❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës

✇Albeu
By: V K

Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës.

Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.

Aktualisht, konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita .

The post Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 13 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 97.3 lekë dhe shitet 98.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.9 lekë dhe shitet me 113.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 13 Korrik 2025/ Ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata, duke sjellë një tjetër ditë me mot përvëlues.

Sipas MeteoAlb, e diela e 13 korrikut 2025, do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe diell i fortë në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit pritet të shënojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, ku maksimumet do të kapin vlerat deri në 36°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato të jugut.

Mëngjesi ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të buta, por që nga ora 10:00 e tutje pritet një rritje graduale e ndjeshme e të nxehtit.

Orët më të nxehta të ditës do të jenë nga 12:00 deri në 16:00, periudhë gjatë së cilës qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.

Gjatë mbrëmjes pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë një mot më të freskët, me minimumet që do të zbresin deri në 24°C.

Rekomandime për qytetarët:

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Këshillohet përdorimi i ujit në sasi të bollshme, veshje të lehta dhe shmangia e qëndrimit në ambiente të hapura gjatë pikës maksimale të nxehtësisë.

The post Parashikimi i motit 13 Korrik 2025/ Ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Tensionet nĂ« Theth/ Boçi dhe Spahia pĂ«rplasen me policinĂ«: Mos mĂ« kap me dorĂ« se ta mbĂ«shtjell mirë  (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës.

Këtë të shtunë, deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.

Në terren ata janë përplasur me efektivët e policisë, përfshirë edhe drejtues të lartë të këtij institucioni.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Boçi shihet duke debatuar ashpër me një person që identifikohet si drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj.

“ÇfarĂ« drejtori je ti? Ku e ke bexhin”? – dĂ«gjohet t’i thotĂ« ai.

NĂ« njĂ« moment tjetĂ«r, Boçi iu drejtohet efektivĂ«ve me fjalĂ«t: “Mos mĂ« kap me dorĂ«, se ta mbĂ«shtjell mirĂ«, legen m
, e mendove mirĂ« qĂ« mĂ« preke”?

Përplasja verbale përfshin dhe ofendime të tjera të drejtpërdrejta ndaj punonjësve të rendit.

Sipas raportimeve nga mediat, sherri ka nisur nĂ« momentin kur drejtori i ri i PolicisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, Gentian Berberi, iu Ă«shtĂ« drejtuar deputetĂ«ve me fjalĂ«t: “Ju tĂ«rheq edhe ju zvarrĂ«â€, gjĂ« qĂ« ka ndezur situatĂ«n nĂ« vend.

Banorët e Thethit, prej disa ditësh kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve pa leje, duke deklaruar se nuk kanë mundur të marrin leje ndërtimi për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

Ata kërkojnë zgjidhje institucionale dhe shtyrje të operacionit, por IKMT dhe policia kanë vijuar me ndërhyrjet.

Një ditë më parë, tensionet u përshkallëzuan pasi disa persona hodhën kokteje molotovi ndaj fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat.

Policia ndërhyri me forca të shtuara dhe sipas pamjeve filmike, efektivët kanë nxjerrë armët për të garantuar vijimin e aksionit.

 

The post Tensionet nĂ« Theth/ Boçi dhe Spahia pĂ«rplasen me policinĂ«: Mos mĂ« kap me dorĂ« se ta mbĂ«shtjell mirë  (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij: Gjithçka që kam ëndërruar (FOTO)

✇Albeu
By: V K

KĂ«ngĂ«tari i njohur dhe shumĂ« pĂ«r publikun, Luiz Ejlli, ka ndarĂ« me ndjekĂ«sit njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« ndjeshme dhe tĂ« veçanta tĂ« jetĂ«s sĂ« tij: ditĂ«lindjen pranĂ« familjes qĂ« e ka quajtur gjithmonĂ« â€œĂ«ndrra e bĂ«rĂ« realitet”.

Në një foto ku shihet krah partneres Kiara Tito dhe vajzës së tij, të tre të veshur në të bardha, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës.

“M`u deshĂ«n plot 40 vite qĂ« tĂ« kisha gjithçka qĂ« kam Ă«ndĂ«rruar”, shkruan Luizi krahas imazhit plot ngrohtĂ«si.

