Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“T’i djegin me zjarr”- Fjalimi famëkeq i Enver Hoxhës me 6 shkurt 1967 dhe nisja e luftës së ashpër ndaj fesë! Çfarë thuhej në urdhrin me shënimin “Tepër sekrete”

10 February 2025 at 12:57
Para 58 vitesh në Shqipëri nisi lufta ndaj fesë që u manifestua më shkatërrimin e më shumë se 2 mijë objekteve të kultit dhe persekutimin e besimtarëve e klerikëve të të gjitha feve. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli dje në kujtesë fjalimin e diktatorit Enver Hoxha më 6 shkurt të

Dëshmia e rrallë në hetuesi e truprojës të ish-kryeministrit Shehu: Kur doli Mehmeti nga takimi me Enver Hoxhën, ishte bërë për të ardhur keq, dyllë i verdhë në fytyrë! U mbyll brenda dhe…

9 February 2025 at 07:25
Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë 18 dhjetor i vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e

“Ndërsa grekët na jepnin bukë me dorë në zemër, ne plaçkitnim njeri tjetrin”- Refleksionet e emigrantit shqiptar: Ishim produkt i ‘njeriut të ri’, siç bënim dikur, kur vidhnim edhe brekët në…

8 February 2025 at 11:03
Në verën e vitit 1993, gjatë pushimeve verore, shkova dhe punova tre muaj si argat në Greqi. Ishte herë e parë dhe e fundit që e shkelja atë vend. Për hirë të së vërtetës, me një kushëri patëm provu edhe verën pararendëse, atë të 1992-it, po na kapi ushtria kufitare greke, në shoqërinë e të

“Rekordi kombëtar” i 95 vjetëve, vetëm 2700 shikues në 5 ndeshje! Dikur, Shqipëria e para në Europë për ndjekjen e kampionatit të saj, sot stadiumet pa tifozë

7 February 2025 at 13:53
NGA BESNIK DIZDARI/ Po më duket se këto javë sikur i kam harruar shkrimet historike e po më vërshojnë ato problematike aktuale e kritike. Jo, jo, nuk i kam harruar! Do t’iu kthehem shpejt, sepse dihet, shkrimet historike jo vetëm janë me vlera të pafundme, por më duhet t’iu kthehem edhe për të nderuar të vërtetat

Vetting, si po zhduken qytetet e vogla të Shqipërisë! Familjet e Hasit mes skamjes dhe emigrimit! Shkollat e fshatrave drejt mbylljes! Kastrati: Ushqimet i marrim në Kosovë, janë më lirë

6 February 2025 at 23:47
EMISIONI VETTING Dikur, rrugët e Hasit ishin të gjalla, të mbushura me fëmijë dhe të rinj. Por sot, ato rrugë janë shndërruar në zbrazëti pa fëmijë, pa të rinj… pa jetë. Papunësia e lartë dhe varfëria që dominon këtë qytet kanë bërë që shumë prej tyre të detyrohen të braktisin atdheun dhe të kërkojnë mundësi në

Vrasja e Isa Boletinit, si u zbulua varri i heroit! Zhvarrosja e eshtrave në 1979 dhe zhvendosja e tyre në oborrin e kullës së tij në Mitrovicë

31 January 2025 at 18:30
Para 109 vitesh u shua një nga figurat qendrore të çështjes kombëtare, Isa Boletini. Ai lindi në Boletin të Mitrovicës, më 15 janar 1864 dhe ndërroi jetë në Podgoricë më 23 janar 1916, pas një atentati nga shovinistët malazezë, ku mbetën të vrarë edhe djemtë e tij, Halili dhe Zahidi, nipërit si dhe luftëtarë të tjerë.

Mbrojti bandat dhe njerëzit me pushtet, lidhja e kryeprokurorit të Lezhës Erjon Shehaj me ngjarjet kriminale! “Vetting” sjell fakte tronditëse: Çfarë fshehu në hetimet për vrasjen e efektivit të FNSH

31 January 2025 at 10:49
“VETTING” Në dialogun e zhvilluar midis Sokratit dhe Trasimakut në veprën “Republika” të Platonit në qendër të diskutimit është debati për drejtësinë dhe përkufizimi i saj. Sipas Trasimakut, drejtësia nuk është asgjë tjetër veçse interesi i më të fortit. Kanë kaluar më shumë se 20 shekuj, por edhe sot e kësaj dite kjo shprehje gjen

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

29 January 2025 at 14:29
Më 23 janar të vitit 1946 u arrestua një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, Musine Kokalari. Pas kësaj date nisi një kalvar i gjatë vuajtjesh për këtë intelektuale, e cila konsiderohet edhe si disidentja e parë e regjimit komunist. Musine Kokalari lindi në 10 shkurt 1917 në Adanë të Turqisë. Tre vite pas

Vetting zbulon emrat e kompanive që u favorizuan tek Unaza e Re! Ekspertët analizojnë shkeljet: Dëm i dyfishtë, në fund e pësojnë qytetarët

23 January 2025 at 22:54
EMISIONI VETTING Në fund të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e tenderit “Projektim Rikualifikim i Unazës Lindore, per Lotet 4,5,6.”, që u fitua nga kompanitë “KLODIODA & A.L.T.E.A. – GEOSTUDIO 2000” me vlerë 282 mijë euro. Por përfituesit e tenderave për ndërtimin e akseve 4,5,6 të Unazës së Jashtme të organizuar nga

“I çova Feçor Shehut një zarf sekret që ma dha Mehmet Shehu dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila kryeministrit…”- Dëshmia e rrallë në hetuesi e oficerit të shërbimit

By: S. H
22 January 2025 at 08:47

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë të plota, së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

Por, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur tashmë se si ka funksionuar ai sistem i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga hetuesit e kësaj çështje, është bërë e ditur se; ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË RADISTIT PERSONAL TË MEHMET SHEHUT, METE BILO BONI NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA

                                                          P R O Ç E S – V E R B A L

                                                         (I pyetjes së dëshmitarit)

Sot më datën 11.6.1983, në qytetin Tiranë.

Ne, hetuesit e MPB, Sokol Koleka e Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar në hetuesi:

Emri, emri i babës, mbiemri: Mete Bilo Boni.

Datëlindja, (dita muaji, viti) 3 dhjetor 1951.

Arsimi: Të mesëm.

Vendbanimi: Tiranë, Lagjja Nr 8, Rruga “Brigada e 8”, Pallati 8, shkalla 2.

Detyra: Oficer në Degën e Punëve të Brendshme, Pukë.

Anëtarësia në Parti: Pa parti.

A është i dënuar: I padënuar.

Numri i letërnjoftimit: nuk e ka me vete.

Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.

                             FIRMA E DËSHMITARIT

                                  Mete Boni

Në lidhje me çështjen, mund të them si më poshtë:

Në vitin 1973, kam filluar punë në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu, si radist dhe kam qëndruar në këtë vend pune, deri sa ai ka vrarë veten.

Gjatë kohës që unë kam punuar në këtë grup shoqërimi, kam pasur si përgjegjës grupi Ali Çenon, i cili ka qenë njeriu që mbahej më afër nga ana e Mehmet Shehut.

Për çdo problem, Ali Çeno dilte në emrin e Mehmet Shehut dhe thoshte se; unë kam biseduar për këtë apo atë çështje, me Mehmet Shehun…………………………………………..!

Unë nuk di ndonjë veprim konkret armiqësor të kryer nga Mehmet Shehu, apo persona të tjerë të arrestuar kohët e fundit për veprimtari armiqësore, kundër Partisë së Punës së Shqipërisë.

Por gjatë kohës që kam qenë këtu me shërbim, edhe mua si oficerëve të tjerë, na ka rënë rasti që t’u dërgonim Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut pliko, të cilat na i jepte Mehmet Shehu.

Mbasi i merrnim këto pliko nga Mehmet Shehu dhe ia jepnim Kadriut ose Feçorit, ata na kthenin ne zarfin bosh, të cilin duhet t’ia jepnim Mehmet Shehut. Kjo bëhej për të treguar se pliko ka shkuar në destinacion, mbasi këto pliko nuk protokolloheshin.

Një pliko në këtë mënyrë, unë ja kam shpënë nga Mehmet Shehut Feçorit, pak kohë para Kongresit të 8-të të Partisë së Punës së Shqipërisë, kurse Kadri Hazbiut, ja kam shpënë pak kohë më përpara. Se çfarë përmbanin këto pliko, unë nuk e di………..!

Më datën 16 dhjetor 1981, në shtëpinë e Mehmet Shehut, ka ardhur Feçor Shehu. Ai ka ardhur në kohë darke. Unë atë natë nuk kam qenë me shërbim, por ma kanë thënë shokët e mijë, që kanë qenë këtë datë me shërbim dhe e kanë parë Feçor Shehun, që ka shkuar në shtëpinë e Mehmet Shehut…………………!

