Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjendet i varur një burrë në Tiranë

25 July 2025 at 12:38

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike paraditen e sotme në fshatin Pezë të Tiranës. Viktima është shtetasi N. P., 67 vjeç, i cili rreth orë 11:20 është gjetur i varur nga familjarët e tij. Ende nuk dihen arsyet se çfarë e ka shtyrë 67-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Policia […]

The post Gjendet i varur një burrë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen 9 mijë metra katrorë tokë në Fushë Prezë, Altin Topalli e përfitoi nëpërmjet mashtrimit

By: Oldi
4 June 2025 at 12:39

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9 mijë m2 tokë në Fushë-Prezë, e përfituar në mënyrë të paligjshme nga Altin Topalli. Sipas njoftimit nga organi i akuzës, ky shtetas arriti që të përvetësojë tokën nëpërmjet mashtrimit dhe më pas e ka shitur për përfitime monetare. Hetimet nisën pasi shtetasi M.D. kallëzoi në prokurori se toka arë […]

The post Sekuestrohen 9 mijë metra katrorë tokë në Fushë Prezë, Altin Topalli e përfitoi nëpërmjet mashtrimit appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë: Shoferi i betonieres lihet në burg pa afat

By: gaze tare
22 March 2025 at 15:33

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres që u përplas nga pas nga një makinë me katër të rinj në Fushë Prezë, duke shkaktuar vdekjen e tyre, është lënë në burg pa afat pas paraqitjes së tij sot në gjykatë.

Në dëshminë e tij, Krrashi tregoi se pas përplasjes doli menjëherë nga mjeti dhe tentoi të ndihmonte, por makina shpërtheu në flakë. Më pas, ai shkoi në shtëpi dhe u dorëzua në polici.

Gjykata vendosi gjithashtu arrest me burg për kushëririn e tij, Valentin Krrashi, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa menaxheri i firmës, Danjel Koxha, u la në detyrim paraqitje.

Prokuroria akuzon Aleksandër Krrashin për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi ai drejtonte betonieren pa leje përkatëse dhe nuk kishte ndezur bllokazhin kur ndaloi në karrexhatë. Betonieria gjithashtu rezultoi pa dokumentacionin e nevojshëm.

Nga aksidenti tragjik humbën jetën katër të rinj: Enejdi Laçi, Erildi Laçi (20 vjeç), Enrikejd Kurti (24 vjeç) dhe Andi Laçi (22 vjeç).

The post Aksidenti tragjik në Fushë Prezë: Shoferi i betonieres lihet në burg pa afat appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti me 4 viktima/ U la në burg, dëshmia e shoferit të betonierës: U përpoqa t’i ndihmoj, dera e makinës nuk hapej

22 March 2025 at 12:34

Aleksadër Krashi, shoferi i betonierës, është lënë në burg.

Në gjykatë ai ka thënë se është përpjekur t’i ndihmojë të rinjtë të cilët u bllokuan në automjetin që u përfshi nga flakët, pas përplasjes me betonierën që drejtohej nga Krashi.

“U përpoqa në maksimum t’i ndihmoj, dera e makinës nuk u hapte, lajmërova dhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se nga aksidenti tragjik në Fushë Prezë, humbën jetën katër të rinjtë, Erid Laçi Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës dhe Enrikejd Kurti.

/abcnews.al/

Aksidenti me katër viktima në Fushë Prezë/ Lihet në qeli shoferi i betonieres

22 March 2025 at 12:20

Dolën sot para gjykatës së Tiranës, 3 të arrestuarit pas aksidentit të rëndë ku humbën jetën 4 të rinjtë Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erild  Laçi, 20-vjeç, Enrikejd Kurti, 24-vjeç dhe Andi Laçi, 22-vjeç.

Masa e sigurisë  arrest në burg u caktua për shoferin e betonierës Aleksandër Krrashi I cili akuzohet për  “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”

“Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. I riu nuk ishte i pajisur me leje përkatëse drejtimi për betoniere, ndërsa kishte ndaluar në rruge dhe nuk kishte ndezur bllokazhin.

Me masën arrest në burg u la edhe Valentin Krrashi, kushëriri i shoferit 24-vjeçar, i cili akuzohet se e ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i aksidentit duke u akuzuar për përkrahje te autorit te krimit.

Ndërkohë menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha u lirua nga qelia duke i caktuar masën detyrim paraqitje

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Koxha nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonierës, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonierës, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

/abcnews.al/

Aksidenti tragjik në Fushë Prezë/Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova…

By: gaze tare
21 March 2025 at 12:50

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres, me të cilën u përplas makina ku udhëtonin katër të rinjtë në Fushë Prezë, që humbën jetën, ka pranuar se nuk kishte ndezur dritat sinjalizuese kur ndaloi anës rrugës.

