Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

19 August 2025 at 12:18

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s”.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau foto nga gërmimet në këtë sit arkeologjik.

Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se, falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.

Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza. Ato po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

19 August 2025 at 10:07
SHKODËR- Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje në rrjetin e tij social “Facebook”.

Shefi i qeverisë shkruan se po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore

“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. 🔍⛏🧭📜🏺 🪡
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama./abcnews.al
Before yesterdayMain stream

Rama: Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, destinacion për t’u vizituar

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, një prej monumenteve më të rëndësishme historike dhe kulturore në jug të Shqipërisë, është kthyer në një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga Mozaiku i Kishës Paleokristiane që gjendet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, në Gjirokastër, si një nga vendet që ia vlen të vizitohet, për vlerën e çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

“Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij muaji, ku mund të shikoni edhe “Mozaikun e Kishës Paleokristiane”, për të cilin specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës janë kujdesur ta bëjnë të vizitueshëm për turistët”, shkroi Rama.

Falë punës së përkushtuar të specialistëve të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës, mozaiku i rrallë është restauruar dhe është bërë i vizitueshëm për publikun. Ky element shtesë pasuron më tej ofertën kulturore të parkut, duke ofruar për turistët një përvojë të veçantë dhe autentike.

Mozaiku i Kishës Paleokristiane, i vendosur brenda hapësirës së parkut, është një dëshmi e rëndësishme e ndikimit të hershëm të krishterimit në këtë zonë. Punuar me mjeshtëri të lartë artistike, ai paraqet motive simbolike dhe dekore të periudhës së shekujve IV-V pas Krishtit.

Antigonea, e themeluar në shekullin e III p.e.s. nga mbreti Pirro i Epirit dhe emëruar në nder të gruas së tij, Antigona, ofron një pasuri të gjerë arkeologjike, përfshirë rrënojat e qytetit antik, muret mbrojtëse, shtëpitë karakteristike, si dhe elementë të kulturës urbane të kohës.

Vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë këtë vend do të përjetojnë jo vetëm historinë antike të Epirit, por edhe bukuritë natyrore të luginës së Drinosit, që e rrethon parkun me një peizazh mbresëlënës.

Përmes investimeve të vazhdueshme dhe përkushtimit të institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Antigonea po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një pikë referimi për turizmin kulturor në Shqipëri.

1 nga 3

/a.f/

 

The post Rama: Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, destinacion për t’u vizituar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

By: Ela
2 August 2025 at 18:54

Të shtunën e 2 gushtit, një pirg me zhavorr vijon të qëndrojë në hyrjen e Muzeut Arkeologjik në Durrës, i cili vijon të jetë i rrethuar me perimetrin e sigurisë prej hekuri, ndërsa në hyrje të tij qëndron tabela e punimeve sipas së cilës afati i përfundimit do të ishte 31 korriku i kësaj vere, […]

The post Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

By: Elva
23 July 2025 at 20:50

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq, në jug të vendit. Flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të parkut arkeologjik të Finiqit, një zonë që edhe verën e kaluar u përfshi nga zjarret. Parku arkeologjik i Finiqit është një prej aseteve më të rëndësishme kulturore dhe […]

The post Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik appeared first on BoldNews.al.

Muzeu Kombëtar Arkeologjik I Durrësit hap dyert në vjeshtë i restauruar

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Ekipi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndoqi nga afër punimet në kantierin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, së bashku me Qendrën Muzeore Durrës.

Punimet restauruese në këtë objekt po kryhen në kuadër të programit EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS.

MEKI njoftoi në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga kantieri, se Muzeu Kombëtar Arkeologjik që ruan thesare të çmuara të qytetërimit tonë antik, po i afrohet një transformimi rrënjësor.

Në vjeshtë, ai do të hapë dyert për publikun vendas dhe të huaj, me një pamje të re dhe përvoja muzeale bashkëkohore.

Rihapja e muzeut do të sjellë hapësira të shtuara ekspozuese më funksionale, brenda dhe jashtë, një linjë muzeore të rikonceptuar, hapësira të dedikuara për aktivitetet edukative të fëmijëve dhe për zhvillime seminaresh.

