Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

10 August 2025 at 12:37

Sipas planeve të reja të qeverisë britanike, shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit me burg, siç zbatohet aktualisht. Ministrja e Drejtësisë Shabana Mahmoud propozoi këtë ndryshim në ligj, i cili do t’i jepte qeverisë fuqinë për të deportuar […]

The post Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit appeared first on BoldNews.al.

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

By: Ela
9 August 2025 at 20:36

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga një valë protestash kundër përdorimit të hoteleve për strehimin e burrave azilkërkues. Aktivistë lokalë, kryesisht banorë të zakonshëm, shprehin shqetësime për sigurinë e komuniteteve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rritje të […]

The post Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt… appeared first on BoldNews.al.

BM – Qindra protestues  në Londër sfidojnë  ndalimin e “ Palestine Action”

9 August 2025 at 16:09

LONDËR, 9 gusht  /ATSH-DPA/ – Qindra persona pritet të rrezikojnë arrestimin sot në Londër, për të treguar mbështetje për “Palestine Action”, duke sfiduar nxjerrjen e saj jashtë ligjit si grup terrorist.

Policia Metropolitane tha se ka thirrur oficerë nga forca të tjera për të ndihmuar në krijimin e një “pranie të konsiderueshme policore” në kryeqytet, për shkak të një fundjave të ngarkuar me protesta.

Më shumë se 500 persona pritet të mbajnë pankarta në mbështetje të “Palestine Action” në sheshin e Parlamentit, pasi organizatorët e “Defend Our Juries” njoftuan për zhvillimin e kësaj proteste.

Ndalimi nënkupton se anëtarësimi ose mbështetja për “Palestine Action” është vepër penale e dënueshme deri në 14 vite burg, sipas “Ligjit për Terrorizmin” të vitit 2000.

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme tha se “nxerrja jasht[ ligjit e ‘Palestine Action’ nuk ka të bëjë me Palestinën dhe nuk ndikon në lirinë për të protestuar mbi të drejtat palestineze. Ai zbatohet vetëm për këtë organizatë specifike, e cila nuk përfaqëson mijëra njerëz në vend që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar për çështje të ndryshme”.

“Vendimi u mor mbi bazën e këshillave të forta të sigurisë dhe rekomandimit unanim të grupit qeveritar për rishikimin e ndalimeve, pas sulmeve serioze që grupi ka kryer, duke përfshirë dhunë, lëndime të rënda dhe dëme të mëdha materiale. Gjithashtu, u mor parasysh edhe vlerësimi i Qendrës së Përbashkët të Vlerësimit të Terrorizmit, se ‘Palestine Action’ përgatitet për akte terroriste, si dhe informacione shqetësuese për plane dhe ide për sulme të tjera, detajet e të cilave nuk mund të bëhen publike për shkak të procedurave gjyqësore në vazhdim”,  shtoi zëdhënësi

Ngjarje të tjera të mëdha në Londër këtë fundjavë përfshijnë ndeshjen e “Community Shield” mes Liverpool-it dhe Crystal Palace në stadiumin “Wembley,” e cila kërkon gjithashtu një prani të madhe forcash të policisë. /A.Ab./

 

The post BM – Qindra protestues  në Londër sfidojnë  ndalimin e “ Palestine Action” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

By: Ela
8 August 2025 at 08:53

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani. Mediat britanike raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm. Ai […]

The post I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani appeared first on BoldNews.al.

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

By: V K
8 August 2025 at 09:26

Një 22-vjeçar shqiptar, është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani.

Mediat britanike, raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.

Ai dyshohet se është i përfshirë në lehtësimin e transferimit të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda.

“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve duke përdorur anije të vogla dhe mjete të rënda nëpër Kanal. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur – në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve – në punën tonë për të trajtuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore.

The post I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani appeared first on Albeu.com.

Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim

By: M C
7 August 2025 at 23:40

Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing Street. Vendimi vjen në mes të kritikave të ashpra për mënyrën se si ajo menaxhoi një pronë me qira në pronësi të saj në Londrën Lindore.

