Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO)

By: V K
19 August 2025 at 14:45

Ditën e sotme, Finlanda është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të deputetit të ri Eemeli Peltonen, i cili ndërroi jetë në ambientet e Parlamentit në Helsinki.

Lajmi u konfirmua nga zyra e komunikimit të Parlamentit, e cila njoftoi se Peltonen, ka ndërruar jetë dhe se komuniteti parlamentar ndan dhimbjen me familjen e tij.

Sipas tabloidit Iltalehti, bëhet fjalë për vetëvrasje të kryer brenda godinës së Parlamentit.

Drejtori i Sigurisë së legjislativit, Aaro Toivonen, i tha Yle se nuk e kundërshtonte këtë informacion.

Policia e Helsinkit, njoftoi se thirrja e urgjencës është marrë në orën 11:06 paradite. Hetimet po kryhen si “verifikim i shkaqeve të vdekjes”, ndërsa autoritetet theksuan se nuk ka dyshime për ngjarje kriminale.

“Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”, u shpreh drejtori  i sigurisë së ndërtesës Aaro Toivonen.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë në opinionin publik dhe në qarqet politike në Finlandë.

 

The post E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona

By: V K
19 August 2025 at 14:34

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier–Patos.

Sipas informacioneve policore, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. A. është përplasur me një motomjet që kishte në drejtim shtetasin G. M., 30-vjeç, banues në Patos.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës A. A., si edhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A.. Të tre ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

The post Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

By: V K
19 August 2025 at 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të përmasave rekord, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

Sipas Berishës, Rama ka caktuar një pension mujor prej 4 milionë lekësh, që përkthehet në rreth 48 milionë lekë në vit.

Ai tha se kjo shumë është 30 herë më e madhe se pensioni mesatar në Shqipëri, i cili sipas të dhënave të INSTAT, arrin vetëm në 1.6 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi për veten një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Ky është vendim i paprecedent, i denjë vetëm për diktatorë të rrallë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu, lideri i opozitës theksoi se edhe presidenti i vendit ka një pension më të ulët, prej 3.5 milionë lekësh në muaj.

Ai akuzoi Ramën se në vend që të merrej me problemet e qytetarëve gjatë krizës së zjarreve, ishte i përqendruar tek interesat e tij personale.

Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.

Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë.

Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij.

The post Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët

By: V K
19 August 2025 at 13:47

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të tjera pamje nga zgjedhjet e 11 majit, të cilat kryedemokrati i quan farsë elektorale.

Sipas Berishës, zgjedhësit votojnë disa herë dhe se manipulimi ishte i pakufishëm.

Berisha: Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit.

Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.

Ka kjo zonja voton njëherë… prisni tani.

Voton edhe njëherë tjetër tani…

Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para.

Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del.

Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit…
Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë.

Ja pra, votim…
Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës.

Zall bastar – Qv 1674

Ka një rast që ky djali voton për zonjën, pastaj zonja voton përsëri për vete ndërkohë që fleta e votimit ka hyrë në kuti

Pastaj djali voton per vete

(3 fleta votimi per 2 persona)

Që të gjitha i çojmë online, i shpërndajmë në të gjitha drejtimet, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtar, pa përjashtim të gjitha.

Raporti është në përfundim…

… E para është në Zallbastar në Tiranë.

Sigurisht janë me dhjetëra. Këto që sjell këtu janë vetëm përfaqësuese të dhjetëra, dhjetëra qendra votimi. Pa asnjë diskutim që kanë ndikuar ndjeshëm në rezultat.

Unë nuk mund të bie këtu të gjithë zinxhirin sepse duhen orë të tëra. Unë sjellë ato më tipiket që përfaqësojnë se çfarë ishin zgjedhjet. Kjo e dyta është në Elbasan.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët appeared first on Albeu.com.

Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten

By: V K
19 August 2025 at 13:21

Bashkia e Lezhës, ka vendosur një rregull të ri, bizneset dhe qytetarët tani duhet të respektojnë oraret për hedhjen e mbeturinave, ndryshe do të përballen me gjobë.

