Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier – Nga cr7 dhe Robinho te Luis Diaz e Caicedo

21 August 2025 at 23:56

Arsenal ka ndezur rivalitetin me Tottenham duke marrë në momentin e fundit transferimin e Eberechi Eze, pra duke e rrëmbyer nga duart e rivalëve të tyre.

Pas javësh negociatash që Spurs kishin zhvilluar me Crystal Palace, gjithçka dukej gati për marrëveshjen, por dëmtimi i Kai Havertz bëri që “Topçinjtë” të ofronin 68 milionë paund dhe të siguronin shërbimet e mesfushorit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet e njohura në futbollin anglez ku marrëveshjet për lojtarë janë “rrëmbyer” në momentin e fundit. Sipas një artikulli të The Sun, Ligës Premier ka parë disa nga episodet më të bujshme të këtij fenomeni gjatë dekadave të fundit.

Aaron Ramsey – nga Cardiff te Arsenal (2008)

Manchester United ishte shumë pranë firmës me talentin 17-vjeçar nga Cardiff, madje kishte arritur akord publik.

Por Arsene Wenger mori vetë në dorë situatën, takoi lojtarin dhe e bindi të kalonte në Emirates. Ramsey u bë ikonë e Arsenal me 369 ndeshje dhe tre FA Cup.

Moises Caicedo – nga Brighton te Chelsea (2023)

Liverpool arriti një marrëveshje me Brighton për 110 milionë funte, dhe Jurgen Klopp madje e konfirmoi publikisht afrimin.

Por Chelsea reagoi menjëherë me një ofertë më të lartë, 115 milionë funte, duke i “rrëmbyer” mesfushorin që ishte tifoz i tyre që fëmijë.

Willian – nga Anzhi te Chelsea (2013)

Tottenham kishte mbyllur gjithçka me brazilianin, madje ai kreu vizitat mjekësore. Por një telefonatë nga Chelsea e ndryshoi gjithçka: Willian refuzoi Spurs dhe firmosi për rivalët e tyre të qytetit. Më pas fitoi dy tituj kampion me “Blutë”.

Robinho – nga Real Madrid te Man City (2008)

Chelsea ishte i bindur se do të firmoste me yllin brazilian, aq sa klubi nisi të shiste fanella me emrin e tij.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar, Manchester City – i blerë sapo nga sheikët e Abu Dhabit – bëri një ofertë prej 32,5 milionë funte dhe e rrëmbeu lojtarin.

Roy Keane – nga Nottingham Forest te Man United (1993)

Blackburn kishte arritur marrëveshje për transferimin e Keane, por një vonesë burokratike i kushtoi shtrenjtë.

Sir Alex Ferguson ndërhyri menjëherë dhe e bindi mesfushorin irlandez të nënshkruante për Man United, ku më pas bëri histori.

Park Chu-Young – nga Monaco te Arsenal (2011)

Lille kishte arritur akordin dhe Park ndodhej në hotel për vizitat mjekësore, por papritur “u zhduk”.

Në fakt, kishte hipur në tren për Londër ku nënshkroi fshehurazi me Arsenal, që ofroi një pagë më të lartë.

Cristiano Ronaldo – nga Juventus te Man United (2021)

Portugezi ishte vetëm një hap larg kalimit te Manchester City dhe kishte një akord verbal me klubin e Guardiolës.

Por një telefonatë e Sir Alex Ferguson e bindi të rikthehej në “Old Trafford”. Transferim i madh në letër, por me epilog të hidhur për të dyja palët.

Emmanuel Petit – nga Monaco te Arsenal (1997)

Tottenham mendonte se kishte bindur kampionin francez, por Petit përdori taksinë që Spurs i kishte paguar për të shkuar te shtëpia e Wenger-it.

Atje u arrit marrëveshja me Arsenal, duke lënë rivalët e qytetit të poshtëruar.

Luis Diaz – nga Porto te Liverpool (2022)

Tottenham kishte nisur negociatat për kolumbianin, por vonesat i kushtuan shtrenjtë.

Liverpool ndërhyri menjëherë me një ofertë prej 37,5 milionë funte dhe mbylli marrëveshjen në janar, duke e rrëmbyer nga duart e Spurs.

Eyal Berkovic – nga Maccabi Haifa te West Ham (1996)

Tottenham e kishte bindur mesfushorin izraelit, por ndërkohë West Ham u fut në lojë.

Harry Redknapp e takoi dhe e mori menjëherë firmën, duke i dhënë fund marrëveshjes me Spurs. Ironikisht, ai shënoi gol në debutimin kundër Tottenham. /Telegrafi/ 

The post Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier – Nga cr7 dhe Robinho te Luis Diaz e Caicedo appeared first on Telegrafi.

