Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

19 August 2025 at 10:07
SHKODËR- Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”.

Shefi i qeverisë shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore

“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. 🔍⛏🧭📜🏺 🪡
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama./abcnews.al

Dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre, arrestohet 20-vjeçari në Finiq

19 August 2025 at 09:47

FINIQ– Një 20-vjeçar me banim në Finiq është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre në fshatin Sopik.

Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, vatra e zjarrit u shua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.

Autoritetet apelojnë te qytetarët dhe u kërkojnë të tregojnë kujdes pasi do të përballen me pasoja ligjore në rast se dëmtojnë pronën dhe pasurinë publike/ abcnews.al

 

E përmbledhur/ Pikat kryesore nga diskutimi mes Trump, Zelensky dhe evropianëve

19 August 2025 at 09:33

SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe disa liderë të tjerë evropianë mbërritën në Shtëpinë e Bardhë të hënën për t’u takuar presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të bisedimeve të reja që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Më poshtë  gjeni disa prej pikave kyçe të këtij samiti shumëpalësh.

Një takim Putin-Zelensky në horizont?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se e kishte telefonuar Vladimir Putin për të organizuar bisedime dypalëshe midis liderit rus dhe Zelensky. Pas kësaj, do të kishte edhe një takim trepalësh që do të përfshinte vetë Trumpin.

Trump dhe evropianët nuk bien dakord për armëpushimin

Trump duket se e ka minimizuar rëndësinë e armëpushimit përpara negociatave të mëtejshme për t’i dhënë fund luftës, që u kundërshtua nga liderët evropianë. “Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm të ndodhë pa një armëpushim”, ka thënë kancelari gjerman Friedrich Merz. “Pra, le të punojmë për këtë dhe të përpiqemi të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”.

Trump jep sinjale për garanci sigurie

Trump ka thënë se SHBA-ja do të ndihmonte në garantimin e sigurisë së Ukrainës. Kjo është deklarata më vendimtare që ka bërë ndonjëherë për këtë çështje, e cila është njëkohësisht shqetësim kyç për Ukrainën. Nuk është ende e qartë se çfarë forme do të merrnin këto garanci, teksa mundësitë përfshijnë: trupa të huaja në terren, patrullime të përbashkëta detare dhe ajrore, ndarje të inteligjencës apo mbështetje logjistike.

Zelensky nis ofensivën e tij “të hijshme”

Në një ndryshim të dukshëm nga vizita e tij e mëparshme e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky është treguar më i qetë dhe i sjellshëm të hënën, i veshur me kostum, me një letër personale nga bashkëshortja e tij dhe disa “falënderime” të njëpasnjëshme në minutat e para të takimit.

Takimet në Shtëpinë e Bardhë, një hap në drejtimin e duhur

19 August 2025 at 09:11

Në Shtëpinë e Bardhë janë arritur disa përparime, ndonëse akoma nuk mund të flitet për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. Tani Putini duhet të deklarohet nëse është për paqe apo vazhdimin e luftimeve dhe nëse është i gatshëm për bisedimet me Ukrainën. Kështu u shprehën shumica e pjesëmarrësve të takimeve me presidentin Donald Trump.

Presidenti Trump priti në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, i cili ishte e shoqëruar edhe nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, si dhe krerët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë  dhe Finlandës.

Përshëndetjet e përzemërta

Takimet në Shtëpinë e Bardhë ishin shumë më miqësore sesa herën e kaluar, kur Trumpi pak a shumë largoi Zelenskin nga Shtëpia e Bardhë. Trump në fillim vlerësoi kostumin e thjeshtë të zi të Zelenskit e më pas filluan bisedimet më serioze dhe paraqitja konstruktive dhe shumë e kujdesshme para gazetarëve.

Merz: Asnjë bisedë për lëshimet territoriale

Atmosfera ishte e mirë por progresi në përmbajtje duket i kufizuar. Pjesëmarrësit diskutuan shumë çështje të ndryshme, kritike. Sipas vëzhguesve, Trump dhe Zelenskyy thuhet se kanë shqyrtuar edhe hartat, ndoshta për të diskutuar vijën e frontit. Megjithatë, sipas Kancelarit Merz, lëshimet territoriale nuk u diskutuan si temë e veçantë.

Lëshimet nuk duhet t’i imponohen në asnjë rrethanë Ukrainës, theksoi ai në një konferencë për shtyp më vonë. Territori i pretenduar nga Rusia është afërsisht sa madhësia e Floridës, krahasoi kreu i qeverisë gjermane, për të ilustruar gjendjen.

