Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Kolumbi tronditet nga dy sulme të përgjakshme, 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: gaze tare
22 August 2025 at 09:50

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur në dy sulme të ndara në Kolumbi, në mes të një vale të re dhune që ka përfshirë vendin.

Një makinë bombë shpërtheu pranë një shkolle ushtarake në qytetin perëndimor të Calit, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në zonë, ndërsa autoritetet dyshojnë se objektiv ishte Shkolla Ushtarake e Aviacionit “Marco Fidel Suarez”.

Më herët gjatë ditës, një sulm me dron goditi një helikopter policie pranë qytetit Medellín, duke shkaktuar vdekjen e 12 zyrtarëve. Helikopteri ishte në një operacion për shkatërrimin e plantacioneve të fletës së kokainës.

Kryebashkiaku i Calit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ofroi shpërblim për informacion mbi autorët. Ndërkohë, Presidenti Gustavo Petro dhe drejtuesit e ushtrisë zhvilluan një mbledhje emergjente sigurie.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi shpërthimin si një akt terrorist të organizuar nga grupi i armatosur i udhëhequr nga Ivan Mordisco, pjesë e disidencës së FARC-ut.

Kolumbia po përjeton një përkeqësim serioz të situatës së sigurisë, me sulmet me dronë që janë rritur ndjeshëm – vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 100 të tilla, shumica të kryera nga grupe të armatosura ilegale.

The post Kolumbi tronditet nga dy sulme të përgjakshme, 18 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Moti përkeqësohet të premten! Reshje intensive dhe stuhi në disa qarqe

By: gaze tare
22 August 2025 at 09:40

Vendi ynë do të ndikohet ditën e premte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale, veçanërisht në veriperëndim dhe në qendër të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura gjatë orëve të paradites, ndërsa pasditja do të sjellë një përmirësim të lehtë të kushteve në veri të vendit.

Reshjet do të nisin që në orët e para të mëngjesit në zonat veriperëndimore, për t’u shtrirë më pas gradualisht në të gjithë territorin. Parashikohen reshje me intensitet të ulët deri mesatar, ndërkohë që në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, reshjet do të jenë më të fuqishme, të shoqëruara herë pas here me stuhi, shkarkesa elektrike dhe lokalisht edhe breshër.

Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë me intensitet më të ulët, por të herëpashershme në disa zona të vendit. Pas mesditës, pritet një dobësim gradual i reshjeve, ndërsa në mbrëmje ato do të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor, me shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit do të ketë herë pas here shtim të intensitetit deri në 20 metra për sekondë. Deti do të paraqitet i trazuar, me forcë dallgëzimi deri në 4-5 ballë.

The post Moti përkeqësohet të premten! Reshje intensive dhe stuhi në disa qarqe appeared first on iconstyle.al.

Mendje të ndritura: Shenjat që astrologët i quajnë më të mençurat

By: gaze tare
22 August 2025 at 09:09

Në botën e astrologjisë, çdo shenjë ka veçoritë e saj unike, por disa prej tyre dallohen për mençurinë dhe aftësinë për të dhënë këshilla që vlejnë ar. Ja cilat janë shenjat që konsiderohen më të mençurat në zodiak:

Virgjëresha
Perfeksioniste dhe analitike, Virgjëreshat njihen për aftësinë e tyre për të analizuar çdo detaj deri në imtësinë më të vogël. Këshillat e tyre nuk janë kurrë të rastësishme – ato bazohen në logjikë, praktikë dhe vëmendje ndaj realitetit. Pikërisht për këtë, fjalët e tyre kanë gjithmonë peshë.

Peshorja
Peshoret sjellin ekuilibër dhe qartësi në çdo situatë. Ato kanë një dhunti të rrallë për të parë të dyja anët e medaljes dhe për të ofruar zgjidhje të drejta e të balancuara. Mençuria e tyre qëndron në dëshirën për harmoni dhe në mënyrën se si ndërtojnë ura komunikimi mes njerëzve.

Ujori
Një hap përpara kohës, Ujorët janë vizionarë të lindur. Ata shpesh japin këshilla që në fillim duken të pazakonta, por me kalimin e kohës tregojnë thellësinë e tyre filozofike dhe intuitive. Me një mendje të hapur dhe shpirt të lirë, ata e shohin botën përtej asaj që duket.

