❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Chelsea, “mbreti” i botĂ«s/ AnglezĂ«t mundin Paris SG nĂ« finalen e botĂ«rorit

Chelsea Ă«shtĂ« “mbreti” i botĂ«s. Ekipi londinez mundi nĂ« finalen e botĂ«rorit, Paris SG.

Edhe pse konsideroheshin favoritë, francezët nuk shfaqën lojën e tyre më të mirë.

Anglezët patën më shumë dëshirë dhe grintë në finale, teksa fituan me rezultatin e pastër, 3-0./abcnews.al

BE shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se tarifat hakmarrëse të BE-së mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.

Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Hakmarrja e BE-sĂ«, e cila do tĂ« kishte arritur nĂ« 21 miliardĂ« euro mallra amerikane, u pezullua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« mars. Kjo ndĂ«rprerje Ă«shtĂ« zgjatur deri nĂ« fillim tĂ« gushtit”, tha von der Leyen nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« dielĂ«n.

Ministrat e Tregtisë së BE-së pritet të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar se si të përgjigjen.

Kjo vjen pasi Trump i shkroi një letër von der Leyen, duke njoftuar planet e tij për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e BE-së nga 1 gushti.

Chelsea “vret” finalen/ Pano: Ekipi anglez mĂ« pragmatist nĂ« pjesĂ«n e parĂ«, e ndĂ«shkoi Parisin

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Chelsea ishte më pragmatist në pjesën e parë, realizoi tre gola ndaj Paris SG në finalen e botërorit të klubeve.

NĂ« emisionin “BotĂ«rori i vogĂ«l” nĂ« ABC News, Pano u shpreh se pjesa e parĂ« ishte me ritĂ«m.

“NjĂ« ndeshje e bukur, njĂ« pjesĂ« e parĂ« me gola, me ritĂ«m. Dy ekipe qĂ« rrezikuan njĂ«ra-tjerĂ«n, por Chelsea ishte mĂ« pragmatist dhe e ndĂ«shkoi Parisin me lojĂ«n e saj, me armĂ«t e veta. Jo mĂ« kot Chelsea e afroi Palmer, 65 milionĂ« euro nga Brighton. ËshtĂ« lojtar qĂ« i di shumĂ« mirĂ« zonat, punon pĂ«r ekipin. Te goli ishte njĂ« teknikĂ« e pĂ«rkryer. Duket se Chelsea ka dĂ«shirĂ« mĂ« tĂ« madhe se Parisi pĂ«r ta fituar kĂ«tĂ« trofe.”, theksoi ai./abcnews.al

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin e Londrës

Një aeroplan është rrëzuar në aeroportin e Londrës, ka konfirmuar policia metropolitane.

Policia e Essex tha se u njoftua për një aeroplan 12 metra të lartë që po merrte flakë në vendin e ngjarjes në Southend-on-Sea, pak para orës 16:00 të dielën.

Shërbimi i autoambulancës së Anglisë Lindore tha se katër ekipe ishin në vendngjarje, përfshirë një automjet reagimi të shpejtë, një automjet reagimi në zona të rrezikshme dhe një ndihmës mjekësor të lartë.

Deputeti laburist pĂ«r Southend West dhe Leigh, David Burton-Sampson, tha nĂ« X: “Mendimet e mia janĂ« me tĂ« gjithĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ«t”.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i policisĂ« sĂ« Essex tha: “Ne po punojmĂ« me tĂ« gjitha shĂ«rbimet e emergjencĂ«s nĂ« vendngjarje tani dhe se puna do tĂ« vazhdojĂ« pĂ«r disa orĂ«. Ne do t’i luteshim publikut tĂ« shmangĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« sa herĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur ndĂ«rsa kjo punĂ« vazhdon”.

Policia tha se, si masë paraprake, oficerët kanë evakuuar klubin e golfit Rochford Hundred dhe klubin e ragbit Westcliff për shkak të afërsisë me incidentin.

Tiranë, i moshuari vetëvritet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

NĂ« rrugĂ«n “Ferdinand Paparisto”, njĂ« shtetas ka njoftuar SallĂ«n Operative tĂ« DVP TiranĂ« se nĂ« banesĂ« ka konstatuar pa shenja jete babain e tij,  rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se Ă«shtĂ« vetĂ«vrarĂ« me mjet prerĂ«s.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që kur u rikthye në detyrë.

Financimi i ri mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r t’i dĂ«rguar njĂ« mesazh RusisĂ«, thanĂ« burimet, me Trumpin qĂ« Ă«shtĂ« shprehur publikisht i frustruar me Vladimir Putinin ditĂ«t e fundit.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Trump ka 3.85 miliardë dollarë të mbetura në autoritetin presidencial të tërheqjes së buxhetit nga epoka e Bidenit, të cilin mund ta përdorë për të dërguar pajisje ushtarake amerikane në Ukrainë.

Ish-zyrtarĂ«t thanĂ« gjithashtu se presidenti amerikan ka fuqinĂ« tĂ« sekuestrojĂ« rreth 5 miliardĂ« dollarĂ« asete ruse tĂ« huaja dhe t’i drejtojĂ« fondet nĂ« UkrainĂ«, megjithĂ«se as Trump dhe as Joe Biden nuk e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«./abcnews.al

Masakra e Dobraçit/ Dritëhijet e hetimeve dhe lirimi i të arrestuarit të vetëm

Pasditen e 30 tetorit 2024, Shkodra, por jo vetëm, u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, që shkaktoi 4 viktima.

NjĂ« makinĂ« tip “Benz” me xhama tĂ« zinj, e drejtuar nga Hamza Lici, me pasagjer Arlind Bushatin, qĂ« udhĂ«tonte drejt rrugĂ«s nacionale ShkodĂ«r-Koplik, nĂ« lagjen Dobraç, u sharrua nga plumbat.

Nga pas, i ndiqte njĂ« fuoristradĂ« “Land Rover”, ku mendohet se ndodheshin 3 persona. Sapo u ndodhĂ«n paralelisht, nga fuoristrada drejt makinĂ«s qĂ« drejtohej nga 23-vjecari Lici nisi njĂ« breshĂ«ri kallashnikovi.

Të shtënat vijuan pa u ndalur përgjatë 300 metrave në ecje e sipër derisa shoferi humbi vetëdijen dhe makina u përplas në gjendje të lirë te muri rrethues i një objekti. Hamza Lici, djali i vogël i familjes Lici ndërroi jetë në vend. Pak orë më vonë, humbi jetën në spital edhe miku i tij, 32-vjeçari Arlind Bushati.

Atentati ishte i pamĂ«shirshĂ«m, me objektiv tĂ« qartĂ«, eliminimin fizik tĂ« personave qĂ« ishin nĂ« makinĂ«n “Benz”. Drejtuesi i “Land Rover”-it dhe dy qitĂ«sit nuk morĂ«n parasysh as qytetarĂ«t e rastĂ«sishĂ«m nĂ« vendngjarje. TĂ« gjendur nĂ« vendin dhe kohĂ«n e gabuar, çifti Bashkim dhe Flutura Basha, qĂ« po udhĂ«tonin nĂ« atĂ« moment me motor, humbĂ«n jetĂ«n nĂ« atĂ« ngjarje. Automjeti qĂ« drejtonte Hamza Lici, humbi kontrollin pas breshĂ«risĂ« sĂ« plumbave dhe pĂ«rplasi motorin e çiftit Basha. Flutura humbi jetĂ«n nĂ« vend, ndĂ«rsa Bashkimi u plagos rĂ«ndĂ« nĂ« kokĂ«, duke ndĂ«rruar jetĂ« mĂ« vonĂ« nĂ« spitalin e ShkodrĂ«s. Ata ishin viktima tĂ« pafajshme qĂ« nuk kishin asnjĂ« lodhje me atentatorĂ«t dhe objektivin e tyre.

