Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

Real Madridi ‘blindon’ Gonzalo Garcian dhe i vendos një klauzolë marramendëse

7 August 2025 at 23:53

Real Madrid ka bërë një lëvizje të madhe, duke siguruar një nga talentët e tyre më premtues, Gonzalo Garcia. 

Sipas një raporti nga AS, klubi ka rinovuar kontratën e spanjollit, duke zgjatur qëndrimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2030. 

Por ajo që bie më shumë në sy është rritja drastike e klauzolës së tij të largimit, nga 50 milionë euro në një shifër rekord prej 1 miliard eurosh. 

Ky veprim tregon qartë se Madrid dëshiron të sigurohet që asnjë klub tjetër nuk mund ta marrë atë, pavarësisht ofertës. 

Pavarësisht interesit të madh nga gjigantët e Ligës Premier, fokusi i Gonzalos nuk ka ndryshuar asnjëherë. Ai ka pasur vetëm një synim, rrugëtimin e tij me fanellën e bardhë dhe ndjekjen e gjurmëve të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos. 

Një mesazh shprese për La Fabrica 

Ky kontratë e re nuk është vetëm një fitore për Gonzalon, por dërgon edhe një mesazh të fortë në akademinë e Real Madrid në Valdebebas.

Ya hay fumata blanca. Gonzalo, renovado hasta 2030.

Su cláusula de 50 millones, parte del pasado. Ahora, una galáctica: 1.000 millones.

Al primer equipo a todos los efectos.

Con @As_TomasRoncero en @diarioas https://t.co/DNiIT1jAY7

— Fernando Sánchez Tavero (@AS_Tavero) August 7, 2025

Trajnerët dhe talentët e rinj tani shohin qartë se rruga drejt ekipit të parë është reale. 

Sulmuesi 21-vjeçar nuk u përpoq vetëm të tregonte veten, por shkëlqeu me performancat e tij, duke thyer çdo barrierë./Telegrafi/

The post Real Madridi ‘blindon’ Gonzalo Garcian dhe i vendos një klauzolë marramendëse appeared first on Telegrafi.

Shefi i Bayern Munichut reagon rreth spekulimeve për transferimin e Nicolas Jackson

7 August 2025 at 23:14

Shefi i Bayern Munich, Max Eberl, ka reaguar ndaj spekulimeve se klubi i tij është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Nicolas Jackson. 

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Bayern ka pyetur për Jackson, i cili nga Chelsea vlerësohet rreth 65 milionë euro. 

Gjithashtu, Newcastle thuhet se janë seriozisht të interesuar, teksa kërkojnë një zëvendësues potencial për sulmuesin në kërkim, Alexander Isak. 

Sky Sports raporton se edhe Milan dhe Juventus po shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin 24-vjeçar. 

Not True ❌ is that FC Bayern will make a offer for Nicolas Jackson @ChelseaFC this summer. Max Eberl: „there is nothing to the rumors“ pic.twitter.com/tu0UqyMZj2

— Christian Falk (@cfbayern) August 7, 2025

Megjithëse reprezentuesi senegalez thuhet se dëshiron të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’, trajneri Enzo Maresca nuk ka përjashtuar mundësinë e shitjes së tij gjatë verës. 

Pozicioni i Jackson te Chelsea është më pak i sigurt për sezonin e ri, pas ardhjes së Liam Delap dhe Joao Pedro. 

Megjithatë, Max Eberl ka përjashtuar një lëvizje për Jackson kur u pyet për këto spekulime pas fitores së skuadrës së tij në ndeshjen miqësore kundër Tottenham. Ai u shpreh për gazetarët: “Definitivisht jo. Nuk kam folur kurrë me të.”. 

Kur u pyet nëse Jackson, i cili ka kontratë deri në vitin 2033, mund të largohet nga Chelsea këtë verë, Maresca tha për gazetarët të enjten: “Kur afati i transferimeve është i hapur, fatkeqësisht ose fatmirësisht, çdo gjë mund të ndodhë”./Telegrafi/

The post Shefi i Bayern Munichut reagon rreth spekulimeve për transferimin e Nicolas Jackson appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Bersant Celina realizon gol në fitoren e AIK-ut në Ligën e Konferencës – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

7 August 2025 at 21:33

AIK-u ka marrë fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Gyorit në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. 

Vendimtar në këtë fitore të ekipit suedez ishte sulmuesi kosovar Bersant Celina, i cili kontribuoi me gol. 

Celina realizoi në minutën e 21-të për rezultatin 2-0 duke bërë që në fund të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore. 

