Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E gjeneruar nga AI foto miqësore e Trump me DJ Putin

17 January 2025 at 14:54

Pretendimi: Donald Trump shfaqet i shpenguar dhe miqësor me Putin

Verdikti: E pavërtetë/Gjeneruar me AI

Një foto që tregon dy liderët më të njohur të botës, Vladimir Putin dhe Donald Trump, duke u argëtuar në një diskotekë si DJ, po qarkullon së fundmi në rrjet. Fotoja është pasqyrim i pritshmërive për një përmirësim të marrëdhënieve mes dy superfuqive botërore pas rikthimit në detyrën presidenciale të Trump.  

Megjithë dëshirën për të qënë një realitet i tillë në katër vitet e ardhshme, kjo foto është një krijim i gjeneruar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

Fotoja është shkëputur nga një seri videosh të publikuara nga një përdorues i TikTok, i njohur me emrin den12.78. Ky përdorues ka arritur të gjenerojë një sërë pamjesh dhe videosh duke përdorur programe kompjuterike që krijojnë skena ku liderët botërorë shfaqen në situata dhe kontekste që duken jo të zakonte për staturën e tyre. Ndër këto, shihen Trump dhe Putin duke qeshur dhe duke u argëtuar krah më krah.

Kjo foto e Putin dhe Trump si DJ në një diskotekë është vetëm një nga shumë krijime të këtij lloji që përdorin mundësitë e fuqishme të AI për të manipuluar dhe krijuar imazhe që duken tërësisht reale.

Përmbajtjet e tilla janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen dhe gjithashtu një mënyrë për të eksploruar mundësitë e Inteligjencës Artificiale, duke sjellë në jetë skena dhe situata të cilat nuk kanë ndodhur me të vërtetë.

Ky rast është një shembull i dukshëm i potencialit të zhvillimit teknologjik për të ndryshuar mënyrën se si prodhohen dhe shpërndahen përmbajtjet vizuale.

The post E gjeneruar nga AI foto miqësore e Trump me DJ Putin appeared first on Faktoje.al.

Qendra kërkimore CERN nuk hapi aksidentalisht një portal ndërdimensional  

17 January 2025 at 14:47

Pretendimi: Elon Musk njoftoi hapjen e një portali ndërdimensional nga CERN

Verdikti: E pavërtetë, Foto AI

kthyer shpesh në personazh të pretendimeve të pabaza që qarkullojnë në rrjetet sociale. Një postim i fundit në 10 janar në Facebook citoi shefin e Tesla dhe Space X si autor të lajmit se “CERN hapi aksidentalisht një portal në një dimension tjetër“.

Ky lloj pretendimi, i mbushur me mister dhe fantazi shkencore, ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale.

CERN i referohet Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore, një organizate ndërqeveritare që operon laboratorin më të madh të fizikës së grimcave në botë në Zvicër. Në qendër të kërkimeve të CERN është përshpejtuesi i grimcave Large Hadron Collider, i cili mundëson përplasje të grimcave me shpejtësi shumë të madhe, duke krijuar kushte që mund të simulojnë kushte të Universit të hershëm.

Një portal dimensional, një ëndërr e hershme e njeriut, që mund të jetë hapur aksidentalisht nga eksperimentet që po zhvillohen në CERN, mbetet një pretendim i pajetëzueshëm.

Aktualisht, rezulton se qendra e kërkimeve është e mbyllur për pushime dimërorë dhe kërkuesit pritet që të rinisin punën shkencore në maj 2025.

Përveç faktit që një njoftim i tillë nuk është bërë nga Musk në asnjë prej postimeve të tij apo konferenceva publike, ky pretendim është praktikisht i pamundur sipas parimeve të njohura të fizikës.

Duke i dhënë një shqyrtim shkencor të thjeshtë, teorikisht është e pamundur që një “portal dimensional” të hapet përmes eksperimenteve që po realizohen në CERN.

Eksperimentet në CERN, janë të bazuara në parime të rrepta shkencore, dhe gjithçka që ndodh aty është nën mbikëqyrjen e ekspertëve të fushës, të cilët janë të angazhuar për të kuptuar natyrën e universit në mënyrë të sigurt dhe etike.

Si një nga institucionet më të avancuara shkencore në botë, CERN ka qenë gjithashtu subjekt i teorive të ndryshme konspirative, që pretendojnë se këto eksperimente mund të kenë pasoja shumë më të errëta se sa ato që paraqiten në publik.

Një detaj tjetër që tërheq vëmendjen është që fotoja e postuar e Musk duket të jetë e gjeneruar me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Në fund të fundit, teoritë e tilla janë një kujtesë se, pavarësisht nga shkenca dhe avancimi i njohurive, ne gjithmonë duhet të jemi kritik ndaj asaj që paraqitet si fakt në epokën e zhvillimit të përditshëm të teknologjisë.

The post Qendra kërkimore CERN nuk hapi aksidentalisht një portal ndërdimensional   appeared first on Faktoje.al.

The Simpsons nuk parashikuan 20 vite më parë zjarret në Los Angeles

16 January 2025 at 16:46

Pretendimi: Seriali The Simpson parashikoi edhe zjarret në Los Angeles

Verdikti: Mungon konteksti

Seriali vizatimor The Simpsons dhe parashikimet e tij kanë ndezur klikimet në rrjet gjatë zjarreve shkatërrimtare në Los Angeles. Disa portale shqiptare (këtu, këtu, këtu, këtu) publikuan në 11 janar lajmin për një video virale në rrjetet sociale nga episode e serialit ku shfaqen skena zjarrfikësish nën pretendimin se përmbanin provën për një tjetër parashikim të saktë të para 20 viteve.

Videoja që ka frymëzuar këto lajme përfshin disa klipe nga episode të ndryshme të serisë, ku mund të shihet Springfield, qyteti fiktiv i vendosur në universin e The Simpsons, në flakë.  

Në videon që ka shkaktuar kaq shumë reagime, pretendohet se The Simpsons “parashikuan” zjarrin në Los Angeles. Duke verifikuar më tej skenat e paraqitura, konfirmohet se ngjarjet në film nuk kanë ngjashmëri të drejtëpërdrejtë me zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë.

Më konkretisht:

Sezoni 18, Episodi 12: Në këtë episod, Springfield përfshihet nga një zjarr që shpërthen nga një fermë dhe përhapet në të gjithë qytetin. Zjarrin e ndalon përfundimisht Bart, por kjo ngjarje është shumë e ndryshme nga zjarret e Kalifornisë, të cilat kanë shumë më tepër shkak dhe shkatërrim.

Sezoni 10, Episodi 18 – Kjo skenë përfshin një zjarr në Springfield, por ajo është shkaktuar nga një ngjarje apokaliptike, ku qyteti shkatërrohet nga kalorësit e apokalipsit që njoftojnë Ditën e Gjykimit.

Sezoni 11, Episodi 1: Ky episod përfshin një ngjarje të ndotjes së ajrit, e cila është një kritikë ndaj ndotjes mjedisore. Nuk ka asnjë lidhje me zjarret dhe nuk ka asnjë parashikim të ngjarjeve të kalifornisë.

Sezoni 13, Episodi 1: Në këtë episod, shkruhet “Springfield” dhe ai shkatërrohet nga një zjarr pas një ndërprerje të energjisë. Ky episod është gjithashtu një satirë dhe nuk ka të bëjë me ngjarjet e fundit në Los Angeles.

Këto detaje janë verifikuar edhe nga kolegët tanë italianë të facta.it.