“Një tjetër hap i rëndësishëm drejt kthimit të Durrësit në një pol të rëndësishëm kulturor e turistik”, përfundon MEKI.

The post Muzeu Kombëtar Arkeologjik I Durrësit hap dyert në vjeshtë i restauruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrësi antik ofron pasuri edhe për të apasionuarit e arkeologjisë nënujore

30 June 2025 at 11:29


TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Durrësi ka pasuri nënujore, e cila përbën një vlerë të shtuar për qytetin e cila mund të inkurajojë akoma më shumë zhvillimin e turizmit arkeologjik.

Durrësi, që në antikitet ka qenë port i rëndësishëm i Adriatikut, si dhe një kantier i madh i ndërtimit të anijeve. Arkeologjia e tokës, në këtë qytet të lashtë, ndërthuret me arkeologjinë e nënujit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë.

Në këtë mënyrë, bukuritë e Durrësit shtrihen jo vetëm në tokë, në Parkun Arkeologjik, por edhe nën ujë, ku fshihen artefakte të ndryshme që mund të shihen nga zhytësit.

Nga Dyrrahu antik janë gjetur ndër vite fragmente amforash, mbetje anijesh të mbytura, objekte tregtare dhe urbane. Ekspedita shqiptare të organizuara janë zhvilluar që në vitet 1970-1980.

Hidroarkeologjia është një disiplinë relativisht e re shkencore që lindi në fillim të shekullit XX, megjithëse interesi për objektet e mbytura në det ka ekzistuar që në kohët antike. Arkeologjia e nënujit për shumë zhytës të detit Mesdhe e të brigjeve të tij është më tepër se një pasion. Copat e statujave, kapitelet apo enët e ndryshme rrëfejnë për jetën e zhvilluar në këto brigje mijëra vjet më parë. /j.p/

The post Durrësi antik ofron pasuri edhe për të apasionuarit e arkeologjisë nënujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Histori e rrëfyer përmes monedhave, ekspozitë fotografike në parkun arkeologjik të Apolonisë

By: Kult Plus
20 June 2025 at 16:22

Parku Arkeologjik i Apolonisë, Muzeu i Bankës së Shqipërisë dhe Qendra Muzeore Durrës prezantuan ekspozitën fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve arkeologjike, tregtare dhe ekonomike të dy qyteteve antike, Apoloni dhe Dyrrah.

Kjo ekspozitë e hapur në mjediset e Parkut Arkeologjik të Apolonisë vjen si një histori e rrëfyer përmes monedhave, që nga antikiteti deri në ditët e sotme.

“Monedha në këtë qytet është e lidhur me financimin e veprimeve ushtarake, me luftën. Stateri pritej për të paguar mercenarët dhe për të financuar veprimet ushtarake. Më pas, drahmja u pre për tregtinë, sepse u zhvilluan edhe qytete të tjera ilire, tregje rajonale, dhe për këtë arsye priten më shumë monedha, u zhvillua më shumë tregtia dhe pati më shumë qarkullim monetar”, u shpreh Alba Selita, eksperte e numizmatikës.

Prerja e monedhave daton që në shekujt VII–VI para erës sonë, në Dyrrah dhe Apoloni, duke dëshmuar për një zhvillim të fortë ekonomik të këtyre vendeve në atë periudhë.

“Ishte një monedhë shumë e fortë dhe mendoj që vazhdon të mbetet e tillë. Edhe në periudhën kur i gjithë territori i Ilirisë kthehet në një domein të Perandorisë Romake, qyteti i Apolonisë mbetet i lirë dhe i pavarur, ndryshe nga qytetet e tjera që kthehen në koloni, dhe vazhdojnë akoma të përdorin monedhën e tyre brenda territorit me shkëmbimet që kishin, pavarësisht se monedha kryesore në atë kohë ishte ajo romake”, tha për mediet Ornela Dyrmishi, drejtore e Parkut Arkeologjik, Apoloni.

