Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Energjia e së ardhmes” mbi djersën e blegtorëve të Taçit të Ersekës

8 August 2025 at 17:47

Banorët e një fshati të Ersekës ankohen se kullotat e tyre po ua zë një kompani private, e cila ka fituar të drejtën për zhvillimin e një centrali fotovoltaik.

Fshatrat që po thahen nën hijen e paneleve diellore

Të enjten e parë të gushtit, në dalje të Ersekës, Petrit Zeqo na priti në fshatin e tij, Taç i Sipërm, rreth 2.5 kilometra larg qytetit.

Pavarësisht atmosferës së braktisjes, fshati kishte peizazh unik, shtëpi të grumbulluara dhe toka të punuara, ndërsa më në brendësi, një burim i vogël uji shërbente si çezmë publike.

“Këtë e ka sjellë një ushtar, për një vajzë të fshatit”, na tregoi Petriti simbolin e dashurisë së një periudhe tjetër, dëshmi që i ka qëndruar fshatit edhe sot.

Petriti na shoqëroi më tutje, pranë hijes së një arre të madhe ku po na priste një grup banorësh me vështrimin hedhur përballë makinerive të rënda që po sheshonin tokën.

Banorët e fshatit Taç/Citizens.al

Kullota, që banorët e përdornin për bagëtitë dhe si shteg për t’u lidhur me arat e tyre tanimë është shkretuar me dherat e dystuara mbi të.

Një central fotovoltaik, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike do të zërë vend pak muaj më vonë. Punonjësit në terren, të shqetësuar nga prania jonë si media, hezitojnë të tregojnë edhe emrin e kompanisë, me justifikimin se “janë veçse punëtorë”.

“Të tëra sinoret, ku kanë qenë e ku janë tani akoma, janë të fshatit me vendim gjykate”, tha për Citizens.al Rrushan Byrekasi, 77-vjeç.

Ndërsa renditi me emra se kujt i përkasin të gjitha ngastrat e tokave të fshatit, Rrushani na tregoi se me kërkesë të pleqësisë dhe një vendim gjyqësor të fillim viteve 2000, kjo kullotë i ka kaluar në bashkëpronësi banorëve të fshatit.

Vendimin na e tregoi Petriti, i cili e kishte printuar si dokument.

“Na jepte të drejtë që kjo pronë që aktualisht këta po e marrin, po e tjetërsojnë, është e jona. Domethënë penalizojnë një fshat dhe favorizojnë privatin. Kjo është e jona, me qitap e me të tëra”, theksoi ai.

Sipas vendimit të 26 tetorit 2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë, 37 banorëve të fshatit ju takon secilit nga 1/37-ta pjesë e barabartë e rreth 522 hektarëve kullota (340.5 ha) dhe pyje (181.8 ha).

“Këtu, ku po bëhet ky punim është baza e blegtorisë që del blegtoria jonë, baza e ujit që marrim, edhe ujë të pijshëm edhe ujit vaditës. Këta po e shkatërrojnë. Jemi të detyruar të shpërngulemi, por s´dimë ku të vemi”, u shpreh i revoltuar Ferdinand Agolli.

Përbri tokës, ku tanimë po kryhen punime për sheshimin e saj, 150 krerë bagëtish të imëta kalojnë njëra pas tjetrës të ndjekura nga një zonjë e fshatit.

“Bëni diçka, nuk kemi ku të çojmë bagëtitë, me këto mbahemi”, na tha ajo, ndërsa ndaluam ta përshëndesnim.

Bashkëshorti, Rakip Agolli, na tregoi se ka 30 vite që merret me blegtori dhe se ky zanat është e vetmja mënyrë jetese për zonën. Centralin fotovoltaik, ai e ndjen si kërcënim për t’u larguar, për aq kohë sa nuk ka hapësira ku të kullosin bagëtitë.

“Kam pasur 300 krerë, tani 150, mot mund të kem dhe 30. Në fillim ishte mirë, nuk kishte vështirësi, kishte hapësirë, kullosnin. Tani ka vështirësi, vetëm me këtë dëmin që po na bëhet, me këtë diellorin, po na vjen në prag të shtëpisë, tani do detyrohemi të ikim,” tha Rakipi.

Sipas kryeplakut të fshatit, Ibrahim Byreku, ky shqetësim është ndjekur edhe në polici dhe pushtetin vendor, mirëpo sipas dokumenteve, kompania ndërtuese është në rregull.

“Kemi disa vendime gjyqi që i kemi pasur me sinore, por aktualisht sot, me dokumentacion (kullotat) nuk janë tonat. Kam vërtetuar dhe firmat dhe të tëra dhe për kaq sa di, ata zotërinjtë e kanë më vulë, me firmë me të tëra”, u shpreh i prerë Ibrahimi.

Në fshat ora kishte mbetur. Tek-tuk shikoje ndonjë shtëpi të re, të ndërtuar nga remitancat e emigrantëve, kryesisht në Amerikë dhe Kanada, ndërsa shërbimet e bashkisë zor se dalloheshin.

Vendgrumbullimi i mbeturinave në fshatin Taç/Citizens.al

Kjo kuptohej nga kodrat e krijuara me plehrat, të cilat sipas banorëve herë pas here digjen, pasi askush nuk vjen t’i marrë.

Ndërhyrjet e makinerive për të sistemuar kullotën për parkun e energjisë diellore dukej se kishin shkaktuar dëme në kanalin vaditës të fshatit.

“Vit për vit pastrohej nga ana e bashkisë, tani nuk na vjen më uji. Kopshtet që mbillnim një domate, një piperkë, sivjet e kemi problem për ujin. Kjo ka ardhur nga devijimi i punimeve që kanë bërë atje”, tregoi Rakip Agolli.

Procedura jo transparente për parqet diellore

Trokitjes sonë për informacion nisur nga shqetësimet e banorëve, bashkia Kolonjë iu përgjigj: “Nënkryetarja është në mbledhje dhe nuk mundet të përgjigjet”, ndërsa na referoi ti adresonim pyetjet me shkrim.

Të dhënat e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë se 27.6 hektarë kullota të fshatit Taç u proceduan për t’u dhënë me qira në kohën kur vendi ishte në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Më 3 maj 2023, Bashkia Kolonjë i propozoi Këshillit Bashkiak dhënien e tyre me qira për projekte energjetike. Po atë ditë u shqyrtuan edhe dy kërkesa të tjera po për qëllime energjetike për kullotat dhe pyjet në Rehovë dhe Selenicë, duke e çuar totalin në 127 hektarë.

Punimet për centralin fotovoltaik në kullotat e fshatit Taç/Citizens.al

Afati i përdorimit u vendos 10 vjet, me qira minimale 2,100 euro për hektar në vit – rreth 60 mijë euro në vit për parcelën në fshatrat Taç-Agalli.