Në një letër drejtuar Kryeministrit britanik, Ali deklaroi:

“Me zemër të thyer paraqes dorëheqjen time nga pozicioni i ministres”, duke shtuar se qëndrimi në këtë rol do të ishte një shpërqendrim nga puna ambicioze e kësaj qeverie, raporton Sky News.
Skandali u zbulua nga e përditshmja “The i Paper”, e cila raportoi se katër qiramarrës në shtëpinë e Alit në Londrën lindore u njoftuan në nëntor se kontrata e tyre nuk do të rinovohej dhe kishin afat katër muaj për t’u larguar.

Sipas raportimeve, menjëherë pas largimit të tyre, prona u rikthye në treg me një rritje të qirasë prej 700 paund në muaj.

Rasti ngjalli zemërim të madh publik dhe politik, sidomos nga organizatat bamirëse dhe opozita.

Kryetari i Partisë Konservatore, Kevin Hollins, e akuzoi Ali për “hipokrizi të hapur”, duke vënë në dukje se si një ministre për të pastrehët, ajo nuk duhej të përfitonte nga një veprim që i linte njerëzit pa strehë.

Ali, përmes një zëdhënësi, mbrojti veprimet e saj, duke thënë se ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore dhe ka vepruar sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e pranoi dorëheqjen dhe e falënderoi për punën e saj, pa komentuar më tej mbi rasti.

The post Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim appeared first on Albeu.com.

BM – Londra nuk do ta njohë Palestinën ndërkohë që Hamasi është ende në pushtet

4 August 2025 at 17:26

LONDËR, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Zyra e kryeministrit britanik Keir Starmer nuk pranoi të thotë nëse Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez përderisa Hamasi mbetet në pushtet, pasi kjo organizatë militante raportohet të ketë përshkruar shtetësinë si “një nga frytet e 7 tetorit”.

Po ashtu, qeveria nuk u shpreh qartë nëse lirimi i të gjithë pengjeve izraelite është kusht për njohje, por këmbënguli se ato duhet të lirohen “pa kushte dhe menjëherë”.

Shqetësime janë ngritur mbi planet e Britanisë së Madhe  për të njohur shtetin palestinez, pas deklaratës së anëtarit të Hamasit, Ghazi Hamad, i cili tha se “frytet e 7 tetorit” kishin bërë që bota të “hapte sytë ndaj çështjes palestineze”.

I pyetur sot nëse një vendim i tillë pa një armëpushim do të motivonte Hamasin të mbajë pengjet izraelite, zëdhënësi zyrtar i Starmerit tha se qeveria do të vlerësojë situatën në shtator.

“Kryeministri ka qenë absolutisht i qartë se, më 7 tetor, Hamasi kreu masakrën më të rëndë në historinë e Izraelit”, tha ai. “Çdo ditë që nga ajo ditë, ai tmerr vazhdon… siç tha ministri i Jashtëm (David Lammy) këtë fundjavë.  Hamasi me të drejtë konsiderohet grup i përjashtuar që nuk mund të ketë rol në të ardhmen e Gazës”.

Kur u pyet nëse shteti palestinez mund të njihet ndërkohë që Hamasi mban ende pengje, zëdhënësi tha: se “do të bëjmë një vlerësim përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të parë sa janë përmbushur hapat që kemi parashtruar”.

“Kemi qenë shumë të qartë që Hamasi nuk mund të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të Gazës … gjithashtu, duhet të çarmatoset dhe të lirojë të gjitha pengjet.”

Lidhur me faktin nëse ky hap mund të ndërmerret ndërsa Hamasi mbetet në pushtet, zyrtari tha se qeveria ishte e qartë se “Hamasi nuk është populli palestinez”.

