❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FMN: Regjim i lirë i kursit të këmbimit. Sejko: Ekonomia po përballet me rreziqe gjeopolitike

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që në Shqipëri të vijoj regjimi i lirë i kursit të këmbimit.Guvernatori Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët u distua për zhvillimet ekonomike në vend.

Përfaqësues të Misionit theksuan se një kurs i lirë këmbimi ofron një instrument të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë me standardet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht një euro po këmbehet me 97 lekë ndërsa një dollar me 83 lekë.

Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si si intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive./abcnews.al

Sejko: Tarifat e SHBA-së ndikim të papërfillshëm në ekonominë tonë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko mori pjesĂ« nĂ« Mbledhjen e KonstituencĂ«s sĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe tĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore (BB), zhvilluar nĂ« Vareze, Itali.

Takimi bëri bashkë guvernatorët dhe ministrat e Financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitike, gjeoekonomike dhe me kufizime tregtare, ndaj dhe në takim u diskutua rreth politikave industriale, të cilat mund të nxisin konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike të vendeve.

Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e dy institucioneve për të garantuar stabilitet financiar dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik. Ai paraqiti pikëpamjet e Bankës mbi temat kryesore të diskutimit, duke ndarë pikëpamje të ngjashme me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, si parakusht për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Guvernatori u shpreh se për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian, raundi fillestar i tarifave nga SHBA-ja ka një ndikim të papërfillshëm të drejtpërdrejtë në ekonominë tonë, pasi lidhjet tona tregtare dhe financiare me SHBA-në janë mjaft të kufizuara (rreth 0.2% e PBB-së). Megjithatë, ai vuri në dukje se një luftë tarifore në shkallë globale do të nënkuptonte rënie të kërkesës për eksporte, inflacion të importuar që do të rriste çmimet e brendshme, si dhe rreziqe potenciale në sektorin financiar, pasi kompanitë e ekspozuara ndaj tregtisë do të përballen me kushte më të vështira.

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria mbetet thelbësore për të përballuar krizat e shpeshta dhe të mbivendosura që kërcënojnë zhvillimin ekonomik. Në mbarë botën, vendet po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj rreziqeve dhe katastrofave natyrore. Kjo i vendos ato përballë zgjedhjeve për financimin dhe sigurimin e rreziqeve nga katastrofat, të cilat janë thelbësore për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimin e qëndrueshmërisë, e që përfshijnë investime si në reduktimin fizik të rrezikut ashtu edhe në përgatitjen financiare.

NĂ« pĂ«rfundim, Guvernatori u shpreh se, “si bankĂ« qendrore, pĂ«rparĂ«sia jonĂ« Ă«shtĂ« ruajtja e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« çmimeve, garantimi i stabilitetit financiar dhe forcimi i qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« ekonomisĂ«, duke u treguar tĂ« vĂ«mendshĂ«m ndaj zhvillimeve globale dhe rajonale, dhe pĂ«rmirĂ«suar vazhdimisht kuadrin tonĂ« tĂ« politikĂ«s ekonomike”.

Gjatë takimit, duke diskutuar lidhur me zhvillimet në fushën e sistemeve të pagesave, inovacionin në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe sfidat e lidhura me to, zëvendësguvernatori i Bankës së Italisë, Luigi Federico Signorini theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën e Shqipërisë lidhur me kontributin dhe lidershipin e treguar për modernizimin e sistemit të pagesave në vend dhe në nivel rajonal.

Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej muajit tetor të vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën dhe San Marinon. Drejtor ekzekutiv i Konstituencës është Riccardo Ercoli.

Republika e Shqipërisë është anëtare e Grupit të Bankës Botërore që prej vitit 1991. Ajo është në të njëjtën konstituencë me Italinë, Greqinë, Portugalinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor. Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës (EDS21) është Matteo Bugamelli.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Sejko: Tarifat e SHBA-së ndikim të papërfillshëm në ekonominë tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guvernatori Sejko merr pjesë në mbledhjen e Konstituencës të FMN dhe BB

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Guvernatori  i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Gent Sejko, bashkĂ« me mininistrin e Financave dhe delegacionin qĂ« e shoqĂ«ron morĂ«n pjesĂ« sot nĂ« mbledhjen e KonstituencĂ«s sĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore, e cila zhvillohet nĂ« datat 26-27 qershor 2025, nĂ« Vareze, Itali.

