Do të ndodhë për herë të parë në histori, Barcelona do të luaj një ndeshje të La Ligas në SHBA
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka dhënë dritën jeshile për kërkesën e Villarrealit dhe Barcelonës.
Dy klubet kanë rënë dakord që ndeshja e kampionatit të këtij viti të mos luhet në stadiumin “La Cerámica”, por në Miami.
Ky vendim është një hap i madh për futbollin spanjoll, pasi synohet të zgjerohet audienca e La Ligas në tregun amerikan.
Pas miratimit të RFEF-së, dosja do t’i kalojë UEFA-s për shqyrtim.
𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: The Spanish FA has approved Villarreal
Barcelona to be played in Miami at the Hard Rock Stadium
Only UEFA/FIFA approval is still needed before the game in December can take place in Miami
pic.twitter.com/ta19IUSqNQ
— 433 (@433) August 11, 2025
Më pas, UEFA duhet të nisë procedurat me FIFA-n për të marrë lejen zyrtare për zhvendosjen e takimit.
Për të realizuar këtë projekt, pëlqimi duhet të vijë edhe nga Federata Amerikane e Futbollit dhe konfederata CONCACAF.
Takimi mes Villarrealit dhe Barcelonës është planifikuar për 20 dhjetor dhe, nëse ndodh, do të jetë ndeshja e parë e La Ligas që luhet jashtë Spanjës në histori. /Telegrafi/
The post Do të ndodhë për herë të parë në histori, Barcelona do të luaj një ndeshje të La Ligas në SHBA appeared first on Telegrafi.