Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Meksika pezullon dërgesat postare drejt SHBA

28 August 2025 at 17:54

Qeveria meksikane njoftoi se do të pezullojë përkohësisht dërgesat postare në SHBA për shkak të rregullave të reja doganore.

Ndërsa negociatat midis dy vendeve janë duke vazhduar për të shmangur tarifat, Meksika ka ndërmarrë një veprim të ri.

Shërbimi postar kombëtar i Meksikës “Correos de Mexico” njoftoi se ka pezulluar dërgesat e postës dhe mallrave në vend për shkak të rregullave të reja doganore të zbatuara nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për pakot me vlerë të ulët.

“Meksika vazhdon dialogun e saj me autoritetet amerikane dhe organizatat ndërkombëtare postare për të përcaktuar mekanizmat për të siguruar rifillim të rregullt të shërbimeve”, thuhet në deklaratë.

Sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit të nënshkruar më 30 korrik, që nga 29 gushti do të aktivizohen tarifat për eksportet nën 800 dollarë, por letrat, dokumentet dhe suveniret me vlerë nën 100 dollarë do të mbeten të përjashtuara nga detyrimet doganore.

Disa vende, përfshirë Australinë dhe Indinë, kanë njoftuar gjithashtu se do të pezullojnë shumicën e dërgesave postare në SHBA për shkak të rregullave të reja doganore.

Rritet numri i fëmijëve të pastrehë në Francë

28 August 2025 at 17:38

Numri i fëmijëve të pastrehë në Francë është rritur me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Federata e Aktorëve të Solidaritetit (FAS), e cila përfshin gati 1.000 shoqata që mbrojnë të drejtat e të huajve në vend dhe Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) i Francës, numri i fëmijëve të pastrehë në vend ka tejkaluar 2.000.

Numri i fëmijëve që jetojnë në rrugë në Francë u rrit me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 2.159, ndërkohë që 503 prej tyre janë fëmijë nën moshën 3-vjeç. Ky numër përfshin vetëm fëmijët nga familjet që telefonojnë në linjën e urgjencës 115 për të kërkuar strehim.

Këto të dhëna që kanë dhënë institucionet nuk përfshijnë numrin e fëmijëve migrantë që jetojnë në mënyrë të parregullt dhe ata që jetojnë me familjet e tyre në strehimore të improvizuara ose lagje të varfra.

Pas premtimit të qeverisë franceze se “asnjë fëmijë i vetëm nuk do të mbetet në rrugë” deri në vitin 2022, numri i fëmijëve që jetojnë në rrugë është rritur me 30 për qind.

Presidentja e UNICEF-it në Francë, Adeline Hazan tha se “Ne e shohim me zemërim numrin në rritje të fëmijëve që flenë në rrugë çdo vit, të ekspozuar ndaj kushteve degraduese të jetesës dhe rreziqeve të përditshme”.

Presidenti i FAS-it, Pascal Brice tha se “Nuk mund ta pranojmë që pas shkollës disa fëmijë në vendin tonë të kthehen në rrugë natën”.

Von der Leyen: Bisedova me Trump dhe Zelensky, Putin duhet të negociojë

28 August 2025 at 17:21

Sapo fola me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE-së, shkroi në X nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

”Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave”, shtoi kreu i BE-së.

”Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që e transformojnë vendin në një ”iriq çeliku”, shtoi ajo.

“Evropa do të luajë rolin e saj të plotë. Instrumenti ynë i mbrojtjes SAFE, për shembull, do të jetë i rëndësishëm në forcimin e forcave të armatosura të guximshme ukrainase”, përfundoi ajo.

Shefi i NATO: Vladimir Putin është gati të vazhdojë luftën, s’duhet të jemi naivë ndaj Rusisë

28 August 2025 at 16:37

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se sulmet ruse në Kiev mbrëmë, të cilat goditën zonat civile dhe misionin diplomatik të BE-së në Kiev dhe vranë të paktën 18 persona, tregojnë se Presidenti rus Vladimir Putin është gati të vazhdojë luftën.

“Jemi të gjithë të tronditur nga ajo që ndodhi, para së gjithash sepse këto janë sulme që nuk janë kundër objektivave ushtarake; këto janë objektiva civile. Ndërsa po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mbështetur Presidentin e SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte, ndërkohë, Presidenti rus Putin është i gatshëm ta vazhdojë atë, të vazhdojë të sulmojë civilët e pafajshëm në Ukrainë”, tha ai në një konferencë për shtyp në qytetin gjerman të Würzburgut.

