo heshti pĂ«rballĂ« aferave korruptive tĂ« qeverisĂ« shqiptare, duke u parĂ« palĂ« me pushtetin nĂ« kĂ«mbim tĂ« interesave personale dhe ekonomike.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtesia

Kjo moster qe jepte porosi llumhaneve te vetingut qe te shkarkonin magjistrat e juriste per arsye krahinore, politike dhe preferenca personale te kesaj palaçoje ambasadore

Kjo funderrine e peshtire qe erdhi pa lar e pa dhembe ne goj, me thonj te pa prer e me nje kostum doku ushtarak e iku e zhytur ne llumin e korrupsionit te qeveris Shqiptare pa folur asnje fjale per tufen e hajduteve qe zgerdhihej neper tavolina per darka e dreka

Jam shum krenar qe e kam kundershtuar ball per ball ne qershor 2020 e jam tallur publikisht me kete moster debile ordinere dhe nje kokerr hajduteje e peshtire

Qelbesira te ketij lloji ndikuan jo pak ne ngritjen e urrejtjes ndaj administrates Amerikane jo vetem ne Shqiperi por kudo

Çdo Shtet ka qelbaniket e tij

Kjo ishte nje nga minjera qelbanik te administrates Amerikane gjate Presidences se felliqesirave te sorrosit qe formalisht kishin Bidenin President

Edhe e ngarkuara me pune si perfaqesuese e SHBA sot ne Ambasade e filloi me te njenjtin stil detyren por qe pas fitores se Presidentit TRUMP u dhjaks rruges e frenoi shume sa qe dogji ferrotat e tani vjen verdalle pa “ frena” derisa te ndaloj nga “ perplasja” but but ne nje bordure trotuari ose mullar byku

Prej 10 vitesh fatkeqesish ne Shqiperi ka patur plehra ambasador jo vetem nga USA por edhe nga BE, KE, OSBE, dhe disa vende antare te NATOS dhe BE qe kane heshtur ndaj nje qeverisje bastarde nga nje tuf qelbanikesh hajdute sepse kane ngrohur xhepat dhe jane bere pale me qeverin per nje grusht parash te ndyra.

The post Murrizi “lĂ«shon gojĂ«n” pĂ«r Yuri Kim: FundĂ«rrinĂ« e pĂ«shtirĂ«, erdhi nĂ« ShqipĂ«ri me thonj tĂ« pa prerĂ« e pa dhĂ«mbĂ«! appeared first on Albeu.com.

❌
❌