Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 August 2025Main stream

Ushtri amerikane në Ukrainë? “The Telegraph”: Trump ka gati planin dhe garancitë e sigurisë

30 August 2025 at 15:46

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton përdorimin e kompanive ushtarake private amerikane, trupat e së cilave mund të vendosen në Ukrainë për të garantuar paqe afatgjatë në Luftën e Europës Lindore.

Ky opsion shihet si një mënyrë për të mbajtur premtimin se SHBA nuk do të dërgojnë zyrtarisht ushtarët e tyre në terren, por megjithatë garantojnë një prani amerikane për mbrojtjen e interesave të Kievit.

Kontraktorët privatë do të angazhoheshin në rindërtimin e fortifikimeve në vijën e frontit, ndërtimin e bazave të reja ushtarake, mbrojtjen e interesave ekonomike amerikane dhe në forcimin e efektit frenues ndaj Rusisë në rast të prishjes së një marrëveshje paqeje apo armëpushimi.

Lajmi u raportua nga media britanike The Telegraph e cila shkruan se do të kishte një ngrirje të kufinjve aktual të luftës me krijimin e zonave të demilitarizuara në secilën anë të frontit, e thënë ndryshe zona tampon me një distance prej 20 kilometrash nga secila anë. Në vijë të parë të frontit , në atë që do të ishte një kufi i ngrirë do të ishin trupat Ukrainase ata që do të garantonin sigurinë e territoreve të tyre. Ata do të suportoheshin vazhdimisht nga inteligjenca ushtarake Amerikane. The Telegraph shkruan se komanda këtij misioni do ti jepej nga NATO ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Plani po diskutohet paralelisht me garancitë e sigurisë të përgatitura nga një koalicion i udhëhequr nga Britania dhe Franca, që parashikojnë misione ajrore patrullimi, trajnime dhe riarmatosje të ushtrisë ukrainase, si edhe misione detare në Detin e Zi për hapjen e korridoreve tregtare. Trump ka sinjalizuar mbështetje për këtë nismë dhe është shprehur i gatshëm të ofrojë logjistikë, inteligjencë dhe mbulim ajror, por jo trupa të ushtrisë amerikane. Zyrtarët evropianë theksojnë se prania e kontraktorëve amerikanë do të forconte garancitë, pasi prezenca e shtetasve amerikanë në Ukrainë do të shërbente si element frenues ndaj një sulmi rus. Diskutimet lidhen gjithashtu me marrëveshje ekonomike, përfshi projektet për shfrytëzimin e mineraleve dhe metaleve të rralla të Ukrainës.

Sa i përket diskutimeve për një zone të demilitarizuar mes forcave Ukrainase dhe atyr Ruse ka pasur disa mospajtime me këtë plan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar stacionimin e trupave evropiane, ndërsa Vladimir Putin ka sugjeruar përfshirjen e Kinës, një ide e refuzuar nga Kievi dhe vendet evropiane për shkak të mbështetjes që Pekini i ka dhënë Moskës. Një forcë evropiane prej disa mijëra trupash mund të vendoset brenda Ukrainës si një linjë e tretë mbrojtjeje, por pa hyrë drejtpërdrejt në front. Megjithatë edhe ky skenar nuk gëzon mbështetjen e të gjithë Vendeve anëtare të BE, me Italinë që kundërshton kategorikisht një plan të tillë.

Vetë Zelensky njoftoi të premten se janë në diskutime me Turqinë mbi një plan që Turqia të patrullojë lundrimet e Anijeve në Detin e zi.

Mbështetja amerikane shihet si kusht thelbësor për suksesin e planit, veçanërisht për transportin e pajisjeve, inteligjencën satelitore dhe garancitë e sigurisë. Megjithatë, skepticizmi mbetet i lartë, pasi shumë zyrtarë evropianë besojnë se Vladimir Putin nuk është i gatshëm të pranojë një armëpushim dhe se po përdor bisedimet për të fituar kohë dhe territor.

Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq u mundua ta blinte mbështetjen e Macronit, por dështoi – tani synon Trumpin përmes Izraelit

30 August 2025 at 15:20

Zdravko Ponosh, udhëheqës dhe kryetar i lëvizjes SRCE, deklaroi se blerja e aeroplanëve francezë, Rafale është përpjekje e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një mbrojtës të ri politik në Evropë pas largimit të ish-kancelares gjermane, Angela Merkelit.