Nëse je në kërkim të një mendimi të matur, një perspektive të re, apo një këshille që të shkund, këto tre shenja janë adresat e duhura për të trokitur!

The post Mendje të ndritura: Shenjat që astrologët i quajnë më të mençurat appeared first on iconstyle.al.

“Emily in Paris” rikthehet me sezonin e pestë – këtë herë në Itali!

By: gaze tare
22 August 2025 at 08:50

Fansat e serialit të famshëm “Emily in Paris” kanë tashmë një arsye për të shënuar 18 dhjetorin në kalendar: data e publikimit të sezonit të pestë në platformën Netflix. Me një përzierje të modës, ngjyrave dhe dramës që e ka karakterizuar që nga fillimi, seriali rikthehet me një kthesë të re – këtë herë përtej kufijve të Francës.

Në sezonin e ri, Emily braktis rrugët pariziane për të nisur një kapitull të ri në zemër të Italisë. Agjencia “Grateau” hap zyrën e saj të re në Romë, ndërsa protagonistja përballet me sfida profesionale dhe emocionale në qytetin e përjetshëm. Por aventurat e saj italiane nuk mbarojnë këtu – kamerat ndalen edhe në Venecia, qytetin magjepsës të dashurisë, duke sjellë pamje spektakolare dhe një dozë të shtuar romantizmi.

Sezoni i pestë pritet të përbëhet nga 10 episode dhe do të jetë i disponueshëm i plotë në Netflix duke filluar nga 18 dhjetori. Një sezon që premton jo vetëm stil dhe pasion, por edhe një udhëtim të paharrueshëm mes dy prej qyteteve më ikonike të Europës.

The post “Emily in Paris” rikthehet me sezonin e pestë – këtë herë në Itali! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Premte 22 Gusht 2025

By: gaze tare
22 August 2025 at 07:56

Dashi

Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap përpara sa i takon kontakteve, mjafton që të merrni vendime të kontrollura. Udhëtimet dhe miqësitë janë mjaft të favorshme. Në dashuri do të kthehet pasioni.

Demi

Jeni në fazë rimëkëmbjeje dhe paratë nuk do ju mungojnë. Do ju duhet që të bëni blerje, por jeni të detyruar që të shtyni gjithçka për në një moment tjetër. Në dashuri përmirësimet janë të ndjeshme, por nuk shmanget mundësia që të përballeni me një të papritur.

Binjakët

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe mbështetja nuk do ju mungojnë. Mos u përhumbni mes shumë gjërave që keni për të bërë. Në familje klima do të jetë e qetë, ku me shumë mundësi do ju duhet që të zgjidhni disa probleme në çift. Keni patur debate me njeriun e zemrës dhe ka ardhur momenti për tu sqaruar.

Gaforrja

Dashuria do të jetë protagoniste e ditës. Një pasion i ri mund të lindë papritur. Pavarësisht lodhjes suaj, rezultatet e mira nuk do të vonojnë që të vijnë. Do keni hënën në anën tuaj dhe situata do të përmirësohet.

Luani

Do të ndioheni në formë të mirë fizike. Mundohuni që të përfundoni gjithçka që keni lënë pas dore gjatë ditëve të fundit. Javët e fundit kanë qenë të mbushura me beteja dhe tashmë ka ardhur koha për një pushim. Në punë do të vlerësohen zgjedhjet e vështira.

Virgjëresha

Nuk jeni në formë, pasi ka diçka që nuk shkon. Jeni duke përjetuar një pështjellim ndjenjash dhe kjo gjë do të ndikojë në jetë në çift. Kjo është edhe arsyeja se pse jeni më pak të qetë. Jeni nervoz dhe të mbushur me dysjhime, por me kalimin e kohës situata do të përmirësohet.

Peshorja
Në raportin në çift rrezikoheni që të dominoheni nga emocionet, njëlloj si dhe në punë. Të rejat e fundit që do të lindin, do ju dhurojnë jo pak energji. Mundohuni që të jeni të vendosur dhe të sigurtë në venten tuaj, në mënyrë që të mos akumuloni mllef në dashuri. Nëse njeriun e zemrës e ndejeni të largët, përgjegjësinë kërkojeni edhe te vetja.