Më datën 18 dhjetor 1981, kam shkuar në punë në mëngjes si zakonisht, ku kanë ardhur në orarin e caktuar edhe shokët e tjerë të grupit të shoqërimit, Armiku Mehmet Shehu, i shoqëruar nga Ali Çeno dhe mjeku Llesh Rroku, ka shkuar në mbledhjen e Byrosë Politike dhe ka ardhur nga mbledhja në drekë.

Mbas kësaj, ne kemi shkuar në shtëpi, ku kemi ngrënë drekën dhe jemi kthyer përsëri në punë mbas dite. Edhe mbas dite, Mehmet Shehu ka shkuar përsëri në mbledhjen e Byrosë Politike.

Kur Mehmet Shehu u kthye nga mbledhja e Byrosë Politike, ka ardhur në shtëpi, ka hyrë nga dera e saj kryesore. Pas pak kohe që Mehmet Shehu u fut në shtëpi, ka kërkuar mjekun Llesh Rroku, i cili kur u kthye na tha se i kishte matur tensionin Mehmet Shehut dhe ai e kishte patur tensionin të lartë.

Siç na tha Llesh Rroku, ai kishte kërkuar që t’i bënin një kafe, por ai i kishte thënë që nuk të bën mirë për tensionin……..! Duke qenë në dhomën e shërbimit të oficerëve, Ali Çeno ka thënë që: “sot do rri edhe unë me shërbim” dhe me sa më kujtohet, Ali Çeno tha se; “do rri unë me shërbim, se sot nuk e kam gruan në shtëpi”!

Në këtë moment, unë jam larguar për në shtëpi, duke kaluar anës murit të jashtëm të shtëpisë së Mehmet Shehut, tek Shtëpia e Partisë Nr. 1, dhe që këtej kam kaluar në lulishte, e drejt e në shtëpinë time. Unë kam ikur vetëm dhe nuk kam ikur me njeri tjetër. Kam për të thënë se në këtë rrugë, unë shkoja zakonisht, kur ikja në shtëpinë time…………………..!

Pra pasi unë jam larguar për në shtëpi, kam lënë në dhomën e shërbimit të oficerëve, Ali Çenon, oficerin e shërbimit të asaj nate, Dashamir Rabaj dhe shoferin Astrit Hitaj……………..!

Vetëvrasjen e armikut Mehmet Shehu, unë e kam marrë vesh ditën e nesërme, më datën 18 dhjetor 1981………………………..!

Sqaroj se Ali Çeno, nuk bënte shërbim roje, si të gjithë oficerët e tjerë të grupit të shoqërimit, por ai qëndronte në shtëpinë e Mehmet Shehut, vetëm në raste të veçanta, si për shembull kur kishte ndonjë darkë, e të tjera. Se për çfarë arsye ka qëndruar Ali Çeno këtë natë, unë nuk di se çfarë të them…………………!

Proces-verbalin, mbasi e lexova vetë dhe pashë se thëniet e mija janë shkruar drejt, e firmos pa vërejtje. Memorie.al

Dëshmitari                                                                             H e t u e s a t

Mete Boni                                                                    Sokol Kolela   Bashkim Caka

 

The post “I çova Feçor Shehut një zarf sekret që ma dha Mehmet Shehu dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila kryeministrit…”- Dëshmia e rrallë në hetuesi e oficerit të shërbimit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Familja e tij u shpërngul duke shpresuar që t’i lirohej babai nga internimi…”- Peripecitë dhe brengat e jashtëzakonshme të Petro Markos! Ja të dhënat që la shkrimtari

By: P. Gj.
17 January 2025 at 09:55

BEHAR GJOKA

Veçanësia e shkrimtarit Petro Marko, që përkon me periudhën e letërsisë bashkëkohore, e cila zë fill me vitet 1944-1990, përveç se lëvrues i poezisë, dramatikës dhe, me një shkëlqim të pazakontë si prozator, me shkrimin e prozës së shkurtër, e cila ndërkaq kulmëzon me shkrimin e romaneve, të kaq shumë tipologjive shkrimore, lidhet edhe me faktin domethënës, si dhe tejet përfaqësues, se shkrimtari qysh në gjallje botoi një libër autobiografik, në formën e kujtimeve dhe intervistave, me ndodhi dhe personazhe të shumta, me titullin e beftë “Retë dhe gurët”.

Burimet e shumta arkivore, hulumtimet e studimeve letrare dhe historiografike, verifikimet dhe interpretimet e gjertanishme, tashmë mund të shihen dhe krahasohen, ndërmjetshëm si kohë dhe hapësirë, si qëndrime dhe reagime, sidomos të lidhura ngushtë me faktologjinë biografike, botuar prej vetë autorit, të cilat realisht hedhin dritë mbi shumëçka, të jetës dhe veprës letrare të autorit, duke e përcjellë te lexuesi, si një rast unik në letërsinë shqipe të bashkëkohësisë, si dhe duke shtuar kështu një faqe tjetër të vlertë në trashëgiminë shkrimore të autorit, duke i krijuar mundësinë lexuesit dhe studimeve letrare, për të pasur në duar një model jetëshkrimor, me nivele të qarta autobiografike.

 

 

E dhëna që jep autori: “Në klasën e parë ishim pak, midis të cilëve edhe Shevqet Musaraj. Në klasën time shokë kisha Ymer Alikon, Mehmet Shehun, Bari Balën, Sulejman Kalajn, Nonda Strakoshën, Laze Ajazin, Qazim Sherifin, Qazim Çakërrin, Mersin Fiqiriun, Xhevat Fishtën, Reshat Aganë, Isuf Glinën, Pandeli Panganikun”. Ka interes të shtuar e dhëna që sillet më herët për largimin nga vendlindja: “Familja e Petros u detyrua të linte fshatin Dhërmi e të kalonte në Vlorë kohën që qëndroi Italia, duke shpresuar që t’i lirohej babai nga internimi…”, për të qartësuar kështu rrethanat jetësore të shkrimtarit, të cilat kaluan në kalvarin e peripecive dhe derteve të jashtëzakonshme. Me shumë gjasa duke qenë një njeri që udhëhiqej në jetë dhe në art, nga liria, si ëndërr dhe dëshmi, si aspiratë për vete dhe të tjerët, nga përmasa e përkohshme e betejës për ta fituar atë, me çdo çmim, autori hapi portat e mendjes dhe të shpirtit, tashmë me anë të një libri të rëndësishëm, me tipare autobiografike, me shtjellime kujtimesh dhe intervistash, me ngjarje dhe protagonistë, të historisë shqiptare, si nevojë e pashmangshme për të zbuluar dertet dhe hallet, dënimet dhe letnimet e pafundme, mallin dhe gëzimin, rrëzimin dhe ngritjen, fillimisht përpara vetes, kohës dhe të tjerëve. Po kaq, libri Retë dhe Gurët, në një kuptim më të ngushtë, është edhe një “guidë” e fatit të hidhur të librave të shkruara nga shkrimtari, duke sjellë pranë lexuesit, fakte të librave të censuruar, të librave të ndaluar dhe të librave të humbur. Po ashtu kemi përsëri një situatë tjetër tejet të vlertë, që lidhet me shkollimin e autorit: “Pastaj Petrua shkoi në Athinë të ndiqte fakultetin e Letërsisë … i detyruar nga rrethanat ekonomike të ndërpriste studimet universitare…”, një fakt që dëshmon për lidhjen organike me letërsinë, madje duke qenë pjesë e studimeve letrare në universitetin e Athinës.

Shtjellimi jetëshkrimor i Petro Markos, duke u bazuar vetëm në shkrimin autobiografik, i cili sendërtohet në formën e kujtimeve dhe intervistave, megjithatë ka përparësitë e veta: E para: Faktimi i momenteve jetësore, pa mëdyshje më të rëndësishmet e tyre, të viteve ’30 të shekullit të kaluar, të pjesëmarrjes së autorit në Luftën e Spanjës, një akt dhe ngjarje e pazakontë, e viteve të luftës, si dhe të periudhës më të gjatë, pas çlirimit të vendit, e cila pikëtakohet me letërsinë bashkëkohore, përfaqëson dy segmentet kohore, të ekzistencës së përvojës shkrimore të P. Markos.

Kjo lëndë këtu merr rëndësi të posaçme, sepse të dhënat e sjella në libër, më së shumti janë burimore, ndonëse rrëfehen hapur nga autori, e prandaj bartin të vërtetën e njeriut, të intelektualit, e veçanërisht të shkrimtarit të spikatur, në të tre gjinitë letrare, e po kaq në shumicën e zhanreve letrare, i cili siç e përçon libri, jetoi intensivisht në dy kohë, si dhe përjetoi dënime të shumëfishta të të dy kohëve, përkatësisht në burgjet fashiste dhe komuniste, por edhe të dy mendësive ndërkohore, që nuk e duronin liridashësin dhe rebelin e përjetshëm, njeriun që lindi për të qenë i lirë në jetë dhe në letërsi. Petro Marko, jetoi intensivisht kohën vitale të rinisë së vetë, si luftëtar i Spanjës, si adhurues i fjalës së lirë, që me penën e tij, vuri në zgrip pushtetin e kohës, në gazeta e revista të ndryshme, e sidomos me revistën ABC, e cila doli për herë të parë, në vitin 1936, por në numrin 2 të botimit, ndalohet nga pushteti monarkik, duke hyrë kështu në historinë e letërsisë shqipe, si akti fillimtar i censurës zyrtare, ushtruar mbi fjalën e lirë, të publicistikës dhe veçmas të spektrit letrar.