Ai përmendi se është konsultuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme, Kaya Callas, pas sulmit rus ndaj përfaqësisë së BE-së në Kiev. 

“Mandati i katërt, fokusi drejt integrimit në BE”, Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

27 August 2025 at 23:43

SHQIPËRI- Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt qeverisës.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do të zgjedhe të bashkëdrejtoi me figura politike apo edhe ne qeveri do të ketë figura të reja, njëjtë si me listat për deputetë.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se mandati i katërt i qeverisë Rama do ketë fokus mandatin e integrimit drejt BE-së.

“Është epoka, që do jetë ekipi qeveritar më shumë dimensional. Do jetë ekipit qeveritar, që do të dëshmojë jo vetëm rrugën e bërë, por dhe vullnetin pozitiv për të shkuar në qytetërim të lartë në BE. Një ekip shumëdimensional. Është mbyllja përfundimisht, deri në gurin e fundit, të tranzicionit në Shqipëri. Me qeverinë qe vjen, Shqipëri nuk ka më tranzicion”, theksoi ai.

Sipas tij, ky mandat i Partisë Socialiste ndan përfundimisht të drejtën nga e padrejta. Ai parashikon se Berisha dhe Meta do jenë emra të harruar, për shkak të zullumeve të tyre.

“Kjo e përmbyll plagën e rëndë të drejtësisë në Shqipëri. Në fund të këtij 4-vjeçari, e drejta në Shqipëri ndahet nga e padrejta që ushtron shteti mbi individin. Do të shohim ish-kryeministra dhe ish-presidentë prapa hekurave. Do  t’i shohim të gjithë prapa hekurave, do kemi harruar emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe emra të disa të fortësh, që na kanë shqetësuar nëpër lagje. Fokusi kryesor thuajse është shpallur. Ai e ka shpallur gjatë kohës që ka zhvilluar fushatën elektorale. Fokusi kryesor për qytetarët duket qartë, është një fokus larg propagandës, është një fokus që ka mirëqenien, sigurinë kombëtare dhe të individit po ashtu, shëndetësimin ekonomik dhe financiar të shtresave të dobëta të shoqërisë si: pensionistë, të sëmurë. të pamundur etj. Do ketë në fokus rritjen e nivelit të kontributit arsimor të vendit. ”, tha ai.

Ai komentoi dhe planin e Sali Berishës për të ngritur disa grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Analisti Çupi thekson se këto lojëra Berisha i bën për t’u dukur shumë, por sipas Çupit ai harron se të gjitha skenarët e mundshëm do t’i bien poshtë pasi e pret burgu për veprat, të cilat i ka kryer gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë.

“Berishës i duhen shumë zëra, shumë media, i duhen shumë thashethemexhinj me qëllim që të duket se është shumë. Por realisht nuk është shumë, ai është Saliu. I duhet për të thënë që opozita është e madhe. E dyta, Saliu i ka të pasigurta të gjitha gjërat dhe do t’i shpërndajë njësoj siç bënin dikur. Por një gjë e harron. Të gjitha këto bien, kur ai do të shkojë në burg”, tha ai.

/abcnews.al

Sulmi vdekjeprurës në SHBA, Donald Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmështizë

27 August 2025 at 22:51

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një shpallje presidenciale për të nderuar viktimat e të shtënave tragjike në një shkollë në Minneapolis.

Trump e përshkroi ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune” dhe urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmështizë.

Urdhri përfshin gjithashtu ambasadat amerikane, bazat ushtarake dhe anijet e flotës detare.

Sipas shpalljes zyrtare, flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtize deri në perëndimin e diellit më 31 gusht 2025.

Sipas raportimeve, dy fëmijë, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë vrarë dhe 17 persona të tjerë janë plagosur. Shefi i policisë, Brian O’Hara, thotë se ata u qëlluan ndërsa “ishin ulur në stolat e Meshës” në Shkollën Katolike Annunciation.

SHBA regjistron rekord fluturimesh për deportimin e emigrantëve

27 August 2025 at 22:19

Numri i fluturimeve për deportimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara ka arritur një nivel rekord këtë vit, duke nxitur shqetësime për mungesën e transparencës nga ana e kompanive ajrore që i realizojnë këto fluturime.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë muajit korrik janë regjistruar 1214 fluturime deportimi, shifra më e lartë që nga viti 2020, kur filloi monitorimi i tillë. Kjo rritje përfaqëson një trend alarmues, veçanërisht për organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe kërkojnë llogaridhënie nga autoritetet federale.

