Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obligimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi.

Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për shitjen e pajisjeve shkollore me pakicë dhe shumicë, që do të jetë i vlefshëm nga 15 gushti deri më 15 shtator të vitit 2025.

“Parashikohet ulje e çmimeve të pajisjeve shkollore për të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë.

Masa vlen për të gjitha llojet e shitoreve që shesin pajisje shkollore – nga libraritë, deri te supermarketet, deri te shitoret sportive, tha Durmishi.

The post Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor appeared first on Telegrafi.

Garnacho arrin marrëveshje personale me Chelsean

Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për një transferim gjatë kësaj vere.

Gazetarit Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim mbi ndjekjen e Chelsea për sulmuesin anësor të United, Garnacho.

Sipas italianit, ylli argjentinas ka arritur tashmë marrëveshje personale, por ka mbetur edhe ajo mes klubeve.

“Kuptoj që Alejandro Garnacho ka rënë dakord për çdo detaj të kushteve personale me Chelsean!”.

“Marrëveshja është bërë nga ana e lojtarit, ai dëshiron vetëm Chelsean, siç është zbuluar këtu që nga korriku”.

“Bisedimet me Man United rreth tarifës do të pasojnë së shpejti. Chelsea është duke kërkuar shërbimet e Garnachos dhe Xavi Simons”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/

The post Garnacho arrin marrëveshje personale me Chelsean appeared first on Telegrafi.

Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28 vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër, i cili shiste armë shtetasve që kryejnë krime.

Në njoftimin e policisë thuhet se A.M u arrestua në flagrancë.

Lexoni të plotë njoftimin:

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Arrestohet anëtari i një grupi kriminal në Tiranë, u shiste armë zjarri personave me precedent penal appeared first on Telegrafi.

Florent Muslija kalon te Fortuna Dusseldorf

Mesfushori kosovar, Florent Muslija ka kaluar si huazim me opsion blerje nga Freiburg te Fortuna Dusseldorf.

Reprezentuesi i Kosovës është rikthyer në Bundesliga 2, pasi nuk ka arritur të tregoj më të mirën në edicionin e fundit në Bundesliga.

Muslija është huazuar me mundësi blerje nga Freiburg te Fortuna Dusseldorf, me klubin gjerman që ka njoftuar sot marrëveshjen.

“Mirë se vini në Fortuna, Florent Muslija!”, shkruan fillimisht në postimin e klubit gjerman.

“27-vjeçari është i huazuar nga SC Freiburg për sezonin aktual dhe mban numrin 24. Fortuna gjithashtu siguroi një opsion blerjeje”, mbyllet postimi. /Telegrafi/

 

The post Florent Muslija kalon te Fortuna Dusseldorf appeared first on Telegrafi.

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas pesë ditësh i riu nga Tirana

Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive.

Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i cili është paraqitur në polici ditën e djeshme duke thënë se tashmë vëllai i humbur, 27-vjeçari A.Z., është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme.

Njoftimi i Policisë:

“U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi”, thuhet në njoftim.

Por si ndodhi ngjarja, ndërsa motivet mbeten ende mister?

Ngjarja misterioze ndodhi me datë 2 gusht, kur në një hotel në Dhërmi u zhduk i riu 27-vjeçar nga Tirana.

Sipas njoftimit të Policisë, denoncimi për humbjen u bë nga vëllai i tij, 24-vjeçari K.Z.

Policia njoftoi se bëri shpalljen në kërkim të shtetasit A.Z., 27 vjeç, dhe po punonte intensivisht për gjetjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë i datës 2 gusht:

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhej në njoftim./euronewsalbania/

 

 

The post U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas pesë ditësh i riu nga Tirana appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha qesh me një demo të vjetër ndërsa e ndan me fansat në TikTok: Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjellë një moment nostalgjik dhe tejet qesharak për ndjekësit e saj në TikTok, duke publikuar një demo të vjetër të regjistruar para shumë vitesh.

