Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Main stream

Të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të evakuuar – ndërsa një zjarr masiv ‘shkrumbon’ një zonë më të madhe se Parisi

6 August 2025 at 14:45

Një grua e moshuar ka vdekur dhe një person tjetër është zhdukur pas një zjarri masiv që përfshiu pjesë të Francës jugore, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen.

Gruaja vdiq në shtëpinë e saj, shtatë zjarrfikës janë trajtuar gjithashtu për thithje tymi dhe një person është ende i zhdukur, thanë autoritetet.

Dy persona janë në spital, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Flaka shpërtheu të martën pranë fshatit La Ribaute në rajonin Aude dhe ka djegur tashmë më shumë se 13,000 hektarë (50 milje katrorë) – një zonë më e madhe se Parisi – duke e bërë atë zjarrin më të madh në Francë këtë vit.

Hier mardi, début de l'#incendie à Ribaute, le feu a pris la végétation sèche très rapidement. Catastrophique pour les #Corbières, les flammes ont parcouru +13 000 hectares, fumées épaisses sur Collioure et tte la région #Aude
Soutien aux habitants et aux pompiers. pic.twitter.com/hlRPjfD06n

— gini charrier 🦭 (@GiniCharrier) August 6, 2025

Më shumë se 1,800 zjarrfikës, të mbështetur nga 500 automjete, u dërguan në zonë.

Fshatrat kryesore të prekura janë Lagrasse, Fabrezan, Tournissan, Coustouge dhe Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse.

Ce quartier de Saint Laurent de la Cabrerisse a du être évacué.
Plusieurs maisons ont brûlé suite à des sautes de feu. @BFMTV #Aude #Ribaute pic.twitter.com/r6uqJcRHov

— Antoine Forestier (@a_forestier) August 5, 2025

Zyrtarët thonë se zjarri po përparon me shpejtësi, i nxitur nga erërat e forta, bimësia e thatë dhe moti i nxehtë i verës.

Sud de la #France🇫🇷🔥: un mort et onze blessés dans les #feux de forêt#IncendieAude #Pompiers #Macron #occitanie @FeuxdeForet_FR #Ribaute #Carcassonne #Narbonne pic.twitter.com/eB8IHjUJc3

📢✍🏻🧪👩‍⚕️🧹 تِرياق السموم (@Lina_Jawhari) August 6, 2025

Jacques Piraud, kryebashkiaku i fshatit Jonquières, ku u dogjën të paktën katër shtëpi, i tha gazetës Le Monde se rreth 80% e fshatit ishte djegur.

“Kjo është një katastrofë me përmasa të papara”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Eric Brocardi për radion RTL.

Un de mes proches vient de tourner cette vidéo. Il faut imaginer que nous sommes ici à 30 KILOMÈTRES de l’incendie de Ribaute (Aude). Le feu est très actif et à cette heure clairement incontrôlé. @BFMTV pic.twitter.com/6AOVVgte6T

— Kévin Floury (@kevinfloury) August 5, 2025

Siç bëhet e ditur më tej, të paktën 25 shtëpi janë shkatërruar dhe më shumë se 2,500 familje janë pa energji elektrike.

Autoritetet kanë mbyllur rrugët në të gjithë rajonin dhe paralajmëruan se është ende shumë e rrezikshme për banorët që ikën të martën në mbrëmje për t’u kthyer në shtëpi.

Presidenti Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për zjarrfikësit dhe zyrtarët lokalë në X, duke thënë se të gjitha burimet qeveritare po mobilizohen.

Ai u bëri thirrje banorëve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të tregojnë “kujdes maksimal”. /Telegrafi/

The post Të vdekur, të zhdukur dhe mijëra të evakuuar – ndërsa një zjarr masiv ‘shkrumbon’ një zonë më të madhe se Parisi appeared first on Telegrafi.

Libani i kërkon ushtrisë të përgatisë një plan për çarmatosjen e Hezbollahut

6 August 2025 at 12:57

Qeveria e Libanit i ka ngarkuar ushtrisë hartimin e një plani për të siguruar që vetëm institucionet shtetërore të posedojnë armë deri në fund të vitit, një veprim që synon çarmatosjen e grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Njoftimi nga kryeministri libanez Nawaf Salam erdhi pas një takimi gati gjashtëorësh të kabinetit.

