Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 July 2025Main stream

Lloga: KSHZ të sqarojë dilemën lidhur me numrin e kandidatëve në listat e këshilltarëve

30 July 2025 at 17:29

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranon lista për këshilltarë që përmbajnë më pak kandidatë nga sa përcaktohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (neni 34), atëherë vepron në kundërshtim të hapur me ligjin dhe bie në përbërje të një vepre penale të rëndë, për të cilën organet përgjegjëse dhe anëtarët përkatës duhet të mbajnë përgjegjësi individuale dhe institucionale, thuhet në reagimin e Krenar Llogës

“Vendimi i Qeverisë VLEN-OBRM-PDUKM (Vendim për përcaktimin e numrit të anëtarëve të këshillave të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 199, datë 26.9.2024) në këtë drejtim është tendencioz, absurd dhe në kundërshtim të plotë me normat juridike pozitive, dhe si i tillë duhet të tërhiqet menjëherë. Çdo akt që cenon standardet e vendosura me ligj në procesin zgjedhor përbën rrezik serioz për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Cënimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve përfaqëson një nga format më të rënda të shkeljes institucionale dhe ka pasoja të rënda për demokracinë, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Për këtë arsye, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të sqarojë pa vonesë këtë çështje dhe të veprojë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore në fuqi, duke garantuar integritetin dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, shton Lloga./Telegrafi/

The post Lloga: KSHZ të sqarojë dilemën lidhur me numrin e kandidatëve në listat e këshilltarëve appeared first on Telegrafi.

LSDM: Mickoski dëshiron një prokuror nën kontrollin e tij

30 July 2025 at 15:50

Është e qartë se Hristijan Mickoski dëshiron një prokuror nën kontrollin e tij, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se Mickoski nuk dëshiron drejtësi, por një ndjekje penale të kontrolluar, me urdhër të partisë së OBRM-PDUKM-së.

“Së pari, ai njoftoi shkarkimin e Prokurorit Publik pa arsye specifike. Pastaj, kur shpërtheu tragjedia në Koçan, ai pretendoi në mënyrë hipokrite se do ta linte hetimin të vazhdonte, se ishte i kënaqur me trajtimin.

Kjo zgjati – derisa u përfshinë shefat e afërt me ministrin e tij Toshkovski. Kur LSDM njoftoi të vërtetën, kur Prokuroria Publike, nën presion, i përfshiu ata në hetim, Mickoski papritmas hesht. Ishte e qartë, e vërteta e shqetëson, e shqetësojnë institucionet që nuk i përulen. Që atëherë, filloi plani i tij për hakmarrje.

Mickoski dëshiron një ndërhyrje në sistemin gjyqësor.

Në të gjitha këto, Levica turpshëm e vuri veten në shërbim të OBRM-PDUKM-së. Partia që supozohet se mbron drejtësinë po ndihmon në instalimin e një prokurori partiak.

Bëhet e qartë pse nuk u miratua një Ligj i reformuar për Prokurorinë Publike dhe nuk u përfshinë vërejtjet thelbësore, por përkundrazi mbeti me dispozita problematike – qëllimi është të emërohet një prokuror vetëm me vullnetin e Mickoskit. Ky është një hyrje në partizimin e plotë të gjyqësorit, në kthimin e “fletores” dhe drejtësisë selektive”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se LSDM kundërshton fuqimisht përpjekjet për pushtimin partiak të prokurorisë./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski dëshiron një prokuror nën kontrollin e tij appeared first on Telegrafi.

Banka Popullore: Po ruhet qasja e kujdesshme në zbatimin e politikës monetare, normat e interesit të pandryshuara

30 July 2025 at 13:37

Normat e interesit mbeten të pandryshuara, përkatësisht norma e interesit për bonot e thesarit mbetet në nivelin prej 5.35 për qind, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7-të ditore në nivelet prej 3.95 për qind dhe 4 për qind. Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt gjithashtu do të mbetet i pandryshuar, përkatësisht do të arrijë në 10 miliardë denarë, vendosi Bordi ekzekutiv për politikë monetare të Bankës Popullore.

Me këtë vendim, siç shpjegojnë ata, ruhet qasja e kujdesshme ndaj kryerjes së politikës monetare konform kushteve në ekonomi dhe rreziqet që dalin nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm.