Në videon që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, 35-vjeçarja shfaqet duke qeshur me vetveten, ndërsa dëgjon këngën që ka shkruar dhe incizuar në fillimet e karrierës së saj.

“Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?”, thotë autorja e hitit “I’m A Mess”, ndërsa përpiqet të përmbajë të qeshurat, duke e komentuar me humor tekstin dhe melodinë e demove të saj të hershme.

Në përshkrimin e videos, Rexha ka shtuar edhe një detaj interesant: “Dhe ishte edhe me video klip dhe gjithçka”, ka shkruar ajo, duke treguar se projekti ishte mjaft serioz në atë kohë – ndonëse tani ajo vetë e sheh si diçka qesharake.

Ky moment i sinqertë dhe autoironik nga artistja është pritur me shumë dashuri nga fansat e saj, të cilët e kanë vlerësuar transparencën dhe guximin për të ndarë edhe momentet më naive të rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/

@beberexhaAnd there was a music video and everything….. 😅😂♬ thought he was gonna be the one – t for tommy 😳

The post Bebe Rexha qesh me një demo të vjetër ndërsa e ndan me fansat në TikTok: Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë? appeared first on Telegrafi.

Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi

Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur.

Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”.

Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u transferua në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku u shpall e vdekur.

Ata raportuan gjithashtu se si pjesë e hetimit paraprak, u urdhërua një autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.

Ky është rasti i katërt i mbytjes së shtetasve të RMV-së në plazhet greke këtë sezon./Telegrafi/

The post Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi appeared first on Telegrafi.

Horizon School, regjistrimet po vazhdojnë!

Laboratorë modernë për lëndët përkatëse, kabinete të avancuara, bibliotekë e pasur me libra, ambiente të sigurta e të pastra, janë disa nga veçoritë që e bëjnë Horizon School një zgjedhje të jashtëzakonshme për fëmijën tuaj.

E akredituar nga Cambridge International School, Horizon ofron mundësinë për paisje me diplomë ndërkombëtare, e cila i shton edhe më shumë vlerë rrugëtimit arsimor të nxënësve tanë!

Nga klasa parashkollore deri në përfundim të gjimnazit, fëmija juaj mund të bëhet pjesë e një shkolle moderne dhe të kompletuar, e cila e zhvillon në mënyrën më të mirë, intelektualisht, emocionalisht dhe shoqërisht.

Regjistroni fëmijën tuaj në një shkollë që frymëzon, ndihmon dhe e udhëzon drejt një të ardhmeje të ndritur!

Për më shumë informacione rreth regjistrimeve:

www.horizonschool-ks.com
 info@horizonschool-ks.com

 048 153 153

Horizon School, a Cambridge International School.

E ardhmja nis me ne!

The post Horizon School, regjistrimet po vazhdojnë! appeared first on Telegrafi.

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

Plani i miratuar së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu synon që forcat izraelite të marrin nën kontroll qytetin e Gazës, në veri të enklavës, për herë të parë gjatë këtij konflikti.

Qyteti, që është shtëpi për një milion banorë, është i rrethuar nga toka që tashmë ndodhet nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ose është subjekt i një urdhri evakuimi.

Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi, raporton bbc.

Më në jug, sipas OKB-së, ka zona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përgjatë bregdetit të Mesdheut, që nuk janë të pushtuara nga Izraeli.

Këto zona përfshijnë kampet e refugjatëve, ku aktualisht jeton pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga ushtria izraelite.

Ndryshe, plani izraelit tashmë ka hasur në kundërshtime si brenda Izraelit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar. /Telegrafi/

The post Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli? appeared first on Telegrafi.

Aktakuzë për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Sh., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 09.12.2024 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331, par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 77, par.1, dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, par.3 lidhur me par.2 dhe nenin 77, par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga muaji shtator i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, përkatësisht deri me datë 09.12.2024 për vete pranon dhe kontrakton shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, varfërinë, papërvojën dhe paaftësinë e tij për të gjykuar, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 €.

