Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashki, Luan Baçi: Kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë të gjithë

By: V K
21 August 2025 at 15:54

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër pas shkarkimeve të fundit në administratën lokale, të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama.

Baçi e akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të mbuluar aferat korruptive.

Sipas tij, dorëheqjet e disa drejtorëve janë një mënyrë për të shmangur hetimet dhe përgjegjësitë ligjore.

Ai kërkoi që Prokuroria të nisë sa më parë hetime, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe në kompaninë shtetërore Albpetrol.

Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu se; opozita do të vijë me një agjendë të qartë në shtator, ndërsa akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve.

Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund të kenë qenë për burg. Prandaj edhe kryeministri Edi Rama donte t’i shkarkonte. Kur jep dorëheqjen vërteton se je i korruptuar. Këta drejtorë japin dorëheqje sepse ata që e dinë se janë për në qeli. Sa i përket asaj që do të bëjë PD, presim shtatorin për të përcaktuar agjendën e opozitës.

Këto nuk ishin zgjedhje. Rama nuk ka zhvilluar zgjedhje, por kishim makineri-shtet që ka paguar dhe ka bërë çdo pisllëk që mund të bëhet për të marrë zgjedhjet. Aq shumë vjedhje ka bërë, sa dolën llogaritë përtej pritshmërive, shkuan 83 deputetë. Ishte grabitje ditën për diell. Kjo qeveri nuk do e ketë të gjatë. Nëse Prokuroria sidomos në Fier, te Bashkia dhe tek Albpetrol, nis hetime, do të gjejë afera të tmerrshme korruptive.

The post Dorëheqjet e drejtorëve në Bashki, Luan Baçi: Kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë të gjithë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare

By: V K
21 August 2025 at 15:16

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë, kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT.

Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10.

Kjo vlerë është pak më e ulët, krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3.

Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8.

Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur, sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së.

Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend. Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së.

Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu, vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë.

Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë./ Monitor

 

The post Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare appeared first on Albeu.com.

Arbër Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj… (VIDEO)

By: V K
21 August 2025 at 14:42

Këtë të enjte, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.

Arbër Veliaj, pas mbi pesë orësh në SPAK, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai theksoi se kishte shkuar me dëshirë për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë.

“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Veliaj.

Kujtojmë se tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit, rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të SPAK të kryera në dhjetor 2024, si në banesën e tij, ashtu edhe në ambientet e bizneseve që zotëron.

 

The post Arbër Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër (EMRI)

By: V K
21 August 2025 at 13:50

Një 25-vjeçar identifikuar si Mërgim Bruti, është arrestuar nga Policia Kufitare në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

25-vjeçari ishte dënuar me 27 muaj burgim dhe pritet ekstradimi në Zvicër.

Shtetasi Mergim Bruti, banues në Itali, u ndalua në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, e cila kishte paralajmëruar për lëvizjen e tij.

Autoritetet zvicerane kishin lëshuar urdhër-ndalimi për të, pasi Gjykata e Luzernit me vendimin e datës 08.01.2025 e ka dënuar me 27 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër (EMRI) appeared first on Albeu.com.

I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima

By: V K
21 August 2025 at 13:41

Ish-zv.drejtor i AKSHI-t, Daniel Shima, qëndroi “i zhdukur” 10 orë dhe më pas u shfaq, por shumë detaje mbeten ende mister.

Të mërkurën nëna e 34-vjeçarit,  denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin.

Denoncimi u bë pas nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin “po me arrestojnë”.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHIT, nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale denoncojnë humbjen e kontakteve.

Nga verifikimet rezulton se Shima ishte ngjitur në makinën e tij në qytetin studenti, ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po më arrestojnë.

Policia pritet të rimarrë në pyetje Shimën.

The post I shkroi partneres dhe më pas iku tek Qytet Studenti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë para se të “zhdukej” Daniel Shima appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/ Berisha tregon prapaskenat: Do kishim skema si ajo e Jan Prengës apo Ervis Martinajt

By: V K
21 August 2025 at 13:33

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, duke ngritur edhe dyshimet se ai është rrëmbyer, sic tha Berisha në ‘bodrumet e mafies”.

Sipas Sali Berishës, Daniel Shima shpëtoi falë mesazhit që ai i dërgoi partneres, duke I thënë “se po më arrestojnë”.

Teksa dënoi rrëmbimin, sic u shpreh Berisha, ai theksoi se “është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze”.