BURGOSJA

Po ashtu, vetëm për shkak të kundërshtimit, të fortë të fashizmit, fill pas kthimit nga Lufta e Spanjës, vuan me vite në burgun e Tiranës dhe të Ustikës, duke formësuar kështu karakterin e një qëndrestari të paepur, në marrëdhënie me flamën fashiste. Për ironinë e fatit, pa mëdyshje një ironi e hidhur për autorin, por edhe për historinë tragjike të përjetuar prej tij, duke qenë i mbushur me bindje të thella internacionale, mbase më tepër antifashiste, ndërkohë që ma tepër ai qe një revolucionar atipik, ku në mënyrë të befasishme, Petro Marko burgoset edhe në sistemin komunist, përkatësisht në vitin 1947. Për kohën e burgut, ka situata të ndërlikuara që kërkojnë gjurmim të shënimeve të autorit, të dosjes personale, për të kuptuar se çfarë ndodh me njeriun në privim të lirisë. Në shqyrtimet studimore, janë hedhur mendime: “Këto shkrime mund të quhen eksplorime ndjesore, meditative-melankolike, një vizion për ndjenjën e dashurisë, përmes së cilës injorohen vitet e burgut…”, duke krijuar një hapësirë të verifikimit të përjetimeve të autorit në kohën e burgut. Shtysa fillestare, siç nënvizohet: “Pikërisht takimi i tyre i parë do të shërbejë si i vetmi episod i përvojës vetjake, e cila përthyhet në privim prej dashurisë e jo prej lirisë për botën jashtë…”, sjell në vëmendje nga merr shkas ky ditar, biografik dhe lirik. Përcaktimi i bërë në një shqyrtim të gjerë: “Ditari shërben për të treguar, në mënyrë implicite, brutalitetin e sistemit dhe ashpërsinë ndaj intelektualëve – elitat e mirëfillta të burgosura për arsye politike – duke i konsideruar padrejtësisht armiq të popullit…”, si një dëshmim i kalvarit të përjetuar nga dhjetëra figura të shquara të kulturës dhe letërsisë shqipe.

KALVARI I SHKRIMTARIT

Kalvari i mundimeve të gjata dhe të pandërprera të shkrimtarit, nuk reshti për asnjë moment, sepse njohu ndalimin e botimit të disa librave, siç ngjau me romanin “Një emër në katër rrugë”, të dramës “Niku i Martin Gjinit”, në vitin 1973, të kolanës, “Poezia shqipe”, Petro Marko, 1974, si dhe me botimin e cunguar të romanit “Një natë dhe dy agime”, që në vitin 1989, ky tekst erdhi me titullin “Nata e Ustikës”, botim zyrtar i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, pa lënë jashtë vëmendjes ndalimin e qarkullimit për të lexuesi, të pjesës më të madhe të teksteve letrare të autorit. E dyta: Ka vlerë më vete, për jetën dhe veprën e gjerë letrare, më shumë gjasa edhe për historinë e Shqipërisë, e diçka më tepër, për historinë e letrave shqipe, të shekullit të njëzet, hedhja dritë në jetëshkrimin e tij, si natyrë njerëzore, si personalitet i kohëve përkatëse, sidomos dhe vetëm për arsye letrare, si lëvrues i të tri gjinive letrare, e po kaq i shumë zhanreve, të realizuara nga shkrimtari, në të dyja periudhat shkrimore, duke lënë gjurmë të pashlyera në lëvrimin e poezisë, e veçmas në ligjërimin e romanit, me disa tipologji shprehëse, duke konsoliduar modernitetin në shkrimin e zhanrit të pjekurisë së një letërsie. Në dëshmimin e jetësores, të shkruar si një intervistë e gjatë, e dy kohëve, si dhe të përthyera në rrathët e kujtimeve, të ngjarjeve dhe personazheve, janë të pranishme, vuajtjet dhe urneqet letrare, të dëshmuara me dokumentet dhe interpretimet më të gjera, të mundshme shkrimore.

Vuajtja e madhe, mbase duhet thënë, në dukjen e vet legjendare, në kuptimin e shkrimit dhe të botimit dhe të pamundësisë për komunikim normal me lexuesin, para viteve ’90, por në vitet e demokracisë i lënë në heshtje dhe harrim, që në logjikën ekzistenciale të krijuesit është asgjësim, në gjallje, një tjetërsim i jetës dhe krijimtarisë letrare, të autorit të spikatur në secilën periudhë, e në amshim të lënë anash, jashtë programeve shkollore, pothuajse në të gjithë nivelet e shkollimit, sepse me dy-tre orë në universitet, nuk ka mundësi që të rroket një dukuri unike e letrave shqipe, e në mënyrë të veçantë një përvojë shkrimi, e linjave moderne, në disa prej romaneve të autorit. Rreth librit “Retë dhe gurët” ka edhe mëdyshje, që ndikojnë për të hyrë më në thellësi të thelbit të librit jetëshkrimor: “Vërtetësia e takimeve, bisedave dhe situatave që na paraqet autori mund të këtë nevojë për diskutim, ashtu siç kanë nevojë për diskutim të gjerë raportet dhe prononcimet retorspektive të artistëve shqiptarë me regjimet…”, si një aspekt që vetëm për të ideuara një biografi pa dritëhije.

Ndërsa, teknikat letrare autoriale, të shkrimit letrar dhe jo letrar, më letërsi dhe publicistikë, të ngujuara në materien tekstore, që megjithatë zëshmojnë mjeshtrin e fjalës letrare, të poetit me disa tone vokacioni, e sidomos lëvruesin e romanit, që bart angazhimin dhe socialitetin, realizmin dhe kahjet ekzistencialiste, porse më së shumti, thellon dhe konsolidon natyrën moderne të romanit shqiptar, me tekstet “Hasta la vista”, 1958, “Qyteti i fundit”, 1960, “Një emër në katër rrugë”, 1973, “Nata e Ustikës”, 1989, që në vitin 2002 botohet me titullin e dorëshkrimit, “Një natë e dy agime”, në letërsinë për fëmijë, romani “Shpella e piratëve”, 1964, “Fantazma dhe plani 3 + 4”, duke pasuruar kështu gjurmët e modernitetit të pranishme në tekstin e romanit “Pse?” të Sterjo Spasses, njërit prej romancierëve më të njohur të letërsisë bashkëkohore. Dëshmitë autobiografike, të paraqitura në faqet e librit “Retë dhe gurët”, ku madje gërshetohen shkrimi autobiografik, forma e intervistës dhe përthyerjet e shpeshta në hapësira kujtimesh, prania e ngjarjeve dhe personazheve të shumtë, të të dy kohëve, para dhe pas vitit 1944, në rastin e Petro Markos, më së shumti të përkujton periudhën e parë të letrave shqipe, të shekullit të XVI dhe XVII.

Në kohën kur shfaqen Gjon Buzuku, Lek Matrenga, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani e Gjon Kazazi, të cilët pa asnjë përjashtim, nëse lexohen dhe verifikohen librat e tyre, vihet re se i pajisin veprat e tyre me parathënie dhe pasthënie, ku dukshëm prekim elemente të jetës dhe të kodeve të kuptimit të krijimtarisë së tyre, që madje vjen te lexuesi edhe si një faqe e rëndësishme jetëshkrimore, e ndërthurur me tekstet e librave, të dekodimit të teksteve të këtyre autorëve, që bartin vlera historike, gjuhësore dhe letrare, e këto të fundit për shumë kohë të lëna në terr dhe heshtje. Për herë të parë, në historinë e letrave shqipe, një autobiografi e mirëfilltë autoriale, e plotë dhe e detajuar, për jetën dhe krijimtarinë e vetë, e kemi nga Jeronim De Rada, poeti mjeshtër që tërhoqi vëmendjen dhe lëvdimet e Lamartinit, Hygoit etj., mjeshtra të letërsisë botërore, ku madje posaçërisht në librin “Autobiografia” (1898 – 1899), një tekst vërtet i pazakontë, për jetën dhe krijimtarinë letrare të poetit, duke skicuar kontributet e shumta të autorit, ndonëse më e spikatur, ky vetëprotretizimi vjen i shqiptuar në shkrimin e poezisë. Pra, libri “Autobiografia” i De Radës, është shkruar në harkun e një viti, një kohë tepër e ngjeshur, duke sendërtuar një libër tipik, të shqiptimit të jetëshkrimit të shkrimtarit, si një rast unik dhe të një modeli të përveçëm të përvojës personale, të sjellë në një libër për jetën dhe veprën e tij letrare.