 “Është një e drejtë e patjetërsueshme e popullit palestinez të ketë njohje, sipas kushteve dhe hapave që kemi parashtruar më herët.” “Gjithashtu kemi qenë të qartë se nuk mund të jetë një grup terrorist si Hamasi që të ketë të drejtën të vendosë veton mbi njohjen e Palestinës”. /Ad.Ab./

The post BM – Londra nuk do ta njohë Palestinën ndërkohë që Hamasi është ende në pushtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i keq, pezullohet lëvizja e trenave në Britani, paralajmërime për stuhi dhe reshje të dendura

4 August 2025 at 07:10

Moti i keq ka përfshirë Britaninë e Madhe. Autoritetet lokale bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin gjatë ditës së sotme, për shkak se mund të jetë në rrezik. Vendi do të përfshihet nga erëra të forta, ndërsa mund të mbyllen rrugët kryesore.

Gjithashtu meteorologët janë shprehur se pasagjerët nuk duhet të udhëtojnë në veri të Newcastle, ndërsa Avanti West Coast i ka këshilluar pasagjerët e saj të mos udhëtojnë në veri të Preston pasi do të “ndikohet rëndë” nga moti.

Disa trena janë anuluar tashmë në Skoci, me Network Rail. Linjat e tjera do të funksionojnë me një orar të reduktuar dhe kohëzgjatje më të gjata udhëtim.

/abcnews.al/

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

3 August 2025 at 21:34

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të detajuar arrestimit të 37-vjeçarit Klevis Hoxhosmanit, pronar i disa bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-ministres e Majlinda Bregu. Artikulli, i publikuar më 3 gusht 2025 dhe i përditësuar në orët e para të së njëjtës ditë, […]

The post “355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani appeared first on BoldNews.al.

Qindra fëmijë nga Gaza do të dërgohen në Britani për kujdes mjekësor

3 August 2025 at 17:09

Rreth 300 fëmijë do të evakuohen nga Gaza dhe do t’u ofrohet kujdes mjekësor në Britani. Një prind ose kujdestar do të shoqërojë çdo fëmijë, si dhe vëllezërit e motrat nëse është e nevojshme, dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë kontrolle biometrike dhe sigurie para se të udhëtojnë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas UNICEF-it, më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha javën e kaluar se Mbretëria e Bashkuar po “përshpejton urgjentisht” përpjekjet për të evakuuar fëmijët nga Gaza për trajtim.

/abcnews.al/

 

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

By: Ela
2 August 2025 at 16:18

Një fshat në veri të Shqipërisë është kthyer në simbol të krizës së emigracionit që çoi në hyrjen ilegale të 13 mijë shqiptarëve në Britani vetëm gjatë vitit 2022. Hasi, një vendbanim me rreth 5,000 banorë, ka përjetuar një eksod të konsiderueshëm të burrave, të cilët largohen për të kërkuar mundësi pune jashtë vendit. Ky […]

The post Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani appeared first on BoldNews.al.

Britani/ Rritet numri i shtetasve të huaj në burg, kryesojnë shqiptarët

By: Ardit
1 August 2025 at 21:15

Në Mbretërinë e Bashkuar, është rritur numrri i shtetasve të huaj që mbahen në burgjet, ku mbizotërojnë shqiptarët. Media e njohur britanike The Telegraph shkruan se ishin rreth 1 mijë e 731 kriminelë seksualë me kombësi të huaj në burg deri në qershor të këtij viti, një rritje prej 9.9 për qind brenda 12 muajve. […]

The post Britani/ Rritet numri i shtetasve të huaj në burg, kryesojnë shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Portugalia i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Në shtator pritet të njohë shtetin palestinez

31 July 2025 at 19:28

Portugalia po shqyrton mundësinë për të njohur shtetin palestinez, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Francës, Britanisë dhe Kanadasë.

Qeveria portugeze pritet të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit, mbi mundësinë e njohjes së shtetit palestinez në OKB në shtator.

“Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet në New York në shtator”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Këto iniciativa vijnë pasi një grup ndërkombëtar i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja konfirmoi të martën se në Gaza po zhvillohet “skenari më i keq i urisë”.