Akrepi

Fundjava që po afron do të jetë e mbushur me emocione. Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të zgjidhë çdo lloj problemi, sidomos nëse keni passur debate në raportin në çft. Doni të ndiheni të dobishëm dhe të ndërtoni diçka të rëndësishme, por dhet t’iu besoni njerëzve të tjerë, pasi nuk mund të bëhet çdo gjë vetëm.

Shigjetari

Ju pret një ditë e ngarkuar, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Kujdes maksimal duhet të tregoni në të gjitha situatat. Nëse keni përgjegjësi të shumta, shtyjini për më vonë. Vendime lidhur me ndjenjat, bëni mirë që ti shtyni për të hënën, ashtu sikundër edhe çështjet e lidhura me punën. Bëni kujdes lidhur me negociatat dhe takimet.

Bricjapi

Një person i cili prej pak kohësh ka hyrë në jetën tuaj, mund të bëhet shumë i rëndësishëm. Historitë e reja të dashurisë janë shumë të favorizuara. Dashuria kërkon më shumë përkushtim, sidomos nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive. Me të lindurit e shenjës së demit, ujorit dhe akrepit, raportet janë më intriguese. Mjaft të favorizuara janë edhe projektet e reja.

Ujori

Mund të përjetoni emocione të bukura pozitive lidhur me ndjenjat. Nëse keni të bëni me një person të shenjës së binjakëve mbaheni përgjithmonë. Lidhur me çështjet ekonomike, nuk do të arrini që të zgjidhni gjithçka.

Peshqit

Besojini intuitës! Hiqni dorë nga melankolia dhe largoni mërzinë, e cila do të ndihet gjatë kësaj të premteje. Fundjava do të mësojë realizimin e një dëshire të vjetër. Në dashuri, Hëna do të jetë mjaft e favorshme dhe ju do të jeni tejet bindës.

The post Horoskopi ditor, e Premte 22 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 21 August 2025Main stream

Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine

By: gaze tare
21 August 2025 at 15:11

Në fshatrat Maqellarë dhe Herbel të Dibrës, kishat e periudhës bizantine po ruhen falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke treguar traditën e bashkëjetesës fetare. Kishat, mes të cilave edhe Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, kanë mbijetuar shekuj duke ruajtur elementë arkitekturorë dhe afreske historike.

Një prej banorëve tregon: “Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita.” Bashkëshortja e tij, shton: “Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët.”

Banorët kanë dërguar kërkesa për restaurim dhe sot, me ndihmën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, po kryhen ndërhyrje për konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe ruajtjen e elementëve origjinalë. Gentian Molla, teknik i restaurimeve, thotë: “Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht.”

Edhe fshati Kërçisht i Epërm ruan pesë kishat bizantine, ku banorët myslimanë kanë kontribuar në mirëmbajtjen e tyre. Një prej banorëve të kësaj zone shprehet: “Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks.”

Mësuesi i historisë Gazmir Sejdi thekson: “Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit për trashëgiminë historike dhe shpirtërore.”

Banorët shohin gjithashtu potencial turistik në këto objekte historike, por theksojnë nevojën për investime dhe organizim më të mirë të infrastrukturës lokale, në mënyrë që trashëgimia kulturore të kontribuojë në zhvillimin e zonës.

The post Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine appeared first on iconstyle.al.

Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit të saj

By: gaze tare
21 August 2025 at 14:58

Margot Robbie ka bërë rikthimin e shumëpritur në tapetin e kuq, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit të saj të ri romantik A Big Bold Beautiful Journey.

Aktorja pozoi me Colin Farrell, bashkë-yllin në film, teksa u duk më e bukur se kurrë në një fustan të shkurtër e të zi që i theksonte linjat mahnitëse, ndërthurur me sandale të zeza dhe flokë bjonde të stiluar në mënyrë të përkryer.

Farrell zgjodhi një stil më të lehtë e të relaksuar, me xhinse, bluzë të bardhë dhe xhaketë të zezë, një kontrast i zhdërvjellët me elegancën e Robbie-së.