Dosja e ngjarjes që mori emrin Masakra e Dobraçit, fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, por më 11 shtator, organi i akuzës atje shpalli moskompetencë dhe çështja tashmë është në duart e SPAK, pasi ka dyshime se vrasja e 4-fishtë është vepër e një grupi të strukturuar kriminal.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por edhe njĂ« person tjetĂ«r qĂ« mendohet se udhĂ«tonte me ta nĂ« makinĂ« dhe qĂ« dita ditĂ«s pas hetimeve ka dyshime tĂ« ketĂ« qenĂ« Ibrahim Lici. Prezenca e tij nĂ« automjet nisi tĂ« diskutohej pas pamjeve qĂ« u publikuan nĂ« media, ku njĂ« person i gjakosur shihej pranĂ« trupit tĂ« pajetĂ« tĂ« Hamza Licit. Burimet konfirmuan se ky person ishte pikĂ«risht Ibrahim Lici, i cili kishte pak kohĂ« qĂ« ishte kthyer ilegalisht nĂ« ShqipĂ«ri. Ai supozohej tĂ« ishte nĂ« Turqi, nĂ«n masĂ«n e “arrestit tĂ« shtĂ«pisĂ«â€, ku ishte nĂ« pritje tĂ« ekstradimit, duke qenĂ« person i kĂ«rkuar nga drejtĂ«sia shqiptare. MegjithatĂ«, as efektivĂ«t e Shqiponjave qĂ« ndodheshin shumĂ« pranĂ« tij nĂ« vendngjarje, nuk arritĂ«n tĂ« vepronin. Veprim qĂ« nĂ« fakt u kushtoi prangat 4 efektivĂ«ve, tĂ« cilĂ«t mĂ« vonĂ« u liruan nga Gjykata.

Disa javĂ« pas atentatit, kur dosja ishte nĂ« duart e SPAK, prokurorĂ«t e Posaçëm, i kĂ«rkuan GjykatĂ«s leje pĂ«r tĂ« ushtruar kontroll nĂ« zonĂ«n e “Dobraçit”, ku jetojnĂ« anĂ«tarĂ«t e fisit Bajri, tĂ« njohur pĂ«r hasmĂ«rinĂ« me familjen Lici. NjĂ« operacion i nisur nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« datĂ«s 12 dhjetor 2024, solli rrethimin e ShkodrĂ«s nga forcat speciale RENEA, qĂ« kryen veprime nĂ« zbatim tĂ« urdhrit tĂ« SPAK. Kontrolle u kryen edhe nĂ« Kiras, ku jeton familja Lici, por edhe nĂ« disa zona pĂ«rreth. MegjithatĂ« operacioni u mbyll me sekuestrimin e 5 automjeteve, njĂ« e blinduar me targa ruse, si dhe njĂ« shumĂ« parash e disa telefona. Safet Bajri u shoqĂ«rua dhe u la i lirĂ« pak mĂ« vonĂ« e po ashtu edhe disa persona tĂ« tjerĂ«. NdĂ«rsa askush nuk ra nĂ« gjurmĂ«t e Ibrahim Licit. MegjithĂ«se burimet thonĂ« se shumĂ« shpejt do tĂ« ketĂ« emra konkret personash tĂ« akuzuar pĂ«r “MasakrĂ«n e Dobraçit”, viti 2024 u mbyll pa ndonjĂ« tĂ« arrestuar.

Kjo ngjarje po hetohet bashkĂ« me dy procedime tĂ« tjera qĂ« duket se SPAK do i bashkojĂ« nĂ« njĂ« tĂ« vetĂ«m. Fillimisht, nĂ« PolicinĂ« e ShkodrĂ«s, mĂ« 22 janar 2025 u vetĂ«dorĂ«zuan dy persona. Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, tĂ« cilĂ«t njihen nĂ« ShkodĂ«r si persona pranĂ« fisit Bajri. TĂ« shoqĂ«ruar nga avokati Sokol Tahiri, ata u paraqitĂ«n nĂ« DrejtorinĂ« e PolicisĂ«, pasi ndaj tyre kishte njĂ« masĂ« sigurie “arrest me burg” nga Prokuroria e ShkodrĂ«s, pĂ«r plagosjen e Vladimir Bruçit. MĂ« 3 qershor tĂ« vitit 2024, pesĂ« persona dhunuan me sende tĂ« forta Vladimir Bruçin, pĂ«r njĂ« vend parkim, nĂ« mes tĂ« ditĂ«s nĂ« qytetin e ShkodrĂ«s. PĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje, mĂ« 4 qershor 2024, policia arrestoi edhe Edmond SakicĂ«n, ndĂ«rsa nĂ« kĂ«rkim rezultojnĂ« ende Samet Halluni dhe Alban Bruçi. NjĂ« tjetĂ«r person qĂ« kĂ«rkohej pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje, Arlind Kajoshi, i cili njihet si lidhje e Izmir SakicĂ«s, Samuel Troshanit dhe Samed Hallunit, u arrestua mĂ« 25 maj 2025.

Por teksa ndodheshin në qeli për këtë ngjarje, për Izmir Sakicën e Samuel Troshanin, vendoset një tjetër masë sigurie, kësaj here nga Gjykata e Posaçme. Ndërsa RENEA, me urdhër të SPAK zhvillon një operacion në Shkodër më 18 shkurt 2025. Një prej personave që pritej të shoqërohej ishte edhe Safet Bajri, por atë ditë nuk u gjet. SPAK urdhëroi arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 23 gusht të vitit 2024.

NjĂ« ditĂ« pas aksionit nĂ« ShkodĂ«r, Prokuroria e Posaçme dha informacion zyrtar, duke konfirmuar se operacioni u zhvillua nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r pĂ«rplasjen me armĂ« tĂ« ndodhur nĂ« RranxĂ« tĂ« Bushatit, ku u godit me armĂ« automjeti i blinduar “Audi A8”, me tĂ« cilin udhĂ«tonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica. Nga hetimet e zhvilluara rezulton ditĂ«n e ngjarjes, rreth orĂ«s 17.00 tĂ« pasdites personat nĂ«n hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, i cili ende nuk Ă«shtĂ« ndaluar. bashkĂ« me persona tĂ« tjerĂ« tĂ« paidentifikuar, janĂ« nisur tĂ« organizuar me mjete tĂ« blinduara nĂ« drejtim tĂ« fshatit RranxĂ«, nĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Bushat, Bashkia Vau i DejĂ«s. Sipas SPAK Personat nĂ«n hetim kanĂ« qenĂ« tĂ« armatosur dhe ka dyshime tĂ« arsyeshme tĂ« bazuara nĂ« prova, se ata kanĂ« shkuar nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« me qĂ«llim vrasjen e personit nĂ«n hetim AleksandĂ«r Prendi dhe familjarĂ«ve tĂ« tij, banorĂ« tĂ« kĂ«saj zonĂ«. NĂ« kohĂ«n qĂ« ata kanĂ« qenĂ« duke kaluar nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«, janĂ« qĂ«lluar me armĂ« zjarri nga personi nĂ«n hetim AleksandĂ«r Prendi. PĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje, Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” edhe pĂ«r Andrea Prendin, por as ai nuk Ă«shtĂ« arritur tĂ« arrestohet.