Laporta, Deco dhe Flick finalizojnë planet e transferimeve për pjesën e mbetur të verës

21 August 2025 at 23:37

Barcelona po përpiqet të mbyllë planet e fundit për fundin e afatit kalimtar, me vetëm 10 ditë të mbetura deri në përfundimin e tij, ose deri në mbylljen e ngadaltë në rrethana ideale për klubin. Drejtori i Futbollit, Deco, ka ende disa çështje të pazgjidhura në tavolinë.

Blaugranët po përpiqen të rregullojnë situatën me lojtarët e lirë gjatë ditëve të mbetura të afatiti kalimtar, por me Wojciech Szczesny, Gerard Martin dhe Roony Bardghji ende të paregjistruar, mund të jenë të detyruar të marrin masa më drastike. Shpresa e klubit është që tre largime të vogla të rregullojnë limitin e pagave.

Sipas Sport, Deco ka drekur me presidentin Joan Laporta për të finalizuar planet e largimeve, duke diskutuar rinovimin e kontratës së Inaki Pena për 1-2 vite dhe dhënien e tij në huazim, me Como dhe Celta Vigo si destinacione të mundshme.

Ndërkohë, Barcelona po negocion një ndërprerje kontrate me Oriol Romeu, dhe mbrojtësi i djathtë Hector Fort pritet të largohet gjithashtu në huazim.

Tema kryesore mbetet Marc Casado, i cili mund të shitet për 30 milionë euro ose më shumë, çka do të lehtësonte presionin e limitit të pagave dhe do të ndihmonte rikthimin te rregulli “1:1” për janarin.

Megjithëse opsionet për një mbrojtës qendror shtesë qëndrojnë, me Decon po shqyrton ende mundësinë për një lëvizje të fundit.

Klubi është i kënaqur me afatin kalimtar, duke konsideruar se është forcuar me mbërritjen e Marcus Rashford dhe Joan Garcia, pavarësisht largimit të Inigo Martinez, edhe pse Hansi Flick ka shfaqur zhgënjim për vonesat në regjistrimin e lojtarëve. /Telegrafi/ 

The post Laporta, Deco dhe Flick finalizojnë planet e transferimeve për pjesën e mbetur të verës appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Drita afër historisë – fiton përballjen e parë ndaj Differdange

21 August 2025 at 21:54

Në një mbrëmje të nxehtë evropiane në “Fadil Vokrri”, Drita ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 2–1 Differdangen nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të play-offit.

Skuadra gjilanase e nisi furishëm dhe pas disa rasteve të krijuara, por Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, nuk shënuan nga pozita ideale.

Nuk vonoi goli, ku ishte Albert Dabiqaj ai që në minutën e 30-të gjeti rrugën e rrjetës, duke shpërthyer atmosferën në tribunat e stërmbushura me tifozë bardhekaltër.

 

30′ | DABIQAJ GIVES DRITA THE LEAD! 🔷

🇽🇰 Drita 1-0 Differdange 03 🇱🇺#UECL | #ConferenceLeague
pic.twitter.com/VxT83GZwHh

— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 21, 2025

Me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë, ndonëse Differdange tentoi të reagojë me kundërsulme të shpejta.

Në minutën e 65-të, mysafirët arritën të barazonin me golin e Andreas Buch, duke ngrirë për një moment stadiumin.

Por Drita nuk u dorëzua. Dhjetë minuta para fundit, Drita fitoi penallti.

Besnik Krasniqi mori përgjegjësinë nga pika e bardhë dhe me qetësi shënoi për 2–1, duke rikthyer epërsinë dhe shpresën për historinë.

Ndeshja përfundoi me tensione. Në minutat shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Boris Mfoumou i Differdange u ndëshkua me karton të kuq për një faull të ashpër, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Drita tashmë udhëton në Luksemburg me një avantazh të çmuar dhe me ëndrrën e madhe për të prekur fazën e grupeve të një gare evropiane, një sukses historik për klubin dhe futbollin kosovar. /Telegrafi/ 

The post Drita afër historisë – fiton përballjen e parë ndaj Differdange appeared first on Telegrafi.

Vetëm Meriton Korenica shkëlqen te Cluj në humbjen e turpshme ndaj Hacken

21 August 2025 at 21:24

Hacken ka shënuar fitore ndaj Cluj me rezultat 7-2 në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

Etrit Berisha startoi për skuadrën suedeze, ndërsa Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

Mesfushori sulmues, Korenica ishte i vetmi që shkëlqeu në fushë me fanellën e Cluj, duke shënuar gol dhe duke asistuar.

Ai shënoi golin e vetëm të Cluj në minutën e 38-të, ndërsa asistoi në minutën e 50-të.

Korenica u vlerësua me notën 8.6 nga SofaScore, si më i miri i Cluj, ndërsa Lindon Emërllahu me notën 5.8.

