Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:54

Ashley St. Clair, 26 vjeç, po kalon momente të vështira financiare dhe rrezikon të dëbohet nga banesa, ndërsa vazhdon betejën ligjore me miliarderin Elon Musk lidhur me pagesën e ushqimit për fëmijën e tyre.

Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri “Bad Advice”, Ashley pranoi se po përballet me sfida financiare pas një viti me vendime të vështira profesionale dhe personale. Ajo zbuloi gjithashtu se po e nxjerrin nga banesa, një video e publikuar dhe më pas e fshirë në rrjetin social X, që është në pronësi të Musk.

Në shkurt, influencerja konfirmoi se kishte sjellë në jetë fshehurazi një djalë, dhe se Elon Musk është babai i fëmijës, megjithëse miliarderi nuk ka pranuar publikisht këtë fakt. Më tej, St. Clair e ka paditur Musk për uljen e pagesës së ushqimit për fëmijë dhe ka pretenduar se ai i ka ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret ekzistencën e fëmijës.

Nga ana e tij, Musk ka thënë se nuk është i sigurt nëse fëmija është i tij, por nuk kundërshton të bëhet publike kjo çështje dhe ka deklaruar se ka dërguar tashmë 25 milionë dollarë dhe 500,000 dollarë në vit për ushqimin.

Miliarderi i teknologjisë është baba i 14 fëmijëve nga tre martesa të ndryshme.

Ngjarja vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare, ndërsa Ashley përballet me sfida të mëdha personale dhe ligjore.

The post Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin appeared first on iconstyle.al.

Asllani po i thotë lamtumirë Interit, kalimi te Torino në prag të finalizimit

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:24

Kristjani Asllani duket se po i thotë lamtumirë Interit për t’u transferuar te Torino. Pas disa ofertave të refuzuara nga Betisi dhe Bolonja, zikaltërit do të kënaqen me një marrëveshje huazimi me pagesë prej 1.5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje për 12 milionë euro në fund të sezonit.

Vendimtare për këtë lëvizje ishte qëndrimi i fortë i Asllanit, i cili refuzoi opsionet jashtë Italisë dhe tregoi preferencë për Torino. Negociatat me Bolonjën u prishën për shkak të diferencës në pagë dhe mungesës së bindjes së lojtarit për projektin e klubit.

Në fund, Interi pranoi formulën e huazimit, duke respektuar dëshirën e lojtarit dhe duke hapur rrugën për kalimin e tij te Torino, ku pritet që në ditët në vijim të finalizohet marrëveshja.

The post Asllani po i thotë lamtumirë Interit, kalimi te Torino në prag të finalizimit appeared first on iconstyle.al.

Këshilla mbijetese! Çfarë nuk duhet t’i bëni kurrë secilës shenjë të zodiakut

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:10

Një udhëzues i shkurtër mbi sjelljet që duhet të shmangni me shenjat e ndryshme të horoskopit për të ruajtur marrëdhënie të mira dhe pa tensione.

  • Dash: Shmangni përplasjet me Dashi, përveç nëse është absolutisht e domosdoshme. Në të kundërt, do të humbisni durimin, drejtësinë dhe maturinë tuaj.

  • Demi: Mos e vë në dyshim hapur Demin, sepse kjo e bën të ndihet i pavlerësuar dhe nuk e merr lehtë.

  • Binjakët: Pranoni Binjakun ashtu siç është, me ndryshimet dhe pikëpamjet e tij të lëvizshme, pasi ai nuk ndryshon thelbësisht.

  • Gaforrja: Këshillat ndaj Gaforres shpesh janë të pavlera, si të hedhësh grushte rëre në oqean.

  • Luani: Kur ke një Luan pranë, mos i kushto më pak vëmendje sesa meriton, sepse ai gjithmonë kërkon respekt.

  • Virgjëresha: Kujto që Virgjëresha do ta dijë gjithmonë më mirë dhe përgjigjja më e mirë është “po, zonjë” ose “po, zotëri”.

  • Peshorja: Mos kaloni kufijtë që Peshorja vendos, sepse pas tyre fshihet një anë e vrazhdë.