Ky event është paraqitja e saj e parë publike që nga nëntori i vitit të kaluar, kur konfirmoi se kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley, pak kohë pas njoftimit të shtatzënisë gjatë verës së 2024.

View this post on Instagram

A post shared by Gala (@galafr)

Përveç jetës së re si nënë, Robbie nuk ka ndalur karrierën, që nga marsi është parë në xhirimet e adaptimit të Wuthering Heights (nën regjinë e Emerald Fennell). Ndërsa paraqitja e saj publike e parë pas sukseseve me Barbie, nënvizon njërin nga momentet më emocionuese të këtij sezoni.

The post Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit të saj appeared first on iconstyle.al.

Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është abuzim, është si t’u japësh drogë

By: gaze tare
21 August 2025 at 14:34

Robbie Williams ka zgjedhur të marrë një qëndrim të fortë kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët, duke e krahasuar dhënien e tyre me një formë abuzimi.

Në një intervistë për ITV News, këngëtari britanik dhe babai i katër fëmijëve u shpreh se nuk ka ndërmend t’u japë fëmijëve të tij celularë për një kohë sa më të gjatë të mundur. Ai tha:

“Ata nuk kanë telefona. Nuk do të kenë telefona për aq kohë sa të jetë e mundur nga ana njerëzore. Dhe e dini, ata do të thonë: ‘Unë jam në shkollë, të gjithë të tjerët kanë telefon, pse të mos kem edhe unë?’, them unë me ashpërsi. Është kaq e thjeshtë.”

Williams shtoi se edhe ai vetë e ka të vështirë të përballojë presionin dhe ndikimin që vjen nga interneti:

“Jam 51 vjeç, nuk mund ta përballoj natyrën gërryese të internetit dhe gjërave të tjera. Më dhemb. Ma prish ditën…”

Në një deklaratë të fortë, ai e krahasoi pajisjet teknologjike me substanca të rrezikshme:

“Si mund t’ia jap këtë ilaç një fëmije dymbëdhjetë vjeç? Si mund t’ia jap këtë ilaç një fëmije shtatëvjeçar? Është abuzim.”

Robbie dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field, janë prindër të katër fëmijëve: Theodora “Teddy” Rose, Charlton “Charlie” Valentine, Colette “Coco” Josephine dhe Beau Benedict Enthoven. Ata kanë zgjedhur t’i mbajnë fëmijët sa më larg vëmendjes publike, me përjashtim të Teddy-t, e cila u shfaq në dasmën e Princeshës Eugenie në vitin 2018.

Këngëtari ka nisur turneun e tij “Britpop” në maj, në mbështetje të albumit me të njëjtin emër, që pritet të publikohet më 10 tetor.

The post Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është abuzim, është si t’u japësh drogë appeared first on iconstyle.al.

Shpërthim i fuqishëm: 25 të plagosur dhe zjarr i madh pranë një depoje fishekzjarrësh

By: gaze tare
21 August 2025 at 14:20

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan pranë një depoje fishekzjarrësh në rrugën MA Jinnah, në Karaçi, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 25 personave dhe një zjarr masiv që përfshiu zonën.

Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi thau xhamat e dyqanit përkatës, duke i hedhur ato drejt kalimtarëve. Dhjetë prej të plagosurve u transportuan urgjentisht në Spitalin Civil, ndërsa të tjerët morën trajtim në ambjente aty pranë. Shumica e plagëve janë shkaktuar nga xhamat e thyer.

Njësitë e policisë dhe zjarrfikësve mbërritën shpejt në vendngjarje dhe bllokuan rrugën për të parandaluar rrezikun nga shpërthime të përsëritura. Ndërtesa në fjalë strehonte dyqane pajisjesh mjekësore dhe një depo me fishekzjarre, ku spamja dhe bombolat e oksigjenit po hiqeshin urgjentisht për të shmangur një katastrofë më të madhe.

Flakët dhe tymi i dendur përfshinë zonën përreth, duke dëmtuar automjetet dhe ndërtesat fqinje. Dëshmitarët përshkruan një atmosferë kaotike:

“Pamë njerëz që po gjakosnin; ishte një shpërthim tepër i fortë. Shpëtuam disa dhe më pas thirrëm zjarrfikësit,” – rrëfen një nga ta.