Ai u vlerësua me notën 8.1 e cila ishte më e larta në këtë sfidë. 

Përveç golit, Celina pati katër driblime të suksesshme, 14 pasime të kompletuara si dhe katër duele të fituara. 

28-vjeçari po kalon gjithashtu një formë të mirë edhe në kampionatin suedez këtë edicion. 

Deri më tani Celina është aktivizuar në 18 ndeshje duke arritur të realizojë tre gola, teksa ka po aq asistime./Telegrafi/ 

The post Bersant Celina realizon gol në fitoren e AIK-ut në Ligën e Konferencës – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pjesa e parë: Ballkani dominon ndaj Shamrock, por mungon goli

7 August 2025 at 21:20

Ballkani e ka mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 pjesën e parë ndaj Shamrock Rovers në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Suharekasit po përballen ndaj ekipit irlandez në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës. 

Rastin e parë për gol Ballkani në këtë sfidë e pati në minutën e 15-të përmes Arbër Potokut, por goditjen e tij e ndali portieri mysafir. 

Një tjetër rast për gol e pati edhe Sunday Adetunji në minutën e 18-të, por sërish ishte portieri mysafir që nuk pranoi të mposhtej. 

Të besuarit e Orges Shehit patën gjithashtu një tjetër mundësi të mirë shënimi në minutën e 34-të me Ardit Deliun, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së irlandezëve. 

Vlen të theksohet se mysafirët e Shamrock Rovers nuk ia dolën që për asnjë moment të rrezikonin portën e Ballkanit gjatë 45 minutave të para./Telegrafi/

The post Mbyllet pjesa e parë: Ballkani dominon ndaj Shamrock, por mungon goli appeared first on Telegrafi.

Man Utd i cakton një çmim të ri Garnachos pas transferimit të Seskos

7 August 2025 at 19:53

Manchester United raportohet se i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh Alejandro Garnachos, mes interesimit gjithnjë e më të madh nga Chelsea. 

Anësori argjentinas pritet të largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë shumë pranë transferimit të sulmuesit Benjamin Sesko nga RB Leipzig. 

21-vjeçari është udhëzuar nga trajneri Ruben Amorim të gjejë një klub të ri, çka e bën largimin e tij pothuajse të pashmangshëm. 

Megjithatë, Garnacho ka bërë të qartë se i vetmi destinacion që pranon këtë verë është Chelsea, përveç qëndrimit te Manchester United, nëse situata ndryshon. 

Sipas The Athletic, Chelsea tashmë ka intensifikuar bisedimet për transferimin e yllit argjentinas. 

Minutat e Garnachos pritet të zvogëlohen ndjeshëm nëse qëndron në klub, për shkak të afrimeve të shumta që ka bërë United gjatë verës. 

Skuadra tashmë ka siguruar shërbimet e Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, ndërsa marrëveshja për Sesko është thuajse e mbyllur. 

Konkurrenca e shtuar në repartin ofensiv e vë në pikëpyetje serioze të ardhmen afatgjatë të Garnachos te klubi. 

Gjithashtu, Garnacho ishte mes pesë lojtarëve që iu bashkuan me vonesë fazës përgatitore, ndërsa thirrja publike e Amorimit për largimin e tij nënkupton se nuk bën pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri./Telegrafi/

The post Man Utd i cakton një çmim të ri Garnachos pas transferimit të Seskos appeared first on Telegrafi.

Ballkani synon fitoren ndaj Shamrock Rovers në ‘Fadil Vokrri’ – formacionet zyrtare

7 August 2025 at 19:30

Ballkani do të jetë nikoqir i ekipit irlandez Shamrock Rovers me fillim nga ora 20:30 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës dhe suharekasit do të synojnë të marrin fitoren e cila i afron një hap drejt kualifikimit. 

Një rezultat pozitiv në ‘Fadil Vokrri’ do të ishte tejet i rëndësishëm para sfidës së kthimit që do të zhvillohet një javë më vonë. 

Për këtë takim trajneri Orges Shehi ka vendosur të futet në fushë me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion: 

Formacionet zyrtare: 

Ballkani: Golubovic, Smajli, Batarelo, Halili, Potoku, Deliu, Giovanni, Albert, Hamidi, Adetunji, Kryeziu. 

