Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Ukraina merr hak, godet logjistikën hekurudhore ruse

By: redi
28 August 2025 at 21:55

Nuk ka vonuar shumë dhe inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të rëndësishme të logjistikës ruse. Një mjet shpërthyes u vendos poshtë cisternave të karburantit, dhe shpërthimi i fuqishëm që shpërtheu shpërtheu flakët, duke përfshirë menjëherë të gjithë stacionin kryesor të Tverit. Ky sulm shkaktoi dëme të…

Source

Gjermania: E qartë se Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

By: redi
28 August 2025 at 21:38

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Merz tha se pas sulmit vdekjeprurës dukej e qartë se nuk do të ketë takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte propozuar pas samitit të udhëheqësit rus në Alaskë me Presidentin Donald Trump dy javë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për t’i ulur në…

Source

VIDEO/ Rrëzohet avioni luftarak, humb jetën tragjikisht piloti

By: redi
28 August 2025 at 21:26

Gjatë një prove për një shfaqje ajrore në Radom, Poloni, një pilot ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit luftarak F-16. Pas aksidentit një zëdhënës i qeverisë njoftoi se piloti vdiq në mënyrë tragjike. Mediat polake raportojnë se avioni u rrëzua rreth orës 17:30 duke u djegur plotësisht.

Source

💾

OKB mbyll mandatin e UNIFIL në Liban në vitin 2026

By: redi
28 August 2025 at 21:11

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar zgjatjen e misionit paqeruajtës në Liban deri në fund të vitit 2026, kur do të fillojë një “tërheqje e sigurt dhe e rregullt” njëvjeçare. Pesëmbëdhjetë vendet miratuan projektrezolutën franceze unanimisht pasi arritën një kompromis me Shtetet e Bashkuara. Versioni i fundit i tekstit “i bën thirrje UNIFIL-it të ndërpresë operacionet e tij më 31 dhjetor…

Source

Vri*et 61-vjeçari, autori ende në kërkim! Dyshohet se janë kushërinj, rrethanat ende të paqarta

By: redi
28 August 2025 at 21:00

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mbrëmje fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Autori është identifikuar nga policia, me iniciale N.M. dhe është shpallur në kërkim. Mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, teksa policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm…

Source

VIDEO/ Brataj: Gripi po vjen, pritet të ketë një numër të shtuar të rasteve në vend

By: redi
28 August 2025 at 20:52

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip. Sipas tij Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%), teksa shërbimet e urgjencës janë dyfishuar. Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1…

Source

Vri*et 61-vjeçari, autori në kërkim. Policia jep detajet e para

By: redi
28 August 2025 at 20:41

Mbrëmjen e sotme është shënuar një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari P.P. Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Policia Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë…

Source

Kështjella e Rozafës mbi lumin Buna, Rama poston foton e mbrëmjes nga Shkodra

By: redi
28 August 2025 at 20:35

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka postuar një foto nga kështjella e Rozafës, mbi lumin Buna në Shkodër. E ndriçuar gjatë mbrëmjes dhe e mirëmbajtur, kalaja tërheq vizitorë në çdo stinë. Kalaja e Shkodrës, e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në…

Source

VIDEO/ Shpërthimi i tri*olit, Jozi reagon për herë të parë: Nuk jam unë në shënjestër

By: redi
28 August 2025 at 20:21

A ishte banesa e Joz Markut në shënjestër të një sulmi me tritol, por që shënjestra u ngatërrua? Këngëtari ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Kuqe kishte si objektiv atë. Në një postim në Instastory, Jozi i ka quajtur lajmet e përhapura si hamendësime të portaleve, duke theksuar se nuk ka asgjë të…

Source

💾

Piramida online që grabiti 20 mln USD, ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica shqiptarë