Një personel i shpëtimit deklaroi gjithashtu se shpërthimi u shkaktua nga një cylindër eksploziv që po paketohesh brenda ndërtesës.

The post Shpërthim i fuqishëm: 25 të plagosur dhe zjarr i madh pranë një depoje fishekzjarrësh appeared first on iconstyle.al.

Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:54

Ashley St. Clair, 26 vjeç, po kalon momente të vështira financiare dhe rrezikon të dëbohet nga banesa, ndërsa vazhdon betejën ligjore me miliarderin Elon Musk lidhur me pagesën e ushqimit për fëmijën e tyre.

Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri “Bad Advice”, Ashley pranoi se po përballet me sfida financiare pas një viti me vendime të vështira profesionale dhe personale. Ajo zbuloi gjithashtu se po e nxjerrin nga banesa, një video e publikuar dhe më pas e fshirë në rrjetin social X, që është në pronësi të Musk.

Në shkurt, influencerja konfirmoi se kishte sjellë në jetë fshehurazi një djalë, dhe se Elon Musk është babai i fëmijës, megjithëse miliarderi nuk ka pranuar publikisht këtë fakt. Më tej, St. Clair e ka paditur Musk për uljen e pagesës së ushqimit për fëmijë dhe ka pretenduar se ai i ka ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret ekzistencën e fëmijës.

Nga ana e tij, Musk ka thënë se nuk është i sigurt nëse fëmija është i tij, por nuk kundërshton të bëhet publike kjo çështje dhe ka deklaruar se ka dërguar tashmë 25 milionë dollarë dhe 500,000 dollarë në vit për ushqimin.

Miliarderi i teknologjisë është baba i 14 fëmijëve nga tre martesa të ndryshme.

Ngjarja vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare, ndërsa Ashley përballet me sfida të mëdha personale dhe ligjore.

The post Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin appeared first on iconstyle.al.

Asllani po i thotë lamtumirë Interit, kalimi te Torino në prag të finalizimit

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:24

Kristjani Asllani duket se po i thotë lamtumirë Interit për t’u transferuar te Torino. Pas disa ofertave të refuzuara nga Betisi dhe Bolonja, zikaltërit do të kënaqen me një marrëveshje huazimi me pagesë prej 1.5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje për 12 milionë euro në fund të sezonit.

Vendimtare për këtë lëvizje ishte qëndrimi i fortë i Asllanit, i cili refuzoi opsionet jashtë Italisë dhe tregoi preferencë për Torino. Negociatat me Bolonjën u prishën për shkak të diferencës në pagë dhe mungesës së bindjes së lojtarit për projektin e klubit.

Në fund, Interi pranoi formulën e huazimit, duke respektuar dëshirën e lojtarit dhe duke hapur rrugën për kalimin e tij te Torino, ku pritet që në ditët në vijim të finalizohet marrëveshja.

The post Asllani po i thotë lamtumirë Interit, kalimi te Torino në prag të finalizimit appeared first on iconstyle.al.

Këshilla mbijetese! Çfarë nuk duhet t’i bëni kurrë secilës shenjë të zodiakut

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:10

Një udhëzues i shkurtër mbi sjelljet që duhet të shmangni me shenjat e ndryshme të horoskopit për të ruajtur marrëdhënie të mira dhe pa tensione.

  • Dash: Shmangni përplasjet me Dashi, përveç nëse është absolutisht e domosdoshme. Në të kundërt, do të humbisni durimin, drejtësinë dhe maturinë tuaj.

  • Demi: Mos e vë në dyshim hapur Demin, sepse kjo e bën të ndihet i pavlerësuar dhe nuk e merr lehtë.

  • Binjakët: Pranoni Binjakun ashtu siç është, me ndryshimet dhe pikëpamjet e tij të lëvizshme, pasi ai nuk ndryshon thelbësisht.

  • Gaforrja: Këshillat ndaj Gaforres shpesh janë të pavlera, si të hedhësh grushte rëre në oqean.