/abcnews.al/

BM – Qindra fluturime të anuluara, pas problemeve në kullën e trafikut ajror

31 July 2025 at 15:33

LONDËR, 31 korrik /ATSH-DPA/-  Një “problem i lidhur me radarin” shkaktoi dje  dështimin e kontrollit të trafikut ajror (ATC) që la fluturimet në të gjithë Britaninë e Madhe , thanë zyrtarët.

Drejtori ekzekutiv i Shërbimeve Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS), Martin Rolfe, u thirr sot për të folur me sekretaren e Transportit, Heidi Alexander, një ditë pasi mijëra pasagjerë nuk fluturuan nga problemi teknik që detyroi anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.

Linjat ajrore po kërkojnë një shpjegim për atë që ndodhi.

Një zëdhënës i NATS tha se “ky ishte një problem i lidhur me radarin, i cili u zgjidh duke kaluar shpejt në sistemin rezervë, gjatë së cilës kohë ne zvogëluam trafikun për të siguruar sigurinë”.

“Nuk ka prova se kjo kishte të bënte me kibernetikën. Kjo ishte një ngjarje e izoluar dhe nuk ka prova të aktivitetit të dëmshëm”,  shtoi ai.

Problemi ndodhi në qendrën e kontrollit të NATS në Swanwick, Hampshire, dhe preku pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

Më shumë se 700 000 pasagjerëve iu anuluan fluturimet në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, në gusht 2023, kur NATS pësoi një problem teknik gjatë përpunimit të një plani fluturimi./ /Ad.Ab./

The post BM – Qindra fluturime të anuluara, pas problemeve në kullën e trafikut ajror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BBC: A do të ndjekë Britania hapat e Francës për të njohur shtetin palestinez?

29 July 2025 at 17:33

Shkatërrimi që Izraeli i ka shkaktuar Gazës do të duhen vite që palestinezët ta kapërcejnë kështu shkruan BBC, ndërsa shtron pyetjen nëse do të arrijë Mbretëria e Bashkuar që të ndjekë hapat e Francës dhe të njohë shtetin palestinez.

Izraelit do t’i duhen gjithashtu vite që të kapërcejë dëmin që i ka shkaktuar qëndrimit të tij moral.

Perceptimet dhe mënyra se si njerëzit e shohin Izraelin  në lidhje me gjendjen e tij morale ka ndryshuar dhe ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh për këtë çështje edhe brenda Izraelit.

Dy organizata izraelite për të drejtat e njeriut dolën dhe thanë se Izraeli po kryente gjenocid. Dje dhe sot ka një mbledhje të kabinetit në Mbretërinë e Bashkuar ku do të diskutohet për njohjen e mundshme të një shteti palestinez nga ana e Britanisë.

Keir Starmer duket se po lëviz drejt kësaj ideje, pasi po përballet me një presion të madh brenda Partisë Laburiste.

Sigurisht, nuk ka shtet palestinez; është një aspiratë. Por është gjithashtu diçka që ka qenë politika e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera, përfshirë SHBA-në për shumë vite.

Realitetet në terren nënkuptojnë se zgjidhja me dy shtete është bërë praktikisht e pakuptimtë për shkak të zgjerimit të vendbanimeve hebraike, kundërshtimit të qeverisë izraelite dhe mënyrës se si territori ku do të ekzistonte fizikisht një shtet palestinez është gërryer dhe është marrë nga izraelitët, shkruan më tej Rama.

Edhe këtë mëngjes, në gazetat izraelite është folur për aneksimin nga Izraeli së bashku me presionin nga e djathta ekstreme të Bregut Perëndimor, i cili është gjithashtu territor që palestinezët e duan për shtetin e tyre.

Megjithatë, tani lind pyetja se si duhet të ndërmerret një hap konkret për ta bërë realitet zgjidhjen me dy shtete.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vendosur që mënyra për ta bërë këtë është përmes njohjes. Francezët dhe britanikët e kanë diskutuar këtë për muaj të tërë në nivel diplomatik.

Pra, pyetja është nëse Britania ndoshta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator do t’i bashkohet Francës për ta bërë këtë?