Postimi është pritur me një sërë urimesh, komente pozitive dhe dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë shoqëruar këtë ditë të veçantë me fjalë të ndjera.

The post Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij: Gjithçka që kam ëndërruar (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë, nga java e ardhshme do të sekuestrohen


✇Albeu
By: V K

Kryeministri i vendit Edi Rama, shprehet se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë, përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit, sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Kreu i shtetit, u është drejtuar me një paralajmërim të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë teksa ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.

Rama thotë se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë, përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Ai shton se siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.

POSTIMI:

STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë

Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

 

The post Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë, nga java e ardhshme do të sekuestrohen
 appeared first on Albeu.com.

Gjarpri pickon 26-vjeçaren në Përmet, spitalet e të gjithë qarkut nuk kanë kundërhelm

✇Albeu
By: V K

Dy ditë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një e re ka shpëtuar për mrekulli nga amputimi i këmbës, pas një pickimi helmues nga gjarpri. L. A., 26-vjeçe, ishte duke qëndruar në një zonë periferike të qytetit kur u pickua nga gjarpri, një ngjarje që e dërgoi menjëherë në Spitalin e Përmetit për ndihmë të shpejtë.

Por ajo që ka shqetësuar shumë është mungesa totale e antidotit të nevojshëm, për të trajtuar helmimin nga gjarpri.

Mjekët në Spitalin e Përmetit nuk mundën të ofronin një zgjidhje për vajzën, duke e detyruar atë të transferohej urgjentisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Edhe atje, nuk u gjet antidoti i kërkuar për të shpëtuar këmbën e të resë.

Një mundësi e tretë iu dha pas një udhëtimi të shpejtë në Tiranë, në Spitalin e Traumës, ku për fat të mirë, 26-vjeçares iu injektua antidoti që shpëtoi jo vetëm jetën, por edhe këmbën e saj.

Sipas familjarëve, mjekët në Tiranë, i kanë shpjeguar se helmi kishte depërtuar deri në rrezen e kofshës dhe çdo minutë vonese mund të kishte çuar në amputimin e këmbës.

“NĂ«se do tĂ« kishte vonuar edhe pak, kĂ«mba do tĂ« ishte prerĂ«â€, kanĂ« pohuar ata.

Ky incident, ka nxjerrë në pah një problem serioz në sistemin shëndetësor të qarkut të Gjirokastrës, ku mungojnë antidotet jetike për trajtimin e helmimeve të tilla.

Qarku me një popullsi prej 134 mijë banorësh, po përballet me një krizë shëndetësore të pashembullt, sidomos gjatë sezonit turistik, kur rreziku i pickimeve të gjarpërinjve është më i madh për shkak të temperaturave të larta.

Mungesa e kundërhelmit në spitalet e rajonit është një skandal që rrezikon jetët e qytetarëve, ku ka shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve dhe specialistëve të shëndetësisë.

The post Gjarpri pickon 26-vjeçaren në Përmet, spitalet e të gjithë qarkut nuk kanë kundërhelm appeared first on Albeu.com.

U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit nga Puka marrin pas 24 vitesh pafajësinë në Strasburg

✇Albeu
By: V K

Në mars të vitit 2001, Artur Lika nga Puka, kur ishte vetëm 19-vjec, u arrestua gabimisht bashkë me vëllanë e tij të mitur, Beharin si i dyshuar për grabitje me armë të pasagjerëve të autobusit të linjës Kukës-Tiranë, ngjarje e ndodhur në fshatin Lajthizë të Pukës.

Për këtë ngjarje, ai u dënua me 13 vite burgim nga gjykata e Pukës, ndërsa vëllai me 5 vite, për shkak se ishte i mitur. Vendimi u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Por, e drejta për vëllezërit triumfoi në 2010 kur gjykata e europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg konstatoi se në procesin ndaj vëllezërve ishin shkelur liritë dhe të drejtat e tyre.

3 vite pas këtij vendimi, Artur e Behar Lika, fitojnë pafajësinë. Gjykata e Apelit Shkodër vendos pushimin e çështjes penale, pasi nuk provohej fajësia e tyre.