Çelja e një ekspozite të tillë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka për synim tërheqjen e vizitorëve dhe njohjen e të huajve me zhvillimin në kohën ilire, monedhat e të cilëve janë gjetur edhe në vende të tjera, si në Maqedoninë e Lashtë, Itali, Greqi, Azi të Vogël dhe Egjipt, si rezultat i shkëmbimeve tregtare. /atsh/ KultPlus.com

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

5 June 2025 at 20:53

Një mur dhe një pjesë e tavanit në një vend arkeologjik në Pompei u shembën pjesërisht sot, pas një valë sizmike në zonën vullkanike aty pranë Campi Flegrei.

Zyrtarët njoftuan se domus ishte dëmtuar tashmë në tërmetin e madh në Irpinia në vitin 1980.

Askush nuk u lëndua pas serisë së tërmeteve dhe nuk ka afreske apo dekorime në domus.

Domusi është i rrethuar për arsye sigurie, raporton Ansa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike appeared first on Euronews Albania.

Zvarritet restaurimi/ Muzeu Arkeologjik në Durrës pa hipotekë, punimet duhet të mbaronin në vitin 2023

25 May 2025 at 17:10

Me 93% të punimeve të kryera, muzeu pritet të hapet më në fund për vizitorët brenda pak muajsh. Zhurma e çekanëve dhe pirgjet me zhavorr që rrethojnë godinën e Muzeut Arkeologjik të Durrësit janë dëshmi e përpjekjeve të fundit për përfundimin e një prej projekteve më ambicioze të restaurimit në vend.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti ishin të mëdha. Muzeu u bë pjesë e programit të Bashkimit europian EU4Culture, duke përfituar një financim prej 3.5 milionë eurosh, për resturimin e tij. Punimet e rikonstruksionit nisën në nëntor të vitit 2022, nën drejtimin e UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve) por jo gjithmonë paratë zgjidhin gjithçka.

Regjistrimi rezultoi një sagë e vërtetë dhe për një godinë në pronësi të vetë shtetit shqiptar aq sa në tabelën e punimeve për datën e përfundimit nuk kishte më një afat.

Edhe UNOPS pranon se “procesi i regjistrimit të pronës zgjati” dhe se “përfundimi i tij i suksesshëm zgjidhi të gjitha çështjet e mungesës së dokumentacionit për muzeun, që ishte një hap i domosdoshëm për të ardhmen e tij”.

Ndërhyrjet përfshijnë jo vetëm restaurimin e godinës por edhe ndërtimin e një hapësire të re magazinimi për ruajtjen e artefakteve, instalimin e një tende për skulpturat në oborr, pajisjen e ambienteve të brendshme me ekspozitorë modernë, zgjerimin e ekspozitës në dy kate të reja.

Sipas UNOPS-it në katin e sipërm do ketë hapësira për qëllime ekonomike e tregtare, që synojnë gjenerimin e të ardhurave për mirëmbajtjen e muzeut. Pas hapjes, muzeu do të ofrojë një përvojë të re për turistët, duke ekspozuar mbi 3000 artefakte që dëshmojnë zhvillimin e historik e kulturor të Durrësit nga periudha e Antikitetit deri në Mesjetë.

“Një problem i rëndësishëm ka qenë nevoja për të regjistruar pronën ku ndodhet objekti i muzeut në emër të Qeverisë së Shqipërisë, në mënyrë që të mund të merrej leja e ndërtimit. Konkretisht, që prej përfundimit të ndërtimit të objektit të muzeut në fillim të viteve 2000, prona nuk ishte regjistruar kurrë në emër të ministrisë përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë”.

The post Zvarritet restaurimi/ Muzeu Arkeologjik në Durrës pa hipotekë, punimet duhet të mbaronin në vitin 2023 appeared first on Sot News | Lajme.

Analiza/ Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

By: user 11
19 May 2025 at 07:12

Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita do të jetë gati për sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut të Durrësit po realizohet me një fond prej 348 milionë lekë të dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e ndërhyrjeve i ka kaluar të tre vitet.

Vonesat kanë krijuar vështirësi edhe për punën e punonjësve të Institutit të Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave.

Që nga viti 2008, Muzeu i Durrësit, ashtu si dhe Muzetë e Apolonisë, Butrintit kanë kaluar në vartësi të Ministrisë së Kulturës.