  • Luani: Kur ke një Luan pranë, mos i kushto më pak vëmendje sesa meriton, sepse ai gjithmonë kërkon respekt.

  • Virgjëresha: Kujto që Virgjëresha do ta dijë gjithmonë më mirë dhe përgjigjja më e mirë është “po, zonjë” ose “po, zotëri”.

  • Peshorja: Mos kaloni kufijtë që Peshorja vendos, sepse pas tyre fshihet një anë e vrazhdë.

  • Akrepi: Mos i bëni premtime Akrepit nëse nuk jeni plotësisht të sigurt dhe kini kujdes me fjalën “përgjithmonë”.

  • Shigjetari: Mos kërkoni favore nga Shigjetari pa dhënë diçka të barabartë në këmbim.

  • Bricjapi: Jepi Bricjapit gjithçka përveç gënjeshtrës, sepse ai nuk e fal dhe mund të të bëjë plehra.

  • Ujori: Ujori ka rregullat e veta dhe nuk i ndryshon për askënd.

  • Peshku: Mos “kafsho” një Peshk, sepse mund të humbasësh një mik të përjetshëm.

The post Këshilla mbijetese! Çfarë nuk duhet t’i bëni kurrë secilës shenjë të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Një vit pas divorcit nga Ben Affleck! Si janë duke shkuar gjërat për JLO?

By: gaze tare
21 August 2025 at 12:30

Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë një vit pas ndarjes zyrtare nga Ben Affleck, duke zgjeruar karrierën dhe jetën personale me sukses e energji të re.

Ylli 56-vjeçar ka qenë tejet aktiv gjatë këtij viti. Pas koncertit të madh “Up All Night Tour” që përfshiu arena në mbarë botën, “një përvojë e mrekullueshme që e mbajti shumë të motivuar,” thonë burime, ajo tashmë është gati për promovimin e filmit të saj të ri muzikor, “Kiss of the Spider Woman”.

Fokus tek jeta personale: Në qershor 2022, dyshja njoftoi fejesën, tashmë të konsoliduar nga roli i tyre i rëndësishëm si prindër, binjakët Max dhe Emme, të moshës 17 vjeç, e plotësojnë familjen. Divorci nga Affleck u finalizua në janar 2025.

Filmi i ri, xhiruar në Nju Jork vitin e kaluar, pasqyron reflektime personale për Jenniferin në një periudhë të ndërlikuar. Vetë ajo e përshkruan si “një rrugëtim i gjatë drejt gëzimit dhe mirënjohjes për jetën”.

Planet e ardhshme: Në tetor vjen premierë “Kiss of the Spider Woman”, ndërsa më pas JLo do të shfaqet në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix. Ndërkohë, në Las Vegas ajo do të nisë një rezidencë speciale drejt fundvitit, duke vulosur me stil një rritje të re në karrierë.

The post Një vit pas divorcit nga Ben Affleck! Si janë duke shkuar gjërat për JLO? appeared first on iconstyle.al.

Momente frike për Dylan Walsh dhe familjen e tij, aksident i rëndë në New Jersey

By: gaze tare
21 August 2025 at 12:15

Dylan Walsh, aktori i njohur nga seriali “Nip/Tuck”, ka kaluar një moment të frikshëm këtë fundjavë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik së bashku me familjen e tij në Rumson, New Jersey.

Sipas burimeve të TMZ, automjeti i tyre, një Ford Explorer i vitit 2022, ka devijuar papritur nga drejtimi fillestar dhe është përplasur me dy shtylla elektrike, duke pësuar dëmtime serioze në pjesën e përparme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, kur makina, duke lëvizur në drejtim të veriut, kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi fillimisht një shtyllë elektrike, më pas një të dytë, përpara se të ndalonte. Departamenti i Policisë së Rumson konfirmoi incidentin, por deri tani nuk është bërë e ditur se kush ishte në timon.

Nga pesë personat në makinë, dy u dërguan në spitalin Riverview Medical Center për trajtim për dhimbje, por fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Në një deklaratë për Page Six, përfaqësues të aktorit thanë se gjendja e familjes është stabile dhe falënderuan ekipet e ndërhyrjes së shpejtë për ndihmën.