“Dola në rrugë dhe më la nafta. Dola të kërkoja naftë, por harrova të ndez bllokazhin”, ka thënë i riu në dëshminë e tij para uniformave blu.

Ndërkohë, pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia thotë se Enejdi Laçi që drejtonte mjetin tip “Benz”, ka parakaluar një kamion dhe pasi është rifutur në karrexhatë, është përplasur me betonieren e ndaluar, pasi nuk kishin fushëpamje dhe as ndriçim në rrugë.

Bazuar në ekspertizën e deritanishme, dyshohet se të rinjtë po lëviznin me një shpejtësi tej normave të lejuara, 140 km/h, megjithatë pritet hetimi i plotë.TOPCHANNEL

The post Aksidenti tragjik në Fushë Prezë/Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova… appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti me 4 viktima, dëshmia e shoferit: Harrova të ndez bllokazhin e betonieres

By: fra nc
21 March 2025 at 11:29

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë Krujë, ku humbën jetën katër të rinj pas përplasjes së automjetit të tyre me një betoniere.

Sipas hetimeve paraprake, automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin udhëtonin vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës, fillimisht kreu një parakalim të dy kamionëve përpara se të përplasej me betonieren e ndalur në rrugë. Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, ka deklaruar për policinë se automjeti i tij ishte ndalur në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Ai ka pranuar se ka provuar dy herë ta ndizte, por pasi dështoi, u largua për të marrë naftë në një karburant aty pranë. Në dëshminë e tij, ai ka pranuar se ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës, duke e lënë atë të ekspozuar në rrugë pa sinjalizim.

Sipas ekspertizës, automjeti i të rinjve lëvizte me rreth 140 km/h, një shpejtësi e lartë për segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti. Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur Enejd Laçin, vëlllanë e Erilditit, i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Policia ka vënë në pranga shoferin e betonieres Aleksandër Krrashi, si dhe menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, i cili dyshohet se kishte lejuar operimin e automjeteve të firmës pa kontrollet e nevojshme teknike dhe të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidenti me 4 viktima, dëshmia e shoferit: Harrova të ndez bllokazhin e betonieres appeared first on Euronews Albania.

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin…

By: V K
21 March 2025 at 11:07

Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një aksident tragjik ku humbën jetën katër të rinj, u regjistrua në Fushë-Prezë. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti është përfshirë nga flakët, duke bërë që të rinjtë të digjen plotësisht brenda në makinë.

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, ku duket se automjeti ku ndodheshin katër të rinjtë ka parakaluar 2 kamionë që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në rrugë në sensin e drejtë dhe kanë vijuar udhëtimin kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Shoferi 24-vjeçar i betonieres, Aleksandër Krrashi, ka dëshmuar se sapo ka hyrë në rrugën kryesore, i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ai tha se ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë, për të marrë naftë dhe ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Në dëshminë e parë shoferi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka thënë që ka qenë në lëvizje, më pas në dëshminë e dytë ka dhënë variantin e mësipërm.

Ndërkohë, ka dyshime që këtij të fundit i është prishur betonierja dhe më pas i është fikur dhe nuk ka ndezur asnjë dritë bllokazhi dhe nuk ka vendosur as sinjalistikën e nevojshme në rrugë, pra trekëndëshin e sigurisë që përdoret në rast defektesh të tilla për të paralajmëruar automjetet në ardhje.

Grupi hetimor dyshon se përplasja ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushëpamjes së drejtuesit në makinën e aksidentuar.

Faktor për mungesën e fushëpamjes, besohet se ka qenë edhe mungesa e ndriçimit në zonë.

Bazuar në ekspertizën e kryer nga grupi hetimor, kur është përplasur me betonieren mjeti ku ndodheshin 4 të rinjtë ka qenë më shpejtësi rreth 140 km/orë.

The post Aksidenti tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin… appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me katër viktima/ Makina e të rinjve me shpejtësi të lartë, si ndodhi përplasja fatale në Fushë-Prezë

21 March 2025 at 10:43

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 4 të rinj. Sipas burimeve për Abc News në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë automjeti mercedez ku ndodheshin të rinjtë ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas kanë hyrë sërish në karrexhatë kur dhe me pas janë përplasur me betonieren e ndaluar.

Burimet thonë se sipas dëshmisë së shoferit 24 vjeçar ai ka rrëfyer se sapo ka hyrë në rrugën kryesore është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta. Ka provuar ta ndezë disa herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas tij ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës.

Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë pamjes për shkak mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar. Sipas policisë në momentin e përplasjes mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 170 km në orë.

The post Aksidenti me katër viktima/ Makina e të rinjve me shpejtësi të lartë, si ndodhi përplasja fatale në Fushë-Prezë appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti me katër viktima në Fushë Prezë, arrestohet 24-vjeçari, nuk kishte patentë për drejtimin e betonieres

20 March 2025 at 16:32

Është arrestuar 24-vjeçari, drejtuesi i betonierës që u përfshi në aksidentin e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme (19 mars) në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 persona.

Automjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë u përplas me betonierën që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili më pas u largua nga vendi i aksidentit. Policia ka sqaruar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, teksa bën me dije se i riu nuk dispononte patentë për drejtimin e betonierës.

Sipas uniformave blu, automjeti tip “Mercedes Benz” më të cilin udhëtonin 4 të rinjtë, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët.

24-vjeçari akuzohet për veprat penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe 2persona të tjerë, një 25-vjeçar, i afërm i 24-vjeçarit, që dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit dhe menaxheri i firmës së betonit në të cilën ishte punësuar 24-vjeçari

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./rtsh

The post Aksidenti me katër viktima në Fushë Prezë, arrestohet 24-vjeçari, nuk kishte patentë për drejtimin e betonieres appeared first on Telegrafi.

Aksidenti me 4 viktima në Fushë-Prezë, arrestohet drejtuesi i betonieres

By: V K
20 March 2025 at 15:55

Këtë të enjte, policia e Tiranës, ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e 19 marsit në segmentin rrugor Vorë-Fushë Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Sipas hetimeve, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25-vjeç, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, goditi nga pas një betoniere të ndaluar në karrexhatë, e cila nuk kishte ndezur sinjalizimin e emergjencës.

Përplasja shkaktoi përfshirjen e automjetit nga flakët, duke sjellë vdekjen e drejtuesit dhe tre pasagjerëve.

Në kuadër të hetimeve, u arrestuan:
A. K., 24-vjeç, drejtuesi i betonieres, i cili nuk kishte leje drejtimi për këtë kategori mjetesh dhe u largua nga vendi i aksidentit. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

V. K., 25-vjeç, i cili ndihmoi drejtuesin e betonieres të largohej nga vendi i ngjarjes, duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

D. K., 34-vjeç, menaxher i firmës së betonit ku ishte punësuar A. K., akuzohet për “Punësim të paligjshëm”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehje të të ardhurave”, pasi kishte lejuar drejtimin e betonieres nga një punonjës pa leje për këtë mjet dhe pa dokumentacion të rregullt.

Në kërkim është shpallur administratori i firmës, S. H., 27-vjeç, për të cilin po vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 24-vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë – Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25-vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;

V. K., 25-vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

D. K., 34-vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksidenti me 4 viktima në Fushë-Prezë, arrestohet drejtuesi i betonieres appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik/ Këta janë 4 të rinjtë që u dogjën në makinë pas përplasjes me betonieren në Fushë-Prezë

By: V K
20 March 2025 at 15:21

Këta janë katër të rinjtë që humbën jetën tragjikisht ditën e sotme, pasi automjeti tip “Mercedes Benz” me të cilin ata udhëtonin, u përplas me një betoniere në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë.

Si pasojë e përplasjes, automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i makinës Enejdi Laçi, 25-vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erildi Laçi, 20-vjeç, Enrikejd Kurti, 24-vjeç dhe Andi Laçi, 22-vjeç, janë djegur brenda mjetit.

Enejdi dhe Erildi Laçi ishin vëllezër, ndërsa Andi Laçi, ishte kushëri me ta. Viktima e katërt Enrikejd Kurti, ishte shok me tre të parët.

Vëllezërit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20-vjeç

Raportohet se aksidenti është konstatuar nga një patrullë e shërbimit rrugor, i cili ka pikasur automjetin që kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një mjet i tonazhit të rëndë betoniere.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se automjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi dhe pas përplasjes së fortë me një betoniere ka shpërthyer në flakë.

Enrikejd Kurti, 24-vjeç

Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, sapo kishte dalë nga pika e betonit rreth 100 metra nga vendngjarja dhe ka hyrë në rrugën kryesore, dhe kur është futur në rrugë ka ecur vetëm 20 metra.

Në këto momente automjeti tip Benz me gaz-benzinë me të cilën udhëtonin të rinjtë, është përplasur me betonieren, duke e goditur nga pas.

Makina e të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flake, për shkak se ishte edhe me impiant gazi. Përplasja ishte aq e fortë saqë mjeti është shkatërruar plotësisht.

Andi Laçi, kushëriri i vëllezërve Enejdi dhe Erildi Laçi

Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stop nga pas, sepse dyshohet qe të rinjtë nuk kanë parë momentin që betonierja, është futur në rrugë dhe në asfalt nuk ka shenja frenimi.

Po ashtu, po hetohet nëse betonierja ka ndaluar pasi është future në rrugën kryesore apo ka qenë në lëvizje, pasi sapo është future në rrugë ka ecur vetëm 20 metra dhe shpejtësia ka qenë e ulët, ndërsa makina ku po udhëtonin të rinjtë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas përplasjes, mësohet se drejtuesi i betonierës është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar pak orë më vonë nga policia.