Dhe në momentin kur viktima has në vështirësi që t’ia paguajë borxhin në fjalë, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njëjtit për kthimin e borxhit, me ç’rast duke filluar nga muaji prill i vitit 2024, i pandehuri i siguron viktimës të hollat në shumën prej 10,000.00 € (dhjetëmijë euro) për të cilën shumë më pas e detyron viktimën të paguajë kamatë prej 15%, duke vazhduar më tej, përkatësisht në muajin qershor, 2024, sërish i mundëson viktimës të marrë në dispozicion shumën e të hollave prej 5,000.00 € (pesëmijë eurosh), për të cilën shumë – vetëm për 6 (gjashtë) javët e para, viktima është detyruar të paguajë kamatë në shumën prej 3,000.00 € (tremijë euro) duke përfshirë edhe shumën totale të borxhit prej 5,000.00 € (pesëmijë eurosh).

Dhe sërish brenda të njëjtit muaj, i siguron viktimës shumën e parave prej 10,000.00 € (dhjetëmijë eurosh) me kamatë prej 18% dhe më pas në muajin korrik, 2024, i njëjti sërish i mundëson viktimës, përkatësisht ia siguron shumën e të hollave prej 2,000.00 € (dymijë eurove) për të cilën shumë e detyron të paguajë kamatë prej 20%, për të vazhduar më tej, konkretisht në muajin gusht të vitit 2024, i pandehuri sërish i mundëson viktimës të marrë para (gjithnjë me interes – fajde) në shumën prej 10,000.00 € (dhjetëmijë euro) duke e ngarkuar me kamatë prej 15%, për të cilën shumë, për të vazhduar më pas brenda po të njejtit muaj (Gusht, 2024), deri kur me datë 09.12.2024 në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, i pandehuri kapet në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës duke pranuar nga viktima të hollat në shumën prej 5,000,00 € (pesëmijë euro) – gjithnjë në emër të kamatave të papaguara për huadhëniet me fajde, i cili arrestohet në vendin e ngjarjes, me ç’rast në total viktima ka paguar para me interes – kamatë të paligjshme në shumën prej 14,600.00 € (katërmbëdhjetëmijë e gjashtëqind euro) dhe ende nuk ka arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës prej 21,400.00 € (njëzet e njëmijë e katërqind euro) gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të hollave me fajde, e cila kap vlerën prej 81,400.00 € (Tetëdhjetë e njëmijë e katërqind euro). Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri F.Sh., nga muaji janar dhe në vazhdimësi, gjegjësisht deri në muajin prill të vitit 2024, në intervale të ndryshme kohore, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, organizon, merr pjesë dhe ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit të kazinove dhe lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leja apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë që përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit A.Z të luajë bixhoz të paligjshëm, me ç’rast ky i fundit deri në muajin Prill të vitit 2024 i mbetet borxh të pandehurit në shumën prej 70,000.00 € (Shtatëdhjetë mijë euro), ku paraprakisht, përveç kësaj shume të borxhit, i dëmtuari i kishte dhënë të pandehurit edhe 20,000.00 € (Njëzet mijë euro) me qëllim që t’ia mundësojë qasjen në lojërat e fatit, kështu duke i sjellë vetes fitim – dobi pasurore, përkatësisht duke i shkaktuar të dëmtuarit humbje financiare në shumën prej 90,000.00 € (Nëntëdhjetë mijë euro). Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Telegrafi/

 

The post Aktakuzë për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm appeared first on Telegrafi.

Arrestohet ushtari amerikan – tentoi t’i dorëzojë rusëve informacione sekrete

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj Taylor Adam Lee, një ushtar aktiv i vendosur në Fort Bliss të Teksasit, i cili dyshohet se i ka dorëzuar një zyrtari rus një ‘memory card’ me informacione të ndjeshme. Lee, që kishte leje për të pasur qasje në të dhëna shumë sekrete, është akuzuar sipas Ligjit për Spiunazhin.

