Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

By: V K
25 August 2025 at 15:59

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe duke kërcënuar inspektorët e IMT.

I arrestuari mësohet se kishte ndërtuar pa leje dhe për t`i shpëtuar përgjegjësisë, prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

I arrestuari është identifikuar si Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime për objektin e ndërtuar pa leje dhe të mos e procedonin.

Romario Ibraliu, rezulton se nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK, ku më pas u bë edhe arrestimi i tij.

The post Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

By: V K
25 August 2025 at 14:55

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate që kërkon koordinim të jashtëzakonshëm multidisiplinar.

Ndërhyrja komplekse, u realizua nga Prof. Mentor Petrela dhe Neurokirurgu Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të përbërë nga neurofiziologë, neuropsikologë, neurologë dhe neuroanestezistë.

Alvensi, që erdhi në moshën 14-vjeçare, ishte pacienti i parë që u paraqit me një sëmundje të anës së majtë të trurit ku komandohet dora, këmba dhe kryesisht qendra e të folurit dhe të komunikimit.

Pra, u bë imperative që për ta ndihmuar atë sa më tepër, një kirurgji zgjuar do t’i jepte shanset më të mëdha, sesa një kirurgji që do të bëhej me narkozë”.

U arrit të realizohej me sukses një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht komplekse, që kërkon jo vetëm pjesëmarrjen aktive të pacientit, por edhe një ekip mjekësor me ekspertizë të veçantë dhe kualifikim të lartë ndërkombëtar.

Me këtë ndërhyrje unike në rajon, që sipas raportit të fundit botuar në 2023, të numrit të rasteve trajtuar deri tani, në Journal of Neurosurgery, revista amerikane me impaktin më të lartë në specialitet, Spitali Amerikan rradhitet me standardet e qendrave më të avancuara ndërkombëtare në neurokirurgji.

 

The post Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

By: V K
25 August 2025 at 14:44

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik që u përdor jo vetëm Brenda vendit por edhe jashtë në diasporë.

Lideri i PD-së Sali Berisha bëri transparente për gazetarët skemën e funksionimit dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votes; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi.

Në zgjedhjet e 11 majit, Fieri u shfaq si një nga rastet tipike të kontrollit elektoral nga Partia shtet, përmes abuzimit me administratën publike dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave personale

Bëhet fjalë për një rrjet patronazhimi të strukturuar, ku punonjës civilë të administratës publike me role partiake

Për çdo Qendër Votimi (QV) në Fier: PS caktoi përgjegjës Drejtues ne administraten publike, shumica e të cilëve mbanin pozicione të larta në institucione, nga bashkia tek qeveria.

Në dokumentin e publikuar nga PD janë emrat e 58 koordinatorëve të patronazhistëve të rajonit 2 të Fierit. Për çdo QV janë caktuar nga dy koordinatorë kryesorë – në Rajonin NR. 2.

Ata janë drejtorë në Bashki apo degët e institucioneve qendrore në Fier, mjekë, infermerë, mësues, punonjës të OSHEE-së etj.

 

Si funksionon sistemi i patronazhimit– Qarku Fier

Të dhënat e zbuluara nga laptopi i zv/kryeministres Belinda Balluku zbulon se në krye të procesit të patronazhimit: Belinda Balluku, Zv. Kryeministre, Koordinatore Politike e PS në Qarkun Fier.

Më pas vinin Kryetarët e Bashkive në Qarkun Fier, Ministra, Zëvendësministra, funksionarë të lartë në administratën publike.

Një pjesë e tyre bënë dorëheqje fiktive nga postet e tyre, për të bërë fushatë active në Qarkun Fier apo në Diasporë nën urdhërat e Ballukut. Ndërkohë që vijonin e drejtonin punën në drejtoritë e tyre.

Drejtuesit e drejtorive të pushtetit vendor dhe qendror si dhe të agjensive publike

Kush ishte roli i patronazhistëve?

Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2 – Fier).

Të dhënat e mbledhura përfshinin për cdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin, qendren e votimit, kontaktet familjare dhe personale, deri tek data e fillimit të punësimit.