Garancitë e sigurisë janë thelbësore

Një temë qendrore ishin të ashtuquajturat garanci sigurie. Këto mund të jenë të ngjashme me klauzolën e ndihmës së ndërsjellë të Nenit 5 të NATO-s, që nënkupton ndërhyrjen e të gjitha shteteve anëtare në rast të ndonjë sulmi nga jashtë.

Garancitë janë thelbësore për Zelenskin dhe duhet të jenë të besueshme për të penguar Moskën nga sulme të mëtejshme pas një marrëveshjeje të mundshme.

Presidenti amerikan Trump tha se Amerika mund të jetë pjesëmarrëse në këto garanca, që ishte shumë me rëndësi. Por këtu nuk ka ndonjë përparim shumë konkret. Trump heksoi se evropianët janë në vijën e parë, por amerikanët do t’i mbështesnin ata.

Evropianët e shohin këtë si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Kancelari Merz e mirëpriti këtë.

Presidenti finlandez Stubb tha gjithashtu solli progresin më të madh në tre vjetët e fundit.

Armëpushimi

Ndërsa presidenti i Ukrainës – i mbështetur nga partnerët e tij evropianë – vazhdon të bëjë thirrje për armëpushim, Trump deri më tani i është përmbajtur. Ai thotë se marrëveshja mund të arrihet edhe pa armëpushim paraprak.

“Ne mund të punojmë për një marrëveshje ndërsa luftimet vazhdojnë”, tha ai, që është në përputhje me qëndrimin e Kremlinit dhe është i papranueshëm për evropianët. Merz e tha hapur këtë edhe para takimit me dyer të mbyllura, që ishte momenti i vetëm kur Trump shkëmbeu mendime të kundërta me ndonjë nga pjesëmarrësit, por me tone të pranueshme për të dy palët.

Trumpi telefonoi me Putinin

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Trumpi ndërpreu takimin në një moment dhe bisedoi me presidentin rus Vladimir Putin në telefon. Nuk dihet nëse kjo telefonatë ishte e paracaktuar apo ishte vërtet spontane. Megjithatë, Trump deshi të diskutojë edhe me Putinin përparimet e arritura me Zelenskin dhe evropianët.

“Në përfundim të takimit, e telefonova presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim midis presidentit Putin dhe presidentit Zelenski në një vend që do të përcaktohet më vonë”, tha Trump.

Nëse ky mund të jetë hapi tjetër mbetet për t’u parë në ditët në vijim. “Kam konfirmuar – dhe të gjithë udhëheqësit evropianë më kanë mbështetur – se jemi gati për një takim dypalësh me Putinin”, tha Zelenski, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Sidoqoftë, evropianët vazhdojnë të qëndrojnë fort pranë Zelenskit dhe duan që ai të përgatitet sa më mirë për një takim të mundshëm trepalësh. .

Merz, Macron dhe të tjerët duket se kanë arritur edhe një qëllim me rëndësi dhe për Ukrainën: Ata kundërshtuan imazhet e dyshimta të Trump dhe Putin në Alaska – me një paraqitje të përgatitur mirë dhe në dukje unike në Uashington./ DW

VIDEO/ Kryeministri Rama ndan pamje nga “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës

19 August 2025 at 08:56

KUKËS– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje të veçanta nga “Shtegu i Ngjyrave” në zonën malore të Shishtavecit, në Kukës, duke sjellë në vëmendje bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të kësaj zone.

“Mirëmëngjes nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec të Kukësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjetin social “Facebook”.

Në video shfaqen motoristë duke lëvizur nëpër majat e larta të maleve, në një sfond mbresëlënës me natyrë të gjallë dhe të paprekur.

Shtegu i Ngjyrave, i gjendur në bjeshkët e Kukësit, po kthehet gjithnjë e më shumë në një atraksion për të apasionuarit pas aventurës dhe sporteve në natyrë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca të reja larg zhurmës urbane.

Zhvillimi i turizmit malor në këtë rajon shihet si një mundësi e rëndësishme për ekonominë lokale dhe promovimin e pasurive natyrore të Shqipërisë./abcnews.al

Banesa shërbente si “laborator” droge/ Pranga pronarit në Tiranë, sekuestrohen lëndë narkotike me vlerë 500 mijë euro

19 August 2025 at 08:36

TIRANË- Në Yzberisht është zbuluar një banesë, e cila ishte përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme,

Gjatë aksionit  janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis (çokollatë) dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro, një sasi kokaine, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë Shkëlqim Krrashin, pronar i banesës.