Sipas të dhënave të Open Data Albania, tenderi i 12 qershorit 2023 pati vetëm një ofertues: kompania “Get Solar Solution”, e cila ofroi pikërisht çmimin dysheme dhe fitoi, pavarësisht mungesës së konkurrencës.

E njëjta praktikë u ndoq edhe për rreth 100 hektarë kullota në Rehovë dhe Selenicë, të cilat iu dhanë kompanive MET Invest dhe Kail Energy.

Më 30 prill 2025, qeveria miratoi projektin e “Get Solar Solution” për central fotovoltaik me kapacitet 24 MW dhe afat operimi 49 vjet.

The post “Energjia e së ardhmes” mbi djersën e blegtorëve të Taçit të Ersekës appeared first on Citizens.al.

Bersant Celina realizon gol në fitoren e AIK-ut në Ligën e Konferencës – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

7 August 2025 at 21:33

AIK-u ka marrë fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Gyorit në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. 

Vendimtar në këtë fitore të ekipit suedez ishte sulmuesi kosovar Bersant Celina, i cili kontribuoi me gol. 

Celina realizoi në minutën e 21-të për rezultatin 2-0 duke bërë që në fund të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore. 

Ai u vlerësua me notën 8.1 e cila ishte më e larta në këtë sfidë. 

Përveç golit, Celina pati katër driblime të suksesshme, 14 pasime të kompletuara si dhe katër duele të fituara. 

28-vjeçari po kalon gjithashtu një formë të mirë edhe në kampionatin suedez këtë edicion. 

Deri më tani Celina është aktivizuar në 18 ndeshje duke arritur të realizojë tre gola, teksa ka po aq asistime./Telegrafi/ 

The post Bersant Celina realizon gol në fitoren e AIK-ut në Ligën e Konferencës – shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Banorët përplasen me Policinë/ PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit

30 July 2025 at 17:57

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar këtë të mërkurë dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqsor Buzi dhe Agim […]

The post Banorët përplasen me Policinë/ PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit appeared first on BoldNews.al.

Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik

By: Oldi
29 July 2025 at 09:28

Fotovoltaikët janë fronti i ri i rrëmbimit të tokave publike, por jo vetëm. Pas dështimit të tentativës për të marrë 832 hektarë në Kaninë të Vlorës, sulmi i radhës është në Sarandë. Kryetari i Bashkisë të Sarandës, Oltion Çaçi ka dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak një projektvendim, për dhënien me qira, me konkurrim, të […]

The post Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik appeared first on BoldNews.al.

Parku fotovoltaik në Belsh/ Firmoset marrëveshja, Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

By: xhir jeta
22 July 2025 at 13:39

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë

“Ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat, KESh ka marrë rolin që i takon dhe ka nisur një sërë projektesh konkrete që do të transformojnë mishelën energjitike të vendit tonë. Pas impiantit diellor në digën e Qyrsaqit, janë në zhvillim dy impiante të tjera, inovatore. Një në Vaun e Dejës dhe një tjetër në digën Zadejës.

“ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Këto nuk janë vetëm panele lundruese, por janë shembuj të përdorimit inteligjent të hapësirës dhe teknologjisë për qëllime kombëtare pa dëmtuar mjedisin dhe pa prekur komunitetet. Partneriteti me Emiratet e Bashkuara parashikon ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, prej 3 gigaëat që janë një sinjal i qartë I ambicies tonë.

Projektet e kapaciteteve eksportuese të vendit, si ajo nga Maqedonia e Veriut, që shpresojmë të marrë rrugë sa më parë nga ana maqedonase, duke qenë se gjithë ndërtimi në territorin shqiptar duhet të përfundojë sipas kontratës në simestrin e parë të 2026, nga ana tjetër jemi duke punuar me qeverinë greke deri në trefishim të kapaciteteve për linjat e transmetimit.

Jemi krenar për negociatat me Italinë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë.

Në këtë kuadër vjen një tjetër projekt, sot do të firmosim një marrëveshje për financimin nga BERZH të një projekti për park fotovoltaik në zonën e Belshit. Që do ofrojë energji për 16 100 abonentë ose rreth 50 mijë qytetarë të Republikës. Do të reduktojnë më 50 mijë ton CO2 çdo vit. Të gjitha zonat ku do të ngrihen këto projekte janë të mirë studiuara” u shpreh Balluku./abcnews.al

SOFT NEWS – Italia merr mbrapsht mozaikun antik të vjedhur gjatë L2B

21 July 2025 at 19:48

ROMË, 21 korrik  /ATSH – DPA/  – Një mozaik dymijëvjeçar, i cili ishte vjedhur nga një oficer nazist, është kthyer në Itali më shumë se 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mozaiku do të vendoset në një ekspozitë në qytetin antik të Pompeit, pranë Napolit, i cili u mbulua nga hiri vullkanik në vitin 79 pas Krishtit, pas shpërthimit të Vezuvit, bëri të ditur drejtori i zonës arkeologjike, Gabriel Zuchtriegel.

“Çdo artefakt i vjedhur që kthehet është si një plagë që shërohet”, u shpreh Zuchtriegel.

Mozaiku i punuar me imtësi paraqet një burrë dhe një grua me veshje romake në një pozë intime në një dhomë gjumi.

Sipas muzeut, mozaiku ka të ngjarë të vijë nga rajoni rreth vullkanit Vezuv dhe mund të ketë zbukuruar dikur dyshemenë e një dhome gjumi. Mendohet se punimi  është krijuar në shekullin I para ose pas Krishtit.

Sipas forcës së karabinierëve për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, mozaiku ka përfunduar në mënyrë të paligjshme në zotërim të një anëtari të Wehrmacht-it gjatë pushtimit gjerman të Italisë.

Mozaiku u rikthye në Itali në shtator përmes konsullatës së Përgjithshme italiane në qytetin gjerman jugperëndimor të Shtutgartit.

Pas armëpushimit mes Italisë dhe forcave aleatëve në shtator 1943, Wehrmacht-i gjerman pushtoi pjesë të mëdha të vendit. Ky pushtim 20-mujor u shënua nga dhuna, ndërsa një numër i madh veprash arti dhe objektesh kulturore u zhdukën nga koleksionet publike apo vendet arkeologjike. /Ad.Ab./

 

The post SOFT NEWS – Italia merr mbrapsht mozaikun antik të vjedhur gjatë L2B appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

20 July 2025 at 22:06

Pak ditë më parë në media u raportua se shkaku i përplasjes mes Edi Ramës dhe Ermal Dredhës, është dhënia e një sipërfaqe toke prej 831 hektarësh në zonën e Kaninës në Vlorë për t’u ndërtuar një park fotovoltaik nga një operator ekonomik Kërkesa ka shkuar që në nëntor të vitit të kaluar në protokollin e […]

The post 831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim appeared first on BoldNews.al.

Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje i hap rrugë financimit të ndërtimit të impiantit diellor me kapacitet prej 50 MWp në zonën e Belshit.

Projekti, me një kosto totale prej 40 milionë euro, do të financohet përmes një kredie prej 30 milionë eurosh nga BERZH, ku shteti shqiptar do të jetë garantues.

Përveç kësaj, një grant prej 8 milionë euro do të sigurohet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë euro do të vijë si injeksion kapitali nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh në territorin e bashkisë së Belshit. Ai do të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 9 km, që do të shkojë në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet për nevojat e projektit.

Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga ky impiant do të ndihmojë rritjen e kapacitetit të gjenerimit të KESH-it. /j.p/

The post Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Kolonjë

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë.

Centrali do të ndërtohet nga shoqëria “Fortis Energy and Construction” sh.p.k. me kapacitet të instaluar: 62MW.

Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Afati i operimit të centralit është 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Sipas vendimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit.

Shoqëria ndërtuese ka detyrimin të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik.

Po ashtu, shoqëria duhet të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare, të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës.

Shoqëria ka detyrimin t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit ai dhe të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

 

The post Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Kolonjë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Helena e Trojës

By: Kult Plus
22 June 2025 at 08:58

Poezi nga Faik Konica

N Trojë, nga maja e një kulle të lartë
Helena e bardhë zgjat kryet dhe përgjon
posht nënë murët luftën që lufton
Menella syzi me Parin flokartë;

Shikon buzëqeshur e me ballë të qartë
Zjarrin që ka ndezur vetë dhe ëndrron,
E stolisur si ditën që hipi në fron.
Kur vajti nus’e re nga Amykla në Spartë.

Dhe në shesh Menella me Parin të tërbuar
Goditin me sulm për të mundur e për të vdekur
Gjëmojnë duke uar zërin në qiell.

Gjaku u ka hyrë faqe e duar
Kordhë më kordhë, hekuri me hekur
Perpiqen, tingëllojnë, shkëlqejnë në diell./ KultPlus.com

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

9 June 2025 at 09:25

Një punonjës i thjeshtë i kompanisë së ndërtimit Salillari, që deri dje ngjiste asfalt nën vapën e verës, sot rezulton i licencuar për të ngritur një park fotovoltaik me kapacitet 82 megawat në Fier. Investimi për ndërtimin e një centrali të tillë diellor kërkon një vlerë që shkon në gati 80 milionë euro. Por kush […]

The post Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik appeared first on BoldNews.al.

Zhvillimi i energjisë diellore, miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 82 MW në Fier

By: M C
4 June 2025 at 17:58

Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 MW në fshatin Boçovë, bashkia Fier.

Investimi do të realizohet nga shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” sh.p.k., dhe nuk është objekt koncesioni apo masash mbështetëse.

Afati i ndërtimit dhe vënies në punë është 36 muaj nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa afati i operimit është 49 vjet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt gjatë realizimit dhe operimit të impiantit.

Shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj për ecurinë e ndërtimit, të respektojë kushtet mjedisore dhe ligjore, si dhe të sigurojë një depozitë sigurimi prej së paku 5% të vlerës së investimit.

Gjithashtu, do t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë 2% të prodhimit vjetor të energjisë, në formë royalty, ose vlerën monetare përkatëse.

Në Shqipëri, prodhimi i energjisë nga dielli po rritet me ritme të shpejta falë potencialit të madh diellor dhe investimeve në energji fotovoltaike. Përdorimi i paneleve diellore për prodhimin e energjisë elektrike është duke u zgjeruar, duke kontribuar në diversifikimin e burimeve energjetike dhe uljen e varësisë nga burimet tradicionale.

The post Zhvillimi i energjisë diellore, miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 82 MW në Fier appeared first on Albeu.com.

“E kam nisur fuqishëm, dua të vazhdoj me formën e mirë” – Celina flet për golat e tij në Suedi

22 April 2025 at 23:39

Futbollisti kosovar, Bersant Celina, ka qenë një nga figurat kyçe të AIK-ut në katër ndeshjet e para të këtij edicioni në elitën e futbollit suedez.

Mesfushori 28-vjeçar ka dhënë kontribut të rëndësishëm me dy gola dhe një asistim, duke ndihmuar ekipin që të fitojë gjashtë pikë nga këto përballje.

Aktualisht, AIK-u kryeson renditjen me dhjetë pikë, një fillim premtues për sezonin e ti që sapo ka nisur në Suedi.

“E kam nisur fuqishëm pas lëndimit dhe tani dua të vazhdoj me formën e mirë dhe të bëhem edhe më i fortë. Do të thotë shumë të ndihmosh ekipin. Dua të vazhdoj tutje duke mos menduar shumë”, ka thënë Celina për Fotbollskanalen.

Celina fillimisht u bashkua me AIK-un si huazim nga Dijon në verën e vitit 2023. Pas paraqitjeve të tij të mira, klubi suedez vendosi të blejë kartonin e tij nga skuadra franceze. Ai aktualisht ka kontratë me AIK-un deri në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

AIK tar ledningen borta mot Östers IF! Bersant Celina med en drömträff! 🎯

📲 Se matchen på Max och Kanal 5 pic.twitter.com/VjYN6bHfZL

— Sports on Max 🇸🇪 (@sportsonmaxse) April 20, 2025

The post “E kam nisur fuqishëm, dua të vazhdoj me formën e mirë” – Celina flet për golat e tij në Suedi appeared first on Telegrafi.

Muzeu Hebraik, Rama: Gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe historisë shqiptare

By: Kult Plus
23 March 2025 at 15:52

Një projekt dedikuar historisë së Vlorës, që risjell në kujtesë vlera të çmuara si mikpritja dhe humanizmi ndër shekuj i vlonjatëve, sapo ka nisur jetësimin në terren. Muzeu Hebraik Shqiptar është projekti më i ri që u zgjodh të ndërtohet në Vlorë, e cila ishte shtëpia e komunitetit më të madh hebre në Shqipëri.

Muzeu po ngrihet mbi Lagjen e dikurshme të Hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Vlorë, nisi inspektimet nga ky kantier, ku së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u njoh me ecurinë e punimeve të nisura 1 muaj më parë.