  • Akrepi: Mos i bëni premtime Akrepit nëse nuk jeni plotësisht të sigurt dhe kini kujdes me fjalën “përgjithmonë”.

  • Shigjetari: Mos kërkoni favore nga Shigjetari pa dhënë diçka të barabartë në këmbim.

  • Bricjapi: Jepi Bricjapit gjithçka përveç gënjeshtrës, sepse ai nuk e fal dhe mund të të bëjë plehra.

  • Ujori: Ujori ka rregullat e veta dhe nuk i ndryshon për askënd.

  • Peshku: Mos “kafsho” një Peshk, sepse mund të humbasësh një mik të përjetshëm.

The post Këshilla mbijetese! Çfarë nuk duhet t’i bëni kurrë secilës shenjë të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Një vit pas divorcit nga Ben Affleck! Si janë duke shkuar gjërat për JLO?

By: gaze tare
21 August 2025 at 12:30

Jennifer Lopez vazhdon të shkëlqejë një vit pas ndarjes zyrtare nga Ben Affleck, duke zgjeruar karrierën dhe jetën personale me sukses e energji të re.

Ylli 56-vjeçar ka qenë tejet aktiv gjatë këtij viti. Pas koncertit të madh “Up All Night Tour” që përfshiu arena në mbarë botën, “një përvojë e mrekullueshme që e mbajti shumë të motivuar,” thonë burime, ajo tashmë është gati për promovimin e filmit të saj të ri muzikor, “Kiss of the Spider Woman”.

Fokus tek jeta personale: Në qershor 2022, dyshja njoftoi fejesën, tashmë të konsoliduar nga roli i tyre i rëndësishëm si prindër, binjakët Max dhe Emme, të moshës 17 vjeç, e plotësojnë familjen. Divorci nga Affleck u finalizua në janar 2025.

Filmi i ri, xhiruar në Nju Jork vitin e kaluar, pasqyron reflektime personale për Jenniferin në një periudhë të ndërlikuar. Vetë ajo e përshkruan si “një rrugëtim i gjatë drejt gëzimit dhe mirënjohjes për jetën”.

Planet e ardhshme: Në tetor vjen premierë “Kiss of the Spider Woman”, ndërsa më pas JLo do të shfaqet në komedinë romantike “Office Romance” për Netflix. Ndërkohë, në Las Vegas ajo do të nisë një rezidencë speciale drejt fundvitit, duke vulosur me stil një rritje të re në karrierë.

The post Një vit pas divorcit nga Ben Affleck! Si janë duke shkuar gjërat për JLO? appeared first on iconstyle.al.

Momente frike për Dylan Walsh dhe familjen e tij, aksident i rëndë në New Jersey

By: gaze tare
21 August 2025 at 12:15

Dylan Walsh, aktori i njohur nga seriali “Nip/Tuck”, ka kaluar një moment të frikshëm këtë fundjavë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik së bashku me familjen e tij në Rumson, New Jersey.

Sipas burimeve të TMZ, automjeti i tyre, një Ford Explorer i vitit 2022, ka devijuar papritur nga drejtimi fillestar dhe është përplasur me dy shtylla elektrike, duke pësuar dëmtime serioze në pjesën e përparme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, kur makina, duke lëvizur në drejtim të veriut, kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi fillimisht një shtyllë elektrike, më pas një të dytë, përpara se të ndalonte. Departamenti i Policisë së Rumson konfirmoi incidentin, por deri tani nuk është bërë e ditur se kush ishte në timon.

Nga pesë personat në makinë, dy u dërguan në spitalin Riverview Medical Center për trajtim për dhimbje, por fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Në një deklaratë për Page Six, përfaqësues të aktorit thanë se gjendja e familjes është stabile dhe falënderuan ekipet e ndërhyrjes së shpejtë për ndihmën.

The post Momente frike për Dylan Walsh dhe familjen e tij, aksident i rëndë në New Jersey appeared first on iconstyle.al.