Prokurorët pretendojnë se ai ka tentuar të shkëmbejë informacionet konfidenciale në këmbim të shtetësisë ruse.

“Ky arrestim është një kujtesë alarmante për kërcënimin serioz me të cilin përballet ushtria jonë amerikane,” deklaroi gjeneral brigade Sean F. Stinchon nga Komanda për Kundërzbulimin Ushtarak.

Amerikani 22-vjeçar u paraqit dje në një gjykatë federale dhe përveç akuzave për spiunazh, ai përballet edhe me akuza sipas Ligjit amerikan për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Prokurorët pretendojnë se Lee është takuar në korrik me një përfaqësues të qeverisë ruse dhe ka tentuar të ndajë informacione të klasifikuara, raporton bbc.

“Amerika nuk është e kënaqur me mua sepse po përpiqem të zbuloj dobësitë e saj. Në këtë moment, do të isha i gatshëm të ofroja ndihmë vullnetare për Federatën Ruse, në çdo mënyrë që mundem,” ka thënë Lee sipas prokurorëve.

Sipas tyre, Lee ka diskutuar për dorëzimin e një pjese të pajisjes që përdoret brenda tankut Abrams. Më 31 korrik, ai thuhet se e ka dorëzuar pajisjen në një magazinë në El Paso, Teksas.

Prokurorët thonë se më pas i ka dërguar një mesazh përfaqësuesit rus “misioni i përfunduar”. /Telegrafi/

The post Arrestohet ushtari amerikan – tentoi t’i dorëzojë rusëve informacione sekrete appeared first on Telegrafi.

Izraeli do të pushtojë tërë Gazën – ndiqni të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas një takimi që zgjati gjatë gjithë natës, dhe me të konfirmohet se për t’i dhënë fund konfliktit është e nevojshme “marrja e plotë e kontrollit të sigurisë mbi Rripin e Gazës”.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute, rreth zhvillimeve në Rripin e Gazës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:59:09" ["time"]=> string(11) "Para 59 min" ["update"]=> bool(true) } Para 59 min

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën, Hamasi: Netanyahu dëshiron të sakrifikojë pengjet

Duke iu referuar planit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës, Hamasi tha se kryeministri dëshiron të “heqë qafe” pengjet që ende mbahen në këtë territor.

Besohen të jenë rreth 50 pengje që Hamasi ende i mban që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:53:42" ["time"]=> string(11) "Para 53 min" ["update"]=> bool(true) } Para 53 min

Si do të zhvillohet pushtimi i Gazës – plani izraelit pritet të zgjasë pesë muaj

Miratimi nga kabineti i sigurisë së Izraelit për zgjerimin e luftës në Gaza përfshin më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Pos pesë parimeve që janë miratuar për përfundimin e luftës, tashmë po zbardhet edhe plani si dhe fazat nëpër të cilat do të pushtohet në tërësi Gaza…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:52:39" ["time"]=> string(11) "Para 52 min" ["update"]=> bool(true) } Para 52 min

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën – këto janë pesë hapat për përfundimin e luftës

Zyra e Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Kabineti i Sigurisë ka rënë dakord me “propozimin e kryeministrit izraelit për të mposhtur Hamasin”.

“FDI-ja (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) do të përgatitet për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërkohë që do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatën civile jashtë zonave të luftimeve”, thuhet në deklaratë…më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-08-2025 09:51:21" ["time"]=> string(11) "Para 51 min" ["update"]=> bool(true) } Para 51 min

Miratohet plani i Netanyahut – Izraeli po shkon drejt pushtimit të plotë të Gazës

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin ushtarak mbi qytetin e Gazës, një hap që shënon një përshkallëzim të ri dhe të madh në luftë.