Por, burime nga grupi hetimor thonë se paralelisht me këtë procedim, për disa nga të dyshuarit dhe persona të tjerë, po kryhen hetime edhe në lidhje me Masakrën e Dobraçit. Madje deri në këtë fazë ka emra konkret personash të dyshuar që kanë marrë pjesë në atë ngjarje, por ende nuk janë mbledhur provat e nevojshme.

E teksa ende nuk janĂ« arritur tĂ« gjenden prova pĂ«r personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« vrasje, edhe personi i vetĂ«m qĂ« ndodhej nĂ« qeli, i dyshuar pĂ«r vjedhjen e makinĂ«s sĂ« pĂ«rdorur nga atentatorĂ«t, ka arritur tĂ« fitojĂ« lirinĂ«. Me njĂ« vendim tĂ« datĂ«s, 12 maj 2025, Gjykata e Posaçme, pranoi kĂ«rkesĂ«n e SPAK, pĂ«r zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, ndaj 24-vjeçarit Gjuljo Vuksani, i cili mbahej nĂ« burg prej datĂ«s 14 nĂ«ntor 2024, ku u ndalua nga Policia, pĂ«r vjedhje me pasoja tĂ« rĂ«nda. Gjykata ndryshoi masĂ«n nga “arrest nĂ« burg” nĂ« “arrest shtĂ«pie”.

Vuksani kishte bĂ«rĂ« edhe mĂ« herĂ«t kĂ«rkesĂ« pĂ«r zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«, qĂ« ishte rrĂ«zuar nga Gjykata e Posaçme mĂ« 14 shkurt 2025. NĂ« kĂ«tĂ« vendim, jepen detaje nga arrestimi i tij dhe shpallja nĂ« kĂ«rkim e bashkĂ«punĂ«torit nĂ« vjedhjen e makinĂ«s “Land Rover”, qĂ« u pĂ«rdor nga atentatorĂ«t nĂ« “MasakrĂ«n e Dobraçit”, e mĂ« pas u gjet e djegur bashkĂ« me armĂ«t e krimit. Shpjegohet dinamika e ngjarjes dhe se si Policia ra nĂ« gjurmĂ«t e dy personave qĂ« kishin vjedhur automjetin.

Dosja e Prokurorisë

NĂ« datĂ«n 30 tetor 2024, rreth orĂ«s 15:45, Ă«shtĂ« marrĂ« njoftim nĂ« SallĂ«n Operative tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r se nĂ« vendin e quajtur Rruga e Tuzit, fshati Dobraç, ka ndodhur plagosje me armĂ« zjarri dhe dyshohej se ishin plagosur dy persona. Dy shtetasit e plagosur janĂ« transportuar nĂ« Spitalin Rajonal ShkodĂ«r ku njĂ«ri nga kĂ«ta shtetas ka ndĂ«rruar jetĂ«, ndĂ«rsa personi tjetĂ«r Ă«shtĂ« transportuar nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«. Dy personat nĂ« fjalĂ« kanĂ« qenĂ« duke udhĂ«tuar me njĂ« mjet tip “Benz”, ngjyrĂ« e zezĂ«, me targa kroate ST 3510 AL. Si pasojĂ« e tĂ« shtĂ«nave, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me njĂ« motor me targa EDN 436, ku si pasojĂ« Ă«shtĂ« plagosur rĂ«ndĂ« drejtuesi i motorit, shtetasi Bashkim Basha dhe ka mbetur e vdekur nĂ« vend bashkĂ«shortja e tij, Flutur Basha, 56 vjeçe.

Në vijim është konstatuar se, viktima që ishte vrarë me armë zjarri, i cili ka qenë drejtues i mjetit me targa kroate, është identifikuar si shtetasi Hamza Lici, 23 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Guerile Shkodër. Personi i plagosur me armë zjarri, i cili po ashtu ka vdekur pas disa orësh në spital dhe ka qenë pasagjer në mjetin me targa kroate, është shtetasi Arlind Bushati, 32 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Drejtuesi i motorit, Bashkim Basha, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal Shkodër ka vdekur pas disa ditësh.

Rreth orĂ«s 17:00 Ă«shtĂ« marrĂ« njoftim se nĂ« fshatin Golem, NjĂ«sia Administrative Rrethina, pikĂ«risht nĂ« aksin dytĂ«sor rrugor tĂ« shtruar me çakull, me drejtim lĂ«vizje rruga e Koplik-ShkodĂ«r- Stom Golem, Ă«shtĂ« gjetur njĂ« mjet i djegur. Nga kĂ«qyrja e vendit tĂ« ngjarjes ka rezultuar se mjeti ishte tĂ«rĂ«sisht i djegur. Tek kupa e gomĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« anĂ«s sĂ« drejtuesit tĂ« mjetit ndodhet stema e markĂ«s “Land Rover”. NĂ« sipĂ«rfaqen e tokĂ«s, nĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme tĂ« mjetit Ă«shtĂ« gjetur targa e mjetit, e mbuluar me mbetje tĂ« djegura “PGCU597”. NĂ« krahun e majtĂ« tĂ« ndenjĂ«ses sĂ« pasagjerit pĂ«rpara u konstatua njĂ« armĂ« zjarri e djegur dhe nĂ« ndenjĂ«sen e pasme tĂ« pasagjerit u konstatua edhe njĂ« tjetĂ«r armĂ« zjarri, tĂ« cilat janĂ« sekuestruar nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale. Nga rikĂ«qyrja nĂ« ambientet e repartit tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« kĂ«tij mjeti Ă«shtĂ« fiksuar dhe numri i shasisĂ«.

Dosja e Prokurorisë

Nga kĂ«qyrja e kufomĂ«s sĂ« shtetasit Hamza Lici ka rezultuar se viktima kishte 17 plagĂ« me armĂ« zjarri nĂ« kokĂ« dhe nĂ« trup. Nga kĂ«qyrja e kufomĂ«s sĂ« shtetasit Arlind Bushati ka rezultuar se kishte njĂ« plagĂ« me armĂ« zjarri nĂ« kokĂ«. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« sistemin TIMS PORTAL, “E-gjoba” mjeti qĂ« iu gjet i djegur, figuron me “ALERT” nĂ« sistem dhe Ă«shtĂ« mjet i markĂ«s Land Rover, ngjyrĂ« gri e errĂ«t me targa AB445MC, i denoncuar i vjedhur dhe shpallur nĂ« kĂ«rkim nga Drejtoria Vendore e PolicisĂ« DurrĂ«s, mĂ« 18 prill 2024. Nisur nga ky fakt Ă«shtĂ« komunikuar me PolicinĂ« e DurrĂ«sit dhe nga ana e tyre Ă«shtĂ« njoftuar se shtetas tĂ« dyshuar pĂ«r vjedhjen e kĂ«tij automjeti ishin Gjuljo Vuksani, 24 vjeç dhe Gabriel Kola, 22 vjeç. KĂ«ta dy shtetas dyshohet se mĂ« datĂ« 17 prill 2024 kanĂ« vjedhur automjetin e mĂ«sipĂ«rm dhe automjete tĂ« tjerĂ« nĂ« qytetin e DurrĂ«sit.