“Ishte dashuria ime e parë, vuajta shumë”, Perrie Edwards flet për historinë me Zayn Malik

By: gaze tare
21 August 2025 at 11:02

Anëtarja e grupit të njohur britanik “Little Mix”, Perrie Edwards, ka folur për herë të parë në mënyrë më të thelluar mbi ndarjen e saj të bujshme nga ish-i fejuari Zayn Malik, një histori dashurie që zgjati nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Duke reflektuar mbi këtë periudhë të jetës së saj, Edwards ka treguar se përballja me një marrëdhënie intensive në sy të publikut ishte emocionale dhe sfiduese, veçanërisht duke qenë se ishte vetëm në fillimet e karrierës dhe jetës së saj personale. Ajo e cilëson atë kohë si të mbushur me presion dhe ndjenja të forta, ku mungesa e përvojës dhe rrethanat publike e bënë procesin e ndarjes edhe më të vështirë.

Mbështetja e anëtareve të tjera të grupit “Little Mix” ka qenë thelbësore për ta përballuar emocionalisht fundin e kësaj marrëdhënieje, e cila mori shumë vëmendje mediatike.

Pas ndarjes, jeta e Perrie mori një kthesë pozitive. Në vitin 2016 ajo nisi një lidhje me futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, një marrëdhënie që është ndërtuar mbi stabilitetin dhe mirëkuptimin. Ajo e përshkruan këtë lidhje si më të pjekur dhe të ekuilibruar, që i ka ndihmuar të dy të rriten bashkë si partnerë dhe si prindër.

Çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel, në vitin 2021, ndërsa në qershor 2022 njoftuan fejesën.

The post “Ishte dashuria ime e parë, vuajta shumë”, Perrie Edwards flet për historinë me Zayn Malik appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten

By: gaze tare
21 August 2025 at 10:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara, ku një grua 34-vjeçare ka vrarë burrin dhe dy fëmijët e saj të mitur, përpara se të vetëvritej.

Sipas autoriteteve lokale, Emily Long dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Më pas ajo mori jetën e saj duke qëlluar veten.

Hetimet paraprake tregojnë se të dy fëmijët janë qëlluar në kokë, ndërsa burri i saj, i cili po luftonte me një sëmundje serioze, u qëllua disa herë.

Në banesë është gjetur i gjallë fëmija i tretë i çiftit, 3-vjeçari, i cili tani ndodhet në kujdesin e familjarëve.

Në ditët para ngjarjes, Emily kishte ndarë në rrjetet sociale shqetësimet dhe vështirësitë që po kalonte, duke përmendur edhe sfidat që po përballej familja për shkak të sëmundjes së bashkëshortit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.

The post Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten appeared first on iconstyle.al.

WhatsApp dhe Telegram reagojnë ndaj kufizimeve të Rusisë

By: gaze tare
21 August 2025 at 10:30

Autoritetet ruse kanë vendosur kufizime ndaj aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar se nuk bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.

WhatsApp reagoi duke thënë se enkriptimi i plotë dhe mbrojtja e privatësisë janë arsyeja e vërtetë pas bllokimit:

“WhatsApp është privat, i enkriptuar nga fillimi në fund dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë rusë”, tha WhatsApp në një deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë komunikimin e koduar nga fillimi në fund të disponueshëm për njerëzit kudo, përfshirë edhe në Rusi.”

Telegram deklaroi se lufton aktivisht keqpërdorimin e platformës, përfshirë nxitjen për dhunë apo mashtrime.

Kjo është një tjetër përplasje mes kontrollit shtetëror dhe lirisë digjitale në Rusi.

The post WhatsApp dhe Telegram reagojnë ndaj kufizimeve të Rusisë appeared first on iconstyle.al.

Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:49

Paris, 21 gusht 1911. Mëngjes herët, ndërsa Muzeu i Luvrit pushonte në heshtjen e zakonshme të së hënës, një nga veprat më të njohura të artit botëror, Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, u zhduk pa lënë gjurmë. Askush nuk e pa, askush nuk e dëgjoi. Thjesht… nuk ishte më.

Një ditë më vonë, piktori Louis Berou, i cili kishte ardhur të pikturonte vetë Mona Lisën, zbuloi boshllëkun në mur dhe ngriti alarmin. Fillimisht, mendohej se piktura ishte zhvendosur për mirëmbajtje apo fotografim. Por ndërsa orët kalonin dhe da Vinçi nuk po gjendej, muzeu u përfshi nga paniku. Ajo që dukej e pamundur ishte bërë realitet: dikush kishte vjedhur Mona Lisën.