Shamrock Rovers: McGinty, Grace, Lopes, Cleary, Watts, Mandroiu, Healy, Nugent, Honohan, Gaffney, Grant. /Telegrafi/

The post Ballkani synon fitoren ndaj Shamrock Rovers në ‘Fadil Vokrri’ – formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Man City i gatshëm ta sakrifikojë Grealish për transferimin e yllit brazilian

7 August 2025 at 19:22

Raportohet se Manchester City është gati të përdorë Jack Grealish si pjesë të një marrëveshjeje shkëmbimi për një yll të Ligës Premier. 

Pas një sezoni zhgënjyes 2024/2025, City ka punuar intensivisht për të përmirësuar skuadrën e Pep Guardiolës. 

Gjatë kësaj vere, City ka nënshkruar tashmë me lojtarë si Tijjani Reijnders, Rayan Ait-Nouri, Rayan Cherki, James Trafford, Sverre Nypan dhe Marcus Bettinelli. 

Ndërkohë, lojtarë si Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Yan Couto dhe Maximo Perrone janë larguar nga ‘Etihad’. 

Teksa jemi afër fillimit të sezonit të ri, ylli i Cityt, Grealish, vazhdon të lidhet me një largim nga klubi. 

Së fundmi, 29-vjeçari është përfolur për një huazim te Everton, të cilët po tentojnë të arrijnë një marrëveshje me City. 

Tani raportohet se City mund ta përdorë Grealish si pjesë të një shkëmbimi në përpjekje për të transferuar yllin e West Ham, Lucas Paqueta. 

Sipas Sport Witness, gazetari brazilian Jorge Nicola deklaroi se City është i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin e West Ham. 

Është sugjeruar se po diskutohet për një formulë të re për të arritur marrëveshjen, në vend që të paguhet çmimi i plotë prej 50 milionë eurosh që kërkon West Ham. 

Nicola tha se City mund të ofrojë një shumë më të ulët së bashku me Grealish për të bindur West Hamin të pranojë. 

27-vjeçari u lidh për herë të parë me një transferim te City në verën e vitit 2023, megjithatë, kjo lëvizje dështoi për shkak të hetimeve ndaj brazilianit për shkelje të supozuara të rregullave të basteve./Telegrafi/

The post Man City i gatshëm ta sakrifikojë Grealish për transferimin e yllit brazilian appeared first on Telegrafi.

Lista me dhjetë kandidatët që do të garojnë për çmimin “Portieri i Vitit” në Topin e Artë 2025

7 August 2025 at 17:51

Dhjetë portierë do të luftojnë për të fituar çmimin ‘Yashin’ 2025. 

Ky çmim, i dhënë për herë të parë portierit të Liverpoolit, Alisson, në vitin 2019, nderon portierin më të mirë në botë dhe është emëruar në nder të legjendës së Bashkimit Sovjetik, Lev Yashin, i vetmi portier që ka fituar ndonjëherë Topin e Artë. 

Aktualisht, mbajtësi i këtij çmimi është Emiliano Martinez nga Aston Villa, i cili e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2023 dhe 2024. Mesfushori argjentinas është edhe njëherë i nominuari për të marrë çmimin këtë vit. 

Martinez është një nga katër kandidatët nga Liga Premier. Alisson përsëri është në garë, pasi ka arritur në podium si i dyti në vitin 2022, ndërsa në listë janë edhe dy portierët që fituan ‘Dorezën e Artë’, David Raya dhe Matz Sels nga Arsenal dhe Nottingham Forest përkatësisht. 

Një nga favoritët për të triumfuar është Gianluigi Donnarumma i Paris Saint-Germain. Edhe pse aktualisht në pritje të një transferimi, Donnarumma luajti një rol kyç në rrugëtimin e skuadrës së tij drejt triumfit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke pritur disa penallti vendimtare. 

Thibaut Courtois i Real Madrid kthehet në listën e kandidatëve pasi një dëmtim e ndaloi të konkurrojë vitin e kaluar, ndërsa Jan Oblak i Atletico Madrid synon të përmirësojë vendin e tretë që arriti në vitin 2021. 

Në listë gjenden gjithashtu Yassine Bounou i Al Hilal, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës për Klube, dhe portieri i Interit, Yan Sommer. 

Lista prej 10 kandidatëve të nominuar për çmimin Yashin: 

🚨𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: The nominees for the Men’s Yashin Trophy, awarded to the best goalkeeper.🏅 pic.twitter.com/536Ek0mWA9

— FÚTBOL HUB (@futbolhub7) August 7, 2025

/Telegrafi/

The post Lista me dhjetë kandidatët që do të garojnë për çmimin “Portieri i Vitit” në Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Marcus Rashford gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës

4 August 2025 at 15:56

Marcus Rashford ka shënuar golin e parë si lojtar i Barcelonës në turneu parasezonal në Azi. 