Sipas ish-gjeneralit serb, “Vuçiqi nuk e mori mbështetjen e pritur nga Macron, edhe pse pagoi 2.7 miliardë euro për aeroplanët”.

Tani, ai po kërkon mbështetje përmes Izraelit për t’u afruar me administratën Trump – jo për interesat e Serbisë, por për të ruajtur pushtetin e tij, raporton N1.

Ponosh paralajmëron se qytetarët do t’i paguajnë shtrenjtë këto lojëra politike – rreth 5.5 miliardë euro për Rafalet, pajisjet izraelite Elbit dhe pajisje shtesë – që është më shumë se dyfishi i buxhetit vjetor ushtarak të Serbisë.

Ai thekson se modernizimi i ushtrisë është i nevojshëm, por shtrohet pyetja nëse vendi mund ta përballojë këtë shpenzim dhe sa nga këto para përfundojnë në xhepa privatë, për shkak të mungesës së transparencës.

Në fund, Ponosh thekson se problemi kryesor i Ushtrisë së Serbisë nuk është vetëm pajisja, por gjendja e dobët e personelit dhe mungesa e besimit të qytetarëve, çka nuk mund të zgjidhet vetëm me blerje armësh. /Telegrafi/

The post Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq u mundua ta blinte mbështetjen e Macronit, por dështoi – tani synon Trumpin përmes Izraelit appeared first on Telegrafi.

JD Vance tha se është i gatshëm të marrë postin e presidentit amerikan, fillojnë thashethemet se Trump ka ndërruar jetë

30 August 2025 at 13:21

Internetin e kanë përmbytur spekulimet për vdekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, pasi përdoruesit e rrjetit social X kanë filluar të shtrojnë pyetje për mungesën e tij në publik gjatë ditëve të fundit, si dhe për pretendimet se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tema mori edhe më shumë rëndësi pasi përdoruesit e X-it vunë re një mavijosje të madhe që është shfaqur sërish në dorën e djathtë të Trumpit, ndërsa zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se është “gati të jetë president” në rast se 79-vjeçarit i ndodh “ndonjë tragjedi e tmerrshme”.

Sipas raportimeve, lideri amerikan nuk është shfaqur në publik për disa ditë, që nga data 25 gusht.

Situata u bë edhe më dyshuese për përdoruesit e X-it pasi disa prej tyre theksuan se presidenti amerikan nuk ka “asnjë takim apo paraqitje publike të planifikuar për dy ditët e ardhshme – 30 dhe 31 gusht”.

Donald Trump hasn’t been seen in public since Tuesday and has no events scheduled all weekend.

Where is he? Who’s running the country? pic.twitter.com/ChcUJUv6cb

— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) August 30, 2025

Spekulimeve për vdekjen e mundshme të Trumpit iu shtua edhe një element tjetër: një rritje e ndjeshme e porosive për pica në afërsi të Pentagonit, raporton cnbc.

Teoria e ashtuquajtur “Pentagon pizza” supozon se një numër i shtuar porosish për pica pranë selisë së Pentagonit është shenjë se atje po zhvillohen ngjarje shumë të rëndësishme apo krize.

Ideja është se kur punonjësit e Pentagonit janë aq të zënë sa nuk mund të largohen nga vendi i punës për të ngrënë, ata porosisin ushqim të shpejtë, zakonisht pica.

Historikisht, një rritje e tillë e porosive për pica është vërejtur menjëherë para ngjarjeve të mëdha ushtarake, si për shembull para Luftës së Gjirit në vitin 1990, ndërhyrjes ushtarake gjatë procesit të shkarkimit të ish-presidentit Bill Clinton në vitin 1998, dhe së fundmi gjatë përplasjes mes Iranit dhe Izraelit në vitin 2024.

Various pizzerias nearby the Pentagon are reporting high traffic.

As of 1:08pm ET pic.twitter.com/LnPVrc8Wvx

— Pentagon Pizza Report (@PenPizzaReport) August 29, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar gjithashtu një rritje të madhe të kërkimeve në internet lidhur me vdekjen e Trumpit gjatë 24 orëve të fundit.