“I gjithë grupi i masave deri më tani- normat aktuale të interesit, ndryshimet në kërkesat e rezervave dhe masat makroprudenciale të aplikuara mëtojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatmesëm dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të denarit kundrejt euros”, thonë nga Banka Popullore.

Rekomandimi i Bankës Popullore është që me kujdes të ndiqet inflacioni. “Rreziqet për dinamikën e ardhshme të inflacionit ende ekzistojnë dhe lidhen me pasigurinë e vazhdueshme nga mjedisi i jashtëm në ndryshim, por edhe nga faktorët e brendshëm që ndikojnë në kërkesë, thonë nga Banka qendrore.

Situata në tregun e këmbimit valutor është stabil dhe në fund të qershorit, niveli i tyre arriti 4,697.6 milionë euro, që sipas vlerësimeve të Bankës Popullore është i mjaftueshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit të monedhës vendase.

“Lidhur me të dhënat e fundit të disponueshme nga sektori i jashtëm, realizimet e tregut të këmbimit valutor deri në qershor tregojnë hyrje neto nga transfertat private që janë konform pritjeve sipas projeksionit të prillit, ndërsa deficiti tregtar i realizuar në prill dhe maj tani për tani është më i ulët se parashikimet për tremujorin e dytë. Në tremujorin e parë të vitit 2025, flukset e bilancit të pagesave janë afër pritshmërive”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Lidhur me aktivitetin ekonomik, nga Banka Popullore vlerësojnë se të dhënat me frekuencë të lartë në dispozicion për tremujorin e dytë të këtij viti, madje tregojnë kryesisht përshpejtim të rritjes ekonomike të mbështetur nga zhvillimet e favorshme në ndërtim, industri dhe hoteleri, por se rreziqet për rritje në periudhën e ardhshme nga mjedisi i jashtëm janë kryesisht në rënie, gjë që lidhet me paparashikueshmërinë e lartë në kushte të tensioneve gjeopolitike dhe tregtare. Sa i përket mjedisit të brendshëm, fushëveprimit dhe dinamikës me të cilën do të zbatohen projektet e infrastrukturës vendase janë disa nga faktorët më të rëndësishëm që do të ndikojnë në ritmin e rritjes së ekonomisë vendase”, kanë thënë nga Banka Popullore.

Realizimet në sektorin monetar tregojnë mbështetje të vazhdueshme të fuqishme kreditore për ekonominë e cila është mbi dinamikën e pritur. Në qershor, depozitat dhe kreditë shënuan norma solide të rritjes të cilat janë më të larta se projeksionet e prillit.

The post Banka Popullore: Po ruhet qasja e kujdesshme në zbatimin e politikës monetare, normat e interesit të pandryshuara appeared first on Telegrafi.

ASH, Taravari: VLEN është në krizë të thellë, nuk u ndihmojnë as megatonët e Mickoski

30 July 2025 at 09:48

ASH e Arben Taravarit, vlerëson se “grupacionit të hallit” të quajtur VLEN i ka rënë maska. Premtimi për përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, për reformë të vërtetë dhe për krijimin e një partie unike shqiptare rezultoi mashtrues dhe i zbrazët.

Nga atje thonë se VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull dhe pa asnjë strukturë të qëndrueshme organizative.

“Koalicioni që u shpall si alternativë e re, sot përfaqëson një format të ricikluar të së vjetrës politike. Aty ku dikur ndodhej aparati i përjetshëm i BDI-së, sot është vendosur një logjikë e njëjtë funksionimi, vetëm me ngjyra të ndryshuara dhe me petk të ri. Drejtuesit e VLEN-it, të lidhur ngushtë me interesat e pushtetit, kanë humbur çdo aftësi për të qenë zë i pavarur i shqiptarëve. Ata veprojnë me direktiva nga jashtë, i nënshtrohen urdhrave të Hristijan Mickoskit dhe shndërrohen në mbrojtës të tij më të zellshëm sesa vetë partia e tij.

Sot, VLEN është larg çdo ideali të unifikimit. Prej muajsh, flitet për shkrirjen e partive të vogla që e përbëjnë këtë koalicion, por në realitet asnjë hap nuk është bërë. Kufijtë partiakë ruhen me fanatizëm, ndërsa në çdo komunë funksionojnë interesa të ndara dhe llogari të ndryshme. Në vend të platformës së përbashkët, kemi matje të forcës midis klaneve që janë të interesuara vetëm për poste dhe privilegje. Herë këtë muaj e herë atë muaj, kufijtë e partive të VLEN-it, nuk ka kush ti luaj.