Pas humbjes së vendit në formacionin e Manchester United nën drejtimin e Ruben Amorim, Rashford gjeti një shans të ri me Barcelonën.  

Pas një sezoni premtues te Aston Villa që u ndërpre nga një dëmtim, ai u huazua te Barcelona dha dëshmoi se ka ende vlerë, me një marrëveshje sezonale që përfshin opsionin për transferim të përhershëm në 2026. 

Gjatë turneut parasezonal në Azi, Rashford është adaptuar mirë me bashkëlojtarët si Lamine Yamal dhe pjesën tjetër të ekipit. 

Rashford’s first goal pic.twitter.com/y4Kji3xTld

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 4, 2025

Në takimin ndaj Daegu FC, ai shënoi golin e pestë për katalanasit, me një goditje të saktë nga 12 metra, duke vulosur fitoren e thellë në miqësore. 

Ky ishte goli i parë i Rashford si lojtar i Barcelonës, një sinjal i qartë për energjinë dhe ndoshta rikthimin në versionin më të mirë të vetes për sezonin që po vjen për sulmuesin 27-vjeçar./Telegrafi/

The post Marcus Rashford gjen golin e parë me fanellën e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Heung-min Son arrin marrëveshje me klubin e ri pas largimit nga Tottenhami

4 August 2025 at 15:41

Heung-min Son është pranë transferimit te LAFC për një shumë prej 13 milionë eurosh, duke i dhënë fund me shumë emocion një qëndrimi prej dhjetë vitesh te Tottenham Hotspur. 

Ylli koreano-jugor përshëndeti tifozët e Spurs në Seul të dielën dhe tashmë po finalizon dokumentacionin me klubin nga MLS, përpara se të zyrtarizohet si lojtar i LAFC. 

Sipas Fabrizio Romano, Son ka arritur një marrëveshje verbale me LAFC pas një dekade të shkëlqyer në veri të Londrës. 

Sulmuesi nuk u kthye me ekipin në Angli, pasi po pret kontrollin mjekësor dhe finalizimin e kontratës me skuadrën amerikane. 

🚨🇺🇸 Heung-min Son to LAFC, here we go! Verbal agreement in place between all parties.

Son, ready to complete his move to MLS with Spurs due to receive fee in excess of €15m.

Son didn’t travel back to UK with Spurs squad as he’s waiting for documents to be signed with LAFC. pic.twitter.com/a0MpvptPcy

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 3, 2025

Tottenham pritet të përfitojë më shumë se 13 milionë euro nga largimi i 33-vjeçarit, i cili u përshëndet në mënyrë emocionale në miqësoren ndaj Neëcastle në Seul, ku mori duartrokitje dhe gardën e nderit nga të dy ekipet. 

Me plot 173 gola në 454 ndeshje, Son largohet si legjendë e klubit dhe një nga futbollistët më të dashur nga tifozët. 

Pas largimit të Harry Kane drejt Bayern Munich dhe tashmë edhe Sonit në MLS, te Tottenham ka nisur zyrtarisht një epokë e re./Telegrafi/

The post Heung-min Son arrin marrëveshje me klubin e ri pas largimit nga Tottenhami appeared first on Telegrafi.

Ky është dënimi që e pret Barcelonën nëse Ter Stegen rikthehet nga lëndimi para kohës

4 August 2025 at 13:58

Barcelona vazhdon të besojë në aftësinë e saj për të regjistruar transferimet e reja, Roony Bardghji, Marcus Rashford dhe Joan Garcia, pa pasur nevojë për shitje të tjera lojtarësh. 

Presidenti Joan Laporta po ashtu ka theksuar se klubi nuk ka ndërmend të përdorë rregullin emergjent për zëvendësim të një lojtari të dëmtuar për të regjistruar Garcian. 

Nëse një lojtar mungon për shkak të dëmtimit për katër muaj, klubet e La Ligas mund të përdorin deri në 50 për qind  të kufirit të pagave për të regjistruar një lojtar zëvendësues, shifra që rritet në 80 për qind nëse mungesa është pesë muaj ose më shumë. 

Kur u raportua se Marc-Andre Ter Stegen mund të ketë nevojë për operacion për problemin e tij të shpinës, u mendua se Barcelona do ta shfrytëzonte këtë rregull për të regjistruar Garcian, pasi ai ende nuk ka zyrtarisht status. 