Berisha po ashtu theksoi se në rastin e Daniel Shimës, do kishim skena si ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës apo të Ervis Martinajt.

“Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.

Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.

Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan.

Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi.

Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.

Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.

Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri.

Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.

Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij.

Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan”, tha Sali Berisha.

The post Zhdukja e mistershme e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/ Berisha tregon prapaskenat: Do kishim skema si ajo e Jan Prengës apo Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Viniciusin, Karlo Ançeloti lë jashtë Brazilit edhe ish-lojtarin e tij te Real Madridi

By: V K
21 August 2025 at 13:19

Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti, nuk do të thërrasë as Viniciusin dhe as Eder Militaon për ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar.

Gjendja shëndetësore e anësorit të Real Madridit, është bërë e ditur që nga fillimi i javës dhe mbrojtësi gjithashtu do të mungojë.

Kështu, të dy do të humbasin dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Jugut.

Trajneri italian është veçanërisht i prirur ta mbrojë qendërmbrojtësin. Ideja është që ai të vazhdojë të punojë në Madrid pa u lodhur, i cili, megjithëse u rikthye së fundmi në aksion, pësoi një këputje të ligamenteve të kryqëzuara në nëntor.

Prandaj, ai do të mungojë kundër Kilit në Rio de Janeiro dhe udhëtimit në Bolivi, në El Alto.

Vinicius ka humbur tashmë dy ndeshjet e qershorit kundër Ekuadorit dhe Paraguait, ndeshjet e para të Ançelotit si trajner i Brazilit.

Lista zyrtare do të shpallet të hënën, më 25 gusht, në Rio de Janeiro, në orën 8:30 të mbrëmjes sipas kohës italiane.

Ata tashmë e kanë siguruar matematikisht kualifikimin për Kupën e Botës 2026, në raundin e fundit kualifikues me dy ndeshje.

Në Amerikën e Jugut, së bashku me Argjentinën dhe Ekuadorin, Brazili tashmë e ka të garantuar pjesëmarrjen në turne, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

The post Jo vetëm Viniciusin, Karlo Ançeloti lë jashtë Brazilit edhe ish-lojtarin e tij te Real Madridi appeared first on Albeu.com.

Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje…

By: V K
21 August 2025 at 12:51

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Zhdukjen e tij, Lala e ka konsideruar si një “dorëzim të kontrolluar”.

Gjithashtu, ajo theksoi se Shima di shumë dhe se mund të jetë kërcënuar për të mos folur. Sipas Lalës, Shima kishte marrë edhe para me fajde kohët e fundit.

“Unë e kam konsideruar si një dorëzim të kontrolluar. Sipas meje, në ato 10 orë, grupet e interest, krimi I organizuar ka pasur kohë për të bërë shumëçka në forma të sofistikuara, për tia bërë qartë që të heshtë”, tha Lala për News24.

Klodiana Lala: Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.

Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë.

The post Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje… appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamjet nga Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi (VIDEO)

By: V K
21 August 2025 at 12:41

Këtë të enjte, përmes një postimi në rrjete sociale, ryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza.

Theksi i është vënë Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, e cila është drejt përfundimit.

Rama shkruan se për këtë spital, po punohet për detajet e fundit për finalizimin e tij.

Sakaq, kreu i qeverisë e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor.

Postimi:

“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në rrjete sociale.

 

The post Rama ndan pamjet nga Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

By: V K
21 August 2025 at 11:55

Qytetarët e zonës e Yzberishtit në Tiranë, kanë denoncuar një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara godinës së tyre.

Ata thonë se sa herë ka shkarkime, uji i ndotur del në sipërfaqe duke sjellë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të bëra pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), institucioni është shprehur se pusetë nuk është në juridiksionin e tij, por konsiderohet pronë private e pallatit. Kjo ka lënë komunitetin në një situatë të vështirë, pasi nuk kanë mundësi financiare apo teknike për të menaxhuar vetë problemin.