Sipas Antonia Coffman, një nga drejtuesit ekzekutivë të The Simpsons, informacioni i shpërndarë në rrjetet sociale është thjesht një përpjekje për të tërhequr klikime dhe nuk ka asnjë vërtetësi në pretendimet e tij. Ajo theksoi se kjo lloj dezinformate është një formë tërheqje klikimesh, që synon të tërheqë përdoruesit pa asnjë bazë të vërtetë.

The Simpsons është një nga serialet më të njohura dhe më të gjatë të animuar në historinë e televizionit. Ky program ka debutuar në vitin 1989 dhe ka shpërthyer në një fenomen global. Pavarësisht nga karakteret dhe ngjarjet e ekzagjeruara, shumë episode të The Simpsons përballen me tema reale dhe përdorin parodi dhe humor të mprehtë për të reflektuar mbi çështje sociale, politike dhe mjedisore.

Për shumë vite, shumë episode të The Simpsons janë interpretuar si “parashikime” të ngjarjeve të ardhshme, duke bërë që fansat dhe analistët të kërkojnë ngjashmëri mes elementeve të ndryshme të serisë dhe realitetit. Kjo ka shkaktuar një fenomen disinformimi, ku shumë “parashikime” të serisë janë interpretuar si prova të aftësisë së saj për të parashikuar të ardhmen.

The post The Simpsons nuk parashikuan 20 vite më parë zjarret në Los Angeles appeared first on Faktoje.al.

E gjeneruar me AI djegia e tabelës së famshme të “Hollywood”

16 January 2025 at 15:16

Pretendimi: Kjo është foto e tabelës së “Hollywood” në flakë në Los Angeles

Verdikti: E pavërtetë, Foto AI

Zjarret që shpërthyen në Los Angeles më 7 janar 2025 janë shpallur si një nga fatkeqësitë më shkatërruese në historinë e qytetit. Mes debatit mbi shkakun dhe përgjegjësitë për shuarjen e zjarreve, shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërndarë foto dhe video të ndryshme nga rajoni i prekur, disa prej të cilave janë manipuluar për të krijuar një narrativë të gabuar.

Një nga këto dezinformata ka të bëjë me tabelën e famshme të Hollywood, një simbol i njohur i Kalifornisë dhe i vendosur në malet Santa Monica. Foto virale e tabelës në flakë është ndarë edhe nga një përdorues shqipfolës në Facebook, duke pretenduar se zjarri ishte një hakmarrje ndaj mëkateve të banorëve të Los Angeles.

Ky version i zjarrit mbi tabelën ikonike është verifikuar si i pavërtetë nga kolegët e verifikimit të faktëve të Reuterës  verifikimeve është e qartë se ky pretendim është i pasaktë.

Disa imazhe në postimet përmbajnë logon e chatbotit të AI-së të platformës së mediave sociale X, Grok, të cilin përdoruesit mund ta urdhërojnë në çdo moment për të krijuar imazhe. Kur iu kërkua nga Reuters, ai krijoi imazhe të tabelës historike që digjej të ngjashme me falsifikimet që u bënë virale, pavarësisht disa gabimeve drejtshkrimore.

Ndërkohë, Faktoje.al verifikoi më parë një tjetër version të tabelës në flakë të ndarë në platformën Threads dhe faktin që flakët nuk e prekën malin ku ndodhet tabela.

Një nga arsyet pse ky pretendim është përhapur ka të bëjë me një faqe interneti të njohur si “Hollywood Sign Ëebcam“, e cila transmeton pamje live të Shenjës së Hollywood 24/7 dhe që ka ndërprerë vizitat prej 8 janarit për shkak të zjarrit që rrezikonte të gjithë zonën. 

Njoftimi për mbylljen e vizitave në vendndodhjen e tabelës

Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale për të krijuar dhe shpërndarë video dhe imazhe që duken reale, por që janë krejtësisht të rreme është shqetësim i cili vjen e rritet me avancimin e teknologjisë. 

The post E gjeneruar me AI djegia e tabelës së famshme të “Hollywood” appeared first on Faktoje.al.

Elon Musk nuk nënshkroi blerjen e skuadrës së Liverpool

16 January 2025 at 14:44

Pretendimi: Elon Musk bleu skuadrën e futbollit të Liverpool

Verdikti: E pavërtetë

Në rrjetin Facebook në 10 janar është publikuar lajmi për nënshkrimin e kontratës së blerjes nga Elon Musk i klubit të futbollit Liverpool. Thashethemet për një interes të miliarderit të Tesla dhe Space X për klubin anglez po qarkullojnë prej disa ditësh në gazetat britanike, megjithatë, askush nuk ka njoftuar deri më sot mbylljen me sukses të një marrëveshje të tillë gjigande. 

Spekulimet për blerjen e mundshme të Liverpool nga njeriu i dytë më i pasur i botës nisën pas një interviste të babait të tij, Errol Musk në ditët e para të janarit.

Kur u pyet në Times Radio nëse djali i tij donte të blinte Liverpool-in, ai u përgjigj: “Nuk mund të komentoj për këtë, pasi ata (klubi i Liverpool) do ta rrisin çmimin! Oh po, [ai ka shprehur një dëshirë], por kjo nuk do të thotë se është duke e blerë atë. Ai do të donte, padyshim. Çdokush do të dëshironte – po ashtu edhe unë. Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool, dhe ne kemi të afërm në Liverpool, dhe ne ishim me fat të njihnim shumë nga Beatles sepse ata u rritën me disa e familjes sime, pra, ne jemi të lidhur me Liverpool-in.”

Kaq ka mjaftuar që tabloidet të nisin të flasin për një negociatë për blerjen e klubit sportiv.

Pavarësisht spekulimeve, burime pranë pronarëve të Liverpool-it kanë hedhur poshtë mundësinë e një shitjeje, duke pohuar se FSG nuk ka marrë asnjë ofertë nga Musk.

Aktualisht i vlerësuar në 5.37 miliardë dollarë, Liverpool është klubi i katërt më i vlefshëm i futbollit në botë. Ndërsa shifra përfaqëson pak më shumë se një për qind të vlerës neto të vlerësuar të Musk, FSG mbetet e përkushtuar për të ruajtur pronësinë, gjë që e ka parë klubin të rimarrë lavdinë vendase dhe evropiane.

Disa vite më parë, shefi i Tesla bëri shaka në Twitter se do të blinte ekipin e Manchester United, duke deklaruar se është edhe tifoz i tij. Pas komenteve që mori, ai pretendoi se kishte bërë shaka dhe se nuk ishte i interesuar të blinte ndonjë klub sportiv. Që prej angazhimit të miliarderit pranë kabinetit të Donald Trump, në rrjet kanë qarkulluar disa lajme të rreme për blerjen nga Musk të kompanisë së CNN apo zinxhirit gjigand t

The post Elon Musk nuk nënshkroi blerjen e skuadrës së Liverpool appeared first on Faktoje.al.

Biden nuk ia “futi gjumit” në funeralin e ish-presidentit Carter

16 January 2025 at 14:42

Pretendimi: Joe Biden e zuri gjumi gjatë ceremonisë mortore të ish-presidentit Jimmy Carter

Verdikti: Mungon konteksti

Fotot e presidentit Joe Biden duke dremitur në ceremonitë zyrtare janë bërë virale në rrjet që prej diskutimit të ethshëm për kandidimin e tij për një mandat të dytë presidencial. Një prej këtyre fotove virale ishte dhe ajo gjatë funeralit të ish-presidentit amerikan Jimmy Carter në ditët e para të janarit.