Ku mblidheshin të dhënat?

Të dhënat mblidheshin dhe centralizoheshin në mënyrë sistematike (çdo ditë) në databaza të koduara.
Më psa një patronazhist kthehej në një ‘agjent monitories’ për gjithë kohëzgjatjen e fushatës. Ose ata kontrollonin familjarët, kushurinjtë, fqinjët e të njohurit e tjerë

Në të tërë Fierin janë evidentuar 430 punonjës. Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS.

Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS, apo Qendrat shëndetësore apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin/votojnë PS

The post Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

By: V K
25 August 2025 at 14:02

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në “Facebook”, u shpreh se prej një viti dëgjojmë refrenin “paga mesatare 900 euro”, por realiteti i përditshëm tregon të kundërtën.

Ajo thekson se shpenzimet e familjeve shqiptare janë shumë më të larta se të ardhurat e tyre, duke krijuar një hendek të thellë mes pagave dhe nevojave themelore.

Sipas Tabakut; “Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë”.

Postimi:

Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe.

INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj.

40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit.

Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën jo për luks, por për jetesë.

U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!

 

The post Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

By: V K
25 August 2025 at 13:49

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.

Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.

Familjarë, miq e kolegë, vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë lamtumirën.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Me një karrierë të gjatë në media, Artur Zheji, ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

 

The post Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

A do të shkojë PD në Parlament? Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha

By: V K
25 August 2025 at 13:43

Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si një “mega krim elektoral”.

Berisha u shpreh gjithashtu se; po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”.

Mes të tjerash, ai theksoi se çdo qytetar apo opozitar që pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ku sipas tij, bëhet bashkëfajtor në një farsë që cenon themelet e demokracisë.

Po ashtu, Sali Berisha, u shpreh se aksionin opozita do ta zhvillojë edhe në parlament.

Pyetje: A do të shkojë PD në parlament?

Sali Berisha: Po afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë.

Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj

U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”.

Pyetje: A do ta bëjë këtë betejë edhe në parlament?

Sali Berisha:PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”.

The post A do të shkojë PD në Parlament? Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Sali Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë

By: V K
25 August 2025 at 13:16

Këtë të hënë, në një konferencë për mediat, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për sistemin e patronazhimit që PS përdori në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Berisha u ndal te qarku i Fierit, ku tha se Belinda Ballluku transformoi të gjthë punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë.

Gjithashtu, lideri demokrat bëri një analizë të hollësishme të të dhënave të transformimit të të gjithë punonjësve dhe institucioneve të qarkut Fier, nën drejtimin e Lubi Ballukut në institucione elektorale, në operatorë elektoralë.

Berisha deklaron se; “në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik.

PS e futi mbikëqyrjen dhe shantazhin brenda institucioneve shtetërore.

Nëpunësit civilë u shndërruan në instrumente presioni ndaj qytetarëve

Duke keqpërdorur të dhëna personale sensitive, shërbime publike dhe sigurinë e vendit të punës për të ndikuar sjelljen elektorale. * Sistemi i Patronazhimit u përdor si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.Ky prezantim ka për qëllim të bëjë transparente funksionimin dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votës; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi.

Origjina dhe Institucionalizimi

Në vitin 2021, rrodhën në median Lapsi.al të dhëna që përfshinin mbi 910,000 qytetarë shqiptarë, duke përfshirë emrat, numrat e ID-ve, numrat e telefonit, vendin e punës dhe preferencat politike.

Çdo votues kishte një “patronazhist” — kryesisht një xhelat vote, një punonjës i administratës shtetërore, i paguar me para publike, me detyrë të ndjekë, manipulojë ose ushtrojë presion ndaj qytetarit përpara dhe gjatë zgjedhjeve.

B. Perfeksionimi i sistemit gjatë viteve 2023–2025

Pavarësisht kritikave ndërkombëtare (nga Misionet e OSBE/ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian), nuk u ndërmor asnjë reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste.