Etrit Berisha u vlerësua me notën 6.8./Telegrafi/ 

 

The post Vetëm Meriton Korenica shkëlqen te Cluj në humbjen e turpshme ndaj Hacken appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Jagiellonia – Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë

21 August 2025 at 19:13

Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Jagiellonia, në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Ligës së Konferencës që nisë në orën 20:15.

“Blutë”, nën drejtimin e Ilir Dajës, do të kërkojnë një rezultat pozitiv që do t’i afrojë edhe më shumë me fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze – një arritje historike për klubin.

Atmosfera brenda skuadrës është optimiste dhe besimi i madh. Daja ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3.

Bernard Berisha do të debutojë nga minuta e parë, ndërsa Hekuran Berisha po ashtu luan nga fillimi. Me ta në sulm është Dejvi Bregu.


JAGIELLONIA: Abramowicz; Wojtuszek, Bernardo Vital, Kobayashi, Wdowik; Pozo, Romanczuk, Flach, Pietuszewski, Pululu, Imaz

DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha

/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Jagiellonia – Dinamo City: Bernard Berisha debuton, Hekuran Berisha nga minuta e parë appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq me Barcelonën

21 August 2025 at 17:54

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është suspenduar me një ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq gjatë ndeshjes që Mallorca e humbi nga Barcelona 3-o të shtunën e kaluar, në kuadër të xhiros së parë të La Ligas.

Ai e ngriti këmbën lartë dhe e goditi në kokë portierin e Barcelonës, Joan Garcia, i cili pas ndeshje kishte një të ënjtur të madhe në faqe.

Fillimisht iu dha kartoni i verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, ai u përjashtua me të kuq.

Sulmuesi shqiptar do të mungojë ndaj Celta Vicos, ndeshja e radhës e Mallorcas në La Liga.

Mallorca këtë verë është përforcuar edhe me mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla, i cili do ta ketë më të lehtë të adaptohet, pasi Vedat Muriqi është aty, si lideri dhe lojtari kryesor i skuadrës. /Telegrafi/ 

The post Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

“Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun

21 August 2025 at 17:31

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka dhënë vlerësime të mëdha për Mirlind Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit.

Ish-ylli i Arsenalit, i cili ka zhvilluar 75 paraqitje me Rusinë, u shpreh se Daku është tashmë një nga sulmuesit më të spikatur në Premier Ligën ruse.

“Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, deklaroi Arshavin për “Match TV”.

Rubin Kazani aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare.

27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar 30 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Rusi. /Telegrafi/ 

The post “Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi” – legjenda ruse Andrey Arshavin lartëson Mirlind Dakun appeared first on Telegrafi.

Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

20 August 2025 at 23:08

Janë zhvilluar edhe katër duele të tjera në kuadër të raundit të fundit kualifikues për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet.

Rezultatet e mbrëmshme:

Basel – Copenhagen 1-1

Bodo/Glimt – Sturm Graz 5-0

Celtic – Kairat Almaty 0-0

Fenerbahçe – Benfica 0-0

Shaqiri gol për Bazelin, Copenhagen barazon

Në Zvicër, Baseli dhe Copenhageni u ndanë baras 1-1. Xherdan Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 14-të duke i dhënë epërsinë zviceranëve, por Gabriel Pereira barazoi në fund të pjesës së parë.

Image

Bodo/Glimt një hap larg historisë

Spektakli më i madh erdhi nga Norvegjia. Bodo/Glimt e shkatërroi Sturm Graz me rezultat 5:0 dhe është shumë pranë një kualifikimi historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Norvegjezët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tri herë me anë të Kasper Hogh, Odin Luras Bjortuft dhe Ulrik Saltnes. Në pjesën e dytë, Hakon Evjen realizoi golin e katërt, ndërsa William Boving shënoi autogol që vulosi fitoren e madhe.

Bodo/Glimt ka tentuar edhe dy herë më parë kalimin në grupe, por u eliminua nga Dinamo Zagrebi dhe Crvena Zvezda. Këtë edicion duket se është më pranë se kurrë historisë.

Pa gola në Turqi dhe Skoci

Fenerbahçe dhe Benfica u ndanë pa gola në Stamboll, në një ndeshje ku portugezët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 71-të pas kartonit të kuq për Florentinon.

Ndërkohë, edhe dueli mes Celtic dhe Kairat Almaty përfundoi pa gola në Skoci, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/ 

The post Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë appeared first on Telegrafi.

Ortek telenovelash dhe yjesh: Donnarumma, Antony, Hojlund, Isak, Lookman…

20 August 2025 at 23:54

Një grup lojtarësh me reputacion të lartë po e nis sezonin e ri duke qëndruar jashtë fushës, shkak afati kalimtar i hapur dhe mundësi të reja.