“Vlen të meritojë më shumë prezantimi këtu, sepse objekti nuk shtrihet vetëm në këtë mbrojtjen, e objektit ekzistues, i cili është objekti  i mbrojtur, po është gjithëpërfshirja po themi në gjithë këtë ansambël urban, ku ndihet fryma e restaurimit të Lagjes së Hebrenjve, që quhej një herë e një kohë. Ndërtimi është jashtëzakonisht shumë kompleks. Do të ketë disa përforcime që do të bëhen gati. Dhe strukturat e xhamit do jenë unike në të gjithë Shqipërinë. Edhe në botë ka shumë pak struktura të tilla”, u shpjegua gjatë prezantimit të punimeve.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë, që ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe atë shqiptar. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët është një histori e jashtëzakonshme. Trashëgimi historiko-kultutore e jashtëzakonshme për të gjithë ne, dhe që flet për shqiptarët, pavarësisht myslimanë apo të krishterë. Dhe duhet pasur parasysh që me vendosjen e linjës direkte me Izraelin fillon kërkesa nga turistët  izraelitë për të ardhur në Shqipëri. Kërkesa është shumë e madhe. Kanë filluar ta njohin historinë tonë me ta dhe ky është një gur themeli me të cilin do të ndërtojmë gjëra në turizëm, ekonomi, teknologji. Besoj që Vlora është me fat dhe duhet të jetë krenare që ka këtë histori”, tha Rama.

Drejtuesi teknik i punimeve për Muzeun Hebraik tha se ky është një objekt i mbrojtur, por është gjithëpërfshirja në këtë ansambël urban ku ndihet fryma e restaurimit të Lagjes së Hebrenjve, me gjithë sensin e mikpritjes së shqiptarit.

“Në këtë zonë do të jetë pavijoni i hyrjes, dhe pjesa e mbrapme ka një portë të hapur që do të thotë që është shumë pritëse. Veshja do të jetë 98% gurë shqiptarë dhe 2% gurë izraelitë, ku ai guri dhe për historinë e tyre personifikon lidhjen që kanë ata me vendin e tyre”, tha ai.

Sipas inxhinierëve dhe drejtuesve të këtij projekti, është parashikuar që ndërtimi të përfundojë për dy vjet, por Kryeministri Rama nënvizoi se pavarësisht kompleksitetit të godinës, projekti duhet të përfundojë brenda 18 muajve.

“Jam i bindur që për 18 muaj kompania e mbyll ndërtimin, e bashkë me të edhe muzealizimin”, u shpreh Rama.

Muzeu Hebraik, Rama: Gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe historisë shqiptare

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Një projekt dedikuar historisë së Vlorës, që risjell në kujtesë vlera të çmuara si mikpritja dhe humanizmi ndër shekuj i vlonjatëve, sapo ka nisur jetësimin në terren. Muzeu Hebraik Shqiptar është projekti më i ri që u zgjodh të ndërtohet në Vlorë, e cila ishte shtëpia e komunitetit më të madh hebre në Shqipëri.

Muzeu po ngrihet mbi Lagjen e dikurshme të Hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Vlorë, nisi inspektimet nga ky kantier, ku së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u njoh me ecurinë e punimeve të nisura 1 muaj më parë.

“Vlen të meritojë më shumë prezantimi këtu, sepse objekti nuk shtrihet vetëm në këtë mbrojtjen, e objektit ekzistues, i cili është objekti  i mbrojtur, po është gjithëpërfshirja po themi në gjithë këtë ansambël urban, ku ndihet fryma e restaurimit të Lagjes së Hebrenjve, që quhej një herë e një kohë. Ndërtimi është jashtëzakonisht shumë kompleks. Do të ketë disa përforcime që do të bëhen gati. Dhe strukturat e xhamit do jenë unike në të gjithë Shqipërinë. Edhe në botë ka shumë pak struktura të tilla”, u shpjegua gjatë prezantimit të punimeve.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë, që ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe atë shqiptar. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët është një histori e jashtëzakonshme. Trashëgimi historiko-kultutore e jashtëzakonshme për të gjithë ne, dhe që flet për shqiptarët, pavarësisht myslimanë apo të krishterë. Dhe duhet pasur parasysh që me vendosjen e linjës direkte me Izraelin fillon kërkesa nga turistët  izraelitë për të ardhur në Shqipëri. Kërkesa është shumë e madhe. Kanë filluar ta njohin historinë tonë me ta dhe ky është një gur themeli me të cilin do të ndërtojmë gjëra në turizëm, ekonomi, teknologji. Besoj që Vlora është me fat dhe duhet të jetë krenare që ka këtë histori”, tha Rama.

Drejtuesi teknik i punimeve për Muzeun Hebraik tha se ky është një objekt i mbrojtur, por është gjithëpërfshirja në këtë ansambël urban ku ndihet fryma e restaurimit të Lagjes së Hebrenjve, me gjithë sensin e mikpritjes së shqiptarit.

“Në këtë zonë do të jetë pavijoni i hyrjes, dhe pjesa e mbrapme ka një portë të hapur që do të thotë që është shumë pritëse. Veshja do të jetë 98% gurë shqiptarë dhe 2% gurë izraelitë, ku ai guri dhe për historinë e tyre personifikon lidhjen që kanë ata me vendin e tyre”, tha ai.

Sipas inxhinierëve dhe drejtuesve të këtij projekti, është parashikuar që ndërtimi të përfundojë për dy vjet, por Kryeministri Rama nënvizoi se pavarësisht kompleksitetit të godinës, projekti duhet të përfundojë brenda 18 muajve.

“Jam i bindur që për 18 muaj kompania e mbyll ndërtimin, e bashkë me të edhe muzealizimin”, u shpreh Rama.

1 nga 4

/r.e/

The post Muzeu Hebraik, Rama: Gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe historisë shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Faik Konica: Veset e pandreqshme të shqiptarëve

By: Kult Plus
15 March 2025 at 22:00

Rrëfimet e mbetura në letër mbi karakterin e shqiptarëve. Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët.

Faik Konica

(Nga Uashingtoni, ai vazhdonte të hidhte në letër historinë e shqiptarëve, frymëzuar nga gjithë librat që kishte lexuar, por dhe nga përvoja personale. Fati nuk deshi që Konica t’i përfundonte këto shënime, por ato janë sot si dëshmi jo vetëm e një kohe dhe një mendjeje që ka kontribuar aq shumë për çështjen shqiptare, por dhe një mënyrë për të parë një tablo të jetës sonë në ato vite. Këto shënime do të botoheshin shumë më vonë në një libër “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”, një libër që ia vlen t’i rikthehesh shpesh për të takuar idetë përparimtare të tij.)