Sipas këtij vendimi, bizneset mund të hedhin mbeturinat vetëm midis orës 20:00 dhe 23:00, ndërsa qytetarët midis 19:00 dhe 21:00.

Çdo shkelje e konstatuar, do të ndëshkohet nga Policia Bashkiake.

Për të siguruar që askush të mos “rrëmbejë pak minuta ekstra” jashtë orarit, në zonat problematike janë vendosur kamera sigurie.

Duket se tani edhe mbeturinat kanë orar zyrtar, dhe kush guxon t’i sfidojë rregullat do të duhet të paguajë çmimin.

The post Do të vëzhgohen me kamera/ Bashkia e Lezhës vendos orare për hedhjen e mbeturinave, bizneset dhe qytetarët që “rebelohen” do të gjobiten appeared first on Albeu.com.

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë

By: V K
19 August 2025 at 13:00

Prej dy muajsh, 25 sanitare të Spitalit Psikiatrik të Vlorës, nuk kanë marrë pagat e tyre dhe vazhdojnë të punojnë pa kontrata.

Në një protestë të zhvilluar diten e djeshme në ambientet e spitalit, punonjëset u shprehën se nuk po trajtohen sipas ligjit dhe i kërcënojnë me pushim nga puna, nëse kërkojnë të drejtat e tyre.

Punonjëset janë shprehur se regjistrimet bankare për pagat janë të pasakta, shpesh me pagë minimale, ndërsa në realitet punojnë tre turne të lodhshme.

Ato deklarojnë se për një muaj përpiqen të kontaktojnë drejtoreshën e spitalit, por pa sukses.

Kompania që ka fituar tenderin e pastrimit në spital është “Rej sh.p.k.”, në pronësi të Luan Kaprit, i afërm i ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Sanitaret u shprehen se u mohohen të drejtat minimale, përfshirë pagesën për festat zyrtare dhe ditët e pushimit, dhe ndihen të pambrojtura përballë presionit të vazhdueshëm.

“Ne kërkojmë vetëm të drejtat tona: kontratën e punës, deklarimin e plotë të pagës, pagesën e festave dhe ditëve të pushimit. Nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa na takon me ligj”, thanë ato.

Ato shtuan se situata po ndikon edhe në jetën e tyre personale dhe financiare, pasi shumë prej tyre kanë kredi dhe borxhe që duhet të shlyejnë, ndërsa ushqimet i blejnë me listë.

“Na trajtojnë si kafshë, punojmë për tre persona dhe paguhen shumë pak për punën tonë. Nuk është normale”, u shprehen ato.

The post Sanitaret e Spitalit Psikiatrik Vlorë në protestë: Kemi 2 muaj pa rrogë appeared first on Albeu.com.

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

By: V K
19 August 2025 at 11:39

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Viktimat janë identifikuar me inicialet Sh.G. dhe A.G., të dy të lindur në vitin 1979.

Në këtë aksident ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër, me inicialet F.G. (e lindur në vitin 2006), e cila është transportuar me urgjencë në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare.

The post Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin

By: V K
19 August 2025 at 11:21

Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës.

I njejti vendim, ishte marrë më 19 korrik nga Gjykata e Dibrës.

Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor), kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Apelit lë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin appeared first on Albeu.com.

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit

By: V K
19 August 2025 at 11:09

Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke sjellë lehtësira konkrete për kategori të caktuara të popullsisë dhe biznese.

Vendimi parashikon rregullime që synojnë të mbështesin shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe të lehtësojnë barrën fiskale, për aktivitete të caktuara ekonomike e sociale.

Ndryshimet kryesore lidhen me taksa të përkohshme dhe tarifën e pastrimit, ku për herë të parë janë përfshirë përjashtime dhe ulje për kategori vulnerabil si: gratë kryefamiljare, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Lehtësirat për gra kryefamiljare, përjashtimi i shoqatave të pensionistëve dhe të PAK, si dhe ulja e barrës për ndërtimet publike e bëjnë këtë vendim një hap drejt balancimit mes nevojës për financa dhe mbështetjes për shtresat në nevojë.