“Instituti i Arkeologjisë dhe Akademia e Shkencave janë përgjegjës për anën shkencore të këtij Muzeu Arkeologjik,” sqaroi Akademia, ndërsa shtoi se “Ministria e Kulturës i ka kaluar afatet e rikonstruksionit të Muzeut.”

“Kjo ka krijuar vështirësi në punën e arkeologëve të Durrësit dhe të mirëmbajtjes së fondeve arkeologjike të  këtij qyteti”, theksoi Akademia e Shkencave.

Arkeologët janë të pakënaqur me zgjidhjet që janë ofruar për ruajtjen dhe studimin e rreth 17 mijë objekteve, që përbëjnë fondet arkeologjike të Durrësit.

Në kuadër të restaurimit, ato janë strehuar në një kapanon provizor të ndërtuar prapa Muzeut, të cilit i mungon sipërfaqja e nevojshme për sistemimin e objekteve, dhe po ashtu i mungojnë kushtet për veprimtarinë shkencore të arkeologëve.

Sipas arkeologes Brikena Shkodra objektet arkeologjike kanë kushte specifike sistemimi, ruajtje, restaurimi dhe studimi.

“Mbi cilat kritere ndërtohet një kapanon me përmasa minimale, që në thelb do duhet të sistemojë të paktën 17000 objekte arkeologjike dhe njëkohësisht ambiente pune për arkeologët,” pyeti ajo.

“Cili do të jetë fati i fondeve arkeologjike dhe hapësirave të kërkimit shkencor në Durrës,” shtoi Shkodra.

Kjo nuk është hera e parë që arkeologët kërkojnë një zgjidhje për strehimin e fondit arkeologjik.

“Ne kërkuam mbështetjen e bashkisë së qytetit për tu vendosur në sektorë të caktuar pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve,” kujtoi prof. As dr. Eduard Shehi.

“Përpjekjet tona nuk patën suksese edhe kur propozuam rikthimin e godinës së ish-Muzeut arkeologjik në funksionin e saj të hershëm,” shtoi ai.

Fondet arkeologjike të Durrësit e kanë filluar ekzistencën si pjesë e ish-Muzeut të Natyrës, themeluar nga Vangjel Toçi, i cili mblodhi objektet që më parë ishin pjesë e një muzeu të vogël lokal dhe i pasuroi me gjetje të reja.

Në vijim ato u bënë pjesë e Muzeut Arkeologjik, për të kaluar në vazhdim nën administrimin e ish-Bërthamës Arkeologjike Durrës, pjesë përbërëse e Institutit te Arkeologjisë të Akademisë se Shkencave deri ne vitin 2007. Gjatë kësaj faze, Fondi arkeologjik i Durrësit ka pasur një rritje te konsiderueshme sasiore duke përfaqësuar pasurinë më të madhe arkeologjike të Shqipërisë.

Te marra së bashku Fondi Themeltar (rreth 17000 objekte) dhe Fondi Studimor (mijëra të tjerë), përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme, e zbuluar dhe ruajtur ndër dekada nga arkeologët e Durrësit dhe Instituti i Arkeologjisë.

Rreth viteve ‘80 filloi ndërtimi i godinës së re të Muzeut Arkeologjik të Durrësit (godina aktuale), me idenë e transferimit aty të ekspozitës dhe zyrave te arkeologeve. Ndërsa fondet arkeologjike parashikohej të qëndronin në ambientet e Muzeut të vjetër, i cili ndodhet vetëm 300 metra larg Muzeut të ri. Në vitin 1999 ndërtesa fillestare e Muzeut Arkeologjik iu rikthye pronarëve.

Arkat e objekteve të imta u sistemuan në katin e dytë dhe të tretë të godinës së re, në hapësira të destinuara për ekspozitë. Ndërsa objektet e gurta u vendosën pa kriter depozitimi e ruajtjeje në oborr.

Procesi i ndërtimit të godinës së re u finalizua pjesërisht ne vitin 2003 me përurimin e ekspozitës muzeale vetëm ne katin e parë të godinës. Ndërsa katet e dytë dhe të tretë të godinës aktuale të Muzeut Arkeologjik u përdoren si hapësira funksionale, depozitimi dhe ruajtje për fondet arkeologjike.