Ai tha se qeveria i kërkoi ushtrisë që plani të përgatitej deri në fund të muajit për diskutim dhe miratim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas takimit, Salam foli për “detyrën e shtetit për të monopolizuar posedimin e armëve”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.

Vendimi vjen pas presionit masiv nga Uashingtoni mbi Bejrutin për të çarmatosur Hezbollahun, përfshirë një vizitë në korrik nga i dërguari i SHBA-së Tom Barrack, i cili bëri thirrje për një politikë më vendimtare.

Megjithatë, ndërsa kabineti po mblidhej të martën pasdite, udhëheqësi i Hezbollahut Naim Kassem hodhi poshtë thirrjet që grupi i tij të dorëzonte armët.

“Çdo orar i paraqitur për zbatim nën … agresionin izraelit nuk mund të miratohet”, tha ai në një fjalim televiziv.

Hezbollahu është dobësuar rëndë nga një konflikt 14-mujor me Izraelin që përfundoi në nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të.

Disa nga udhëheqësit e grupit vdiqën, mijëra luftëtarë të tij u vranë dhe shumica e armatimeve të tij u shkatërruan. /Telegrafi/

The post Libani i kërkon ushtrisë të përgatisë një plan për çarmatosjen e Hezbollahut appeared first on Telegrafi.

Ke 15 sekonda: A mund ta gjesh të vetmin Musk me mustaqe?

6 August 2025 at 12:51

Elon Musk ka qenë në qendër të vëmendjes shpeshherë.

Por në një rast të fundit, njëkohësisht, kompania britanike e optikës Direct Sight ka krijuar një lojë virale ku duhet të gjesh Elon Muskun me mustaqe mes 144 karikaturave.

Kjo lojë argëtuese është bërë shumë e njohur, duke testuar shikimin dhe fokusin e njerëzve në mbarë botën.

The post Ke 15 sekonda: A mund ta gjesh të vetmin Musk me mustaqe? appeared first on Telegrafi.

Motorola prezanton “The Brilliant Collection” me kristale Swarovski, ku teknologjia takon luksin e stilit të jetesës

6 August 2025 at 12:46

Motorola dhe Swarovski kanë prezantuar koleksionin ekskluziv “The Brilliant Collection”.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim që ndërthur teknologjinë më të fundit me luksin e sofistikuar.

Ky koleksion përfshin motorola razr dhe kufjet moto buds loop, të dekoruara me kristale origjinale Swarovski.

Telefoni razr vjen me 35 kristale të vendosura me dorë dhe një dizajn elegant në ngjyrën Ice Melt, ndërsa edhe tastet e volumit kanë detaje me frymëzim kristali.

Moto buds loop ofrojnë audio të qartë me teknologji nga Bose dhe një formë të hapur për rehati gjatë gjithë ditës.

Të dy pajisjet vijnë në një dizajn të rafinuar që kombinon funksionalitetin me modën.

Koleksioni do të jetë i disponueshëm në sasi të kufizuara në tregjet globale. /Telegrafi/

The post Motorola prezanton “The Brilliant Collection” me kristale Swarovski, ku teknologjia takon luksin e stilit të jetesës appeared first on Telegrafi.

Kanë filluar të qarkullojnë foto të Volkswagen T-Roc të ridizajnuar

6 August 2025 at 12:39

Gjenerata e dytë e Volkswagen T-Roc është zbuluar sërish.

Dhe këtë herë përmes imazheve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale.

Modeli i ri thuhe tse paraqitet me një dizajn evolucionar dhe dukshëm më luksoz se paraardhësi.

Në pjesën e përparme dallohet një pamje e frymëzuar nga Golf-i, me fenerë të hollë të lidhur me një shirit ndriçues.

Volkswagen T-Roc i gjeneratës së dytë pritet të debutojë në Panairin e Automjeteve në Mynih.

SUV-i i ri do të ndërtohet mbi platformën MQB Evo, e njëjta që përdoret edhe nga modeli më i fundit i Golf-it.

Kjo nënkupton se dy modelet do të ndajnë një sërë motorrësh dhe teknologjish të përbashkëta.

Deri tani, pamjet e rrjedhura tregojnë një dizajn më elegant dhe të rafinuar.

Megjithatë, të gjitha specifikat zyrtare pritet të zbulohen muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Kanë filluar të qarkullojnë foto të Volkswagen T-Roc të ridizajnuar appeared first on Telegrafi.