Për të nisur hulumtimin në karakterin e shqiptarëve, Konica ndalet te një nga gjestet që mund të quhet i rëndë për një shqiptar dhe ai është ta quash “i pabesë”. “Më së pari duhet ditur se fyerja më e rëndë në Shqipëri, është ta quash tjetrin ‘i pabesë’. Shumë gjaqe kanë pasur si pikënisje akuzën për pabesi. Kjo s’do të thotë se në Shqipëri nuk ka njerëz të pabesë, por tregon nivelin e sjelljes dhe idealin që parapëlqehet më shumë. Është interesante të vihet në dukje se në Greqinë moderne fyerja më e rëndë është ta quash tjetrin “analfabet” ose “të trashë” a “të plogët”: ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë nuk është karakteri, por zgjuarsia, shkathtësia. Një fjalë e urtë e përhapur në të gjithë Shqipërinë thotë: “Shqiptari për një plesht djeg jorganin”. Kjo tregon padurimin dhe rrëmbimin, vrullin e shqiptarit. Ndoshta proverbi e ka zanafillën tek këshilla e ndonjë udhëheqësi për të mos nisur luftime të kushtueshme për punë të kota. Një sjellje edhe më fisnike shpreh fjala e urtë “Kokë e falur nuk pritet”, që do të thotë se armiku i nënshtruar ose i zënë rob nuk vritet”, shkruan ai.

Historiani bizantin, Nikiforos Gregoras, i cili nuk mund të dyshohet për simpati ndaj shqiptarëve, e përforcon faktin se shqiptarët nuk i vrasin, as nuk i shndërrojnë në skllevër, armiqtë e mundur. Është e vërtetë se Gregorasi përmend edhe emrat e disa kombësive të tjera të Perandorisë Bizantine që ndjekin po atë etikë luftarake, por edhe shembuj të ndryshëm, që dëshmojnë të kundërtën, mund të gjenden në kronikat e Bizantit. “Sidoqoftë në kohët e reja, në mes të kombeve të Europës Juglindore, vetëm shqiptarët i kanë qëndruar besnikë traditës kalorësiake që ta falin armikun e mundur”, Duke folur për femrën, ai shkruan se “është diçka e ditur dhe e vërtetuar që në Shqipëri ‘gruaja gëzon paprekshmërinë’”. “Edhe në luftimet e gjaqet më të egra, gruan s’e trazon njeri. Kur dikush ka një armik, i cili ruan rastin t’i marrë hak, kur i duhet të udhëtojë, e ndien veten më të sigurt po të jetë i shoqëruar nga ndonjë grua; megjithëse kjo mënyrë veprimi quhet si jo burrërore. Edhe hajdutët e rrugëve i përmbahen këtij qëndrimi ndaj grave”, shkruan Konica.

Ai sjell në kujtesë një ngjarje që duhet të ketë ndodhur në vitet 1900 ku në shtypin botëror shkruhej për një ngjarje: treni ndërkombëtar “Orient Ekspres”, që udhëtonte nga Parisi në Stamboll, u sulmua nga kusarët e Thrakisë. Udhëtarët meshkuj u detyruan të linin trenin me gjithë plaçkat e veta. Ndërkaq kryetari i bandës u tha grave të zinin vendet ku ishin më parë në tren dhe disa herë me radhë u kërkoi të falur për shqetësimin. Nga urdhrat që u jepte shokëve të vet në gjuhën shqipe, u mor vesh kombësia e hajdutëve. “Shqiptarët, kur flasin për veten e tyre, krenohen duke thënë se kanë shumë cilësi të mira e virtyte. Kjo është një pikë e dobët që e ka çdo komb dhe opinione të tilla nuk kanë ndonjë vlerë. Përkundrazi thëniet dhe shprehjet popullore janë gjykime spontane; ndër to, si të thuash, një komb zihet në befasi. Ne do ta vazhdojmë gjurmimin tonë po në atë vijë dhe do të përpiqemi të japim mendimin e popujve të tjerë për shqiptarët”, shkruan Konica.

Ai veçon mendimin e turqve, për shkak të afërsisë së tyre pesëqindvjeçare me shqiptarët. “Të gjithë historianët turq bëjnë fjalë për kokëfortësinë shqiptare: ‘Arnaud iunud’ do të thotë ‘shqiptari kokëfortë (i papërkulshëm)’” dhe është një shprehje e zakonshme në kronikat e vjetra turke. Turqit mendojnë gjithashtu se shqiptarët janë gjaknxehtë. “E ka një dell shqiptari”, është një shprehje turke mjaft e përhapur. Sir James Sedhouse, që e ka përfshirë këtë shprehje në fjalorin e vet monumental turqisht-anglisht, jep këtë përkufizim në botimin e ri të vitit 1921: “Arnautligi tuttu” – filloi t’i lëvizë gjaku, flet a vepron, siç bën zakonisht një shqiptar, me vrull. Sipas mendimit të komandantëve të vjetër turq, është me të vërtetë trim dhe shumë i zoti për të sulmuar, për të pushtuar ndonjë vend me mësymje, por qëndron indiferent kur kushtet kërkojnë taktikë mbrojtëse. Shqiptari vlerësohet nga turqit si tip i zgjuar, por një historian turk i shekullit XVII, Ibrahim Peçevi, thotë se “Ajaz Pasha i përkiste racës shqiptare, e megjithatë ishte shumë i zgjuar”, shkruan ai.

Sipas mendimit të turqve, interesi për para është një karakteristikë tjetër e shqiptarit, i cili është gati të futet në aventurat më të rrezikshme, mjaft që të nxjerrë ndonjë përfitim. E kishin zakon të tregonin një anekdotë në kohën e Perandorisë së vjetër turke: E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në ferr?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”.

Ndërsa grekët kanë një tjetër mendim për shqiptarët. Në gjuhën popullore greke, takojmë dy shprehje për shqiptarët. “Një kokë shqiptari” thuhet për një njeri të papërkulshëm e kryeneç. Kur dikush vuan nga hallet që i kanë rënë përsipër, miqtë e ngushëllojnë duke i thënë “hajt se Zoti nuk është shqiptar”, që do të thotë se Zoti është i mëshirshëm.

“Kjo akuzë për mizori kuptohet fare mirë po të shikohet në dritën e historisë: grekët për qindra vjet me radhë i kanë njohur shqiptarët vetëm si pushtues, si kusarë që u plaçkitnin qytetet bregdetare, si ushtarë të dërguar ndër ekspedita ndëshkimore, si xhandarë ose si mbledhës taksash. Grekët nuk patën rast të njohin anën njerëzore të shqiptarëve”, shkruan Konica.

Ajo çfarë e çudit atë janë italianët. “Italianët – dhe kjo të çudit shumë – megjithëse kanë pasur vazhdimisht marrëdhënie të ngushta dhe të afërme me shqiptarët, kanë vetëm një shprehje në lidhje me këtë popull. Edhe kjo nuk është diçka në favor të shqiptarëve. Shprehja “far l’albanese” mund të gjendet në të gjithë fjalorët e mirë të italishtes, si për shembull, në atë të Nikola Zingarelit (Nicola Zingarelli). Përkthimi fjalë për fjalë i shprehjes është “të hiqesh si shqiptar”, kurse kuptimi është tjetër “bëj sikur s’kuptoj; hiqem sikur nuk di gjë”, shkruan ai.