Skandal në Paris: Dyshohet Picasso!

Pas hetimeve të para, policia nisi të hetojë botën e artit dhe shumë shpejt dyshimet ranë mbi emra të mëdhenj. Ndër të arrestuarit u përfshi edhe një artist i ri dhe i guximshëm, një farë Pablo Picasso. Ai dhe poeti Guillaume Apollinaire u morën në pyetje për lidhje me një tjetër vjedhje arti, por mungesa e provave i çliroi.

Misteri i vjedhjes së Mona Lisës vazhdoi të mbetej i pazgjidhur për më shumë se dy vjet, duke ndezur teori të shumta konspirative, nga vjedhje e porositur nga koleksionistë të fshehtë, te rrëmbime me sfond politik.

Rikthimi i papritur dhe një “hajdut patriot”

Në dhjetor të vitit 1913, në një zyrë të qetë arti në Firence, Italia mori frymë ndryshe. Një burrë i panjohur i quajtur Vincenzo Perugia, ish-zdrukthëtar në Luvër, u shfaq me një ofertë të pabesueshme: të shiste Mona Lisën.

Piktura u verifikua si origjinale dhe Perugia u arrestua menjëherë. Në hetim, ai deklaroi se kishte vepruar nga ndjenja patriotike, Mona Lisa, krijuar nga një mjeshtër italian, sipas tij, i takonte Italisë, jo Francës.

Akti i tij i guximshëm kishte qenë i thjeshtë: veshur si punonjës muzeu, ai hyri herët në mëngjesin e 21 gushtit, hoqi pikturën nga muri, e futi në përparësen e tij dhe u largua pa u vënë re.

Një kthim triumfal dhe një famë e pavdekshme

Pas arrestimit të Perugias, piktura u ekspozua me entuziazëm në Galerinë Uffizi në Firence, ku mijëra italianë e pritën si një fitore kombëtare. Më pas, në janar të vitit 1914, ajo u rikthye në shtëpinë e saj në Paris, nën siguri të rreptë.

Perugia u dënua me vetëm një vit e 15 ditë burg. Por për shumë italianë ai nuk ishte hajdut, ishte hero. Në të vërtetë, ai kreu vetëm 7 muaj burg.

Nga një vepër e çmuar në ikonë botërore

Paradoksalisht, ishte kjo vjedhje që bëri Mona Lisën të pavdekshme. Përpara vitit 1911, ajo ishte një vepër e njohur, por jo legjendare. Pas zhdukjes, ajo u kthye në një ikonë kulturore globale, një simbol i misterit, artit dhe magjepsjes njerëzore.

Një vjedhje. Një legjendë. Një emër: Mona Lisa.

The post Vjedhja që tronditi botën: Zhdukja e Mona Lisës në Paris, 21 gusht 1911 appeared first on iconstyle.al.

Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:21

Hiti i Dua Lipës, “Levitating”, ka kaluar shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i tretë i artistes me prejardhje kosovare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” dhe “No Lie”.

Kënga, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të dekadës, duke arritur deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100. Sipas të dhënave të vitit 2025, “Levitating” është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në këtë listë.

Sot, ndërsa Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të fundit Radical Optimism dhe fejesën me aktorin Callum Turner, ky hit mbetet një nga projektet më të fuqishme të karrierës së saj.

The post Nga yjet në YouTube: “Levitating” kalon kufirin e 1 miliard shikimeve appeared first on iconstyle.al.

Moti për të enjten: kthjellime, reshje lokale dhe temperatura deri në 38°C

By: gaze tare
21 August 2025 at 09:17

Të enjten vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të shfaqen kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të nisin gjatë orëve të pasdites në këtë zonë, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore do të arrijë deri në 20 m/s, duke sjellë valëzim në det me forcë 3–5 ballë.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, duke u rritur deri në 37–38°C në vlerat maksimale.

The post Moti për të enjten: kthjellime, reshje lokale dhe temperatura deri në 38°C appeared first on iconstyle.al.

Perry – Trudeau, romanca që u shua para se të niste

By: gaze tare
21 August 2025 at 08:42

Romanca mes këngëtares amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, e cila tërhoqi shumë vëmendje javët e fundit, duket se ka marrë fund.