Ndërkaq, jetëshkrimi i Petro Markos, prezantuar në librin Retë dhe Gurët, si intervistë dhe përthyerje të befta kujtimesh, si një rast i përveçëm, tashmë në letërsinë bashkëkohore, në fakt nuk ngjet me shumë autorë të tjerë të bashkëkohësisë, duke marrë në konsideratë dhe këtë shqyrtim, në arealin letrar të gjuhës shqipe, në të gjitha hapësirat ku ajo ligjërohet, janë lënda burimore, që i ofron më pranë lexuesit dertet dhe hallet, sukseset dhe dështimet, por edhe shpërfaq “mallin e shtampës”, pra kuptohet se është fjala për magjinë e librit, që e patën shpallur Pjetër Budi e Pjetër Bogdani, në shekullin e shtatëmbëdhjetë, si një marrëdhënie e posaçme me letërsinë, si vatra dhe atdheu i lirisë. Madje, në kuptimin e parë dhe të mirëfilltë të kësaj fjale, malli për letërsinë, malli për librin e shkruar, si një ishull ku shkrimtari arratisej, larg zhurmës dhe fanfarave ideologjike, të fitimtarëve përbindësha, Petro Marko secilën herë të frymëzimit, rigjen veten, si dhe zbulon dimensionet e pambarimta të lirisë.

*Shkëputur nga libri në proces botimi “Petro Marko – shkrimtar i lirisë”

/Gazeta  Panorama

The post “Familja e tij u shpërngul duke shpresuar që t’i lirohej babai nga internimi…”- Peripecitë dhe brengat e jashtëzakonshme të Petro Markos! Ja të dhënat që la shkrimtari appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Para se të vdiste nga torturat thërriste nënën, i mjeri…”, fundi tragjik i Qemal Draçinit në 1947: E masakruan për 12 muaj me radhë

By: gsh
16 January 2025 at 12:45

NGA ENVER KUSHI

Qemal Draçini është prologu i krijuesit shqiptar në vitet e diktaturës komuniste dhe shpirti i lirë i vrarë pabesisht, ose thënë ndryshe zhgënjimi i atyre që besuan në një botë të re. Ai lindi në qytetin e Shkodrës në vitin 1922. Në këtë qytet të kulturës dhe artit kreu studimet e para në shkollë dhe në vitet 1941–1943, ndoqi studimet universitare për drejtësi në Firence. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë në Tiranë e Shkodër dhe më vonë në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, për tekstet e reja shkollore. Që i ri, pra në fillim të viteve ’40 u shqua në fushën e krijimtarisë dhe të mendimit letrar. Ai shquhet për studimet mbi Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën, Migjenin, Gaspër Palin, Kol Mirditën, Veli Stafën, Sterjo Spassen. Qemal Draçini edhe në shkrimet për disa autorë të huaj bie në sy për origjinalitetin, erudicionin, mprehtësinë e gjykimit dhe të analizës.

Ai u arrestua në vitin 1946 dhe vdiq në qeli nga torturat e tmerrshme më 1947.

Kam pasur fatin të marr pjesë në promovimin e përmbledhjes së veprës së tij ‘Era”, që është botuar në Shkodër, në vitin 1995. Mbaj mend, që në këtë promovim kam shkuar bashkë me profesor Ramadan Sokolin, që ka qenë nga miqtë e rinisë së Draçinit.

Zëri i kohës në këtë libër vjen pak i ngjirur dhe herë – herë i qartë dhe kumbues… Ndjehet kjo kur shfleton edhe revistën “Fryma”, e përmuajshme letrare dhe kulturore, numri i parë i të cilës ka dalë në Shkodër në janar të vitit 1944. Drejtues i revistës ishte Myzafer Pipa dhe kryeredaktor dhe redaktor Qemal Draçini.

Në një atmosferë të rëndë pushtimi nazist, llogoresh dhe gjaku që kishte përfshirë jo vetëm Shkodrën dhe Shqipërinë, por tërë Evropën dhe botën. Qemal Draçini me botimin e revistës sfidonte pushtimin, duke u përpjekur të sillte frymën e ngrohtë të kulturës dhe artit. Dhe Draçini 22 vjeçar, në kryeartikullin e numrit të parë, do të shkruante: “Ishte nevoja e një tribune si kjo jona, për me çelë sytë kah horizonte të reja. U pa e dobishme kjo lidhje mendimesh e gjykimesh për shprehjen e ndjesive në botën e letrave”.

“Fryma” është ndoshta revista e fundit e shtypit të lirë shqiptar në prag të vendosjes së diktaturës komuniste.

Nuk është aspak e rastit që Qemali, po në të njëjtën numër, në artikullin “Një grishje”, do të ftonte shoqet tona intelektuale, që të bashkëpunojnë me ne pa dallim për me rrahë së bashku mendje të reja -problemet e ndryshme kulturore në dritën e nën prizmin e pamjes së qytetnisë moderne perëndimore” Në tetë numrat e revistës “Fryma”, Draçini shpalos kulturë të gjerë, thellësi gjykimi, përgjithësime të sakta për probleme të ndryshme të procesit letrar apo krijues: Vlen të përmendim shkrimin e botuar në numrin 2 “Për një sistem të përkthimeve”, ku ai parashtron disa kërkesa dhe kritere në përkthimin e veprave të letërsisë dhe kulturës botërore, studimin “Vepra poetike e Migjenit” (në numrin 3 dhe 4), që do ta kishte zili edhe sot çdo studiues serioz për poetin tonë të madh, apo shkrimi “Romani i një mësueseje”, për “Afërditën” e Sterjo Spasses.

Me botimin e revistës “Fryma”, Draçini shpalos kredon e tij artistike, thënë në një letër, që i dërgon shokut të fëminisë të shkollës Ramadan Sokoli, në dhjetor të vitit 1940: “Ti e din ma mirë se unë se një artist i vërtetë duhet të krijojë, të krijojë o të shkallmojë. Amull nuk rrihet”.

KUJTIMI I MUZGJEVE TË KALUEME…

Nuk kam jetuar në Shkodër, por jam i bindur se në atë qytet muzgjet, veçanërisht ato të vjeshtës, duhet të jenë një mrekulli. Atje edhe shiu, edhe erërat, edhe aroma e pranverës apo vetëtimat dhe bubullimat, duhet të jenë të veçanta. Sepse ky qytet, ndoshta si askush tjetër në Shqipëri e më gjerë, ka pranë edhe malet, edhe kodrat e buta, edhe fushën, edhe lumenjtë, edhe liqenin, edhe detin… Në prozën e shkurtër të Draçinit, Shkodra me natyrën e saj të çuditshme, zë vend kryesor. Natyra shihet nga shkrimtari nga e njëjta pamje: nga dritarja. Dritarja e shtëpisë e lidh atë me botën përreth, me “kopshtijet e jeshilta të Shkodrës sime rrahin në mallime stinësh të dekuna”. Qemal Draçini është mjeshtër i përshkrimit të natyrës dhe detajit. Vëzhgues i mprehtë, me një ndjeshmëri të hollë, stil të rrjedhshëm, frazë elegante, ai fikson tablo të ndryshme të natyrës, shiun dhe erën, fillimin e pranverës, gjëmimet e bubullimave. I pajisur me dhuntitë e artistit, i ndjeshëm dhe herë-herë melankolik. Draçini parapëlqen veçanërisht vjeshtën. “Muget vjeshte”, “Lotvjeshte”, “Kopshtije të Shkodrës s’ime” etj., të shkruara në shtator – tetor 1939, pra në moshën 17 -vjeçare, fiksojnë me mjeshtëri tablo të veçanta të natyrës shkodrane. Ato të rrëmbejnë me vërtetësinë e tyre, të bëjnë të ndjesh të rrahurat e zemrës djaloshare të Draçinit, shpirtin melankolik të tij. Në këtë funksion është edhe leksiku i zgjedhur, fjalët me ngarkesë të veçantë emocionale si mugeti, mugëti ugur-zeza, mugëti të zeza, mugëti orëzezë, mugëti vjeshte, zhvarrime, gjamët e bubullimave, rropama e bubullimave, parafolje ugur-zezë, stinët e dekuna prandvera të vyshkuna, kohë të mbarueme, silueta të çmenduna, gjamë e ulërima të shkyeme…

Rilexoj prozën e shkurtër të Qemalit dhe ngadalë, fare ngadalë zhytem përmes gërmadhave të kohës dhe një dorë e padukshme më hap një dritare nga ku vështroj “muzgjet e kalueme” të Shkodrës dhe ndjej “gjamën e bubullimave që vjen tue u langue”…