/abcnews.al/

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

By: armand
26 July 2025 at 09:48

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore në Britaninë e Madhe. Kjo do të përfaqësonte një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë bërthamore amerikane në Evropë. Një aeroplan transporti u gjurmua të enjten gjatë një fluturimi dhjetë orësh nga Baza e Forcave Ajrore Kirtland në New Mexico, vendi […]

The post SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani appeared first on BoldNews.al.

“Një e treta e refugjatëve janë shqiptarë”/ Debat për emigrantët shqiptarë në Britani

By: Elva
26 July 2025 at 08:54

Në një debat televiziv të zhvilluar mes gazetarit britanik Piers Morgan dhe influenceres amerikane Candace Owens, ka shpërthyer një përplasje për numrin e të rinjve shqiptarë që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe. Morgan deklaroi se “1 në 3 refugjatë që mbërrijnë në Britani janë të rinj meshkuj nga Shqipëria”, duke ngritur pikëpyetje mbi politikat […]

The post “Një e treta e refugjatëve janë shqiptarë”/ Debat për emigrantët shqiptarë në Britani appeared first on BoldNews.al.

Starmer nën presion për të ndjekur shembullin francez, mbi 200 deputetë letër për të njohur shtetin palestinez

26 July 2025 at 09:33

Kryeministri britanik Keir Starmer është nën presion të vazhdueshëm për të njohur shtetin palestinez. Presioni është shtuar edhe më shumë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron i cili theksoi se Franca do ta njohë.

Rreth 221 deputetë kanë nënshkruar një letër duke kërkuar që Starmer të njohë shtetin palestinez.

Siç raportojnë mediat britanike, letra është organizuar nga deputetja e Partisë Laburiste, Sarah Champion e cila është gjithashtu edhe kryetare e Komitetit të Zhvillimit Ndërkombëtar.

“Njohja britanike Palestinës do të ishte veçanërisht e fuqishme duke marrë parasysh rolin e saj si autore e Deklaratës së Balfourit dhe Ish –Fuqia Mandatore në Palestinë. Që nga viti 1980 ne kemi mbështetur një zgjidhje me dy shtete. Një njohje e tillë do t’i jepte këtij qëndrimi substancë, si dhe do të përmbushte një përgjegjësi historike që kemi ndaj popullit nën atë Mandat.”, thuhet në letër.

Ndërkohë Starmer një ditë më parë deklaroi se situata në Gaza ka kaluar kufijtë e normale duk i quajtur “skena të tmerrshme dhe të pamëshirshme” pamjet dhe krizën humanitare që ka përfshirë vendin atje.

/abcnews.al/

FOKUS – 221 deputetë kërkojnë që Britania të njohë shtetin palestinez

25 July 2025 at 21:13

LONDËR, 24 korrik /ATSH- DPA/ – Rreth 221 deputetë britanikë nga parti të ndryshme politike janë bashkuar për t’i bërë thirrje qeverisë britanike të njohë shtetin palestinez.

Deputetët i kërkojnë qeverisë të ndërmarrë këtë hap përpara një konference të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara që do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork.

Kjo vjen pas njoftimit të Francës  mbrëmë se do të njohë zyrtarisht Palestinën në një samit të OKB-së në shtator.

Në letrën e deputetëve, të koordinuar nga Sarah Champion, kryetare laburiste e Komitetit të Zhvillimit Ndërkombëtar, thuhet se “presim që rezultati i konferencës të jetë që qeveria e Britanisë se Madhe të sqarojë se kur dhe si do ta realizojë angazhimin e saj të kahershëm për zgjidhjen me dy shtete, por dhe se si do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për ta bërë këtë realitet”.

Letra është nënshkruar nga parlamentarë të Partisë Laburiste, Konservatorëve, Liberal Demokratëve, SNP-së, të Gjelbërve, Plaid Cymru, SDLP-së dhe deputetë të pavarur.

Ndër firmëtarët kryesorë janë kryetarët laburistë të komiteteve të përzgjedhura Liam Byrne, Emily Thornberry dhe Ruth Cadbury, lideri i Lib Dem Sir Ed Davey, si dhe ish-ministri konservator Kit Malthouse.