ÇfarĂ« bie nĂ« sy nga dosja hetimore, Ă«shtĂ« miqĂ«sia qĂ« Arlind Bushati, njĂ«ri nga viktimat e “MasakrĂ«s sĂ« Dobraçit”, mund tĂ« ketĂ« pasur me autorin e dyshuar pĂ«r vjedhjen e makinĂ«s qĂ« u pĂ«rdor nĂ« ngjarje. TĂ« paktĂ«n, nga verifikimet nĂ« sistemin TIMS, Gjuljo Vuksani dhe Arlind Bushati rezultojnĂ« tĂ« kenĂ« udhĂ«tuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n makinĂ« drejt Malit tĂ« Zi dhe janĂ« kthyer brenda ditĂ«s, mĂ« 18 prill tĂ« vitit 2024. TĂ« dy kanĂ« dalĂ« dhe kanĂ« hyrĂ« ne territorin e ShqipĂ«risĂ« nga Pika e Kalimit Kufitar Muriqan. Automjeti, me tĂ« cilin kanĂ« udhĂ«tuar, ka qenĂ« “Audi A6”, nĂ« pronĂ«si tĂ« Arlind Bushatit.

Dosja e Prokurorisë

Gabriel Kola, nga verifikimet nĂ« sistemin TIMS rezultonte se ndodhej jashtĂ« territorit tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Dalja e tij e fundit ishte mĂ« datĂ« 13 qershor 2023 nga Komisariati i PolicisĂ« Rinas, ndĂ«rsa Gjuljo Vuksani sipas sistemit TIMS, rezultonte tĂ« ishte nĂ« ShqipĂ«ri, por mĂ« datĂ« 18 prill 2024 kishte dalĂ« nga territori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« PikĂ«n Kufitare Muriqan, me automjetin me targa AB666KP, nĂ« orĂ«n 08:40 dhe Ă«shtĂ« kthyer po atĂ« ditĂ« nĂ« orĂ«n 19:35, ku nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n orĂ« dhe me tĂ« njĂ«jtin automjet ka hyrĂ« dhe ka dalĂ« sĂ« bashku me viktimĂ«n, Arlind Bushati. Nga kĂ«qyrja e sistemit TIMS PORTAL, E-gjoba, mjeti me targa AB666KP figuron tĂ« jetĂ« automjet i markĂ«s “Audi”, modeli A6, ngjyrĂ« gri, nĂ« pronĂ«si tĂ« Arlind Bushati.

VJEDHJA E MAKINËS QË U PËRDOR NË KRIM

Makina “Land Rover”, e cila u pĂ«rdor nga atentatorĂ«t pĂ«r vrasjen e datĂ«s 30 tetor 2024, nĂ« Dobraç tĂ« ShkodrĂ«s, rezulton tĂ« jetĂ« vjedhur nĂ« DurrĂ«s 6 muaj para ngjarjes.

Dosja e Prokurorisë

Nga aktet hetimore qĂ« lidhen me vjedhjen rezulton se, nĂ« datĂ«n 17 prill 2024, nĂ« qytetin e DurrĂ«sit, nĂ« lagjen nr. 17 Ă«shtĂ« vjedhur automjeti “Land Rover”, me targa AB 445 MC. Nga hetimi dyshohet se autorĂ« tĂ« veprĂ«s penale janĂ« shtetasit Gabriel Ndue Kola dhe Gjulio Franc Vuksani, nga Shkodra, tĂ« cilĂ«t pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale kanĂ« pĂ«rdorur automjetin e markĂ«s “Mercedes Benz”, me targa AB 056 NB. Ata janĂ« ndalur nga ana e patrullĂ«s sĂ« policisĂ« tĂ« forcĂ«s “Shqiponja”, 2-3 orĂ« para ngjarjes sĂ« datĂ«s 17 prill 2024 pĂ«r kontroll rutinĂ«. U janĂ« marrĂ« gjeneralitetet dhe Ă«shtĂ« mbajtur raport shĂ«rbimi, si dhe u janĂ« mbajtur dhe kopje tĂ« lejeve tĂ« drejtimit dhe tĂ« targĂ«s sĂ« mjeti. Nga procesverbali i kĂ«qyrjes sĂ« pamjeve filmike rezulton tĂ« jenĂ« konstatuar dy personat nĂ«n hetim qĂ« vjedhin dy automjete “Land Rover”, pĂ«rfshirĂ« dhe atĂ« me targa AB 445 MC.

Në deklarimet e dhëna nga punonjësit e Policisë ata deklarojnë se personat në video janë të njëjtë me ata që kanë ndaluar gjatë patrullimit. Ndodhur para këtyre fakteve, nga ana e prokurorit është lëshuar urdhri i ndalimit për personin nën hetim Gjuljo Vuksani, urdhër ky i ekzekutuar në datën 14 nëntor 2024. I pyetur si person nën hetim, i ndaluari Gjuljo Vuksani ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarje, si dhe nuk ka pranuar që të ketë lëvizur në qytetin e Durrësit.

Organi i akuzĂ«s, nĂ« caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit vlerĂ«son rrezikshmĂ«risĂ« shoqĂ«rore qĂ« paraqet vepra penale “Vjedhja” me pasojĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, rrethanat e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, mĂ«nyrĂ«n e tĂ« vepruarit tĂ« personit nĂ«n hetim, i cili ka lĂ«vizur nga njĂ« qytet nĂ« tjetrin duke realizuar vjedhjet e automjeteve “Land Rover”, ku brenda njĂ« nate janĂ« vjedhur dy tĂ« tillĂ«, si dhe faktin mohues tĂ« tij, rrethana tĂ« cilat tregojnĂ« pĂ«r rrezikshmĂ«ri tĂ« personit nĂ«n hetim. Sipas ProkurorisĂ« masa qĂ« i pĂ«rmbush mĂ« sĂ« miri nevojat e sigurimit nĂ« rastin konkret Ă«shtĂ« ajo e “Arrestit nĂ« burg”.

NĂ« kĂ«to kushte, nĂ« datĂ«n 14 nĂ«ntor 2024, ora 17:55 nga ana e oficerĂ«ve tĂ« policisĂ« gjyqĂ«sore Ă«shtĂ« kryer ndalimi i Gjuljo Vuksanit, lindur nĂ« Australi dhe banues nĂ« RrugĂ«n “Tre HeronjtĂ«â€, ShkodĂ«r, i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhje”, me pasojĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, kryer nĂ« bashkĂ«punim.

Nisur nga kĂ«to rrethana, Prokuroria Posaçme i Ă«shtĂ« drejtuar GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kĂ«rkesĂ«n e datĂ«s 15 nĂ«ntor 2024 me objekt: “VleftĂ«simin e ligjshĂ«m tĂ« ndalimit dhe caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« burg” ndaj 24-vjeçarit Gjuljo Vuksani.

GJYKATA E POSAÇME

Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi e shqyrtoi çështjen me vendimin nr. 139, dt. 17 nĂ«ntor 2024 ka vendosur: Pranimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar. VleftĂ«simin e ligjshĂ«m tĂ« ndalimit tĂ« personit nĂ«n hetim Gjuljo Vuksani, kryer nga policia gjyqĂ«sore nĂ« datĂ« 14 nĂ«ntor 2024, si i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja”, me pasojĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«, kryer nĂ« bashkĂ«punim. Caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues ndaj tĂ« dyshuarit Gjuljo Vuksani atĂ« tĂ« “Arrestit nĂ« burg”. UrdhĂ«rohet Policia GjyqĂ«sore, qĂ« personi nĂ«n hetim Gjuljo Vuksani, tĂ« dĂ«rgohet menjĂ«herĂ« nĂ« institucionin e paraburgimit, pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar aty nĂ« dispozicion tĂ« organit procedues.

