Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

15 July 2025 at 23:08

SHQIPËRI- Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë. Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit.

Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.

Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.

Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë/abcnews.al

EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

By: M C
15 July 2025 at 23:31

Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje.

U raportua se Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit.

Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.

Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet policore nxisin qytetarët të denoncojnë çdo formë dhune, duke garantuar se rastet do të trajtohen me seriozitetin dhe urgjencën që kërkojnë.

The post EMRI/ Dh*noi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

By: M C
15 July 2025 at 23:09

Afera e inceneratorëve duket se nuk mbaron asnjëherë. Ashtu sikurse kostot financiare që ajo prodhon për qytetarët shqiptarë.

Qeveria shqiptare pagoi mbi 3.3 miliardë lekë me tvsh ose 33 milionë euro me kursin aktual për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit.

Pas ndërtimit me Partneritet Publik Privat nga kompania Albtek Energy dhe shlyerjes së plotë të pagesave nga buxheti i shtetit, vepra kaloi në pronësinë e bashkive të qarkut Elbasan, të cilat krijuan ndërmarrjen Eco-Elb për menaxhimin e inceneratorit dhe landfillit.

Por në vend të një aseti, që do të zgjidhte problemin e mbetjeve në Elbasan, qytetarët shqiptarë kanë paguar 33 milionë euro një gropë të madhe financiare.

Të dhënat e siguruara nga Kapitali tregojnë se inceneratori i Elbasanit ka filluar të prodhojë humbje në seri, teksa borxhet e kompanisë po bëhen mal, ashtu si plehrat, të cilat herë pas herë përfundojnë në flakë.

Dhe me sa duket për shkak të humbjeve të vazhdueshme, kompania Eco-Elb po shkon në pamundësi financiare.

Një javë më parë ndërmarrja Eco-Elb së bashku me inceneratorin si aset të saj u sekuestrua nga një kompani private për shkak të borxheve të pashlyera. Kapitali nuk arriti të saktësojë dot se për sa detyrime bëhet fjalë në total, por faturat e pashlyera i përkasin minimalisht vitit të kaluar.

Pas njoftimeve të vazhdueshme për shlyerjen e tyre vullnetare, kompania private 2 AT e Alketa Torit dhe Nuçi Shamijas ka marrë udhër përmbarim me vendim gjykate duke vendosur në sekuestro kuotat e shoqërisë Eco-Elb dhe bashkë me të edhe inceneratorin.

Dy muaj më parë, Bashkia e Elbasanit vendosi të rrisë çmimin për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill, nga 2500 lekë në 2600 lekë për ton, pa TVSH. Praktikisht inceneratori i Elbasanit tashmë tarifon thuajse njësoj se ai i Tiranës. Por jo vetëm kaq.

çmimi 2600 lekë ose 26 euro për tonë është vetëm për depozitimin në landfill, pra me incenerator fikur. Nëse inceneratori i Elbasanit ndizet, atëherë tarifa e depozitimit shkon automatikisht në 5 mijë lekë ose 50 euro për ton.

Në relacionin e rritjes së tarifave thuhet se çmimi u rrit në bazë të analizës së kostos për landfillimin.

Aktualisht, mbetjet thjesht depozitohen në landfill, ndërsa inceneratori, që do t’i digjte mbetjet për të krijuar energji, nuk dihet se kur do të vihet në punë.

Tarifa e re nuk paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, megjitheate rritja mund të ndikojë tek ata, pasi bashkitë mund të rrisin tarifën për pastrimin dhe sherbimet.

Ndërkohë që landfilli eshte i tejmbushur me mbetje urbane, nuk ka një datë të qartë se kur do të vihet në punë inceneratori i Elbasanit, një projekt i shumëpërfolur dhe me kosto të lartë.