Joe Biden bie në gjumë gjatë funeralit të Jimmy Carter”- shkruhet në postimin që shoqëron këtë foto të publikuar në 9 janar nga një përdorues i Facebook. thuhet në njërin prej postimeve.

Pamja tregon një moment të presidentit në largim ku ai mban sytë e mbyllur duke dhënë përshtypjen se e ka zënë gjumi. Pas tij qëdrojnë pesë presidentët e tjerë të gjallë të SHBA-së – George ë. Bush, Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump, të cilët shfaqen aktivë.

Presidenti 82-vjeçar ka tërhequr shpeshherë vëmendjen për gjumin e tij të dyshuar gjatë takimeve kyçe, duke shtuar spekulimet për “rënien e dukshme të aftësive të tij mendore.”

Megjithatë, kësaj here duket se nuk kemi të bëjmë me një dremitje të vërtetë. Duke analizuar videon e plotë të këtij momenti të ceremonisë së funeralit, zbuluam se Biden ka mbyllur sytë vetëm për një kohë të shkurtër, vetëm në 10-12 sekonda. Pak minuta më pas, presidenti Biden mbajti fjalën e tij duke mos patur ndonjë problem të mëtejshëm të dukshëm.  

Ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood erdhi në mbrojtje të Biden. “Kur diçka është shumë e dhimbshme ose kur po lotoni, ka një tendencë më të madhe për të mbyllur sytë,” tha Wood për The US Sun. Ajo tha se, në vend që të flinte, presidenti mund të kishte bërë një gjest më të dukshëm për të shprehur dhimbjen e tij për Carter-in, me të cilin kishte një miqësi shumëvjeçare.

Wood, e cila gjithashtu specializohet në mënyrat e trupit që shfaqen gjatë periudhës së trishtimit, madje bëri një analizë të mundësisë që Biden të kishte

Hulumtimi i thellë i Wood mbi gjuhën e trupit të Biden duket se është edhe më i përshtatshëm, pasi bëhen krahasime mes veprimeve të tij dhe atyre të Donald Trump. Në kundërshtim me politikanin e moshuar që shpërtheu në lot përballë arkivolit të Carter-it, presidenti i ardhshëm dukej “i shpërqendruar”.

Wood vuri re gjithashtu se lideri republikan nuk kishte dorën mbi zemrën e tij si të tjerët. Duke vëzhguar me kujdes sjelljen e Trump gjatë ngjarjes, ekspertja tha se ai iu afrua Barack Obamës për të qeshur me të. “Në këtë situatë, ai po bën një përpjekje joverbale për t’u shtyrë përpara dhe për të biseduar dhe për të bërë shaka me të,” tha ajo.

The post Biden nuk ia “futi gjumit” në funeralin e ish-presidentit Carter appeared first on Faktoje.al.

E gjeneruar fotografia në spital e presidentes së Komisionit Evropian

16 January 2025 at 14:39

Pretendimi: Kjo është fotografia e Ursula Von Der Leyen e shtruar në spital

Verdikti: Foto e gjeneruar me AI

Një foto që pretendohet se tregon në shtratin e një spitali presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen po qarkullon ditët e fundit në rrjet. Një prej këtyre postimeve në një profil shqipfolëse Facebook në 9 janar shoqërohet me gjuhë denigruese për shëndetin e politikanes gjermane. Fotografia nuk është publikuar në asnjë media serioze apo nuk përmban ndonjë burim zyrtar të autorit të saj.

Lajmi për një përkeqësim të shëndetit të Von Der Layen u bë publik nga Komisioni Evropian pas anullimit të takimeve të saj të programuara në dy javët e para të vitit 2025. Zyra e shtypit e Komisionit Evropian sqaroi se presidentja ishte prekur nga pneumonia dhe po vijonte punën e saj nga shtëpia, në Hanover të Gjermanisë.

Megjithatë, një raport nga Agjencia Gjermane e Shtypit (dpa) zbuloi se gjendja shëndetësore ishte më e rëndë seç thuhej dhe Von der Leyen ishte shtruar në spital. Pas këtij lajmi, një zëdhënës i Komisionit konfirmoi se Presidentja u shtrua në spital në 3 janar për të qëndruar për rreth një javë nën kujdesin e mjekëve, por duke shtuar se “ajo nuk ishte kurrë në kujdes intensiv”.

Këto deklarata kontradiktore ngjallën kritika për një tentativë për të minimizuar gjëndjen shëndetësore dhe këtu duket se e ka zanafillën edhe fotoja që qarkullon në rrjet e Von der Leyen në spital.

Fotoja shfaq në pamje të parë disa karakteristika joreale. Fytyra dhe drita në këtë foto duken jo reale dhe më shumë të ngjashme me ato të një pikture, një fenomen që tregon se ajo mund të jetë krijuar nga inteligjenca artificiale.

Pas një verifikimi në programin e “Sightengine“, një mjet verifikimi i fotove, rezulton se imazhi ka 99% mundësi të jetë i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Ky lloj manipulimi i fotove është një fenomen në rritje, ku AI përdoret për të krijuar imazhe që duken shumë të vërteta, por që në të vërtetë janë të fabrikuara.

Mundësia e shpërndarjes së dezinformatave nëpërmje krijimit të fotove të gjeneruara është një shqetësim shmë i madh për botën online që ndikon në mënyrën se si informohemi dhe ndikon drejtëpërdrejtë në jetët e personave të prekur.

The post E gjeneruar fotografia në spital e presidentes së Komisionit Evropian appeared first on Faktoje.al.

Mjekë të rremë për preparatin kundër parazitëve dhe papilomave

15 January 2025 at 12:00

Pretendimi: Mjeku këshillon preparatin që largon parazitët dhe papilomat në trup

Verdikti: E pavërtetë

Produktet që shiten online me efekte çudibërëse na shoqërojnë në pjesën më të madhe të portaleve të lajmeve. Një prej këtyre suplementëve është i pamundur që të evitohet njësoj si parazitët që premton të largojë.

Mbani mend papilomat, janë shenjë e rrezikut”, thuhet në krye të artikullit që përshkruan produktin dhe e shfaq si alternativë për t’u shëruar nga parazitët apo simptoma të tjera.

Ky produkt, i reklamuar si një “ndihmës” për luftën kundër paraziteve në trup, po shitet duke përdorur një emër të rremë të një mjeku, për të krijuar besueshmëri dhe për të manipuluar konsumatorët.

Në artikull, mjeku që reklamon preparatin quhet Jusuf Reka,duke u shfaqur si një mjek i “nderuar”. Megjithatë, pas një hetimi të thjeshtë, rezulton që nuk ka asnjë mjek të regjistruar me këtë emër në listën zyrtare të mjekëve në Shqipëri.

Për më tepër, në intervistën me mjekun që prezantohet në këtë faqe, mjekut Reka i ndryshohet mbiemri në “z. Reci”, çka është një tjetër dëshmi e faktit që emri është jo i saktë.

Kjo është një metodë tipike mashtrimi, e cila përdoret për të rritur besueshmërinë e produktit duke u mbështetur në një figurë autoritare që nuk ekziston.

Konfirmimi që papilomat (lythat) janë një pasojë e pranisë së paraziteve në trup është gjithashtu një pretendim i pavërtetë. Papilomat shkaktohen kryesisht nga Human Papillomavirus (HPV), një virus që stimulon rritjen e shpejtë të qelizave në lëkurë, duke çuar në formimin e lythave. Për më tepër, pirja e duhanit dhe ekspozimi i lëkurës ndaj diellit janë gjithashtu faktorë të njohur që mund të kontribuojnë në zhvillimin e papilomave.