Vendimi u mor pas një takimi që zgjati gjatë gjithë natës, dhe me të konfirmohet se për t’i dhënë fund konfliktit është e nevojshme “marrja e plotë e kontrollit të sigurisë mbi Rripin e Gazës”…më shumë.

 

The post Izraeli do të pushtojë tërë Gazën – ndiqni të gjitha zhvillimet, minutë pas minute appeared first on Telegrafi.

Refuzimi i Real Madridit për Topin e Artë thellohet me protestë të heshtur për nominimet

Marrëdhënia e tendosur e Real Madridit me Topin e Artë nuk tregon shenja shkrirjeje, me klubin që vazhdon të distancohet nga çmimi më prestigjioz individual i futbollit, duke e trajtuar atë sikur nuk ka asnjë vlerë.

Sipas gazetës Sport, pavarësisht se disa lojtarë të Real Madridit u emëruan në listën e ngushtë të vitit 2025, klubi ka ruajtur një heshtje të dukshme, duke nënvizuar një përçarje të thellë që filloi në vitin 2024 kur Vinicius Junior humbi çmimin ndaj Rodri të Manchester Cityt.

Tensionet shpërthyen vitin e kaluar kur Real Madridi anuloi papritur planet e udhëtimit për në ceremoninë e Parisit vetëm disa orë para ngjarjes, duke e bojkotuar atë në shenjë proteste pasi mësoi se Vinicius nuk do të fitonte.

 

🚨 Real Madrid have decided not to talk about the Ballon d’Or. The club did not congratulate any of the nominees on social media or on RMTV.

@partidazocope pic.twitter.com/sxGTbAsJWU

— Madrid Universal (@MadridUniversal) August 7, 2025

Vendimi, i përshkruar nga Marca si një “deklaratë e fortë”, u nxit nga dyshimet për ndikimin e UEFA-s, duke pasur parasysh partneritetin e ri të organizatës me France Football në menaxhimin e Topit të Artë.

Mosmarrëveshjet e gjata të Real Madridit me UEFA-n, veçanërisht mbi projektin e Superligës Evropiane, kanë intensifikuar mosbesimin, me burime të klubit të cituara nga gazeta AS që sugjerojnë se rezultati i çmimit ishte “i motivuar politikisht”.

Këtë vit, pavarësisht nominimeve për lojtarë si Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, Real Madridi është përmbajtur nga pranimi i çmimeve në faqen e tyre zyrtare ose në kanalet e mediave sociale, një kontrast i fortë me angazhimin e tyre të zakonshëm.

Heshtja shtrihet edhe tek vetë të nominuarit meshkuj, asnjëri prej të cilëve nuk ka komentuar publikisht mbi nominimet e tyre. /Telegrafi/

The post Refuzimi i Real Madridit për Topin e Artë thellohet me protestë të heshtur për nominimet appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Prizren-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merren njësitet relevante policore.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

The post Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” appeared first on Telegrafi.

Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikën kufitare “Bogorodicë” është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga LAMM.

Siç informon LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

The post Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është 30 minuta appeared first on Telegrafi.

Si do të zhvillohet pushtimi i Gazës – plani izraelit pritet të zgjasë pesë muaj

Miratimi nga kabineti i sigurisë së Izraelit për zgjerimin e luftës në Gaza përfshin më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Pos pesë parimeve që janë miratuar për përfundimin e luftës, tashmë po zbardhet edhe plani si dhe fazat nëpër të cilat do të pushtohet në tërësi Gaza.

Faza fillestare: Afati për fazën e parë të operacionit, që përfshin evakuimin e Qytetit të Gazës dhe zgjerimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare është 7 Tetor, sipas burimit.

Data 7 Tetor i vitit 2025 është përvjetori i dytë i sulmit të udhëhequr nga Hamasi që shkaktoi luftën e Izraelit në Gaza. Data është zgjedhur me qëllim për shkak të simbolikës që ka, tha burimi.