Por pavarësisht tarifave të larta që paguhen nga Bashkitë dhe qytetarët e qarkut të Elbasanit, inceneratori vazhdon të prodhojë humbje. Dhe me sa duket do ta bëjë këtë gjithë kohën, pasi koha po tregon se djegësit janë një aset toksik, të cilët jo vetëm nuk e zgjidhën problemin e mbetjeve, por tashmë po djegin paratë publike me humbjet e tyre./ Kapitali.al

The post Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

By: Ardit
15 July 2025 at 22:59

Ish-ambasadori i Iranit në Shqipëri Reza Amiri Moghadam është një nga agjentët e Iranit që ka orkestruar rrëmbimin e agjentit të FBI-së, Robert Levinson. Mediat amerikane shkruanjnë se autoritetet federale amerikane kanë publikuar ditën e sotme imazhe të reja të tre oficerëve të inteligjencës iraniane që dyshohet se janë të përfshirë në rrëmbimin e ish-agjentit […]

The post U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

15 July 2025 at 22:31

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se zbërthimi i komunikimeve të aplikacionit të koduar Matrix pritet të ndihmojë ndjeshëm në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale të pazgjidhura në Shqipëri, përfshirë edhe rastin e zhdukjes së bujshme të Ervis Martinajt.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se përdorimi i këtij aplikacioni është identifikuar te persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda, përfshirë individë të afërt me Martinajn.

“Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Ervis Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix” – tha Karamuço.

Ai përmendi gjithashtu edhe emra të tjerë që mund të përfshihen në këtë hetim të thelluar si Talo Çela, për të cilin ekzistojnë dyshime se ka ndarë një fat të ngjashëm me Martinajn.

Sipas Karamuços, aplikacioni Matrix është përdorur gjerësisht nga rrjete kriminale që operonin në fshehtësi të plotë. Ai theksoi se:

“Matrix ishte i koduar, i kriptuar, pa identifikim të përdoruesit dhe me 40 serverë të shpërndarë në shtete të ndryshme. Janë kapur 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.”

Eksperti vuri në dukje se kjo platformë ka qenë aktive pas periudhës së Sky dhe EncroChat, dy aplikacione të tjera të zbërthyera më herët nga autoritetet evropiane, që ofruan prova kyçe për ndjekjen penale të shumë grupeve kriminale. Matrix, sipas tij, mbulon komunikime nga viti 2024 e këtej, duke hapur një perspektivë të re hetimore.

“Kemi pasur shumë ngjarje që nuk janë zbardhur dot, përveç ndonjë dëshmitari të penduar. Tani kemi prova të shkruara, të mirëfillta. Është një fat i madh nëse këto mesazhe kanë lënë gjurmë nëpër servera,” u shpreh Karamuço.

Ai përmendi edhe një tjetër rast të një shtetasi nga jugu i vendit, i zhdukur në rrethana misterioze në Tiranë, për të cilin gjithashtu po hetohet dhe besohet se mund të jetë i ndërlidhur me komunikime të kapura në Matrix.

Zbardhja e kësaj platforme pritet të hapë një kapitull të ri në luftën kundër krimit të organizuar, duke i dhënë autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare mjete të reja për të hetuar ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik gjatë viteve të fundit.

The post Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt appeared first on Telegrafi.

“Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim!” Hapësirat publike, Kryebashkiaku i Lezhës: Aksioni në Theth mund të kryhej pas sezonit turistik

By: M C
15 July 2025 at 22:37

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar sot këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në vend. I ftuar në “Frontline”, Ndreu shprehu dakordësinë e tij për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke thënë se subjekti i parë që u prek ishte vëllai i tij, që zotëronte një lokal në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Shembja e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, për Ndreun është një vendim i përligjur e qeverisë, por mendon se koha që duhej të zhvillohej do të ishte më e duhur ajo pas sezonit turistik.

“Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim.

Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri.

Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”, tha Ndreu.

The post “Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim!” Hapësirat publike, Kryebashkiaku i Lezhës: Aksioni në Theth mund të kryhej pas sezonit turistik appeared first on Albeu.com.