The post Momente frike për Dylan Walsh dhe familjen e tij, aksident i rëndë në New Jersey appeared first on iconstyle.al.

“Ishte dashuria ime e parë, vuajta shumë”, Perrie Edwards flet për historinë me Zayn Malik

By: gaze tare
21 August 2025 at 11:02

Anëtarja e grupit të njohur britanik “Little Mix”, Perrie Edwards, ka folur për herë të parë në mënyrë më të thelluar mbi ndarjen e saj të bujshme nga ish-i fejuari Zayn Malik, një histori dashurie që zgjati nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Duke reflektuar mbi këtë periudhë të jetës së saj, Edwards ka treguar se përballja me një marrëdhënie intensive në sy të publikut ishte emocionale dhe sfiduese, veçanërisht duke qenë se ishte vetëm në fillimet e karrierës dhe jetës së saj personale. Ajo e cilëson atë kohë si të mbushur me presion dhe ndjenja të forta, ku mungesa e përvojës dhe rrethanat publike e bënë procesin e ndarjes edhe më të vështirë.

Mbështetja e anëtareve të tjera të grupit “Little Mix” ka qenë thelbësore për ta përballuar emocionalisht fundin e kësaj marrëdhënieje, e cila mori shumë vëmendje mediatike.

Pas ndarjes, jeta e Perrie mori një kthesë pozitive. Në vitin 2016 ajo nisi një lidhje me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, një marrëdhënie që është ndërtuar mbi stabilitetin dhe mirëkuptimin. Ajo e përshkruan këtë lidhje si më të pjekur dhe të ekuilibruar, që i ka ndihmuar të dy të rriten bashkë si partnerë dhe si prindër.

Çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel, në vitin 2021, ndërsa në qershor 2022 njoftuan fejesën.

The post “Ishte dashuria ime e parë, vuajta shumë”, Perrie Edwards flet për historinë me Zayn Malik appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten

By: gaze tare
21 August 2025 at 10:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara, ku një grua 34-vjeçare ka vrarë burrin dhe dy fëmijët e saj të mitur, përpara se të vetëvritej.

Sipas autoriteteve lokale, Emily Long dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Më pas ajo mori jetën e saj duke qëlluar veten.

Hetimet paraprake tregojnë se të dy fëmijët janë qëlluar në kokë, ndërsa burri i saj, i cili po luftonte me një sëmundje serioze, u qëllua disa herë.

Në banesë është gjetur i gjallë fëmija i tretë i çiftit, 3-vjeçari, i cili tani ndodhet në kujdesin e familjarëve.

Në ditët para ngjarjes, Emily kishte ndarë në rrjetet sociale shqetësimet dhe vështirësitë që po kalonte, duke përmendur edhe sfidat që po përballej familja për shkak të sëmundjes së bashkëshortit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.

The post Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten appeared first on iconstyle.al.

WhatsApp dhe Telegram reagojnë ndaj kufizimeve të Rusisë

By: gaze tare
21 August 2025 at 10:30

Autoritetet ruse kanë vendosur kufizime ndaj aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar se nuk bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.

WhatsApp reagoi duke thënë se enkriptimi i plotë dhe mbrojtja e privatësisë janë arsyeja e vërtetë pas bllokimit:

“WhatsApp është privat, i enkriptuar nga fillimi në fund dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë rusë”, tha WhatsApp në një deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë komunikimin e koduar nga fillimi në fund të disponueshëm për njerëzit kudo, përfshirë edhe në Rusi.”

Telegram deklaroi se lufton aktivisht keqpërdorimin e platformës, përfshirë nxitjen për dhunë apo mashtrime.

Kjo është një tjetër përplasje mes kontrollit shtetëror dhe lirisë digjitale në Rusi.

The post WhatsApp dhe Telegram reagojnë ndaj kufizimeve të Rusisë appeared first on iconstyle.al.

Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:49

Paris, 21 gusht 1911. Mëngjes herët, ndërsa Muzeu i Luvrit pushonte në heshtjen e zakonshme të së hënës, një nga veprat më të njohura të artit botëror, Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, u zhduk pa lënë gjurmë. Askush nuk e pa, askush nuk e dëgjoi. Thjesht… nuk ishte më.