Megjithatë, Ter Stegen njoftoi se do të mungojë vetëm për tre muaj. 

Vendimi i La Ligas për të miratuar ndryshimin do të varet nga raporti mjekësor i Ter Stegen. Ndërkohë, thuhet se doktori Amelie Le­glise, kirurgu i tij, ka dorëzuar një raport mjekësor që parashikon mungesën në mes të katër dhe pesë muajve. 

Ekzistojnë kontrolle për këtë rregull. Nëse Ter Stegen nuk mungon minimumi tre muaj (kur mungesa është paraqitur si katër muaj), ose nuk mungon të paktën katër muaj (kur mungesa është paraqitur si pesë muaj ose më shumë), La Liga mund të penalizojë Barcelonën. 

Sanksioni i parashikuar do të ndikojë në limitin e pagave të klubit, duke e ulur atë me trefishin e rrogës së Ter Stegen në këtë rast./Telegrafi/

The post Ky është dënimi që e pret Barcelonën nëse Ter Stegen rikthehet nga lëndimi para kohës appeared first on Telegrafi.

Drita do të luajë me gjigantin skocez në rast se e kalon FCSB-në

4 August 2025 at 13:40

Klubi kosovar Drita ka mësuar tashmë kundërshtarin e radhës në rast se ia del ta kalojë FCSB-në. 

Shorti i hedhur sot (e hënë) ka vënë përballë gjigantin skocez Aberdeen, si kundërshtar të mundshëm të gjilanasve në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës. 

Pas tri ditësh (e enjte), Drita do të luajë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës ndaj FCSB. 

Ndeshja e parë do të luhet në Rumani, teksa ajo e kthimit në ‘Fadil Vokrri’ do të luhet më datë 14 gusht. 

Kujtojmë se Drita garat evropiane fillimisht i kishte nisur në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar me lehtësi rrethin e parë pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 ndaj Differdange 03. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit më pas u eliminuan nga Copenhageni në rrethin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve, duke bërë që rrugëtimin ta vazhdojnë në Ligën e Evropës./Telegrafi/

The post Drita do të luajë me gjigantin skocez në rast se e kalon FCSB-në appeared first on Telegrafi.

Gakpo flet për vështirësitë që po kalojnë tek Liverpooli pas vdekjes tragjike të Jotas

4 August 2025 at 11:27

Cody Gakpo ka folur për vështirësitë që po kalojnë tek Liverpooli që nga tragjedia me humbjen e bashkëlojtarit të tij, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. 

Ylli i Portugalisë, Jota, dhe vëllai i tij Andre Silva humbën jetën në një aksident automobilistik më 3 korrik. 

Lajmi për vdekjen e Jotës shkaktoi një reagim të madh emocional, me homazhe që erdhën nga e gjithë bota. 

“Po, ka qenë shumë e vështirë. Shumë prej nesh ishin ende në pushime kur ndodhi kjo ngjarje”. 

“U mblodhëm si skuadër dhe si klub sa më shpejt të mundëm. U përpoqëm të jemi pranë familjes sa më shumë që mundëm në ato momente dhe bashkë si ekip të ndihmonim kudo që mundëm”. 

“Vazhdojmë ta bëjmë këtë, dhe secili është i angazhuar më shumë pas skenave sesa në publik, duke u lidhur dhe ndihmuar sa më shumë që mundet”, ka thënë Gakpo fillimisht. 

Gakpo ishte në pushime kur ndodhi vdekja e Jotas, por ishte ndër ata që morën pjesë në funeralin emocional në Gondomar dhe vizituan një vend përkujtimor jashtë stadiumit ‘Anfield’. 

“Shpresoj që familja e Diogos ndjeu dashurinë që ne kemi për ta, për Diogon dhe vëllain e tij”. 

“Mund të shihje se si përpiqemi të veprojmë si klub dhe ekip, edhe tifozët, qyteti i tërë, çdo dashamirës futbolli, si Liverpool, ne përpiqemi të jemi një familje e vërtetë”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Gakpo flet për vështirësitë që po kalojnë tek Liverpooli pas vdekjes tragjike të Jotas appeared first on Telegrafi.

David Luiz bën rikthimin shokues në futbollin evropian në moshën 38-vjeçare

4 August 2025 at 09:46

Ish-ylli i Chelseat dhe Brazilit, David Luiz, ka bërë një rikthim befasues në futbollin evropian duke u bashkuar me skuadrën e  Pafos në Qipro. 