Njëri në Çair përpiqet të mbulojë dosjet e krimit dhe të heshtë para skandaleve, tjetri në Tetovë është nën trysninë e ultimatumit nga strukturat e Botës Serbe dhe përfshirë në keqpërdorime të rënda, ai i Likovës ka mbetur i izoluar dhe i humbur në mjegullën e vendimeve të veta, ndërsa tjetri, po ashtu nga Çairi, nuk ka kohë të dalë në terren sepse është i zënë me autopromovim në Facebook”, thonë se ASH.

Nga ASH thonë se VLEN është në krizë të thellë.

“Në vend të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ata janë të përfshirë në përçarje të brendshme dhe në sulme të ulëta kundër njëri-tjetrit. Kandidatë seriozë nuk kanë, mbështetje reale nuk kanë, vizion nuk kanë. Dhe për të shmangur përgjegjësinë, kanë nisur një fushatë linçimi ndaj liderit Arben Taravari, duke e akuzuar për çdo dështim, ndërkohë që vetë janë autorët e krizës, rrënimit dhe mungesës totale të drejtimit politik”, thonë ASH./Telegrafi/

The post ASH, Taravari: VLEN është në krizë të thellë, nuk u ndihmojnë as megatonët e Mickoski appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Kërçovës

29 July 2025 at 13:45

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, përcjell Telegrafi Maqedoni

“DPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë i Kërçovës, kryetar i komunës së Kërçovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”.

Ai, duke vepruar me pakujdesi në kryerjen e detyrimeve të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020, ka punuar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor, duke lejuar krijimin e një deponie të paligjshme prej disa mijëra metrash katrorë në një zonë të banuar në Kërçovë, për të cilën u ka caktuar detyra punonjësve që të ruajnë, lënë ose shpërndajnë materiale të mbeturinave çdo ditë, përkatësisht t’i trajtojnë ato në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit ose rrjedhës së ujit, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës së njerëzve ose kafshëve dhe bimëve, duke rrezikuar kështu jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

The post Kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Kërçovës appeared first on Telegrafi.

Ministria e Transportit në RMV anuloi tenderin për blerjen e 120 autobusëve elektrikë-ekologjikë

29 July 2025 at 13:33

Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të furnizonte 120 autobusë elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta.

Bëhet fjalë për thirrjen publike të shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, ku vetëm një kompani paraqiti ofertë.

Pas vlerësimit të bërë, Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

Ministria e Transportit bëri të ditur se në periudhën në vijim do të realizojë analiza shtesë lidhur me furnizimin me autobusë elektrikë ekologjikë dhe do ta informojë publikun në kohë.

 

The post Ministria e Transportit në RMV anuloi tenderin për blerjen e 120 autobusëve elektrikë-ekologjikë appeared first on Telegrafi.

Kasami: Kemi kërkuar nga Ministri që në qytet të ketë vetura mobile, e cila do të regjistrojë shkelësit e ligjit në komunikacion

29 July 2025 at 13:11

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë.

“Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami.

Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë.

“Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit, por po punojmë që të sanojmë problemet në terren dhe uji të shkojë në vendin e duhur”, tha Kasami./Telegrafi/

 

The post Kasami: Kemi kërkuar nga Ministri që në qytet të ketë vetura mobile, e cila do të regjistrojë shkelësit e ligjit në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike

29 July 2025 at 11:56

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione.

Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.

Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.

Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.

“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.

Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë./Telegrafi/

 

The post Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike appeared first on Telegrafi.

Trendafilov: Do të kërkojmë rritjen e pagës minimal në 500 euro

29 July 2025 at 11:31

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mori vendimin për përfaqësimin dhe në seancën e nesërme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) do të ngrejë çështjen e një page minimale prej 500 eurosh dhe një rritje shtesë prej 6.000 denarësh të të gjitha pagave të tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nesër është një mundësi e mirë për Qeverinë që të tregojë se kujdeset për punëtorët, dhe që deputetët të miratojnë ndryshime të shpejta ligjore dhe të vendosin një pagë minimale prej 500 eurosh para zgjedhjeve lokale”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Siç tha Trendafilov, shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa vetëm këtë vit seksioni i ushqimit dhe pijeve është rritur për 2.000 denarë që nga përfundimi i masës së fundit, ose 150 euro shpenzime jetese për një familje me katër anëtarë.

