Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

By: M C
25 July 2025 at 22:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Gjatë vizitës, Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e forcave në terren. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në përballimin e situatës me zjarret që po prekin vendin.

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, parandalimi fillon nga secili prej nesh”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit, ndërsa paralajmëroi se çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe me pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.

The post Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 July 2025Main stream

Flakët jashtë kontrolli në Delvinë/ Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, asfiksohet një tjetër efektiv

By: M C
25 July 2025 at 17:57

Situata në Delvinë vijon të paraqitet alarmante nga flakët e dala jashtë kontrolli, të cilët kanë djegur më shumë se 11 shtëpi e rrezikojnë të prekin fshatrat e tjerë të zonës.

Si pasojë e flakëve masive, dy shefat e komisariatit të Devlinës kanë pësuar lëndime. Komisar Agim Troci ka pësuar djegie në trup teksa ndodhej në terren së bashku me ekipin e zjarrfikësve.

Ndërkohë shefi i krimeve të Delvinës, Joni Lame është asfiksuar nga tymi, të dy të shtuar në spitalin e Sarandës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sakaq, ekipet e zjarrfikëseve në luftë me flakët nuk kanë mundur të izolojnë vatrat e zjarrit, shkak është bërë terreni i vështirë dhe era e fortë. Pamjet apokaliptike tregojnë gjendjen kritike ku ndodhet Delvina, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve të tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

The post Flakët jashtë kontrolli në Delvinë/ Shefi i komisariatit pëson djegie në trup, asfiksohet një tjetër efektiv appeared first on Albeu.com.

Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë

By: E.K
25 July 2025 at 17:35

Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në bashkinë Dimal. Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës të qytetit të Beratit, me 3 mjete dhe 20 […]

The post Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë appeared first on FaxWeb.

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lezhë

25 July 2025 at 15:20

Lezhë- Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim policia.

Sipas policisë, dyshohet se i riu banues në Lezhë, para dy ditësh ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Kunës.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

VIDEO/ Merr flakë automjeti në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër

25 July 2025 at 15:03

Një automjet ka marrë flakë në afërsi të daljes së Tunelit të Skërficës në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër.

Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në pjesën e përparme të mjetit.

/abcnews.al/

MM: 10 vatra aktive zjarri, në ndihmë edhe 2 helikopterë hungarezë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim.

Vatrat aktive më problematike janë regjistruar në këto zona, ku forcat në terren vijojnë të punojnë për izolimin dhe kontrollin e flakëve:

Në vendin e quajtur Liqeni i Luleve, Parku, Kombëtar Lurë, ku zjarri po zhvillohet në tre vatra, janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, ku sot i janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Në fshatin Zall-Gjoçaj, bashkia Mat vijon puna për shuarjen e zjarrit me rreth 60 forca vendore dhe nga Forcat e Armatosura, si dhe janë kryer 9 misione nga avioni Canadair kroat.

Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ndërhyrja edhe e dy helikopterëve të Forcës Ajrore solli përmirësim të situatës. Por sot po punohet për shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Po vijon puna në vatrën e zjarrit të rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, bashkia Delvinë, ku në terren janë dislokuar katër automjete zjarrfikës dhe rreth 70 forca nga strukturat operacionale dhe kanë operuar 2 helikopterë Cougar të Forcës Ajrore.

Puna vijon edhe në fshatin Ploç të Novoselës, ku janë dy vatra të tjera aktive.

Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, vatra e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në Gjirokastër po zhvillohet me intensitet të ulët.
Forcat e emergjencave, ndihmuar edhe nga mjete e 3 avionë dhe 1 helikopter nga shteti grek u angazhuan për shuarjen e zjarrit në fshatin Kakavijë, bashkia Dropull.

Në zonën e Shmilit, Elbasan vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale.

Në zonën e Shkopetit, në bashkinë Kurbin vijon aktiv zjarri, i cili është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Ka pasur një angazhim të lartë të forcave, gjithashtu edhe të 2 helikopterëve hungarezë, të ndarë në 3 misione, duke ulur ndjeshëm intensitetin e zjarrit. Aktualisht, banesat janë jashtë rrezikut. Sot do të vazhdojë puna për shuarjen e zjarrit, sërish edhe me ndërhyrjen e dy helikopterëve hungarezë.
Në fshatin Dishnicë, Korçë, vazhdon zjarri ku po punojnë rreth 70 forca të strukturave operacionale.
Në fshatin Muzhak, qarku Berat, zjarri i rënë në një terren malor e bën të vështirë ndërhyrjen, por puna vijon me dy mjete zjarrfikëse.