Milorad Dodikut i hiqet mandati si president i ‘Republika Srpska’

6 August 2025 at 10:55

Në një seancë të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës (CIK BiH), Milorad Dodikut i është hequr mandati si president i Republikës Srpska.

Sipas raportimit të mediave në BeH, përcjell Telegrafi, ky vendim u miratua unanimisht.

Siç thuhet më tej, mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Divizionin e Apelit të Gjykatës së BeH, i cili shqyrton ankesat zgjedhore.

Pasi të ketë skaduar procesi i apelimit, vendimi do të bëhet i formës së prerë.

Apeli mund të paraqitet brenda dy ditëve nga marrja e vendimit.

Dhe sapo vendimi i sotëm të bëhet i formës së prerë, KQZ-ja do të marrë një vendim për thirrjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Seanca e KQZ-së me këtë pikë të rendit të ditës erdhi pasi Dodik u dënua me një vit burg dhe iu dha një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur detyrën e Presidentit të Republikës Srpska.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, ka njoftuar tashmë se ai do të kërkojë një masë të përkohshme për të shtyrë ekzekutimin e këtij vendimi, të cilin do ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese të BiH.

Për të mbajtur detyrën që mban, Dodik dhe SNSD-ja po i bëjnë thirrje opozitës së RS-së të formojë një “qeveri të unitetit kombëtar”.

Megjithatë, opozita nuk është ende “në disponim t’i shtrijë dorën Dodikut” pas fyerjeve të shumta dhe i quan ata “mercenarë të huaj” dhe “shërbëtorë të Sarajevës”. /Telegrafi/

The post Milorad Dodikut i hiqet mandati si president i ‘Republika Srpska’ appeared first on Telegrafi.

Biznesmeni turk zhduket pasi u nis për në Greqi – jahti i tij u gjet i ndarë në dy pjesë në det

6 August 2025 at 09:56

Autoritetet në Turqi janë alarmuar nga zhdukja e biznesmenit Khalit Yukai, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës, kur ai u largua nga jahti i tij Graywolf nga Yalova në Turqinë jugperëndimore për në Mykonos.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet nga roja bregdetare turke, i ndarë në dy pjesë, i mbytur dhe gjysmë i zhytur pranë Prokonnisos, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Autoritetet ishin informuar nga të afërmit e Yukait, pasi ata nuk kishin mundur ta kontaktonin atë pas nisjes së tij për në Mykonos.

Siç thuhet më tej, Roja Bregdetare Turke u njoftua në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës, dhe disa orë më vonë, në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh i një anijeje tregtare njoftoi dhomën e operacioneve se kishin parë mbeturina nga një anije, e cila rezultoi të ishte Graywolf i Yukait.

Zhytësit, një helikopter dhe anijet e rojes bregdetare u përfshinë në kërkimin për biznesmenin turk, por pa asnjë rezultat.

Kush është biznesmeni turk i zhdukur?

I lindur në vitin 1982, Khalit Yukai është pronar i Mazu Yachts, një kompani që ndërton jahte luksoze.

Ai e filloi karrierën e tij profesionale si punëtor në kantier detar dhe kishte një ëndërr të krijonte kompaninë e tij.

Dhe këtë ai e arriti në vitin 2011 me Mazu Yachts që njihet në Turqi për dizajnet dhe teknologjitë e saj. /Telegrafi/

The post Biznesmeni turk zhduket pasi u nis për në Greqi – jahti i tij u gjet i ndarë në dy pjesë në det appeared first on Telegrafi.

Rregullatori australian thotë se ‘YouTube dhe të tjerë po i mbyllin sytë ndaj materialeve abuzuese ndaj fëmijëve’

6 August 2025 at 09:35

Rregullatori i internetit në Australi ka kritikuar kompanitë e mëdha të teknologjisë për mosveprim ndaj materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve në platformat e tyre.

Në një raport të publikuar, Komisionerja për Sigurinë në Internet tha se YouTube dhe Apple nuk kanë ofruar të dhëna për raportimet e përdoruesve dhe nuk kanë treguar sa shpejt reagojnë ndaj tyre.

Ajo theksoi se këto kompani po “mbyllin sytë” ndaj krimeve të rënda që ndodhin në shërbimet e tyre.

Për pasojë, qeveria australiane përfshiu YouTube në ndalimin e rrjeteve sociale për adoleshentët.