Kjo përpjekje për të lidhur papilomat me parazitët është një tentativë për të shitur produktin në mënyrë të pavërtetë dhe të pasigurt, duke krijuar frikë tek konsumatorët dhe duke i manipuluar ata për të blerë një produkt që nuk ka asnjë bazë shkencore për të trajtuar këtë problem.

Produktet që shiten me metoda të dyshimta dhe që përdorin mjekë të rremë për të mbështetur pretendimet e tyre, duhet të shihen me skepticizëm nga lexuesit dhe duhet të konsultohen me profesionistë të vërtetë të shëndetit.

The post Mjekë të rremë për preparatin kundër parazitëve dhe papilomave appeared first on Faktoje.al.

Reperi Jay Z nuk dënohet përjetësisht pas padisë për abuzim

14 January 2025 at 11:31

Pretendimi: Jay Z do dënohet përjetësisht për abuzim seksual ndaj një të miture

Verdikti: Mungon konteksti

Shawn “Jay-Z” Carter, një nga emrat më të njohur në industrinë e muzikës në botë njoftohet në rrjet se po dënohet me burgim të përjetshëm për një abuzim me një të mitur.

Jay-Z do të shkojë në burg të përjetshëm kur të dënohet për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare nga akuzat e reja të çështjes Diddy të paraqitura sonte.”- thuhet në postimin e shpërndarë në Facebook.

Ky pretendim vjen pas akuzave të ngritura për këngëtarin Diddy lidhur me abuzimin e vajzave që bëheshin pjesë e festave që ai ka organizuar ndër vite, ku ka qenë pjesë dhe Jay Z.

Denoncuesja, identiteti i të cilës nuk bëhet publik, ka paraqitur një padi civile ku pretendon se pas një eventi të MTV Video Music Aëards në vitin 2000, kur ishte 13 vjeçe, Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs e kishin abuzuar seksualisht. Në një intervistë ajo pranoi për NBC Neës se kishte “bërë disa gabime” lidhur me dëshmitarët që mbështesnin dëshminë e saj origjinale.

Megjithatë, ngritja e një padie civile në sistemin e Drejtësisë amerikane nuk shoqërohet me burgimin e përjetshëm, ashtu siç pretendohet në postimin në Facebook.

Deri më tani, këngëtari ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke theksuar se ato janë të rreme dhe të paqëndrueshme.

Jay-Z e paditi avokatin e gruas denoncuese në nëntor 2024, duke pretenduar se po përpiqej ta shantazhonte pasi i kishte dërguar një letër duke kërcënuar të zbulojë publikisht akuzën për abuzim seksual të klientes së tij nëse muzikanti nuk paguante. Avokati Buzbee e ka përshkruar letrën drejtuar Jay-Z si një ofertë për të ndërmjetësuar një marrëveshje financiare jashtë gjykatës përpara se klientja e tij ta padiste.

Pretendimi që këngëtari Jay Z rrezikon të burgoset përjetësisht pas padisë për abuzim me një të mitur nuk qëndron deri në daljen e fakteve të mëtejshme.

The post Reperi Jay Z nuk dënohet përjetësisht pas padisë për abuzim appeared first on Faktoje.al.

Ky sabotim nga teknika nuk është provë e mashtrimit me zbritjen në Hënë

14 January 2025 at 11:28

Pretendimi: Ky incident gjatë filmimeve provon se zbritja në Hënë ishte e manipuluar

Verdikti: E pavërtetë

Një video, e atij që ngjan si momenti i zbritjes së njeriut të parë në Hënë, po ndahet në rrjet si provë për të mbështetur teorinë e mashtrimit me misionet e NASA. Kjo sepse në një moment të videos, shfaqet astronauti duke u goditur nga një ndriçues skenik dhe menjëherë një trupë e tërë televizive vihet në lëvizje për të rifilluar xhirimin e skenës.

Zbritja në Hënë, .. skena të cilën e kanë fshirë nga qarkullimi”, shkruhet në postimin që shoqëron videon.

Një prej pretendimeve më të përhapura në lidhje me shkeljen e Hënës është se misionet Apollo, të cilat dërguan dymbëdhjetë astronautë në Hënë, ishin një mashtrim i madh, i orkestruar në vende sekrete të shkretëtirës ose në studio filmi këtu në Tokë.

Verifikimi i imazheve të videos në motorin e kërkimit të Google Lens zbulon se kjo video është publikuar për herë të parë në faqen e internetit moontruth.com. Një shikim më i kujdesshëm do ta vërë re adresën e faqes në pjesën e poshtme të videos.

Pas zhurmës së krijuar dhe kërkesave për shpjegime, faqja përfundimisht publikoi një shënim duke pranuar: “Po, klipi është fals. Është xhiruar në një studio në Londër në pranverën e vitit 2002. Ajo u bazua në një ide të regjisorit Adam Steëart, i cili ishte një i apasionuar pas eksplorimit të hapësirës. Ai kishte lexuar faqet e teorisë së konspiracionit dhe vendosi të bënte një mashtrim bazuar në idenë se ulja në Hënë e Apollo 11 ishte e falsifikuar”.

Ndërkohë, verifikuesit e fakteve të Snope.com kanë zbuluar edhe dy detaje të tjera që rrëzojnë vërtetësinë e videos.

Së pari, astronauti në klip dëgjohet të thotë “Një hap i vogël …” (duke hequr fjalën “një” midis fjalëve “për” dhe “njeri”) ashtu siç bëri Neil Armstrong gjatë zbarkimit historik në korrik 1969.

Së dyti, në momentet e mbylljes së klipit, astronauti mund të dëgjohet duke i kërkuar falje “zotit Gorsky” për dështimin, një referencë për komshiun e pafat në martesë të Armstrong në një barcaletë të viteve ’90-të. Transkripti i plotë i komunikimit të astronatëve me bazën e NASA nuk përmban në asnjë moment një përshëndetje nga hëna për komshiun e Armstrong.

The post Ky sabotim nga teknika nuk është provë e mashtrimit me zbritjen në Hënë appeared first on Faktoje.al.

Avioni supersonik i Elon Musk një keqpërdorim i famës së miliarderit

13 January 2025 at 10:39

Pretendimi: Elon Musk prezantoi avionin supersonik që udhëton kudo në botë për një orë

Verdikti: E pavërtetë


Një foto e miliarderit Elon Musk duke qëndruar pranë një avioni supersonik po bën xhiron e rrjeteve sociale. Sipas postimit që shoqëron këtë foto, Musk ka zbuluar teknologjinë më të fundit të ndërtuar për të mundësuar xhiron e planetit në më pak se një orë. Një zbulim i tillë sigurisht që nuk do të kalonte pa u vënë re.

Në të gjitha burimet serioze të informimit nuk rezulton të jetë publikuar ndonjë njoftim zyrtar për një avion supersonik që mund të udhëtojë me shpejtësi të jashtëzakonshme nëpër botë.

E njëjta “heshtje” konstatohet edhe në faqen zyrtare të Tesla apo SpaceX, dy kompanive të njohura të zotëruara nga Elon Musk.

Një verifikim i mëtejshëm i fotos së ndarë zbulon se kemi të bëjmë me një manipulim vizual, ku imazhi i Musk është vendosur pranë një avioni futuristik, të ngjashëm me anijet hapësinore të SpaceX.  Emërtimi i avionit të pretenduar supersonik është gjithashtu jo i qartë, duke krijuar dyshime për një gjenerim nga Inteligjenca Artificiale.  