Forcat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve:
• 52 automjete zjarrfikëse
• 680 forca operacionale
• 215 efektivë nga Forcat e Armatosura dhe 2 helikopterë nga Forca Ajrore si dhe 1 avion Canadair nga shteti kroat
• 2 helikopterë hungarezë, të angazhuar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile
Gjatë ditës së sotme janë të angazhuar:
• 140 efektivë të Forcave të Armatosura
• 2 helikopterë nga Forca Ajrore
• 2 helikopterë hungarezë, në bashkëpunim me BE-në

Sipas IGJEO-s, sot nuk priten reshje në të gjithë territorin. Ndërsa sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “i lartë” në të gjitha qarqet dhe “shumë i lartë” në qarkun e Korçës.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius në zonat e ulëta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse çdo vatër të dyshimtë. Bashkëpunimi i qytetarëve mbetet jetik në këtë situatë.

The post MM: 10 vatra aktive zjarri, në ndihmë edhe 2 helikopterë hungarezë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarrin në Delvinë/ Vihet nën kontroll vatra në fshatin Kalasë, flakët në Tatzat rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara

By: M C
24 July 2025 at 23:21

Vatra e zjarrit në Delvinë vijon të jetë aktive, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha kullotash. Raportohet se aktualisht zjarri ndodhet pranë qafës së Skërficës, krah rrugës Kardhiq – Delvinë.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe errësirës, operacioni për fikjen e zjarrit është ndërprerë dhe do të vijojë në një moment të dytë, por bëhet me dije se ekipet zjarrfikëse do të qëndrojnë në terren.

Ndërkohë zjarri në fshatin Kalasë ku rrezikoheshin zonat e banuara është shuar me ndërhyrjen nga ajri të dy helikopterëve që bënë që situata të vihet në kontroll. Në fshatin Tatzat, situata nuk paraqitet e njëjtë pasi flakët rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara.

The post Situata me zjarrin në Delvinë/ Vihet nën kontroll vatra në fshatin Kalasë, flakët në Tatzat rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara appeared first on Albeu.com.

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

By: Elva
24 July 2025 at 22:33

Situata e zjarrit në fshatin Dishnicë të bashkisë Korçë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë pasdites së 24 korrikut. Vatra është zgjeruar dhe ka hyrë në territorin e malit të Moravës, mbi qytetin e Korçës. Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve në […]

The post Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shuhet zjarri në Kapshticë, izolohet edhe vatra e zjarrit në malin e Moravës

23 July 2025 at 08:57

Zjarri që përfshiu prej disa ditësh sipërfaqe toke në fshatin Verrnik duke u përhapur edhe drejt Kapshticës është fikur këtë të mërkurë.

Ndërkohë edhe zjarri në malin e Moravës në Korçë është izoluar falë ndërhyrjeve të ekipeve zjarrfikëse dhe pritet që të neutralizohet plotësisht gjatë ditës së sotme.

Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë

23 July 2025 at 09:49

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët.

Gazetari i Top Channel, raporton se ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që rreth orës 11 nis në ketë zonë e bën të rrezikshme situatën./TCH/

The post Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë appeared first on Telegrafi.

Vatër zjarri në Kukës, terreni i vështirë dhe era favorizojnë flakët

By: Rovena
22 July 2025 at 21:02

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mëmëz të Kukësit. Era po favorizon përhapjen e saj ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.

Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpinë dhe mjete rrethanore.

Ende nuk ka informacion për  shkakun, por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku./abcnews.al

Ndezi zjarr me pasojë djegien e 40 hektarëve ullinj dhe pyll, arrestohet 64-vjeçari në Belsh

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh tokë me ullinj dhe pyje është djegur si pasojë e një zjarri të ndezur në mënyrë të qëllimshme në fshatin Shegas, Belsh.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik zbuluan se zjarri kishte nisur në tokën në pronësi të 64-vjeçarit dhe më pas ishte përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme ullishte dhe pyll.