Duke i lidhur të gjitha “pikat e supozuara”, përdoruesit e rrjetit X kanë mbushur platformën me shaka dhe meme. Disa prej tyre kanë komentuar për lajmet mbi gjendjen e shëndetit, por kanë konsideruar teoritë për vdekjen e tij si të tepruara.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka komentuar zyrtarisht asnjë nga këto spekulime në rrjetet sociale.

Pavarësisht “mungesës së një deklarate zyrtare”, është e rëndësishme të theksohet se Trump është mjaft aktiv në platformën Truth Social dhe ka postuar gjatë natës. Raportet për mavijosjen e madhe në dorën e tij të djathtë janë komentuar edhe nga mjeku i tij, Sean Barbabella.

“Kjo është në përputhje me një irritim të vogël të indeve të buta për shkak të shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe përdorimit të aspirinës, që merret si pjesë e parandalimit standard kardiovaskular”, tha Barbabella. Ai shtoi gjithashtu se presidenti është në gjendje “të shkëlqyer mendore dhe fizike”. /Telegrafi/

The post JD Vance tha se është i gatshëm të marrë postin e presidentit amerikan, fillojnë thashethemet se Trump ka ndërruar jetë appeared first on Telegrafi.

Analiza nga BBC: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris?

By: Ela
30 August 2025 at 10:30

Presidenti Donald Trump ka vendosur të anulojë mbrojtjen e ‘Secret Service’ për ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris, vetëm shtatë muaj pas largimit të saj nga detyra. Vendimi ka shkaktuar polemikë të fortë në politikën amerikane, pasi Harris pritet të nisë së shpejti një turne të gjerë kombëtar për promovimin e librit të saj, “107 Days”, që rrëfen […]

The post Analiza nga BBC: Pse Trump hoqi mbrojtjen nga Shërbimi Sekret për Kamala Harris? appeared first on BoldNews.al.

JD Vance: I gatshëm të marrë postin e presidentit nëse i ndodh diçka Trumpit

30 August 2025 at 11:24

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, është i gatshëm të marrë detyrën e presidentit “nëse, mos e dhëntë Zoti, i ndodh një tragjedi e tmerrshme” Donald Trumpit.

Në një intervistë të gjatë për USA TODAY, Vance tha se është i bindur që presidenti amerikan do ta përfundojë mandatin, duke shtuar se edhe ai vetë ka kaluar një përvojë të jashtëzakonshme gjatë 200 ditëve të fundit.

Pavarësisht pyetjeve të fundit mbi gjendjen fizike të presidentit, Vance pohon se Trump është në një gjendje shëndetësore të jashtëzakonshme.

“Ai ka një energji të jashtëzakonshme, dhe megjithëse shumica e njerëzve që punojnë rreth presidentit të Shteteve të Bashkuara janë më të rinj se ai, mendoj se e kuptojmë që ai është personi i fundit që fle, i fundit që bën telefonata në mbrëmje, dhe i pari që zgjohet e që telefonon në mëngjes”, tha ai.

“Po, ndodhin tragjedi të tmerrshme, por unë jam shumë i bindur që presidenti i Shteteve të Bashkuara është në formë të mirë, se do ta përfundojë mandatin e tij dhe do të bëjë gjëra të mëdha për popullin amerikan. Dhe nëse, mos e dhëntë Zoti, ndodh një tragjedi e tmerrshme, nuk mund të imagjinoj një trajnim më të mirë në detyrë sesa ai që kam marrë gjatë 200 ditëve të fundit”, përfundoi Vance.

JUST IN—VP JD Vance said he is prepared to step in if “a terrible tragedy” were to befall Trump, while emphasizing that Trump is “in incredibly good health” and brimming with “incredible energy.”

Trump is sicker than we thought. pic.twitter.com/fX9uiauvtp

— ADAM (@AdameMedia) August 28, 2025

Komentet e Vance vijnë pas shqetësimeve të shfaqura në publik për shëndetin e Trumpit, të nxitura nga shenjat e mavijosura që ishin vënë re në krahët e tij. Në paraqitjet e mëvonshme, duket se ato ishin përpjekur të mbuloheshin me grim të vendosur dobët.