Ajo që ka ngritur më shumë dyshime është praktika në rritje e fshehjes së identitetit të avionëve, e cila sipas raportimeve përfshin përdorimin e thirrjeve false (dummy call signs) dhe fshehjen e numrave identifikues të aeroplanëve.
Këto veprime, ndonëse të lejuara nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) përmes një programi të quajtur LADD, janë interpretuar nga shumë si përpjekje për të shmangur mbikëqyrjen publike.

Kompanitë ajrore që bashkëpunojnë me Shërbimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE), si GlobalX, Eastern Air Express dhe Avelo Airlines, janë përfshirë në këtë praktikë, ndërsa fluturimet e tyre janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u gjurmuar në faqet publike të monitorimit të aviacionit.

Sipas organizatës “Witness at the Border”, e cila monitoron këto operacione, deri në fund të korrikut janë regjistruar rreth 6000 fluturime deportimi, një rritje prej 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut po kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie për mënyrën se si realizohen këto operacione, duke theksuar se fshehja e avionëve është tregues i mungesës së dëshirës për t’u përballur me opinionin publik dhe pasojat e politikave të ashpra të emigracionit./abcnews.al

Studimi: Shpyllëzimi shkakton vdekjen e 28 mijë personave çdo vit

27 August 2025 at 21:55

Shkencëtarët kanë përcaktuar se 28.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të shpyllëzimit. Hulumtuesit nga Universiteti i Leeds në Britani studiuan efektet e shpyllëzimit në rajonet tropikale mbi shëndetin e njeriut.

Hulumtuesit zbuluan se shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës, Kongos dhe Azisë Juglindore zvogëlon sasinë e reshjeve, rrit temperaturat e të nxehtit dhe ngushton zonat e hijes.

Gjithashtu hulumtuesit përcaktuan se 345 milionë njerëz janë ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme midis viteve 2001 dhe 2020 për shkak të shpyllëzimit në pyjet tropikale, dhe se si pasojë e kësaj ngrohjeje të shkaktuar nga kjo situatë, 28.000 persona kanë humbur jetën çdo vit nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë.

Hulumtuesit vunë re se Azia Juglindore ka shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë, e ndjekur nga rajonet tropikale të Afrikës dhe Amerikës.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature Climate Change”.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Sulmi me dy viktima/ Zv.presidenti amerikan: Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Minneapolis

27 August 2025 at 21:05

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance thotë se Shtëpia e Bardhë po e monitoron situatën në Minneapolis.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në X, duke bërë thirrje për lutje për viktimat e këtij sulmi.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën në Minneapolis. Bashkohuni në lutjet për viktimat”, ka shkruar Vance.

Një sulmues i armatosur hapi zjarr gjatë një meshe mëngjesin e së mërkurës në një shkollë katolike në Mineapolis, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 17 të tjerë, thanë zyrtarët.

Sulmuesi më pas ka vrarë veten.

Shefi i policisë në Mineapolis, Brian O’Hara, tha se sulmuesi  ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë. Ai iu afrua pjesës së kishës dhe nisi të qëllojë nga dritaret drejt fëmijëve që ishin ulur në meshë, në shkollën katolike.

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

27 August 2025 at 20:19

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka emëruar ish-zëvendëskryeministren Olga Stefanishyna, si ambasadore të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

“Sapo fola me Olga Stefanishyna, tani ambasadore e re e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara”, shkroi udhëheqësi ukrainas në mediat sociale.

“Gjëja më e rëndësishme është zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve me Uashingtonin, marrëveshjeve tona me presidentin Trump, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes.

”Në shumë mënyra, sigurimi i sigurisë afatgjatë të Ukrainës varet nga marrëdhëniet me Amerikën”, shtoi ai.