Përkundrazi, qeveria e zgjeroi më tej këtë sistem. Ministritë, bashkitë dhe ndërmarrjet shtetërore u shndërruan në seli elektorale, ndërsa nëpunësit civilë u përdorën si kontrollorë votash.

Të dhënat vijuan të mblidheshin përmes platformave të drejtuara nga qeveria

Database i sistemit te patronazhimit administrohet nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), e drejtuar nga famëzeza Mirlinda Karçanaj.

Qasje në tërë sistemin kanë Edi Rama, Mirlinda Karçanaj.

Koordinatorët politike kanë qasje në Sistemin për Qarqet që Drejtojnë.

Database me të dhëna personale të çdo votuesi i jepen për përdorim shtabeve elektorale të Partisë Socialiste për profilizim elektoral”.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Sali Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë appeared first on Albeu.com.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet

By: V K
25 August 2025 at 12:58

Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, do t’i mbetet Ana Dajkos. Këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor vendosi në mënyrë unanime, që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Fillimisht Lapaj dhe koalicioni kishin kërkuar që mandati t’i kalonte atij, si më i votuari në listën e hapur.

Por, Komisioneri Shtetëror ia akordoi kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. KAS e ndryshoi më pas këtë vendim, duke mos njohur dorëheqjet e dhëna para zgjedhjeve dhe duke ia akorduar mandatin Dajkos.

The post Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet appeared first on Albeu.com.

U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

By: V K
25 August 2025 at 12:23

Ditën e sotme në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

 

 

Në një deklaratë për mediat ne homazhet e mbajtura ndaj tij, kreu i PD-së Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit.

Berisha vlerësoi figurën e Zhejit, si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike.

Gjithashtu, ai shprehet se ndan dhimbjen me familjen dhe të afërmit e Zhejit në këtë moment të vështirë, duke i uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.

 

 

Regjisori Kiço Londo, ndau një mesazh të ndjerë, duke kujtuar figurën e mikut të tij: “Vijmë nga i njëjti ajër, nga e njëjta krahinë, nga një gjak e nga i njëjti kurs në këtë shkollë të mrekullueshme. Sot është një ditë zie e thellë. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për mendimin e thellë që nuk do ta kemi më, për Arturin që jo vetëm trashëgonte një gjen gjeniu, por mbante edhe një damar të fortë gjeniu brenda vetes. Dritë e madhe që humbëm, por shpresa është që dita që Arturi po lë pas të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”.

The post U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Vilë “pa qira” për Ajola Xoxën/ Zbulohet si Gentian Sula i “Intersig”, fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë e Tiranës

By: V K
25 August 2025 at 12:08

Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, e më pas t’i “shesësh” në momentin më të parë përballë prokurorëve të SPAK-ut, kjo është larg konceptit të të qënit “miq”.

Gentian Sula, biznesmeni i njohur më së shumti si CEO i kompanisë së sigurimeve, “Intersig Viena Insurance Group”, ka treguar sjellje me oshilacione përballë hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Ai ka deklaruar para prokurorëve se “Veliajn dhe Xoxën i njeh prej më shumë se 10 vitesh”. Falë kësaj miqësie të pretenduar, Gentian Sula, thotë se i ka dhënë Ajolës një vilë në qendër të ish-Bllokut, pa asnjë pagesë, në të cilën zhvilloi aktivitetin organizata kulturore “Nan Gallery”.

 


Në foto: Gentian Sula, drejtori ekzekutiv i “Intersig” dhe pronar i “Noa Holding”

Marrëdhëniet shoqërore e miqësore përbëjnë një raport intim, ndërpersonal mes individëve. Por, raporti i Gentian Sulës me çiftin “Veliaj-Xoxa”, nuk duket se është thjesht një ndërveprim thjesht individual.

Të thuash që “jemi miq”, por që në vijim të rezultojë se Gentian Sula dhe kompania ‘Intersig Viena Insurance Group” të kenë fituar në total 6 tendera pranë Bashkisë së Tiranë, dhe për më tepër, të gjitha pa garë, atëherë koncepti “miqësi personale” humbet kuptimin e saj.