Sipas tij, justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të bien dakord për një rritje të pagës minimale nuk vlejnë më.

Sipas tij, justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të bien dakord për një rritje të pagës minimale nuk qëndrojnë më.

Duke cituar Eurostat-in, Trendafilov theksoi se 55.7 përqind e punëtorëve dhe qytetarëve në vend nuk mund të përballojnë pushime vjetore shtatëditore në Dojran dhe kjo, tha ai, duhet t’i shqetësojë politikëbërësit.

Paga minimale prej 400 eurosh në Maqedoni, tha Trendafilov, është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni dhe Kroaci./Telegrafi/

The post Trendafilov: Do të kërkojmë rritjen e pagës minimal në 500 euro appeared first on Telegrafi.

Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet

29 July 2025 at 11:07

Qeveria nuk e pranoi listën e propozuar prej tre kandidatësh për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) – prokuroren Lence Ristoska, gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Gabriela Gajdova dhe avokatin Jordan Apostolski, me arsyetimin se nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara.

Pasi nuk i pranoi kandidatët, Qeveria formoi një komision të ri me anëtarë të rinj të cilët do të zgjedhin kandidatë të rinj për gjyqtar.

“Qeveria, në përputhje me procedurat ligjore, ka mundësinë të bëjë një ndryshim në Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në GJEDNJ në Maqedoni, dhe komisioni i sapozgjedhur do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të procedurës. Gjithashtu ju informojmë se arsyet pse Qeveria zgjodhi një komision të ri janë sepse kandidatët e propozuar më parë për gjyqtarë në GJEDNJ nuk i plotësonin kushtet e përcaktuara”, thanë nga Qeveria për Sloboden Peçat.

Vendimi i Qeverisë me anëtarët e rinj të Komisionit u publikua në Gazetën Zyrtare më 25 korrik dhe tani në vend të nëntë, ai ka pesë anëtarë./Telegrafi/

The post Qeveria anuloi listën e propozuar të kandidatëve për gjyqtar në Strasburg, pretendohet se Ristoska, Gajdova dhe Apostolski nuk i plotësojnë kushtet appeared first on Telegrafi.

Këshilli i Evropës: Maqedonia duhet të kapërcejë hendekun midis detyrimeve dhe realitetit në lidhje me të drejtat e njeriut të romëve dhe mbrojtjen e mjedisit

29 July 2025 at 09:45

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, publikoi një memorandum mbi situatën e të drejtave të njeriut të romëve dhe pasojat e sfidave serioze mjedisore në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës së tij nga 22 deri më 25 prill 2025.

O’Flaherty vlerësoi angazhimin afatgjatë të vendit, veçanërisht përmes Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve (2022–2030), dhe theksoi rolin e rëndësishëm të sektorit të shoqërisë civile, si dhe të grave rome në të gjitha strukturat përkatëse. Ai theksoi progresin në aksesin e fëmijëve romë në arsim, por theksoi nevojën për të përmirësuar aksesin në arsimin parashkollor, për të ulur shkallën e braktisjes së shkollës dhe për të adresuar situatën e rreth 400 fëmijëve që jetojnë dhe punojnë në rrugë.

Komisioneri bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund ndarjes së fëmijëve romë në shkolla, përmes zbatimit të planeve lokale për desegregacion gjithëpërfshirës për romët dhe hartëzimit të shkollave të prekura në nivel kombëtar.

Lidhur me policinë dhe drejtësinë, ai shprehu shqetësim në lidhje me raportet e profilizimit etnik, përdorimit të tepruar të forcës dhe pandëshkueshmërisë për dhunën kundër romëve. Ai rekomandoi forcimin e hetimeve për këto raste, duke përfshirë motive të mundshme raciste, si dhe përmirësimin e Mekanizmit të Mbikëqyrjes së Jashtme.