By: redi
28 August 2025 at 20:14

Si dikur ”Sudja”, sot online. Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Grupi TXEX ka grumbulluar nga qytetarët shqiptarë afërsisht 20 milionë dollarë, dhe këtë denoncim e bën eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili ka zbuluar portofolin e tyre. “Nga investigimi im, drejtuesi i kësaj platforme nuk është shqiptar. E njëjta platformë ka funksionuar…

Source

Programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

By: redi
28 August 2025 at 19:57

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një marrëveshjeje të vitit 2015. Kjo lëvizje vjen në një kohë, kur tensionet po përshkallëzohen përsëri mbi programin bërthamor të Iranit. Ky veprim do të aktivizojë të ashtuquajturin mekanizëm rikthimi, i cili mund të rezultojë në rikthimin e…

Source

Kryeparlamentarja Spiropali takime me kryebashkiakun e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe

By: redi
28 August 2025 at 19:42

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe, gjatë së cilës u takua me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, dhe atë të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Gjatë këtyre takimeve, Spiropali nënvizoi rritjen e mbështetjes për qeverisjen vendore dhe diskutoi me kryebashkiakët mbi projektet e reja zhvillimore, modernizimin e shërbimeve publike…

Source

Takimi i parë i konsultimit publik për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale

By: redi
28 August 2025 at 19:30

Këtë të enjte u zhvillua takimi i parë të konsultimit publik, online, për Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj thotë se kjo strategji është hartuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, duke siguruar ekspertizë dhe përvojë globale. ”Shqipëria ka hyrë tashmë në…

Source

Skemat piramidale online, Erion Braçe: Mos u bëni pjesë e krimit, ndaloni kërcënimet ndaj viktimave

By: redi
28 August 2025 at 19:16

Deputeti i PS, Erion Braçe vijon opozitën kundër tre skemave piramidale online, Xuexa, Txex dhe Grokr duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të aktivitetit të tyre. Për të Policia e Shtetit përmes Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe asaj të Krimit Ekonomik e Financiar, së bashku me Agjencinë për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP, kanë nisur bllokimin e aksesit në këto platforma mashtruese…

Source

💾

I bllokohen rrugët e frymëmarrjes nga një kokërr fasule, i mituri në gjendje të rëndë

By: redi
28 August 2025 at 19:09

Një fëmijë nga Korça ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht i ka kaluar në rrugët e frymëmarjes. Kokrra e fasules i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, gjë që ka bërë që gjendja e të miturit të përkeqësohet. Fëmija është paraqitur menjëherë në Pediatrinë e qytetit juglindor, por duke parë përkeqësimin e gjendjes së tij, ai është nisur ugjentisht në drejtim të Tiranës.

Source

Ambasada e SHBA-së, ceremoni vlerësimi për shërbimin e Policisë së Shtetit: Po mbrojnë qytetarët tanë

By: redi
28 August 2025 at 18:51

Ambasada e Amerikës në Tiranë, falënderon Policinë e Shtetit për shërbimin në sigurinë. E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe Zyra Rajonale e Sigurisë i nderuan sot në një ceremoni vlerësimi për shërbimin e tyre, disa prej tyre për më shumë se 15 vjet. Në postimin e Ambasadës theksohet se kështu thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të…

Source

BE pezullon takimet zyrtare me Kurtin

By: redi
28 August 2025 at 18:47

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të përmbahen përkohësisht nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Në letrën e dërguar institucioneve kosovare, BE-ja thekson se ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës…

Source

Rama fiton, Farage nuk e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve për emigrantët e paligjshëm

By: redi
28 August 2025 at 17:45

Politikani populist i krahut të djathtë në Britani të Madhe, Nigel Farage u përfshi në një debat virtual me kryeministrin Edi Rama për emigrantët shqiptarë në Angli. Sipas tij gjatë korrikut se 1 në 50 shqiptarë në Angli, ndodhet në burg, gjë që u kundërshtua ashpër nga Rama i cili tha se raporti i vërtetë është 1 në 100. Këtë të enjte lideri i partisë “Reform UK”, Farage, shpalli planin e tij…

Source

❌
❌