Reforma ne sistemin shkencor/arsimor, e vitit 2007/2008, sanksionoi veçimin e fondeve arkeologjike nga Muzeu Arkeologjik. Që prej këtij viti, Muzeu Arkeologjik u bë pjesë e strukturës rajonale të Ministrisë së Kulturës në Durrës, ndërsa fondet arkeologjike i mbetën nën administrimin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë.

Ky transformim administrativ i hapi rrugë aplikimit të projektit të rikonstruksionit dhe rijetëzimit të godinës së Muzeut Arkeologjik, realizimi i te cilit pengohej nga prania e fondeve arkeologjike. Përsëri u kërkua zbrazja e hapësirave të katit të dytë dhe të tretë nga pasuria arkeologjike dhe nxjerrja e tyre jashtë godinës, dhe jo vetëm kaq, por u kërkua me ngulm që një pjesë e fondeve studimore të groposeshin, si të pavlera, sipas ekspertizës së projektuesve te rijetëzimit.

Rezistenca e arkeologëve te Durrësit, për të mos lejuar groposjen e pasurisë arkeologjike, së paku detyroi ndërtimin e një kapanoni, vetëm 140 m2. Por kjo ndërtesë ishte shumë e vogël për të strehuar të gjithë objektet e fondit.

Prof. As. Dr. Brikena Shkodra kujtoi se 10 vjet më parë, falë ndihmës ekonomike të ofruar nga kolegë e institucione bashkëpunuese si Instituti Arkeologjik Gjerman i Romës dhe Universiteti i Lilës, u siguruan dy kontejnerë për sistemimin e një pjese te fondit të mbetur jashtë.

“Që prej 3 vitesh edhe arkeologët punojnë në kontejnerë të skaduar që janë bërë strehë edhe e brejtësve të kanaleve përreth,” theksoi Shkodra./Reporter.al

The post Analiza/ Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë appeared first on Lapsi.al.

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

18 May 2025 at 20:41

Ndërsa Muzeu Arkeologjik i nënshtrohet rikonstruksionit, prej 3 vjetësh 17 mijë objekte të fondit arkeologjik të Durrësit ruhen në një kapanon të vogël dhe dy kontejner mallrash, mjedise të papërshtatshme për kërkim shkencor. Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita […]

The post Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë appeared first on BoldNews.al.

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

By: Kult Plus
9 May 2025 at 09:34

 Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në Bylis u zhvillua një takim në terren me përfaqësues të IKTK, AICS, Njësitë e Administrimit dhe të Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni-Bylis dhe konsulentët e kontraktuar.

Takimi kishte si qëllim koordinimin e punës për hartimin e projektit të Qendrës Multifunksionale dhe Planit të Konservimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e Planit të Menaxhimit të parkut, të cilin IKTK mbështet dhe ndjek me përkushtim, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Parku arkeologjik i Bylisit shtrihet në zonën e Mallakastrës, rreth 1.5 km larg fshatit të Hekalit dhe rreth 8 km larg qytetit të Ballshit. Parku Arkeologjik i Bylisit dhe rrënojat arkeologjike të Klosit paraqiten sot si përfaqësuesit më tipikë të qytetërimin ilir në shekullin V-I p. Kr., dhe gjithashtu si një pol i ri për zhvillimin e turizmit kulturor me potencialin për të pasuar ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të krahinës së Mallakastrës. / atsh/ KultPlus.com

Restaurohet godina antike e Parkut Arkeologjik të Amantias

By: Kult Plus
8 May 2025 at 11:24

Një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore “u ringjall” në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Godina antike në agoranë, tashmë është e restauruar dhe gati për të pritur vizitorët e apasionuar pas antikitetit.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë realizuan me sukses restaurimin e godinës antike në zonën publike të qytetit të lashtë të Amantias. Gjatë procesit, u identifikuan dhe u përdorën disa prej blloqeve origjinale për të plotësuar muraturën. Godina rifitoi vertikalitetin dhe u ekspozua dyshemeja me pllaka guri, e ruajtur në gjendje shumë të mirë.

Ky monument i saporestauruar, i shtohet pasurisë së Parkut Arkeologjik të Amantias, duke e bërë atë një pikë të re referimi për të gjithë dashamirësit e historisë dhe kulturës sonë kombëtare. 