Deri më sot, një avion që mund të udhëtojë nga njëra anë e globit në tjetrën për më pak se një orë, mbetet vetëm një dëshirë e njerëzve, por nuk është realizuar deri tani. Ka shumë teori spekulative që lidhen me Elon Musk dhe shpikjet e tij. Disa nga këto teori, të cilat Faktoje.al i ka verifikuar, thonë se Musk ka krijuar teknologji kaq të avancuar si: “Elon Musk zbulon aeroplanin luftarak UFO që kundërshton fizikën” apo “Elon Musk shpall zyrtarisht modelin e telefonit Tesla Pi”.

Duket se kemi të bëjmë përsëri me një situatë ku emri dhe fama e Elon Musk është përdorur për të tërhequr klikime dhe shtuar audiencën e profileve të caktuara në rrjetet sociale.

The post Avioni supersonik i Elon Musk një keqpërdorim i famës së miliarderit appeared first on Faktoje.al.

I montuar entuziasmi i turmës për dorëheqjen e kryeministrit kanadez

10 January 2025 at 16:59

Pretendimi: Dorëheqja e kryeministrit kanadez pritet me brohorima

Verdikti: E pavërtetë

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video që tregon një turmë njerëzish përballë një ekrani të madh duke festuar dorëheqjen e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. 

Dorëheqja e liberalit Trudeau, lumturi e popullit (popujve)”, shkruhet në hyrje të postimit që shoqëron videon e publikuar në Instagram në 8 janar.

Në pamjet e kësaj videoje, duket se kryeministri Trudeau është duke dhënë një fjalim të rëndësishëm për largimin e tij nga politika, ndërsa turma ngazëllehet për lajmin.

Është e vërtëtë që kryeministri kanadez njoftoi në 6 janar 2025 se do të jepte dorëheqjen pas zgjedhjes së liderit të ri të partisë së tij pas më shumë se nëntë vjet në pushtet, për shkak të kritikave nga publiku lidhur me kostot në rritje të jetesës. Megjithatë dyshime lindin për videon e shpërthimit të entuziasmit në atë që duket si një pub të mbushur plot me klientë që mbajën frymën përpara ekranit. 

Në këndin e ekranit, vihet re një flamur britanik duke nxitur dyshime se nuk bëhet fjalë për një ngjarjeje politike në Kanada.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau largohet nga një konferencë shtypi pasi njoftoi dorëheqjen e tij në Rideau Cottage në Ottawa, Kanada, më 6 janar 2025

Një verifikim i videos ka zbuluar se ajo është një material i manipuluar që qarkullon prej vitesh në rrjetet sociale në formatin e një meme-je. Me anë të motorit të verifikimit të fotove “Google Lens”, zbulohen dhjetëra materiale të ngjashme të personazheve të shfaqur në ekranin e një bari sportiv dhe turmën që brohoret në një moment të caktuar. 

Ndërkohë, pamja origjinale rezulton se është nga një ndeshje futbolli, ku tifozët anglezë, të famshëm për besnikërinë e tyre ndaj ekipit kombëtar, festuan një gol gjatë Euro 2016.

Në videon e montuar, pamjet e ekranit janë zëvendësuar me ato të fjalimit të Trudeau dhe është edituar audio për të krijuar iluzionin se turma po reagon ndaj dorëheqjes së tij.

Shënim: Ky artikull u plotësua më 10 janar 2024.

The post I montuar entuziasmi i turmës për dorëheqjen e kryeministrit kanadez appeared first on Faktoje.al.

I rremë lajmi për lirimin e Hashim Thaçit në prag të zgjedhjeve në Kosovë

10 January 2025 at 13:32

Pretendimi: Hashim Thaçi lirohet nga paraburgimi në Hagë

Verdikti: E pavërtetë

Kur Kosova po përgatitet që t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ri të vendit në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi për lirimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi nga paraburgimi në Hagë.

Postimi nga një profil në rrjetin Facebook e njofton këtë si një zhvillim të fundit duke krijuar natyrshmë interes tek lexuesit.

Ky zhvillim i rëndësishëm nuk shoqërohet me ndonjë burim të besueshëm apo detaje që të provojnë vërtetësinë e informacionit. Lirimi i ish-kryministrit në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë sigurisht që nuk do të kalonte në heshtje.

Përkundër këtij postimi, sipas njoftimit të Gjykatës Speciale që po gjykon ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës, në 5 dhjetor 2024 atij iu dorëzua në dhomat e paraburgimit në Hagë një urdhër i ri arrestimi nën akuzën e ndikimit mbi dëshmitarët në procesin ndaj tij.

Më 6 janar 2025, dy ditë përpara postimit që pretendon lirimin, Thaçi u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij. Ky qëndrim u prezantua në formë të shkruar, pasi ai nuk pranoi të dëshmojë para gjykatëses.

Akuza kryesore për krime lufte ndaj Hashim Thaçi dhe 3 drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020 nga Gjykata Speciale duke sjellë edhe izolimin në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Ish-Kryeministri Hashim Thaçi

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Droja nga frikësimi i dëshmitarëve ishte një prej arsyeve pse kjo gjykatë e Kosovës ndodhet në Hagë dhe jo në Prishtinë.

Si një konfirmimin i mëtejshëm, raportohet nga mediat në Kosovë se Endri, djali i Thaçit, postoi në 31 dhjetor 2024 një foto së bashku me gjyshin e tij, duke shprehur urimin që festat e ardhshme t’i festojnë së bashku me babain që ndodhej këtë vit të ri në izolim.

The post I rremë lajmi për lirimin e Hashim Thaçit në prag të zgjedhjeve në Kosovë appeared first on Faktoje.al.

Drejtuesit e rinj të Sirisë nuk njohën shtetin e pavarur të Kosovës

9 January 2025 at 16:47

Pretendimi: Siria njohu shtetin e Kosovës pas ndërhyrjes së udhëheqësit me origjinë shqiptare

Verdikti: E pavërtetë

Njohja e pavarësisë së saj është kthyer në një betejë të ethshme diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila reflektohet edhe në konsumin e brendshëm politik në të dyja vendet. Duke njohur këtë interesim, në rrjetet sociale është ndarë së fundmi lajmi për njohjen e shtetit të Kosovës nga udhëheqësit e rinj në Siri.   

Një përdorues në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një screenshot të një videoje në “Tik tok”, duke e shoqëruar me tekstin “Lajmi i fundit: “Siria njeh pavarësinë e Kosovës.”.

Në mbishkrimin e videos për më tepër thuhet që lideri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa e ka prejardhjen nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja e njohjes së Republikës së Kosovës.

Ky pretendim nuk është aspak i vërtetë as për njohjen e Kosovës nga Siria dhe as për prejardhjen e liderit të ri të Sirisë.

Duke verifikuar faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, rezulton se kjo njohje nga Siria nuk është e vërtetë. Sipas listës zyrtare, pavarësia e Kosovës është njohur nga 117 shtete që prej 17 shkurtit 2008, kur ajo shpalli pavarësinë e saj nga ajo çka kishte mbetur nga Republika Federale e Jugosllavisë. Njohja më e freskët dhe delikate është në 2021 nga Izraeli.

Ky lajm është verifikuar si i pavërtetë edhe nga kolegët e verifikimit të fakteve në Kosovë të hybrid.info.