Policia nënvizon se nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr me pasojë djegien e 40 hektarëve ullinj dhe pyll, arrestohet 64-vjeçari në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përhapet zjarri në Dukat/ Dhjetëra hektarë të djegur, flakët vijojnë prej tre ditësh

21 July 2025 at 10:52

VLORË– Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e dukatit në Vlorë. Aktualisht vijon puna nga toka edhe pse është terren mjaft i vështirë.

Në vend ndodhen 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores.

Pritet në varësi të situatës të këtë sërish ndërhyrje nga ajri ndërsa qëllimi mbetet lokalizimi i zjarrit për të mos vijuar drejt Parkut Kombëtar te Llogarasë.

Nga zjarri deri me tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre në zonë.

Një ditë me parë veç ndërhyrjes nga toka , në ndihmë gjatë gjithë ditës u punua edhe nga ajri me helikopter për të mos lejuar avancimin e flakëve./abcnews.al

 

Zjarri në Shkopet/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter

By: V K
21 July 2025 at 10:24

Vatra e zjarrit që ka përfshirë Shkopetin, është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Sipas raportimeve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet edhe më shumë në pyje.

Ndërkohë, Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit.

Gjithashtu, pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

The post Zjarri në Shkopet/ Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Shkopet përfshin sipërfaqe të mëdha, pritet ndërhyrja me helikopter

21 July 2025 at 09:39

Zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po vijon të përhapet në pyje.

Ndërkohë Forcat zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë ndodhen në terren, por izolimi i vatrave të zjarrit është i pamundur për shkak të terrenit.

Ndërkohë pritet edhe mbërritje e helikopterit të Ushtrisë për të shuar flakët.

/abcnews.al/

Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës

21 July 2025 at 07:45

Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë./abcnews/

The post Zjarr masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Ish-polici u plagos, ngjarja në Sarandë, policia: 56-vjeçari u godit me tytën e pistoletës

20 July 2025 at 20:11

Sarandë-Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me të shtënat e raportuara më herët në lagjen nr4 të qytetit. Sipas policisë, rreth orës 19:10 ka ndodhur një konflikt në këtë zonë dhe dyshohet se 56-vjeçari Adil Veli është goditur me tytën e një pistolete. 56-vjeçari është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë policia më tej sqaron se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja.

Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

(ish-polici i plagosur, Adil Veli)

/abcnews.al/

Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë

By: Ardit
20 July 2025 at 11:25

Zjarri në Malin e Shën Gjergjit në Dukat vijon edhe ditën e sotme. Mëngjesin e sotëm forcave të Zjarrfikëses u është bashkuar edhe një helikopter i ministrisë së Mbrojtjes. Helikopteri ka nisur që prej orëve të para të ditës të hedh ujë mbi vatrat e zjarrit. Zjarri në Dukat mbetet aktiv prej gati 10 ditësh […]

The post Vijon prej 10 ditësh zjarri në Malin e Dukatit, shkrumbohen me 10 hektarë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zjarri në malin e Dukatit, vijon operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve

20 July 2025 at 10:35

VLORË- Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele ka filluar sërish ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Dukatit në Vlorë.

Terreni mbetet mjaft i vështirë ndërsa në vend janë forcat zjarrfikëse, të emergjencave civile Vlorë si edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja këtë mëngjes ka nisur edhe nga ajri për të bërë të mundur lokalizimin e zjarrit/abcnews.al

Shqipëri, 9 vatra zjarri mbeten ende aktive

20 July 2025 at 11:41

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:

* Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.

* Bulqizë: Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.

* Mat: Në Zall Gjoçaj (“Përroi i Zi”), zonë e mbrojtur me pisha dhe ah; relievi i thyer e vështirëson ndërhyrjen.

* Dibër: Në Dovolan (Maqellarë), zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

* Mallakastër: Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv.

* Vlorë: Në “Qafa e Shëngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), është riaktivizuar një vatër në majën e Paliskës. Janë angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri.

* Tepelenë: Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

* Kurbin: Në Shkopet (Milot), pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

* Elbasan/Librazhd: Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, zjarri ka përfshirë pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter./tch/

The post Shqipëri, 9 vatra zjarri mbeten ende aktive appeared first on Telegrafi.

❌
❌