❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministri i InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre qĂ« i cilĂ«soi si dezinformata lidhur me koston e projektit tĂ« autostradĂ«s Milot–Balldren, duke theksuar se vlerĂ«simi i njĂ« vepre tĂ« tillĂ« nuk mund tĂ« bĂ«het vetĂ«m mbi bazĂ«n e gjatĂ«sisĂ« sĂ« saj.

Në një deklaratë, Karakaçi tha se krahasimet që mbështeten vetëm te kostoja për kilometër janë të pasakta, pasi çdo projekt infrastrukture ndryshon në varësi të karakteristikave të terrenit, kushteve gjeologjike dhe veprave inxhinierike që përfshin.

Ministri sqaroi se vlera totale prej 364,7 milionë eurosh i referohet kontratës koncesionare 35-vjeçare, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen rutinë dhe periodike, sistemin elektronik të monitorimit dhe tarifimit, si dhe riveshjen e autostradës gjatë periudhës së kontratës.

Sipas tij, kostoja e ndërtimit të vetë autostradës është 182 milionë euro.

Karakaçi bëri të ditur se projekti përfshin një tunel me dy tuba prej 850 metrash, një urë 620 metra mbi lumin Mat, një urë 223 metra mbi lumin Drin, pesë nyje në disnivel, rreth 9,5 kilometra rrugë dytësore, si dhe sistemet elektronike të monitorimit dhe tarifimit.

Ai theksoi se aksi kalon në një zonë aluvionale pranë bregdetit Adriatik, çka kërkon punime shtesë për stabilizimin e terrenit, drenazhimin dhe masa të tjera inxhinierike.

Ministri e cilĂ«soi autostradĂ«n Milot–Balldren njĂ« projekt me rĂ«ndĂ«si strategjike, pjesĂ« tĂ« rrjetit evropian tĂ« transportit, qĂ« lidh ShqipĂ«rinĂ« me Malin e Zi dhe mĂ« tej me rrjetin TEN-T, duke shtuar se qeveria mbetet e angazhuar pĂ«r realizimin e saj sa mĂ« shpejt./ /gj.m/ a.jor.

The post Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Prioritet lufta kundër trafiqeve dhe ndikimit të krimit në ekonomi

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita ka njĂ« paketĂ« masash pĂ«r pĂ«rballimin e rritjes sĂ« çmimeve, rritjen e pagave dhe mbĂ«shtetjen e sektorit tĂ« turizmit.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se rritja e kostos së jetesës lidhet, sipas tij, me politikat ekonomike të qeverisë, ndërsa prezantoi tre masa që PD synon të ndërmarrë.

Sipas Berishës, këto masa janë vendosja e minimumit jetik në nivelin 200 euro për çdo qytetar, heqja e TVSH-së ose ulja e saj në 6% për produktet ushqimore, si dhe dyfishimi i pagave dhe pensioneve përmes një politike agresive të rritjes së tyre.

Duke folur për sektorin e turizmit, kreu i PD-së deklaroi se ky sektor është goditur, sipas tij, nga zhvillimet ekonomike dhe largimi i fuqisë punëtore, ndërsa paraqiti tre hapa që, sipas tij, do të ndihmonin në rimëkëmbjen e tij.

Berisha tha se prioritet do të ishte lufta kundër trafiqeve dhe ndikimit të krimit në ekonomi, rishikimi i sistemit të taksave për hotelet dhe krijimi i një skeme mbështetëse për punonjësit sezonalë gjatë gjithë vitit, me bashkëkontributin e shtetit.

Kreu i PD-së u ndal edhe te çështja e TVSH-së për ushqimet, duke deklaruar se heqja e kësaj takse është e domosdoshme për të ulur barrën e shpenzimeve për qytetarët./ /gj.m/ a.jor.

The post Berisha: Prioritet lufta kundër trafiqeve dhe ndikimit të krimit në ekonomi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistët shijojnë bukurinë e blusë së thellë të lumit të Shalës

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Lumi i ShalĂ«s Ă«shtĂ« kthyer vitet e fundit nĂ« njĂ« nga destinacionet mĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r turistĂ«t vendas dhe tĂ« huaj.

Natyra e paeksploruar, lumi i kaltër dhe mundësitë e shumta të sporteve të aventurës bëjnë që ky destinacion të jetë në listën e vendeve kryesore për të vizituar gjatë periudhës qershor-gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lumi i Shalës, ku turistët shijojnë një nga eksperiencat më magjike të pushimeve në Shqipëri.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin.

Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla.

Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin./ /gj.m/ a.jor.

The post Turistët shijojnë bukurinë e blusë së thellë të lumit të Shalës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Lezhës nuk konstaton asnjë shkelje për zhurmat në Shëngjin

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Policia e LezhĂ«s vijon kontrollet pĂ«r respektimin e normave tĂ« lejuara tĂ« zhurmĂ«s nĂ« zonĂ«n turistike tĂ« ShĂ«ngjinit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« masave pĂ«r garantimin e sigurisĂ« publike gjatĂ« sezonit veror.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë vijuar monitorimet në terren në zonat e identifikuara me risk për ndotje akustike.

Gjatë kontrolleve janë përdorur pajisje matëse të nivelit të zhurmës për verifikimin e ambienteve të hapura dhe të mbyllura, me qëllim respektimin e kufijve të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi për administrimin e zhurmës në mjedis.