Kundër vendimit gjyqësor, është ushtruar ankim nga Gjuljo Vuksani dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 12 dhjetor 2024 ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por ndërkohë, me një tjetër vendim, atë të datës 12 maj 2025, Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë, duke e lënë atë në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme kishte regjistruar procedimin penal me nr. 220, tĂ« vitit 2024, tĂ« dĂ«rguar pĂ«r kompetencĂ« nga Prokuroria e ShkodrĂ«s, pĂ«r kryerjen e veprave penale “Vrasje nĂ« rrethana tĂ« tjera cilĂ«suese” kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procedimi janĂ« kryer edhe disa veprime tĂ« tjera hetimore, nĂ« lidhje me ngjarjen e datĂ«s 30 tetor 2024. JanĂ« kryer disa verifikimi nĂ« lidhje me personin e dytĂ«, qĂ« dyshohet tĂ« ketĂ« bashkĂ«punuar me Gjuljo Vuksanin pĂ«r vjedhjen e makinĂ«s qĂ« u pĂ«rdor nĂ« “MasakrĂ«n e Dobraçit”. Sipas raportit tĂ« shĂ«rbimit tĂ« datĂ«s 17 prill 2024, sĂ« bashku me Vuksani nĂ« makinĂ« me tĂ« ka qenĂ« edhe Gabriel Kola, i cili sipas raportit tĂ« TIMS, nĂ« kĂ«tĂ« datĂ« rezulton tĂ« ketĂ« qenĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Dosja e Prokurorisë

Nisur nga fakti se nĂ« ditĂ«n e vjedhjes sĂ« makinĂ«s, Gabriel Kola, sipas sistemit TIMS rezulton jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, janĂ« kryer verifikime pĂ«r persona tĂ« tjetĂ«r familjarĂ« tĂ« tij. Nga burime nĂ« rrugĂ« operative janĂ« mĂ«suar tĂ« dhĂ«na me interes lidhur me vĂ«llain e Gabriel KolĂ«s, shtetasin Paulin (Pavlin) Kola, 31 vjeç. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky shtetas Ă«shtĂ« dyshuar disa herĂ« pĂ«r vjedhjen e makinave apo mjeteve tĂ« tjera motorike nĂ« qytete tĂ« ndryshme tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Ky shtetas, gjithashtu Ă«shtĂ« dyshuar si autori i veprĂ«s penale “shkatĂ«rrim i pronĂ«s me eksploziv”, ku sĂ« bashku me Alvaro Vuksani (vĂ«llai i Gjuljo Vuksanit) kanĂ« vĂ«nĂ« njĂ« sasi lĂ«ndĂ« shpĂ«rthyese nĂ« zyrĂ«n e njĂ« notereje nĂ« TiranĂ«.

Pra, vëllezërit e dy personave të dyshuar për vjedhjen, kanë qenë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 janar 2024, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në një zyrë noterie në zonë e ish-Bllokut në kryeqytet. Zyra ishte në pronësi të noteres Esmeralda Dauti, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në derën e objektit. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Tiranës arrestoi Real Zefin, Korrado Katanën dhe Eno Flamurajn. Ndërsa shpalli në kërkim Paulin Kolën dhe Alvaro Vuksanin. Kola u arrestua 2 muaj pas ngjarjes, ndërsa Vuksani nuk u arrit të gjendej.

Prokuroria ka urdhëruar disa veprime shtesë hetimore, duke kërkuar nga kompanitë telefonike informacion lidhur me logimet e numrave të telefonit në pikat, ku sipas pamjeve filmike kanë lëvizur autorët në Durrës. Gjithashtu edhe në në lidhje me telefonin që i është sekuestruar Gjuljo Vuksanit, i cili është dërguar për ekspertim teknik-kompjuterik pranë Zyrës së Ekspertizës së Prokurorisë së Posaçme.

Nga ana tjetĂ«r, avokati i Gjuljo Vuksanit, Gerti Ymeri ka paraqitur nĂ« GjykatĂ«n e Posaçme, disa prova, qĂ« sipas tij dĂ«shmojnĂ« pĂ«r pafajĂ«sinĂ« e tĂ« arrestuarit qĂ« mbrohej prej tij. Provat nĂ« fakt lidhen me Gabriel KolĂ«n, person i cili sipas punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« ka qenĂ« sĂ« bashku me Gjuljo Vuksanin me datĂ« 17 prill 2024 nĂ« qytetin e DurrĂ«sit, ditĂ«n kur Ă«shtĂ« vjedhur automjeti i “Land Rover”, ngjyrĂ« gri, me targa AB 445 MC, me tĂ« cilin dyshohet se Ă«shtĂ« realizuar vrasja.

Avokati Gerti Ymeri

MĂ« konkretisht, shpjegojmĂ« se nĂ« datĂ«n nĂ« fjalĂ« shtetasi Gjuljo Vuksani dhe shtetasi Gabriel Kola nuk kanĂ« qenĂ« nĂ« qytetin e DurrĂ«sit dhe shpjegimet e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« qĂ« i ngarkojnĂ« kĂ«ta shtetas me pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kryerjen e kĂ«saj ngjarje rezultojnĂ« qartazi se janĂ« tĂ« pavĂ«rteta. NjĂ« fakt qĂ« provon kĂ«tĂ« pretendim tonin Ă«shtĂ« edhe ai qĂ« vetĂ« Prokuroria pranon nĂ« aktet e saj nĂ« ngarkim tĂ« Gjuljo Vuksanit, qĂ« Ă«shtĂ« ai se bashkĂ«punĂ«tori i “supozuar” i Gjuljos nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje, shtetasi Gabriel Kola nuk ndodhej nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« kohĂ«n e ndodhjes sĂ« kĂ«saj ngjarje, pasi ai rezultonte tĂ« kishte dalĂ« nga Republika e ShqipĂ«risĂ« me datĂ«n 13 qershor 2023. Ky fakt shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m hedh poshtĂ« si tĂ« pavĂ«rteta shpjegimet e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, tĂ« cilat pĂ«r sa kohĂ« rĂ«ndojnĂ« tĂ« dy shtetasit, si Gabriel KolĂ«n ashtu dhe Gjuljo Vuksani nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, nuk mund tĂ« vlerĂ«sohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pjesshme, por duhet tĂ« vlerĂ«sohen nĂ« tĂ«rĂ«si. Pra nĂ«se kĂ«to deklarime janĂ« tĂ« pasakta pĂ«r Gabriel KolĂ«n qartĂ«sisht ato duhet tĂ« çmohen nĂ« kĂ«tĂ« formĂ« edhe pĂ«r Gjuljo Vuksanin. Kjo bazuar jo vetĂ«m nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n e ngjarjes, por edhe nĂ« parimin procedurial tĂ« “çdo dyshimi nĂ« favor tĂ« personit nĂ«n hetim”.

Sipas avokatit, i takon Prokurorisë barra e provës për të vërtetuar saktësinë dhe bazueshmërinë e deklarimeve të punonjësve të Policisë. Sipas mbrojtjes, për sa kohë provohet se deklarimet e tyre janë të pasakta të paktën për njërin nga personat, në emër të të cilit ata deklarojnë kryerjen e ngjarjes, është e qartë që këto deklarime janë të pasakta në tërësi.