Ndërsa francezët gjithnjë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me shqiptarët, princat e familjes së Kapetëve kanë mbretëruar në Shqipëri për afro njëqind vjet. Një shprehje që mund të takohet në kronikat e vjetra është kjo: “fier comme un albanais” – krenar si shqiptar. Edhe banorët e Ishujve Britanikë do ta kenë vizituar shpesh Shqipërinë në kohën e kryqëzatave, gjatë rrugës së tyre për në Tokat e Shenjta. Këtë itinerar ndiqnin edhe popujt e tjerë, mbasi rruga që kalonte nëpër Shqipëri ishte më e sigurta në atë kohë, kur udhëtimi për det, me anije të vogla, paraqiste rrezik.

Por këto vizita, në kalim e sipër, nuk kanë lënë gjurmë në histori. Për një grup anglezësh në Shqipëri bëhet fjalë vetëm në vitin 1457. Në këtë vit, një fisnik anglez me një kompani detarësh, erdhi në Shqipëri për të ndihmuar Skënderbeun në luftën kundër turqve. Nga këta ushtarë të guximshëm anglezë një pjesë e mirë u kthyen të gjallë në atdhe, i cili në atë kohë ishte i trazuar nga Lufta e dy Trëndafilave dhe nuk dihet çfarë përshtypjesh u la Shqipëria. Por, tre a katërqind vjet më vonë, anglezët, pasi pushtuan ishujt e Detit Jon, hynë në marrëdhënie të mira për një kohë të gjatë me Shqipërinë.

“Ata na kanë lënë disa vëzhgime të mprehta dhe të shkëlqyeshme mbi karakterin e shqiptarëve. Këto përshtypje, herë janë, herë nuk janë në favor të shqiptarëve, por vlejnë për sinqeritetin e tyre, mbasi shqiptarët për të cilët bëhej fjalë në ato studime ishin analfabetë e prandaj të paaftë të falënderonin ose të protestonin për sa thuhej rreth tyre”, shkruan Konica.

Villiam Martin Lik , i cili e filloi karrierën e vet si inxhinier ushtarak dhe e mbylli si arkeolog klasik, studimet e të cilit edhe pas një shekulli studiohen me nderim nga dijetarët, flet më se një herë në librat e vet për karakteristikat e shqiptarëve. “Plutarku na vë në dijeni. – thotë Lik, – se Pirroja ishte një oborrtar i shkathët dhe që në rini përpiqej të fitonte miqësinë e njerëzve të fuqishëm. Ky është në përgjithësi karakteri i shqiptarëve. Ata përpiqen me çdo mënyrë të sigurojnë mbrojtjen e eprorëve të tyre dhe u qëndrojnë besnikë, kur paguhen rregullisht. Kryengritjet e tyre të shpeshta zakonisht shkaktohen nga sjellja e pabesë e zyrtarëve, të cilët ndërmarrin disa punë pa siguruar më parë mjetet e duhura financiare. Shqiptarët, duke qenë zakonisht më të varfër se turqit, janë të kufizuar në kërkesat e veta, janë më të qëndrueshëm e të durueshëm, janë më të regjur me vështirësitë që në moshë të njomë”.

Në një vend tjetër, koloneli Lik shpreh këtë mendim: “Ndërsa turku krenar dhe përtac dhe fshatari i varfër grek paraqiten shpeshherë pa pikë energjie, si pasojë e shtypjes dhe e varfërisë së vazhdueshme, këta shqiptarët dallohen për veprimtarinë e tyre të palodhur. Ata i zinin të parët pikat më të larta anës udhës, sikur ishin në garë cili do të ngjitej i pari. Të gjitha pyetjeve në lidhje me topografinë u përgjigjeshin me zgjuarsi, lejen për të shikuar me teleskopin tim e quajnë si një shpërblim të madh. Nuk ka dy gjëra në këtë botë që ndryshojnë më tepër në mes tyre se sa zakonet, (sjelljet) e shqiptarëve me ato të osmanllnëve. Këta të fundit janë qeniet më flegmatike dhe të plogëta të njerëzimit, përveç rasteve kur i nxit diçka e jashtëzakonshme.

Por, për Konicën, një ndër karakteristikat kryesore të shqiptarëve, që asnjë studiues i huaj nuk e ka vënë re, është individualizmi.

Një dijetar gjerman, dr. Herbert Louis, i cili, siç e kemi thënë edhe më parë, ishte ngarkuar nga qeveria shqiptare të studionte topografinë e vendit, deklaron se në Shqipëri nuk ekziston kuptimi i fjalës turmë. “Një nga përshtypjet më të forta, – deklaron dr. Louisi – që më ka mbetur nga shqiptarët, është ajo që te secili prej tyre, vihet re një njeri me besim të madh në vetvete. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të dukshme për të vendosur vetë dhe është mësuar të trajtojë pasurinë dhe jetën e vet në mënyrë praktike. Në një situatë të paqartë, secili jep një gjykim dhe është i gatshëm për nisma të guximshme. Me fjalë të tjera, në Shqipëri nuk ekzistojnë masa indiferente”.

“Kjo mungesë e frymës së turmës ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë, pasi secili përpiqej të merrte pjesë drejtpërsëdrejti personalisht, pa ndërmjetës ose të deleguar, në diskutimin e punëve publike. Ideja e shtetit për shqiptarin nuk kalonte përtej caqeve të qytetit ose përtej maleve ku banonte. Ashtu si për grekët e vjetër dhe për italianët e mesjetës, ideali i shqiptarit ishte ai i një qyteti shtet. Në rastet kur çështja kombëtare kërkonte unitet veprimi, vetëm mbas diskutimesh pa fund arrihej të merreshin masa të përbashkëta, por edhe këto shumë herë tepër me vonesë. Nëse Shqipëria u nënshtrua nga të huajt në të kaluarën, gjithmonë ndodhte për fajin e një qëndrese të pakombinuar”, shkruan Konica.