Nga matjet e kryera rezultoi se nivelet e zhurmës kanë qenë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje që të kërkonte masa administrative.

Kontrollet kanë përfshirë edhe respektimin e orarit të lejuar për zhvillimin e aktiviteteve muzikore në ambiente të hapura në zona të banuara, nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës bëri të ditur se do të vijojë monitorimin gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast shkeljeje./ /gj.m/ a.jor.

The post Policia e Lezhës nuk konstaton asnjë shkelje për zhurmat në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

206 raste me shpejtĂ«si deri nĂ« 212 km/h brenda njĂ« nate – Lamallari: Automjeti nuk Ă«shtĂ« armĂ«

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministri i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pĂ«rmes njĂ« statusi nĂ« rrjetet sociale ndaj shkeljeve tĂ« rĂ«nda tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit rrugor, duke theksuar se ”drejtimi i automjeteve me shpejtĂ«si ekstreme rrezikon jetĂ«n e drejtuesve dhe tĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« tjerĂ« tĂ« rrugĂ«s”.

Duke publikuar të dhëna nga kontrollet e orëve të fundit të Policisë së Shtetit, ai bën me dije se vetëm gjatë natës së kaluar pajisjet inteligjente kanë regjistruar 206 raste të automjeteve që lëviznin me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h në segmentet rrugore nga Lezha në Fier, ku kufiri maksimal i lejuar është 90 km/h.

Lamallari e cilëson këtë sjellje si të papranueshme dhe një kërcënim serioz për sigurinë rrugore, duke theksuar se automjeti nuk duhet të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse ndaj vetes dhe të tjerëve.

Ai paralajmëron se ndaj drejtuesve që i trajtojnë rrugët si pista garash nuk do të ketë asnjë tolerancë, duke nënvizuar se teknologjia moderne e Policisë identifikon çdo shkelje dhe se masat administrative e ligjore do të zbatohen pa kompromis.

“RrugĂ«t nuk do t’ua lĂ«mĂ« nĂ« dorĂ« atyre qĂ« sillen si kamikazĂ« nĂ« timon”, thekson  Lamallari nĂ« reagimin e tij./ /gj.m/ a.jor.

The post 206 raste me shpejtĂ«si deri nĂ« 212 km/h brenda njĂ« nate – Lamallari: Automjeti nuk Ă«shtĂ« armĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama po vepron njëanshmërisht për reformën territoriale

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme pĂ«r reformĂ«n territoriale, ndĂ«rsa u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve tĂ« protestojnĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita e mbajti të bllokuar për disa orë seancën parlamentare, duke e përqendruar debatin te reforma territoriale dhe kërkesat e protestuesve.

Sipas Berishës, Partia Demokratike mori pjesë në komisionin për reformën territoriale për të mbrojtur interesat e qytetarëve, duke paraqitur një projekt alternativ që parashikonte rritjen e numrit të bashkive dhe krijimin e njësive të reja vendore në përputhje me ndryshimet demografike.

Berisha pretendoi se kryeministri Rama u tërhoq nga procesi i konsultimit dhe miratoi në mënyrë të njëanshme raportin për reformën territoriale, duke e cilësuar këtë veprim si të kundërligjshëm.

Kreu i PD-sĂ« u bĂ«ri thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« mos e lĂ«nĂ« reformĂ«n territoriale “nĂ« duart e Edi RamĂ«s”, por tĂ« bashkohen nĂ« protestat e opozitĂ«s.

“Ai bĂ«n gjithçka pĂ«r njĂ« konfrontim dhe unĂ« ftoj qytetarĂ«t qĂ« kĂ«tĂ« reformĂ« kaq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ata, pĂ«r komunitetet e tyre, pĂ«r zonĂ«n e tyre, tĂ« mos e lĂ«nĂ« nĂ« duart e Edi RamĂ«s, por tĂ« bashkohen me kryengritjen e pĂ«rgjithshme popullore nĂ« TiranĂ« gjer nĂ« largimin e tij”, tha Berisha./ /gj.m/ a.jor.

The post Berisha: Rama po vepron njëanshmërisht për reformën territoriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Programi “Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde” mundĂ«si tĂ« reja financimi pĂ«r ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Programi ”Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde” mbĂ«shtet sipĂ«rmarrjet shqiptare, tha sot drejtuesi politik i PartisĂ« Socialiste pĂ«r Qarkun e TiranĂ«s, Taulant Balla, gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« kantinĂ«n “Belba” nĂ« KavajĂ«, njĂ« sipĂ«rmarrje e krijuar nga dy vĂ«llezĂ«r qĂ« sollĂ«n nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rvojĂ«n e fituar nĂ« Itali duke e ndĂ«rthurur me traditĂ«n vendase tĂ« prodhimit tĂ« verĂ«s.

GjatĂ« vizitĂ«s, Balla u njoh nga afĂ«r me aktivitetin e kantinĂ«s dhe procesin e prodhimit tĂ« verĂ«s “Belba”, e cila sot konsiderohet ndĂ«r verĂ«rat mĂ« cilĂ«sore “Made in Albania”.