Kompania Google u mbrojt duke thënë se 99% e përmbajtjes së dëmshme hiqet para se të raportohet.

Megjithatë, raporti thuhet se gjeti boshllëqe serioze sigurie dhe masa të pamjaftueshme për mbrojtjen e fëmijëve. /Telegrafi/

The post Rregullatori australian thotë se ‘YouTube dhe të tjerë po i mbyllin sytë ndaj materialeve abuzuese ndaj fëmijëve’ appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 5 August 2025Main stream

Izraeli vret mesatarisht 28 fëmijë palestinezë çdo ditë në Gaza – thotë UNICEF

5 August 2025 at 15:57

Sipas Kombeve të Bashkuara, afërsisht 28 fëmijë po vriten çdo ditë në Gaza për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe kufizimeve të saj në ofrimin e ndihmës humanitare shumë të nevojshme.

“Vdekje nga bombardimet. Vdekje nga kequshqyerja dhe uria. Vdekje nga mungesa e ndihmës dhe shërbimeve jetësore”, tha Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF) në një postim në X, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Agjencia theksoi se fëmijët në Gaza kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pastër, ilaçe dhe mbrojtje, duke shtuar: “Më shumë se çdo gjë tjetër, ata kanë nevojë për një armëpushim, TANI”.

Siç thekson Al Jazeera, Izraeli ka vrarë më shumë se 18,000 fëmijë – një fëmijë çdo orë – që nga fillimi i luftës së tij në Gaza.

Death by bombardments.
Death by malnutrition and starvation.
Death by lack of aid and vital services.
In Gaza, an average of 28 children a day – the size of a classroom – have been killed.

Gaza’s children need food, water, medicine and protection. More than anything, they need a… pic.twitter.com/7QIQQ6IAoG

— UNICEF (@UNICEF) August 4, 2025

Të paktën 60,933 palestinezë janë vrarë dhe 150,027 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor.

Dhe në 24 orët e fundit, të paktën tetë palestinezë, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur nga uria në Gaza, shkruan më tej Al Jazeera.

Një total prej 188 personash, përfshirë 94 fëmijë të uritur, kanë vdekur ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat dhe të vrasë kërkuesit e ndihmave.

“Për ata që mbijetojnë, fëmijëria është zëvendësuar nga një luftë e përditshme për gjërat elementare të jetës”, ka thënë Aksel Zaimoviq i Al Jazeerës.

Ndërsa Kadim Khufu Basim, një fëmijë palestinez i zhvendosur, tha se është i detyruar të mbështesë një familje prej gjashtë personash sepse babai i tij është i plagosur dhe po merr trajtim në Egjipt.

“Më pëlqen të luaj futboll. Por tani shes biskota. Fëmijëria ime ka ikur. Që kur filloi lufta, nuk na ka mbetur më fëmijëri”, tha Basim për Al Jazeerën.

Sipas ligjit ndërkombëtar, fëmijët si Basimi supozohet të kursehen nga efektet e luftës.

“Por në Gaza, këta fëmijë kanë vuajtur më shumë nën fushatën ushtarake të Izraelit. Shkollat janë shënjestruar qëllimisht, objektet e ujit janë shkatërruar, furnizimet me ushqim janë bllokuar sistematikisht. Dhe të drejtat themelore të fëmijërisë… arsimi, loja, ushqyerja e duhur… janë përdorur si armë kundër një brezi të tërë”, thekson Zaimoviq. /Telegrafi/

The post Izraeli vret mesatarisht 28 fëmijë palestinezë çdo ditë në Gaza – thotë UNICEF appeared first on Telegrafi.

Pothuajse një në pesë makina të reja në Gjermani është elektrike – tregojnë të dhënat

5 August 2025 at 15:32

Gjermania po përjeton një rritje të fortë të interesit për makinat elektrike, me 48,600 regjistrime të reja vetëm gjatë muajit korrik – një rritje prej 58% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Federal për Transportin Rrugor (KBA), makinat elektrike me bateri (BEV) përbënin 18.4% të të gjitha regjistrimeve të reja në korrik.

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 297,000 automjete elektrike, një rritje prej 38.4% krahasuar me periudhën janar–korrik 2024.

Sipas Shoqatës së Prodhuesve Ndërkombëtarë të Automjeteve (VDIK), kjo rritje lidhet me zgjerimin e ofertës së makinave elektrike të lira dhe të avancuara teknologjikisht.