Midis tyre janë portieri gjigant Gianluigi Donnarumma, sulmuesi i shpejtë Antony, ylli i Newcastle Alexander Isak, raketa Ademola Lookman dhe sulmuesi Rasmus Hojlund.

Të gjithë kanë treguar vlerën e tyre në nivele të larta, por këtë verë përballen me sfida të reja.

Rasti Donnarumma

Donnarumma (26), kampion i Evropës me Italinë në 2021 dhe një nga figurat kyçe të PSG-së sezonin e kaluar, nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique.

Shkaku kryesor është refuzimi i portierit për të rinovuar kontratën e tij që skadon në qershor 2026.

PSG tani e ka portierin e ri , ndërsa Manchester City e ka futur në radarin e tij si zëvendësues të Edersonit.

Situata Isak

Alexander Isak (25) ka njoftuar largimin nga Newcastle United pas disa mosmarrëveshjeve me klubin.

Sulmuesi suedez, i cili shënoi 23 gola sezonin e kaluar, ka tërhequr interesin e Liverpoolit.

Ai theksoi se vendimi i tij është për të mirën e të gjithëve: “Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë”.

Antony dhe Hojlund

Antony, i huazuar te Real Betis nga Manchester United, ka lënë një përshtypje të fortë me krahun e tij të djathtë, duke ndihmuar ekipin të arrijë finalen e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Hojlund mbetet një opsion në radhët e Man United, por klubi po shqyrton situatën e tij për të menaxhuar labirintin ekonomik dhe sportiv pas transferimeve të fundit.

Lookman drejt një aventure të re

Ademola Lookman, ylli nigerian i Atalantës, ka konfirmuar dëshirën për të ndryshuar ambient. “Pres me padurim të punoj me klubin për të gjetur një zgjidhje miqësore për të gjitha palët sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Atletico Madrid është një nga klubet që e ndjek me interes këtë verë.

Një verë e ngjeshur dhe vendimtare

Këta lojtarë, të gjithë me kontrata të vlefshme dhe treg të konsiderueshëm, po përballen me një verë të ngjeshur transferimesh.

Sezoni i ri Serie A dhe Ligën Premier premton të sjellë ndryshime të mëdha, ndërsa ekipet dhe lojtarët përgatiten për sfidat e ardhshme. /Telegrafi/ 

The post Ortek telenovelash dhe yjesh: Donnarumma, Antony, Hojlund, Isak, Lookman… appeared first on Telegrafi.

E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit

20 August 2025 at 23:14

Eberechi Eze është lojtar i Arsenalit pas arritjes së një marrëveshjeje verbale mes të gjitha palëve të përfshira.

Crystal Palace do të përfitojë mbi 70 milionë euro, pasi Eze zgjodhi të bashkohet me Arsenalin duke lënë pas ofertën e Tottenhamit.

Ky transferim shënon një fitore të madhe për klubin londinez, i pasi rivali i madh Tottenham, ka qenë në bisedime të avancuara për disa ditë, por nuk kishte arritur të mbyllte marrëveshjen.

 

🚨❤🤍 BREAKING: Eberechi Eze to Arsenal, here we go! Verbal agreement in place between all parties.

Crystal Palace to receive package in excess of £60m as Eze preferred #AFC over Spurs.

Arsenal win race over Tottenham, been in advanced talks for days but never sealed. pic.twitter.com/nUN2gXXjgY

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 20, 2025

Arsenali përforcohet kështu në mesfushë me një nga talentet më të spikatura të Ligës Premier, duke rritur presionin ndaj rivalëve dhe duke treguar ambiciet për sezonin që ka nisur.

Transferimi pritet të finalizohet zyrtarisht në ditët në vijim, pas përfundimit të detajeve të fundit dhe formaliteteve mes klubeve dhe lojtarit. /Telegrafi/ 

The post E kryer, Eberechi Eze do të vesh fanellën e Arsenalit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Hajde te Kosova, aty ku zemra rreh fortë” – Dardanët me thirrje të fuqishme për Leon Avdullahun

20 August 2025 at 21:33

Leon Avdullahu, që kaloi te Hoffenheim këtë verë nga Basel, ka mbetur të vendos se kë do ta përfaqësojë, Kosovën apo Zvicrën, me Dardanët që i kanë bërë thirrje sot gjatë ditës.

Zvicra ditëve të fundit është futur fuqishëm në garë për ta bindur mesfushorin e ri t’i bashkohet përfaqësueses së tyre, ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat.

Në këtë situatë, tifo-grupi i njohur “Dardanët” ka marrë iniciativën për të bërë një thirrje publike drejtuar lojtarit, duke e ftuar të zgjedhë Kosovën si kombëtare të tij.