VARRET E VETMUAR

Në krijimtarinë e Draçinit mbizotëron grija e kohës, grija e mbyllur dhe hapësirat e gjëra të jetës shqiptare, tragjizmi karakteristik shqiptar dhe ai ballkanik. Le të ndalemi vetëm në njërin prej tregimeve, shkruar në gusht të vitit 1939. Titullohet “Ligjet e malit” dhe nuk është më shumë se një faqe. Mund të ishte edhe më i gjatë. Sepse tregimi ka shtratin e një novele apo drama…

Që në fillim, me një frazë ku ndjehet ftohtësia, vetmia e një peizazhi të gurtë, shfaqet varri. Është një vend ku fryjnë erëra dhe netëve me siguri edhe gurët nisin e tregojnë historinë e varrit të vetmuar… Draçini 17 vjeçar na fut në një atmosferë të rëndë. Personazhet lëvizin në peizazhin e thatë e të gurtë, që shtrihet mes dy katundeve pa emër. Edhe ata janë pa emër: një vajzë e re, e bukur si dielli, e hijshme si nata e pranverës, me dy sy të thellë si vetë thellësia e dritës, së parë të agimit e dy vetulla të holla si vijat e gjurmës së gjarprit dhe një djalë i pashëm. Ata e duan njëri-tjetrin dhe takohen netëve në kufirin midis dy fshatrave, ndoshta në vendin me gurë e të zhveshur. Janë të vetmet krijesa të gjalla, gjatë gjithë tregimit, që mbushin me dritë dhe ngrohin natyrën e egër dhe të gurtë… Por atë, vajzën e bukur si dielli, e vrasin.

Ndoshta e mbysin vëllezërit natën ose ia shtypin kokën me gurët e kodrës së zhveshur. Sepse nuk dëgjohej asnjë krisme arme. Vrasësit, shkruan autori i dhanë me kuptue së ndër malet tona, nuk ka vend butësia fisnike e dashunisë, pse, vetë të ashpra, ato male, nuk durojnë me rritë në gjiun e tyne bustin e paraqitun në rrahje zemrat e kreatyrave të reja. Pastaj vjen varrimi. Edhe ai i fshehtë, ndoshta natën dhe larg varrezave të katundit, sa më larg, duke mbyllur turpin. Dhe … vetëm kaq. Fundi i tregimit është tronditës: varret e vetmuar shtohen. Ata shfaqen mbi kodra të zhveshura e të thata. Përfytyroni një peisazh të thatë me varre të vetmuara që shtohen e shtohen vazhdimisht. Djaloshi 17 vjeçar që quhet Qemal Draçini, në gusht të vitit 1939, kur ka shkruar frazën e fundit të tregimit: “Pushofshi në paq viktima të pafajë të ligjeve të shkrepave! …Pushofshi në paqë, heroina fat-zeza të dashurisë bujare…”, me siguri ka rënë përmbys në dhomën e tij, duke qarë në heshtje, në vetminë e një adoleshenti.

PËRTEJ REVE…

“Përtej reve” është poezia e Lame Kodrës (Sejfulla Malëshovës), shkruar në vitin 1942. Nuk e di ku është botuar poezia dhe si është njohur me të Qemal Draçini.

Gjithashtu, nuk kam lexuar ndonjë fakt për njohje personale të tij me Lame Kodrën. E them këtë, sepse në shkrimin kritik ose më saktë në analizën që Draçini bën për poezinë “Përtej reve” të Lame Kodrës, nuk jepet asnjë fakt për takim ose njohje me të. Në këtë analizë Draçini duket se ka lexuar krijimtarinë poetike të Lame Kodrës të botuar në mërgim, në organe të ndryshme të kolonive shqiptare nëpër botë si në “Dielli”, “Bashkimi”, “Shqipëria e lirë”, etj. Kjo del që në fillim të analizës për poezinë ”Përtej reve” ku ai shkruan: “Përgjithësisht poezitë e Lame Kodrës janë vargje të vrullta, në të cilat pasqyrohet vullneti heroik i turmës shqiptare për liri”. Pra, Draçini është njohës i mirë i krijimtarisë së Lame Kodrës. Mendoj se nuk është rastësi analiza që autori i bën poezisë së Lame Kodrës. Jemi në vitet e luftës botërore, në vitet e përgjakjes së madhe të botës, të mijëra e mijëra varreve, të kampeve të përqendrimit, të egërsisë shtazarake nazi-fashiste. Edhe Shqipëria ishte përfshirë në këtë lufte. Draçini nuk është jashtë këtij realiteti. Përkundrazi, Ramadan Sokoli, në kujtimet e tij shkruan se në verën e vitit 1944 Qemalin dhe mua me disa bashkëmoshatarë, na patën lajmëruar se ishim përfshirë në listën e kampit nazist të Prishtinës, prandaj përkohësisht u fshehëm diku sa për t’i shpëtuar atij rreziku.

Analiza e thellë, depërtimi në nënshtresat kuptimore të poezisë, përqasjet në kohë duke shpalosur dramën e madhe njerëzore, e bëjnë këtë studim nga më seriozet të Draçinit. Konkluzioni në mbyllje të analizës se e bamë në një natë të qetë pushimi të 1942-ës, ndërsa mbi Atdheun tonë vinte tue u ndezë përherë ma e fuqishme e tue marrë gjithmonë përpjesëtime ma të gjana lufta çlirimtare e popullit shqiptar kundër hordhive zaptuese të fashizmit italian. “Përtej reve” asht pa dyshim poezia ma sugjestive e letërsisë sonë të re, tregon simpatinë e Draçinit për luftën çlirimtare dhe respektin për Lame Kodrën, që vite më vonë do të pësonte nga diktatura komuniste burgun dhe internimin…

Qemal Draçini vështronte përtej reve. I rritur në idealet e humanizmit, me një formim kulturor perëndimor, idealist i kulluar, shpejt parandjeu se bota e re e premtuar dhe nuk u thye, duke u bërë simbol i antikonformizmit. Në qelitë e errëta, atë e rrahën, e masakruan barbarisht për 12 muaj me radhë…

Duke lexuar kujtimet e prof. Sami Repishtit, më kanë rrëqethur përshkrimet e çasteve të fundit të Qemal Draçinit: “Nga dhoma e studentit vinin tashti të qarta gjamët e dhimbjes e zhurma që bante shtrati nga lëvizjet e tij pa pushim. Thirrte nanën i mjeri, dukej se i kërkonte të falun… Më vonë nisi të përpiqej në shtrat, të kolleje randë e të villte me aq fuqi që u lëkundte shtrati…”

Kriminelët, në një natë të errët, do të nxirrnin nga qelia trupin pa jetë të Qemalit. Dhe po atë natë ata do ta zhduknin atë duke menduar se në këtë mënyrë mund të zhduknin emrin dhe veprën e tij. Por harruan se kishte një qytet legjendë që quhej Shkodër dhe një kujtesë që nuk vdiste e që quhej popull, harruan se kishte një nënë, që me mallin e pashuar të saj sa jetoi, linte hapur derën dhe dritaren e shtëpisë për të hyrë shpirti i Qemalit. Dhe shpirti i Qemalit vërtetë vinte i lirë, pa pranga. Sepse shpirti nuk mund ta bëjë këtë. Qemal Draçini vjen në ditët tona me shpirtin e tij të madh. Krijimtaria, ku ai derdhi botën e tij të trazuar, është tregues i pavdekësisë./Gazeta Panorama

The post “Para se të vdiste nga torturat thërriste nënën, i mjeri…”, fundi tragjik i Qemal Draçinit në 1947: E masakruan për 12 muaj me radhë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BIRN: Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe! Reagon Beci: Mua më morën në Shkodër! E kishte organizuar…

By: GSH-al
13 January 2025 at 11:51

Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, një helikopter i Forcave Ajrore u ngrit nga fusha e futbollit në stadiumin e “Vllaznisë” në Shkodër dhe fluturoi përmbi Alpet e veriut të Shqipërisë. Por ky nuk ishte një fluturim emergjence dhe as ndonjë mision i rëndësishëm ushtarak.

Helikopteri i ushtrisë shqiptare fluturoi drejt Alpeve me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kreun e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe zv.presidentin e Komitetit Olimpik austriak, Peter Schröcksnadel në bord.

Përmes një postimi në Facebook më 2 dhjetor, Beci e përshkroi përvojën si “një udhëtim i bukur pune me investitorë austriakë për të vlerësuar potencialin për resort skish në Alpe…”. Në videon e postuar nga Beci, tre udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre pozojnë të buzëqeshur me pamjet magjike të Alpeve pas shpine.

Helikopteri i publikuar në video i përket flotës së vogël dhe problematike të mjeteve ajrore Cougar në dispozicion të ushtrisë shqiptare, të cilat gjatë viteve të fundit kanë vuajtur nga avaritë dhe problemet e vazhdueshme me mirëmbajtjen.

Edhe pse nuk ka një ligj që rregullon specifikisht përdorimin helikopterëve ushtarakë, rregullore të brendshme të Shtabit të Përgjithshëm normojnë përdorimin e tyre në misione ushtarake, në rastet e emergjencave civile dhe në transportin e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i tha BIRN përmes telefonit se udhëtimi ishte organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe se ai ishte thjesht “shoqërues në udhëtim”.