Sipas një burimi të dytë izraelit, Izraeli do të zgjerojë ndjeshëm përpjekjet për ndihma humanitare në fillim të fazës së parë, por plani nuk parashikon shpërndarje të ndihmave brenda Qytetit të Gazës, si një mënyrë për të nxitur palestinezët të evakuohen.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj, tha një zyrtar izraelit për CNN përpara votimit të kabinetit.

Plani i miratuar është disi më i kufizuar sesa një marrje e plotë e të gjithë enklavës, duke u përqendruar vetëm në Qytetin e Gazës dhe duke përjashtuar kampet përreth.

Por, gjithsesi, përfshin evakuimin me forcë të gati gjysmës së popullsisë së territorit. Ushtria izraelite tashmë kontrollon 75 për qind të Gazës.

Rezerva ushtarake: Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, paralajmëroi kabinetin e sigurisë për rrezikun e përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza dhe pasojat ndërkombëtare të një përshkallëzimi të tillë të luftës, sipas burimit të parë, por paralajmërimet e tij u injoruan.

Zamir gjithashtu i paralajmëroi anëtarët e kabinetit të sigurisë për rrezikun që u kanoset 50 pengjeve që ende mbahen, nga të cilët mendohet se 20 janë ende gjallë.

Në vend të kësaj, Zamir paraqiti një plan më të kufizuar, të fokusuar në rrethimin e Qytetit të Gazës dhe zonave të tjera, por burimi tha se kabineti i sigurisë e hodhi poshtë planin.

Në një referencë të dukshme ndaj propozimit të Zamir, zyra e Netanyahut tha se një “plan alternativ që ishte paraqitur kabinetit të sigurisë nuk do të arrinte as shkatërrimin e Hamasit dhe as kthimin e pengjeve”. /Telegrafi/

The post Si do të zhvillohet pushtimi i Gazës – plani izraelit pritet të zgjasë pesë muaj appeared first on Telegrafi.

Shërbimi i Hemodializës po funksionalizohet për herë të parë në Podujevë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të premten funksionalizohet Shërbimi i Hemodializës në Podujevë.

Në njoftim thuhet se ky shërbim që po bëhet për herë të parë në Komunën e Podujevës do të ofrohet në objektin e Poliklinikës Specialistike.

“Në këtë ceremoni që fillon në orën 10:00 do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Shërbimi i Hemodializës po funksionalizohet për herë të parë në Podujevë appeared first on Telegrafi.

Real Madridi synon një nënshkrim të ri prej 130 milionë eurosh

Real Madridi ka rinovuar interesin për Vitinhan, një nga mesfushorët më të lakmuar për performancat e tij të shkëlqyera me Paris Saint-Germain, me qëllimin për të forcuar mesfushën e tyre me një lojtar të aftë për të organizuar dhe krijuar nga themelet.

Bordi madrilen e konsideron lojtarin portugez si profilin ideal për të shoqëruar lojtarë si Jude Bellingham dhe Federico Valverde, dhe përfundimisht për të udhëhequr mesfushën, dhe ka vendosur të rinovojë ofertën e tyre për nënshkrimin e tij.

Vitinha po vjen nga një sezon i shkëlqyer me PSG-në, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në skemën e Luis Enriques që e çoi ekipin parisien drejt tripletës.

Kësaj i shtohet edhe performanca e tij e jashtëzakonshme me ekipin kombëtar portugez, me të cilin fitoi Ligën e Kombeve. Pjekuria, vizioni dhe aftësia e tij për të thyer linjat e sulmit e bëjnë atë një objektiv prioritar.

Megjithatë, negociatat po rezultojnë të jenë një betejë e vështirë. PSG e ka bërë të qartë qëndrimin e saj: nuk do të pranojë më pak se 130 milionë euro për largimin e tij.