“Leon, Kosova është vendi i gjyshit e babait tënd. Ti je shqiponja që gëzon kombin, sepse vetëm këtu nuk je i huaj. Nuk kemi bërë asnjëherë më parë një thirrje të tillë, por për ty po bëjmë përjashtim”.

“Leon do të thotë Luan, e luani është i fortë vetëm aty ku është i përfaqësuar me shpirt. Te Kosova nuk do të jesh asnjëherë i huaj, por gjithmonë i Dardanëve”.

“Mos harro, Leon: këtu vlen, këtu çmohesh, këtu do të të duan pa interes. Hajde me Luanët, aty ku zemra të rreh më fort”, shkruajnë Dardanët. /Telegrafi/ 

The post “Hajde te Kosova, aty ku zemra rreh fortë” – Dardanët me thirrje të fuqishme për Leon Avdullahun appeared first on Telegrafi.

Zbuloi sekretet e Barcelonës, Javier Tebas përballet me shkarkim nga posti i presidentit të La Ligës

19 August 2025 at 23:52

Këshilli i Lartë i Sportit i Spanjës (CSD) po shqyrton një kërkesë për shkarkimin e presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas një padie që e akuzon për një “vepër të rëndë penale” lidhur me zbulimin e informacionit konfidencial mbi Barcelonën, raporton Mundo Deportivo.

Padia është ngritur nga Miguel Angel Galan, president i Shoqatës për Transparencë dhe Demokraci në Sport, i cili pretendon se Tebas ka kryer pesë shkelje shumë të rënda duke bërë publike pa autorizim të dhëna sensitive, përfshirë të ardhurat nga kutitë VIP dhe operacione të brendshme të Barcelonës.

Kërkesa tashmë është dorëzuar zyrtarisht në CSD, i cili mund ta referojë çështjen në Tribunalin Administrativ të Sportit (TAD).

Nëse rasti përshkallëzohet në TAD, Tebas rrezikon procedura disiplinore që mund të variojnë nga një sanksion formal deri te skualifikimi nga posti i tij.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i La Ligës përballet me masa disiplinore. Në vitin 2024, ai mori një qortim publik nga TAD pas një polemike procedurale.

Tani mbetet në dorën e CSD-së të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim formal, një hap që mund të ketë ndikim të madh në qeverisjen e futbollit spanjoll. /Telegrafi/ 

The post Zbuloi sekretet e Barcelonës, Javier Tebas përballet me shkarkim nga posti i presidentit të La Ligës appeared first on Telegrafi.

Mohamed Salah shpallet “Lojtari i Vitit” nga PFA për herë të tretë, rekord historik

19 August 2025 at 23:37

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për herë të tretë në karrierë, duke vendosur një rekord historik.

Sulmuesi egjiptian pati një sezon të jashtëzakonshëm 2024/25, ku ishte figura kryesore në rrugëtimin e Liverpool drejt titullit të Ligës Premier.

Ai e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë i ligës me 29 gola dhe njëkohësisht si asistuesi më i mirë me 18 finalizime.

 

“It’s something I will never forget.”

🏆 @MoSalah reacts to his third PFA Players’ Player of the Year award. pic.twitter.com/m2cSzAMlQR

— PFA (@PFA) August 19, 2025

Salah u përzgjodh fitues mes gjashtë kandidatëve të nominuar për çmimin prestigjioz: Bruno Fernandes (Manchester United), Alexander Isak (Newcastle United), Alexis Mac Allister (Liverpool), Cole Palmer (Chelsea) dhe  Declan Rice (Arsenal).

Një vit më parë, çmimin e fitoi Phil Foden i Manchester Cityt, por këtë herë Salah rikthehet në majë, duke nënvizuar statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne. /Telegrafi/ 

The post Mohamed Salah shpallet “Lojtari i Vitit” nga PFA për herë të tretë, rekord historik appeared first on Telegrafi.

Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

19 August 2025 at 23:04

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të La Ligas.

Mbretërit që luanin në shtëpi, e nisën takimin duke dominuar, por rastin e parë të mirë e kishin në minutën e 24-të, kur Kylian Mbappe kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Njëjtë penallti kërkoi edhe Vinicius Junior në fundin e pjesës së parë, por as kësaj radhe nuk ndodhi.

Pas dy tentimesh, Real Madridi arriti ta sigurojë penalltinë, me Mbappen që u rrëzua në zonë në minutën e 50-të.

Ish francezi që mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0.

Image

Arda Guler ishte afër golit në minutën e 63-të, por nuk ia arriti të shënonte.

Osasuna ka mundur t’i dënojë mbretërit, por Ante Budimir, gjuajti mbi portë.

Image

Xabi Alonso e nisi me fitore periudhën e tij të Real Madrid në La Liga, ndërsa loja ka ende kohë për tu rregulluar. /Telegrafi/

The post Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas appeared first on Telegrafi.

“Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë” – shpërthen Alexander Isak ndaj klubit të tij Newcastle

19 August 2025 at 22:30

Alexander Isak ka publikuar një deklaratë në Instagram duke konfirmuar se do të largohet nga Newcastle United. Sulmuesi suedez shpjegoi se vendimi i tij vjen pas premtimeve të thyera dhe humbjes së besimit midis tij dhe klubit.

Përmes deklaratës së tij, Isak shpreh mirënjohje për kolegët dhe mbështetësit e tij në klub, duke theksuar se nuk e ka ndjerë të drejtë të marrë pjesë në ceremoninë e “Ekipit të Sezonit” të PFA Premier League për sezonin 2024/25, megjithëse është nderuar për paraqitjen e tij.

“Jam krenar që jam vlerësuar nga kolegët e mi profesionistë me një vend në “Ekipin e Sezonit” të PFA Premier League për sezonin 2024/25. Para së gjithash dua të falënderoj shokët e mi të ekipit dhe të gjithë te Newcastle United që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës. Nuk jam në ceremoni sonte. Me gjithçka që po ndodh, nuk më dukej e drejtë të isha atje”.

“Kam heshtur për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët kanë folur. Kjo heshtje i ka lejuar njerëzit të shtyjnë versionin e tyre të ngjarjeve, edhe pse e dinë se kjo nuk pasqyron atë që është thënë dhe është rënë dakord me të vërtetë pas dyerve të mbyllura”.

“Realiteti është se premtimet u bënë dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim për një kohë të gjatë. Të sillesh tani sikur këto probleme sapo kanë filluar të shfaqen është mashtruese”.

“Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë. Këtu qëndrojnë gjërat për mua tani – dhe pse ndryshimi është në interesin më të mirë të të gjithëve, jo vetëm timin”, ka shkruar ai.

Ky njoftim vjen pas një periudhe spekulimesh rreth të ardhmes së tij në Ligën Premier, me Liverpoolin që e do, duke hapur dyert për mundësi të reja në karrierën e 24-vjeçarit. /Telegrafi/ 

The post “Kur premtimet thyhen dhe besimi humbet, marrëdhënia nuk mund të vazhdojë” – shpërthen Alexander Isak ndaj klubit të tij Newcastle appeared first on Telegrafi.

Mungojnë Palmer dhe Fernandes – zbulohet ‘Ekipin e Vitit’ në Ligën Premier

19 August 2025 at 22:16

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zbuluar “Ekipin e Vitit” në Premier League për sezonin 2024/25, ku vërehet qartë dominimi i lojtarëve të Arsenalit dhe Liverpoolit, dy skuadra që shkëlqyen në kampionat.

Ky formacion prestigjioz vlerëson futbollistët më të dalluar të sezonit, duke përzgjedhur ata që spikatën me konsistencë, kualitet dhe ndikim të madh në fushë.

Pavarësisht se Cole Palmer dhe Bruno Fernandes ishin ndër të nominuarit për ‘Lojtarin e Vitit’, asnjëri prej tyre nuk u përfshi në formacionin përfundimtar të zgjedhur.

Nga gjashtë yjet e nominuar për Lojtarin e Vitit, Palmer dhe Fernandes ishin të vetmit që nuk u përfshinë në ‘Ekipin e Vitit’ dhe asnjëri prej tyre nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.


Formacioni i plotë i PFA-së për vitin 2025

Portier: Matz Sels (Nottingham Forest)

Mbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool), Milos Kerkez (Bournemouth), William Saliba (Arsenal), Gabriel Magalhães (Arsenal)

Mesfushorë: Declan Rice (Arsenal), Ryan Gravenberch (Liverpool), Alexis Mac Allister (Liverpool)

Sulmues: Mohamed Salah (Liverpool), Alexander Isak (Newcastle United), Chris Wood (Nottingham Forest)

 

The PFA Premier League Team of the Year – voted for by the players. 👏#PFAawards pic.twitter.com/j85lXebf9d

— PFA (@PFA) August 19, 2025


Me katër lojtarë nga Liverpooli dhe tre nga Arsenali, ky ekip pasqyron qartë luftën e fortë për titull mes dy gjigantëve anglezë, ndërsa surprizë mbetet prania e dy futbollistëve të Nottingham Forest, të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre individuale.

Milos Kerkez pjesë e Liverpooli tani, u fut në formacion fal paraqitjeve me Bournemouth, ndërsa aty është edhe Alexander Isak i Newcastle United, që po ashtu mund të bashkohet me Reds. /Telegrafi/ 

The post Mungojnë Palmer dhe Fernandes – zbulohet ‘Ekipin e Vitit’ në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Ancelotti nuk e ftoi Viniciusin për ndeshjet e shtatorit – zbulohet arsyeja pse italiani mori këtë vendim

19 August 2025 at 20:54

Carlo Ancelotti ka vendosur të mos e përfshijë Vinicius Junior në skuadrën përfundimtare të Brazilit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Kilit (5 shtator) dhe Bolivisë (10 shtator).