Ky takim mbledh së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Në një njoftim për mediet, BSH-ja bën të ditur se, përfaqësues të FMN-së dhe BB-së do të ndajnë perspektivat e dy institucioneve për të garantuar stabilitet financiar dhe rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sipas BSH-së, në këtë takim të rëndësishëm të nivelit të lartë, Guvernatori Sejko do të prezantojë zhvillimet më të fundit ekonomike në vend dhe pikëpamjet e Bankës së Shqipërisë mbi temat kryesore të diskutimit.

1 nga 4

e.xh/j.p/

The post Guvernatori Sejko merr pjesë në mbledhjen e Konstituencës të FMN dhe BB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FMN dhe Ukraina arrijnë marrëveshje paraprake për një këst 500 milionë dollarësh

Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe autoritetet ukrainase kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje paraprake nĂ« kuadĂ«r tĂ« shqyrtimit tĂ« tetĂ« tĂ« programit ekonomik tĂ« UkrainĂ«s, qĂ« do t’i mundĂ«sojĂ« Kievit marrjen e kĂ«stit tĂ« radhĂ«s prej 500 milionĂ« dollarĂ«sh nga LehtĂ«sia e Zgjeruar e KredisĂ« (EFF) tĂ« miratuar nĂ« vitin 2023, njoftoi sot FMN.

NĂ« njĂ« deklaratĂ«, FMN bĂ«ri tĂ« ditur se “stafi i FMN-sĂ« dhe autoritetet ukrainase kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje nĂ« nivel stafi (SLA) mbi Rishikimin e TetĂ« tĂ« MarrĂ«veshjes 4-vjeçare prej 15.5 miliardĂ« dollarĂ«sh pĂ«r LehtĂ«simin e Zgjeruar tĂ« Fondit.”

Pas miratimit përfundimtar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, Ukraina do të ketë qasje në rreth 500 milionë dollarë amerikanë (0.37 miliardë SDR), duke e çuar totalin e disbursimeve në kuadër të këtij programi në 10.65 miliardë dollarë.

Kjo ndihmë financiare është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mbështetur ekonominë ukrainase në kushtet e sfidave të vazhdueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FMN dhe Ukraina arrijnë marrëveshje paraprake për një këst 500 milionë dollarësh appeared first on Euronews Albania.

Humbje milionëshe dhe rënie e besimit, pasojat e moskonstituimit të Kuvendit

Njohësit e politikës thonë se situata është paradoksale dhe se i sjell dëme të vazhdueshme vendit e ata të ekonomisë thonë se kjo situatë ndikon në uljën e zhvillimit ekonomik të vendit

Dështimi i vazhdueshëm i konstituimit të Kuvendit, rrjedhimisht edhe mos hapja e rrugës për formimin e Qeverisë vendit duket se do i lë njolla.

Dëmet e shkaktuara nga kjo situatë kanë vend në aspektin politik e sidomos në atë ekonomik.

Profesori universitar, Ilir Hajdini, thotë se situata politike mund ta ulë ritmin e paraparë të rritjes ekonomike për vitin 2025.

“Kjo do tĂ« ketĂ« njĂ« ndikim nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« KosovĂ«s. Sipas Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe BankĂ«s Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim, Kosova parashihej qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« zhvillim ekonomik mbi katĂ«r pĂ«r qind nĂ« vitin 2025. MirĂ«po, ky ngĂ«rç politik si duket do tĂ« ndikojĂ« nĂ« uljen e zhvillimit. Kjo rrezikon qĂ« tĂ« zymtĂ«sojĂ« perceptimin e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s pĂ«r tĂ« ardhmen e vendit”, ka deklaruar Hajdini.

Hajdini tutje paralajmëron se Kosova rrezikon të humbasë miliona euro edhe në fonde dhe projekte të BE-së.