Megjithatë, gjiganti amerikan Tesla nuk po përfiton nga kjo rritje, pasi shiti vetëm 1,100 njësi në korrik – mbi 55% më pak se një vit më parë.

Në total, në Gjermani u regjistruan rreth 264,800 makina të reja gjatë muajit korrik, një rritje prej 11% në krahasim me vitin e kaluar. /Telegrafi/

The post Pothuajse një në pesë makina të reja në Gjermani është elektrike – tregojnë të dhënat appeared first on Telegrafi.

Çfarë është virusi ‘chikungunya’ nga i cili janë infektuar mijëra njerëz në Kinë?

5 August 2025 at 13:53

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat.

Qyteti Foshan është më i godituri, ku pacientët mbahen në spital nën masa të rrepta kundër përhapjes.

Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në provincën jugore Guangdong kanë raportuar infeksione.

Gati 3,000 raste u raportuan vetëm javën e fundit.

Edhe pse rastet janë të lehta, autoritetet kineze kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Megjithatë, rastet kanë çuar në panik, duke pasur parasysh se virusi nuk është i njohur gjerësisht në vend, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë SHBA-të u kanë kërkuar udhëtarëve në Kinë të tregojnë “kujdes të shtuar” pas shpërthimit.

Por çfarë është ‘chikungunya’?

Shumica e njerëzve të pickuar nga një mushkonjë e infektuar do të zhvillojnë simptoma të ‘chikungunya’ brenda tri deri në shtatë ditësh.

Përveç etheve dhe dhimbjeve të kyçeve, simptoma të tjera përfshijnë skuqje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe ënjtje të kyçeve.

Në shumicën e rasteve, pacientët do të ndihen më mirë brenda një jave. Megjithatë, në raste të rënda, dhimbja e kyçeve mund të zgjasë për muaj ose edhe vite.

Ata që janë në rrezik për sëmundje më të rënda përfshijnë të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore themelore, të tilla si sëmundjet e zemrës ose diabeti.

Nuk ka kurë, por vdekjet nga ‘chikungunya’ janë të rralla.

Virusi u identifikua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952. Më pas u përhap në vende të tjera në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Juglindore.

Deri më sot, është raportuar në më shumë se 110 vende.

Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e virusit është “zvogëlimi” i pellgjeve të ujit të ndenjur që lejojnë mushkonjat të shumohen, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/

The post Çfarë është virusi ‘chikungunya’ nga i cili janë infektuar mijëra njerëz në Kinë? appeared first on Telegrafi.

Ministrit serb iu përkeqësua gjendja teksa ishte drejtpërdrejt në televizion – raportohet se është në gjendje të rëndë

5 August 2025 at 11:30

Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glishiq i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjes në një nga televizionet e Serbisë.

Siç edhe mund të vërehet në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit.

Sipas mediave serbe, dyshohet se ai kishte një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi.

UDARNO: Hitno prekinut program na Pinku! Glišić se šlogirao u sred emisije?!

Ministru za javna ulaganja Darku Glišiću naglo je pozlilo uživo u jutarnjem programu na Pinku. pic.twitter.com/otIuN977tP

— Mario ZNA (@MarioBojic) August 5, 2025

Ai thuhet se u dërgua me urgjencë në spital.

Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe ministër që nga maji 2024. /Telegrafi/

The post Ministrit serb iu përkeqësua gjendja teksa ishte drejtpërdrejt në televizion – raportohet se është në gjendje të rëndë appeared first on Telegrafi.

Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet

5 August 2025 at 11:19

Gjiganti i energjisë BP thotë se ka bërë zbulimin e tij më të madh të naftës dhe gazit këtë shekull, ndërsa e zhvendos fokusin e tij nga energjia e rinovueshme dhe e kthen atë te lëndët djegëse fosile.

Firma me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha të hënën se po kryen teste në vend në ujëra të thella pranë bregut lindor të Brazilit.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi mund të luajë një rol të madh në planet e BP për të rritur prodhimin e naftës bruto.

Ekzekutivi i kompanisë Gordon Birrell thotë se zbulimi është “më i madhi i BP në 25 vjet” dhe se firma do të eksplorojë ndërtimin e një qendre prodhimi atje.

Në shkurt, BP uli investimet e saj të planifikuara në energjinë e rinovueshme dhe tha se do të shpenzonte miliarda dollarë më shumë në vit për operacionet e saj të naftës dhe gazit, pasi synon të rrisë besimin e investitorëve.