Nuk ekzistojnë deri më sot prova për një prejardhje shqiptare të liderit sirian, Ahmed al-Sharaa, ashtu siç pretendohet në postim. Ky pretendim mund ta ketë zanafillën te lajmet për komandantin shqiptar që luftoi në Siri kundër regjimit të Assad, Avdyl Jashari, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Jashari është prezantuar në media si një nga komandantët e luftës, por nuk është katapultuar ende në majat e pushtetit të ri në Siri.

I njëjti profil në Facebook ka publikuar gjithashtu pretendimin se Siria do t’i heqë njohjen Serbisë për shkak të gjenocidit të kryer ndaj Kosovës.

Edhe në këtë rast, nuk ka ndonjë burim zyrtar për këtë vendim ekstrem ndaj Serbisë dhe duket se bëhet fjalë për një informacion të pavërtetë.

The post Drejtuesit e rinj të Sirisë nuk njohën shtetin e pavarur të Kosovës appeared first on Faktoje.al.

Satirë lajmi për ekzekutimin në Guantanamo i gjyqtarit që dënoi Trump

9 January 2025 at 12:57

Pretendimi: Gjyqtari amerikan që shpalli fajtor Trump u ekzekutua në burgun e Guantanamos

Verdikti: E pavërtetë

Në rrathët konspiracionistë po qarkullon lajmi se Arthur Engoron, gjyqtari që fajësoi në shkurt 2024 Donald Trump për shmangie të taksave, është ekzekutuar në burgun ushtarak amerikan të Guantanamo Bay (GITMO). Ky pretendim është i njohur mes ndjekësve të lëvizjes QAnon, që imagjinon një plan të hartuar nga ushtria amerikane (në bashkëpunim me Donald Trump) për të burgosur në GITMO eksponentët demokratë dhe yjet e Hollivudit.

Si zakonisht ky pretendim për ekzekutimin e gjyqtarit të gjykatës së lartë amerikane nuk mbështetet mbi ndonjë provë të besueshme.  

Burimi i këtij lajmi duket se është një artikull i publikuar në faqen “Real Raw News“, i cili përshkruan një skenar fantastiko-ironik në lidhje me dënimin e gjykatësit Arthur Engoron.

Artikulli përshkruan një ngjarje dramatike ku Engoron, i akuzuar si një pjesë e “Deep State”, kërkon të mbrohet dhe të flasë me disa figura të larta ushtarake para ekzekutimit të tij. Në përshkrimin e artikullit Engoron paraqitet si një personazh që bërtet për hakmarrje dhe akuzon Presidentin Trump për fatin e tij.

“Real Raw News” ka një “disclaimer” të qartë në faqen e saj, ku thuhet se informacionet e publikuara janë për qëllime informative, edukative, dhe argëtuese. Sipas këtij disclaimer-i, faqja përmban “humor, parodi, dhe satirë”, duke mos mbajtur përgjegjësi për vërtetësinë e lajmeve të publikuara në rast të padive gjyqësore.

Kjo faqe është e njohur për përhapjen e lajmeve ironike, sarkastike dhe të pavërteta, dhe Faktoje.al ka verifikuar disa herë ( këtu, këtu)  se informacionet që ajo shpërndan janë më tepër një formë satire dhe ironie, duke theksuar se ato nuk janë të bazuara në fakte të vërteta.

Është e qartë se lajmet që “Real Raw News” shpërndan duhet të lexohen me shumë kujdes dhe janë të destinuara të përbëjnë një formë të humorit dhe satirës, dhe jo një burim të besueshëm informacioni. Bazuar në verifikimin e Faktoje.al në burimin e lajmit që po qarkullon lidhur me izolimin në kampin GITMO të gjyqtarit Arthur Engoron do ta klasifikojmë si të pavërtetë.

The post Satirë lajmi për ekzekutimin në Guantanamo i gjyqtarit që dënoi Trump appeared first on Faktoje.al.

Një krijim marketingu pamjet e alienëve të humbur në Rumani

8 January 2025 at 13:32

Pretendimi: Këto pamje tregojnë alienët në Rumani në vitin 2023

Verdikti: E pavërtetë


Imazhet që pretendohet se dëshmojnë një qenie aliene pranë një anijeje fluturuese, po ndahen në rrjetet sociale shqipfolëse si provë e ekzistencës së jetëve jashtëtokësore.  Pamjet shoqërohen me postimin “Alienë në Rumani në 2023, duke ngjallur kureshtje tek antarët e grupit Symbols në Facebook, i cili numëron mbi 4300 pjesëtarë. 

Duke verifikuar më tej imazhet nëpërmjet motorët të kërkimit të Google Lens, zbulojmë videon ku janë shkëputuar imazhet e publikuara. Në pamjet me një cilësi të ulët, që pretendohet se janë filmuar në një fushë afër qytetit rumun Târgoviște shfaqet një alien trupvogël që ngjitet nëpërmjet shkallëve, njësoj si një njeri, dhe më pas fluturon me anijen e tij ovale fluturuese mbi pyll. Video ka grumbulluar miliona shikime ndërsa u shpërnda nëpër mediat sociale në janar 2018. Edhe pse shumë shprehën dyshime për materialin, disa ishin të bindur se kjo video dokumentonte një alien të vërtetë duke bërë një ndalesë në Rumani.

Që prej publikimit, pamjet janë ndarë gjithashtu si një ngjarje e ndodhur jashtë Bacăut, një qytet rumun rreth 300 kilometra në verilindje të Targoviste, por më tej si një pushtim alienësh në Alaskë. Kjo është një temë e zakonshme në mashtrime të internetit. Duke qenë se pamjet nuk kanë lidhje me realitetin, vendndodhja mund të ndryshohet për ta bërë më tërheqëse për audiencat në zona të ndryshme.

Por kjo video nuk është filmuar në Rumani ose Alaska. Ajo dhe shumë të tjera janë postuar në kanalin e YouTube “Alien Unleash”, tashmë i mbyllur nga platforma, në 2 janar 2018. Autorët janë kujdesur për të mos ndarë ndonjë informacion mbi vendin ku ndodhi ky “takim me njerëzit”.

Gjatë muajve të fundit, kjo faqe YouTube me prirje për të promovuar video të ngjashme mashtrimi për të mbledhur klikime, ka publikuar video të ndryshme që tregojnë personazhe dragonj, rrëmbime alienësh, anije nënë dhe UFO në të gjithë botën.

Verifikuesit e fakteve të Snope.com, kanë zbuluar se ky kanal ka publikuan një video të ngjashme, por shumë më pak bindëse në tetor 2017 që tregonte një alien të vogël gri duke hipur në një anije kozmike.

Edhe pse kjo video ishte e mjaftueshme për të bindur disa shikues se ishte e vërtetë, ajo ende përmbante disa gabime që zbulojnë mashtrimin. Kur UFO kalon mbi pemët, për shembull, duket sikur anija kozmike fluturon nëpër pemë dhe jo mbi to.

The post Një krijim marketingu pamjet e alienëve të humbur në Rumani appeared first on Faktoje.al.

E gjeneruar foto e Elon Musk i maskuar si punëtor i Tesla

6 January 2025 at 14:25

Pretendimi: Elon Musk është veshur fshehurazi si një punëtor i thjeshtë

Verdikti: Gjeneruar me AI

Kur bëhet fjalë për persona me ndikim të madh sic është Elon Musk, rrjetet sociale mbushen me informacione qofshin këto të vërteta ose jo.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa foto të Elon Musk, ku ai duket i veshur si një punonjës i thjeshtë me një mjekër të gjatë ngjyrë portokalli. Sipas postimit që shoqëron këto foto, Musk është duke u maskuar si punëtor për të kontrolluar rendimentin e punonjësve të kompanisë së tij “Tesla”.