Gonxhja: Plan i ri menaxhimi për Parkun Arkeologjik Bylis

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare: Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se, shtëpia e qyteteve antike ilire Bylis dhe Nikaia, do t’i ofrohet vizitorëve vendas dhe turistëve të huaj përmes një plani të ri menaxhimi.

Plani bën bashkë vlerat historike të parkut, bukurinë natyrore të kodrinave përreth luginës së Vjosës dhe zhvillimin e komunitetit të Mallakastrës.

Rruga e re që lidh autostradën me parkun, së bashku me planin e menaxhimit të financuar nga Bashkimi Evropian dhe AICS, do e shndërrojnë parkun në një destinacion të rëndësishëm të ofertës turistike të Shqipërisë.

/a.f/r.e/

The post Gonxhja: Plan i ri menaxhimi për Parkun Arkeologjik Bylis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

TIRANE, 16 mars/ATSH/ Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Shifra u bë e njohur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndërsa ndau foto nga vizitorë të ndryshëm në rrjetet sociale.

Turistët në Shkodër ndalen në kala për një vizitë ndërsa ndodhen qoftë edhe tranzit drejt veriut të vendit. Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe per peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj me liqenin dhe luginën e Bunës.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse. Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.

Parku Arkeologjik Shkodër, ka një sipërfaqe prej rreth 70 ha. Rozafati, me një sipërfaqe prej 3.6 ha dhe një perimetër muresh rrethues prej 881 m, është objekti më i rëndësishëm i Parkut. Ajo dominon mbi një kodër shkëmbore ndërmjet lumenjve Drin dhe Buna, në hyrjen juglindore të qytetit të Shkodrës.

Gjurmët antike të saj, teknika e mureve me blloqe poligonalë, ruhen pranë hyrjes kryesore dhe datojnë të shek. IV p.e.s. Kalaja kishte një rol të rëndësishëm si qendër e fortifikuar ilire gjatë periudhës së mbretit Ilir Genti në mesin e shek. II p.e.s. Historiani romak Tit Livi e quante Shkodrën vendin më të fortifikuar të fisit Ilir të Labeatëve.

Kalaja njihet me emrin Rozafa, të cilin duhet ta ketë marre aty mes shek. V-VI-të.

 

The post Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Muzeun Arkeologjik: Fondi prej 100 mijë eksponantësh, dëshmi e rrugëtimit tonë mijëravjeçar

24 January 2025 at 17:29

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e Muzeut Arkeologjik, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në kryeqytet, aty ku është i ruajtur një fond prej 100 mijë eksponantësh.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë fond, një dëshmi të patjetërsueshme të rrugëtimit mijëravjeçar të historisë së Shqipërisë.

“Nga thesari i monedhave antike, te fondi kombëtar etnografik, kartotekat gjuhësore të gjuhës shqipe, arkivi i historisë kombëtare i shkruar dhe elektronik, të gjitha dëshmi e gjallë se cilët kemi qenë shekuj më parë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministrin e shoqëruan gjatë vizitës drejtues të Muzeut Arkeologjik të cilët shpjeguan renditjen e të gjithë fondit arkeologjik nga njëri pavijon në tjetrin.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ndaluan edhe në laboratorin i Restaurimit pranë këtij muzeu, ku u njohën me disa nga gjetjet e fundit.

“Një gjetje e fundit është në Babunjë të Lushnjës dhe kjo gjetje pritet të ekspozohet së shpejti. Një kalorës me kalë, që daton në vitin 520, pra 400 vjet para Krishtit, shumë i rëndësishëm në llojin e vet. Kemi edhe një kalorës tjetër që është në muzeun e Olimpias, që tregon një sportist nga Epidamni që ka fituar Lojërat e 66-ta Olimpike, në vitin 566 para Krishtit. Dhe sot, ka një memorial në Olimpia, kushtuar sportistit nga Durrësi”, u shpreh restauratori. /j.p/

The post Rama në Muzeun Arkeologjik: Fondi prej 100 mijë eksponantësh, dëshmi e rrugëtimit tonë mijëravjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku Arkeologjik/ Banorët kundërshtojnë çmimin e ulët të kompensimit të banesave në Durrës