“Provat ndaj Metës, janë shkresore”, Hoxha në “Real Story”: Ka shumë pak gjasa që të prishen

15 July 2025 at 20:27

TIRANË- Juristi Arbër Hoxha i ftuar në “Real Story” duke  folur për paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, tha se çdo i paraburgosur ka të drejtat dhe detyrimet karshi institucionit

“Çdo i paraburgosur ka disa të drejta dhe detyrime karshi institucionit ku ai qëndron. Telefonatat janë të regjistruar me familjarë dhe të afërm, personat që janë në marrëdhënie pune me ata, në marrëdhënie me avokatin.

Nëse jam avokati i një të paraburgosuri, patjetër që duhet të flas unë në cilësinë e avokatit ose sekretarëve dhe asistentëve të zyrës”, tha Hoxha.

Ai theksoi se veprat për të cilat po hetohet Ilir Meta janë vepra të natyrës financiare. Provat theksoi ai janë prova shkresore dhe nuk kemi të bëjmë më dëshmitarë, dhe në këtë kuadër, rreziku për prishjen e tyre është shumë i vogël.

“Veprat për të cilat Meta po hetohet janë të natyrës financiare dhe duke qenë të natyrës financiare  nuk janë prova me dëshmitarë, por prova shkresa, që do të thotë se provat shkresore i kanë shumë të ulëta gjasat që të kontaminohen.

Provat e Metës kanë pak gjasa që të prishen, Prova me dëshmitarë në të tilla raste janë shumë të vogla dhe periferike”, theksoi ai/abcnews.al

 

 

Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

15 July 2025 at 18:54

TIRANË- Zbërthimi i platformës së enkriptuar “Matrix” mund të jetë një minierë e mirëfilltë për organet e drejtësisë në zbulimin e personazheve, të cilët janë në kërkim dhe të përfshirë në ngjarje kriminale.

Kështu beson eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili këto komente i bëri gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Ai theksoi se në këtë platformën mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Eksperti theksoi se gjithsesi kjo pistë pritet të shihet në vijimësi dhe varet se si do kryqëzohen të dhënat.

“Platforma “Matrix” nuk ka ende të dhëna. Është zbërthyer  kjo platforma dhe me siguri të dhënat do jene pjesë e një hetimi për të gjitha grupet. Aty mund të kemi komunikime për personazhe të tjerë që janë në kërkim. Dumani ka folur për ekzistencë e një platformë Matrix.

Aty mund të kemi komunikime që lidhen me fatin e Ervis Martinaj dhe Talo Çelën. Mund të jenë gjallë dhe mund të këtë rrjedhje informacioni pasi segmente që nuk janë të interesuar për të nxjerrë vendndodhjen e tyre.

Ata mund të lëvizin lirshëm, mund të kenë bërë ndryshim të pamjes, jetojnë diku afër apo në largësi”, tha ai./abcnews.al

Thellohet skandali/ Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajza të showbizit takime “speciale” në Burgun e Reçit me grupin Bajri

By: M C
15 July 2025 at 20:47

Pas skandalit të raportuar në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë ku modelja kosovare Ziza Pajaziti, ka zhvilluar takime speciale me të burgosurin, Laert Haxhiu, të tjera ngjarje të tilla janë publikuar në media, kësaj radhe në shënjestër është vendosur burgu i Reçit në Shkodër.

Bëhet fjalë për dy vajza të pretenduara se vijnë nga shoëbizi shqiptar të identifikuara me inicialet A. D., dhe R. R., të cilat kanë kryer takime speciale me të burgosur të këtij institucioni në javë të ndryshme.

Nuk dihet saktësisht se cilët prej të burgosurve janë takuar me vajzat në fjalë, por burime për media tregojnë se takimet janë zhvilluar me anëtarë të fisit Bajri të Shkodrës.

Takimet speciale janë regjistruar rreth dy muaj më parë. Emrat e tyre rezultojnë të regjistruara në regjistrat e hyrjeve dhe daljeve të këtij burgu si dhe gjithashtu prezenca e tyre është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë së këtij institucioni.

Në dijeni të këtyre takimeve mendohet të ketë qenë dhe shefi i policisë së burgut të Reçit, Dylber Beqiri si dhe drejtori i burgut, Leonard Mardoda. Burime për media kanë bërë me dije se Drejtoria e Burgjeve ka lëshuar masat e pezullimit nga detyra të Beqirit dhe Mardodës.

