Përleshje fizike mes pesë personave në Gjakovë, një u lëndua nga arma e zjarrit
Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur ditën e hënë, gjatë së cilës është përdorur edhe arma e zjarrit. Tre prej të dyshuarve kanë nënshtetësi gjermane.
Si pasojë e përdorimit të armës, një prej personave ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, njoftoi policia.
Tutje, thuhet se arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen.
Rasti është nën hetime. /Telegrafi/
The post Përleshje fizike mes pesë personave në Gjakovë, një u lëndua nga arma e zjarrit appeared first on Telegrafi.