Lidhur me mjedisin, Komisioneri përshëndeti angazhimin e vendit nëpërmjet të drejtës së njohur kushtetuese për një mjedis të shëndetshëm dhe premtimin për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, ai paralajmëroi se zbatimi i dobët i ligjeve ndikon negativisht në shëndet dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht në Shkup, Manastir dhe Tetovë – disa nga qytetet më të ndotura në Evropë./Telegrafi/

The post Këshilli i Evropës: Maqedonia duhet të kapërcejë hendekun midis detyrimeve dhe realitetit në lidhje me të drejtat e njeriut të romëve dhe mbrojtjen e mjedisit appeared first on Telegrafi.

Regjim i ndryshuar i trafikut tek mbikalimi “Vllajko” për shkak të testimit të statikës

29 July 2025 at 09:24

Në lagjen Vllae tek mbikalimi “Vllajko” nga sot do të vendoset regjim i ndryshuar i trafikut për shkak të fillimit të aktiviteteve për testimin statik të konstruksionit.

Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, punët do të realizohen në dy faza, me mbyllje të disa pjesëve të bulevardit “Aradhat partizane” sipas parimit korsi për korsi.

Trafiku do të zhvillohet pa pengesa, konform sinjalizimit dhe pajisjes së vendosur, me kufizim të shpejtësisë prej 30 kilometra në orë.

Punimet pritet të zgjasin shtat ditë pune, pas së cilës do të vendoset regjim i rregullt i trafikut.

The post Regjim i ndryshuar i trafikut tek mbikalimi “Vllajko” për shkak të testimit të statikës appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në

28 July 2025 at 13:42

“Shteti nuk mbrohet me fjalë. Mbrohet me aleatë, pajisje dhe dituri. Vlerat e përbashkëta nuk deklarohen – mbrohen dhe jetohen”, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në video fjalimin në rrjetet sociale, në të cilën flet për rëndësinë dhe përfitimet nga partneriteti i siguruar me Bashkimin Evropian, me ç’rast e potencoi rëndësinë që shteti ynë është i pari në rajon që nënshkruan partneritet të këtillë me BE-në.

Kjo thekson se përmes këtij partneriteti shteti merr 15 milionë euro mbështetje për Armatën, pajisje moderne, trajnim, sisteme komunikuese dhe rezistencë të kërcënimeve të reja dhe se ky është vetëm fillimi.

“Drejt kusjt synojmë. Një armatë më të fuqishme. Siguri e vërtetë dhe siguri për qytetarët. Integrimi evropian që nuk është vetëm fjalë, por realitet. Kjo nuk është simbolikë – kjo është strategji që e jetojmë. Me vepra”, porosit Mucunski.

Vitin e kaluar, vendi nënshkroi një Marrëveshje për Partneriteti për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian, duke e bërë atë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që krijon një partneritet të tillë me BE-në. Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së u nënshkrua në Bruksel nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell.

The post Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në appeared first on Telegrafi.

VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica

28 July 2025 at 13:17

VLEN sot ka dënuar aksionin tendencioz për rivendosjen e monumentit të Andon Lazov- QOSETO në Shkup.

“Ky akt paraqet provokimin e radhës të inskenuar nga ana e aleancës së ”errët “Arsovska- BDI-Levica, dhe është tentim për të rrënuar marrëdhëniet ndëretnike duke rikthyer temat polarizuese dhe konfliktuese ndaj të cilave shoqëritë ndëretnike janë të ndjeshme.

Tema e Qoseto-s u rihap në prag të fushatës për zgjedhjet lokale. A ishte ky vendim i koordinuar nga shtabi i Danella Arsovskës në Saraj? Ndërkohë që qyteti po mbytet në plehra e familje të tëra, amvisëri e biznese po jetojnë verën më të nxehtë në historinë e vendit pa ujë, Arsovska me partnerët e saj BDI dhe Levica merren me nxitjen e tensioneve ndëretnike dhe kërcënimin e stabilitetit.

VLEN rikujton opinionin se përmendorja e QOSETO-s u ndërtua nga paratë e Qeverisë në të cilën Bujar Osmani dhe Blerim Bexheti ishin ministra të BDI-së si partner qeveritar. Ky akt qyqar i kryetares në ikje ka vetëm një qëllim: vazhdimin e skenarëve destabilizuese dhe përpjekje për të sfiduar stabilitetin e institucioneve”, thuhet në reagimin e VLEN.