Mbrojtësi u largua nga Evropa në vitin 2021 pas dy sezonesh me Arsenalin. Ai u aktivizua në disa periudha me klubet braziliane Flamengo dhe Fortaleza, por tani është rikthyer në Evropë në moshën 38-vjeçare. 

Luiz, i cili nënshkroi për skuadrën braziliane , Fortaleza, në janar të vitit 2025 me një kontratë njëvjeçare, e ndërpreu atë me marrëveshje të ndërsjellë më 1 gusht, përpara se të siguronte transferimin në Pafos të Qipros. 

Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin, i cili do të marrë pjesë në raundet kualifikuese të Ligës së Kampionëve. 

From Brazil to Europe, from Champions League glory to Copa Libertadores — now writing a new chapter in Cyprus.

A historic day for our club.
A new era begins.

𝗧𝗵𝗲 𝗙𝗨𝗧𝗨𝗥𝗘 𝗶𝘀 𝗡𝗢𝗪 and @DavidLuiz_4 is part of it! 🔵 pic.twitter.com/XYIcft2XIC

— Pafos FC (@pafosfcofficial) August 3, 2025

“Pafos FC është krenar të njoftojë nënshkrimin e ikonës së futbollit brazilian, David Luiz, i cili i bashkohet klubit me një kontratë deri në vitin 2027”. 

“Kjo lëvizje historike përbën momentin më të rëndësishëm në historinë e futbollit qipriot – ardhja e një superylli global, emri i të cilit ka jehuar në stadiumet më të mëdha të botës”, thuhej në deklaratën e klubit qipriot. 

Luiz ndërpreu parakohe kontratën me Fortalezan pas vështirësive për të fituar minuta nën drejtimin e trajnerit Renato Paiva, për shkak të dëmtimeve të shpeshta. Ai pati vetëm 17 paraqitje me klubin. 

Mbrojtësi veteran është rikthyer tani në Evropë pas katër vitesh mungesë dhe pritet të garojë sërish në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2025/2026./Telegrafi/

The post David Luiz bën rikthimin shokues në futbollin evropian në moshën 38-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Zbulohet arsyeja pse Arabia Saudite ka hequr dorë nga transferimi i Viniciusit

4 August 2025 at 09:28

Real Madrid po përqendrohet për momentin në shitje, pasi tashmë ka shtuar katër transferime në skuadrën e Xabi Alonsos për sezonin 2025/2026. 

Lojtarë si Rodrygo, Ferland Mendy dhe David Alaba janë identifikuar si të gatshëm për t’u shitur, por emri më i madh që është lidhur me një largim është Vinicius Junior. 

Në javët e fundit, ka pasur shumë spekulime rreth situatës së kontratës së Viniciusit. 

24-vjeçari ka më pak se dy vjet në kontratën aktuale, dhe deri më tani nuk është arritur një marrëveshje për ta zgjatur qëndrimin e tij pas vitit 2027. 

Kjo ka hapur një mundësi për Arabinë Saudite, që është admirues afatgjatë e Viniciusit, për të bërë një ofertë, por sipas Cadena SER, ata nuk kanë plane për ta shfrytëzuar këtë mundësi dhe nuk synojnë të bëjnë asnjë ofertë. 

Megjithë interesin e tyre, Arabia Saudite nuk ka plane për të bërë ofertë as për Real Madridin, as për vetë Viniciusin. 

Besimi është se lojtari nuk do të konsideronte një transferim në Ligën Saudite këtë verë, pasi Kupa e Botës 2026 po shërben si nxitje për shumë lojtarë që të qëndrojnë në Evropë, duke rritur shanset për të qenë të grumbulluar nga ekipet e tyre kombëtare. 

Nuk ka dyshim se Vinicius është nën presion për t’u rikthyer pas një sezoni 2024/2025 të dobët dhe të paqëndrueshëm, si nga vetë ai, ashtu edhe nga Real Madrid./Telegrafi/

The post Zbulohet arsyeja pse Arabia Saudite ka hequr dorë nga transferimi i Viniciusit appeared first on Telegrafi.

Pamja e shpatullës së Bellingham pas operacionit shqetëson tifozët

3 August 2025 at 23:53

Real Madrid do të duhet të përballojë mungesën e Jude Bellingham për të paktën muajt e parë të sezonit të ardhshëm 2025/2026, pasi mesfushori anglez ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për një dëmtim  në shpatull. 

Bellingham e pësoi dëmtimin në muajt e parë të sezonit 2023/2024, në një barazim pa gola ndaj Rayo Vallecano, dhe që prej asaj kohe ai ka luajtur me mbështetje të veçantë në shpatull. 