KATEGORITË PËRFITUESE

Një ndër pikat më të rëndësishme të vendimit është lehtësimi me 50% i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, si dhe i tarifës së pastrimit, për bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shumë fëmijë.

Kjo masë, e cila do të zbatohet vetëm pas dorëzimit të certifikatës familjare dhe të ekstraktit tregtar të biznesit, shihet si një hap i drejtpërdrejtë në mbështetje të grave, të cilat mbajnë mbi supe përgjegjësinë e familjes dhe njëkohësisht përpiqen të mbajnë gjallë një aktivitet ekonomik.

Një tjetër kategori që përfiton është ajo e shoqatave të themeluara nga pensionistë ose persona me aftësi të kufizuara, të cilat përjashtohen plotësisht si nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, ashtu edhe nga tarifa e pastrimit Përfitimi do të formalizohet pas depozitimit pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të vendimit gjyqësor të regjistrimit të shoqatës, së bashku me dokumentacionin që provon statusin e pensionistit ose të personit me aftësi të kufizuara.

NXITJA E INVESTIMEVE

Vendimi sjell gjithashtu, një ndryshim të rëndësishëm për ndërtimet me destinacion publik: taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet që do të kalojnë në pronësi shtetërore është përcaktuar në nivelin 2% të vlerës së investimit, një nivel më i ulët krahasuar me praktikat standarde për ndërtime të tjera.

Ky rregullim, synon të ulë kostot e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimin publik.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e pagesës së tarifës së pastrimit, duke përcaktuar afate të qarta për bizneset e regjistruara rishtazi dhe duke saktësuar kur nis detyrimi për kantieret e ndërtimit.

Po ashtu, është vendosur që çdo njoftim për taksapaguesit të kryhet jo vetëm me postë, por edhe elektronikisht, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shihet si pjesë e një politike fiskale më sociale dhe më gjithëpërfshirëse, e cila përpiqet të balancojë nevojën për të mbledhur të ardhura vendore me domosdoshmërinë për të mbështetur kategori që kanë më shumë nevojë.

Lehtësirat e ofruara për gra kryefamiljare, pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara, shënojnë një hap drejt barazisë sociale dhe ekonomike, ndërsa përjashtimi i shoqatave të tyre nga tarifat vendore mund të konsiderohet një mbështetje e drejtpërdrejtë për aktivitetin e tyre komunitar.

 

The post Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 55-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit

By: V K
19 August 2025 at 10:53

Familjarët e 55-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij.

Sipas tyre, i ndjeri me iniciale SH. D., ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Jashtë kamerave, janë shprehur se ndarja nga jeta e tij ka përkuar rastësisht pas trajtimit dentar.

55-vjeçari, nga fshati Progër i Devollit, kishte shkuar në klinikën dentare pasditen e së hënës (18 Gusht) së bashku me dy djemtë dhe të afërm.

Pas kryerjes së një mbushjeje dentare, ai është ankuar disa herë duke thënë “s’jam mirë”, e më pas ka humbur ndjenjat.

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë infarkti, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit për të analizuar procedurat e ndjekura gjatë trajtimit.

Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Gjatë mbrëmjes dentisti është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

The post Vdekja e 55-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët e të ndjerit appeared first on Albeu.com.

Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit

By: V K
19 August 2025 at 10:05

Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg gjatë raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.

“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku”, tha për “RIA Novosti” kreu i komitetit, Artur Grigoryants. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë “RPL”, në të cilën Zeniti mposhti Rubinin 3-0.

Mirlind Daku, sulmuesi i ekipit të Kazanit, shënoi një gol, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VARit.

Në verë, Zeniti tregoi interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u realizua dhe Rubin ia zgjati kontratën futbollistit 27- vjeçar.