“Mua më morën në Shkodër, e kishte organizuar Komiteti Olimpik Shqiptar”, the Beci.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli nuk pranoi të komentonte deri në publikimin e këtij shkrimi dhe i kërkoi pyetjet me shkresë zyrtare.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se përmbushja e kërkesës së ardhur nga Komiteti Olimpik Shqiptar për vënien në dispozicion të helikopterit ishte brenda rregullave. Shtabi tha gjithashtu se ky fluturim përputhej me misionin e Forcave të Armatosura “për promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit në arenën ndërkombëtare përmes kontributit të sportistëve të nivelit të lartë”.

Fidel, Ylli, Benet Beci dhe Peter Schröcksnadel

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të  Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak kanë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet civile dhe organizatat qeveritare e joqeveritare,” tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se aktualisht siguronte kapacitete të mjaftueshme të transportit ajror në gatishmëri të plotë.

Kjo nuk është hera e parë që helikopterët e Forcave Ajore përdoren për qëllime përtej misionit ushtarak. Në vjeshtë 2020, opozita denoncoi se atëherë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përdori helikopterin për të marrë pjesë në aktivitete të Partisë Socialiste. Më herët në vitin 2013, socialistët dhe opozita e kohës, akuzuan Arben Imamin, ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, se kishte lejuar përdorimin e helikopterëve dhe pilotëve të bazës ajrore në Farkë për videoklipin e një këngëtareje.

Rasti më i fundit i shpërdorimit të helikopterit të Forcave Ajrore për udhëtimin në Alpe kritikohet si një akt i paligjshëm dhe në dëm të kapaciteteve ushtarake shqiptare.

“Nuk mund të përdoren mjetet e Forcat Ajrore për të bërë xhiro turistike, nuk janë taksi. I bie t’i kthesh Forcat Ajrore në agjenci turistike apo agjenci taksish,” tha për BIRN Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare.

“Është plotësisht e jashtëligjshme. Sjell amortizimin e panevojshëm të kapaciteteve dhe gadishmërisë së Forcave të Armatosura, për një aktivitet që nuk është objekt i fushës së tyre të punës”, shtoi ai.

Benet Beci dhe Peter Schröcksnadel

Edhe Lindita Metaliaj, deputete e Partisë Demokratike dhe anëtare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e cilëson flagrant rastin. Metaliaj tha gjithashtu se rasti meritonte të hetohej pasi shkelja e ligjit dhe shpërdorimi i parave publike ishte sipas saj i qartë.

“Përdorimi i këtyre mjeteve për qëllime private e bën paligjshmërinë akoma edhe më flagrante”, tha Metaliaj, ndërsa akuzoi kryeministrin për instalim të një kulture të përdorimit të mjeteve shtetërore për qëllime private.

“…nëse organet e drejtësisë do të funksiononin, ata duhet të japin llogari për paratë e shpërdoruara të taksapaguesve,” përfundoi ajo./BIRN

The post BIRN: Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe! Reagon Beci: Mua më morën në Shkodër! E kishte organizuar… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dëshmia e rrallë e inxhinierit: Pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe…

12 January 2025 at 07:32
Nga Fahri Musliu “Kërpudha beton’, rreth 600 mijë, simbol i së kaluarës së tmerrshme. Nëse sot, në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti me një dhomë gjumi

Dëshmia e rrallë e inxhinierit: Pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe…

By: P. Gj.
12 January 2025 at 08:33

Nga Fahri Musliu

“Kërpudha beton’, rreth 600 mijë, simbol i së kaluarës së tmerrshme. Nëse sot, në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti me një dhomë gjumi e, gjysmë”. Në asnjë vend të ish-Bllokut komunist të Lindjes, nuk ka gjurmë kaq mizore të së shkuarës dhe diktaturës, sa në Shqipëri. Këta janë bunkerë, ose siç i quajnë të tjerët – “Kërpudha betoni”, që simbolizojnë në mënyrë më të habitshme, një qeveri të çmendur dhe paranojake, që e mbajti vendin dhe qytetarët e tij në izolim të plotë dhe frikë, nga “armiqtë e të gjitha ngjyrave”.

Megjithëse Shqipëria mund të shkruhet për tema të ndryshme, historia e bunkerëve, më ka intriguar që nga viti 1990, kur vizitova për herë të parë vendin. Doja të dija më shumë, për ato ndërtesa të braktisura që mbulojnë të gjithë vendin dhe nuk shërbejnë, për asnjë qëllim!

Muajin e kaluar, ndërsa isha ulur në një nga kafenetë e shumta në qendër të Tiranës, duke biseduar me miqtë, në tavolinën ngjitur, ishte ulur një zotëri i vjetër, për të cilin një koleg më tha, se quhej Josif Zegali dhe se ai kishte projektuar bunkerët në vend, me urdhër te regjimit te atëhershëm enverist. Prandaj e quajnë “Kolonel Bunker” dhe sipas rrëfimit të tij, regjisori i njohur shqiptar, Kujtim Çashku, ka bërë një film me atë emër, një koleg më prezantoi me të dhe Josif Zegali, e pranoi me kënaqësi bisedën.

Pas disa minutash bisedë, për jetën e përditshme, në asnjë moment, nuk e kuptova njeriun, nuk ishte e lehtë për të, të kthente filmin, 35 vjet më parë dhe të evokonte gjithçka që përjetoi ai, familja e tij dhe i gjithë vendi…!

– “Kupolat e betonit, mund të shkatërrohen ose të zhvendosen në vende të tjera, të cilat do të lironin një sipërfaqe të madhe toke bujqësore dhe do të zbukuronin peizazhin”! Kështu e nis rrëfimin, inxhinier kolonel Josif Zegali, i cili mbushi 71 vjeç dhe shton se; duke folur për bunkerët sot, do të thotë të flasësh, për të gjithë historinë e vetme dhe për fatet dramatike e tragjike, të shumë njerëzve në vend.

-“Ideja e bunkerëve, lindi në fillim të viteve 1960, sepse atëherë Shqipëria, shpalli izolimin e saj nga vendet e tjera komuniste dhe mori pjesë në ‘Traktatin e Varshavës’ dhe Enver Hoxha e aparatçikët e tij, arritën në përfundimin, se vendi duhet të ngrihet plotësisht. Numri i tyre, ishte 18-20 herë më i madh, se nevoja e vendit për mbrojtje, dhe detyra për projektimin e bunkerëve, më ra mua, si inxhinier i diplomuar në Moskë dhe njeri me gradën kolonel, të ushtrisë shqiptare”.

-Por, – vazhdon zoti Zegali, – historia e bunkerëve shqiptarë, ka edhe një bilanc të tmerrshëm, për të dhe familjen e tij: tetë vjet burgim (1974-‘82) dhe vdekjen e vajzës së madhe, e cila vdiq nga vuajtjet dhe poshtërimet; shkurorëzimi dhe heqja dorë nga atësia e katër fëmijëve, në mënyrë “vullnetare”, me qëllim shpëtimin e tyre, nga më e keqja. Ai dënohet me tetë vjet burg për; “10 vjet vonesë, në ndërtimin e bunkerit” dhe akuzohet si “agjent i huaj”…!

Z. Zegali, i kujton ato kohë të vështira me dhimbje, që ndihet pas çdo fjale të thënë. Sepse siç thotë ai vetë, ndërtimi i bunkerit, mori me vete djersën dhe gjakun e qytetarëve shqiptarë: çdo vit humbnin jetën; 70-100 persona, në të gjithë vendin.

– “Detyra për projektimin e bunkerëve më ra mua dhe ekipit që unë drejtova, thotë zoti Zegali. – Sepse atëherë, 35 vjet më parë, kur u ktheva nga Moska, për inxhinier ushtarak, u emërova shef i Shtabit Inxhinierik, të Ushtrisë Shqiptare. Çështja e bunkerëve, u trajtua drejtpërdrejt nga Mehmet Sehu, personi i dytë në vend, pas Enver Hoxhës.

– E dini, fortifikimet në vend, filluan menjëherë pas çlirimit të vendit, në vitin 1945, siç bëhej në të gjithë botën në atë kohë dhe Shqipëria, ishte tërheqëse për shumë vende, për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. Lufta e Ftohtë, e bëri atë edhe më të domosdoshëm, por fatkeqësia është, se bunkerët u ndërtuan, jashtë të gjitha normave ushtarake dhe inxhinierike.