Vendimi i trajnerit ka bazë në dy rrethana kryesore: Vinicius do të mungojë për ndeshjen kundër Kilit për shkak të kartonit të tretë të verdhë në cikël, ndërsa për ndeshjen kundër Bolivisë, Ancelotti dëshiron ta kursejë atë nga udhëtimi dhe përballja me lartësinë ekstreme në El Alto, rreth 4,100 metra mbi nivelin e detit.

Mediat braziliane raportojnë se Ancelotti ka dërguar tashmë listat paraprake te klubet, sipas rregulloreve të FIFA-s, ndërsa lista përfundimtare do të shpallet më 25 gusht në Rio de Janeiro.

Përveç mungesës së Vinicius, në ekip do të rikthehen edhe dy lojtarë të Real Madridit, Rodrygo Goes dhe Eder Militão, të cilët munguan në ndeshjet e qershorit për shkak të lëndimeve. Ndërkohë, Neymar do të jetë gjithashtu në listë, pas rikthimit te Santos.

Vinicius shënoi golin vendimtar kundër Paraguait në qershor, duke siguruar matematikisht Brazilin në Kupën e Botës 2026, por grumbullimi i kartonëve të verdhë e detyron atë të mungojë ndaj Kilit.

Stafi i Brazilit beson se është më e mençur ta mbajë lojtarin në ritmin e klubit dhe ta shmangë stresin fizik në lartësitë e mëdha të Bolivisë.

Sipas Globo Esporte, Federata Braziliane e Futbollit ka analizuar mundësinë për të kufizuar pjesëmarrjen e lojtarëve nga Evropa në ndeshjen në El Alto, për shkak të kushteve të vështira.

Ancelotti po përdor këtë rast për të rikthyer lojtarët e lënduar dhe për të testuar opsionet alternative në krahë dhe në sulm. /Telegrafi/ 

The post Ancelotti nuk e ftoi Viniciusin për ndeshjet e shtatorit – zbulohet arsyeja pse italiani mori këtë vendim appeared first on Telegrafi.

Shtatori po vjen – Leon Avdullahu duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Zvicrës

19 August 2025 at 18:49

Leon Avdullahu, mesfushori i talentuar i Hoffenheimit, ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do të përfaqësojë, duke u përballur me dy opsione kryesore: Kosovën ose Zvicrën.

Sipas mediumit zviceran Blick, javën e kaluar drejtues të Kombëtares së Zvicrës e vizituan lojtarin për ta bindur të mbetet besnik ndaj Zvicrës dhe të mos zgjedhë Kosovën.

21-vjeçari gjendet në listën e trajnerit Murat Yakin dhe pritet të ftohet për ndeshjet e muajit të ardhshëm, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku Zvicra do të përballet me Kosovën dhe Slloveninë.

Në të njëjtën kohë, Federata e Futbollit e Kosovës po punon intensivisht për ta bindur Avdullahun të zgjedhë fanellën e “Dardanëve”. Një delegacion i Kosovës ishte i pranishëm në stërvitjen e parë të lojtarit me Hoffenheim muajin e kaluar, ndërsa presidenti Agim Ademi e vizitoi në Bazel në fund të qershorit për ta shprehur përkushtimin e Kosovës.

Avdullahu ka përvojë të mëparshme me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, por zgjedhja përfundimtare mbetet ende e hapur.

Sipas diskutimeve në podcastin e Blick, “Forza”, gazetarët Florian Raz dhe Emanuel Gisi e shohin me mundësi të lartë kalimin e Avdullahut te Kosova, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm kombëtares dardane në këtë garë për talentin e mesfushorit.

Vendimi i tij pritet të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e karrierës së tij ndërkombëtare, por edhe në perspektivën e Kosovës dhe Zvicrës për Kupën e Botës 2026.

Në ditët në vijim do të jetë e qartë nëse Avdullahu do të zgjedhë të vazhdojë traditën zvicerane apo të bëhet një prej emrave të rinj të Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/ 

The post Shtatori po vjen – Leon Avdullahu duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Zvicrës appeared first on Telegrafi.

Klubet e Ligës Premier kanë shpenzuar deri tani 2.6 miliardë euro – më shumë se pesë ligat e tjera së bashku

19 August 2025 at 17:59

Pothuajse me siguri, Liga Premier do të thyejë rekordin e shpenzimeve nga viti i kaluar. Prej vitesh klubet angleze kanë qenë lider në tregun e transferimeve, por këtë verë e kanë tejkaluar veten.