Elon Musk është themelues dhe CEO i “Tesla”, kompania e famshme në të gjithë botën për prodhimin e makinave elektrike.

Fotot që po qarkullojnë tregojnë Musk-un në versione të ndryshme. Herë shumë i bardhë, herë më të rrudhur ndërkohë që kostumi ndryshon. Kostumi i punëtorit në njërën prej fotove shkruan “Tesla”, në tjetrën “SpaceX” dhe në foton e fundit mungon një etiketim. Këto imazhe nuk janë asgjë tjetër përveçse krijime të Inteligjencës Artificiale (AI).

Përpos faktit që me sy të lirë fytyra e Elon Musk duket e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale edhe kjo larmi pamjesh është një tregues i qartë që fotot janë krijuar me teknologji të avancuar të AI-së.

Fabula që shoqëron këto foto, ajo e një presidenti të kompanisë që maskohet për të kontrolluar sa të përkushtuar janë punonjësit e tij, nuk është një veprim i konfirmuar deri më sot nga Musk. Edhe më i vështirë duket ky skenar tashmë që Musk është bërë pjesë e stafit të presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe është shfaqur në të gjitha daljet e fundit publike në pritjet zyrtare në rezidencën Mar-a-Lago, ku po caktohen emrat e qeverisë dhe drejtuesve kryesorë të pushtetit gjatë presidencës së re republikane.

Ajo që është shqetësuese është se këto fotografi janë rezultat i përdorimit të algoritmeve të inteligjencës artificiale, të cilat janë në gjendje të krijojnë imazhe realiste që i ngjajnë individëve të famshëm, por që nuk përputhen me realitetin. Me kalimin e kohës, kjo teknologji po përdoret më shumë teksa bëhet më e avancuar dhe po përdoret për të krijuar “deepfake” – imazhe dhe video të modifikuara që mund të manipulojnë realitetin në mënyrë që të mashtrojnë shikuesit.

Verifikimet e njëpasnjëshme të Faktoje.al janë një rikujtesë për të qenë skeptikë dhe për të mos besuar gjithçka që qarkullon në rrjet, qofshin këto edhe foto pothuaj “perfekte” të personazheve të njohur ose jo.

The post E gjeneruar foto e Elon Musk i maskuar si punëtor i Tesla appeared first on Faktoje.al.

Asnjë provë se dronët mbi ShBA ngrihen nga baza aliene nën oqean

6 January 2025 at 10:49

Pretendimi: Dronët mbi ShBA po ngrihen nga baza nën oqean me teknologji aliene

Verdikti: E paprovuar

Gjatë javëve të fundit raportimet nga qytetarët për objekte të dyshimta në qiejt e Amerikës janë shtuar së tepërmi. Kushdo që shikon drita në qiell gjatë natës mendon se ka gjetur prova të dronëve spiunë ndaj objektivave ushtarake, e ndonjëherë edhe dyshime për përdorimin e teknologjive aliene nga ushtria amerikane.

Në këtë skenar fantastiko shkencor po ndahen edhe në rrjetet sociale shqipfolëse pamjet e një droni që del nga deti, të shoqëruara me pretendimin se “dronët ngrihen nga bazat me teknologji aliene që ndodhen nën Oqean”. 

Zanafilla e dyshimit për dronët alienë, e verifikuar më parë nga Faktoje, është një seancë dëgjimore mbi hulumtimet qeveritare të fenomeneve anormale të paidentifikuara (UAP) që u mbajt më 13 nëntor 2024 nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Përgjegjshmërisë së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA.

Qëllimi i seancës, thuhet në njoftimin për shtyp, ishte të “kërkonte transparencë nga dega ekzekutive dhe agjencitë e inteligjencës, të cilat kanë ruajtur prej kohësh sekretin maksimal në lidhje me informacionin e klasifikuar mbi UAP.” Ky term i referohet “avionëve të paidentifikuar”, një akronim që vitet e fundit ka zëvendësuar termin e mëparshëm UFO, që do të thotë “objekte fluturuese të paidentifikuara.”

Prezenca e pretenduar e “alienëve” në oqean u soll gjatë seancës nga gazetari Michael Shellenberger, një nga katër dëshmitarët e thirrur nga Komisioni të grupit të personave publikë që konsiderohen si ekspertë të UAP.

Shellenberger u pyet (në minutën 01:53:35 të kësaj video) – nga republikania Lauren Boebert nëse ka ndonjë dëshmi që mund të tregojë një bazë ose prani të UAP nën sipërfaqen e oqeanit. Gazetari u përgjigj se nuk kishte dëgjuar për një bazë aliene nënujore, por tha se një burim (i pa cituar hapur) përshkruante një “sferë që dilte nga oqeani dhe pritet nga një sferë tjetër.”

Siç theksoi The Guardian, dëshmia e Shellenberger, si ajo e tre dëshmitarëve të tjerë, nuk bazohet në ndonjë provë konkrete për të mbështetur atë që ai tha.

Mungesa e provave konkrete ka qenë një problem konsistent për ata që besojnë se qeveria amerikane po strehon UAP. Njësoj, edhe seanca e 13 nëntorit u fokusua sërish në dëshmitë e personave që thanë se ishin në dijeni të programeve sekrete të qeverisë, në vend që të paraqisnin prova konkrete.

Një deklaratë nga një zëdhënës i Pentagonit tha se departamenti “nuk ka gjetur asnjë provë të verifikueshme që ndonjë vëzhgim i UAP përfaqësonte aktivitet jashtëtokësor dhe departamenti nuk ka zbuluar ndonjë informacion të verifikueshëm për të vërtetuar pretendimet se ndonjë program në lidhje me posedimin e materialeve jashtëtokësore ka ekzistuar në të kaluarën ose ekziston aktualisht”.

Qeveria amerikane në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast nuk e ka mbështetur tezën e Shellenberger-it, prandaj nuk ka “konfirmuar që alienët vijnë nga oqeani.

Përtej origjinës nënujore të dronëve, duhet theksuar se raportimet për dronë dhe objekte të dyshimta fluturuese në Neë Jersey dhe disa shtete të tjera të ShBA arritën kulmin gjatë javëve të fundit duke detyruar autoritetet e sigurisë që të kryejnë hetime konkrete.

Në 12 dhjetor 2024, FBI dhe DHS (Departamenti i Sigurisë së Brendshme) lëshuan një deklaratë të përbashkët në lidhje me raportimet për shikime dronësh në Neë Jersey.

“Momentalisht, nuk kemi asnjë provë që tregon se shikimet e raportuara të dronëve paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare apo sigurinë publike, ose kanë ndonjë lidhje me faktorë të huaj. Pas shqyrtimit të imazheve të disponueshme, duket se shumë nga shikimet e raportuara janë, në fakt, avionë transporti apo dronë të pilotuar nga civilë, duke vepruar ligjërisht. Nuk ka asnjë raportim ose konfirmim për shikime dronësh në asnjë hapësirë ajrore të kufizuar.” thuhet ndër të tjera në deklaratën e FBI dhe DGS.

Si pjesë e hetimit të Kongresit për objektet UAP, u publikua një raport i Zyrës për verifikimin e Anomalive AARO, një strukturë qeveritare në ShBA, e cila ndoqi 49 raportime të gjitha të verifikuara si objekte të zakonshme siç janë lloje të ndryshme balonash, zogj, dhe dronë civilë.