Nga VLEN shtojnë se kryetarja e dështuar Arsovska dhe partnerët e saj- BDI dhe “LEVICA” nuk do t’ia dalin./Telegrafi/

The post VLEN: Monumenti i Qosetos, provokim i radhës nga koalicioni Arsovska-BDI-Levica appeared first on Telegrafi.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

28 July 2025 at 11:59

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,32 % në raport me vendimin e datës 21.07.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) ulen për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,746 den/kg dhe tani do të jetë 39,412 den/kg.

Nga data 29.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) 70,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 70,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 39,412 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

28 July 2025 at 11:34

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njofton se e kjo qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Që në javën e parë të mandatit të saj kjo qeveri ndërmori një veprim të paligjshëm dhe antikushtetuese, duke ndryshuar në mënyrë të një anshëm metodologjinë e përllogaritjes së përqindjes së popullsisë, përmes përjashtimit të popullsisë jo rezident, që në praktikë do të thotë përjashtimin e mërgatës shqiptare. Si rezultat përqindja e shqiptarëve u ul artificialisht nga 29.9%, në 24.3%”, tha Ademi.

Ai tha se kjo ndikoi edhe në balancuesin me çka numri i këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve.

Ademi tha se BDI kërkon nga qeveria që të anulojë vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me regjistrimin e popullsisë.

Ademi tha se nëse qeveria aktuale nuk respekton vendimin e Gjykatës atëherë përgjegjësia do të bie mbi ta, sipas të cilës në regjistrim, konkretisht në numrin e këshilltarëve do të përjashtohet diaspora shqiptare.

Ademi tha se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komune.

Ai shtoi se në listat e përbashkëta do të ketë vend edhe për partinë e Arben Taravarit.

Ademi njoftoi se koalicioni i gjerë do të ketë kandidatë edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Përndryshe më herët edhe koalicioni VLEN konfirmoi se do të ketë kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit./Telegrafi/

 

The post Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Në Kuvendin e RMV-së, debat për amendamentet mbi ligjet për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare

28 July 2025 at 09:47

Sot në Kuvendin e RMV-së seancë do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor, si dhe Komisioni Ligjor dhe Legjislativ.

Në rendin e ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është debati për amendamentet mbi Projektligjin për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare. Sipas informacioneve nga faqja e internetit e parlamentit, janë paraqitur 22 amendamente.

Një projektvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, lexim i dytë, është në rendin e ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

Dy amendamente janë paraqitur për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Strehim, gjithashtu në lexim të dytë, i cili është në rendin e ditës të Komisionit për transport, transformim dixhital, mjedis dhe planifikim hapësinor./Telegrafi/

The post Në Kuvendin e RMV-së, debat për amendamentet mbi ligjet për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

25 July 2025 at 15:33

Nesër do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të cilat vende-vende do të arrijnë edhe 43 gradë celsius, njoftoi DPHM-ja.

Të dielën dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të kushteve të motit.

Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtim në veri, dhe temperaturat gjatë ditës do të ulen.

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Një 55-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit

25 July 2025 at 13:45

Dje në orën 12:15, DPB Strugë u njoftua se në ujërat e Liqenit të Ohrit në bregdetin e Strugës është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.

Nga masat e marra dhe inspektimi i kryer, është përcaktuar se personi ishte I.D. (55) nga Shkupi.

Një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konstatuar se vdekja ka qenë pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

The post Një 55-vjeçar nga Shkupi u gjet i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit appeared first on Telegrafi.

Afrim Gashi del nga spitali, gjendja e tij është stabile

25 July 2025 at 13:25

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se disa ditë pas qëndrimit në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, sot është liruar nga spitali.

“Në radhë të parë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe të sinqertë për të gjithë ata që u kujdesën për mua gjatë kësaj periudhe.

Falënderim të veçantë i drejtoj drejtorit të klinikës, Ognen Kostovski, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit shëndetësor, për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin që treguan.

Gjithashtu, falënderoj nga zemra të gjithë juve, miqtë, kolegët, bashkëqytetarët, përfaqësues të institucioneve dhe mediave, për fjalët e ngrohta, mesazhet e shumta dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm. Kujdesi juaj ka qenë një forcë shtesë për rikuperimin tim”. shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se është rikthyer për kryerjen e detyrave publike./Telegrafi/

The post Afrim Gashi del nga spitali, gjendja e tij është stabile appeared first on Telegrafi.

❌
❌