The post Thellohet skandali/ Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajza të showbizit takime “speciale” në Burgun e Reçit me grupin Bajri appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Rrëmbimi dhe ekzekutimi i Renis Dobrës, identifikohet një prej autorëve të dyshuar, dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit

By: M C
15 July 2025 at 20:25

Pas dëshmisë së dhënë nga familjarët e 23-vjeçarit dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, grupi hetimor bëri të mundur edhe identifikimin e autorëve të dyshuar për krimin makabër.

Njëri prej tyre është Petrit Çakrri, një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Honday të bardhë.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë.

Teksa në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Ku në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja duke iu prezantuar si tregtar.

Të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

Çakrri, që u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim.

Nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira ku del se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

Por, zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

Pas krimit, Petrit Çakrri është larguar nga Shqipëria dhe besohet të ketë dalë jashtë vendit nga pika e kalimit kufitar të Morinës.

Ndërsa nipi i tij u ndalua nga policia dhe iu sekuestrua celulari, aty ku besohet se janë gjendur prova të shumta që mund të zbërthejnë detaje të mëtejshme për vrasjen e Renis Dobrës.

The post EMRI/ Rrëmbimi dhe ekzekutimi i Renis Dobrës, identifikohet një prej autorëve të dyshuar, dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit appeared first on Albeu.com.

U padit për shpifje, Salianji fiton gjyqin ndaj Kokalarit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e aktivistes

By: M C
15 July 2025 at 20:07

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë përballjen me aktivisten Evi Kokalari pasi kjo e fundit e kishte paditur për shpifje.

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e depozituar nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Edhe rreth 2 vite më parë, Salianji fitoi gjyqin në Apelin e GJKKO-së ndaj aktivistes.

Në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë thuhet se u vendos mospranimi i rekursit të paraqitur nga e dëmtuara akuzuese Evi Kokalari (Angelakis), kundër vendimit nr.43 datë 11.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo çështje mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku demokrati e cilësoi aktivisten si të sëmurë mendore, skizofrene dhe të lidhur me organizatën terroriste greke, “Agimi i Artë”. Kjo deklaratë është shoqëruar dhe nga replika të vazhdueshme nga ana e Kokalarit.

The post U padit për shpifje, Salianji fiton gjyqin ndaj Kokalarit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e aktivistes appeared first on Albeu.com.

‘Fshesa’ e Ramës mbërrin edhe në Bashkinë e Përmetit/ Dorëhiqen drejtuesit e 5 njësive administrative

By: M C
15 July 2025 at 19:33

Pesë administratorë të njësive administrative në Bashkinë Përmet kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Dorëheqjet janë bërë nga administratorët e njësive Përmet, Çarçovë, Frashër, Petran dhe Piskovë.

Kujtojmë që të hënën, edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, 7 administratorë të njësive paraqitën dorëheqjet e tyre.

Këto zhvillime vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin dhe rifreskimin e stafeve drejtuese në të gjitha bashkitë e vendit.

The post ‘Fshesa’ e Ramës mbërrin edhe në Bashkinë e Përmetit/ Dorëhiqen drejtuesit e 5 njësive administrative appeared first on Albeu.com.

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

By: M C
15 July 2025 at 19:15

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Dita e nesërme do të sjellë rritje të tempraturave, pasi vendi ynë ëhstë i përfshirë nga vala e të “nxehtit afrikan”, që pritet të vijojë deri në fund të muajit. Gjatë ditës së nesërme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 16 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

The post Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

Dritëhijet e plagosjes së 17-vjeçares në Vlorë/ Eksperti i sigurisë: Akti mund të jetë shtyrë nga presionet në rrjetet sociale

15 July 2025 at 18:42

TIRANË- Të hënën një 17-vjeçare në Vlorë u dërgua me urgjencë nga familjarët e plagosur me armë zjarri. Policia u shpreh  se e mitura ka tentuar të kryejë vetëvrasje, por kjo pistë thonë ekspertët duhet verifikuar në detaje.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Tirana Live” tha se ngjarja është shumë e rëndë.