“Në ndeshjen ZenitRubin do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas, drejtuar sulmuesit të ekipit mik, Mirlind Daku”, tha Artur Grigoryants. Mbledhja do të zhvillohet më 20 gusht./BW

The post Skandal/ Thirrje për sulmuesin kuqezi, Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës (VIDEO)

By: V K
19 August 2025 at 09:57

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut Korab‑Koritnik.

Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh, të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe me pasurinë e bjeshkëve të pasura me vlera kurative.

Për të apasionuarit ndaj natyrës, Kukësi ofron destinacione të shumta për t’u vizituar, por bjeshkët, Liqeni i Kallabakut dhe Shtegu i Ngjyrave, mbeten gjithmonë më të preferuarit nga turistët.

Janë rreth 13 kilometra, pjesë e kullotave alpine ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore, që të ofrojnë pamje të magjishme mes livadheve të gjelbra dhe luleve shumëngjyrëshe.

Ky shteg, nis nga Novoseja apo Shishtaveci drejt fshatit Grykë Çajë dhe kalon përgjatë kufirit të tre shteteve, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Përgjatë shtegut mund të ngjitesh në Malin e Kallabakut 217 4m mbi nivelin e detit dhe mund të shohësh Malet e Sharrit që shtrihen që nga Kosova deri në Maqedoninë e Veriut.

Pjesa më e bukur e shtegut, e cila është dhe pjesë e High Scardus Trail, është pjesa nga Maja e Kallabakut deri në fshatin Grykë Çajë, një prej destinacioneve të preferuara turistike në Kukës.

 

The post Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kush është 61-vjeçari që u kap me laborator kokaine në Yzberisht (EMRI+FOTO)

By: V K
19 August 2025 at 09:38

Ditën e sotme, uniformat blu në Tiranë, kanë zbuluar një laorator kokaine në Yzberisht, ku sipas informacioneve, lëndët narkotike përpunoheshin dhe përgatiteshin në forma të ndryshme për shitje në zonë.

Pronari i banesës, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, u arrestua pasi dyshohet se siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokainë dhe i shpërndante për shitje.

Sipas informacioneve policore, Krrashi nuk ka precedentë penalë. Ai furnizohej me kanabis dhe vaj nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kokainën e shiste me doza të vogla, ndërsa kanabisin dhe vajin i shiste me shumicë.

Gjatë kontrollit në banesën e kthyer në laborator droge në Yzberisht, policia ka sekuestruar rreth 17 kilogramë kanabis të përgatitur në formë çokollate dhe të ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj kanabisi, që kapnin vlerën rreth 500 mijë euro, si dhe rreth 65 gramë kokainë.

Përveç lëndëve narkotike, në banesë u gjetën dhe dy armë, një pistoletë dhe një armë gjahu, që dyshohet se përdorej për mbrojtjen e laboratorit dhe aktivitetit kriminal.

 

The post Kush është 61-vjeçari që u kap me laborator kokaine në Yzberisht (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Zbulohet laboratori i lëndëve narkotike në Yzberisht/ Arrestohet pronari, ja çfarë sekuestroi policia

By: V K
19 August 2025 at 09:08

Policia ka zbuluar një banesë e përshtatur për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Yzberisht.

Si rezultat i kontrollit, është arrestuar në flagrancë pronari i banesës, 61-vjeçari Sh. K.

Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan:

Rreth 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, të ndarë në 69 paketime;

22.5 litra vaj kanabisi;

Rreth 65 gramë kokainë;

1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Hetimet paraprake tregojnë se Sh. K. përgatiste sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës në forma të ndryshme dhe i shiste në zonën e Yzberishtit.

Vlera totale e lëndëve narkotike kap rreth 500,000 euro.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

 

The post Zbulohet laboratori i lëndëve narkotike në Yzberisht/ Arrestohet pronari, ja çfarë sekuestroi policia appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 55-vjeçarit në Bilisht pas mbushjes së dhëmballës

By: V K
19 August 2025 at 08:49

Pasditen e djeshme, një 55-vjeçar ka humbur jetën në Bilisht, sapo ka dalë nga një klinikë dentare.