Lituania thirrje BE: Anashkaloni veton e Hungarisë në bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës

27 August 2025 at 19:33

Lituania po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të gjejë një mënyrë për të anashkaluar veton e Hungarisë në lidhje me bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar një letre që ka shqyrtuar – dërguar kryeqyteteve të BE-së javën e kaluar – transmetuesi publik lituanez LRT raportoi se Vilniusi po u bën thirrje vendeve fqinje të ndërmarrin “hapa vendimtarë” që do ta bëjnë ofertën e anëtarësimit të Ukrainës “të prekshme dhe të pakthyeshme”

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, qeveria e të cilit shihet gjerësisht si më pro-Kremlinit në bllokun evropian, ka penguar në mënyrë të përsëritur rrugën e Ukrainës drejt BE-së.

Sipas raportimeve, Lituania propozon nisjen e bisedimeve teknike për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë pa përfshirjen e Hungarisë, për sa kohë që pajtohen 26 shtetet e tjera anëtare.

Miratimi zyrtar mund të vijë më vonë, nëse Budapesti ndryshon qëndrim apo udhëheqje. Më herët këtë muaj, raportohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga homologu amerikan, Donald Trump që të përballet me Orbanin për veton e tij. Bisedimet zyrtare për anëtarësim në BE mund të nisin vetëm me pëlqimin unanim të të 27 shteteve anëtare.

Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkollat fillore

27 August 2025 at 19:11

Koreja e Jugut ka ndaluar përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente gjatë orarit të mësimit në shkolla, raporton “BBC”. Është bërë vendi i radhës që ka kufizuar përdorimin e telefonave tek fëmijët dhe adoloshentët.

Ligji, që hyn në fuqi nga viti i ardhshëm shkollor në mars 2026, është rezultat i një përpjekjeje dypartiake për ta frenuar varësinë nga telefonat e mençur, pasi më tepër hulumtime po tregojnë për efektet e dëmshme të tyre.

Deputetët, prindërit dhe mësuesit argumentojnë se përdorimi i telefonave të mençur po ndikon në performancën akademike të nxënësve dhe ua shpenzon kohën gjatë së cilës ata do të duhej të mësonin.

Ndalimi ka skeptikët e tij, përfshirë nxënësit, të cilët vënë në dyshim se si do të funksiononte, implikimet e gjera dhe nëse adreson shkakun rrënjësor të varësisë.

Projektligji u miratua bindshëm të mërkurën, me 115 vota pro nga 163 deputetë të pranishëm.

Shumica e shkollave në Korenë e Jugut tashmë kanë aplikuar një ndalim të telefonave të mençur dhe nuk janë të parat që e kanë bërë këtë.

Disa vende si Finlanda e Franca i kanë ndaluar telefonat, duke e zbatuar kufizimin vetëm për moshat më të vogla. Të tjerat si Italia, Kina e Holanda kanë kufizuar përdorimin në të gjitha shkollat.

Por, Koreja e Jugut është ndër të paktat që e ka ndaluar me ligj.

“Grupet parlamentare, vetëm për para”, Sula: Halli i opozitës, të gllabërojë sa më shumë

27 August 2025 at 18:33

TIRANË- Demokrati Dashnor Sula ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në radhët e opozitës, duke akuzuar drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike për mungesë vizioni dhe interes të theksuar për përfitime financiare.

Sipas tij, grupet parlamentare janë kthyer në instrumente për të “gllabëruar” sa më shumë para dhe jo për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Sa i takon deklaratave të Berishës për hyrjen apo jo në Kuvend në shtator, Sula tha se ato janë kontradiktore.

“E kemi thënë, e kemi stërthënë se deklaratat e Berishës dhe të tjerëve janë shumë kontradiktore. Do ishte një gabim i madh nëse opozita nuk do ishte në parlament, që nis punimet në shtator. Kam frikë dhe dyshoj se qasja e Berishës si drejtues i PD, thjesht do vazhdojë në fyerje, sharje dhe akuza. Është për të ardhur keq. Halli më i madh i opozitës është se ku ka financa dhe para, i gjëmon ato.Kjo nuk ka sens dhe nuk përbën logjikë politike”, tha ai.

Ai theksoi se kryetari i grupit parlamentar të PD do jetë padiskutim një “kamikaz”, që i bindet urdhrit të Sali Berishës.

Pa diskutim dhe në duart e Berishës të jetë i verbër, Bardhi do detyrohet ta luajë atë rol. Pa ikur fytyrat e urryera nga demokratët, njerëz që nuk kanë asnjë vlerë në PD”, tha ai në “Tirana Live”.

Ai kritikoi ashpër rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtimin e PD-së, duke e konsideruar atë një pengesë serioze për reformimin e partisë dhe për rikthimin e saj në pushtet.