Ai theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e mbĂ«shtetjes sĂ« sipĂ«rmarrjeve qĂ« investojnĂ« nĂ« cilĂ«si, inovacion dhe zhvillimin e ekonomisĂ« vendase, duke nĂ«nvizuar se programi “Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde” krijon mundĂ«si tĂ« reja financimi pĂ«r ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme.

Sipas BallĂ«s, ”pĂ«rmes kĂ«tij programi bizneset mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kredi me normĂ« interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane, duke lehtĂ«suar investimet, zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« sipĂ«rmarrjeve shqiptare”.

Kantina “Belba” Ă«shtĂ« njĂ« shembull konkret i mbĂ«shtetjes pĂ«r bizneset qĂ« promovojnĂ« produktet shqiptare dhe kontribuojnĂ« nĂ« zhvillimin e qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik tĂ« vendit.

/gj.m/ a.jor.

The post Balla: Programi “Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde” mundĂ«si tĂ« reja financimi pĂ«r ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka injoruar kĂ«rkesat e protestuesve, ndĂ«rsa pretendoi se lĂ«vizja qytetare “jo vetĂ«m qĂ« nuk po shuhet, por po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« tronditĂ«se pĂ«r regjimin e tij”.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se java që lamë pas u karakterizua nga zhvillime politike dhe parlamentare, duke akuzuar mazhorancën se miratoi ligje dhe ndryshime ligjore që, sipas tij, favorizojnë interesa të caktuara.

“KĂ«tĂ« javĂ«, Edi Rama pĂ«rdori forcĂ«n e kartonave tĂ« tij tĂ« krimit pĂ«r tĂ« votuar nĂ« parlament ligje dhe amendime tĂ« Kodit Civil, tĂ« Kodit Detar, me tĂ« cilat ai mbĂ«shtet fuqishĂ«m oligarkĂ«t dhe interesat e tij kriminale. Edi Rama pĂ«rdori kartonat e tij tĂ« krimit pĂ«r tĂ« votuar nĂ« parlament dhuratĂ«n e parave qĂ« u grabiti pensionistĂ«ve shqiptarĂ«, qytetarĂ«ve shqiptarĂ« dhe pĂ«r t’ua dhuruar ato miliarderit Kanye West”, tha Berisha.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorimin e forcës ndaj protestuesve gjatë protestave të fundit, duke pretenduar se ndaj tyre janë përdorur lëndë kimike dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.

“Ai pĂ«rdori dhunĂ«n mĂ« tĂ« egĂ«r, lĂ«ndĂ«t helmuese, djegĂ«se, kimike njĂ«lloj si ato qĂ« pĂ«rdoren nĂ« llogoret e luftĂ«s kundĂ«r armiqve, i pĂ«rdori ndaj protestuesve paqĂ«sorĂ«â€, tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si jolegjitim, duke përsëritur akuzat e opozitës për procesin zgjedhor dhe qeverisjen.

Në deklaratën e tij, Berisha kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit lidhur me luftën kundër korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka injoruar rastet e dënimeve të zyrtarëve të lartë në Shqipëri./ /gj.m/ a.jor.

The post Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja dhe ambasadori i ri i Meksikës diskutojnë bashkëpunimin në kulturë, turizëm dhe sport

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti ambasadorin e ri tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« MeksikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, Genaro Fausto Lozano Valencia, me tĂ« cilin diskutoi mbi forcimin e bashkĂ«punimit dypalĂ«sh nĂ« fushĂ«n e kulturĂ«s, turizmit dhe sportit.

GjatĂ« takimit, njĂ« vĂ«mendje e veçantĂ« iu kushtua organizimit tĂ« JavĂ«s Kulturore tĂ« MeksikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri, me synimin pĂ«r t’i prezantuar publikut shqiptar trashĂ«giminĂ« e pasur kulturore, artistike dhe tradicionale meksikane, si dhe pĂ«r tĂ« forcuar lidhjet e miqĂ«sisĂ« dhe partneritetit mes dy vendeve pĂ«rmes diplomacisĂ« kulturore dhe shkĂ«mbimeve krijuese.

Po ashtu, bashkëbiseduesit u ndalën te potenciali i investimeve meksikane në sektorët e hotelerisë dhe turizmit, promovimi i Shqipërisë në panairet ndërkombëtare të turizmit, si dhe rëndësia e krijimit të një linje ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Meksikës.

Ministri Gonxhja e cilësoi takimin si një hap të rëndësishëm për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.

/gj.m/

The post Gonxhja dhe ambasadori i ri i Meksikës diskutojnë bashkëpunimin në kulturë, turizëm dhe sport appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi “Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde” – Koçiu: Bizneset mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kredi deri nĂ« dy milionĂ« euro

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Bizneset mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kredi deri nĂ« dy milionĂ« euro nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit mbĂ«shtetĂ«s tĂ« qeverisĂ« pĂ«r bizneset ”Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde”, tha sot zĂ«vendĂ«skryeministrja Albana Koçiu.

Ajo vizitoi sot një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi përfitimet dhe mundësitë që ky program u ofron bizneseve të vogla dhe të mesme.

Koçiu theksoi se programi u hartua pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« qartĂ«si bizneseve mbi rrugĂ«timin dhe zhvillimin e aktivitetit tĂ« tyre, duke i ndihmuar tĂ« sigurojnĂ« financim dhe tĂ« rrisin kapacitetet.