Mavijosjet ishin parë për herë të parë verën e kaluar, kur zëdhënësja e atëhershme e fushatës, Karoline Leavitt – aktualisht sekretare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë – i kishte atribuuar ato punës së vazhdueshme të Trumpit dhe shtrëngimeve të duarve me njerëzit gjatë gjithë ditës.

Shqetësimet u shfaqën sërish muajin e kaluar pas publikimit të disa fotove ku 79-vjeçari kishte ënjtje të dukshme në kyçet e këmbëve. Mjeku i presidentit, Dr. Sean Barbabella, publikoi një memorandum ku e lidhi ënjtjen me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje të zakonshme dhe të padëmshme për moshën e Trumpit.

Çfarë thotë Amendamenti i 25-të?

Sipas Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA-së, nënpresidenti merr plotësisht detyrën e presidentit nëse ky i fundit vdes, jep dorëheqje apo shkarkohet nga detyra.

Në historinë amerikane janë regjistruar nëntë raste kur nënpresidenti ka zëvendësuar presidentin gjatë mandatit. Për shembull, Calvin Coolidge u bë president pasi Warren G. Harding vdiq papritur më 2 gusht 1923. /Telegrafi/

The post JD Vance: I gatshëm të marrë postin e presidentit nëse i ndodh diçka Trumpit appeared first on Telegrafi.

SHBA/ Tarifat globale të Trump, gjykata e Apelit vendos se shumica janë të paligjshme

30 August 2025 at 08:28

Një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur që shumica e tarifave të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump janë të paligjshme, duke krijuar një përballje të mundshme ligjore që mund të përmbysë agjendën e tij të politikës së jashtme.

Vendimi ndikon në tarifat “reciproke” të Trump, të vendosura mbi shumicën e vendeve anembanë botës, si dhe tarifa të tjera të vendosura mbi Kinën, Meksikën dhe Kanadanë.

Në një vendim, Gjykata e Apelit e SHBA-së për Qarkun Federal hodhi poshtë argumentin e Trump se tarifat ishin të lejuara sipas një akti të fuqive ekonomike emergjente, duke i quajtur ato “të pavlefshme si në kundërshtim me ligjin”.

Vendimi nuk do të hyjë në fuqi deri më 14 tetor, për t’i dhënë administratës kohë t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të marrë në shqyrtim çështjen.

/abcnews.al/

Goditje për Trumpin – shumica e tarifave u shpallën të jashtëligjshme

30 August 2025 at 07:45

Gjykata e Apelit në SHBA, e ndarë në mendim, vendosi të premten se ishin të paligjshme shumica e tarifave të vendosura nga Donald Trump, duke minuar kështu përpjekjen e presidentit amerikan për ta përdorur politikën e tarifave si një mjet kyç në drejtimin e politikës ekonomike ndërkombëtare.

Gjykata lejoi që tarifat të mbeten në fuqi deri më 14 tetor, për t’i dhënë administratës Trump mundësinë të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.

Vendimi prek tarifat “reciproke” të Trumpit, të vendosura ndaj shumicës së vendeve në botë, si edhe tarifat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë, raporton bbc.

Gjatë mandatit të dytë, 79-vjeçari e kishte kthyer politikën e tarifave në një shtyllë të politikës së jashtme amerikane, duke i përdorur ato për të ushtruar presion politik dhe për të rinegociuar marrëveshje tregtare me vendet eksportuese drejt Shteteve të Bashkuara.

Tarifat i dhanë administratës Trump një avantazh në arritjen e lëshimeve ekonomike nga partnerët tregtarë, por në të njëjtën kohë rritën paqëndrueshmërinë në tregjet financiare – një tregues i rëndësishëm i rrezikut në fushën e investimeve.

Trump shprehu keqardhje për vendimin, duke thënë se ishte marrë nga një gjykatë “shumë partizane”, dhe shkroi në Truth Social se “nëse këto tarifa do të zhdukeshin ndonjëherë, kjo do të ishte një katastrofë e plotë për vendin”.

Ai gjithashtu parashikoi që vendimi do të përmbyset në instancën e ardhshme gjyqësore, duke thënë se pret që tarifat të qëndrojnë “me ndihmën e Gjykatës së Lartë”.