Avokati Gerti Ymeri

Në mbështetje të kësaj që thamë më sipër duam të depozitojmë si prova: a) Deklaratën noteriale të shtetasit Gabriel Kola (me vulë apostile) dhënë përpara noterit publik në shtetin Michigan, të SHBA, me datën 25.11.2024. Bazuar në këtë deklaratë noteriale evidentohet fakti se shtetasi Gabriel Kola ka hyrë në SHBA me datën 13.06.2023 dhe ndodhet në këtë shtet që në atë kohë. Po kështu përmes kësaj deklarate noteriale shtetasi Gabriel Kola mohon të këtë qenë me shtetasin Gjuljo Vuksani me datën 17.04.2024 në Durrës, duke shpjeguar se pas datës 13.06.2023 ai nuk ka ardhur më në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me Gjuljon. b) Kopje të pasaportës së shtetasit Gabriel Kola, ku evidentohen vulat që pasqyrojnë hyrjet dhe daljet e tij, që janë të datës 13.06.2024. c) Vërtetimet e pagës së shtetasit Gabriel Kola për gjithë vitin 2024, që vërtetojnë faktin se ky shtetas ka qenë gjatë gjithë vitit 2024 në shtetin Michigan SHBA, madje edhe në kohën kur pretendohet të këtë kryer ngjarjen me Gjuljo Vuksanin.

NĂ« fakt ka njĂ« lloj dyshimi edhe nĂ« lidhje me dĂ«shmitĂ« e punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, nisur edhe nga ngjashmĂ«ria fizike qĂ« Gjuljo Vuksani ka me tĂ« vĂ«llain, Alvaro Vuksani. Por qoftĂ« edhe me dokumentet qĂ« mund tĂ« kenĂ« paraqitur dy tĂ« rinjtĂ« e ndaluar nga Policia atje ditĂ«n kur Ă«shtĂ« realizuar vjedhja e makinĂ«s “Land Rover”, nĂ«se kanĂ« qenĂ« dokumentet e tyre apo tĂ« vĂ«llezĂ«rve, qĂ« nĂ« fakt rezultojnĂ« me precedentĂ« penalĂ«.

MegjithatĂ«, Gjykata e Posaçme nĂ« vendimin e datĂ«s 14 shkurt 2025, vlerĂ«son tĂ« theksojĂ« faktin se, nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i ikjes sĂ« personit nĂ«n hetim apo tĂ« pandehurit, ndaj tĂ« cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i ndikimit nĂ« marrjen ose vĂ«rtetĂ«sinĂ« e provave gjatĂ« fazĂ«s sĂ« hetimit ose rreziku i vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« veprimtarisĂ« kriminale. NĂ« çështjen objekt shqyrtimi, referuar dinamikĂ«s sĂ« veprimeve dhe akteve tĂ« hetimeve paraprake tĂ« realizuara nga organet proceduese, rezulton se aktualisht hetimet ndaj kĂ«tij personi nuk janĂ« mbyllur nga ana e organit tĂ« akuzĂ«s, i cili aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e hetimeve paraprake tĂ« mbledhjes sĂ« provave. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Gjykata çmon se nĂ« rastin konkret vijojnĂ« tĂ« ekzistojnĂ« shkaqe qĂ« vĂ«nĂ« nĂ« rrezik provat, nĂ«se ndaj personit nĂ«n hetim nuk do tĂ« vendoset njĂ« masĂ« sigurimi personale shtrĂ«nguese, nĂ« kuadĂ«r tĂ« realizimit dhe tĂ« procesit tĂ« verifikimit nga organi procedues. Kryerja e kĂ«tyre veprimeve mund tĂ« “rrezikohet” nga lĂ«nia e lirĂ« e personit nĂ«n hetim dhe nga kontakti i tij me persona qĂ« kanĂ« interes nĂ« mos zbulimin e bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tjerĂ«. Gjithashtu, Gjykata vlerĂ«son se jemi edhe para ekzistencĂ«s sĂ« rrezikut tĂ« largimit duke marrĂ« parasysh masĂ«n e lartĂ« tĂ« dĂ«nimit qĂ« parashikon dispozita ligjore pĂ«r veprĂ«n penale, pĂ«r tĂ« cilĂ«n dyshohet ai.

Vendimi i Gjykatës

NĂ« lidhje me pretendimet e kĂ«rkuesit, personit nĂ«n hetim, Gjuljo Vuksani mbi rrethanat faktike, bazuar dhe nĂ« deklarimin e shtetasit Gabriel Kola, person nĂ«n hetim nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij procedimi penal, Gjykata vlerĂ«son se kĂ«to pretendime nuk mund tĂ« jenĂ« objekt shqyrtimi i kĂ«tij gjykimi, por se ato do tĂ« vlerĂ«sohen nĂ« unitet dhe njĂ« nga njĂ« nga ana e gjykatĂ«s nĂ« gjykimin e çështjes nĂ« themel. NĂ« pĂ«rfundim, duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« tĂ« gjitha sa u arsyetua dhe analizua si mĂ« sipĂ«r, Gjykata vlerĂ«son se nuk ka vend pĂ«r zĂ«vendĂ«simin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “arrest nĂ« burg”, ndaj personit nĂ«n hetim Gjuljo Vuksani me ndonjĂ« masĂ« tjetĂ«r sigurimi mĂ« tĂ« butĂ«.

MegjithatĂ«, afro 3 muaj pas kĂ«tij vendimi, Gjykata e Posaçme i ka zbutur masĂ«n e sigurisĂ«, duke e lĂ«nĂ« nĂ« “arrest shtĂ«pie”.

Persona tĂ« caktuar mund t’i shĂ«rbejnĂ« hetimeve mĂ« shumĂ« nĂ« liri sesa nĂ« qeli. Hetimet pĂ«r Gjuljo Vuksanin vazhdojnĂ« ende, edhe pse tashmĂ« ai ndodhet nĂ« “arrest shtĂ«pie”. AsgjĂ« nuk ka pĂ«rfunduar. NjĂ« telefonat, njĂ« takim apo edhe mĂ« shumĂ« se kaq, mund t’i shĂ«rbejnĂ« grupit hetimor pĂ«r tĂ« zbuluar prova tĂ« reja. GjithmonĂ« nĂ«se ka qenĂ« ky qĂ«llimi i SPAK, qĂ« ka kĂ«rkuar vetĂ« ndryshimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ«.

HETIMI PËR MASAKRËN E DOBRAÇIT

Hetimi pĂ«r “MasakrĂ«n e Dobraçit” nĂ« fakt Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nga dritĂ«hije sa i takon disa veprimeve apo mosveprimeve nga ana e PolicisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s. PĂ«rveç faktit tĂ« arrestimit tĂ« 4 efektivĂ«ve tĂ« Shqiponjave, qĂ« mĂ« pas u liruan nga Gjykata, dyshohet se nĂ« rastin mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ«glizhenca e nĂ« rastin mĂ« tĂ« keq mosverpime tĂ« qĂ«llimshme, lidhen me momentet pas ndodhjes sĂ« krimit. KĂ«to mĂ« tepĂ«r me vonesĂ«n pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« vendin ku po digjej automjeti “Land Rover”, i pĂ«rdorur nga autorĂ«t pĂ«r realizimin e vrasjes. NdonĂ«se ndodhej vetĂ«m 2.5 kilometĂ«r nĂ« vijĂ« ajrore nga vendi ku ndodhi ngjarja dhe shumĂ« pranĂ« Komisariatit tĂ« ShkodrĂ«s, shĂ«rbimet kanĂ« mbĂ«rritur aty vetĂ«m pasi flakĂ«n kishin shkrumbuar gjithçka. DĂ«shmitĂ« flisnin pĂ«r tymin qĂ« ishte parĂ« deri nĂ« ShirokĂ«, por duket se ata qĂ« e kishin mĂ« afĂ«r, arritĂ«n ta shihnin shumĂ« mĂ« vonĂ«. Aq vonĂ« sa, qĂ«llimisht apo thjeshtĂ« nga neglizhenca, koha ishte e mjaftueshme qĂ« zjarri tĂ« zhdukte çdo provĂ« tĂ« vlefshme. Madje edhe gjurmĂ«t e gjakut tĂ« njĂ« prej atentatorĂ«ve qĂ« dyshohet tĂ« jetĂ« plagosur gjatĂ« shkĂ«mbimit tĂ« zjarrit.