“Boldnews.al”, ka kryer një verifikim në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës, ku fitues rezultojnë kompanitë e drejtuara apo ku është aksioner Gentian Sula.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezultoi se Sula dhe ‘Intersig”, janë shpallur fitues në procedura pa garë, të zhvilluara nga Bashkia e Veliaj, për një total prej rreth 600 mijë euro.

Shumëkush mund të kujtojë menjëherë shprehjen popullore “Më mirë një mik, se një çiflig”!

“Boldnews.al”, nuk po bazohet në shprehjet e gurrës popullore, por po i qëndron strikt dokumentave zyrtare.

Sula, tenderat pa garë tek Veliaj

Sipërmarrësi Gentian Sula, rezulton aksioner në disa kompani, me fushë-veprimi të ndryshme. Ai është ortak dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv (CEO) i shoqërisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group”.

Gjithashtu, Sula është ortak i vetëm i “Noa Holding”, e cila kontrollon, ndër të tjera, edhe “Noa Control”, “Noa Energy Trade” e “Shoqëria Koncesionare Noa Inspect”.

Me “Noa Holding” dhe “bijat” e saj, Gentian Sula, ka nënshkruar në vitin 2018 kontratën koncesionare me Ministrinë për një vlerë investimi 700 mijë euro me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, “Për shërbimin e kontrollit ligjor periodik të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

Ndërkohë, në fund të vitit 2022, “Noa Control” e Gentian Sulës ishte pjesë e një bashkimi operatorësh, të cilët fituan pa garë një tender me vlerë rreth 520 mijë euro në Bashkinë e Tiranës, me objekt “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së institucionit të Bashkisë Tiranë”.

 


Në foto: Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja, Ajola Xoxa

Ky nuk ishte tenderi i parë që Gentian Sula merrte “pa garë” në Bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga “miku i tij”, Erion Veliaj.

Më herët, edhe shoqëria tjetër e drejtuar prej tij, “Intersig-Viena Insurance Group”, kishte përfituar gjithashtu fonde publike pa garë nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë.

Në dhjetor 2017, “Intersig” e Gentian Sulës, fiton tenderin “Për sigurimin e automjeteve të Drejtorisë nr.2 të Punëtorëve të Qytetit të Tiranës”. Në këtë procedurë rezulton se ka marrë pjesë vetëm “Intersig”, pra tenderi ka qenë pa garë.

Në Mars 2018, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, një strukturë në varësi të Bashkisë së Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj, zhvillon tenderin me objekt “Blerje siguracioni për automjetet”. Në garë merr pjesë vetëm ‘Intersig-Viena Insurance Group”, e cila shpallet edhe fituese.

Në Shkurt 2019, Drejtoria nr.3 e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës zhvillon një procedurë tenderuese, me objekt “Shërbim siguracioni TPL”. Sërish në garë merr pjesë vetëm “Intersig-Viena Insurance Group” e Gentian Sulës.

 


Në foto: Një prej tenderave të fituar “pa garë” nga “Intersig” në Bashkinë e Tiranës

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë zhvillon në shkurt 2020 procedurën tenderuese, me objekt “Shërbimet e siguracionit të mjeteve të transportit”. Sërish, asnjë suprizë. Në garë merr pjesë vetëm ‘Intersig-u” i Sulës, i cila shpallet fitues.

Në qershor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, në Bashkinë e Tiranës, realizon tenderin me objekt “Shpenzime për siguracionin e impiantit të prodhimit të asfaltit”. Edhe në këtë rast, fitues shpallet “Intersig-Viena Insurance Group”, e cila ishte konkurente e vetme.

“Mashtrimet” e Gentian Sulës para SPAK

Gentian Sula i ‘Intersig”, u pyet nga prokurorët e posaçëm, për një ndër episodet e hetimit të zhvilluar ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxas.

Sula ka deklaruar fillimisht para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxës një vilë, në zemër të ish-Bllokut. Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.

Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”, kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.

Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.

Në vijim, në 9 janar 2025, grupi hetimor ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula, lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.

“Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

 


Në foto: Pjesë nga deklarimi fillestar i Gentian Sulës së “Intersig” në SPAK

Gentian Sula i “Intersig”, ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxës dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë.

Ai deklaron gjithashtu se; këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.

Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.

“Pendimi” i Gentian Sulës: Më mirëkuptoni

Prokuroria e Posaçme, ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.

Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.

 


Në foto: Gentian Sula ndryshoi qëndrim për raportin financiar me Ajola Xoxan

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme, ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.

Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig”, të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.

Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula, pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxës në dhjetor 2024”.

Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit”, ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxës dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.

Pas ndryshimit të deklarimit, Gentian Sula, iu drejtua prokurorëve:Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”.

Deri më tani, duket se ai ka arritur të gjejë “mirëkuptimin” e grupit hetimor, pasi nuk rezulton në listën e personave të marrë të pandehur në dosjen “Veliaj-Xoxa”. /B. news.al

The post Vilë “pa qira” për Ajola Xoxën/ Zbulohet si Gentian Sula i “Intersig”, fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë, ky është 23-vjeçari që u mori jetën dy motrave në lule të moshës (FOTO+EMRI)

By: V K
25 August 2025 at 11:36

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

I riu u vu në pranga nga policia, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

 

 

Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin Kopaçez.

Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar komunitetin lokal. Prindërit e vajzave kujdeseshin edhe për një djalë 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia, duke e bërë situatën familjare edhe më të rëndë.

Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës.

Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Ndërkohë, e plagosura e aksidentit, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka marrë trajtim të menjëhershëm në spitalin e Sarandës.

Sipas mjekëve, ajo ka pësuar politrauma, por është jashtë rrezikut për jetën. Për një trajtim më të specializuar, ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

The post Shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë, ky është 23-vjeçari që u mori jetën dy motrave në lule të moshës (FOTO+EMRI) appeared first on Albeu.com.

U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji

By: V K
25 August 2025 at 11:14

Këtë të hënë në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Ai njihej si një nga figurat më të spikatura të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

The post U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

By: V K
25 August 2025 at 11:11

Këtë të hënë, Federata e Futbollit, ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares, kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Gjithashtu, Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.

Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

The post Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh

By: V K
25 August 2025 at 10:37

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur Halit Yukay, i cili ishte shpallur i humbur që prej fillimit të gushtit.

Mjeti i tij lundrues, ishte gjetur i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur në ujërat pranë Artakës, në Detin e Marmarasë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht, kur Halit Yukay, u nis i vetëm nga Turqia drejt Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”.

Të njëjtën ditë, rreth orës 15:10, familjarët humbën kontaktin me të dhe njoftuan autoritetet për zhdukjen.

Një ditë më pas, më 5 gusht rreth orës 14:30, një anije tregtare raportoi se kishte parë pjesë të jahtit që notonin gjysmë të fundosura në det.

Pas këtij informacioni, nisi një operacion i gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të rojes bregdetare nga rajone të ndryshme të Turqisë.

Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë, derisa më në fund, dy ditë më parë, zhytësit lokalizuan trupin e Yukay në të njëjtin vend ku ishte gjetur mjeti i tij lundrues.

Zona u identifikua përmes një pajisjeje të specializuar të rojes bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor, i cili regjistroi pamje të trupit si dhe pjesë të jahtit.

Sipas autoriteteve, trupi do të nxirret në sipërfaqe përmes një sistemi të posaçëm “ashensori nënujor”, për të shmangur dëmtime të mëtejshme.

Operacioni po koordinohet nga zhytës ushtarakë dhe pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.

Kush ishte Halit Yukay?

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay, ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë “Mazu Yachts”, e njohur në Turqi për ndërtimin e jahteve luksoze.

Ai nisi karrierën e tij si punëtor në kantieret detare, duke ushqyer ëndrrën për të pasur një ditë kompaninë e tij.

Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 2011, kur themeloi “Mazu Yachts”, e cila shquhet për dizajnet dhe teknologjitë moderne në industrinë detare turke.

The post Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh appeared first on Albeu.com.

Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

By: V K
25 August 2025 at 10:33

Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Ndërsa një vajzë tjetër që ishte në makinë me motrat, Antonela Zhupa, 24-vjeç mbeti e plagosur.

Sipas informacioneve policore, është arrestuar në flagrancë shtetasin K. N., 23-vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22-vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22-vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24-vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

The post Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI)

By: V K
25 August 2025 at 10:13

Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Dorian Beu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

“Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46-vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal””, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

The post Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

By: V K
25 August 2025 at 10:03

Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe energji që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës.

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë këtij muaji, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale.

Luani

Ky është momenti juaj për të dalë në dritë. Natyra juaj vezulluese dhe kreativiteti janë në kulmin e tyre, duke ju ndihmuar të arrini sukses në çdo fushë ku përfshiheni. Mund të përfitoni edhe në aspektin financiar, ndërsa jeta juaj sentimentale mund të ndriçojë me takime emocionuese dhe ndjenja të reja.

Peshorja

Shtatori sjell ekuilibër dhe qartësi. Do të ndiheni më të vendosur për të marrë vendime të rëndësishme, qoftë në marrëdhënie apo në investime. Harmonia që ju karakterizon këtë muaj është çelësi i suksesit tuaj. Instinkti do të jetë udhërrëfyesi më i mirë.

Shigjetari

Me optimizmin që ju karakterizon, shtatori do të jetë një muaj plot mundësi të reja. Udhëtime, njohje të reja dhe projekte që kërkojnë guxim janë në horizont. Mos hezitoni të dilni nga zona e rehatisë – fati është në anën tuaj.

Peshqit

Intuita juaj do të jetë më e fortë se kurrë. Kjo është koha për t’i besuar ndjenjave dhe vizioneve tuaja. Qoftë në krijimtari apo në jetën personale, shtatori do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje që ndoshta i keni kërkuar prej kohësh.

The post Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator appeared first on Albeu.com.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

By: V K
25 August 2025 at 09:42

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë nga Delvina.

Ato po udhëtonin nga Saranda në drejtim të Delvinës, kur në segmentin rrugor të njohur si “Pularia”, makina e tyre u përplas me një tjetër automjet.

Goditja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend të dy motrave të reja.

E plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja tjetër në automjet, Antonela Zhupa, 24-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po heton shkaqet e përplasjes, ndërsa pista kryesore lidhet me shpejtësinë dhe mungesën e kujdesit në qarkullim.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua po pasditen e së dielës në rrugën nacionale Fier–Kuçovë, pranë fshatit Çunat.

Një automjet tip “Benz” përplasi nga pas një motoçikletë, ku udhëtonin babë e bijë. Përplasja i la të dy të plagosur rëndë, duke kërkuar transportin e menjëhershëm drejt spitalit të Lushnjës.

Burime nga mjekët bëjnë me dije se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdes intensiv.

Pamje nga rruga Fier–Kuçovë, dëshmi të qytetarëve të pranishëm, autoambulanca që largohen drejt spitalit.

Në të dyja rastet, policia rrugore dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët.

Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjeve vazhdojnë, ndërsa autoritetet theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Shpejtësia, pakujdesia dhe parakalimet e gabuara mbeten faktorët kryesorë që çojnë drejt ngjarjeve të tilla tragjike.

 

The post Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

By: V K
25 August 2025 at 09:12

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e cila la pas katër fëmijë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë zbardhur detaje tronditëse, pasi motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj.

Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë për ta mbajtur robëreshë.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se; “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

“Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij”, tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që po ndodhnin në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi.

“Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t’i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t’i rrihte”, tha ajo.

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. U thoshte fëmijëve: ‘Rrini larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, tha motra e viktimës.

The post Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se… appeared first on Albeu.com.

Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën

By: V K
25 August 2025 at 08:44

Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë.

Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës.

Një ndikim gjithashtu, mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO, tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët, kanë edhe produktivitet më të ulët të punës.

Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit.

Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, ç`ka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare.

Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi.

Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit), mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor

The post Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën appeared first on Albeu.com.

❌
❌