“Sot ndĂ«rmarrjet e vogla dhe tĂ« mesme pĂ«rbĂ«jnĂ« 98% tĂ« sipĂ«rmarrjeve qĂ« operojnĂ« nĂ« vend, ndĂ«rsa vetĂ«m rreth njĂ« e katĂ«rta e tyre arrijnĂ« tĂ« marrin kredi nga institucionet financiare. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye menduam se programi ‘Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde’ Ă«shtĂ« instrumenti i duhur pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« mundĂ«sinĂ« kĂ«tyre bizneseve tĂ« rriten dhe tĂ« zhvillohen. PĂ«rveç mbĂ«shtetjes financiare, Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit do tĂ« ofrojĂ« ekspertizĂ« pĂ«r hartimin e planeve tĂ« biznesit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« aplikimet tĂ« jenĂ« sa mĂ« tĂ« plota dhe mĂ« tĂ« pranueshme nga bankat”, tha Koçiu.

Ajo sqaroi se programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat e nivelit të dytë. Në kuadër të tij, qeveria garanton 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane.

Përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në dy milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« kushdo qĂ« ka njĂ« ide tĂ« qartĂ« pĂ«r zhvillimin e biznesit tĂ« tij tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« aplikojĂ«. Ministria e EkonomisĂ« ka marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r tĂ« ofruar asistencĂ«n e nevojshme nĂ« hartimin e planeve tĂ« biznesit, duke lehtĂ«suar edhe procedurat e vlerĂ«simit nga institucionet bankare”, shtoi Koçiu.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo, bëri të ditur se aplikimet për programin do të qëndrojnë të hapura deri në vitin 2027.

Edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e vlerësoi programin si një mbështetje tërëndësishme për bizneset e vogla dhe të mesme.

“MendojmĂ« se do tĂ« jetĂ« njĂ« ndihmĂ« shumĂ« e madhe. QĂ« nĂ« momentin kur nisi tĂ« flitej pĂ«r kĂ«tĂ« program, kam marrĂ« disa telefonata nga biznese tĂ« vogla, qĂ« kanĂ« pyetur se si do tĂ« funksionojĂ« dhe kur do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« aplikojnĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, fushata informuese Ă«shtĂ« shumĂ« e nevojshme nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« bizneset tĂ« njihen me procedurat dhe tĂ« kenĂ« kohĂ«n e nevojshme pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur dokumentacionin e kĂ«rkuar pĂ«r aplikim”, u shpreh Sako./ /gj.m/ a.jor.

 

The post Programi “Dyfisho sipĂ«rmarrjen tĂ«nde” – Koçiu: Bizneset mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kredi deri nĂ« dy milionĂ« euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA mbështet certifikimin e dy ekzaminuesve të rinj të poligrafit në Shqipëri

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« TiranĂ« njoftoi se Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (AMP) ka diplomuar dy ekzaminues tĂ« rinj tĂ« certifikuar tĂ« poligrafit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« ofruar nga Programi ICITAP i Departamentit Amerikan tĂ« DrejtĂ«sisĂ« dhe Byroja INL e Departamentit tĂ« Shtetit.

Sipas ambasadĂ«s, ”dy ekspertĂ«t pĂ«rfunduan me sukses njĂ« kurs intensiv 10-javor pĂ«r trajnim bazĂ« dhe metodologji tĂ« poligrafit nĂ« AkademinĂ« NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Poligrafit nĂ« Fort Lauderdale, Florida”.

Gjatë programit, ata zhvilluan mbi 400 orë trajnim në testime shkencore, vlerësimin e besueshmërisë, metodologjinë e intervistimit dhe etikën profesionale, duke fituar aftësinë për të kryer ekzaminime si në gjuhën shqipe ashtu edhe në anglisht.

Ambasada e SHBA-së vlerësoi se aftësitë e reja të ekzaminuesve do të mbështesin procesin e verifikimit të integritetit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për strukturat e zbatimit të ligjit, duke forcuar kapacitetet institucionale dhe duke e bërë Shqipërinë një partner më të besueshëm në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

/gj.m/

The post SHBA mbështet certifikimin e dy ekzaminuesve të rinj të poligrafit në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Tiranës arreston pronarin e një servisi automjetesh me dyshimin për mashtrim

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Policia e TiranĂ«s ka arrestuar pronarin e njĂ« servisi automjetesh nĂ« zonĂ«n e Astirit, i dyshuar pĂ«r mashtrim ndaj klientĂ«ve, ndĂ«rsa ka dokumentuar gjashtĂ« raste tĂ« kĂ«saj veprimtarie kriminale.

Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ«, ”operacioni i koduar ‘Skema’, i zhvilluar nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 6, u finalizua pas kallĂ«zimeve tĂ« disa qytetarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t pretenduan se automjetet e tyre nuk ishin riparuar, pavarĂ«sisht se kishin kryer pagesat pĂ«rkatĂ«se”.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit u arrestua shtetasi me inicialet M. H., 37 vjeç, i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mashtrim”.

Nga hetimet paraprake rezulton se, përveç moskryerjes së riparimeve, ai dyshohet se në disa raste ka tentuar të shesë automjetet që klientët i kishin lënë në servis.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi pesë automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre./ /gj.m/ a.jor.