Me kalimin e kohës, mbështetja është bërë më e dobët dhe dhimbja është shtuar, ndaj u vendos që lojtari të kryente një operacion për ta zgjidhur përfundimisht problemin. 

Kanë kaluar dy javë që prej operacionit dhe Bellingham ka nisur fazën e rikuperimit. Si pjesë e saj, ai është parë me pushime, dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi ku shihet i qetë jashtë fushës së lojës. 

Një fotografi në veçanti ka bërë bujë, pasi tregon një plagë të dukshme kirurgjikale në shpatullën e majtë, shenjë e ndërhyrjes që ka kryer. 

🚨 Jude Bellingham’s post-surgery scar after shoulder surgery. pic.twitter.com/YwPiFWhC7E

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 3, 2025

Siç është raportuar, Bellingham pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar të tetorit. 

Për fat të mirë për Real Madridin, trajneri Xabi Alonso ka disa opsione në dispozicion për të mbuluar boshllëkun e Bellingham. 

Brahim Diaz, Arda Guler dhe transferimi i ri Franco Masantuono janë të gjithë lojtarë që mund të luajnë si mesfushorë ofensivë./Telegrafi/

The post Pamja e shpatullës së Bellingham pas operacionit shqetëson tifozët appeared first on Telegrafi.

Kur marketingu shënon gola – Barcelona arkëton më shumë se shumica e klubeve nga sponsorët

3 August 2025 at 23:25

  Suksesi aktual sportiv i Barcelonës po përkthehet edhe në përfitime të mëdha komerciale, me klubin që ka regjistruar të ardhura rekord nga sponsorët në fanella.  

Sipas presidentit Joan Laporta, ‘Barcelona Licensing & Merchandising’ (BLM) raportoi të ardhura mes 140 dhe 150 milionë eurove në vitin financiar të fundit. 

Klubi përfiton nga disa sponsorë të mëdhenj që janë të pranishëm në fanellat e ekipeve si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Dy partnerët më të mëdhenj janë Spotify dhe Nike, të cilët kontribuojnë pjesën më të madhe të të ardhurave. 

Spotify, sponsori kryesor i fanellës, paguan rreth 65 milionë euro në sezon, plus bonuse që e çojnë totalin në rreth 70 milionë euro. 

Kjo përfshin 57.5 milionë euro për reklamën në pjesën e përparme të fanellës, 5 milionë për logot në veshjet stërvitore, 5 milionë për të drejtat e emërtimit të stadiumit ‘Spotify Camp Nou’, dhe bonuse të tjera. 

Nike, e cila rinovoi marrëveshjen në nëntor të vitit 2024, i paguan klubit 122 milionë euro në vit. Kjo shumë përfshin një bonus nënshkrimi prej 158 milionë eurosh, i shpërndarë gjatë kontratës, si dhe bashkëpunime në shitjen me pakicë. 

Gjatë turneut aktual në Azi, sponsorë të tjerë si Ambilight TV dhe Cupra janë gjithashtu të pranishëm në fanellat e ekipit. 

Ambilight TV kontribuon me rreth 12 milionë euro në vit, duke u shfaqur në mëngën e majtë, ndërsa Cupra paguan 7 milionë euro në vit për të drejtat globale të partneritetit dhe për branding gjatë miqësoreve dhe fazës përgatitore. 

Në total, Barcelona përfiton mbi 209 milionë euro në vit nga sponsorët në fanella, një shifër që po rritet lehtësisht nga partneritete të reja si ai me Cupra. 

Kjo rrjedhë e fuqishme financiare nga sponsorët siguron një bazë të fortë ndërsa klubi synon të ndërtojë suksese të reja sportive./Telegrafi/

The post Kur marketingu shënon gola – Barcelona arkëton më shumë se shumica e klubeve nga sponsorët appeared first on Telegrafi.

Gjiganti italian po synon transferimin e Greenwoodit këtë verë

3 August 2025 at 21:35

Mason Greenwood thuhet se po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga klubet italiane, me sulmuesin e Marseille që tashmë është futur në radarët e Interit.

Reprezentuesi anglez me një paraqitje me kombëtaren i cili është në proces të ndërrimit të shtetësisë, pati një sezon shumë të suksesshëm në Ligue 1 gjatë edicionit 2024/25, duke realizuar sezonin më të mirë në karrierë për nga numri i golave të shënuar. 

Me 21 gola të shënuar në kampionat, Greenwood e ndau Këpucën e Artë me yllin e Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, një ndër kandidatët kryesorë për Topin e Artë. 