Ajo çfarë është interesante sipas tij, është dhe fakti se shqiptari, megjithëse shumë i pavarur dhe individualist, për të mos iu nënshtruar ndikimit të huaj kundër vullnetit të vet, prapëseprapë ka besim të madh në përparësinë që i takon atij që ka lindur në një familje të fisme. Ai sjell si shembull një ngjarje nga historia e kryengritjeve shqiptare, kur trazirat shkaktoheshin vetëm për shkak se caktohej si sundimtar ndonjë njeri nga familje e panjohur (pa emër). “Jo shumë kohë më parë (për të qenë të saktë, në vitin 1896) Sulltani kishte emëruar një sundimtar të përgjithshëm në Shqipërinë e Veriut, por popullsia ngriti krye, rroku armët dhe shprehu pakënaqësinë që do të sundohej nga një njeri me prejardhje familjare të rëndomtë. Një gazetar frëng i kohës vuri në dukje se “këta shqiptarët kanë një mënyrë të menduari si Montomorensia” (Duka i Montmorency, të cilit ia prenë kokën më 1632).Por qëndrimi shqiptar e ka burimin gjetiu: mbështetet në përvojën që “njeriu i ri”, njeriu i pafis (homo novus), shpesh nuk di ta përmbajë veten. Në Shqipëri dëgjohet ky proverb popullor “Kur bëhet jevgu pasha, më parë vret të atin”. Kjo shprehje popullore e shqipes është varianti i proverbit të anglishtes “Po i hipi kalit një lypës, do t’i grahë sa t’i nxjerrë shpirtin”.

Urrejtja është një tjetër. Prandaj përzierja e një autoriteti qendror në liritë lokale dhe individuale shikohet si një dhunë, ligjet që nxjerr ai autoritet qendror quhen në esencë si të padrejta dhe shkelja e tyre, sado e rëndë që të jetë, konsiderohet vetëm si një sjellje e pahijshme. Për më tepër, prej njëfarë qëndrimi patriarkal ndaj jetës, ngurron të marrë masa të rënda ndëshkimore. Dënimi me vdekje shikohet kudo si diçka e urryer, dhe është për t’u vënë në dukje se edhe në ditët tona, ashtu si në të kaluarën, nuk gjen dot njeri në Shqipëri që të bëjë punën e xhelatit. Për të zbatuar dënimet me vdekje të gjykatave, policia detyrohet të pajtojë ndonjë jevg, i cili, pas shumë protestash, e kryen detyrën, natyrisht jo si profesionist, por si diletant, gjë kjo që ia zgjat vuajtjet viktimës”, shkruan Konica.

Ndërsa një nga karakteristikat fatkeqe të shqiptarëve dhe që zë vend të dukshëm, është mungesa e plotë e idealizmit tek ata. Në një vend ku njeriu vdes aq me lehtësi në grindje të ndryshme, nuk është dëgjuar të vdesë kush për një ideal a për një çështje (kauzë). Kjo ndihmon të shpjegohet fakti përse Shqipëria nuk e fitoi lirinë më parë dhe ka një numër kaq të paktë dëshmorësh të rënë për pavarësinë kombëtare. Aktet e devotshmërisë dhe të guximit, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund të përdoren si argument për të përgënjeshtruar thënien time. Por, devotshmëria e egër ndaj traditave të vendosura dhe ndaj kanunit shekullor të nderit, janë më tepër veprime mekanike dhe për t’i kryer nuk nevojitet të vihet në rrezik jeta në mënyrë të vullnetshme për një ideal të zgjedhur lirisht. Ndërsa mikpritja është një virtyt tashmë i pranuar nga të gjithë.

Konica thotë, se “shqiptarët nuk kanë prirje të flasin shumë”. Këtë gjë e vë re dhe shkrimtari frëng Hiasent Hekar (Hyacynthe Hecquard), i cili, si konsull i Francës në Shkodër për shumë vjet me radhë, arriti ta njihte mirë Shqipërinë e Veriut, e vë në dukje shkurtësinë plot dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore.

Jeta seksuale e shqiptarëve

Për jetën seksuale të shqiptarëve mund të thuhet fare pak në një libër të destinuar për publikun e gjerë. Disa vese nuk janë të panjohura ndër qytete, megjithëse janë fryti i ndikimeve të huaja; porse vështirë të gjendet në botë një popullsi me zakone më të pastra se ajo e fshatarëve dhe malësive të Shqipërisë. Pafajësia e popullit të thjeshtë dëshmohet edhe nga një zakon i çuditshëm që ka mbetur deri vonë e nuk është zhdukur ende plotësisht. Përpara martesës (dhe nusja është zakonisht pesëmbëdhjetë deri më shtatëmbëdhjetë vjeçe, kurse dhëndri nëntëmbëdhjetë deri njëzetenjë) një burrë i moshuar, pjesëtar i familjes, do t’i shpjegonte bashkëshortit të ardhshëm anën fizike të martesës, ku do të shënonte me shkumës, me qymyr ose me ndonjë lëndë tjetër ngjyruese një rreth të vogël përqark “depilata virginis pudenda, ut iuvenis inexpers introitum facilius inveniat”.

Në disa krahina të Shqipërisë ekziston një besëtytni në lidhje me seksin e ujërave. Disa ujëra quhen “mashkullore” dhe besohet se kanë veti afrodiziake për burrat; disa ujëra të tjera janë “femërore” dhe mendohet se ushtrojnë të njëjtin efekt te femrat; kurse një lloj uji tjetër është “asnjanës”. Një burrë, me arsim, më tregoi se një herë kishte shkuar për punë nga qyteti i lindjes Gjirokastër në një fshat gjashtë orë larg. Sapo arriti aty piu një gotë ujë nga një burim dhe menjëherë pas kësaj diçka e shtyu të kthehej në shtëpi dhe të takohej me të shoqen. Ai ua tregoi shokëve këtë ndjenjë të çuditshme dhe ata e pyetën, duke qeshur, nëse kishte pirë ujë nga një farë burimi. Unë e ndërpreva bashkëbiseduesin, duke e pyetur a e dinte më parë çfarë mendohej për ato ujëra. “E mora vesh çfarë doni të nxirrni me këtë pyetje, ma ktheu ai – doni të dini se mos isha ndikuar nga sa kisha dëgjuar për ato ujëra; jo, deri atë ditë nuk kisha dëgjuar asgjë për efektin e tyre”. Ai shtoi se, meqë e kishte kthyer kalin në Gjirokastër dhe i kishte urdhëruar shërbyesit të vinin e ta merrnin pas tri ditësh, u kthye më këmbë në qytet sa më shpejt që mundi. /Konica.al/ KultPlus.com

Muzeu Hebraik në Vlorë, Feimi për ATSH-në: Gati nisja e punimeve, vendoset standard i ri muzeal

26 February 2025 at 09:03

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Muzeu Hebraik në Vlorë do të jetë institucioni më i ri i kujtesës, ku do të prezantohet një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Godina ku do jetë Muzeu Hebraik është një ndërtim i fundshekullit të XIX dhe ndodhet në Qendrën Historike të Vlorës.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, Orges Feimi tha në një intervistë për ATSH-në se “ky muze do të jetë një pol i ri kryesor kulturor në qytet”.