“Jam akuzuar pĂ«r vjedhje me armĂ« nĂ« PukĂ«. Kam bĂ«rĂ« 9 vjet e 3 muaj burg. E kam fituar pafajĂ«sinĂ« nĂ« gjykatĂ«n e Strasburgut, gjykatĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut”, ka deklaruar pĂ«r News24, Artur Lika.

I pyetur për gjendjen e vëllait më të vogël, Arturi thotë se pas burgut ai ka shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Pasi vuajti më shumë se 9 vite burgim për një krim që nuk e kishte kryer kurrë, Arturi nisi betejën e radhës për të fituar dëmshpëblimin për cdo ditë të burgimit të padrejtë.

Por edhe këtë herë u përball me zhgënjim. Gjykatat e dëmshpërblyen Artur Likën me 3 milionë e 600 mije lekë lekë, që llogaritet 1 mijë lekë për cdo ditë të burgut të drejtë.

Ndërsa vëllai i tij, i cili pas daljes nga burgu është i paaftë për punë, për shkak tëtraumës që pësoi u dëmshpërblye me 1 milionë e 380 mijë lekë.

Arturi thotë se shteti për të dytën herë po ju bën padrejtësi, pasi gjykatat nuk kanë vlerësuar dëmin moral e psikologjik që iu shkaktua të gjithë familjes,

“VĂ«llai im Ă«shtĂ« marrĂ« nga bankat e shkollĂ«s, Ă«shtĂ« akuzuar e dĂ«uar dhe Ă«shtĂ« kompensuar me 10 mijĂ« lekĂ« pas pafajĂ«sisĂ«. PĂ«r shkatĂ«rrim jete personale, tĂ« vĂ«llait, tĂ« familjes, opinion e tĂ« gjitha me radhĂ«â€, thotĂ« ai.

Avokati i vëllezërve thotë se familja Lika, u shkatërrua dhe djemtë humbën mundësinë të shkolloheshin dhe të bënin një jetë normale, për shkak të dënimit të padrejtë.

“Kjo familje ka dhe njĂ« nga djemtĂ«, i cili nuk e pĂ«rballoj dot qĂ«ndrimin nĂ« paraburgimin dhe burg dhe sot Ă«shtĂ« me kartelĂ« mjekĂ«sore dhe vuan e gjithĂ« familja, si rezultat i njĂ« padrejtĂ«sie”, thotĂ« avokati.

Mbrojtësi ligjor paralajmëron se nuk do të ndalet, por për të dytën herë do ta cojë dosjen e vëllezërve në gjykatën e Strasburgut.

“Edhe nĂ« gjykatĂ«n Kushtetuese do tĂ« kĂ«rkojmĂ« njĂ« rivlerĂ«sim tĂ« ri pĂ«r tĂ« gjithĂ« dĂ«min, edhe me ekspertĂ« po tĂ« jetĂ« e nevojshme dhe do tĂ« vijojmĂ« nĂ« gjykatĂ«n e Strasurgut, sepse vetĂ«m gjykata e Strasburgut mund ti shkundĂ« gjykatat tona”, thotĂ« avokati i vĂ«llezĂ«rve Lika./News24

The post U dënuan me 18 vite burg, dy vëllezërit nga Puka marrin pas 24 vitesh pafajësinë në Strasburg appeared first on Albeu.com.

Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-vjeçari në Tiranë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një 40-vjeçar, i dënuar me mbi 7 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacioneve policore, në pranga ka rënë shtetasi Klajdi Ruçi, i cili u lokalizua dhe arrestua në Shkozë.

NĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r kapjen e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, si dhe bazuar nĂ« informacionet e siguruara nĂ« rrugĂ« operative pĂ«r vendndodhjen e njĂ« shtetasi tĂ« dĂ«nuar me burgim, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 1, nĂ« bashkĂ«punim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “Unavoidable”.

 

 

 

Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, e ka dĂ«nuar kĂ«tĂ« shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, pĂ«r veprĂ«n penale “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, pasi nĂ« vitin 2024 ka shkaktuar njĂ« aksident rrugor me pasojĂ« humbjen e jetĂ«s sĂ« dy shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-vjeçari në Tiranë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Merkatoja e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës

✇Albeu
By: V K

Merkatoja e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës. Chelsea ka vendosur një çmim të majmë për sulmuesin senegalez Nicolas Jackson, duke kërkuar plot 100 milionë paund për 24-vjeçarin që ka tërhequr interes edhe nga Milan.