BP tha se kishte gjetur një zonë rreth 500 metra me naftë dhe gaz në bllokun Bumerangue në pellgun e Santos, 400 km larg bregut lindor të Brazilit.

Siç thuhet më tej, zbulimi ishte më i madhi i kompanisë që nga fusha e gazit Shah Deniz në Detin Kaspik në vitin 1999. /Telegrafi/

The post Gjiganti BP thotë se ka zbuluar naftën dhe gazin më të madh në 25 vjet appeared first on Telegrafi.

Kompanitë e teknologjisë po garojnë për t’i bërë produktet e tyre më të vogla – dhe më të holla

5 August 2025 at 09:35

Disa nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë po investojnë fuqishëm në “zvogëlimin” e pajisjeve.

Samsung sapo lansoi telefonin Galaxy Z Fold 7, i cili ka vetëm 4.2mm trashësi kur hapet, duke qenë një nga telefonat më të hollë me ekran të palosur.

Ndërkohë, Honor po përgatit modelin Magic V5, foldable më i hollë në botë, me vetëm 4.1mm trashësi kur hapet.

Ky model ka përmirësime të mëdha në bateri dhe përpunim, falë teknologjisë së re të baterive.

Përveç telefonave, kompanitë po përqendrohen edhe në syzet inteligjente me realitet të shtuar (AR).

Xreal është një nga pionierët që ka krijuar syze që duken si syze dielli normale, por shfaqin ekran të madh virtual.

Meta ka prezantuar syzet Ray-Ban që mund të kapin foto dhe video dhe lidhjen me AI për pyetje në kohë reale.

Ekspertët besojnë se “zvogëlimi” i këtyre pajisjeve do të ndryshojë mënyrën si përdorim telefonat në të ardhmen. /Telegrafi/

The post Kompanitë e teknologjisë po garojnë për t’i bërë produktet e tyre më të vogla – dhe më të holla appeared first on Telegrafi.

Udhëtarët po përpiqeshin të kalojnë nëpër terminal, momenti kur ‘ujërat e zeza’ shpërthejnë nga tavani në aeroportin më të ngarkuar të Amerikës

5 August 2025 at 09:21

Një video e publikuar në internet thuhet se tregon ujërat e zeza që rrjedhin nga tavani i aeroportit më të ngarkuar të Amerikës të hënën.

Pamjet tronditëse, të kapura nga Jamaal Carlos Jr., tregojnë ujin e turbullt që shpërthen përmes një paneli tavani në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Uji i rrëmbyeshëm i habiti udhëtarët që po përpiqeshin të kalonin nëpër terminal.

Disa madje dukeshin se “mshelnin hundët” në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga era e keqe.

Një dëshmitar ka thënë se incidenti ndodhi ndërsa ai po priste fluturimin e tij të vonuar nga Atlanta, Georgia për në Dallas, Texas.

“Ndërsa po prisnim, shohim ujë që derdhej nga tavani. Kishte rrjedhur vazhdimisht për ndoshta 10 deri në 15 sekonda”, ka treguar ai.

“Dhe vetëm sa u përkeqësua. Tavani u shemb dhe mbante erë shumë të keqe”.

Ai shtoi se pa mbeturina që binin nga tavani dhe pretendoi se iu deshën rreth pesë deri në 10 minuta që ekipet të reagonin dhe të rrethonin zonën me shirit paralajmërues.

Përfundimisht, zyrtarët e aeroportit reaguan në një përpjekje që kalimtarët të shmangin zonën.

Zyrtarët e aeroportit thonë se tani po hetojnë se çfarë mund të ketë shkaktuar rrjedhjen. /Telegrafi/

The post Udhëtarët po përpiqeshin të kalojnë nëpër terminal, momenti kur ‘ujërat e zeza’ shpërthejnë nga tavani në aeroportin më të ngarkuar të Amerikës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Putini nuk përjashton mundësinë e bisedimeve direkte me Zelenskyn

4 August 2025 at 15:48

Udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por beson se një takim i tillë nuk është ende gati të zhvillohet.

Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“E gjithë puna përgatitore për një takim të tillë [midis Putinit dhe Zelenskyt] nuk është bërë ende. Dua t’ju kujtoj se Putini nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së bisedimeve të tilla pasi të përfundojnë punimet e nevojshme në nivel ekspertësh dhe të bëhet përparimi i duhur”, citohet të ketë thënë Peskov.