Deputetja e Rotherham-it (Laburiste), Sarah Champion, pranoi se “njohja e Palestinës nuk do ta përfundojë dhimbjen në Gaza apo zgjerimin e shpejtë të vendbanimeve dhe dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor”.

Por ajo theksoi se kjo do të ishte një “hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete për t’i dhënë fund luftës”.

“Njohja do të dërgonte një mesazh simbolik të fuqishëm se ne mbështesim të drejtat e popullit palestinez, se ata nuk janë vetëm dhe se duhet të ruajnë shpresën për një rrugë që çon drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme si për popullin izraelit ashtu edhe për atë palestinez.”, tha ajo.

Ministrat janë përballur me thirrje në rritje për të njohur menjëherë shtetin palestinez, në mes të zemërimit global për popullsinë e uritur në Gaza.

Kryeministri Keir Starmer tha sonte se një veprim i tillë duhet të jetë pjesë e një “rruge” drejt paqes në Lindjen e Mesme, për të cilën ai dhe aleatët e tij po punojnë.

“Kjo rrugë do të përcaktojë hapat konkretë për ta shndërruar armëpushimin e dëshpëruar në një paqe të qëndrueshme,” tha ai.

“Njohja e shtetit palestinez duhet të jetë një nga këto hapa. Jam i qartë për këtë. Por duhet të jetë pjesë e një plani më të gjerë që çon përfundimisht në një zgjidhje me dy shtete dhe siguri të përhershme për palestinezët dhe izraelitët”, shtoi Starmer

Kryeministri tha gjithashtu se pamjet “tronditëse nga Gaza janë të pandërprera.”. “Vazhdimi i mbajtjes së pengjeve, uria dhe mohimi i ndihmës humanitare për popullin palestinez, dhuna në rritje nga grupet ekstreme të kolonëve dhe përshkallëzimi i tepruar ushtarak i Izraelit në Gaza janë të gjitha të pajustifikueshme”.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar sot  me liderët e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri i bëri thirrje “të gjitha palëve të ndalojnë konfliktin duke arritur një armëpushim të menjëhershëm”.

Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz gjithashtu i kërkuan Izraelit të ndalojë kufizimin e ndihmave për në Gaza.

Organizatat bamirëse që veprojnë në Gaza kanë paralajmëruar se bllokada izraelite dhe ofensiva e vazhdueshme ushtarake po e çojnë popullsinë drejt urisë ekstreme, duke thënë se edhe punonjësit e tyre dhe palestinezët “po tretën dita-ditës”.

Izraeli thotë se lejon mjaftueshëm ndihma humanitare në territor dhe fajëson agjencitë e OKB-së për dështimet në shpërndarje, të cilat vetë agjencitë i justifikojnë me kufizimet izraelite dhe prishjen e sigurisë.

Teksa u nis sot për në Skoci, presidenti amerikan Donald Trump e minimizoi njoftimin e Macron-it për njohjen e Palestinës, duke thënë se  “ajo që thotë ai nuk ka rëndësi”,  u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Starmer pritet të takohet me presidentin amerikan gjatë vizitës së tij pesë-ditore private në Skoci.

Bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja në Katar u ndërprenë dje, pasi i dërguari special i Uashingtonit, Steve Witkoff, akuzoi Hamasin për “mungesë dëshire për të arritur një armëpushim”.

Marrëveshja e diskutuar pritet të përfshijë një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit Hamasi do të lironte 10 pengje  dhe eshtrat e  18 të tjerëve në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Ndihmat humanitare do të shtoheshin, dhe të dy palët do të zhvillonin negociata për një armëpushim të përhershëm.

Lufta e Izraelit në Gaza ka shkaktuar vrasjen e mbi 59 000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk bën dallim mes militantëve dhe civilëve. /Ad.Ab./

The post FOKUS – 221 deputetë kërkojnë që Britania të njohë shtetin palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Rekord shkarkimesh të oficerëve të policisë në BM

23 July 2025 at 22:48

LONDËR, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Një numër rekord oficerësh të  policsë janë shkarkuar nga detyra në Angli dhe Uells gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të reja nga Ministria e Brendshme britanike.