Barcelona, ndërkohë, ka kthyer vëmendjen nga Marcus Rashford si objektivi kryesor për krahun e majtë të sulmit, pasi tentativat për Luis Diaz të Liverpool dhe Nico Williams kanë dështuar. Sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, 27 vjeç, shihet si profili i duhur për katalanasit.

Juventus ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Jadon Sancho në një operacion prej 20 milionë eurosh. Lojtari është në bisedime për të zgjidhur kontratën me klubin anglez para finalizimit të lëvizjes në Torino.

Tottenham vijon të mbajë në vëzhgim sulmuesin e Brentford, Yoane Wissa, edhe pse nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare, pasi u njoftua për çmimin 50 milionë paund të lojtarit nga RD e Kongos.

PSV është gati të shesë anësorin belg Johan Bakayoko për të cilin interesohen Everton, Nottingham Forest, Bournemouth, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen.

Ndërkaq Atalanta i ka vendosur një çmim prej të paktën 50 milionë paund mbrojtësit të kombëtares italiane 21 vjeccarin Giorgio Scalvini, i ndjekur nga Neëcastle dhe Manchester United.

Arsenal vazhdon të mbajë interes për yllin brazilian të Real Madrid, Rodrygo pavarësisht se është shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin anglez të Chelseat, Noni Madueke.

Së fundmi edhe Fenerbahçe është pranë nënshkrimit me mesfushorin ofensiv spanjoll Marco Asensio nga Paris Saint-Germain.

The post Merkatoja e verës vazhdon të sjellë zhvillime të mëdha në klubet më të mëdha të Europës appeared first on Albeu.com.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, ja si duket Thethi nga lart (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, hyn në ditën e gjashtë. Në pamje shihen fadromat e IKMT-së që punojnë për shembjen, si edhe objektet e rrënuara në tokë.

Ndërkohë, forcat e policisë janë në vendet ku po spastrohen ndërtimet pa leje.

Kujtojmë që efektivët dhe punonjësit e IKMT-së u përballën me kundërshtinë e banorëve, të cilët shpreheshin se po i rrënoheshin kursimet e jetës së tyre.

 

The post Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, ja si duket Thethi nga lart (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

✇Albeu
By: V K

Gjermania ka konfirmuar se do tĂ« furnizojĂ« UkrainĂ«n me sisteme tĂ« reja armĂ«sh me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« cilat do t’i mundĂ«sojnĂ« Kievit tĂ« godasĂ« objektiva strategjike shumĂ« larg vijĂ«s sĂ« frontit, brenda territorit tĂ« RusisĂ«.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rritjen e kapaciteteve ushtarake tĂ« UkrainĂ«s. KĂ«to sisteme do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« ndjeshĂ«m mbrojtjen ajrore dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kryer goditje tĂ« synuara nĂ« thellĂ«si tĂ« territoreve tĂ« kontrolluara nga Rusia”, tha Freuding pĂ«r mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës.

Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

The post Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum

✇Albeu
By: V K

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman nĂ« ShqipĂ«ri, Werner Daum.

Ai dërroi jetë në një hotel në Kavajë.

Daum kishte mbërritur në vendin tonë para pak ditësh, ku mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë

Werner Daum, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare, teksa burime diplomati bëjnë me dije për mediat se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist. Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai deklaroi se e adhuronte Shqipërinë, por edhe më shumë popullin shqiptar.

“E adhurova kĂ«tĂ« vend, sepse Ă«shtĂ« i mrekullueshĂ«m. Por, ndoshta edhe mĂ« shumĂ«, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati njĂ« viti, qĂ« nga fillimi i 1989-tĂ«s, se po piqeshin kushtet pĂ«r njĂ« revolucion. NjerĂ«zit kishin ndryshuar. Nuk kishin mĂ« frikĂ« totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« atĂ« frymĂ« rebelimi, atĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nga shtypja. DĂ«shira pĂ«r tĂ« jetuar tĂ« lirĂ«, pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« takoheshin me tĂ« tjerĂ«t, pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar jashtĂ« vendit, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet ekonomike – e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantĂ«â€, u shpreh Werner Daum.

 

The post Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum appeared first on Albeu.com.