Performanca të tilla kanë bërë që lojtari të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve në të gjithë botën. 

Ka pasur raportime për interes nga klubet e Arabisë Saudite, ndërkohë që Atletico Madrid, Juventus dhe Lazio gjithashtu po ndjekin nga afër situatën e tij. Tani edhe Interi është shtuar në listën e pretendentëve. 

Sipas Corriere dello Sport, Greenwood është kthyer në një objektiv alternativ për Interin, pasi përpjekjet për të afruar Ademola Lookman nga Atalanta nuk kanë sjellë rezultat. 

Ofertat deri në 45 milionë euro janë refuzuar nga klubi bergamask dhe Inter nuk dëshiron të shkojë më lart. 

Megjithatë, as transferimi i Greenwood nuk do të jetë i lirë. Gjysma e shumës së shitjes do t’i takojë Manchester United, si pjesë e marrëveshjes që u bë kur lojtari u largua nga klubi anglez./Telegrafi/

The post Gjiganti italian po synon transferimin e Greenwoodit këtë verë appeared first on Telegrafi.

Antony refuzon ribashkimin me Ronaldon tek Al-Nassr

3 August 2025 at 21:13

Antony, i cili është jashtë planeve te Manchester United, raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u ribashkuar me Cristiano Ronaldon duke hedhur poshtë një ofertë nga Al-Nassr. 

Sipas gazetës Sport, klubi arab ka shprehur interes për të nënshkruar me brazilianin, por lojtari 25-vjeçar ‘refuzon të dëgjojë’ për ofertën e majme nga Arabia Saudite. 

Antony, i cili luajti përkrah Ronaldos te United në vitin 2022, më parë ka refuzuar edhe ofertat nga klubet braziliane Botafogo dhe Sao Paulo, pasi ai ka bërë të qartë se dëshiron një destinacion të vetëm. 

Raporti shton se ish-lojtari i Ajax-t nuk është i gatshëm të bashkohet me asnjë klub tjetër përveç Real Betis, ku kaloi me shumë sukses pjesën e dytë të sezonit të kaluar si i huazuar, dhe është madje i gatshëm të pranojë një ulje page për të realizuar transferimin. 

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse skuadra spanjolle do të mund të përballojë çmimin prej 30 milionë që kërkon Manchester United. 

Antony, i cili shënoi nëntë gola dhe dha pesë asistime në 26 ndeshje për Betis, duke ndihmuar klubin të përfundojë në vendin e gjashtë në La Liga dhe të arrijë finalen e Ligës së Konferencës mund të rikthehet në skuadrën e parë të trajnerit Ruben Amorim, nëse Manchester United nuk arrin ta shesë gjatë kësaj vere./Telegrafi/

The post Antony refuzon ribashkimin me Ronaldon tek Al-Nassr appeared first on Telegrafi.

Milani i vendos afat ofertës për Ardon Jasharin – gati ‘plani B’ nëse dështon ylli shqiptar

3 August 2025 at 19:47

Milan raportohet se ka vendosur afat deri të hënën për të arritur një përparim në negociatat me Club Brugge për Ardon Jasharin, përndryshe do të shohin tek Javi Guerra i Valencias si alternativë. 

‘Rossonerët’ besojnë se kanë arritur ofertën maksimale prej 38 milionë eurosh (përfshirë bonuset), por belgët vazhdojnë të kërkojnë më shumë.  

Lojtari vetë është i vendosur të transferohet në ‘San Siro’ dhe pretendon se Club Brugge kishte premtuar se do ta lëshonte për ofertë prej 32.5 milionë eurosh plus bonuse. 

Ai ka kërkuar takimin me drejtuesit e klubit për të siguruar realizimin e kalimit, por Milan po humb durimin.  

Sipas Corriere dello Sport, afati për një përparim është dita e hënë, nëse jo, klubi do të aktivizojë ‘planin B’. 

Alternativa e mundshme është Javi Guerra, 22-vjeçari i akademisë së Valencias. 

 Ai është lidhur gjithashtu me Manchester United, e mbetet në radarët e tyre, ndërsa Valencia po tenton nënshkrimin e kontratës së re me të. 

Ky është një tjetër arsye pse Milani nuk mund të vonohet më tej, përndryshe rrezikojnë të humbasin edhe opsionin e dytë./Telegrafi/

The post Milani i vendos afat ofertës për Ardon Jasharin – gati ‘plani B’ nëse dështon ylli shqiptar appeared first on Telegrafi.

❌
❌