Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Këshilli Europian, 15 milionë euro në mbështetje të FA shqiptare

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Këshilli Europian miratoi masën e dytë të ndihmës dypalëshe në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes prej 15 milionë eurosh, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke e çuar shumën e përgjithshme të mbështetjes për Shqipërinë në 28 milionë euro deri më sot.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato vlerësoi sot se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE – Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Shqipëria është një vend partner i afërt dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, tha ambasadori Gonzato, pas miratimit të masës së dytë të asistencës dypalëshe në kuadër në mbështetje të Forcave të Armatosura shqiptare.

Vendimi plotëson mbështetjen e ofruar tashmë nga Bashkimi Europian dhe synon të forcojë më tej dislokueshmërinë e Forcave të Armatosura shqiptare.

Masa e ndihmës do të rrisë gjithashtu potencialin e Shqipërisë për të kontribuar në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së, si dhe në koalicionet ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Kaja Kallas vlerësoi se “Shqipëria është partnere e ngushtë dhe e përhershme e BE-së në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, kontribuuese në operacionet e BE-së dhe aleate e NATO-s”.

Kallas theksoi se “forcimi i bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përforcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Evropë”.

Vendimi i Këshillit ilustron angazhimin e fortë dhe të vazhdueshëm të BE-së me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai pasqyron gjithashtu angazhimin e ndërsjellë për të forcuar bashkëpunimin në këtë fushë, duke u bazuar te nënshkrimi i Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes BE-së dhe Shqipërisë në nëntor 2024 dhe çelja e Dialogut të parë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në prill 2025.

Miratimi i një pakete të re mbështetëse njeh përputhshmërinë e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Përmes masës së Mekanizmit Evropian të Paqes, BE-ja do t’u ofrojë Forcave të Armatosura Shqiptare automjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, si dhe automjete taktike dhe inxhinierike dhe, kur është e nevojshme, furnizime dhe shërbime përkatëse, duke përfshirë trajnim operativ dhe të mirëmbajtjes.

Mekanizmi Evropian i Paqes u krijua në mars të vitit 2021 për financimin e masave në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë për parandalimin e konflikteve, për ruajtjen e paqes dhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Në veçanti, Mekanizmi Evropian i Paqes i mundëson BE-së të financojë masa të hartuara për forcimin e kapaciteteve të shteteve të treta, si dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes.

Masa e parë e ndihmës dypalëshe në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes në mbështetje të Forcave të Armatosura shqiptare, me vlerë 13 milionë euro, u miratua në korrik të vitit 2024.

/m.m/

The post Këshilli Europian, 15 milionë euro në mbështetje të FA shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Modeli Tirana – Fituesit dhe humbësit e ndërtimeve masive në Shqipëri’

28 July 2025 at 11:45

Arkitekti i famshëm (archistar) ka projektuar për mikun Edi Rama planin e qytetit dhe 4 zona për privatët: miliona metra katrorë beton, pak gjelbërim dhe hapësira publike, shumë fitime për tregun e pasurive të paluajtshme.

“Tirana Riverside”, “Capitol Residences”, “Downtown One”, “MET Building”… emrat tingëllojnë si një përzierje mes planifikimit urban dhe marketingut elitar. Janë ndër projektet më të mëdha të zhvillimit urban të planit Tirana 2030 (që duhet të përmbyllet në atë vit), por që kanë nisur të marrin formë veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-it.

Në qytet, ndërkohë, mungojnë hapësirat e përbashkëta, hapësirat publike, gjelbërimi, dhe transporti publik nuk është i sigurt apo i qëndrueshëm. Por gjithsesi, këto ndërtime vazhdojnë, dhe ndonjëherë edhe mbështeten nga fonde publike.

Kush përfiton nga kjo? Sigurisht ndërtuesit. Kush humb? Banorët. Dhe pyetja që shtrohet është: për kë po ndërtohet Tirana e re? “Për banorët e ardhshëm që, sipas planit, do të jenë 1.6 milionë” – thonë autoritetet.

Por tani për tani, këtu jetojnë vetëm rreth 590 mijë banorë. Nuk është çudi që shumë ndërtesa të reja janë të zbrazura, shumë apartamente nuk janë të banuara. Ndërtohet për tregun, jo për njerëzit.

Në këtë kontekst, për t’u përmendur është roli i arkitektit italian Stefano Boeri, autor i planit “Tirana 2030”, por edhe pjesëmarrës në disa prej garave për ndërtimin e pallateve.
Boeri ka marrë pjesë në disa prej garave publike (së bashku me SON Engineering & Construction Group) për projektet e reja të ndërtimit në zona të mëdha urbane të Tiranës, si ajo e Fushës së Aviacionit.