Cristiano Ronaldo vendos të mbulojë shpenzimet për fëmijët e Diogo Jotës, deri në moshën madhore

✇Albeu
By: V K

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, ka vendosur t’i marrĂ« pĂ«rsipĂ«r tĂ« gjitha shpenzimet e fĂ«mijĂ«ve tĂ« bashkĂ«shortes sĂ« Diogo Jota-s deri nĂ« moshĂ«n madhore, duke pĂ«rfshirĂ« plotĂ«sisht kostot pĂ«r Kujdesin ShĂ«ndetĂ«sor dhe Arsimimin.

Sipas burimeve të afërta me familjet, ky vndim vjen si rezultat i një marrëdhënieje të gjatë miqësore, mes Ronaldo-s dhe sulmuesit të Liverpool-it.

Detajet e marrëveshjes

Kontrata që Ronaldo i ka komunikuar zonjës Jota, përfshin mbulimin e shpenzimeve mjekësore-prej kontrolleve periodike te specializimet e nevojshme, si dhe të gjithë tarifat shkollore, kursimet për Universitete, librat dhe materialet mësimore.

Sipas një dokumenti të përgatitur me kujdes, çdo nevojë shëndetësore apo arsimore e fëmijëve do të dërgohet për faturim në adresën e agjencisë së menaxhimit të Ronaldo-s, që do të bëjë pagesat pa vonesë.

Konteksti i miqësisë dhe solidaritetit

 

 

Në vitet e fundit, Ronaldo dhe Jota, kanë ndarë dhomat e zhveshjes në stërvitje, si pas përvojës së përbashkët te Manchester United dhe më pas në Ligën Premier.

Bashkëpunimi i tyre në ekip ka frymëzuar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, duke mbledhur fonde për bamirësi dhe duke organizuar evente humanitare.

Ky gjest konsiderohet nga shokët e skuadrës dhe familjarët, si kulmi i një miqësie të sinqertë.

Reagimet nga mjedisi i futbollit

 

 

Lajmi Ă«shtĂ« pritur me entuziazĂ«m nga komuniteti i futbollit: menaxherĂ«, shokĂ« loje dhe tifozĂ« kanĂ« pĂ«rgĂ«zuar Ronaldo-n pĂ«r gjestin bujar. Diogo Jota, sipas njĂ« burimi pranĂ« familjes, Ă«shtĂ« “i emocionuar dhe mirĂ«njohĂ«s deri nĂ« lot” pĂ«r mbĂ«shtetjen e vazhdueshme qĂ« po ofrohet pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tij.

Familja e Diogo Jota, e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« veprim si “njĂ« shembull tĂ« vĂ«rtetĂ« solidariteti, qĂ« forcon edhe mĂ« shumĂ« lidhjet mes dy familjeve”.

Konteksti humanitar i Ronaldo-s

 

 

Ky është një tjetër hap në serinë e veprimeve humanitare të Cristiano Ronaldo-s, i njohur për kontributet e tij në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, nga donacionet për spitalet pediatrike deri te ndihmat në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ndërkohë, Jota po vazhdon sezonin me Liverpool-in, ku pritet të luajë një rol kyç në garën për titullin e Ligës Premier.

Me këtë vendim, Ronaldo jo vetëm që demonstron angazhimin e tij personal për familjet e miqve, por edhe shtrin një model solidariteti në botën e sportit, ku fuqia financiare përdoret për të mbështetur sigurinë dhe të ardhmen e brezave të rinj.

The post Cristiano Ronaldo vendos të mbulojë shpenzimet për fëmijët e Diogo Jotës, deri në moshën madhore appeared first on Albeu.com.

Moment historik/ Për herë të parë roboti kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

✇Albeu
By: V K

Një arritje e jashtëzakonshme në kirurgjinë robotike, është arritur me një robot që jo vetëm dëgjon udhëzime verbale, por gjithashtu kryen një procedurë komplekse tërësisht vetë.

Për herë të parë, një robot kreu operacionin e heqjes së fshikëzës së tëmthit në mënyrë autonome, ndërsa iu përgjigj komandave me zë.

Ky moment historik, i arritur nga studiuesit në Universitetin Johns Hopkins, na afron me një të ardhme ku robotët mund të marrin përsipër më shumë përgjegjësi mjekësore me pak ndërhyrje njerëzore.

