Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vritet punëtori i ndërtimit në Berat, policia shpall në kërkim administratorin

1 July 2025 at 14:18

Një 66-vjeçar punëtor ndërtimi u vra të hënën pasdite në Berat, pasi ra nga lartësia e ndërtesës ku punonte.  Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen “Kushtrimi”, ku Ramadan Hatija, banues në Berat, dyshohet se ra nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal […]

The post Vritet punëtori i ndërtimit në Berat, policia shpall në kërkim administratorin appeared first on Reporter.al.

Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident

2 June 2025 at 17:36

Policia e Durrësit arrestoi të hënën Luis Xhumarin, operator turistik, nën akuzën për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, pas ngjarjes së ndodhur me dy turistë anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet-ski (motorr uji). “Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, përballë […]

The post Vdekja e turistit në det, arrestohet pronari i Jet-ski që u përdor në aksident appeared first on Reporter.al.

Qarku i Beratit mbetet i majtë, PS merr 5 mandatet deputetësh

13 May 2025 at 12:44

Qarku i Beratit mbylli procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025, ku  Partia Socialiste mori 38,860 vota ose 58.1% dhe Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore  19,884 vota  ose 29.8%. E ndërsa PS ka ruajtur pesë mandate deputetësh në qarkun që njihet si i majtë, për opozitën vendore faktorët […]

The post Qarku i Beratit mbetet i majtë, PS merr 5 mandatet deputetësh appeared first on Reporter.al.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

Vdekja e punëtorit në Kavajë, policia arreston drejtuesen teknike e shpall në kërkim administratorin e një kompanie

26 April 2025 at 18:35

Një punonjës 59 vjeç humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë çmontimit të një skele të premten, në një objekt në ndërtim në Qerret, Kavajë. 24 orë pas ngjarjes Policia Vendore në Durrës bëri me dije se ndaloi drejtuesen teknike të punimeve dhe shpalli në kërkim sipërmarrësin dhe inxhinierin për shkelje të rregullave […]

The post Vdekja e punëtorit në Kavajë, policia arreston drejtuesen teknike e shpall në kërkim administratorin e një kompanie appeared first on Reporter.al.

Portat e Beratit në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm

29 March 2025 at 08:04

“Ç’të ka thënë mamaja, mos u duk te porta, se te shohin bota, moj Kaliro…”. Janë këto disa nga vargjet e një teksti kënge të njohura beratase, e cila këndohet në dasma e gëzime dhe vë theksin tek qëndrimi pranë portës së shtëpisë të një vajze të re. Të mëdha, shpesh me dy kanata, të […]

The post Portat e Beratit në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm appeared first on Reporter.al.

Tre të arrestuar në Berat, shitën mandarinat me pesticide të kthyera nga Kroacia

26 February 2025 at 15:04

Një sasi mandarinash që u eksportuan nga Berati drejt Kroacisë dhe u kthyen pas, pasi u gjetën me përmbajtje të lartë pesticidesh, u hodh në tregun vendas dhe u shitën pavarësisht problemeve. Hetimet e policisë së Beratit në këtë çështje gjetën se 10 ton fruta, që ishin pajisur me një certifikatë fito-sanitare fiktive, në vend […]

The post Tre të arrestuar në Berat, shitën mandarinat me pesticide të kthyera nga Kroacia appeared first on Reporter.al.

Fushata në Berat: Presion për vota dhe akuza për keqpërdorimin e administratës

25 February 2025 at 07:02

Më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, dyqani me lule në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në hyrje të qytetit të Beratit ishte i mbushur plot me blerës.  Pronari i dyqanit, një djalë rreth të 30-ve nxiton të shpërndajë porosi me buqeta me trëndafila, ndërsa i gëzohet klientelës. “Sot kemi pak punë, se ditët e tjera […]

The post Fushata në Berat: Presion për vota dhe akuza për keqpërdorimin e administratës appeared first on Reporter.al.

‘Uji mori përpara gjithçka”: Kanalizimet problematike përmbytin qindra banesa në Durrës

30 January 2025 at 17:23

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në mëngjes të nxirrnin prej shtëpive të përmbytura nga rrebeshi i një dite më parë çfarë të mundnin. Të kapur në befasi nga prurjet e menjëhershme që vërshuan në banesa, banorët fajësojnë kanalizimet me probleme dhe thonë se uji arriti deri në 30 centimetra. “Po […]

The post ‘Uji mori përpara gjithçka”: Kanalizimet problematike përmbytin qindra banesa në Durrës appeared first on Reporter.al.

Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti presin prej muajsh të futen në shtëpi

29 January 2025 at 07:10

Dita e 23 korrikut 2024 ishte një ditë e lumtur për Ruzhdi Plakun, pensionistin nga Durrësi, i cili më në fund u bë me shtëpi të re, pas shembjes së pallatit të tij për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 20219. “Bëmë takim në bashki dhe më dhanë çelësin për shtëpinë […]

The post Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti presin prej muajsh të futen në shtëpi appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen 670 mijë litra naftë e dyshuar si kontrabandë, arrestohet ekuipazhi i një anije në Durrës

13 January 2025 at 17:21

Një anije me 670 000 litra naftë e dyshuar si e kontrabanduar nga Tunizia është kapur në Portin e Durrësit të hënën ndërsa u deklarua arrestimi i ekuipazhit të saj dhe bllokimi i 14 dokumenteve të identifikimit dhe dokumenteve për lundrim. Tre persona, një shqiptar dhe dy të huaj u arrestuan, dy të tjerë u […]

The post Sekuestrohen 670 mijë litra naftë e dyshuar si kontrabandë, arrestohet ekuipazhi i një anije në Durrës appeared first on Reporter.al.