Më pak se dy javë para përfundimit të afatit kalimtar, klubet e elitës angleze kanë shpenzuar plot 2.615 miliardë euro, më shumë sesa katër ligat tjera të mëdha evropiane së bashku, raporton BBC.

Në krahasim, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 së bashku kanë shpenzuar 2 miliardë e 557 milionë euro. Me disa lëvizje të tjera të pritshme, anglezët pritet ta thyejnë rekordin e vitit 2023, kur investuan 2.730 miliardë euro.

Ky afat kalimtar u dominua nga kampionët e Liverpoolit, që shpenzuan 340 milionë euro për përforcime. “Të Kuqtë” realizuan edhe dy nga tre transferimet më të shtrenjta të verës: Florian Wirtz erdhi nga Bayer Leverkusen për 125 milionë euro (me bonuset që mund ta çojnë shifrën në afër 150 milionë), ndërsa Hugo Ekitike iu bashkua nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro.

Transferimi i tretë më i kushtueshëm ishte ai i sulmuesit slloven Benjamin Sesko, për të cilin Manchester United pagoi Leipzigut 76.5 milionë euro, plus bonuse prej 8.5 milionë. Për nga shpenzimet, pas Liverpoolit qëndron Chelsea (280 milionë euro), më pas Man United (230 milionë euro), Arsenal (224 milionë euro) dhe Manchester City (177 milionë euro).

Në Evropë, vendin e dytë për shpenzime e mban Serie A italiane me 906 milionë euro. Juventus kryeson me 118 milionë euro, i ndjekur nga Milani (111 milionë euro) dhe surpriza Como (104 milionë euro).

Bundesliga renditet e treta me 643 milionë euro. Interesant është fakti që këtë herë Bayern Munich nuk ishte lider, duke shpenzuar vetëm 72 milionë euro. Bayer Leverkusen shpenzoi më shumë (116 milionë euro), ndërsa Leipzig investoi 112 milionë euro.

La Liga pati një verë më të qetë me vetëm 523 milionë euro të shpenzuara. Atletico Madrid ishte klubi më aktiv (175 milionë euro), duke lënë pas Real Madridin (167 milionë euro).

Në fund të listës qëndron Ligue 1 me 493 milionë euro. Edhe kampionët evropianë PSG treguan kujdes në shpenzime, duke investuar vetëm 103 milionë euro. /Telegrafi/ 

The post Klubet e Ligës Premier kanë shpenzuar deri tani 2.6 miliardë euro – më shumë se pesë ligat e tjera së bashku appeared first on Telegrafi.

Shokët e ekipit në Barcelonë i dhanë Rashfordit një nofkë të çuditshme, ai ende nuk është i sigurt se çfarë do të thotë

19 August 2025 at 16:57

Futbollisti i Barcelonës, Marcus Rashford, foli hapur për motivimin pas transferimit të tij në formë huazimi nga Manchester United në një intervistë për faqen e parë të gazetës spanjolle Sport.

Pasi u largua nga Man United muajin e kaluar për t’u bashkuar me klubin katalanas, Rashford tani përballet me detyrën e vështirë me të cilën përballen të gjithë lojtarët që nuk flasin spanjisht, e cila është të mësuarit e gjuhës.

Gatishmëria për të mësuar spanjisht është shpesh çelësi për të fituar mbështetjen e tifozëve, gjë që mund ta ndihmojë klubin të vendosë të aktivizojë opsionin e tij të lirimit prej 26 milionë eurosh përpara Kupës së Botës verën e ardhshme në SHBA, dhe lojtari tashmë ka fituar një nofkë të çuditshme dhe komike nga shokët e tij të ekipit.

“Kur argëtohen mes tyre, më quajnë ‘chuche’ (e dashur). Nuk e di çfarë do të thotë, por është qesharake kur më drejtohen në atë mënyrë”, deklaroi Rashford.

Anglezi theksoi se mësimi i gjuhëve është një përparësi, por se atij i pëlqen të zotërojë spanjishten.

“Katalanishtja është e vështirë. Mendoj se do të mësoj pak ndërsa jam këtu dhe shpresoj se do të më ndihmojë ta kuptoj më mirë kulturën katalane”, tha ai.

Rashford më vonë pranoi se iku nga “Old Trafford” për të qenë i lumtur pasi Amorim e largoi nga skuadra në dhjetor për shkak të përplasjeve të personaliteteve.

Pas një periudhe gjashtëmujore huazimi te Aston Villa, Rashford ka pranuar hapur se tani “ndihet rehat” te kampionët aktualë të La Ligës dhe shpreson të rikthehet në formën e tij më të mirë. /Telegrafi/ 

The post Shokët e ekipit në Barcelonë i dhanë Rashfordit një nofkë të çuditshme, ai ende nuk është i sigurt se çfarë do të thotë appeared first on Telegrafi.

❌
❌