Nga hetimet dyshohet se ai siguronte sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës, i përgatiste në trajta dhe forma të ndryshme dhe i shiste në Yzberisht.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë./abcnews.al

 

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”

19 August 2025 at 08:32

Fotografi ukrainas Efrem Lukatsky publikoi imazhet e para të raketës së re me rreze të gjatë veprimi “Flamingo”, e cila thuhet se ka hyrë në prodhim serik.

Fotografitë, të bëra në një strukturë të kompanisë ukrainase të mbrojtjes Fire Point, tregojnë raketën në montim. Sipas Lukatsky, sistemi është projektuar për të goditur objektiva në distanca prej më shumë se 3,000 kilometrash.

Ndërsa specifikimet teknike zyrtare nuk janë zbuluar ende, dizajni i raketës duket i ngjashëm me sistemin FP-5 të prezantuar më parë këtë vit nga Milanion Group me bazë në Mbretërinë e Bashkuar në panairin e mbrojtjes IDEX-2025 në Abu Dhabi.

Ky sistem përmban një kokë prej 1,000 kilogramë, një rreze maksimale veprimi prej 3,000 kilometrash dhe një peshë lëshimi prej rreth gjashtë tonësh.

Ka një hapje të fiksuar krahësh prej gjashtë metrash, arrin shpejtësi deri në 900 km/orë dhe përdor një sistem të kombinuar udhëzimi, duke përfshirë navigimin satelitor rezistent ndaj luftës elektronike.

Vëzhguesit vërejnë se “Flamingo” i Ukrainës mund të ketë parametra të krahasueshëm, megjithëse konfirmimi nga burimet zyrtare është ende në pritje.

Ukraina ka zhvilluar vazhdimisht programin e saj të raketave gjatë viteve të fundit. Raketa anti-anije “Neptune”, e prezantuar për herë të parë në vitin 2020, fitoi njohje ndërkombëtare në prill 2022 kur u përdor për të goditur dhe fundosur kryqëzorin rus Moskva. Që atëherë, variante të përmirësuara të Neptunit janë përshtatur për role sulmi tokësor me rreze të zgjeruara.

Projektet e tjera përfshijnë raketën balistike taktike “Grim-2” (e njohur edhe si “Hrim-2”), e projektuar për rreze deri në 500 kilometra, dhe sisteme të ndryshme eksperimentale të zhvilluara për t’iu kundërvënë kërcënimeve ajrore dhe detare.

Më herët këtë vit, Ukraina testoi gjithashtu një raketë balistike të re të zhvilluar në vend, të përshkruar nga analistët si “më e madhe se ATACMS”. Sipas ekspertëve të mbrojtjes, raketa ka një rreze prej rreth 300 kilometrash, mbart një kokë që tejkalon 400 kilogramë dhe tashmë ka goditur objektivat e komandës ruse në përdorim luftarak.

Analistët vunë re se ajo demonstron saktësi të përmirësuar krahasuar me sistemet e epokës sovjetike dhe mund të zgjerohet në rreze deri në 500 kilometra për vendosje në vend.

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

19 August 2025 at 08:06

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë.

Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë.

Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni me një kanoe ose një varkë të vogël.

Është si një plazh tropikal, por në Evropë!

Gjithashtu, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është një destinacion pushimi, duke qenë një vend i njohur për “pushime në qytet”.

Vitin e kaluar, Bordi Turistik Shqiptar njoftoi se mbi 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2023 – katër milionë më shumë vizitorë se në vitin 2022.

Michael O’Leary, CEO i “Ryanair” tha se kjo ishte e vetmja linjë ajrore me çmime vërtet të ulëta që ofronte fluturime për/në dhe nga Shqipëria.

“Që nga nisja e fluturimeve tona të para në Shqipëri në nëntor 2023, “Ryanair” ka punuar ngushtë me partnerët tanë në Aeroportin e Tiranës për të arritur objektivat, e cila parashikohet të transportojë mbi 4 milionë pasagjerë në vitin 2026″, shtoi ai.

“Me fillimin e fluturimeve në Shqipëri në nëntor 2023, ekipi i “Ryanair” erdhi me sloganin “Revolucioni i Çmimeve të Ulëta” në Shqipëri”, tha drejtori i Operacioneve të Aeroportit të Tiranës, Piervittorio Farabbi.

“Duke filluar nga sezoni i ardhshëm veror, do të ketë shumë më tepër mundësi për të eksploruar botën nga Tirana dhe për ta ekspozuar Shqipërinë turistike ndaj më shumë vendeve”, shtoi ai.