Sepse, ndërsa ne po punonim për hartimin e tyre, Byroja Politike (Partia e Punës së Shqipërisë), ishte ajo që vendosi numrin dhe vendin sipas sistemit; ‘sa më shumë, aq më mirë’. Enver Hoxha, kishte një qëllim të qartë; – të qëndronte në pushtet sa më gjatë”, thotë z. Zegali dhe shton:

– “Mundësia që NATO, apo vende të tjera Lindore, të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri, ishte e vogël, por mund të ndikonin, në përmbysjen e regjimit komunist në vend. Për këtë arsye, regjimi i Enver Hoxhës, vendosi të rrisë numrin e bunkerëve në të gjithë vendin, në fillim të viteve 1970 dhe bashkë me të, filloi ndërtimi i tuneleve, në të cilët në rast lufte, do të ishte jo vetëm industria ushtarake, të vendosura aty, por edhe të gjitha rezervat për menaxhimin e shtetit.

Kështu, Shqipëria me mijëra kilometra tunele, u bë vendi më i tunelizuar në botë, pas Koresë së Veriut. Klika në pushtet në atë kohë, kërkonte nga ne garanci, për cilësinë e çdo bunkeri individual, – thotë arkitekti i tyre dhe shton se; – Ato mund të shkatërroheshin, vetëm me 300 predha artilerie dhe gjuajtje të vazhdueshme. Kemi bërë teste të ndryshme, në to kemi përfshirë edhe kafshë të ndryshme dhe kemi qëlluar me armë të ndryshme, njerëz dhe bunkerë. Vetëm bërthamore, nuk është provuar”.

Partizan, inxhinier, i burgosur

Josif Zegali, e përjetoi kthesën e parë në jetën e tij në vitin 1943, kur la studimet në Itali dhe u kthye në vend, për t’iu bashkuar Lëvizjes Çlirimtare. Në moshën 17-vjeçare, u bë anëtar i një grupi të njohur partizan, të Pezës. Çlirimi i vendit, e gjeti komisar të një batalioni.

Në dhjetor 1945, Zegali shkoi në Bashkimin Sovjetik, për të studiuar në një shkollë të mesme inxhinierike ushtarake. Tre vjet më vonë, u kthye në Shqipëri, ku punoi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në vitin 1954, shkoi sërish në Moskë dhe regjistrohet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake. Kthehet në Tiranë në vitin 1960, me diplomë inxhinier ushtarak dhe gradën kolonel.

Ai kishte një karrierë të madhe përpara: ai u bë Shef i Shtabit të Ministrisë, së Inxhinierisë së Mbrojtjes, deri në vitin 1970. Në atë kohë ,ai kishte 14 dekorata në gjoks, ishte kandidat për Doktor i Shkencave Ushtarake dhe u nominua për çmimin “Hero i Popullit”. Por asnjë nga këto, nuk e ndihmoi të shmangte, kazamatët e Enver Hoxhzës. E pyesim bashkëbiseduesin, për numrin e bunkerëve dhe çmimin e gështenjave?

– “Në vitin 1974, kam nënshkruar një kontratë me Kinën, për blerjen e 3000 tonë armaturë dhe mijëra tonë çimento, pasi deri atëherë, ishin ndërtuar një numër i madh bunkerësh, më të vegjël. Nuk e di numrin e saktë, por shifra. është rreth 600.000 bunkerë, të profileve të ndryshme, nga ata për individë, deri tek ato për kolektivë, me përmasa togash dhe kompanish.

Nëse sot në vend të bunkerëve, do të ndërtoheshin banesa, qytetarët e Shqipërisë, nuk do të kishin probleme me strehimin. Sepse kostot e bunkerit më të vogël, do të ishin të barabarta, me kostot e një apartamenti, me një dhomë gjumi e gjysmë. Ose një shembull tjetër: 1 kilometër rrugë e asfaltuar, do të ndërtohej me 20 bunkerë më të vegjël”.

– Shumë oficerë të ushtrisë shqiptare, e kuptuan çmendurinë dhe euforinë e partisë, për bunkerizimin e vendit, por kishin frikë të thoshin diçka. Megjithatë, disa prej tyre rezistuan dhe u shpallën nga autoritetet, si: “armiq të vendit dhe popullit e puçistë”, dhe ai grup oficerësh të lartë, u likuidua në verën e vitit 1974 dhe grupi më i madh, u ndëshkua me ashpërsi, me burgim, internim, apo pushkatim.

Kolonel Zegali, nuk ka mundur t’i shmanget dënimit, që përjetuan kolegët e tij. Ai dënohet me tetë vjet burg, për akuzën e “sabotimit” dhe “agjent i huaj”. “Këtu fillon drama ime personale dhe familjare, – thotë me ton të shqetësuar, zoti Zegali. Tre nga katër vajzat, u internuan në Sarandë, Librazhd dhe Pukë, ndërsa gruan dhe vajzën e vogël, i dëbuan nga banesa dhe nga puna…! Unë dola nga burgu, në vitin 1982 dhe u befasova nga marrëzia e këtij sistemi, kur pashë shkallën në të cilën bunkerët, mbulonin vendin!

I shkrova Enver Hoxhës dhe i kërkova të ndalonte këto marrëzi. Por, tre javë më vonë, më arrestuan përsëri dhe më mbajtën në qeli, për 126 ditë. Vuajtja prek sërish familjen, e cila thuajse po shpërbëhet. Tamara, vajza e madhe, vdes në moshën 34-vjeçare, si nënë e tre fëmijëve. Është një fat i dhimbshëm dhe tragjik, jo vetëm për mua dhe familjen time, por edhe për mijëra e mijëra familje të tilla në Shqipëri, që përjetuan diktaturën e Enver Hoxhës”, thotë ai.

Edhe pse Josif Zegali, ka punuar si arkitekt, në diçka që nuk i ka ndihmuar vendit, ai nuk e pranon atë kritikë. – “Kam punuar inxhinier, për të mirën e vendit, por të tjerë kanë qenë ata, që e kanë dëmtuar. Kushdo që kishte bërë atë që bëra unë, me siguri do të kishte pasur të njëjtin fat”, thotë i dorëhequr zoti Zegali.

Zoti Zegali, edhe pse në vite të avancuara, duket se po kërkon atë ,që nuk e kërkonte njëzet vjet më parë. Ai beson, se bunkerët, janë ende vepra me vlerë. Sepse, 70 për qind e atyre bunkerëve, mund të hiqen ose të përdoren për qëllime të ndryshme. Për ndërtimin e digave, apo porteve të ndryshme, si bazë për autostrada. “Bunkerët, – thotë Zegali, – mund të riciklohen, edhe sepse në Gjermani dhe SHBA-ës, ka makineri të tilla, që thyejnë këto ndërtesa dhe ndajnë betonin nga armatura, e cila mund të përdoret, në ndërtim si material i lire”.

Historia e bunkerit, ka zënë vend edhe në një nga dorëshkrimet e tij, që është në pritje të botimit. Është një temë që flet për fatin e 300 ushtarakëve të ushtrisë shqiptare, të cilët përjetuan më të keqen, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Filmi “Kolonel Bunker”

Sa herë që z. Josif Zegali, takon aktorin Agim Qirijaqi, në rrugët e Tiranës, i thotë; “Ku je, o kolonel bunker”, ndërsa aktori i përgjigjet: “Unë jam në film, por ti je një kolonel i vërtetë”. Josif Zegali, është aq real, sa historia e tij në fakt, frymëzoi regjisorin e njohur shqiptar, Kujtim Çashku, të realizonte një film, të quajtur; “Kolonel Bunker” (Kolonel Bunker), një nga bashkëprodhimet më të suksesshme, me francezët dhe polakët.

Totalitarizmi shqiptar, e inkurajoi Kujtim Çashkun, të shfaqi tragjedinë e lartpërmendur. Prania e Zegalit, në fillim dhe gjatë xhirimeve të filmit, e ndihmoi regjisorin, të gjente detaje dhe personazhe, për skenarin e tij. “Me ndihmën e simbolit të bunkerit, – thotë Çashku, – u përpoqa t’u transmetoja njerëzve, idenë, se paranoja kolektive, u krijua kundër një armiku imagjinar, që nuk u shfaq kurrë dhe nuk e dimë kurrë, kush është.

Le të mendojmë për një moment, ndjenjën e alarmit dhe një luftë të mundshme, që po krijonte një Shqipëri të traumatizuar”!

Dhe për ta paraqitur atë realitet, bunkeri shfaqet ashtu siç e shohim ne, në jetën reale: dikush bën dashuri në të, i siguruar nga një “mburojë socialiste”, ndërsa dikush tjetër, e kthen në tualet. Memorie.al

The post Dëshmia e rrallë e inxhinierit: Pasi u lirova nga burgu, i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i kërkova të ndalonte bunkerizimin, por më arrestuan përsëri dhe… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pse Enver Hoxha ndryshoi qëndrim ndaj Abaz Kupit! Nga arratisja tek persekutimi i familjes! Diktatori: Në Durrës luftonte kundër fashistëve që po zbarkonin

By: GSH-al
11 January 2025 at 08:36

Abaz Kupi ishte nacionalisti dhe patrioti me një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, bashkimin e të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike, shmangien e luftës vëllavrasëse të nxitur dhe ushtruar nga Partia Komuniste dhe E. Hoxha, rrëzimin e komunizmit dhe rivendosjen e monarkisë.