Ndryshe, Trump i kishte vendosur edhe Kosovës tarifë të re doganore, e cila kapte shifrat e 10 per qindshit. /Telegrafi/

The post Goditje për Trumpin – shumica e tarifave u shpallën të jashtëligjshme appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 29 August 2025Main stream

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

By: Elva
29 August 2025 at 20:41

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një propozim të papritur për përfshirjen e forcave paqeruajtëse kineze në Ukrainë, duke mbështetur një ide të ngritur më herët edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton Financial Times. Sipas burimit, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me liderë evropianë dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump sugjeroi që […]

The post Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Trump ndërpret financimin e komunitetit LGBT në Ballkanin Perëndimor: Shpenzim i kotë

29 August 2025 at 21:56

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar gati 5 miliardë dollarë ndihmë të huaj të miratuar nga Kongresi, duke përdorur një manovër që nuk është përdorur në SHBA në gati 50 vjet.

Bllokimi përfshin 3.2 miliardë dollarë në ndihmë zhvillimore të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), 322 milionë dollarë nga Fondi i Demokracisë i USAID-Departamentit të Shtetit, 521 milionë dollarë në kontribute të Departamentit të Shtetit për organizatat ndërkombëtare, 393 milionë dollarë në kontribute të Departamentit të Shtetit për aktivitetet paqeruajtëse dhe 445 milionë dollarë në ndihmë paqeruajtëse të buxhetuar veçmas.

Shpenzimet ishin destinuar për një gamë të gjerë organizatash jofitimprurëse dhe qeveri të huaja dhe u ndaluan në fillim të këtij viti nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë (OMB) dhe më pas mbetën në pezullim ligjor për shkak të një padie të ngritur më pas nga Këshilli Global i Shëndetit.

Gjykata e Apelit e Qarkut të DC hoqi një urdhër ndalimi në këtë rast, duke i hapur derën Trumpit për të vazhduar me përpjekjen e parë për anulimin e ndihmave që nga viti 1977.

Administrata Trump ka nxjerrë në pah zëra shpenzimesh që dyshohet se janë të kota, të tilla si 24.6 milionë dollarë për “rezistencën ndaj klimës” në Honduras, 2.7 milionë dollarë për Fondacionin e Punëve të Demokracisë në Afrikën e Jugut, i cili publikoi artikuj nxitës racistë duke përfshirë “Problemin me Njerëzit e Bardhë” dhe 3.9 milionë dollarë për të promovuar demokracinë midis personave LGBT në Ballkanin Perëndimor.

Ndarje të tjera të theksuara përfshijnë 1.5 milion dollarë për të tregtuar pikturat e grave ukrainase.

Afërsisht 838 milionë dollarë në fondet paqeruajtëse që po eliminohen përfshijnë pagesa për të mbështetur forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në vende të tilla si Republika Demokratike e Kongos, ku administrata Trump kohët e fundit ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje me Ruandën fqinje, dhe Republika Qendrore Afrikane, ku misioni është kritikuar si i lidhur me interesat e biznesit rus.

Fondet e alokuara për ruajtjen e paqes përfshijnë 11 milionë dollarë për t’i siguruar ushtrisë së Uruguait transportues të blinduar, 4 milionë dollarë për një qendër trajnimi në Zambi dhe 3 milionë dollarë për kazerma për të strehuar paqeruajtësit kazakistanezë.

Kthimi i fondeve nuk do të ndikojë në mbështetjen e SHBA-së për misionin paqeruajtës të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve përgjatë kufirit egjiptiano-izraelit.

Ligjshmëria e tërheqjeve së fondeve është një çështje debati, por ka pak precedent gjyqësor.

Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë legjislative e konsideron praktikën të paligjshme; ekipi i OMB i Trumpit thotë ndryshe.

Drejtori i OMB-së, Russ Vought, dhe Këshilltari i Përgjithshëm Mark Paoletta kanë treguar raste kur presidentët Gerald Ford dhe Jimmy Carter, me sa duket, kanë bërë anulime në vitet 1970. /Telegrafi/

The post Trump ndërpret financimin e komunitetit LGBT në Ballkanin Perëndimor: Shpenzim i kotë appeared first on Telegrafi.

Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris

By: Elva
29 August 2025 at 16:44

Presidenti Donald Trump nënshkroi një dokument që i heq ish-zëvendëspresidentes Kamala Harris mbrojtjen e zgjeruar nga Shërbimi Sekret, një vendim që përmbys një urdhër të paraardhësit të tij Joe Biden. Ky urdhër, i datës 28 gusht dhe titulluar “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare”, njofton ndërprerjen e të gjitha masave të sigurisë përtej asaj që […]

The post Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris appeared first on BoldNews.al.

Trump i heq mbrojtjen e shërbimit sekret Kamala Harris

29 August 2025 at 15:20

Donald Trump nënshkroi një dokument duke i hequr mbrojtjen speciale Kamala Harris nga Shërbimi Sekret, duke përmbysur një urdhër të paraardhësit të tij Joe Biden që e kishte zgjeruar mbrojtjen e saj përtej asaj që kërkohej ligjërisht.

Vendimi i Trump u njoftua në një letër të titulluar “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare”.

Teksti thotë se “të gjitha masat e sigurisë përtej atyre të parashikuara me ligj” për ish-nënpresidenten po ndërpriten, duke hyrë në fuqi më 1 shtator 2025.

Sipas ligjit federal, ish-presidentëve u jepet mbrojtje për jetë, ndërsa ish-zëvendës presidentët kanë të drejtë për gjashtë muaj mbrojtje pas përfundimit të mandatit të tyre.

/abcnews.al/

Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris

29 August 2025 at 15:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka hequr mbrojtjen e Shërbimit Sekret ish-zëvendëspresidentes dhe rivales demokrate të vitit 2024, Kamala Harris.

Një këshilltar i lartë i Harris e konfirmoi vendimin për NBC News.

Në një deklaratë, zyrtari tha: “Zëvendëspresidenti është mirënjohës ndaj Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të palëkundur ndaj sigurisë.”

Zakonisht, zëvendëspresidentët marrin një kujdestari sigurie gjashtëmujore nga Shërbimi Sekret pasi largohen nga detyra, shkruan skynews.

Ky rregullim ishte zgjatur në një vit nën presidentin e atëhershëm Joe Biden, ose deri në janar 2026, sipas raportimeve.

Raportohet se në vitin 2008, Kongresi miratoi një ligj që i lejonte Shërbimit Sekret t’u ofronte mbrojtje ish-zëvendëspresidentëve, bashkëshortëve të tyre dhe fëmijëve të tyre nën 16 vjeç deri në gjashtë muaj pas largimit nga detyra.

Megjithatë, një zyrtar i Shërbimit Sekret tha se, megjithëse kjo është e saktë, Biden nënshkroi një memorandum ekzekutiv në janar duke e zgjatur periudhën e mbrojtjes së Harris në 18 muaj.

Ndryshe, Trump gjithashtu i ka dhënë fund mbrojtjes federale të sigurisë për të tjerët, përfshirë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton.

Në mars, ai i dha fund mbrojtjes për fëmijët e Joe Biden – Hunter dhe Ashley Biden. /Telegrafi/

The post Trump i heq mbrojtjen e Shërbimit Sekret Kamala Harris appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

SHBA: Danimarka të qetësohet/ “Respektojmë të drejtën e qytetarëve të Groenlandës për të vendosur”

By: Rovena
28 August 2025 at 14:50

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Danimarkës të “qetësohet” pasi kryediplomati amerikan në Kopenhagë u thirr nga Ministria e Jashtme lidhur me akuzat e ngritura se Amerikanët po kryenin operacione të fshehta në Groenlandë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk e konfirmoi ekzistencën e një fushate për të ndikuar tek populli i Groenlandës, por tha se “ SHBA-të mendojnë se danezët duhet të qetësohen.” Duke cituar burime të ndryshme, televizioni publik danez raportoi se qëllimi i këtyre operacioneve kishte qenë infiltrimi në shoqërinë e Groenlandës me synim për të bindur qytetarët atje të të kërkonin shkëputjen nga Danimarka dhe bashkimin me SHBA. Ende nuk është saktësuar se për kë punonin personat e përfshirë në këtë operacion.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, , theksoi të mërkurën se “çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës do të ishte e papranueshme”. Agjencia daneze e inteligjencës paralajmëroi se Grenlanda është bërë objektiv i fushatave të ndryshme të ndikimit, të cilat sipas saj synojnë të krijojnë përçarje mes Kopenhagës zyrtare dhe popullit te Groenlandës. Agjencia daneze e inteligjencës tha gjithashtu se ka rritur praninë e saj në territor dhe bashkëpunimin me autoritetet vendase.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan konfirmoi se i ngarkuari me punë në Kopenhagë, Mark Stroh, kishte zhvilluar një takim me Ministrinë e Jashtme dhe se bisedimet kishin qenë “produktive”, duke rikonfirmuar “lidhjet e forta” mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës. Ai shtoi se Uashingtoni gjithmonë ka respektuar të drejtën e qytetareve te Groenlandës për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.