Dyshja u pa për darkë në Montreal dhe Trudeau ndoqi një nga koncertet e saj, por sipas burimeve, komunikimi mes tyre është zbehur ndjeshëm. Arsyeja kryesore lidhet me axhendën e ngjeshur dhe presionin publik.

“Nuk ka asgjë negative, ata thjesht nuk janë më në kontakt të vazhdueshëm. Për momentin situata është qetësuar”, është shprehur një burim për mediat. Thuhet gjithashtu se Trudeau nuk ishte i përgatitur për vëmendjen mediatike, ndërsa Perry nuk ka interes për një lidhje serioze pas ndarjes nga Orlando Bloom.

The post Perry – Trudeau, romanca që u shua para se të niste appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Enjte 21 Gusht 2025

By: gaze tare
21 August 2025 at 08:01

Dashi 
Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni për më vonë. Mund të përballeni me çdo gjë. Udhëtimet janë gjithashtu mjaft të favorshme.

Demi
Do të ketë një rritje ekonomike, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bëni një blerje të rëndësishme, bëni mirë që ta shtyni për pak më vonë. Në dashuri do të përjetoni emocione të bukura. Mund të gjeni një marrëveshje edhe për personin që ju intereson. Atmosfera mund të jetë mjaft harmonike për raportet në çift.

Binjakët
Nëse jeni më të qetë në dashuri, kjo ndodh për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj impulsivitetit. Shmangni largimin ndaj një personi që tashmë bën pjesë në jetën tuaj. Një punë e re ose një transferim është shumë i mundshëm.

Gaforrja
Dita parashikohet mjaft premtuese dhe gjatë fundjavës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Kjo gjë do të çojë në ngjalljen e interesave të reja. Gjithashtu jeni me shumë fat në dashuri. Në familje, vështirësitë do të zvogëlohen.

Luani
Mund të ndodhë diçka e papritur gjatë kësaj dite. Brenda fundit të muajit parashikohet që të kthehet në një dashuri të madhe. Janë ditë pasionante në maksimum, ku mundësia e takimeve dhe krijimit të çifteve të reja nuk do të mungojë. Në punë situata do të përmirësohet, por ndoshta do të jetë e nevojshme që të ndryshohet rrugë.

Virgjëresha
Tregohuni të kujdesshëm ndaj një situate të pasigurtë, sidomos lidhur me ndjenjat. Kjo e enjte parashikon rikuperim terreni. Në dashuri do të përballeni me dyshime, ndaj bëni mirë që të mos i mbani brenda vetes gjërat që nuk shkojnë.

Peshorja
Disa tensione që keni përjetuar së fundmi, mund të kenë shkaktuar tensione dhe pasiguri. Jeni duke dalë nga një periudhë kaotike, por dashuria do ju dhurojë emocione të reja. Në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, përmirësimi do të jetë i ndjeshëm, sa i takon punës.

Akrepi
Ju pret një situatë shumë e rëndësishme sa i takon dashurisë. Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv. Ndonjëherë i shihni gjërat gri, ndërsa realisht do të ndiheni më të stimuluar. Edhe sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Intensiteti do të jetë më i mirë me të lindurit e shenjës së peshqve, bricjapit dhe demit.

Shigjetari
Do ju duhet ti bëni llogarinë me ndikimin e kundërt të Hënës. Ju presin orë me luhatje lidhur me raportet ndërpresonale. Një mik ose partner, mund t’iu dalë nga fjala që iu ka dhënë. Gjatë pasdites, do të keni një shpërqendrim i cili mund t’iu acarojë.

Bricjapi
Do të jeni të karikuar me energji dhe kjo periudhë do ua shpërblejë. Dashuria mbetet pozitive, por vetëm pas datës 26, situata do të marrë një kthesë të ndjeshme pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një histori të turbullt, duhet të tregoheni më të qartë. Në punë, do të keni mundësi që të bëni hapa përpara.

Ujori
Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv në shenjën tuaj. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm, pas një lodhje të madhe që keni kaluar. Situatat që do të lindin në këtë moment, do të sjellin një sërë përfitimesh. Mos reagoni gjithmonë me nervozizëm dhe mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual, shkruan noa.al. Kërkoni brenda vetes, dimensionin që keni ende pa zbuluar.