243 raste të tjera të denoncuara u rekomanduan për mbyllje, pasi u konstatuan gjithashtu si objekte të zakonshme përfshirë balona, zogj, dronë, satelitë dhe aeroplanë”, thuhet në raportin e hartuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

The post Asnjë provë se dronët mbi ShBA ngrihen nga baza aliene nën oqean appeared first on Faktoje.al.

Këto foto nga hapësira nuk provojnë se Hëna është më e madhe se Toka

6 January 2025 at 10:44

Pretendimi: Hëna është më e madhe se Toka po të krahasosh fotot e NASA

Verdikti: E pavërtetë

Rrjetet sociale kanë potencialin për të shpërndarë teoritë që kundërshtojnë pa prova faktike studimet shkencore duke krijuar një zinxhir dezinformatash.

Një mit i tillë i përsëritur është forma dhe madhësia e planetit tonë. Për të vendosur në dyshim studimet e deritanishme, sillet si provë madhësia e hënës në krahasim me tokën në disa foto të ndryshme të NASA.

Shumë nga imazhet që përdoren për të përhapur mitin mbi madhësinë e Hënës vijnë nga misionet Apollo, veçanërisht misioni i famshëm Apollo 11 në vitin 1969. Një imazh, i marrë nga anija kozmike, tregon Tokën dhe Hënën në të njëjtën kornizë. Për shkak se anija kozmike ishte shumë më afër Hënës sesa Tokës, Hëna duket shumë më e madhe në këtë imazh.

Pretendimet për madhësinë e hënës duke krahasuar fotot e NASA, mund të shpjegohen me anë të perspektivës të imazhit. Sa më larg të jetë objekti, aq më i vogël do të duket në imazhin që krijohet, ndërsa sa më afër të jetë objekti, aq më i madh do të duket. Ky është një parim themelor i fotografisë që ndihmon për të kuptuar ndryshimet e përmasave të objekteve të ndryshme në foto.

Kur shohim imazhe të Hënës të bëra nga hapësira, ndonjëherë ajo mund të duket më e madhe në krahasim me Tokën dhe kjo për shkak të këndit dhe largësisë së aparatit nga planetët. Kjo vihet re qartazi edhe në fotografitë e famshme të “Earthrise” ose “Blue Marble” nga misionet Apollo.

Në të vërtetë Toka është afërsisht katër herë më e madhe në diametër se Hëna, dhe madhësia e saj e madhe shpesh është e vështirë të kapet në mënyrë efektive në fotografitë e bëra në afërsi të Hënës. Diametri i Tokës është afërsisht 12,742 km ndërsa diametri i Hënës përllogaritet afërsisht 3,474 km.

The post Këto foto nga hapësira nuk provojnë se Hëna është më e madhe se Toka appeared first on Faktoje.al.

Norvegjia nuk refuzoi të luajë ndaj Izraelit për sulmet në Gaza

27 December 2024 at 11:25

Pretendimi: Federata Norvegjeze e Futbollit refuzon të luajë kundër Izraelit për shkak të sulmeve në Gaza

Verdikti: Mungon konteksti

Në titujt e disa prej mediave më të mëdha në vend u njoftua së fundmi se Federata Norvegjeze e Futbollit refuzon të luajë ndaj Izraelit në ndeshjet në grupe për Kupën e Botës të vitit 2026. Si shkak për këtë bojkot sillen sulmet e kryera nga ushtria izraelite që kanë shkaktuar rreth 45 mijë viktima civile në Gaza. (Disa nga publikimet këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu)

Shorti për ndarjen e grupeve për eventin më të rëndësishëm të futbollit u hodh më 13 dhjetor duke caktuar Norvegjinë në të njëjtin grup me Izraelin.  

Në një deklaratë pas zbulimit të Izraliet si një nga ekipet e grupit,  Lise Klaveness, presidente e Federatës Norvegjeze, u shpreh: “Për ne, shorti është i vështirë, përtej aspektit sportiv. Asnjë nga ne nuk mund të mbetet indiferent ndaj sulmeve disproporcionale që Izraeli ka shkaktuar ndaj popullsisë civile të Gazës për një periudhë të gjatë kohore. Izraeli është ende pjesë e garave të UEFA-s. Ne duhet të merremi me këtë. Po e ndjekim nga afër situatën me FIFA, UEFA dhe autoritetet norvegjeze“, citohet presidentja e Federatës.

Klaveness theksoi se deklarata e saj ishte në përputhje me pozicionin e qeverisë norvegjeze, e cila ka kërkuar sanksione kundër Izraelit në skenën ndërkombëtare dhe ka vendosur sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor. Në maj, Norvegjia u bë një nga tre shtetet evropiane, përfshirë Irlandën dhe Spanjën, që e njohu zyrtarisht shtetësinë palestineze.

Norvegjia ka qenë një kritike e ashpër i Izraelit që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas gati 15 muaj më parë, kur grupi terroristik palestinez hyri në Izrael dhe masakroi më shumë se 1,200 civilë dhe rrëmbeu më shumë se 260 të tjerë duke nxitur një kundërpërgjigje të ashpër.

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit

Megjithatë, nuk ka ende një deklaratë si dhe vendimmarrje zyrtare nga Federata norvegjeze për të bojkotuar ndeshjet me Izraelin, të planifikuar në mars dhe tetor 2025.

Në fund të deklaratës së saj, presidentja norvegjeze theksoi se “të gjithë e kanë të qartë përgjegjësinë për të mbrojtur dhe respektuar ndeshjet e futbollit dhe lojtarët e të dyja skuadrave”.

Deklarata e presidentes norvegjeze është e lidhur me një kërkesë zyrtare të iniciuar nga Federata Palestinase e Futbollit pranë FIFA për përjashtimin e Federatës Izraelite të Futbollit. Në muajin mars, avokatët e federatës palestineze pretenduan “shkelje sistematike të statutit të FIFA-s nga kolegët izraelitë duke toleruar racizmin, duke shërbyer si mjet për aneksimin izraelit të territoreve të pushtuara dhe duke inkurajuar gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza”. Deri tani kjo kërkesë nuk është shqyrtuar nga FIFA duke ngjallur debate mes federatave antare.

Ky pretendim i palestinezëve mbështetet mbi shembujt e mëparshëm të vendimmarrjeve të FIFA, siç është rasti i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut, e pezulluar në vitin 1961 për shkak të politikës së aparteidit të vendit, si dhe Jugosllavisë së penalizuar në 1992 pas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Së fundmi, në vitin 2022, si FIFA ashtu edhe homologu i saj evropian UEFA, vepruan me shpejtësi për të pezulluar ekipet ruse nga garat e tyre pas pushtimit të Ukrainës.

Federata Palestineze e ka mirëpritur reagimin e Klaveness, duke vlerësuar kërkesën e saj “që FIFA të hetojë shkeljet e Izraelit para ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.” Presidentja norvegjeze është bërë një emër i dashur për rajonin kur ajo ishte një nga zërat aktivë në Kongresin e FIFA që i parapriu kampionatit botëror të Katarit në 2021, duke denoncuar shkeljet e të drejtave të punës dhe kushtet çnjerëzore të punëtorëve që ndërtonin stadiumet.

Bazuar në deklaratat e deritanishme dhe vendimet zyrtare, Federata Norvegjeze e Futbollit nuk ka vendosur ende të bojkotojë ndeshjet eleminatore ndaj Izraelit për Kupën e Botës 2026.

The post Norvegjia nuk refuzoi të luajë ndaj Izraelit për sulmet në Gaza appeared first on Faktoje.al.

❌
❌