Viktima e aksidentit tragjik po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, kur tre prej të rinjve kishin dalë për të marrë Erild Laçin, i cili kthehej nga Gjermania dhe sapo kanë lënë aeroportin janë nisur për në banesat e tyre në fshatin Borizanë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti tragjik/ Këta janë 4 të rinjtë që u dogjën në makinë pas përplasjes me betonieren në Fushë-Prezë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Fushë-Prezë, vdesin 4 të rinj

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Një aksident me pasojë vdekjen e 4 të rinjve ndodhi pak para mesnate në Fushë-Prezë, Tiranë.

Siç njoftoi Policia e Tiranës, “më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, shërbimi i qarkullimit rrugor konstatoi një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere”.

Policia bëri të ditur se “hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

Sipas Policisë si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

“Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç”, njoftoi Policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet, me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/r.e/ /a.f/

The post Aksident në Fushë-Prezë, vdesin 4 të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

By: gaze tare
20 March 2025 at 10:03

Mediat kanë publikuar fotot e tre të rinjve që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren.

Në foto e publikuar dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi dhe Enrikejd Kurti. Nga aksidenti mbeti i vdekur edhe Andi Laçi.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Makina ku udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i betonieres, i cili po merret në pyetje.

The post Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën appeared first on iconstyle.al.

Del foto e vëllezërve Laçi që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës, 25-vjeç dhe 20-vjeç

By: V K
20 March 2025 at 09:14

Personat që shihni në foto, janë tre të rinjtë që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren.

Në foto, janë dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi e Enrikejd Kurti, të cilët humbën jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë.

Andi Laçi, 22-vjeç, humbi jetën gjithashtu nga aksidenti i rëndë.

Sipas informacioneve policore, katër të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz”, kur janë përplasur me një betoniere.

Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

The post Del foto e vëllezërve Laçi që u dogjën bashkë me dy të rinjtë e tjerë brenda makinës, 25-vjeç dhe 20-vjeç appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ U dogjën brenda “Benz-it”, kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik

20 March 2025 at 08:01

Janë zbardhur emrat e 4 të rinjëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë. Burime bëjnë me dije se kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” Enejdi Laçi, 35 vjeç, vëllai i tij, i cili ndodhej pasagjer në automjet Erildi Laçi, 20 […]

The post EMRAT/ U dogjën brenda “Benz-it”, kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me betonieren, vdesin 4 të rinj

20 March 2025 at 07:41

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj. Një betoniere është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz” dhe pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakës, ndërsa shoferi i betonieres është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin. […]

The post Tragjedi në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me betonieren, vdesin 4 të rinj appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Makina e shkrumbuar plotësisht, pamje nga aksidenti tragjik me katër viktima, mes tyre dy vëllezër

20 March 2025 at 08:11

ABC News ka siguruar fotot e aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Fushë Prezë. Siç shihet nga fotot, makina është shkrumbuar plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Katër viktima është bilanci pas një aksidenti të ndodhur në Fushë Prezë. Një automjet dyshohet se është përplasur me një betoniere dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për pasojë humbën jetën dy vëllezërit, Erid Laçi Enejd Laçi dhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës si dhe Enrikejd Kurti.

Ndërkohë sipas policisë, shoferi i betonierës, shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi është shoqëruar në polici.

/abcnews.al/

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, humbën jetën 4 të rinj, pamjet nga vendngjarja

20 March 2025 at 07:51

ABC News sjell pamjet nga vendngjarja ku edhe ndodhi aksidenti tragjik në Fushë Prezë.

Katër të rinj humbën jetën nga një aksident tragjik të ndodhur në Fushë Prezë. Mësohet se viktimë kanë mbetur Erid Laçi Enejd Laçi vëllezër edhe Andi Laçi i afërm i dy vëllezërve nga Borizana Krujës dhe Enrikejd Kurti.

Makina e të rinjtë është përplasur me një betonierë, dhe më pas është përfshirë nga flakët, si pasojë katër të rinjtë kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi është shoqëruar në polici.

 

Aksident në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren dhe merr flakë, humbin jetën katër të rinj

20 March 2025 at 07:29

Tragjike në Fushë-Prezë. Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Fushë Prezë. Sipas policë, makina që drejtohej nga një shtetas 25 vjeç dyshohet se është përplasur me një betoniere që drejtohej nga një 24-vjeçar.

Nga përplasja, automjeti është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari dhe 3 pasagjerë të rinjtë të moshës 20, 24 dhe 22 vjeç. Ndërkohë drejtuesi i betonieres pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kontrolleve është gjetur dhe shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

❌
❌