Roboti, i quajtur Hierarkia Transformuese e Robotit Kirurgjikal (SRT-H), u trajnua përmes një qasje inovative të njohur si të mësuarit me imitim.

Në vend që ta programonte robotin me udhëzime specifike për çdo hap kirurgjikal, ekipi i dha atij video të kirurgëve njerëzorë që kryenin heqjen e fshikëzës së tëmthit në kufomat e derrave.

Kjo qasje i lejoi robotit tĂ« “mĂ«sonte” duke parĂ« veprimet njerĂ«zore, ashtu siç do tĂ« bĂ«nte njĂ« praktikant mjekĂ«sor.

Rezultati ishte një robot i aftë të kryente 17 hapat e ndërlikuar, të përfshirë në procedurë me saktësi të jashtëzakonshme.

Suksesi i kĂ«tij roboti, qĂ«ndron nĂ« aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me situata nĂ« kohĂ« reale. Edhe pa ndĂ«rhyrjen e njeriut, ai ishte nĂ« gjendje tĂ« bĂ«nte prerje tĂ« sakta, tĂ« identifikonte indet dhe tĂ« vendoste kapĂ«se gjatĂ« operacionit. NdĂ«rsa i duhej mĂ« shumĂ« kohĂ« se njĂ« kirurg njerĂ«zor, roboti arriti tĂ« njĂ«jtin nivel suksesi nĂ« tetĂ« prova.

Ajo qĂ« e dallon kĂ«tĂ« sistem robotik, Ă«shtĂ« aftĂ«sia e tij pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur udhĂ«zimeve verbale gjatĂ« procedurĂ«s. I mundĂ«suar nga modele tĂ« pĂ«rparuara tĂ« inteligjencĂ«s artificiale tĂ« ngjashme me ato tĂ« pĂ«rdorura nĂ« sistemet bisedore si ChatGPT, roboti mund tĂ« dĂ«gjojĂ« komanda tĂ« tilla si “lĂ«viz krahun e majtĂ« pak majtas” dhe tĂ« rregullojĂ« lĂ«vizjet e tij nĂ« pĂ«rputhje me rrethanat.

Kjo aftësi e gjuhës natyrore shton një shtresë fleksibiliteti, duke i lejuar robotit të marrë dhe përpunojë udhëzime, ashtu siç do të bënte një praktikant njerëzor nga një kirurg i lartë.

Edhe kur u paraqitën sfida të papritura- të tilla si; ndryshimi i pozicionit të robotit ose ndryshimi i ngjyrave të indeve me ngjyra- roboti ishte në gjendje të përshtatej pa gabime.

Ky reagim në kohë reale, është jetik për kryerjen e operacioneve të suksesshme në mjedise të paparashikueshme, ku kirurgët njerëzorë duhet të jenë të shpejtë në veprimet e tyre.

Ekipi kĂ«rkimor, i udhĂ«hequr nga Ji Woong “Brian” Kim dhe Profesor Axel Krieger nĂ« Johns Hopkins, beson se ky zbulim i madh mund tĂ« hapĂ« rrugĂ«n pĂ«r pĂ«rdorim mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« robotĂ«ve autonomĂ« nĂ« kirurgji.

Siç shpjegoi Krieger, kjo risi është shumë larg sistemeve robotike të së kaluarës që ndiqnin udhëzime të paraprogramuara. Sistemi SRT-H shkon përtej kësaj, duke u përshtatur në mënyrë inteligjente me kushtet dinamike.

Kim theksoi se kjo punë vërteton se modelet e inteligjencës artificiale mund të jenë mjaft të besueshme për të trajtuar operacione komplekse në mënyrë autonome, duke demonstruar se procedurat kirurgjikale plotësisht të automatizuara jo vetëm që janë të mundshme në të ardhmen, por janë tashmë të arritshme sot.

The post Moment historik/ Për herë të parë roboti kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë, por Inter do ta shesë

✇Albeu
By: V K

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, nuk dëshiron të transferohet në Spanjë tek Real Betis. Ai nuk ka pranuar opsionin për të kaluar në La Liga tek skuadra e Betis, e cila kishte prezantuar një ofertë konkrete për shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare.