Zelensky deklaroi më parë se Ukraina është e hapur për një samit udhëheqësish nëse Rusia është vërtet e përkushtuar për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur paqe të qëndrueshme.

Më 14 korrik, presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi një ultimatum 50-ditor që synonte të bënte presion mbi Rusinë për paqe.

Megjithatë, më 28 korrik, ai e shkurtoi afatin e tij kohor në 10-12 ditë, duke thënë se nuk dëshironte më të takohej ose të fliste me Putinin, megjithëse këmbënguli që Rusia duhet të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se raundi i fundit i negociatave ukrainaso-ruse u zhvillua në Stamboll më 23 korrik. /Telegrafi/

The post Putini nuk përjashton mundësinë e bisedimeve direkte me Zelenskyn appeared first on Telegrafi.

Ky ‘gjeni ekstrem’ thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg

4 August 2025 at 15:42

Andrew Tulloch, specialist australian i Inteligjencës Artificiale dhe diplomuar në Universitetin e Sidneit, raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Tulloch, i cili ka origjinë nga Perth, kaloi mbi një dekadë duke punuar në kompaninë mëmë të Facebook-ut, përpara se të bashkohej me rivalin OpenAI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në shkurt të këtij viti, ai themeloi së bashku me Mira Muratin, ish-drejtoreshën teknike të OpenAI, start-up-in e tyre të AI-së “Thinking Machines Lab”, i cili tani vlerësohet në 12 miliardë dollarë amerikanë (rreth 18.5 miliardë dollarë australianë).

Sipas “Wall Street Journal”, Zuckerberg tentoi të blejë këtë kompani në fillim të vitit, por oferta u refuzua nga Murati.

Më pas, Meta u përpoq të tërhiqte talentet kryesore të start-up-it, përfshirë Tullochin.

Mësohet se Tulloch ka marrë një ofertë prej 1 miliard dollarësh amerikanë, të shpërndarë në gjashtë vite, me mundësi shtesë bonusesh dhe përfitimesh nga performanca e aksioneve.

Megjithatë, ky ‘gjeni’ nga Perthi e hodhi poshtë këtë ofertë.

Meta më pas e përshkroi shifrën prej 1 miliard dollarësh si “të pasaktë dhe qesharake”.

Tulloch u transferua në SHBA në vitin 2012 dhe punoi për 11 vjet në kompaninë e AI-së së Facebook-ut, ku u ngjit deri në pozicionin e inxhinierit të dalluar.

Një ish-ekzekutiv i Facebook-ut, Mike Vernal, e përshkroi atë si një “gjeni ekstrem”.

Në vitin 2023, ai u bashkua me OpenAI, organizatën pas ChatGPT, përpara se të formonte Thinking Machines Lab me ish-kolegun e tij.

Zuckerberg ka një histori për të tentuar të “rrëmbejë” punonjës të kompanive konkurrente.

Në qershor, kreu i OpenAI, Sam Altman, zbuloi se Meta kishte ofruar bonuse prej 100 milionë dollarësh për stafin e tij, një “përpjekje e dështuar” për të tërhequr talentët. /Telegrafi/

The post Ky ‘gjeni ekstrem’ thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg appeared first on Telegrafi.

Kompania indiane Tata Motors do të blejë Iveco-n italiane për 4.4 miliardë dollarë

4 August 2025 at 15:37

Kompania indiane Tata Motors ka njoftuar planet për të blerë grupin italian Iveco për 3.8 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë), me synimin për të krijuar një “kampion global” në sektorin e automjeteve tregtare.

Marrëveshja përjashton divizionin e mbrojtjes së Ivecos, i cili do të shitet veçmas kompanisë italiane të mbrojtjes dhe aeronautikës, Leonardo, për 1.7 miliardë euro.

Kompania e bashkuar pritet të shesë rreth 540,000 automjete në vit dhe të arkëtojë të ardhura totale prej 22 miliardë eurosh, ku rreth gjysma e shitjeve pritet të vijë nga Europa, 35% nga India dhe 15% nga Amerika.

Tata dhe Iveco, të cilat gjithashtu prodhojnë motorë dhe autobusë, thanë në një deklaratë të përbashkët se nuk ka mbivendosje në aktivitetet dhe zonat gjeografike të tyre, duke krijuar kështu një entitet më të fortë dhe më të diversifikuar që do të përdorë një vizion strategjik të përbashkët për rritje afatgjatë.