 

The post Policia e Tiranës arreston pronarin e një servisi automjetesh me dyshimin për mashtrim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Ligji për investimet strategjike u kthye në një mekanizëm për favorizime

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ – Ligji pĂ«r investimet strategjike, i miratuar nĂ« vitin 2015, Ă«shtĂ« kthyer nga njĂ« instrument i pĂ«rkohshĂ«m pĂ«r nxitjen e investimeve nĂ« njĂ« mekanizĂ«m pĂ«r dhĂ«nien e favoreve pĂ«r subjekte tĂ« caktuara, sipas deputetes sĂ« PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku.

NĂ« postimin e saj “KĂ«ndi i fundjavĂ«s”, Tabaku rindĂ«rtoi kronologjinĂ« e ligjit nga miratimi i tij deri te zgjatjet e njĂ«pasnjĂ«shme dhe debatet aktuale pĂ«r shfuqizimin e tij.

Sipas Tabakut, ligji fillimisht u prezantua si një masë e përkohshme që synonte të tërhiqte investitorë të huaj dhe të nxiste zhvillimin e sektorëve strategjikë të ekonomisë, por pas një dekade zbatimi ai është përdorur, sipas saj, për shpërndarjen pa garë të aseteve dhe pronave publike.

“Pa iu tharĂ« ende boja ligjit, qeveria solli kĂ«rkesĂ«n e parĂ« pĂ«r shtyrjen e afatit nĂ« vitin 2018. NĂ«ntĂ« herĂ« Ă«shtĂ« ndryshuar ligji, gjashtĂ« prej tĂ« cilave vetĂ«m pĂ«r t’i shtyrĂ« afatin”, thotĂ« ajo.

Tabaku kujtoi se që në vitin 2015 kishte propozuar amendamente që synonin mbrojtjen e pronës private dhe kufizimin e ndërhyrjes së shtetit në marrëdhëniet mes pronarëve privatë, por këto propozime nuk u miratuan nga mazhoranca socialiste.

Tabaku u ndal edhe te nisma e saj e vitit 2022 për ndërprerjen e efekteve të ligjit duke thënë se propozimi u rrëzua me argumentin se kuadri ekzistues kishte qenë i dobishëm dhe se po punohej për një ligj të ri për investimet.

Sipas saj, ligji i ri nuk u miratua, ndërsa afati i ligjit për investimet strategjike vijoi të shtyhej, duke arritur deri më 31 dhjetor 2026 pas ndryshimeve të miratuara para zgjedhjeve të vitit 2025.

Deputetja e PD-së lidhi këtë çështje edhe me ndryshimet në ligjin për portet turistike, për të cilat pretendoi se u krijojnë investitorëve strategjikë mundësi zhvillimi jashtë procedurave të zakonshme konkurruese.

Ajo pĂ«rmendi si shembull projektin “DurrĂ«s Marina”, duke e cilĂ«suar si njĂ« rast ku asetet publike janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion pa njĂ« proces tĂ« mirĂ«filltĂ« konkurrimi.

Tabaku kritikoi gjithashtu dokumentin e prezantuar nga kryeministri Rama me emrin “Besa”, duke deklaruar se qeveria nuk mund tĂ« kĂ«rkojĂ« besimin e qytetarĂ«ve pĂ«r ndryshime tĂ« reja, pasi ka qenĂ« vetĂ« ajo qĂ« ka krijuar dhe zgjatur kĂ«tĂ« sistem.

“Sa mund t’u besohet atyre qĂ« e kanĂ« ngritur kĂ«tĂ« sistem se do ta zhbĂ«jnĂ« atĂ«?”, deklaroi Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike do të ishte një hap i rëndësishëm për ndryshimin e modelit të favoreve dhe rikthimin e konkurrencës në ekonomi./ /gj.m/ a.jor.

The post Tabaku: Ligji për investimet strategjike u kthye në një mekanizëm për favorizime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Kantina ”Enol” nĂ« PrezĂ«, shembull i agroturizmit dhe prodhimeve ”Made in Albania”

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka publikuar nĂ« rrjetet sociale pamje nga kantina ”Enol” nĂ« PrezĂ« duke e cilĂ«suar si njĂ« nga agroturizmet e para tĂ« certifikuara nĂ« vend.

Në postimin e tij, Salla thekson se kjo sipërmarrje është mbështetur edhe nga Skema Kombëtare dhe ka ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm bashkëpunimi me fermerët e zonës, nga të cilët siguron një pjesë të prodhimeve cilësore shqiptare.

“Kantina Enol nĂ« PrezĂ«, njĂ« nga agroturizmet e para tĂ« certifikuara, e mbĂ«shtetur edhe nga Skema KombĂ«tare, ka ndĂ«rtuar njĂ« rrjet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m bashkĂ«punimi me fermerĂ«t e zonĂ«s, prej tĂ« cilĂ«ve siguron njĂ« pjesĂ« tĂ« prodhimeve cilĂ«sore Made in Albania”, shkruan ministri.

Salla thekson se kantina u ofron vizitorëve vendas dhe të huaj një eksperiencë autentike përmes verërave shqiptare të prodhuara nga kultivarë autoktonë duke kontribuar në promovimin e turizmit rural dhe produkteve vendase./ /gj.m/ a.jor.