Abaz Kupi do të ishte iniciator dhe kontributori kryesor i Konferencës e Pezës 16 shtator 1942, kontribut i gjeneral Abaz Kupit ku dominimi i figurave dhe krahut nacionalist në organet drejtues ishte dominues ndaj komunistëve. Vetë diktatori Enver Hoxha drejtuesi i Partisë Komuniste në një shkrim të botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, organ i Partisë Komuniste, në nr. 11-12 shkurt 1943, do të shprehej për Abaz Kupin me këto fjalë: “Ditët e para të prillit 1939 populli shqiptar ishte në këmbë me një zemër dhe një parullë. Në Durrës luftonte Abaz Kupi kundra mijëra e mijëra fashistëve që po zbarkonin.

Bazi i Canes dhe djemtë e Shqipërisë të frymëzuar prej një dashurie të madhe për Atdheun me të vetmen pushkë të shqiptarit e bënë armikun të kthehej në vaporë e të linte në molo qindra të vrarë. Major Bazi ishte kudo, në çdo pozicion dëgjohej zëri i tij “Djem, godisni armikun pa mëshirë se kështu e lyp ndera e Atdheut”. Patrioti i vërtetë nuk lufton vetëm me fjalë, por me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizonte në fushën e luftës. Bazi i Canes, i Krujës, Bazi i Pezës do të vazhdojë luftën deri në fitore”. Por jo shumë vite më vonë familja e Abaz Kupit pas emigrimit të tij përjetoi kalvarin e vuajtjes që nisi në vitin 1939, kur ata u internuan nga italianët për shkak të rezistencës së organizuar nga Abaz Kupi në Durrës. Internimi nga fashistët vijoi deri më 1944, kur më pas Abaz Kupi, i cili drejtonte mijëra forca të Legalitetit, u detyrua të largohet nga Shqipëria, duke marrë dy djem me vete, dhe njërin prej tyre do e linte të kujdesen për vajzat dhe bashkëshorten.

Këtu nis vuajtja e radhës për Familjen Kupi, të cilët deri në vitin 1991 nuk do të shohin dot asnjë ditë lirie, por vetëm burgje dhe internime të rënda nga komunistët. Më 24 tetor 1944 Abaz Kupi u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. Familja e Abaz Kupit, bashkëshortja, vajzat dhe një prej djemve u persekutuan më shumë se kushdo.

LUFTA

Familja Kupi u dërgua në Itali. Në fillim u mbajt e burgosur në qelitë e burgut të Brindizit. Për më shumë se një muaj, ata janë mbajtur në një burg të Brindisit, të izoluar plotësisht. Më pas i dërguan në një kamp internimi në Siena, deri në vitin 1942. Më pas u lanë të lirë, banuan pranë t’afërmit, Sejfulla Merlikës. Me hyrjen e Britanisë së Madhe në Luftë po shihnin mundësinë e krijimit të rezistencës në Shqipëri. Kalon nga Turqia në Jugosllavi i pritur nga Gani Kryeziu në kryeqytet, ku takon kolonelin Stirling dhe kol. Dayrell Oakley-Hill, i fundit shef i zyrës së SOE në Beograd. Me ndihmën e të cilit kaloi në Shqipëri në krye të Rezistencës me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd.

Punët përgatitore për organizimin e qëndresës u drejtuan nga Julian Amery. Qeveria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ishte kundër por pas pushtimit të Jugosllavisë nga gjermanët, së bashku me Gani Kryeziun, Xhemal Herrin, e Mustafa Gjinishin, Kupi u fut në Shqipëri me ndihmën e Muharrem Bajraktarit për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit bashkë me të vëllanë, Ibrahimin, gjë që e bëri me shpenzimet e tij. Abaz Kupi ishte një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë të Konferencës së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ, si shumë figura tjera që përdoreshin nga komunistët për të tërhequr masat bashkë me emrin e bujshëm “Fronti Nacional-Çlirimtar”. Më 26 korrik 1943, ora 11 para dite, u mblodhën në shtëpinë e dr. Ihsan Toptanit në katundin Tapizë, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar”. Me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të luftës kundër italianëve, ai u bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar.

JETA

Abaz Kupi lindi në Krujë në vitin 1892. Në 1912-ën përkrahu Esat Pashë Toptanin, ndërsa në 1920-ën u rreshtua krah Mustafa Krujës kundër Ahmet Zogut. Pavarësisht mospajtimeve mes tyre, pas ardhjes së Zogut në pushtet, Kupi u bë komandant i Krujës, e më pas major në xhandarmërinë e Durrësit në vitet 1932-1939. Më 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, i njohur edhe si Bazi i Canës, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua drejt Stambollit. Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. U rikthye në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-it. U bë nismëtari Konferencës së Mukjes, të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.

“MUKJA”

Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër.

Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës. Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Svetozar VukmanoviçTempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

PROGRAMI

Në mbledhjen Kombëtare në Tapizë më 26 korrik 1943 u vendos: “Sot më 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhën në shtëpinë e Z. Dr. Ihsan Toptani në katundin Tapizë të Tiranës, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i përbërë prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar”, i përbërë prej Z. Mithat Frashëri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim të përbashkët u zgjodh Z. Mithat Frashëri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos të pranohen si dëgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. Ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri.

Delegatët e të dyja organizatave, duke interpretuar dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptar për me ndjekë një luftë të përbashkët kundër okupatorit fashist dhe atë të dy organizatave përkatëse, vendosën: Neni 1: Të formohet një komitet i përbashkët lufte me emrin “Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë”. Neni 2: Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë ka për qëllim realizimin e këtij programi: 1- Luftë imediate kundër armikut okupator për çlirimin e Shqipërisë. 2- Indipendencën e plotë të Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar të viseve të banuara prej shqiptarësh, në virtut të parimit të përgjithshëm të vetëvendosjes së popujve, të njohur universalisht dhe garantuar prej Kartës së Atlantikut. 3- Një Shqipëri të lirë independente, demokratike të vërtetë. 4- Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal. 5- Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë pushon të ekzistojë me formimin e një qeverie provizore. Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë do të formohet sa më shpejt që ta lejojnë rrethanat. Delegatët e Ballit Kombëtar për deri në aprovimin e organizatës së tyre e nënshkruajnë këtë rezolucion “Ad referendum”. Delegatët K. i Përgjithshëm Nacionlaçlirimtar (5 firmat) Balli Kombëtar (3 firmat)”.

PROCESVERBALET

Proces-verbal: “Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare. Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar adreferendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.

Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë: Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike. Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore. Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore. Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direct”.

LARGIMI

Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943, Abaz Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit, që synonte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri. Megjithatë ai iu shmang luftës civile të nxitur nga komunistët deri kur komunistët nisën të sulmonin Gegninë dhe zonat e Bazit. Gjatë avancimit të komunistëve në veri gjendej në vështirësi për të manovruar mes malesh, sidomos në Mirditë.

Në pranverën e 1944, përveç oficerëve Billy McLean dhe David Smiley iu bashkua dhe Amery, të cilët qëndruan për shtatë muaj pranë trupave të Kupit. Raportet e operacioneve të shumta kundrejt gjermanëve do të ndeshnin me kundërshtitë e raporteve të oficerëve britanikë pranë komunistëve. Gabimet dhe spiunazhi komunist në Shtabin e Përgjithshëm të Operacioneve Speciale (SOE) në Bari bëri që nëpërmjet keqinformimit s’u kuptua veprimtaria e Bazit. Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu nëpërmjet një barke të siguruar nga Ihsan Toptani në Shkodër, bashkë dy bijtë Petritin, Rustemin dhe përkthyesin Gaqo Goga (SOE e Barit nuk e ndihmoi të tërhiqej bashkë me oficerët britanikë), për 6 ditë pa ushqim e pa ujë derisa u gjetën nga një anije pastruese-minash kanadeze që i çoi në Brindizi të Italisë. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, Fatbardhi, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat, do të internoheshin në Tepelenë e më pas nëpër kampet e internimit të Myzeqesë.

EMIGRACIONI

Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. Në emigracion merret me organizimin e mërgimtarëve për një bashkim politik, më pas u aktivizua në komitetin “Shqipëria e Lirë” me president Mit’hat bej Frashërin, që do zëvendësohej nga Hasan Dosti. Më 7 korrik 1949 u emërua president i Juntës ushtarake, nën projektin “Valuable” – organizëm kontrollues i operacioneve ushtarake sekrete për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri. Më 1968 zhvendoset drejt Shteteve të Bashkuara. Vdiq më 9 janar 1976 në SHBA, New York, trupi i tij prehet në Kew Gardens Cemetery në Queens – New York

/Gazeta Panorama

The post Pse Enver Hoxha ndryshoi qëndrim ndaj Abaz Kupit! Nga arratisja tek persekutimi i familjes! Diktatori: Në Durrës luftonte kundër fashistëve që po zbarkonin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