Një ditë më vonë, piktori Louis Berou, i cili kishte ardhur të pikturonte vetë Mona Lisën, zbuloi boshllëkun në mur dhe ngriti alarmin. Fillimisht, mendohej se piktura ishte zhvendosur për mirëmbajtje apo fotografim. Por ndërsa orët kalonin dhe da Vinçi nuk po gjendej, muzeu u përfshi nga paniku. Ajo që dukej e pamundur ishte bërë realitet: dikush kishte vjedhur Mona Lisën.

Skandal në Paris: Dyshohet Picasso!

Pas hetimeve të para, policia nisi të hetojë botën e artit dhe shumë shpejt dyshimet ranë mbi emra të mëdhenj. Ndër të arrestuarit u përfshi edhe një artist i ri dhe i guximshëm, një farë Pablo Picasso. Ai dhe poeti Guillaume Apollinaire u morën në pyetje për lidhje me një tjetër vjedhje arti, por mungesa e provave i çliroi.

Misteri i vjedhjes së Mona Lisës vazhdoi të mbetej i pazgjidhur për më shumë se dy vjet, duke ndezur teori të shumta konspirative, nga vjedhje e porositur nga koleksionistë të fshehtë, te rrëmbime me sfond politik.

Rikthimi i papritur dhe një “hajdut patriot”

Në dhjetor të vitit 1913, në një zyrë të qetë arti në Firence, Italia mori frymë ndryshe. Një burrë i panjohur i quajtur Vincenzo Perugia, ish-zdrukthëtar në Luvër, u shfaq me një ofertë të pabesueshme: të shiste Mona Lisën.

Piktura u verifikua si origjinale dhe Perugia u arrestua menjëherë. Në hetim, ai deklaroi se kishte vepruar nga ndjenja patriotike, Mona Lisa, krijuar nga një mjeshtër italian, sipas tij, i takonte Italisë, jo Francës.

Akti i tij i guximshëm kishte qenë i thjeshtë: veshur si punonjës muzeu, ai hyri herët në mëngjesin e 21 gushtit, hoqi pikturën nga muri, e futi në përparësen e tij dhe u largua pa u vënë re.

Një kthim triumfal dhe një famë e pavdekshme

Pas arrestimit të Perugias, piktura u ekspozua me entuziazëm në Galerinë Uffizi në Firence, ku mijëra italianë e pritën si një fitore kombëtare. Më pas, në janar të vitit 1914, ajo u rikthye në shtëpinë e saj në Paris, nën siguri të rreptë.

Perugia u dënua me vetëm një vit e 15 ditë burg. Por për shumë italianë ai nuk ishte hajdut, ishte hero. Në të vërtetë, ai kreu vetëm 7 muaj burg.

Nga një vepër e çmuar në ikonë botërore

Paradoksalisht, ishte kjo vjedhje që bëri Mona Lisën të pavdekshme. Përpara vitit 1911, ajo ishte një vepër e njohur, por jo legjendare. Pas zhdukjes, ajo u kthye në një ikonë kulturore globale, një simbol i misterit, artit dhe magjepsjes njerëzore.

Një vjedhje. Një legjendë. Një emër: Mona Lisa.

The post Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911 appeared first on iconstyle.al.

Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:21

Hiti i Dua Lipës, “Levitating”, ka kaluar shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i tretë i artistes me prejardhje kosovare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” dhe “No Lie”.

Kënga, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100. Sipas të dhënave të vitit 2025, “Levitating” është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në këtë listë.

Sot, ndërsa Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të fundit Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner, ky hit mbetet një nga projektet më të fuqishme të karrierës së saj.

The post Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve appeared first on iconstyle.al.

Moti për të enjten: kthjellime, reshje lokale dhe temperatura deri në 38°C

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:17

Të enjten vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shfaqen kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të nisin gjatë orëve të pasdites në këtë zonë, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore do të arrijë deri në 20 m/s, duke sjellë valëzim në det me forcë 3–5 ballë.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, duke u rritur deri në 37–38°C në vlerat maksimale.

The post Moti për të enjten: kthjellime, reshje lokale dhe temperatura deri në 38°C appeared first on iconstyle.al.

❌
❌