Ky person, që supozohet të jetë ende gjallë, pa çka se ka informacione se mbeti i plagosur rëndë në masakrën e Dobraçit, 30 tetorin e vitit 2024, ishte Eljon Hato.

ËshtĂ« pikĂ«risht kjo ngjarje, ku Hato pretendohet tĂ« jetĂ« takuar edhe njĂ« herĂ« tjetĂ«r me vdekjen, pasi gjendej nĂ« makinĂ«n e atentatorĂ«ve, tĂ« cilĂ«t qĂ«lluan pĂ«r vdekje Hamza Licin, vĂ«llain e Ibrahim Licit, Arlind Bushatin dhe ku mbetĂ«n tĂ« vdekur edhe çiftit Bashkim dhe Flutura Basha qĂ« po udhĂ«tonin me motor.

NjĂ« tjetĂ«r provĂ« e gjetur nĂ« makinĂ«n e viktimave, qĂ« ende nuk dihet nĂ«se ka prodhuar ndonjĂ« element tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r hetimet, Ă«shtĂ« njĂ« GPS qĂ« ishte vendosur poshtĂ« saj. PĂ«rmes tij, dyshohet se janĂ« kontrolluar tĂ« gjitha lĂ«vizjet e automjetit “Mercedes Benz”, qĂ« Ă«shtĂ« ndjekur deri nĂ« vendin ku u sharrua nga plumbat.

Mund të ketë edhe shumë elementë të tjerë që nga hetimet paraprake, ndoshta nuk janë marrë aq seriozisht sa duhet, por kanë ndikuar mjaftueshëm sa kanë penguar për një kohë të gjatë sigurimin e provave të nevojshme për të ngritur akuza ndaj personave që duket se Prokuroria i ka të dyshuar për ngjarjen.

Sot pas arrestimit tĂ« Safet Bajrit, pĂ«r tĂ« cilin tashmĂ« ka njĂ« akuzĂ« zyrtare pĂ«r vrasjen e Fatbardh Licit, rivaliteti mes dy familjeve duket se Ă«shtĂ« vulosur njĂ« herĂ« e mirĂ«. Sfida e drejtĂ«sisĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« arrestimi i Ibrahim Licit, qĂ« tĂ« paktĂ«n pas MasakrĂ«s sĂ« Dobraçit u konfirmua prezenca e tij, nĂ« ShkodĂ«r, edhe pse askush nuk e tha zyrtarisht. Madje duket se i gjithĂ« organizimi i 30 tetorit 2024, ishte pĂ«r tĂ« realizuar vrasjen e tij. Shkodra ka qenĂ« e gjunjĂ«zuar para kĂ«tyre personazheve qĂ« pĂ«r vite me radhĂ« kanĂ« sfiduar institucionet e drejtĂ«sisĂ« e PolicisĂ«, herĂ« me para, herĂ« me presione e herĂ« me lidhjet qĂ« ata kishin. QytetarĂ«t mund tĂ« marrin frymĂ« lirisht vetĂ«m atĂ«herĂ« kur “lufta” mes dy fiseve qĂ« kanĂ« dominuar ShkodrĂ«n tĂ« marrĂ« fund njĂ« herĂ« e mirĂ«. E kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m nĂ« dorĂ«n e drejtĂ«sisĂ«./abcnews.al

Grenell Osmanit: Të të vijë turp! I dërguari special, akuza presidentes për manipulim të deklaratave të Trump

Përplasja e deklaratave mes presidentes Vjosa Osmani dhe Richard Grenell ka rikthyer në vëmendje edhe njëherë raportet e tensionuara në marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grenell, i cili ka shĂ«rbyer si i dĂ«rguar i posaçëm i presidentit Trump pĂ«r dialogun Kosovë–Serbi, ka akuzuar Osmanin pĂ«r manipulim tĂ« deklaratave tĂ« presidentit amerikan.

Përmes një postimi në platformën X, ai u shpreh se Osmani po deformon faktet ku pretendonte se Trump kishte parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në javët e fundit.

“Donald Trump Ă«shtĂ« nominuar pĂ«r Çmimin Nobel pĂ«r pĂ«rpjekjet e tij pĂ«r paqe dhe normalizim ekonomik mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« mĂ« 2019 dhe 2020. Osmani nuk ka qenĂ« pjesĂ« e asaj marrĂ«veshjeje. TĂ« thuash qĂ« ka ndodhur diçka e re tani, Ă«shtĂ« absurde.”

Deklarata e Osmanit është bërë gjatë një vizite të saj në Shtetet e Bashkuara, ku ajo përmendi ndërhyrjen e Trumpit për të parandaluar një konflikt të mundshëm rajonal.

Pas kritikave të Grenellit, Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për mediat sapo të kthehet në Kosovë.

Reagime kanë ardhur edhe nga autoritetet serbe, të cilat e akuzojnë presidenten Osmani për manipulim të qëllimshëm.

Kjo deklarate e nje prej njerezve me te afert te presidentit Trump tregon edhe njehere marrdheniet e krisura mes Prishtines dhe Washingtonit Zyrtar, si pasoje e veprimeve te njeanshme te Qeverise se Kosoves./abcnews.al

Koreja e Veriut paralajmëron për veprime ushtarake pas stërvitjeve të përbashkëta të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut thotĂ« se Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime ushtarake pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« çdo kĂ«rcĂ«nimi sigurie kundĂ«r saj, pasi SHBA-tĂ«, Koreja e Jugut dhe Japonia morĂ«n pjesĂ« nĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta ajrore pranĂ« Gadishullit Korean.

Paralajmërimi vjen një ditë pasi Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, vizitoi Korenë e Veriut dhe u takua me udhëheqësin Kim Jong Un.

Atje, Lavrov paralajmëroi SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë kundër formimit të një partneriteti sigurie që synon Korenë e Veriut.

Të tre vendet kanë zgjeruar stërvitjet e tyre ushtarake trepalëshe në përgjigje të programit bërthamor në përparim të Phenianit, duke mbajtur një stërvitje të përbashkët ajrore të premten ku morën pjesë bombardues amerikanë me kapacitet bërthamor pranë Gadishullit Korean./abcnews.al

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës/ Digjen sipërfaqe me ullishte dhe shkurre

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer./abcnews.al

Kavajë, përplasen dy mjete lundruese/ Plagoset njëri prej drejtuesve, tjetri arrestohet

Rreth orĂ«s 17:36, nĂ« Golem, KavajĂ«, nĂ« vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit tĂ« sigurisĂ«,(zonĂ« detare pĂ«r lundrim jo zonĂ« plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur nĂ« ÇorovodĂ«, duke drejtuar njĂ« motor uji, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur nĂ« det me njĂ« tjetĂ«r motor uji, qĂ« drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur nĂ« KosovĂ«.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Ministrat nga vendet e Ballkanit kanë mbështetur pranimin e Ukrainës në NATO kur të gjithë aleatët të bien dakord.

Një deklaratë e përbashkët e samitit u publikua nga Ukraina dhe Kroacia pas një takimi ministror në Dubrovnik, shkruan Sky News.

Nënshkruesit përfshinin zyrtarë të lartë nga Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia.