Kompania ajrore “Ryanair” do ta bëjë edhe më të lehtë udhëtimin drejt destinacionit të quajtur “Maldivet e Evropës”.

Linja ajrore me kosto të ulët konfirmoi se po hap një bazë me tre avionë në Aeroportin e Tiranës në Shqipëri.

Nga prilli i vitit 2026, do të nisin 10 itinerare të reja nga aeroporti, duke përfshirë fluturime të reja nga Birminghami.

Dublini, Verona, Malta dhe Milano janë ndër linjat e tjera.

Dhe fluturimet nga Londra do të shtohen gjithashtu, me linjat që tashmë janë në dispozicion.

Shtesat e reja do të nënkuptojnë 450 fluturime javore në 33 itinerare.

Planet e mëtejshme përfshijnë shtimin e tre avionëve të tjerë në Tiranë, duke e çuar numrin e tyre në gjashtë, me më shumë se pesë milionë pasagjerë në vit.

Fluturimet nga prilli i vitit 2026 nëpërmjet Birminghamit do të kenë një kosto duke filluar nga 50 paund.

Gjithashtu, kompania ajrore “Wizz Air” do të lançojë këtë vit, fluturime direkte nga Aeroporti i Londrës Gatwick për në Tiranë. Itineraret e reja do të lançohen nga tetori për vetëm 19,99 paund.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

19 August 2025 at 07:37

SHQIPËRI- Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 36°C vlera më e lartë në Berat.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al

Samiti në Washington/ Trump: Po bëjmë përgatitjet për takimin Zelensky-Putin

19 August 2025 at 07:30

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump konfirmoi në rrjetet sociale bisedën telefonike të zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Samitin e mbajtur në Washington.

“Në përfundim të takimeve, telefonova Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky,” shkruan ai.

“Pas këtij takimi do të kemi një trilateral, që do të jetë dy Presidentët, plus unë.”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se gjatë takimeve  u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat, sipas tij, do të sigurohen nga disa vende europiane, në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Presidenti i Ukrainës: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format

19 August 2025 at 07:17

SHBA– Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putin në çdo format.

Zelensky ka shtuar gjithashtu se ishte Putin ai që sugjeroi një takim bilateral mes Ukrainës dhe Rusisë, pasuar nga një takim trilateral që do të përfshinte SHBA-të.

Zelensky shtoi se ka diskutuar për garantimin e sigurisë me Trumpin dhe Europën gjatë ditës së sotme dhe tha se ka marrë sinjale të rëndësishme nga SHBA për këto garanci.

Sipas tij, detajet e këtyre garancive të sigurisë do të punohen brenda 10 ditësh.

SHBA-të ofruan që takimi tripalësh të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur, ka pohuar Zelensky.

“Ukraina nuk do të ndalojë kurrë në rrugën drejt paqes dhe jemi të gatshëm për çdo format takimi,” theksoi Zelensky./abcnews.al

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

19 August 2025 at 07:05

Dashi

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Demi

Tensioni do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnë edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnë mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.

Binjaket

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja

Ka shume mundësi qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bëjnë ditën te vështirë për t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Luani

Qetësia do mbizotëroje gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift kështu qe shfrytëzojeni ditën për te folur për tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret nuk duhet t’i besojnë pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do jeni me te lirshëm te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për te folur për to dhe për t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje një ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshëm për te bere ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni qe situata te marre tatëpjetën.

Peshorja

Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Akrepi

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate. Investimet nuk duhen bere sot.

Before yesterdayMain stream

Mbi një milion njerëz u lutën me Papa Leoni XIV: Qëndrojmë me të rinjtë e Ukrainës dhe të Gazës

3 August 2025 at 14:54

Papa Leoni XIV në ngjarjen më të madhe deri më tani gjatë papatit të tij tremujor, u bëri thirrje më shumë se një milion katolikëve të rinj të përhapin besimin dhe entuziazmin e tyre.

Më shumë se një milion të rinj të veshur me ngjyra të ndezura dhe me flamuj kombëtarë u mblodhën në fushën Tor Vergata jashtë Romës, duke brohoritur “Viva il Papa” para meshës në të cilën Papa përfundoi një javë plot ngjarje për katolikët e rinj.

“Të dashur të rinj, përhapni entuziazmin tuaj dhe dëshmoni besimin tuaj para të gjithë atyre që takoni”, tha papa i parë amerikan gjatë meshës.