By: Oldi
14 January 2025 at 10:10

Një muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit hodhi një hap tjetër për realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID që ndodhet në Parkun Arkeologjik të Durrësit”. Megjithë miratimin e shumicës, një pjesë e këshilltarëve kundërshtuan çmimin e kompensimit të banesave të ofruar nga Bashkia, i cili, sipas tyre, ka një […]

The post Parku Arkeologjik/ Banorët kundërshtojnë çmimin e ulët të kompensimit të banesave në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Zbulimi magjepës në Egjipt, ekipi arkeologjik gjen varrin e mjekut ‘magjistar”

12 January 2025 at 18:22

Në një zbulim magjepsës, një ekip arkeologjik francezo-zviceran në Egjipt ka zbuluar varrin e një mjeku shumë të talentuar që u shërbeu faraonëve afërsisht 4000 vjet më parë.

Mbishkrimet sugjerojnë se Tetinebefou mbante një “seri të plotë titujsh”, duke përfshirë “kryemjeku i pallatit”, “prifti” dhe “magjistari” i perëndeshës Serket.

“Varri është zbukuruar me gdhendje mahnitëse dhe vepra arti të gjalla” tha Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve në një deklaratë .

Ekipi që qëndron pas misionit arkeologjik, që punon në seksionin jugor të Saqqara që nga viti 2022, e gjeti varrin në një grup vendesh varrimi për shtetarët e lartë dhe punonjësit mbretërorë. 

Sipas arkeologëve varri ishte plaçkitur pothuajse tërësisht përpara zbulimit të tij dhe nuk u gjetën mbetje njerëzore.

Si një prift-magjistar i Serketit, perëndeshës së lidhur me mbrojtjen kundër krijesave helmuese, mjeku ka të ngjarë të ishte specializuar në trajtimin e kafshimit të gjarpërinjve dhe akrepit. Në mënyrë të pazakontë, rolet e tij të tjera përfshinin dentistin mbretëror, një titull që rrallë shihet në zbulimet nga Egjipti i lashtë.

Saqqara është një nekropol i madh i kryeqytetit egjiptian Memfis. Është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është shtëpia e më shumë se një duzinë piramidash, duke përfshirë piramidat e famshme të Gizës, si dhe piramidat më të vogla në Abu Sir, Dahshur dhe Abu Ruëaysh.

“Kjo gjetje e pabesueshme i shton trashëgimisë së pasur Saqqara-s si një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Egjiptit,” thotë ministria.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zbulimi magjepës në Egjipt, ekipi arkeologjik gjen varrin e mjekut ‘magjistar” appeared first on Euronews Albania.

68.4% më shumë vizitorë krahasuar me 2023-shin në Parkun Arkeologjik të Butrintit

By: Kult Plus
7 January 2025 at 21:12

Parku Arkeologjik Butrint mirëpriti 200,570 vizitorë gjatë vitit 2024, 68.4% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se, “ky sukses vjen, jo vetëm si rezultat i promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, por edhe i transparencës së plotë në menaxhimin dhe deklarimin e biletave, duke garantuar një administrim të drejtë dhe të besueshëm të të ardhurave”.

Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit.

Ai ndodhet 25 km larg qytetit të Sarandës dhe shtrihet nga brigjet e detit Jon drejt fushëgropës së Delvinës.

Në brendësi të parkut gjendet qendra kryesore arkeologjike e Butrintit, ndërsa përreth saj ka edhe monumente të tjera që dëshmojnë për qytetërim mbi 3000-vjeçar. Gjithashtu në brendësi të tij dhe afër tij ka disa monumente natyre me vlera shkencore, didaktike dhe turistike.

Një kombinim fantastik i mjediseve detare, lumore, lagunore, fushor e kodrinor, ku janë mjaft të pranishme edhe elementet historike, të tillë si Kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës, e sidomos rrënojat arkeologjike të qytetit të Butrintit, me fillesat që në sh.IV p.e.s.

Për këtë arsye, pjesa arkeologjike e saj, në Gadishullin e Butrintit, është shpallur pjesë e UNESCO-s, që më 1999, gjë që rrit më tej atraksionin ekoturistik. /atsh/ KultPlus.com

❌
❌