“Përshëndetje JOQ! Dëshirojmë të ndajmë një shqetësim të madh që kemi si banorë të pallatit MI&GI në Yzberisht. Përpara pallatit ndodhet një pusete e ujërave të zeza e cila është bërë problem i vazhdueshëm për lagjen dhe banorët sa here ka shkarkime te ujrave te zeza. Ne jemi drejtuar te UKT, por ata na kanë thënë se kjo pusetë nuk është pjesë e përgjegjësive të tyre dhe se është pronë e pallatit. Nga ana tjetër, si banorë të një pallati të madh, nuk kemi as kapacitetin dhe as mundësinë që të menaxhojmë diçka të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për kanalizime të ujërave të zeza që përbëjnë rrezik higjienik dhe shëndetësor për komunitetin. Ky problem kërkon zgjidhje urgjente, sepse situata jo vetëm që krijon era të padurueshme, por edhe përbën rrezik të madh për shëndetin publik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që banojnë në këtë zonë. Kërkojmë që institucionet përkatëse të marrin përgjegjësinë dhe të japin një zgjidhje konkrete, në vend që të na kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit“, shkruhet në mesazhin e banorëve të pallatit MI&GI, Yzberisht për JOQ Albania.

 

The post Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ I biri i merr jetën grimieres së njohur

By: V K
21 August 2025 at 11:39

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin televiziv dhe publikun amerikan. Renee Baldwin, 57-vjeç, artiste e njohur flokësh dhe grimere në televizion, u qëllua për vdekje nga djali i saj, 27-vjeçari Logan Chrisinger, brenda apartamentit të saj në Arlington, Virginia, pak para orës 8:30 të mëngjesit të së dielës.

Baldwin u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Chrisinger u arrestua në vendngjarje dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë, plagosje të rëndë me dashje dhe përdorim të armës së zjarrit gjatë kryerjes së krimit.

The post E rëndë/ I biri i merr jetën grimieres së njohur appeared first on Albeu.com.

Iu gjetën 35 mijë euro ilaçe kontrabandë, kush është administratori i farmaci “TATA” në Tiranë (EMRI)

By: V K
21 August 2025 at 11:36

Albi Hadroviq, është 35-vjeçari i arrestuar nga policia pasi tregtonte mediakamente të kontrabanduara. Mësohet se Hadroviq ishte admnistratori i farmaci “TATA” që operonte në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmaci u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore me vlerë rreth 35 000 euro.

Njoftimi:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.

Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi Albi Hadroviq., 35-vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33-vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Iu gjetën 35 mijë euro ilaçe kontrabandë, kush është administratori i farmaci “TATA” në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Tregtonte medikamente të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë në Tiranë, sekuestrohen ilaçet me vlerë rreth 35 mijë euro

By: V K
21 August 2025 at 10:55

Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie në Tiranë, është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Sipas policisë, u arrestua shtetasi me iniciale A. H., 35-vjeç, ndersa ka nisur procedimi penal për shtetasen me iniciale A. M., 33-vjeçe, shitëse e farmacisë, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte 35-vjeçari, në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

 

 

Njoftimi i policise:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.

Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.

Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Tregtonte medikamente të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë në Tiranë, sekuestrohen ilaçet me vlerë rreth 35 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Drejtoresha e AKSHI-t e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”?

By: V K
21 August 2025 at 10:39

“Po më arrestojnë…”, ky ka qenë mesazhi dërguar familjarëve nga Daniel Shima, ish-zv.drejtor i AKSHI-t i cili u denoncua i zhdukur nga të afërmit e tij me 20 gusht 2025 por një ditë më pas, sipas policisë, u paraqit vetë dhe deklaroi se kishte ikur në jug te Shqipërisë, pas një konflikti me partneren.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34-vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhej dje në njoftimin e Policisë.

Në fakt, kanë qenë nëna dhe gruaja e Daniel Shimës, që kishin shkuar në polici, fillimisht për t`u interesuar për arrestimin që pretendohej në mesazh dhe pasi kanë marrë vesh se ai nuk ndodhej në arrest, kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij për shkak se ai nuk po përgjigjej e nuk po komunikonte as me mesazhe dhe as në telefon.

Denoncimi u bë nga e nëna e Danielit rreth orës 17:00. Duket se ajo kishte shkuar bashkë me të shoqen e Daniel Shimës për të kërkuar të birin që “e kishin arrestuar”, por ky informacion rezultoi i rremë.

Lajmi për zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i AKSHI-t qarkulloi kudo për 12 orë ndërsa një ditë më pas, policia njoftoi se ai ka shkuar vetë në komisariat dhe ka sqaruar se kishte ikur me dëshirë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë -Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34-vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

E gjitha kjo ka ndodhur me Daniel Shimën, ish-zv.drejtues nga AKSHI i cili u shkarkua nga detyra në mars 2024.