Ai theksoi se të gjitha elementë duhet të kalojnë në sitën e  ekspertëve për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat.

Sipas tij, gjetja e armës do të hedhë dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.

“Ngjarje traumatike, ngjarje shumë e rendë, sepse një vajzë adoleshente merr një akt final për të bërë vetëvrasje. Thuhet në media se për shkak të konfliktit në familje, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten.

Mbetet enigmë 17-vjecarja gjeti armën për të kryer aktin e rëndë. Akti mund të jetë nga presionet e mundshme që vijnë nga rrjete sociale. Mund të jetë vrasje, duhet parë si është gjetur trupi i vajzës dhe pse janë fshirë gjurmët. Fakti që kërkojnë të fshehin ngjarjen tregon se ka patur shqetësim tjetër dhe jo dhimbjen e një 17-vjeçareje”, tha ai./abcnews.al

Policia e Vlorës aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë

By: M C
15 July 2025 at 17:55

Ditën e sotme Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Mësohet se përveç gjobave të majme për shoferët e mjeteve, policia ka bërë dhe konfiskimin e mjeteve me karrotrec, ndërsa shoferët rrezikohet të ndiqen edhe penalisht.

Burimet për mediat bëjnë me dije se gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 gjoba, si edhe heqja e makinave me karrotrec ku pronari i makinës duhet te kryejë pagesën e gjobës dhe më pas mund te marre makinën.

The post Policia e Vlorës aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë appeared first on Albeu.com.

Akuzohen se morën kredi duke i vjedhur të dhënat një 34-vjeçareje, telashe për një të re dhe administratorin e një institucioni financiar

By: M C
15 July 2025 at 17:35

Një 46-vjeçar banues në Tiranë është proceduar penalisht dhe ndaj një 33-vjeçareje që ndodhet tashmë në masën “arrest shtëpie” u referuan materiale shtesë.

Kjo ndodhi pas kallëzimit të një 34-vjeçareje nga Lezha e cila thotë se 33-vjeçarja nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë të dhënat personale dhe me to ka marrë kredi në institucionin financiar që administron 46-vjeçari.

“Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe materialet shtesë për shtetasen D. C., 33 vjeçe, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg” (e arrestuar në kuadër të operationit “Kredia”), pasi ka kallëzuar shtetasja M. S., 34 vjeçe, banuese në Lezhë, se shtetasja D. C., nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë të dhënat personale dhe me to ka marrë kredi në institucionin financiar që administron shtetasi A. A”, njofton policia.

The post Akuzohen se morën kredi duke i vjedhur të dhënat një 34-vjeçareje, telashe për një të re dhe administratorin e një institucioni financiar appeared first on Albeu.com.

Shembet ndërtesa e fundit pa leje në Theth, përmbyllet operacioni 9-ditor i IKMT

By: M C
15 July 2025 at 17:17

Është finalizuar paraditen e sotme operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, me shembjen me eksploziv të ndërtesës së fundit pa leje në zonë.

Godina 3-katëshe u rrëzua përmes një shpërthimi të komanduar, i cili u realizua me sukses nga forcat xheniere, pa shkaktuar incidente.

Ky ishte akti përmbyllës i një aksioni intensiv 9-ditor në një prej zonave më të frekuentuara turistike të veriut të vendit. Gjatë këtij operacioni, janë shembur gjithsej 100 objekte të ndërtuara pa leje, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe ruajtjes së integritetit të zonës së mbrojtur.

IKMT dhe autoritetet vendore e kanë cilësuar këtë ndërhyrje si të domosdoshme për të mbrojtur peizazhin natyror dhe për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Theth.

The post Shembet ndërtesa e fundit pa leje në Theth, përmbyllet operacioni 9-ditor i IKMT appeared first on Albeu.com.

Urdhri i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive të Bashkisë Krujë

By: M C
15 July 2025 at 16:36

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi. Përmes këtij proçesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

The post Urdhri i Ramës/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive të Bashkisë Krujë appeared first on Albeu.com.

❌
❌