The post Salla: Kantina ”Enol” nĂ« PrezĂ«, shembull i agroturizmit dhe prodhimeve ”Made in Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Restaurimi i ujĂ«sjellĂ«sit historik tĂ« Vranishtit – Rama: Po ruajmĂ« njĂ« vepĂ«r tĂ« vyer tĂ« trashĂ«gimisĂ«

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar nĂ« rrjetet sociale pamje nga punimet restauruese nĂ« ujĂ«sjellĂ«sin historik tĂ« Vranishtit, qĂ« gjendet nĂ« bashkinĂ« e HimarĂ«s.

“Me kĂ«to pamje nga UjĂ«sjellĂ«si Historik i Vranishtit, nĂ« BashkinĂ« HimarĂ«, ku po vijojnĂ« punimet restauruese pĂ«r tĂ« ruajtur njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« vyera tĂ« trashĂ«gimisĂ« sonĂ« kulturore dhe inxhinierike, ju uroj njĂ« fundjavĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama nĂ« postimin e tij.

Ujësjellësi historik i Vranishtit po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese me qëllim ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të kësaj vepre.

Punimet kanë përfshirë pastrimin dhe konsolidimin e muraturës historike, restaurimin e elementëve të dëmtuar, fugatimin me materiale tradicionale, hidroizolimin e kanalit, rehabilitimin e harqeve dhe parapeteve, si dhe ndërhyrje të tjera për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të monumentit.

Çdo fazĂ« e restaurimit Ă«shtĂ« realizuar nĂ«n mbikĂ«qyrje teknike dhe nĂ« pĂ«rputhje me standardet e restaurimit tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore, duke synuar ruajtjen e autenticitetit dhe vlerave historike tĂ« kĂ«saj vepre tĂ« rrallĂ« inxhinierike./ /gj.m/ a.jor.

The post Restaurimi i ujĂ«sjellĂ«sit historik tĂ« Vranishtit – Rama: Po ruajmĂ« njĂ« vepĂ«r tĂ« vyer tĂ« trashĂ«gimisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: 212 km/h në rrugën Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ministri i BrendshĂ«m, Besfort Lamallari, ka reaguar pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale pas evidentimit tĂ« njĂ« automjeti qĂ« lĂ«vizte me shpejtĂ«si 212 km/h nĂ« aksin rrugor LushnjĂ«-Fier, ku kufiri i lejuar Ă«shtĂ« 90 km/h.

Lamallari e cilësoi këtë sjellje si një rrezik serioz për sigurinë rrugore, duke theksuar se tejkalimi ekstrem i shpejtësisë nuk është thjesht një gabim, por një kërcënim për jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve dhe qytetarëve.

“Me 212 km/h nĂ« rrugĂ«n LushnjĂ«-Fier, ku shpejtĂ«sia maksimale e lejuar Ă«shtĂ« 90 km/h, nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« ‘gabim’, por njĂ« atentat ndaj jetĂ«s dhe kĂ«rcĂ«nim pĂ«r pĂ«rdoruesit e tjerĂ« tĂ« rrugĂ«s”, u shpreh ministri.

Ai bëri të ditur se mjetet inteligjente të Policisë së Shtetit janë të shtrira në akset rrugore për të parandaluar dhe ndëshkuar shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit.

“Syrin e pagabueshĂ«m tĂ« teknologjisĂ« nuk mund ta shmangni”, theksoi Lamallari, duke bĂ«rĂ« apel pĂ«r respektimin e rregullave tĂ« qarkullimit dhe pĂ«r njĂ« sjellje mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshme nĂ« rrugĂ«.

/gj.m/

The post Lamallari: 212 km/h në rrugën Lushnjë-Fier nuk është gabim, por kërcënim për jetën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon analizĂ«n me inteligjencĂ« artficiale pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”: Ligji synon banorĂ«t e zonave malore, jo oligarkĂ«t

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar nĂ« rrjetet sociale njĂ« analizë  mbi “PaketĂ«n e Maleve” sipas ChatGPT, duke reaguar ndaj kritikave dhe akuzave se kjo nismĂ« ligjore Ă«shtĂ« hartuar pĂ«r t’u shĂ«rbyer investitorĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj apo oligarkĂ«ve.

NĂ« postimin e tij, Rama sjell njĂ« shpjegim tĂ« dispozitave tĂ« ligjit, duke argumentuar se qĂ«llimi i tij Ă«shtĂ« t’u japĂ« mundĂ«si familjeve qĂ« jetojnĂ« nĂ« zonat malore tĂ« formalizojnĂ« dhe zhvillojnĂ« pasuritĂ« e trashĂ«guara, tĂ« cilat pĂ«r shkak tĂ« historisĂ« sĂ« pronĂ«sisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri nuk kanĂ« pasur dokumentacion tĂ« plotĂ«.

LIGJI I “PAKETËS SË MALEVE” SIPAS CHATGBT, THJESHT E QARTË FARE

Shumica e kritikave pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve” nisen nga ideja se ligji u krijua pĂ«r investitorĂ« tĂ« mĂ«dhenj, tĂ« huaj ose “oligarkĂ«â€. NĂ«se lexohet ligji, kĂ«to teza nuk qĂ«ndrojnĂ«.