Mbyllja e marrëveshjes pritet në tremujorin e parë të vitit 2026, duke forcuar praninë e Tata në Evropë, ku Jaguar Land Rover është tashmë një filial i saj në pronësi të plotë.

Kryetarja e Iveco-s, Suzanne Heywood, tha se perspektivat e reja janë shumë pozitive për sigurinë e vendeve të punës dhe për prani industriale të grupit Iveco në tërësi. /Telegrafi/

The post Kompania indiane Tata Motors do të blejë Iveco-n italiane për 4.4 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

Liqeni në Turqi që njihet si “parajsë” për qindra flamingo gjatë muajve të verës

4 August 2025 at 15:37

Pellgu i Liqenit Van në Turqinë lindore ofron strehim për qindra flamingo gjatë muajve të verës.

Derisa temperaturat rriten, mijëra flamingo dynden në Liqenin Van për të qëndruar, duke i mahnitur vizitorët me trupat e tyre të mëdhenj, qafat elegante dhe këmbët e gjata.

Flamingot, të cilët mblidhen në numër të madh përgjatë Liqenit Van, admirohen si nga dashamirësit e natyrës ashtu edhe nga entuziastët e fotografisë.

Fotografët entuziastë të natyrës që vizitojnë rajonin kapin habitatin natyror të flamingove, të cilët gjejnë një zonë të madhe ushqimi në liqen.

Fotografja e natyrës, Ayşenur Köse ka thënë se përpiqet të dokumentojë speciet e shpendëve përgjatë brigjeve të Liqenit Van duke i fotografuar sa herë që mundet.

“Liqeni Van është shtëpi e shumë llojeve të shpendëve. Kam fotografuar flamingot që shpejt po migronin. Kam bërë disa imazhe të bukura. I ftoj të gjithë fotografët dhe dashamirësit e natyrës të shohin flamingot. Shfaqjet elegante dhe shumëngjyrëshe të flamingove në bukurinë unike natyrore të Liqenit Van ofrojnë një festë vizuale”, tha Köse.

“Ndërsa numri i tyre dikur ishte shumë i vogël, ne kemi vërejtur rritjen e numrit të tyre vitet e fundit. Është e mundur t’i shohësh në tufa në shumë zona. Fotografimi i tyre është një përvojë unike”, tha ajo. /AA/

The post Liqeni në Turqi që njihet si “parajsë” për qindra flamingo gjatë muajve të verës appeared first on Telegrafi.

Ukraina thotë se shkatërroi një aeroplan ushtarak rus dhe dëmtoi katër të tjerë në Krime

4 August 2025 at 13:24

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës tha të hënën se shkatërroi një aeroplan luftarak rus dhe dëmtoi katër aeroplanë të tjerë ushtarakë gjatë një sulmi me dron gjatë natës në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Në një deklaratë është thënë se është goditur një depo të aviacionit ushtarak, duke shkatërruar “plotësisht” një Su-30, duke dëmtuar një tjetër dhe gjithashtu duke dëmtuar tre bombardues Su-24, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë rrëzuar ose neutralizuar 161 UAV rusë, duke përfshirë dronë të tipit Shahednë të gjithë rajonet veriore, jugore, lindore dhe qendrore të Ukrainës.

Sipas Ukrinform, Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi këtë në Telegram.

Këto shifra vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ndarë pamje video nga qytetet në vijën e frontit.

“Ne mbështetemi në vendime të forta nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe bota në lidhje me sanksionet dytësore mbi tregtinë ruse të energjisë dhe sektorin bankar të Moskës. Ukraina pret me padurim zbatimin e çdo marrëveshjeje për forcimin e mbrojtjes që është arritur me partnerët e saj. Çdo ditë vonesë rezulton në humbjen e popullit tonë”, ka thënë Zelensky.

Zelensky theksoi se Rusia po qëllon civilët përgjatë gjithë vijës së frontit.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi se bota ka fuqi të mjaftueshme për ta ndaluar këtë dhe për të mbrojtur njerëzit. /Telegrafi/

The post Ukraina thotë se shkatërroi një aeroplan ushtarak rus dhe dëmtoi katër të tjerë në Krime appeared first on Telegrafi.

❌
❌