Ky qëndrim i Asllanit, ka shkuar në linjë të drejtë në këtë rast edhe me vendimin e klubit i cili gjithashtu ishte i pakënaqur me ofertën e skuadrës spanjolle.

Zikaltrit duan 18-20 milionë euro për kartonin e tij dhe kushti tjetër, është që të shitet përfundimisht dhe jo me formulë huazimi.

Dy opsionet aktuale për Asllanin, janë Bolonja dhe Fiorentina që kanë shprehur interes për mesfushorin.

Ndryshimi i stafit teknik ka ndryshuar edhe situatën e Asllanit, i cili me ardhjen e kroatit Petar Suçiç ka humbur hierarkine e formacionit tek Inter.

The post Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë, por Inter do ta shesë appeared first on Albeu.com.

Rizgjohen kujtimet e errĂ«ta tĂ« vitit ’86/ NjĂ« dron kamikaz rus ra nĂ« Çernobil, analiza: A mund tĂ« shpĂ«tohet mbuloja e centralit bĂ«rthamor?

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« dimrit, njĂ« dron rus dĂ«mtoi mbulesĂ«n mbrojtĂ«se tĂ« centralit bĂ«rthamor tĂ« mbyllur Çernobil.

Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks.

Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.

NjĂ« dron kamikaz rus, prodhim iranian kishte rĂ«nĂ« nĂ« Çernobil.

Më saktësisht në bllokun 4 të reaktorit të centralit bërthamor të çaktivizuar. Kjo rizgjoi kujtimet e errëta të vitit 1986, kur në atë reaktor ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e njerëzimit.

Dëmtime të rënda

Droni dĂ«mtoi guaskĂ«n mbrojtĂ«se qĂ« kishte mbrojtur reaktorin qĂ« nga viti 2019 dhe kishte pĂ«r qĂ«llim tĂ« parandalonte daljen e radioaktivitetit. Ky lajm u harrua shpejt sepse ekspertĂ«t nuk mundĂ«n tĂ« matnin ndonjĂ« rritje tĂ« radioaktivitetit nĂ« reaktor. MegjithatĂ«, ndikimi i dronit pati pasoja tĂ« rĂ«nda. Droni depĂ«rtoi murin e jashtĂ«m prej çeliku tĂ« rrethimit mbrojtĂ«s, i njohur nĂ« zhargonin teknik si “Mbyllja e Re e Sigurt”-“New Safe Confinement”. Rreth nĂ«ntĂ« metra mĂ« poshtĂ« Ă«shtĂ« edhe njĂ« mur i brendshĂ«m – pjesĂ« tĂ« dronit gjithashtu e depĂ«rtuan atĂ«. MegjithatĂ«, hapĂ«sira midis dy mureve luajti njĂ« rol vendimtar nĂ« konceptin e sigurisĂ«.

Ekspertët vendas mendojnë se mbulesa mbrojtëse, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi dy miliardë euro, ndoshta nuk do të funksionojë dot më siç ishte planifikuar.

Riparimi i plotë ka gjasa të kryhet, tha për portalin gjerman, tagesschau.de Artem Siryj, menaxher i operacioneve në mbulesën mbrojtëse, por sigurimi i burimeve financiare ndoshta nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë specialistë nga Ukraina dhe ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një koncept për mbylljen e vrimave dhe të paktën mbylljen hermetike të murit të brendshëm, tha Siryj.

Kjo do të sigurojë mbrojtje të mirë. Siryj shpreson që punimet të fillojnë këtë vit. Mbulesa aktuale mbrojtëse, u financua nga një fond i kontribuar nga vendet donatore dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Zyrtarët në Ukrainë shpresojnë për mbështetje të mëtejshme nga BERZH./ DW

The post Rizgjohen kujtimet e errĂ«ta tĂ« vitit ’86/ NjĂ« dron kamikaz rus ra nĂ« Çernobil, analiza: A mund tĂ« shpĂ«tohet mbuloja e centralit bĂ«rthamor? appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit, pjesë e grupit kriminal (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Identifikohen emrat e 8 personave të arrestuar pjesë e grupit kriminal për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE, gjatë operacionit të SPAK bërë publike ditën e djeshme.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se, të arrestuarit janë: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani.