Donald Trump ka shprehur më herët se nëse Danimarka nuk do të pranonte që Groenlanda ti bashkohej Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë Uashingtoni nuk do të përjashtonte mundësinë e aneksimit të këtij territori autonom nëpërmjet forcës ushtarake. Groenlanda është një territor autonom me vetëqeverisje qe prej vitit 1979, por megjithatë politika e jashtme dhe mbrojta e saj mbeten në duart e Kopenhagës. “Një sondazh i janarit tregoi se shumica dërrmuese e 57 mijë banorëve të Grenlandës mbështesin pavarësinë nga Danimarka, por jo bashkimin me Shtetet e Bashkuara.

Tensionet e fundit janë cilësuar nga analistët si një “karton i verdhë diplomatik” ndaj Uashingtonit, diçka e paprecedentë në marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht kanë qenë shumë të ngushta./abcnews.al

Berisha: Akuzat e Trump ndaj Sorosit një akt historik

By: Elva
28 August 2025 at 13:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me George Sorosin dhe djalin e tij, duke i cilësuar ato si një “akt historik”. Berisha ka ripërsëritur qëndrimet e tij kundër Sorosit dhe aktiviteteve të tij, duke kujtuar se disa vite më parë e kishte cilësuar atë si një […]

The post Berisha: Akuzat e Trump ndaj Sorosit një akt historik appeared first on BoldNews.al.

Trump, Blair dhe Kushner diskutojnë për Gazën dhe krizën humanitare

28 August 2025 at 13:23

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një takim rreth luftës në Gaza, ku morën pjesë ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe ish-i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Jared Kushner.

Trump, zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Blair dhe Kushner diskutuan për Gazën, shpërndarjen e ushqimit, krizën e pengjeve, planet e pasluftës dhe çështje të tjera, njoftoi një zyrtar, duke shtuar se ishte një “takim i thjeshtë politik” i llojit që Trump dhe ekipi i tij mbajnë shpesh.

Kushner, bashkëshorti i vajzës së Trumpit, Ivanka, ishte një këshilltar kyç i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Lindjes së Mesme gjatë mandatit të parë të Trumpit, shkruan Reuters.

Blair, i cili ishte kryeministër britanik gjatë luftës në Irak në vitin 2003, është gjithashtu aktiv në çështjet e Lindjes së Mesme.

Ndryshe, Trump premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar se do t’i jepte fund shpejt luftës në Gaza, por një zgjidhje ka qenë e pakapshme për shtatë muaj në mandatin e tij të dytë.

Mandati i dytë filloi me një armëpushim dy-mujor, derisa sulmet izraelite më 18 mars vranë rreth 400 palestinezë.

Kohët e fundit, bota është tronditur nga imazhet e palestinezëve të uritur, përfshirë fëmijë, dhe Izraeli është kritikuar për kushtet e përkeqësuara në Gaza. /Telegrafi/

The post Trump, Blair dhe Kushner diskutojnë për Gazën dhe krizën humanitare appeared first on Telegrafi.

Kina refuzon bisedimet për armët bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë

By: Elva
28 August 2025 at 10:33

Kina ka refuzuar propozimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për zhvillimin e bisedimeve trilaterale me SHBA-në dhe Rusinë për çarmatimin bërthamor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, e cilësoi këtë kërkesë si “të paarsyeshme dhe jorealiste”, duke theksuar se arsenali bërthamor i Kinës është në nivelin minimal të kërkuar për mbrojtjen kombëtare […]

The post Kina refuzon bisedimet për armët bërthamore me SHBA-në dhe Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Vr*sjet në shkollë, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë

By: redi
27 August 2025 at 21:21

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve. Sipas mediave të huaja, presidenti i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Flamujt në ambasadat…

Source

Ndikimi i tarifave amerikane tek India – humbjet mund të tejkalojnë kursimet nga nafta ruse

27 August 2025 at 19:58

India pritet të përballet me humbje më të mëdha financiare për shkak të tarifave doganore të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, sesa ato kursime që ka realizuar nga blerja e naftës ruse me çmime më të ulëta, sipas vlerësimeve të analistëve ekonomikë.