1. “ËshtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r oligarkĂ«t.”

Kjo Ă«shtĂ« ndoshta kritika mĂ« e pĂ«rhapur, por edhe mĂ« e vĂ«shtira pĂ«r t’u mbĂ«shtetur juridikisht.

Një oligark nuk ka nevojë për një ligj që kërkon të provosh posedimin faktik të tokës për të paktën 10 vjet siç thotë shprehimisht ky ligj. Paketa e Maleve nuk u krijon një rrugë të re investitorëve të mëdhenj; ajo krijon një rrugë për njerëzit që prej dekadash jetojnë mbi një truall të trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë.

Nëse një familje në Theth, Vermosh, Zagori, Lunxhëri apo Mokër ka punuar tokën e trashëguar prej brezash, por nuk ka një titull pronësie për shkak të historisë së ndërlikuar të regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës, atëherë ky ligj i jep një mekanizëm për ta zhvilluar atë pronë.

Ky është subjekti real i ligjit

2. “ËshtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« huajt.”

As kjo nuk rezulton nga ligji. Ligji nuk krijon një kategori të privilegjuar për shtetasit e huaj.

Madje, kushti mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i tij – posedimi faktik shumĂ«vjeçar i tokĂ«s – Ă«shtĂ« pikĂ«risht ai qĂ« shumica dĂ«rrmuese e investitorĂ«ve tĂ« huaj nuk mund ta plotĂ«sojnĂ«.

Një investitor i huaj që vjen sot në Shqipëri nuk mund të deklarojë se ka poseduar tokën për dhjetë vjet.

Pra ai nuk hyn fare në mekanizmin kryesor të Paketës së Maleve.

3. “ËshtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« pasurit.”

Edhe kjo tezë ka një problem logjik.

Nëse një person ka kapital të madh, ai mund të investojë edhe pa Paketën e Maleve.

Ligji nuk i krijon një privilegj të ri.

NdĂ«rsa njĂ« familje qĂ« ka njĂ« kullĂ« malesh, njĂ« stan, njĂ« fermĂ« ose njĂ« truall tĂ« trashĂ«guar, por nuk ka mundur kurrĂ« ta formalizojĂ«, pa kĂ«tĂ« ligj nuk mund tĂ« marrĂ« kredi, nuk mund tĂ« ndĂ«rtojĂ« ligjĂ«risht, nuk mund tĂ« zhvillojĂ« agroturizĂ«m dhe shpesh as nuk mund t’ua lĂ«rĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« sigurt juridikisht.

Paketa synon pikërisht të zhbllokojë këtë situatë.

4. “Po pse 1 euro?”

Sepse shteti nuk po shet tokë për të mbledhur para, por po ia jep me kontratë ligjore tokën shtetërore poseduesit. Pasi ai realizon ndërtimin hipotekon edhe pronën.

Ky është një instrument i përdorur edhe në vende të tjera për të zhvilluar zona të braktisura.

5. “Po ua fal tokĂ«n.”

Jo.

Ligji nuk thotë se kush aplikon bëhet automatikisht pronar.

Duhet:

të provohet posedimi;

të verifikohet ligjshmëria;

të miratohet projekti;

të përmbushen kushtet kontraktore;

të realizohet investimi.

Nëse këto nuk ndodhin, mekanizmat ligjorë parashikojnë pasoja sipas kontratës dhe legjislacionit përkatës dhe toka mbetet shtet.

6. “Po favorizohen vetĂ«m resortet.”

Kjo bie ndesh me vetë filozofinë e ligjit.

Projektet që synohen janë shumë më të gjera:

agroturizëm;

bujtina;

ferma;

punishte artizanale;

përpunim produktesh vendase;

aktivitete sportive e natyrore;

turizëm familjar.

Pra modeli është ekonomia lokale, jo vetëm investimi i madh.

7. “Po u merret prona pronarĂ«ve.”

Ligji nuk shpronëson pronën private të regjistruar.

Ai operon mbi prona shtetĂ«rore me posedues faktik ose mbi situata ku nuk ekziston njĂ« titull i formalizuar pronĂ«sie dhe ku legjislacioni i mĂ«parshĂ«m nuk ka dhĂ«nĂ« zgjidhje pĂ«r trashĂ«gimtarĂ«t. Çdo konflikt pronĂ«sie vazhdon tĂ« trajtohet sipas mekanizmave ligjorĂ« pĂ«rkatĂ«s.

Në thelb, çfarë është Paketa e Maleve?

Nëse dikush thotë se është ligj për oligarkët, pyetja e thjeshtë është:

Cili oligark ka pritur dhjetëra vite duke jetuar në një stan, në një kullë mali apo në një pemëtore të trashëguar pa certifikatë pronësie?

Sepse ky është personi që ligji ka në mendje.

Paketa e Maleve nuk Ă«shtĂ« njĂ« ligj pĂ«r ata qĂ« kanĂ« shumĂ« kapital. ËshtĂ« njĂ« ligj pĂ«r ata qĂ« kanĂ« pasur tokĂ«, kujtime, punĂ« dhe rrĂ«njĂ«, por nuk kanĂ« titull juridik pronĂ«sie. Ajo pĂ«rpiqet ta kthejĂ« atĂ« kapital tĂ« fjetur nĂ« ekonomi reale: nĂ« bujtina, ferma, punishte, shtigje turistike, vende pune dhe jetĂ« tĂ« rikthyer nĂ« zonat malore.