Të dhënat tregojnë se 426 oficerë u pushuan nga puna ose ju ndërprenë kontratat në 12 muajt deri në mars, një rritje prej 17% krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 365 oficerësh dhe më shumë se dyfishi i numrit të shkarkimeve në vitin 2019-20, kur ishin vetëm 164 raste.

Në maj, qeveria forcoi rregullat për standardet e sjelljes, përfshirë lehtësimin e shkarkimit të atyre që dështojnë në kontrollin e të dhënave personale ose kryejnë shkelje të rënda disiplinore.

Gjatë së njëjtës periudhë 12-mujore, 4 806 oficerë u larguan vullnetarisht nga puna, shifra e dytë më e lartë që nga viti 2006, megjithëse pak më e ulët se rekordi prej 5 15 largimesh në vitin 2023-24.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur forcat policore kanë paralajmëruar qeverinë se niveli i financimit nuk mjafton për të ruajtur trupën ekzistuese.

Në fund të marsit 2025, kishte 146 442 oficerë me kohë të plotë (FTE), një rënie prej pothuajse 1% nga rekordi prej 147 745 vitin e kaluar.

Metropolitan Police pati rënien më të madhe me 1 022 oficerë më pak ,një rënie prej 3%.

Planet për një rritje mesatare prej 2.3% në shpenzimet për polici u përballën me kritika të forta nga drejtuesit e policisë, të cilët paralajmëruan për një mungesë financimi që pritet të arrijë në 1,2 miliardë paund dhe që do të sjellë shkurtime të tjera.

“Do të humbim 10 000 oficerë me përvojë në vit deri në fund të periudhës së rishikimit të buxhetit, për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papranueshme të punës”, tha Tiff Lynch, kryetare në detyrë e Federatës së Policisë, tha:“

Gavin Stephens, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shefave të Policisë, shtoi se fondet e lëvrura janë larg nga çfarë nevojitet për të zbatuar planet e qeverisë dhe për të ruajtur stafin aktual.

Qeveria është zotuar të rekrutojë 13 000 oficerë patrullimi deri në vitin 2029, me 3000 rekrutime të reja që pritet të jenë aktive deri në pranverën e ardhshme.

Ndërkohë, numri i rekrutimeve të reja ra me 17%, në 7 874 rekrutë (pa përfshirë transferimet), nga 9,492 një vit më parë. Kjo ndjek një rënie dramatike prej 42% në vitin 2022-23, kur ishin rekrutuar 16 355 oficerë.

Reagime politike

Konservatorët e quajtën rënien e numrit të policëve një “goditje shkatërruese” për komunitetet që përballen me krime dhe sjellje antisociale në rritje.

Shifrat përfshijnë tre muajt e fundit të qeverisë konservatore dhe nëntë muajt e parë të laburistëve në pushtet.

Chris Philp, ish-sekretar hije për çështjet e brendshme nga radhët e konservatorëve, akuzoi laburistët duke thënë se “ata kanë zhgënjyer policinë dhe publikun. Kanë rritur ndjeshëm taksat, kanë shpërdoruar paratë dhe tani po pakësojnë numrin e policëve. Publiku është më pak i sigurt për shkak të paaftësisë së tyre.”

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se qeveria është e përkushtuar për të rikthyer policimin në lagje dhe se deri në mars 2026 do të ketë 3 000 oficerë dhe punonjës policie shtesë në komunitet, falë një investimi prej 200 milionë paundësh.

“Numri i oficerëve ka qenë i qëndrueshëm që nga korriku i kaluar, pavarësisht rënies mes marsit dhe qershorit 2024. Megjithatë, rritja premtuese në policimin në lagje tregon se po shohim më shumë oficerë në rrugët tona”, shtoi zëdhënësi.  /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Rekord shkarkimesh të oficerëve të policisë në BM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