Tarifat e importit të imponuara nga Shtetet e Bashkuara janë duke u parë si një faktor që mund t’i kushtojë Indisë shumë më tepër brenda një periudhe të shkurtër, madje më shumë se vlera totale e kursimeve që ajo ka arritur gjatë gjithë periudhës së konfliktit në Ukrainë, ku ka blerë naftë ruse me zbritje të konsiderueshme në çmim.

Para fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, India kishte një nivel shumë të ulët të importeve të naftës ruse – vetëm një përqindje shumë e vogël, më pak se 1 për qind e totalit të importeve të saj të naftës vinte nga Rusia. Kjo do të thotë që më parë, lidhjet e Indisë me naftën ruse ishin minimale dhe të papërfillshme në kuptimin e tregtisë së përgjithshme të naftës, raporton reuters.

Megjithatë, situata ndryshoi ndjeshëm pas vendosjes së sanksioneve të ashpra nga Perëndimi ndaj Rusisë. Për shkak të këtyre sanksioneve, Rusia filloi të ofronte naftën e saj me çmime të ulëta, duke krijuar një mundësi të favorshme për blerësit si India. Aktualisht, nafta ruse shitet me rreth 7 për qind më lirë në krahasim me çmimet e naftës së klasit global Brent, që është një standard referues në tregun ndërkombëtar të naftës.

Për shkak të këtij çmimi më të ulët, gjatë 3.5 viteve të fundit India ka arritur të kursejë rreth 17 miliardë dollarë, duke blerë sasi të mëdha nafte ruse me zbritje. Megjithatë, këto përfitime pritet të zhduken për shkak të ndikimit negativ të tarifave amerikane, të cilat rrezikojnë të rëndojnë ndjeshëm kostot e importit për Indinë në vitet që vijnë.

Në këtë mënyrë, India ndodhet në një situatë të vështirë, ku përfitimet që ka marrë nga çmimet e ulëta të naftës ruse mund të shkatërrohen nga barriera tregtare të vendosura nga një prej partnerëve të saj kryesorë tregtarë. Ky zhvillim mund të ndikojë jo vetëm në ekonominë indiane, por edhe në dinamikën globale të tregtisë së naftës dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Ndikimi i tarifave amerikane tek India – humbjet mund të tejkalojnë kursimet nga nafta ruse appeared first on Telegrafi.

Trump akuzon George dhe Alex Sorosin për mbështetje të protestave të dhunshme: Të ndiqen penalisht

By: Elva
27 August 2025 at 17:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar filantropin miliarder George Soros dhe djalin e tij, Alex Soros, për përfshirje në protesta të dhunshme dhe ka kërkuar që të hetohen sipas ligjit federal RICO, që ndjek penalisht pjesëmarrësit në organizata kriminale, raporton CNN. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “George Soros dhe […]

The post Trump akuzon George dhe Alex Sorosin për mbështetje të protestave të dhunshme: Të ndiqen penalisht appeared first on BoldNews.al.

Bill Gates takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi shëndetin global

27 August 2025 at 16:42

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

NBC News tha se një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi takimin e planifikuar, ndërsa një zëdhënës i manjatit Gates theksoi se diskutimi u përqendrua në “rëndësinë e programeve globale të shëndetit të SHBA-së dhe kërkimit shëndetësor që është i nevojshëm për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur shëndetin e amerikanëve dhe për të ruajtur lidershipin e SHBA-së në botë”.

Më herët këtë muaj, Fondacioni Gates njoftoi një angazhim prej 2.5 miliardë dollarësh deri në vitin 2030 për të adresuar fushat e lëna pas dore të kërkimit dhe zhvillimit të shëndetit të grave në nivel global.

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi publikisht takimin ndërsa Gates gjithashtu nuk publikoi deklaratë personale.

❌
❌