Peshqit
Do të merrni jo pak kënaqësi gjatë kësaj periudhe. Dashuria do të sjellë harmoni, por mbani parasysh se ditët më të mira do të jenë mes të shtunës dhe të dielës. Bëni mirë që ta programoni fundjavën në mënyrë sa më pozitive. Ndikimi i Hënës do të sjellë jo pak probleme, ndaj bëni kujdes me paratë.

The post Horoskopi ditor, e Enjte 21 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 20 August 2025Main stream

Obeziteti mund të transmetohet nga prindërit-fëmijët. A kanë më shumë rëndësi gjenet e nënës apo babait?

By: gaze tare
20 August 2025 at 15:42

Një studim i ri i botuar në PLOS Genetics zbulon se gjenet e nënave mund të luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e indeksit të masës trupore (BMI) të fëmijëve, edhe kur nuk transmetohen drejtpërdrejt nga gjenerata te gjenerata.

Nga ç’vjen ndikimi i nënave?

  • Efekte “të tërthorta” gjenetike: Edhe gjenet që fëmijët nuk marrin drejtpërdrejt nga nëna mund të ndikojnë në shëndetin e tyre përmes mjedisit prenatal dhe sjelljeve pas lindjes – si zakonet e ushqyerjes dhe aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë dhe që më pas përcillen si model familjar.

  • Të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar: Studiues nga University College London, drejtuar nga Liam Wright, analizuan të dhënat genetike dhe mjekësore të mbi 2,600 familjeve me fëmijë të lindur në vitet 2001–2002, të ndjekur deri në moshën 17 vjeç.

  • Roli unik i gjeneve të nënës: Ndryshe nga babai, ku ndikimi ishte thuajse plotësisht përmes trashëgimisë së drejtpërdrejtë genetike, në rastin e nënës, ndikimi në BMI-në e fëmijës dukej të kalonte përmes ndryshimeve jovetëdijshme në stilin e jetesës dhe mjedisin prenatal.

Pse ka rëndësi?

Studimet paraprake kanë lidhur obezitetin e prindërve, veçanërisht të atëve , me rrezikun që fëmijët të zhvillojnë obezitet. Po ashtu, zbulimi i ri sugjeron që ndërhyrjet për uljen e BMI-së së nënave, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të sjellin përfitime afatgjata për shëndetin e fëmijëve.

Kush e tha këtë?

“Gjenetika e nënave është thelbësore në formësimin e mjedisit në të cilin zhvillohet fëmija, duke ndikuar kështu indirekt edhe në BMI-në e tij,” – tha Liam Wright.

Ai thekson se zbulimet nuk synojnë të fajësojnë të ëmën, por të ofrojnë mbështetje për familjet që të marrin hapa për të përmirësuar shëndetin e brezave të ardhshëm.

The post Obeziteti mund të transmetohet nga prindërit-fëmijët. A kanë më shumë rëndësi gjenet e nënës apo babait? appeared first on iconstyle.al.

Julia Fox: Tani identifikohet si panseksuale: Mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çdo gjë

By: gaze tare
20 August 2025 at 15:27

Aktorja 35-vjeçare Julia Fox, e njohur edhe për lidhjen e saj me Kanye West, ka zbuluar së fundmi një dimension tjetër të identitetit të saj seksual. Në një intervistë për revistën Allure, ajo tha:

“Unë jam panseksuale. Mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çdo gjë.”

Fox shpjegoi se, nëse do të ishte vetëm diçka fizike, ajo do të ndihej më afër trupit të një gruaje, ndërsa burrat nuk e tërheqin fizikisht. Por ajo mund të tërhiqet thellësisht nga “mendja e një burri”, duke shtuar: “Jam një person që i pëlqen energjia.”

Aktorja, që është gjithashtu nënë, u shpreh se për momentin nuk është e përqendruar në marrëdhëniet romantike. Ajo tha:

“Nuk e kuptoj pse një burrë do të më ishte i dobishëm në situatën time aktuale të jetës. Jam plotësisht e përqendruar në të qenit një nënë e mirë, duke sjellë para në shtëpi dhe duke i bërë ëndrrat e mia realitet.”