Në fund të meshës, Papa Leoni XIV iu referua luftërave në Gaza dhe Ukrainë, duke u bërë thirrje të rinjve të ndihmojnë në ndërtimin e një bote më të mirë.

“Ne qëndrojmë me të rinjtë e Gazës, me të rinjtë e Ukrainës. Vëllezër dhe motra, ju jeni një shenjë se një botë tjetër është e mundur. Një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet nuk zgjidhen me armë, por me dialog.Ne vërtet duam të përhapim shpresë dhe dashuri”, përfundoi Papa.

Aksident masiv në Gjermani/ Përshihen 14 automjete, disa persona të lënduar

3 August 2025 at 14:36

Një aksident masiv me 14 automjete të përfshira ka ndodhur në Dortmund të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se përplasja ndodhi në autostradën A1 në rajonin e Ruhr-it.

“Tetë persona u plagosën në një aksident ku përfshiheshin 14 automjete midis kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West”, shkruajnë mediat.

Sipas policisë , të gjithë të plagosurit shpëtuan me lëndime të lehta. Megjithatë, një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje.

Po ashtu aksidenti shkaktoi një trafik masiv, që arriti në një distancë prej 3 kilometrash.

Australi, reshjet e dëborës bllokojnë automjetet dhe ndërpresin energjinë elektrike

3 August 2025 at 14:03

Disa qytete në Australinë lindore janë përfshirë nga reshjet më të dendura të dëborës ndër dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës.

“Moti i keq shkaktoi përmbytje, bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra banesa”, thanë autoritetet.

“Moti pritet të përmirësohet sot, ndërsa ekspertët parashikojnë deri në 50 centimetra dëborë në disa zona – dhe mbi 10 centimetra shi të priten në zona të tjera”, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.

Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit”,raportoi kanali televiziv shtetëror ABC, ndërsa Queensland përjetoi reshjet e para të dëborës në një dekadë, sipas gazetës “Sydney Morning Herald”.

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj/ Gjykata e Vlorës lë në burg Armando Gega, i arrestuar si i përfshirë në krim

3 August 2025 at 13:15

VLORË– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg” për Armando Gega, i cili u arrestua të premten si bashkëpunëtor në vrasjen e rojës së pallatit, Renato Hoxhaj.

Ai është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili vepronte në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

46-vjeçari akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria duke kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Botë.

Roja i pallatit 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.

Pasi u njoh me masën e sigurisë, Gega është dërguar ne ambientet e burgut të Fierit./abcnews.al

Plagosja me armë në Fresk/ Zbardhet ngjarja, kush janë tre të rinjtë e përfshirë në krim

3 August 2025 at 12:15

TIRANË- Klejvis Caka i njohur dhe me mbiemrin (Lusha) është shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes së Juglen Abazit.

26-vjeçari rezulton, banues në Tiranë dhe sipas informacioneve është identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi vet I plagosuri nuk ka dhënë detaje.

Mbi autorin e shpallur tashmë në kërkim rëndojnë disa vepra penale si “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Në kërkim është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra 26 vjeç, banues në Tiranë, gjithashtu për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimor, zbardhja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve është provuar se shtetasit Xhonatan Qerimi dhe Andi Gurra kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.

Pista ku po heton policia është konflikti, por ende e paqartë nëse ka qenë i çastit apo situatë e vjetër mes autorit dhe të plagosurit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 2 gushtit në zonën e fresku, aty ku Abazi po lëvizte me mjetin e tij tip “Mercedez” dhe u qëllua me një p0lumb nga Klejvis Caka, ky I fundit pasi kreu plagosjen është larguar qetësisht nga zona e më tej është ndihm7uar nga 2 bashkëpunëtorët e tij.

Ndërsa I plagosuri, menjëherë ka braktisur mjetin dhe fare pranë ka gjetur kunatin e tij, i cili e transportoi në spital menjëherë duke I shpëtuar dhe jetën.

I riu mori një plumb në këmbë por është jashtë rrezikut për jetën, pritet që gjendja e tij të jetë më e stabilizuar për t’i marrë një deklaratë konkrete, pasi deri më tani ka dhënë disa deklarata kontradiktore duke mos dashur të ndihmojë policinë e duke tentuar të justifikojë ngjarjen./abcnews.al

Plagosja e dyfishtë me thikë në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i dyshuar

3 August 2025 at 11:58

VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e së shtunës ku dy persona u plagosën me thikë vjeç. Në pranga ka përfunduar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka goditur me thikë.,

Të plagosurit janë 39 dhe 32 vjeç.

Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit/abcnews.al

❌
❌