Sipas informacioneve, mësohet se 59-vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë mbushje dhëmbi pasi ka mbaruar,duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Lidhur me këtë ngjarje, janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e 55-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasi kishte shkuar për trajtim në një klinikë dentare.

Sipas raportimeve në media, viktima kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë, një kushëri dhe një të afërt tjetër të familjes.

Pas kryerjes së një mbushjeje në dhëmballë, 55-vjeçari është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: “S’jam mirë”.

Gjendja e tij është përkeqësuar shpejt dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pësuar një infarkt fatal.

Aktualisht, nuk është konstatuar ndonjë shkelje nga ana e mjekut stomatolog, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore, do të përcaktohet përfundimisht shkaku i vdekjes.

Ndërkohë dentisti 36-vjeçar, është marrë në pyetje nga policia e Devollit.

The post Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 55-vjeçarit në Bilisht pas mbushjes së dhëmballës appeared first on Albeu.com.

Zelensky flet pas takimit me Donald Trump: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format

By: V K
19 August 2025 at 08:09

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në çdo format.

Ai ka shtuar gjithashtu se, ishte Putin ai që sugjeroi një takim bilateral mes Ukrainës dhe Rusisë, pasuar nga një takim trilateral që do të përfshinte SHBA-të.

Zelensky tha se, ka diskutuar për garantimin e sigurisë me Trumpin dhe Europën  dhe tha se ka marrë sinjale të rëndësishme nga SHBA për këto garanci.

Sipas tij, detajet e këtyre garancive të sigurisë do të punohen brenda 10 ditësh.

SHBA-të ofruan që takimi trilateral të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur, ka vazhduar ai.

“Ukraina nuk do të ndalojë kurrë në rrugën drejt paqes dhe jemi të gatshëm për çdo format takimi”, tha Zelensky.

The post Zelensky flet pas takimit me Donald Trump: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
19 August 2025 at 07:32

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë.

Euro, do të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet me 97.5 lekë

Franga zvicerane, do të blihet me 101.8 lekë dhe do të shitet me 103.2 lekë

Ndërsa paundi britanik, do të blihet me 111.4 lekë dhe do të shitet me 113 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59.6 lekë në blerje dhe me 61 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 19 Gusht 2025, kthjellime dhe vranësira

By: V K
19 August 2025 at 07:25

Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat bregdetare.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit, do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që vranësirat në pjesën e dytë të ditës të bëhen më të shpeshta, ku më të fokusuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë, duke sjellë zhvillim të përkohshëm të tyre si edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 36°C vlera më e lartë në Berat.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 19 Gusht 2025, kthjellime dhe vranësira appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

Erion Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

By: V K
18 August 2025 at 16:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Në dokumentin 77-faqësh, Veliaj liston një sërë shkeljesh procedurale që sipas tij, e bëjnë të paligjshëm procesin hetimor.

Ai thekson se çështja është ndjekur nga një person që nuk ka pasur statusin ligjor të prokurorit, ndërkohë që pretendon edhe konflikt të pastër interesi, përdorim të kallëzimeve të falsifikuara dhe nisje të hetimeve pa u regjistruar procedimi penal.

Ndër të tjera, Veliaj akuzon organin e akuzës për sekuestrime të paligjshme të të dhënave, lexim të korrespondencave private pa autorizim gjyqësor, dhe pengim të së drejtës për mbrojtje efektive.

Ai shpreh shqetësim për rrjedhjen e informacionit në media dhe përfshirjen e ekspertëve të varur nga SPAK, gjë që sipas tij cenon paanësinë e hetimeve.

Përmes kësaj kërkese, kryebashkiaku kërkon që gjykata të shpallë të pavlefshme të gjitha veprimet hetimore dhe të rikthehet ligjshmëria në procedurë.

The post Erion Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK appeared first on Albeu.com.

❌
❌