Çfarë do të thotë “panseksualitet”?

  • Panseksualiteti shërben për të përshkruar një tërheqje emocionale, seksuale dhe shpirtërore që nuk kushtëzohet nga gjinia ose identiteti gjinor.

  • Termi rrjedh nga pan-, një prapashtesë greke që do të thotë “të gjithë”.

  • Njerëzit panseksualë shpesh përshkruiten si “të verbër ndaj gjinisë”, mosha, identiteti apo shenja gjinore nuk ndikojnë në tërheqjen që ndiejnë.

  • Tek Julia, kjo marrëdhënie me panseksualitetin nënkupton një tërheqje që shkon përtej pamjes fizike, duke vlerësuar më shumë personalitetin dhe energjinë e një personi.

The post Julia Fox: Tani identifikohet si panseksuale: Mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çdo gjë appeared first on iconstyle.al.

Shtatzënia e parë pas 30 vjeç: rritje alarmante e rrezikut për kancerin e gjirit

By: gaze tare
20 August 2025 at 14:29

Hulumtimet tregojnë se gratë që bëjnë fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç rrisin rrezikun për kancer të gjirit me 40-45%.

Sipas Profesorit Weston Porter nga Universiteti Texas A&M, kjo formë e kancerit, e njohur si kanceri i gjirit pas lindjes, prek kryesisht gratë nën 45 vjeç dhe ka tendencë të jetë më agresive. Rritja e qelizave inflamatore gjatë periudhës së laktacionit dhe pas saj është arsyeja kryesore që lidhet me këtë rrezik.

Sipas të dhënave globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2022 u diagnostikuan 2.3 milionë gra me kancer të gjirit, ndërsa 670,000 humbën jetën. Gratë mbi 45 vjeç përbëjnë shumicën e rasteve, por një pjesë e rëndësishme e vdekjeve ndodh edhe tek gratë më të reja.

Porter këshillon gratë që lindin për herë të parë në të 30-at të jenë vigjilente, duke bërë kontrolle të rregullta dhe vetë-ekzaminime për zbulimin e hershëm të sëmundjes. Gjithashtu, studimet tregojnë se ushqyerja me gji ul ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit.

Ky zbulim nxit rëndësinë e vetëdijesimit dhe parandalimit, sidomos tek gratë që planifikojnë shtatzëninë pas moshës 30 vjeç.

The post Shtatzënia e parë pas 30 vjeç: rritje alarmante e rrezikut për kancerin e gjirit appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në koncert: Gruaja sulmohet brutalisht, humb ndjenjat para turmës

By: gaze tare
20 August 2025 at 14:22

Një video e bërë virale ka shokuar opinionin publik në SHBA, duke treguar momentin kur një burrë sulmon brutalisht një grua gjatë koncertit të grupit Rüfüs Du Sol, në stadiumin Rose Bowl në Pasadena, Kaliforni. Viktima, Shelby Elston, një nënë e tre fëmijëve nga Arizona, humbi ndjenjat dhe përfundoi në qendrën e urgjencës së stadiumit.

Sipas dëshmisë së saj, konflikti nisi pasi i fejuari i derdhi pa dashje një pije mbi një spektator. Ky i fundit u largua i irrituar, por u rikthye pas pak duke e sulmuar Elston-in dhe miqtë e saj. Në pamjet e publikuara shihet agresori duke e goditur vazhdimisht gruan edhe pasi ajo kishte humbur ndjenjat.

“Ky burrë më goditi me grusht në fytyrë! U zgjova në urgjencë, e mbuluar me gjak,” ka shkruar Elston në një postim në rrjetet sociale.

Policia e Pasadenës ka konfirmuar hapjen e hetimeve, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim pasi sulmuesi arriti të largohej mes turmës. Autoritetet thonë se po ndjekin çdo pistë për identifikimin e tij, duke u bazuar edhe në pamjet e qarta të videos.

Grupi Rüfüs Du Sol reagoi me një deklaratë duke e quajtur ngjarjen “të papranueshme dhe tronditëse”.