Konkretisht, ai u largua nga detyra në 19 mars 2024, ne ditën që Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me tenderat shume miliones te AKSHI-t.

Ajo që mbetet për t`u parë, pavarësisht tentativës së policisë për ta paraqitur ngjarjen si një episod të rëndomtë hatërmbetjesh në familje, është se cfare po luhet me teatrin e “zhdukjes” së Daniel Shimës.

Ka raste kur pas humbjes së kontakteve me një familjar, qytetarët hezitojnë të denoncojnë në polici për shumë aresye, por dërgimi i një mesazhi tek të afërmit se po më arrestojnë, duket se indirekt ka pasur si synim qe ata te shkonin ne polici.

Dërguesi ka qenë i vetëdijshëm që te afërmit nuk do ta gjenin në polici, pasi nuk po arrestohej sic thuhej në mesazh, e për rjedhojë, duke u gjendur aty, do të detyrohen të bëjnë denoncim për largimin e tij.

Sido që të jetë e vërteta, pa kaluar shumë orë, në 02.00 të natës, Daniel Shima paraqitet vetë në polici dhe kthen përmbys gjithcka duke thënë se ishte laguar me dëshirë pas një mosmarrëveshje me partneren.

Cfarë mesazhi ka dashur të japë me këtë histori, dhe cfarë ka ndodhur në orët e zhdukjes së inskenuar, mbetet për t`u pareë nga hetimi.

The post Drejtoresha e AKSHI-t e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”? appeared first on Albeu.com.

Zbardhet plagosja në Durrës, dy të arrestuar dy në kërkim (EMRAT)

By: V K
21 August 2025 at 10:03

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur, në kërkim në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Alfons Lekgegaj dhe Armen Sabliqi, janë vë në pranga, ndërsa Altin Lekgegaj dhe Serxho Lekgegaj, janë shpallur në kërkim ndërsa është zbardhur dinamika e ngjarjes.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, shtetasi A. L., 37-vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. L., 44-vjeç, si dhe nipin e tij S. L., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin L. R., që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të A. L., 37-vjeç, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë shtetasin L. R., 28-vjeç, banues në Kolesjan, Kukës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti.

Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Hamallaj, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Alfons Lekgegaj 37 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Armen Sabliqi 18 vjeç, banues në Borakë, Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

Altin Lekgegaj, 44 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Serxho Lekgegaj., 21 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, shtetasi A. L., 37 vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. L., 44 vjeç, si dhe nipin e tij S. L., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin L. R., që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të A. L., 37 vjeç, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë shtetasin L. R., 28 vjeç, banues në Kolesjan, Kukës.

Nga të shtënat, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt.

Në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit të arrestuar A. S., u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale dy thika, të cilat ai i mbante pa leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post Zbardhet plagosja në Durrës, dy të arrestuar dy në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

By: V K
21 August 2025 at 09:31

Këtë të enjte, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.

Ai do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpall zyrtarisht i pandehur, nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash.

Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Që prej datës 10 shkurt të këtij viti, Veliaj ndodhet në paraburgim. Ai po hetohet në bashkëpunim me Ajola Xoxën dhe gjashtë sipërmarrës, ndër të cilët ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i cili aktualisht është nën masën e arrestit shtëpiak.

 

The post Arbër Veliaj paraqitet në SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten

By: V K
21 August 2025 at 09:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire në SHBA, ku një grua 34-vjeçare vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre përpara se t’i jepte fund jetës së saj.

Emily Long, u gjet e vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë.

Autoritetet kanë dyshime se ajo fillimisht vrau bashkëshortin e saj 48-vjeçar, Ryan Long dhe dy fëmijët e tyre, Parker, 8-vjeç, dhe Ryan, 6-vjeç.

Të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa babai i tyre i cili po luftonte me kancerin u qëllua disa herë.

Fëmija trevjeçar i çiftit është i vetmi i mbijetuar dhe brenda shtëpisë. Ai tani është nën kujdesin e anëtarëve të familjes.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet të paqarta. 34-vjeçarja punonte si menaxhere për një rrjet restorantesh dhe postonte shpesh video në mediat sociale, duke përshkruar dëshpërimin që përjetoi ndërsa burri i saj përballej me kancerin.

Në një video në TikTok vetëm dy ditë para vrasjes së së hënës, Emily rrëfeu se ishte “shumë e dëshpëruar”, ndërsa përpiqej të rivendoste normalitetin në shtëpi, ndërsa shëndeti i burrit të saj përkeqësohej.