Sipas deklaratĂ«s, anĂ«tarĂ«simi nĂ« NATO mbetet “opsioni mĂ« i mirĂ« i sigurisĂ« nga ana e kostos efektive pĂ«r UkrainĂ«n”.

“As Rusia dhe asnjĂ« shtet tjetĂ«r qĂ« nuk Ă«shtĂ« anĂ«tar i NATO-s nuk ka tĂ« drejtĂ« tĂ« vĂ«rĂ« veton ndaj zgjerimit tĂ« AleancĂ«s”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Deklarata mbështeti gjithashtu anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës dhe kandidatëve të tjerë në Bashkimin Evropian./abcnews.al

Përkujtohet besëlidhja e Poçemit/ 82 vite më parë dy mijë burra ju bashkuan luftës antifashiste

Qytetare te Ballshit dhe zonave përreth i jane bashkuar ceremonise qe cdo vit perkujton nje nga ngjarjet me te rendesishme të luftes ne Mallakaster, beselidhjen e Poçemit.

Festa e Poçemit zhvillohet ne te njejtin shesh, mes pyllit me rrepe madheshtore, aty ku 2000 burra moren vendimin  pĂ«r t’iu bashkuar luftes antifashite nacionalclirimtare

Beselidhja e poçemit sipas kryebashkiakut të Mallakastres, Qerim ismaili, perkujton atdhedashurine dhe vetemohimin e banoreve te zones.

Beselidhja e Poçemit beri qe banoret e mallakastres, me ne krye mehmet shehun, rrapo hekalin dhe Bilbil Klosin, ti  bashkoheshin LANÇ,  ne korrik te vitit 1943./abcnews.al

“Marsi” nĂ« ankand/ Meteoridi 25 kilogramĂ«sh do tĂ« shitet pĂ«r 2 deri nĂ« 4 milion dollarĂ«

Një nga sendet më të rralla që është zbuluar ndonjëherë në Tokë do të dalë në ankand të mërkurën në New York. Bëhet fjalë për një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788, i cili besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë.

ShtĂ«pia e ankandeve Sotheby’s ka vlerĂ«suar çmimin e tij nga 2 deri nĂ« 4 milionĂ« dollarĂ«.
Ky shkëmb i jashtëzakonshëm, me ngjyra të kuqe, kafe dhe gri, besohet se është flakur nga sipërfaqja e Marsit pas një goditjeje të fuqishme nga një asteroid dhe ka përshkuar rreth 225 milionë kilometra për të rënë në shkretëtirën e Saharës, në Niger, në nëntor të vitit 2023.

Sipas Sotheby’s, meteori pĂ«rbĂ«n rreth 7% tĂ« tĂ« gjithĂ« materialit marsian tĂ« njohur nĂ« TokĂ« dhe Ă«shtĂ« 70% mĂ« i madh se fragmenti i dytĂ« mĂ« i madh i gjetur deri mĂ« sot. Testimet laboratorike kanĂ« konfirmuar se ai ka pĂ«rbĂ«rje identike me shkĂ«mbinjtĂ« marsianĂ« tĂ« studiuar nga sonda “Viking” nĂ« vitin 1976.

Në të njëjtin ankand do të dalë edhe një tjetër zbulim mbresëlënës: skeleti i një Ceratosauri të ri, një dinozaur që jetoi rreth 150 milionë vite më parë. Skeleti, i cili është mbi 2 metra i lartë dhe afro 3.5 metra i gjatë, u zbulua në vitin 1996 në Wyoming të SHBA-së dhe është rikonstruktuar me përpikmëri nga ekspertët.

Ky ankand Ă«shtĂ« pjesĂ« e “JavĂ«s sĂ« Geek-ut 2025” nĂ« Sotheby’s dhe pĂ«rfshin gjithashtu fosile, meteorĂ« dhe minerale tĂ« rralla. Pasioni pĂ«r historinĂ« natyrore dhe shkencĂ«n po tĂ«rheq gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« koleksionistĂ« qĂ« janĂ« gati tĂ« paguajnĂ« miliona pĂ«r tĂ« pasur njĂ« copĂ«z nga universi ose nga koha e dinozaurĂ«ve./abcnews.al

Koreja e Jugut: Veriu ka furnizuar Rusinë me 12 milionë predha artilerie

Koreja e Veriut i ka dĂ«rguar RusisĂ« mbi 12 milionĂ« fishekĂ« me predha artilerie 152 mm pĂ«r t’i pĂ«rdorur nĂ« UkrainĂ«, thotĂ« inteligjenca ushtarake e KoresĂ« sĂ« Jugut.

Shifra u publikua nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar një raport nga agjencia e mbrojtjes e Seulit të paraqitur një politikani nga partia kryesore e opozitës.

Raporti vjen njĂ« ditĂ« pasi Kim Jong Un u zotua tĂ« mbĂ«shtesĂ« “pa kushte” luftĂ«n nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s, nĂ« njĂ« takim me ministrin e JashtĂ«m rus Sergei Lavrov.

Pheniani ka dĂ«rguar tashmĂ« rreth 10,000 ushtarĂ« nĂ« Rusi pĂ«r t’i pĂ«rdorur nĂ« luftĂ«n e saj me UkrainĂ«n.

Madje shumë prej tyre janë zënë rob lufte dhe Zelensky i ka bërë thirrje vazhdimisht Pekinit që të ndërprerë këtë praktikë.

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.

Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.

Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.

Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.

Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.

Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.

Gaza, 6 fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit duke përdorur automjete private dhe karroca, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se sulmi vjen ndërsa sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës janë përshkallëzuar.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Komiteti NdĂ«rkombĂ«tar i Kryqit tĂ« Kuq (KNKK) tha se spitali i tij nĂ« terren nĂ« Rafah kishte pranuar 132 pacientĂ« “qĂ« vuanin nga lĂ«ndime tĂ« lidhura me armĂ«â€ vetĂ«m tĂ« shtunĂ«n, 31 prej tĂ« cilĂ«ve vdiqĂ«n./abcnews.al

Shefi i NATO-s, të hënën në Uashington/ Rutte do të takohet me presidentin Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij.

Njoftimi për shtyp që njoftonte vizitën nuk dha një arsye të menjëhershme për udhëtimin, por Trump tha së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s.

Presidenti amerikan ka premtuar gjithashtu se do tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« “deklaratĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme” nĂ« lidhje me RusinĂ« nesĂ«r, tĂ« cilĂ«n disa besojnĂ« se mund tĂ« jetĂ« mbĂ«shtetja e tij pĂ«r njĂ« projektligj pĂ«r sanksione kundĂ«r MoskĂ«s.

Përveç takimit me Trump gjatë udhëtimit dy-ditor, Rutte do të zhvillojë bisedime edhe me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth./abcnews.al

Siguria Detare, nga Ksamili në Koman/ Kontrollohen 254 mjete lundruese, bllokohen 36 prej tyre

Në një aksion të nisur nga Ksamili në jug e deri në Koman në veri, policia ka sekuestruar dhe bllokuar 36 mjete lundruese, ndërsa ka mundur që të shpëtoje nga mbytja, 18 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë javës së fundit, janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat janë bllpkuar 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike kanë qënë jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Policia thotë se 13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

NdĂ«rkohĂ« nga Ksamili nĂ« VelipojĂ«, Policia Kufitare ka ndĂ«rhyrĂ« nĂ« 10 raste pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« 18 shtetasve, tĂ« cilĂ«t ndodheshin nĂ« rrezik pĂ«r shkak tĂ« dallgĂ«ve tĂ« forta apo defekteve nĂ« mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, pasi askush nuk do të tolerohet./abcnews.al

❌