This isn’t my usual kind of content, but this behavior is abhorrent anywhere — much less at a show. A longtime follower was brutally attacked over an accidentally spilled drink this weekend during Rüfüs Du Sol at the Rose Bowl and needs help identifying this person.

If you… pic.twitter.com/taWKT2tctB

— Festive Owl (@TheFestiveOwl) August 18, 2025


“Ne jetojmë për t’u ofruar fansave tanë siguri dhe gëzim. Dhuna nuk ka vend në koncertet tona.”

The post Tronditje në koncert: Gruaja sulmohet brutalisht, humb ndjenjat para turmës appeared first on iconstyle.al.

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

By: gaze tare
20 August 2025 at 13:23

Sot Gerta Gixhari feston ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse do të kishte një urim publik prej kësaj të fundit në rrjete sociale. Mirëpo Olta ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagrami-t, teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuri!”– shoqëruar me një imazh të shkrepur gjatë momentit të takimit të tyre kur Gerta Gixhari ishte pjesë e formatit të njohur “BBVA”.

Ky postim hedh sërish poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies mes dy motrave.

 

 

The post Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta? appeared first on iconstyle.al.

Kjo është shenja më me fat e zodiakut nga të gjitha

By: gaze tare
20 August 2025 at 13:11

Cila shenjë e zodiakut është më me fat nga të gjitha?

Nëse mendoni se Ujori i shkathët është në vendin e parë , gaboheni. Ujorët mund të jenë mendjehapur dhe të konsiderohen si një nga shenjat më fleksibile, por fati i tyre përcaktohet nga aftësia e tyre për të dalluar dhe ndjekur mundësitë.

Diçka që Shigjetarët nuk e bëjnë, pasi gjithmonë kanë fatin në anën e tyre, prandaj konsiderohen shenja më me fat nga të gjitha. Për Shigjetarin, vetë jeta është një mozaik i pasur me përvoja dhe aventura të paçmuara. Me Jupiterin si planetin e tyre sundues, planetin që gjithmonë është shoqëruar me bollëk dhe fat, Shigjetari mund të shohë diçka pozitive në çdo situatë, madje edhe në ato negative.

The post Kjo është shenja më me fat e zodiakut nga të gjitha appeared first on iconstyle.al.

Përplasje në Hollywood: Justin Baldoni akuzohet për bullizëm dhe ngacmim nga aktorja Isabela Ferrer

By: gaze tare
20 August 2025 at 12:56

Tensionet ligjore në Hollywood janë përshkallëzuar, pasi aktorja e re Isabela Ferrer, e cila luan rolin e Lily Bloom në moshë të vogël në filmin “It Ends With Us”, ka ngritur akuza të rënda ndaj producentit dhe aktorit Justin Baldoni. Ajo e akuzon atë për bullizëm dhe ngacmim seksual, duke sjellë vëmendje të re mbi praktikat brenda industrisë së filmit.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Ferrer pretendon se kompania prodhuese e Baldonit, Wayfarer Studios, është përpjekur të manipulojë dëshminë e saj në një proces gjyqësor të nisur nga aktorja Blake Lively, në këmbim të mbulimit të kostove ligjore të Ferrer. Avokatët e saj e cilësojnë këtë si pjesë të një “strategjie sistematike frikësimi” ndaj saj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Justin Baldonit i kanë cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe theksojnë se thirrja e një dëshmitari nëpërmjet gjykatës është një praktikë ligjore standarde, jo një formë presioni apo ngacmimi. Ata kërkojnë që, nëse Ferrer refuzon të dëshmojë, çdo dëshmi apo komunikim prej saj të përjashtohet nga procesi.

Ky zhvillim i ri ndodh në një kohë kur çështja mes Baldonit dhe Lively vazhdon të marrë vëmendje, me procesin gjyqësor të planifikuar për në mars 2026. Përfshirja e Ferrer-it, një aktore e re në rritje, e vë sërish në qendër të debatit çështjen e pushtetit, presionit dhe etikës në industrinë kinematografike amerikane.

The post Përplasje në Hollywood: Justin Baldoni akuzohet për bullizëm dhe ngacmim nga aktorja Isabela Ferrer appeared first on iconstyle.al.

❌
❌