Ky i fundit, me detyrë ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, u vetëdorëzua në policinë e Himarës pasi u informua se ishte shpallur në kërkim nga SPAK.

Gjykata e Posaçme, ka vendosur sot masën e arrestit me burg për 8 të arrestuarit.

SPAK njoftoi dje se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion, u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 8 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme ekzistojnĂ« dyshime tĂ« arsyeshme tĂ« bazuara nĂ« prova se personat e dyshuar, nĂ« funksion tĂ« aktivitetit tĂ« paligjshĂ«m nĂ« fushĂ«n e trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike nga vendet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut drejt vendeve tĂ« BE-sĂ«, me qĂ«llim pĂ«rfitimi monetar si dhe tĂ« ushtrimit tĂ« ndikimit tĂ« paligjshĂ«m ndaj personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike, kanĂ« komunikuar mes tyre edhe me anĂ« tĂ« aplikacionit tĂ« platformĂ«s sĂ« enkriptuar, “Sky ECC”¾ komunikime tĂ« cilat janĂ« administruar nga autoritetet franceze tĂ« drejtĂ«sisĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ndihmĂ«s sĂ« ndĂ«rsjellĂ«t juridike nĂ« fushĂ«n penale.

The post Operacioni i SPAK/ Gjykata cakton masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit, pjesë e grupit kriminal (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Anija 45 metra e gjatĂ« ‘Sea Lady II’, u pĂ«rfshi nga flakĂ«t ndĂ«rsa ishte ankoruar nĂ« portin e Saint-Tropez mĂ« 10 korrik.

NjĂ« superjaht luksoz, u pĂ«rfshi nga flakĂ«t nĂ« RivierĂ«n Franceze tĂ« enjten. Anija 45 metra e gjatĂ« ‘Sea Lady II’, u pĂ«rfshi nga flakĂ«t ndĂ«rsa ishte ankoruar nĂ« portin e Saint-Tropez mĂ« 10 korrik.

Zjarrfikësit vendas u thirrën në vendngjarje, por ata patën vështirësi të hipnin në anije, sipas agjencisë lokale të medias Agence France-Presse.

“Jahtet pĂ«rreth u zhvendosĂ«n shpejt dhe ne kemi vendosur barriera kundĂ«r ndotjes”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i shĂ«rbimit zjarrfikĂ«s pĂ«r AFP-nĂ«.

 

 

The Sun, shkruan se zjarri u raportua pak pas orës 8 të mbrëmjes sipas orës lokale. Bëhet me dije se dy persona, të moshës 24 dhe 35-vjeç, u shpëtuan nga anija dhe të dy vuanin nga efektet e thithjes së tymit.

Sipas njĂ« liste online tĂ« çarterit, ‘Sea Lady II’ kushton afĂ«rsisht 93,500 dollarĂ« pĂ«r t’u marrĂ« me qira pĂ«r njĂ« javĂ« gjatĂ« sezonit tĂ« ngarkuar.

Varka mund të akomodojë 10 persona në pesë kabina dhe vjen me tetë anëtarë të ekuipazhit që punojnë.

Disa lehtësira përfshijnë një kuvertë dielli, platformë noti, mbrojtëse dielli dhe një bar të jashtëm. E ndërtuar fillimisht në vitin 1986, varka u riparua për herë të fundit në vitin 2024.

Zjarri vjen gjatë sezonit të ngjeshur të festave të Rivierës Franceze, kur anije me vlerë qindra miliona dollarë mbushin bregdetin e Mesdheut.

Turistët dhe personazhet e famshëm dynden në rajon për të shijuar plazhet dhe peizazhet mahnitëse.

 

The post Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Prishtinë/ Ndërron jetë në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe

✇Albeu
By: V K

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës, që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës.

Foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Me datĂ« 29.06.2025 nĂ« EmergjencĂ«n e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell njĂ« fĂ«mijĂ« 9 muajsh. Me datĂ« 11.07.2025 viktima (fĂ«mijĂ«) kishte ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« QKUK-PrishtinĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit trupi i pa jetĂ« dĂ«rgohet nĂ« IML pĂ«r obduksion”, thuhet nĂ« raportin e policisĂ«.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

The post E rëndë në Prishtinë/ Ndërron jetë në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe appeared first on Albeu.com.

❌