Kjo përfshin, për shembull, ndërtimin e disa miliona metrave katrorë sipërfaqe ndërtimi në qendra të reja banimi. Një pjesë e vogël e sipërfaqes do të jetë për gjelbërim apo shërbime publike, pjesa tjetër – për shitje të lirë në treg.

Në realitet, hapësirat publike janë shpesh vetëm në letër. Në shumë raste, ajo që quhet “parqe” janë thjesht hapësira mes dy grataçelave, ndërsa mungojnë shërbime të nevojshme si shkolla, çerdhe apo transport i mirë.

Në këtë mënyrë, ndërtimi duket se ndjek një logjikë spekulative, e jo të nevojave reale të popullsisë. Tirana nuk po rritet për njerëzit që jetojnë në të, por për të prodhuar fitim për pasuritë e paluajtshme.

Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Stefano Boeri-t është e gjatë. Që në vitin 2005, kur Boeri botoi një artikull për Rilindjen Urbane dhe e përmendi Ramën si një lider “vizionar”, dyshja kanë punuar së bashku në disa projekte.

Në 2016-ën, kur u prezantua plani “Tirana 2030”, Boeri ishte aty si autor kryesor i projektit. Ndërkohë, studioja e tij ka fituar disa projekte edhe për ndërtime private në qytet.

Në fund, mbetet pyetja: A është ky një model i drejtë urban për qytetin? Apo një projekt për të pasurit, ndërsa shumica e popullsisë përjashtohet nga Tirana e së ardhmes? /Il Fatto Quotidiano

The post ‘Modeli Tirana – Fituesit dhe humbësit e ndërtimeve masive në Shqipëri’ appeared first on Gazeta Si.

Marrëveshja SHBA-BE, rritet euro

28 July 2025 at 10:40

Euro ka nisur pozitivisht javën pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare midis SHBA-së dhe BE-së.

Monnedha europiane forcoi pozicionin e saj duke u rritur përballë dollarit, jenit dhe paundit britanik.

Aksionet në bursat europiane dhe në ato amerikane përjetuan një rritje.

Ekspertët kërkojnë vigjilencë dhe kujdes me të gjitha fenomenet “e mira” që po ndodhin.

SHBA ra dakord që të tarifojë BE-në vetëm me 15% nga 30% që kishte njoftuar më herët. Tregjet po e shohin ngjarjen si një rikthim në kohën e stabilitetit dhe politikave normale tregtare.

Nafta po ashtu u rrit me 5%, ndërsa ari pësoi rënien më të madhe në dy javët e fundit./Reuters

The post Marrëveshja SHBA-BE, rritet euro appeared first on Gazeta Si.

Parashikim i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Bien valutat dhe aksionet. Bitcoin në korrektim

28 July 2025 at 10:24

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.176 trenda do të jetë rënëse me target 1.166. Tregtimi mbi vlerën 1.176 do të pasohet me avancim të mëtejshëm drejt objektivit 1.184.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.3476 trenda do të jetë negative në target 1.337. Tregtimi mbi vlerën 1.3476 do të ndiqej nga tentativë e testimit të rezistencës 1.349.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 65.7 trenda do të jetë bearish me target 63.7. Tregtimi mbi vlerën 65.7 do të pasohej me testimin e rezistencës 66.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 148 trenda do të jetë rënëse me objektiv 146. Tregtimi mbi vlerën 148 hap rrugën për avancim të mëtejshëm me target 147.8.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 45100 trenda do të jetë rënëse me target 44600. Tregtimi mbi vlerën 45100 do të ndiqej nga avancimi mëtejshëm me target 45600.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 119500 trenda do të jetë korrektuese me target 118400. Reagimi negativ ndaj saj e avancon rënien drejt suportit 116600. Tregtimi mbi vlerën 119599 do të pasohej me avancim të mëtejshëm drejt rezistencës 122700.