“Jam e vendosur të krijoj normalitet. Po luftoja shumë dhe isha vërtet e dëshpëruar dhe thjesht u mbylla në vetvete dhe doja vetëm të isha me fëmijët dhe burrin tim. Megjithatë, po bëj një ndryshim dhe ai fillon sot… Dhe jam e vendosur të dal nga depresioni im dhe ta bëj këtë për familjen time”, tha 34-vjeçarja.

The post Ngjarje e rëndë/ Gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas edhe veten appeared first on Albeu.com.

U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

By: V K
21 August 2025 at 09:04

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga të afërmit e tij si i zhdukur.

Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, duke pohuar se kishin humbur kontakt me të rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Alarmin e shtoi fakti se Shima u kishte dërguar një mesazh të afërmve ku shkruhej: “Po më arrestojnë”, përpara se komunikimi të ndërpritej.

Në deklaratën e dhënë pas kthimit, Shima tha se kishte qenë në jug të vendit pas një konflikti me partneren e tij, por nuk dha shpjegime lidhur me mesazhin shqetësues që kishte tronditur familjarët.

Reagimi i policisë:

Policia e Tiranës konfirmoi se kallëzimi ishte bërë nga nëna e 34-vjeçarit, ndërsa theksoi se shërbimet e saj kishin nisur verifikimet për sqarimin e rrethanave. Nuk u dhanë detaje për pistat e hetimit.

Akuzat e Ahmetajt

Ngjarja ka risjellë në qendër të vëmendjes edhe akuzat e bëra një vit më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili nga arratia deklaroi se Daniel Shima ishte kërcënuar për të heshtur lidhur me tenderat e AKSHI-t.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën…”, – deklaronte Ahmetaj në korrik 2024, duke iu referuar një përgjimi ambiental të SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove.

Karriera dhe përplasjet në AKSHI

Daniel Shima, ka mbajtur për katër vite postin e zv.drejtorit të AKSHI-t, duke qenë numri dy i institucionit pas Mirlinda Karçanajt.

Më 19 mars 2024, pikërisht ditën kur Karçanaj, u thirr për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ajo u kthye në zyrë dhe firmosi shkarkimin e tij.

Shima është pyetur më pas në SPAK për tenderat e AKSHI-t, ndërsa një vit më parë u raportua se kishte qenë nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, për shkak të një rreziku të konstatuar nga institucionet ligjzbatuese megjithëse kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Çfarë i ndodhi Daniel Shimës?

Zhdukja e papritur, mesazhi misterioz dhe më pas rikthimi i shëndoshë në banesë, lënë hapur disa skenarë:

A ishte fjala thjesht për një konflikt personal dhe një largim i nxituar, siç pretendon vetë Shima?

Apo pas mesazhit të tij fshihen prapaskena që lidhen me të kaluarën në AKSHI dhe akuzat mbi tenderat shtetërorë?

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një “alarm të rremë” që do të mbulojë diçka tjetër?

Për momentin, policia nuk ka dhënë një version zyrtar mbi shkaqet e zhdukjes së 34-vjeçarit dhe as nuk ka komentuar mbi mesazhin “po më arrestojnë”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë/ Daniel Shima u kthye pranë familjes, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta?

By: V K
21 August 2025 at 08:21

Ditën e djeshme, Gerta Gixhari festoi ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse do të kishte një urim publik prej kësaj të fundit në rrjete sociale.

Mirëpo Olta ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagrami-t, teksa shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuri!”,– shoqëruar me një imazh të shkrepur gjatë momentit të takimit të tyre kur Gerta Gixhari ishte pjesë e formatit të njohur “BBVA”.

Ky postim, hedh sërish poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies mes dy motrave.

 

The post FOTO/ Gerta Gixhari festoi ditëlindjen! A e mori një urim nga Olta? appeared first on Albeu.com.

EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh

By: V K
21 August 2025 at 08:02

Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar të vendeve të BE-së në këtë muaj.

Sipas ndryshimit vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2025, rritja më e madhe e çmimeve prej 12,0 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili.

Grupi “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rrit me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6 % secili, “Komunikimi” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,8 %.

Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2 %.

Ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili, “Transporti” me 0,1 % .

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,7 %, pasuar nga grupet dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %.

Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 6.7% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Slovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.3%.

Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar

The post EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh appeared first on Albeu.com.

❌
❌