Mungesa e krahut të punës në Berat i lë ullinjtë në pemë

7 January 2025 at 08:02

Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të investuar në kultivimin e ullirit. Por pasi derdhi kursimet e 27 viteve punë në emigrim për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit, ai e gjeti veten para vështirësive që nuk […]

The post Mungesa e krahut të punës në Berat i lë ullinjtë në pemë appeared first on Reporter.al.

Një e arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim pas vdekjes së një punëtori në Berat

18 December 2024 at 17:11

Një punonjës i pasiguruar humbi jetën gjatë punës në një objekt në rikonstruksion në Berat, ndërsa policia arrestoi në flagrancë personin që kishte investuar në rikonstruksion, si dhe shpalli në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës së ndërtimit, të cilët sipas saj shkelën rregullat e sigurisë në punë dhe tentuan që të pengonin zbardhjen […]

The post Një e arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim pas vdekjes së një punëtori në Berat appeared first on Reporter.al.

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

3 December 2024 at 17:52

Është fillim i ftohtë dhjetori, por aroma e fortë e naftës dhe e gazit të shpon hundët sapo hyn në lagjen ‘’Rreth Tapi” të Kuçovës. Puset e naftës që ndodhen në lagje – në disa raste edhe brenda oborreve të banesave – rrjedhin vazhdimisht gjatë kohës që vendosen në punë. ‘’Po ja shikoje si është […]

The post Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr appeared first on Reporter.al.

Dy të arrestuar për aksidentin ku u vra punëtori i duraluminit

27 November 2024 at 17:42

Një 50-vjeçar mbeti i vrarë pas një aksidenti në punë të martën (26 nëntor) në Durrës, ndërsa policia arrestoi të mërkurën dy përgjegjës të kompanisë për të cilën ai punonte. Policia bëri me dije se Dritan Nasufi, nga Durrësi mbeti i vrarë pas një aksidenti me një prej mjeteve të punës. Aksidenti me mjetin e […]

The post Dy të arrestuar për aksidentin ku u vra punëtori i duraluminit appeared first on Reporter.al.

Regjistroi një pronë në Gjirin e Lalzit me dokumente false, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës

20 November 2024 at 15:23

Një regjistrim prone që ndodhet në Gjirin e Lalzit në Durrës në vitin 2016, me dokumente të dyshuara false ka qenë në qendër të një hetimi nga  Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Policinë e Durrësit.  Pas një hetimi gati një vjeçar  nga ky seksion,  Policia e Durrësit finalizoi  operacionin policor të koduar “Roli” […]

The post Regjistroi një pronë në Gjirin e Lalzit me dokumente false, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Durrës appeared first on Reporter.al.

“Mbetjet e rrezikshme” në Durrës, banorët e Porto Romanos në protestë

17 November 2024 at 19:40

Pasi qëndruan për 12 ditë në det të hapur, autoritetet zbatuan një vendim sekuestroje të Prokurorisë së Durrësit dhe shkarkuan 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara si të rrezikshme. Këto mbetje u vendosën në një pronë nën menaxhimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), pranë EcoParkut në Porto Romano. Ky […]

The post “Mbetjet e rrezikshme” në Durrës, banorët e Porto Romanos në protestë appeared first on Reporter.al.

Pas 12 ditësh në det, sekuestrohen kontenierët me “mbetje të rrezikshme’

8 November 2024 at 15:54

Pasi qëndruan për 12 ditë në det të hapur, kontejnerët e dyshuar se përmbajnë mbetje të rrezikshme, që u eksportuan nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës dhe u kthyen pas pas alarmit nga ambjentalistët, u shkarkuan të premten në Portin e Durrësit dhe u vendosën në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të […]

The post Pas 12 ditësh në det, sekuestrohen kontenierët me “mbetje të rrezikshme’ appeared first on Reporter.al.

Vendi i prehjes së mitropolitit arvanitas shndërrohet në vend pelegrinazhi në Berat

30 October 2024 at 11:28

Rituali i lutjeve pranë Katedrales së Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit të Beratit, ka marrë një kuptim të ri për besimtarët ortodoksë që nga muaji Korrik. Çdo klerik dhe besimtar ortodoks, gjatë shërbesave apo festave fetare, përpara se të hyjë në kishë për ritualin e lutjeve, ndalet në varrin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit […]

The post Vendi i prehjes së mitropolitit arvanitas shndërrohet në vend pelegrinazhi në Berat appeared first on Reporter.al.

Plagoset në gurore 58 vjeçari, procedohet administratori i kompanisë

23 October 2024 at 21:50

 Një punonjës i një aktiviteti për përpunimin e gurit, që ndodhet mes Beratit dhe Poliçanit,  u dëmtua gjatë kohës që ishte duke punuar me një mjet të rëndë. 58 vjeçari, me inicialet F. T, mbërriti i plagosur në Spitalin Rajonal të Beratit ditën e martë 22 tetor.  Burime nga reparti i kirurgjisë pranë këtij spitali […]

The post Plagoset në gurore 58 vjeçari, procedohet administratori i kompanisë appeared first on Reporter.al.

❌
❌