The post Parashikim i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Bien valutat dhe aksionet. Bitcoin në korrektim appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 27 July 2025Main stream

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Ela
26 July 2025 at 22:57

Dashi Jupiteri dhe planetë të tjerë do ju ndihmojnë të keni një komunikim të mirë me të gjithë sot dhe kjo do ruajë ambientin harmonik. Ju të dashuruarit do e rregulloni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët nuk do keni […]

The post Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

By: Ela
26 July 2025 at 22:56

Edhe në përpjekjen e fundit – që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake – deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin. Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do […]

The post Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

By: Ela
26 July 2025 at 22:47

Pas Borshit, një tjetër vatër zjarri e përmasave të konsiderueshme ka dalë jashtë kontrollit në jug të vendit. Bëhet fjalë për fshatin Piqeras. Flakët që po përhapen me shpejtësi kanë shkaktuar shqetësim për banorët dhe bizneset që operojnë në këtë zonë turistike. Sipas raportimeve nga terreni, zjarri ndodhet vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve […]

The post Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

By: Ela
26 July 2025 at 22:35

Partia Demokratike ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë Rama që, sipas saj, ka dështuar në marrjen e masave. Me një deklaratë për shtyp, PD tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi Ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë […]

The post Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit appeared first on BoldNews.al.

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

By: Ela
26 July 2025 at 22:11

29-vjeçari Nazmi Eduart Liçi, i shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan, është vënë në pranga nga policia ditën e sotme. Raportohet se ai është i dyshuar edhe për 5 vjedhje në Kavajë dhe Golem. Liçi u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024. Pasi u zbrit nga automjeti nga shërbimet e Policisë me […]

The post U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

By: Ela
26 July 2025 at 21:52

Policia e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin dy automjete duke kryer manovra të rrezikshme në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Pas verifikimeve të kryera nga Policia Rrugore e qytetit, rezultoi se drejtuesit e dy automjeteve me targa të Maqedonisë së Veriut kishin shkelur disa rregulla të qarkullimit, përfshirë: zhvillimin e garave me […]

The post Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Në ditën më të nxehtë të vitit, Karakaçi dhe Dalipi lënë pa drita Vlorën

By: Ela
26 July 2025 at 21:38

Teksa disa male po digjen nga zjarret dhe në ditën më të nxehtë të kësaj vere, qyteti i Vlorës po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të frekuentuara turistike në qytet gjatë sezonit veror. Raportohet se ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, […]

The post Në ditën më të nxehtë të vitit, Karakaçi dhe Dalipi lënë pa drita Vlorën appeared first on BoldNews.al.

Vijon të digjet mali në Borsh

By: Ela
26 July 2025 at 21:19

Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll. Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse. Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë […]

The post Vijon të digjet mali në Borsh appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në malin Shashicë të Vlorës, flakët po i afrohen banesave

By: Ela
26 July 2025 at 20:58

Pavarësisht se në majën e malit Shashicë sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll, por po përhapen edhe më shumë. Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën. Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më […]

The post Zjarri në malin Shashicë të Vlorës, flakët po i afrohen banesave appeared first on BoldNews.al.

Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz

By: Ela
26 July 2025 at 20:42

Katari ka kërcënuar të ndërpresë furnizimet me gaz për Bashkimin Evropian në përgjigje të ligjit të bllokut për kujdesin e duhur mbi punën e detyruar dhe dëmtimin e mjedisit. Kjo dëshmohet nga letra e Katarit drejtuar qeverisë belge. Katari është eksportuesi i tretë më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG) pas […]

The post Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz appeared first on BoldNews.al.

Shijak/ Flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

By: Ela
26 July 2025 at 20:18

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Shetel, në Shijak. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, duke shkaktuar dëme në natyrë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll. Deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave.

The post Shijak/ Flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel appeared first on BoldNews.al.

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

By: Ela
26 July 2025 at 20:07

Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, me 26 vatra të evidentuara deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, 26 korrik. Prej tyre, 17 janë aktive ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet. Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional në Shqipëri mbetet i vakët. Shërbimet […]

The post Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara appeared first on BoldNews.al.

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

By: Ela
26 July 2025 at 19:41

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre. “Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë. 17 prej këtyre zjarreve […]

The post Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

By: Ela
26 July 2025 at 19:30

“Pellazgjishtja e lashtë është një gjuhë parahelene e zhdukur (ndërkohë që shqipja e sotme është një pasardhëse e vërtetë e saj…Pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit – koha e Neolitit)…”, […]

The post “Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes appeared first on BoldNews.al.

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

By: Ela
26 July 2025 at 19:12

Ilir Alimehmeti ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe sfidat që ajo përballet sot. Alimehmeti, i cili mori një rezultat të lartë në vota por nuk arriti të fitonte një mandat, deklaroi se dy problemet kryesore që rëndojnë mbi PD-në janë mungesa e hapjes dhe mungesa e meritokracisë. Ai tha se ka “hyrë në PD […]

The post Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë appeared first on BoldNews.al.

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

By: Ela
26 July 2025 at 18:58

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabër në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama. Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani. Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, […]

The post Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel appeared first on BoldNews.al.

❌
❌