“Ky muze i ri do të ndikojë edhe në rritjen e vizitueshmërisë së muzeumeve dhe vetë zonës historike të qytetit, ku ndodhen edhe dy muzeume të tjerë, Muzeu Historik dhe ai Etnografik. Në qytetin tonë ndodhet edhe Muzeu kombëtar i Pavarësisë që çdo vit tërheq mijëra vizitorë vendas e të huaj”, tha Feimi.

Sipas tij, punimet për realizimin e muzeut pritet të fillojnë në fund të muajit shkurt ose në ditët e para të marsit.

“Është ngritur kantieri i ndërtimit për zbatimin e punimeve, pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore në raport me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe procedurave të ndjekura nga DRKK Vlorë si dhe është lidhur kontrata mes subjektit zbatues dhe Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit AADF. Fondi për realizimin e këtij projekti  pritet të shkojë në 280 milionë lekë”, theksoi Feimi.

Ky projekt ambicioz u hartua nga firma fituese nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects” nga Tel -Avivi i Izraelit.

Feimi bën të ditur se “punimet kanë një afat prej 20 muajsh sipas grafikut të miratuar dhe pritet të realizohen brenda tij”.

Ky muze do të rrëfejë një histori shekullore bashkëjetese mes shqiptarëve dhe popullsisë hebreje, por edhe do të kthehet në një qendër që gjeneron dialog mbi tolerancën dhe mirëkuptimin mes popujve.

“Në këtë muze ajo që është më kryesorja për t’u përfshirë është bashkëjetesa e popullit hebre me popullin shqiptar, besa që kemi lidhur ndaj njëri-tjetrin në kohëra të vështira të këtij populli siç është periudha e Holokaustit, që do të jenë të prezantuara në muze nëpërmjet videopamjeve, fotografive të asaj kohe, objekteve që i disponojnë familjet. Muzealizimi është një proces që është marrë drejtpërdrejt AADF për Muzeun Hebraik”, tha Feimi.

Feimi bën të ditur se “në sheshin “Besa” që ndodhet para muzeut do të ketë një strukturë paralele në krah, që do të jetë hyrja për ne muze si dhe një instalacion të një tuneli prej xhami ku do të ekspozohen objekte muzeale”.

Më ndërtimin e këtij muzeu do të vendoset një standard i ri për muzetë në Shqipëri duke mbështetur krijimin e një muzeu bashkëkohor, të vetmin në llojin e tij në Shqipëri dhe rajon, për sa i përket misionit, konceptit, arkitekturës, menaxhimit, qeverisjes, modelit të ekspozimit dhe tregimit të historisë, partneriteteve dhe angazhimit të komunitetit.

Historiku i hebrenjve në qytetin e Vlorës

Përgjegjësi i Muzeumeve në bashkinë e Vlorës, Skënder Spahiu tha për ATSH-në se “Muzeu Hebraik në Vlorë do të tregojë një histori unike, kushtuar bashkëjetesës së hebrenjve dhe shqiptarëve në kohë, i cili synohet të kthehet në një magnet kulturor për zonën historike në Vlorë”.

“Në muzetë e Vlorës gjenden stela varri, orendi dhe sende të përdorimit të përditshëm të dhuruara nga ky komunitet para se të largoheshin nga Vlora”, tha Spahiu.

Spahiu tregon se “në Vlorë ardhja e hebrenjve fillon me një anije tregtarësh të këtij komuniteti e zënë nga stuhia në det e futur në gjirin e Vlorës dhe ankoruar në zonën e Triportit, Zvërnec në periudhën e antikitetit dhe vendosja e tyre në qytetin e Vlorës. Ardhja e dytë është gjatë luftës në Spanjë dhe u rrit numri i hebrenjve jo vetëm në Vlorë dhe fshatrat e saj, por duke filluar nga Saranda deri në Shkodër. Ardhja e tretë i përket luftës së Dytë Botërore”.

Ai shprehet se “bashkëjetesa dhe besa e shqiptarëve e shpëtoi këtë komunitet gjatë arrestimeve të nazistëve. Në këtë periudhë në Vlorë u arrestuan dhe internuan në Kampet e Përqendrimit rreth 620 burra, djem dhe gra dhe në këtë listë nuk kishte asnjë pjesëtar të këtij komuniteti. Gjatë dhe mbas pushtimit Osman ky komunitet e ruajti besimin e tij fetar u integrua me zakonet, traditat, gjuhën dhe u pajisën me letërnjoftim (pasaporta) shqiptare. Mbas përfundimit të luftës së Dytë Botërore jeta dhe veprimtaria e tyre vazhdoi njëjtë me popullsinë vendase, u shkolluan  në sistemin tonë arsimor në fusha të ndryshme dhe mbas viteve ’90 u larguan nga Vlora në Izrael, Korfuz e në vende të tjera të Evropës”.

“Në qytetin e Vlorës ka ekzistuar një sinagog, si dhe kanë vendvarrosjen ku etiketohet si (Varri i Çifutit). Gjithashtu në  lagjen ku kanë jetuar, Ministria e Kulturës i ka vendosur emrin “Rruga e Hebrenjve”, ku banesat janë të stilit hebraik”, tha Spahiu.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Muzeu Hebraik në Vlorë, Feimi për ATSH-në: Gati nisja e punimeve, vendoset standard i ri muzeal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamjet nga parku fotovoltaik në Devoll: Burim i ri energjie që i shtohet prodhimit vendas

By: V K
10 February 2025 at 08:42

Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video nga parku fotovoltaik në Devoll.

Kreu i qeverisë, shkruan se ky burim i ri energjie i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

 

The post Rama ndan pamjet nga parku fotovoltaik në Devoll: Burim i ri energjie që i shtohet prodhimit vendas appeared first on Albeu.com.

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti, nis ndërtimi i Muzeut Hebraik

7 January 2025 at 07:50

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e djeshme në Vlorë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se “ishte një privilegj të vizitonte me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë.

Rama informoi se në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojë ndërtimi i një Muzeu të bukur Hebraik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti, nis ndërtimi i Muzeut Hebraik appeared first on Euronews Albania.

Mediat e huaja: Klubi suedez “piketon” sulmuesin e Skënderbeut

14 December 2024 at 13:57

Ermir Rashica është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatit shqiptar këtë sezon. Sulmuesi i Skënderbeut, numëron gjashtë gola të shënuar deri tani, ndonëse skuadra korçare renditet në vendin e fundit. Me formën e treguar, Rashica ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Ndër to është edhe AIK në Suedi, që e ndjek lojtarin prej […]

The post Mediat e huaja: Klubi suedez “piketon” sulmuesin e Skënderbeut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