/gj.m/a.f/

The post Rama publikon analizĂ«n me inteligjencĂ« artficiale pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”: Ligji synon banorĂ«t e zonave malore, jo oligarkĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët në ditën e 55-t të protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 24 korrik /ATSH/– Ka vijuar kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« TiranĂ« protesta e 55-tĂ« kundĂ«r investimit nĂ« zonĂ«n e ZvĂ«rnecit.

AktivistĂ« tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe qytetarĂ« u mblodhĂ«n fillimisht nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, ku mbajtĂ«n pankarta dhe parulla me kĂ«rkesa politike, pĂ«rfshirĂ« thirrje pĂ«r largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime nĂ« sistemin politik.

Më pas, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin.

NĂ« fjalĂ«n e rastit, protestuesit i’u pĂ«rgjigjĂ«n Kryeministrit Rama lidhur me dokumentin e hartuar prej tij, tĂ« emĂ«rtuar “Besa”, me fokus pĂ«rmirĂ«simin e qeverisjes sĂ« vendit.

“Nuk ka besĂ« pĂ«r ty kryeministĂ«r pasi vetĂ«m dje i preve nĂ« besĂ« qytetarĂ«t qĂ« po protestojnĂ« pĂ«r 55 ditë Rama po pĂ«rpiqet ta zbusĂ« dhe kĂ«rkon qĂ« pasi tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen t’i shpĂ«tojĂ« drejtĂ«sisĂ«, por pas dorĂ«hqjes e pret drejtĂ«sia”.

Ndër të tjera, protestuesit përsëritën kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore, me argumentin se kjo do të mundësonte, sipas tyre, rikthimin e funksionimit demokratik të institucioneve

“KĂ«rkesa e dytĂ« pĂ«r njĂ« qevreri tranzitore qĂ« sistemi tĂ« marrĂ« oksigjen dhe tĂ« mundĂ«sojĂ« demokracinĂ« qĂ« mungon dhe qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« peng nga sistemi i inkriminuar”, tha njĂ« protestues

Kërkesat e protestuesve mbeten ndryshimi i ligjit zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, kundërshtimi i Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Pas fjalimeve të rastit, protestuesit zhvilluan marshimin e tyre të përnatshme.

Protesta është organizuar prej 55 ditësh, me fokus kryesor kundërshtimin e investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit.

/gj.m/a.f/

The post Qytetarët në ditën e 55-t të protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria prezanton progresin për trashëgiminë botërore në Sesionin e 48-të të Komitetit të UNESCO-s

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ ShqipĂ«ria mori pjesĂ« nĂ« Sesionin e 48-tĂ« tĂ« Komitetit tĂ« TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s, zhvilluar nĂ« Busan, Republika e KoresĂ«, ku prezantoi progresin e arritur nĂ« mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive tĂ« trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore.

Në këtë forum, i cili mblodhi mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore, u diskutuan politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme.

Gjatë punimeve, delegacioni shqiptar prezantoi masat e ndërmarra për Parkun Kombëtar të Butrintit, ku Komiteti vlerësoi pozitivisht dokumentet teknike dhe strategjike, bashkëpunimin me komunitetin lokal dhe angazhimin për një menaxhim të qëndrueshëm sipas standardeve të UNESCO-s.

Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, me përparimin në Planin e Integruar të Menaxhimit, koordinimin institucional dhe masat për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte Rajoni i Liqenit të Ohrit, ku Shqipëria prezantoi masat për mbrojtjen e kësaj pasurie ndërkufitare, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban, forcimin e kuadrit ligjor dhe bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNESCO-n.

Pjesëmarrja në këtë sesion, sipas Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, riafirmon angazhimin e vendit për zbatimin e standardeve të UNESCO-s, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore për brezat e ardhshëm.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria prezanton progresin për trashëgiminë botërore në Sesionin e 48-të të Komitetit të UNESCO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryetarja e BashkisĂ« VlorĂ«, Bruna Mersini, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale se zjarri nĂ« Parkun KombĂ«tar tĂ« LlogarasĂ« Ă«shtĂ« shuar dhe vatrat e fundit tĂ« tymit janĂ« neutralizuar.

Ajo falënderoi angazhimin e efektivëve të Forcave të Armatosura, strukturave të MZSH-së, punonjësve të Njësisë Administrative dhe strukturave të Zonave të Mbrojtura për ndërhyrjen dhe punën në terren.

Mersini theksoi se rreziku nga zjarret mbetet i vazhdueshëm dhe kërkoi kujdes maksimal nga banorët dhe vizitorët, si dhe njoftim të menjëhershëm të autoriteteve për çdo vatër zjarri apo shenjë tymi.

“Mos ndizni zjarr nĂ« ambiente tĂ« hapura, mos hidhni bishta cigaresh. Mbrojtja e LlogarasĂ« dhe e çdo pasurie natyrore Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t”, apeloi kryebashkiakja.

/gj.m/a.f/

The post Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