“Ne po flasim  për një reformim të PD, me njerëz të rinj, të pakontestuara dhe që i duan qytetarët shqiptarë. Berisha nuk mund ta sjellë kurrë në pushtet PD. Berisha është garancia dhe siguracioni për Ramën, që PS të rrijë në pushtet aq sa t’i dojë qejfi”

Sula theksoi se zgjidhja qëndron te një reformim i thellë i Partisë Demokratike, me figura të reja, të pakonsumuara dhe të pranueshme për qytetarët shqiptarë.

“Do duhet figura, të reja dhe të pakonsumuara dhe që japin shpresë për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha ai.

Meloni: Italia jo më e ‘sëmura e Evropës’, reagimi i Izraelit i tepruar

27 August 2025 at 18:09

Duartrokitje të gjata për kryeministren italiane,  Giorgia Meloni pas një fjalimi në Rimini, ku ajo foli edhe për Evropën, Gazën dhe Ukrainën.

”Ne kemi nevojë për një Evropë që bën më pak, por bën më mirë”, tha Meloni.

”Sfida është të përvijojmë një Evropë pragmatike, duke shkuar përtej debatit të ndenjur për më shumë ose më pak Evropë”, theksoi ajo.

”Misioni im është të siguroj që Italia të rimarrë vendin e saj të ligjshëm në botë: e fortë, krenare dhe autoritare”, tha Meloni.

”Sot, Italia jonë ynë ka rifituar vendin e saj në botë. Nuk konsiderohet më e sëmura e  Evropës, por një model stabiliteti. Investitorët na shohin si një vend të sigurt dhe normat e interesit tani janë në përputhje me ato të Francës”, vërejti kryeministrja.

”Për sa i përket BE-së në gjendjen aktuale, ajo është e dënuar me mungesë rëndësie gjeopolitike, e paaftë për t’iu përgjigjur sfidave konkurruese me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën”, tha Meloni.

Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Meloni theksoi se “nuk kemi hezituar për asnjë minutë në mbështetjen e të drejtës së Izraelit për siguri pas 7 tetorit, një tmerr që do të mbetet i skalitur në ndërgjegjen e terroristëve. Por, nuk mund të heshtim sot përballë një reagimi që ka shkuar përtej parimit të proporcionalitetit, duke pretenduar viktima të pafajshme” dhe duke synuar gjithashtu “komunitetet e krishtera”.

“Ne dënojmë vrasjen e papranueshme të gazetarëve në Gaza”, theksoi ajo.

“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ushtrojnë çdo presion të mundshëm mbi Hamasin për të liruar pengjet që mbahen ende. Dhe i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet, të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve të kolonëve në Bregun Perëndimor dhe të lejojë aksesin në ndihmë humanitare. Italia është vendi evropian që ka bërë më shumë”, theksoi ajo.

”Ndërkohë, pas tre vitesh lufte në Ukrainë janë hapur shkëndija shprese për një rrugë të negociuar, falë rezistencës heroike të popullit ukrainas dhe mbështetjes së bashkuar të Perëndimit, Evropës dhe Italisë, pavarësisht një opinioni publik që nuk është gjithmonë i bindur”, shtoi ajo.

“Çelësi i paqes është aktivizimi i garancive të forta të sigurisë për Ukrainën, të afta për të parandaluar agresion të mëtejshëm. Kjo është pika e fillimit e vendosur në Uashington. Propozimi italian, i bazuar në një mekanizëm të frymëzuar nga Neni 5 i NATO-s, është aktualisht kryesori në tryezë dhe për këtë duhet të jemi krenarë”, vërejti kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe në Lindjen e Mesme

27 August 2025 at 17:34

Presidenti kroat Zoran Milanoviç dënoi ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç për të filluar procedurat parlamentare për njohjen e Palestinës.

Në takimin me ministrin e Jashtëm palestinez Varsen Aghabekian sot në Zagreb, Milanoviç  dënoi “sulmet brutale të kryera nga ushtria izraelite kundër civilëve në Gaza për muaj të tërë, dhe veçanërisht në ditët e fundit”.

Një pushtim ushtarak i Gazës nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E vetmja zgjidhje për krizën e Gazës është një zgjidhje me dy shtete”, theksoi ai.