Kjo shifër përfaqëson një pengesë pothuajse të pakapërcyeshme për Real Madridin, përveç nëse mund të lirojë hapësirë dhe burime në skuadrën e saj. Largimet e Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz mund të jenë çelësi për të hapur rrugën për nënshkrimin e lojtarit portugez.

Xabi Alonso e ka dhënë tashmë miratimin e tij. Ai e konsideron Vitinhan një lojtar kyç për stilin e tij të lojës, veçanërisht për aftësinë e tij për të gjeneruar avantazh dhe për të ruajtur posedimin nën presion. Por që lëvizja të materializohet, Real Madridi do të duhet të veprojë me saktësi kirurgjikale në tregun e transferimeve.

Për momentin, Vitinha mbetet në Paris. Por interesi i Real Madridit mbetet dhe gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë në javët në vijim. Vera premton lëvizje të rëndësishme… dhe kjo mund të jetë një nga më të shtrenjtat. /Telegrafi/

The post Real Madridi synon një nënshkrim të ri prej 130 milionë eurosh appeared first on Telegrafi.

Rusia tregton hapur fëmijët e rrëmbyer ukrainas

Rusia po tregton hapur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga territoret e pushtuara, paralajmëron Mykola Kuleba nga organizata “Save Ukraine”.

Në faqet zyrtare të LNR-së publikohen fotografi, të dhëna personale dhe madje edhe “niveli i bindshmërisë” së fëmijëve, si në një katalog produktesh.

Kuleba thotë se ky është krim lufte i organizuar nga shteti rus përmes adoptimeve të detyruara dhe fshirjes së identitetit.

Russia isn’t even trying to hide it anymore. It’s openly trafficking Ukrainian children.

On official platforms, Ukrainian orphans are displayed like products in an online marketplace.

Full-face photos. Age. Eye color. Health status. Even “obedience level.” Filterable. Sortable.… pic.twitter.com/SYcRxlx0JD

— Mykola Kuleba (@MykolaKuleba) August 7, 2025

Që nga viti 2014, fëmijëve u ndryshohen emrat, mbiemrat dhe datat e lindjes.

Deri më tani, janë deportuar dhjetëra mijëra fëmijë. “Save Ukraine” ka shpëtuar mbi 750 prej tyre.

Kuleba bën thirrje për veprim se “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë një profil që klikohet”.

Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putinin, i cili akuzohet edhe për këtë krim. /Telegrafi/

The post Rusia tregton hapur fëmijët e rrëmbyer ukrainas appeared first on Telegrafi.

KSHZ ka miratuar udhëzime për përzgjedhjen e Bordeve të reja zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka marrë disa vendime përpara zgjedhjeve lokale.

Komisioni miratoi udhëzime për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet zgjedhore, të cilat rrjedhin nga detyrimet ligjore për të formuar përbërje të reja nga radhët e administratës shtetërore, pasi mandati katërvjeçar i bordeve zgjedhore, të cilat u zgjodhën para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, skadoi këtë vit.

Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, është miratuar edhe një metodologji për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet e reja zgjedhore.

“Zgjedhjet do të zhvillohen përmes një sistemi përzgjedhjeje të rastësishme nga Ministria e Administratës Publike (MAP), në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe bazuar në udhëzimet mbi përfaqësimin gjinor dhe kombëtar”, theksoi ai.

Kondarko informoi se Draft Metodologjia për emërimin e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të Bordeve të reja zgjedhore rrjedh nga udhëzimet e miratuara dhe i referohet zgjedhjes së re që do të pasojë deri në fund të gushtit të përbërjes së re nga radhët e administratës.

“Pastaj, në shtator, do të pasojë trajnimi i tyre i duhur dhe shpërndarja e manualeve për punën e tyre”, deklaroi Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Kondarko./Telegrafi/

The post KSHZ ka miratuar udhëzime për përzgjedhjen e Bordeve të reja zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV appeared first on Telegrafi.

❌