“Kroacia duhet ta njohë Palestinën si një hap drejt përfundimit të luftës dhe katastrofës humanitare në Gaza. Njohja e të drejtës së popullit palestinez për të pasur shtetin e vet është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha presidenti kroat.

Shkalla e lindjeve në Mbretërinë e Bashkuar bie në nivelin më të ulët

27 August 2025 at 17:01

Shkalla e lindjeve në Angli dhe Uells ka rënë në një nivel të ri rekord të ulët, me shkallën e fertilitetit që ka rënë në 1,41 fëmijë për grua në vitin 2024, nga 1,42 në vitin 2023, tregojnë të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Shifra është më e ulëta për të tretin vit radhazi dhe më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve rreth 90 vjet më parë.

Shkalla e lindjeve në Skoci ka rënë gjithashtu ndjeshëm, me numrin e lindjeve që ka rënë në nivelin më të ulët në pothuajse 170 vjet në vitin 2024, me shkallën totale të fertilitetit në 1,25, gjithashtu më e ulëta e regjistruar ndonjëherë.

Shkalla e lindjeve, ose numri i fëmijëve të lindur për grua në moshë riprodhuese, po bie në shumicën e vendeve si rezultat i një përzierjeje faktorësh shoqërorë dhe ekonomikë. Këto trende kanë bërë që shumë të vonojnë prindërimin, të kenë familje më të vogla ose të mos kenë fare fëmijë.

Shkalla aktuale e lindjeve në Angli, Uells dhe Skoci mbetet shumë nën 2,1 fëmijë për grua, shkallë e nevojshme për të ruajtur një popullsi të qëndrueshme në vendet e zhvilluara pa migrim.

Të dhënat e ONS-së treguan gjithashtu se mosha mesatare e nënave gjatë lindjes në Angli dhe Uells është rritur në 31 vjeç në vitin 2024, nga 30,9 vjeç në vitin 2023 dhe 29 vjeç dy dekada më parë.

Mosha mesatare e baballarëve është rritur në 33,9 vjeç, nga 33,8 vjeç në vitin 2023 dhe 32,1 vjeç në vitin 2004.

Bill Gates takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi shëndetin global

27 August 2025 at 16:42

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

NBC News tha se një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi takimin e planifikuar, ndërsa një zëdhënës i manjatit Gates theksoi se diskutimi u përqendrua në “rëndësinë e programeve globale të shëndetit të SHBA-së dhe kërkimit shëndetësor që është i nevojshëm për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur shëndetin e amerikanëve dhe për të ruajtur lidershipin e SHBA-së në botë”.

Më herët këtë muaj, Fondacioni Gates njoftoi një angazhim prej 2.5 miliardë dollarësh deri në vitin 2030 për të adresuar fushat e lëna pas dore të kërkimit dhe zhvillimit të shëndetit të grave në nivel global.

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi publikisht takimin ndërsa Gates gjithashtu nuk publikoi deklaratë personale.

Prindërit padisin OpenAI për vetëvrasjen e djalit

27 August 2025 at 16:27

Prindërit e një djali 16-vjeçar i cili vdiq nga vetëvrasja në prill kanë ngritur padi për vdekje të padrejtë kundër OpenAI, duke pretenduar se programi i saj ChatGPT inkurajoi vdekjen e tij, sipas një raporti të martën.

NBC News raportoi se Matt dhe Maria Raine ngritën çështjen në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë në San Francisco të SHBA-së, duke paditur OpenAI, kompaninë pas ChatGPT dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman.

Sipas raportit, çifti pretendon se chatbot kaloi nga ndihma ndaj djalit të tyre Adam me detyrat e shtëpisë në shërbimin si një “trajner vetëvrasjeje”, duke e këshilluar atë mbi metodat dhe duke ofruar të hartonte shënime vetëvrasjeje.

“Ai do të ishte këtu po të mos ishte ChatGPT. Unë e besoj 100 për qind këtë”, tha Matt Raine.

Padia akuzon OpenAI për vdekje të padrejtë, defekte në dizajn dhe dështim për të paralajmëruar për rreziqet.

OpenAI i tha NBC se ishte “thellësisht i trishtuar” nga vdekja e Adam-it, duke thënë se ChatGPT përfshin masa mbrojtëse për të drejtuar njerëzit drejt burimeve të krizës, megjithëse mbrojtjet mund të bëhen “më pak të besueshme” në ndërveprime të gjata.

❌
❌