Në anën tjetër, analisti Afrim Kasolli thotë se edhe vendimet e marra nga qeveria në detyre janë të kontestueshme ligjërisht.

“Jemi nĂ« situatĂ« paradoksale kemi njĂ« qeveri e cila sic Ă«shtĂ« konstatuar nga shoqĂ«ria civile ka marr dhjetĂ«ra vendime njĂ« qeveri nĂ« detyre e qĂ« nuk i nĂ«nshtrohet kontrollit tĂ« sovranit qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rrezikshme e tash tĂ« mos flasim edhe pĂ«r implikimet e tjera politike sic e thanĂ« edhe mediumet ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« Kosova Ă«shtĂ« vend i varfĂ«r dhe rrezikon tĂ« i humb fondet e Bashkimit evropian”, ka deklaruar Kasolli.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është duke hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, e partitë e tjera politike nuk janë duke marr pjesë në votim, as për të ndryshuar mënyrën e votimit./Tv Dukagjini/

The post Humbje milionëshe dhe rënie e besimit, pasojat e moskonstituimit të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

FMN-ja parasheh katër për qind rritje ekonomike në Kosovë për vitin 2025

PRISHTINË, 20 maj /ATSH/ KĂ«shilli Ekzekutiv i Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«rfundoi rishikimin e katĂ«rt dhe tĂ« fundit tĂ« MarrĂ«veshjeve tĂ« Stand-By dhe tĂ« ShpĂ«rblimit tĂ« QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« pĂ«r KosovĂ«n, njofton FMN.

Sipas FMN-së, pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet në 4 për qind në vitin 2025.

Po ashtu FMN njofton se gjatë vitit 2025, inflacioni do të jetë 2,25 për qind.

“Kosova ka shĂ«nuar njĂ« performancĂ« tĂ« fortĂ« ekonomike, me rritje prej katĂ«r pikĂ« katĂ«r pĂ«r qind nĂ« vitin 2024, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« konsumit tĂ« familjeve dhe kredive private. Inflacioni ka rĂ«nĂ« nĂ« 1,6 pĂ«r qind nga 4,9 pĂ«r qind nĂ« vitin 2022. Deficiti i llogarisĂ« sĂ« jashtme Ă«shtĂ« zgjeruar nĂ« 9 pĂ«r qind tĂ« PBB-sĂ«, pasi rritja e konsumit dhe investimeve çoi nĂ« rritjen e importeve. PavarĂ«sisht pasigurisĂ« nga tensionet tregtare, rritja pritet tĂ« mbetet nĂ« 4 pĂ«r qind nĂ« vitin 2025, me inflacionin qĂ« stabilizohet nĂ« 2,25 pĂ«r qind”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e FMN-sĂ«.

/KosovaPress/

The post FMN-ja parasheh katër për qind rritje ekonomike në Kosovë për vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko nĂ« takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore tĂ« qĂ«ndrueshme, rritja vjetore 3.5% – 4%

TIRANË, 27 prill/ATSH/ NĂ« Uashington, u zhvilluan Mbledhjet e PranverĂ«s tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe tĂ« Grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore (BB).

Në këto mbledhje marrin pjesë ministrat e financave të vendeve anëtare, guvernatorë të bankave qendrore, drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të botës akademike, biznesit dhe shoqërisë civile.

NĂ« deklaratĂ«n pĂ«r shtyp tĂ« Kryetarit tĂ« Komitetit NdĂ«rkombĂ«tar Monetar Financiar tĂ« FMN-sĂ« konstatohet se: “Ekonomia botĂ«rore ndodhet nĂ« njĂ« pikĂ« kthese vendimtare. Pas disa viteve me shqetĂ«sime nĂ« rritje lidhur me tregtinĂ«, presionet tregtare janĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar papritur, duke nxitur pasigurinĂ«, paqĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e tregut dhe rreziqet ndaj rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar. Rritja nĂ« afatshkurtĂ«r parashikohet tĂ« vijĂ« duke u ngadalĂ«suar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« dezinflacioni pritet tĂ« vazhdojĂ«, por me njĂ« ritĂ«m mĂ« tĂ« ngadaltĂ«. Perspektiva ekonomike mbizotĂ«rohet nga intensifikimi i rreziqeve tĂ« kahut tĂ« poshtĂ«m, nĂ« njĂ« kontekst tashmĂ« sfidues, ku rritja ekonomike Ă«shtĂ« e dobĂ«t dhe borxhi publik i lartĂ«. LuftĂ«rat dhe konfliktet kanĂ« sjellĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda ekonomike dhe njerĂ«zore. Forcat shndĂ«rruese, tĂ« tilla si digjitalizimi/inteligjenca artificiale, ndryshimet demografike dhe tranzicionet klimatike kanĂ« krijuar mundĂ«si tĂ« reja, por edhe sfida.”

Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këto takime me një delegacion të nivelit të lartë, të kryesuar nga Guvernatori, Gent Sejko.

Me këtë rast, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, ndër të cilët veçojmë: Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Riccardo Ercoli; Drejtorin e Departamentit Evropian në FMN, Alfred Kammer; Asistentedrejtore e Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale, zj. Jennifer Elliott; Shefen e Misionit të FMN-së Anke Weber, Zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në BB, Antonella Bassani; Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Matteo Bugamelli, Drejtoren Rajonale për Ballkanin Perëndimor në BB, Xiaoqing Yu.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare në Shqipëri, politikat makroekonomike, si dhe zhvillimet në sektorin financiar e atë bankar. Në fokus të bisedimeve ishin dhe qëndrueshmëria e rritjes ekonomike, kontrolli i inflacionit, konsolidimi fiskal, reformat strukturore dhe politikat monetare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të zhvillimeve ekonomike, Guvernatori Sejko theksoi stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë, e cila vazhdon të konfirmojë rritjen ekonomike të qëndrueshme, të mbështetur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektorët që po rriten, veçanërisht turizmi dhe konsumi privat.

Guvernatori nënvizoi përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, duke vënë në dukje se bankat mbeten të mirëkapitalizuara, likuide dhe fitimprurëse, me një nivel të ulët të kredive me probleme. Sipas të dhënave, trendet pozitive në performancën financiare dhe zgjerimi i kreditimit dëshmojnë për besimin në sistemin financiar dhe në aftësinë e tij për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Në lidhje me inflacionin, Shqipëria ka arritur të ketë një inflacion të ulët si rezultat i politikave të qëndrueshme monetare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë dhe përmirësimit të kushteve financiare. Aktualisht, inflacioni në vendin tonë është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me perspektivat e ardhshme, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e reformave strukturore, si një mundësi kyçe për përparimin e Shqipërisë. U vu theksi veçanërisht te nevoja për të forcuar transparencën, për të reduktuar nivelin e informalitetit në ekonomi dhe për të përgatitur vendin për fazat e ardhshme të integrimit në Bashkimin Evropian.

Guvernatori vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në m zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin financiar të vendit dhe për të adresuar sfidat e mundshme në të ardhmen.

VlerĂ«simet e pĂ«rgjithshme ishin pozitive, duke evidentuar se ekonomia shqiptare po ruan njĂ« trajektore tĂ« qĂ«ndrueshme me rritje vjetore prej 3.5% – 4%, inflacion tĂ« ulĂ«t rreth 2%, i cili pritet tĂ« kthehet nĂ« objektiv gjatĂ« vitit 2026, borxh publik dhe tĂ« jashtĂ«m nĂ« rĂ«nie, si dhe rezerva valutore nĂ« rritje.

Gjithashtu gjatë takimeve u theksua performanca e mirë e sistemit bankar, i cili mbetet likuid, me tregues të shëndetshëm financiarë dhe me një nivel të ulët të kredive me probleme (NPL), që ka rënë nga 25% në vitin 2014, në 4% në 2025. Sistemi bankar ka vijuar të mbështesë kreditimin e ekonomisë, me një kornizë rregullatore të përforcuar dhe përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e FMN-BB përgëzuan Bankën e Shqipërisë dhe autoritetet përkatëse për punën e shkëlqyer që çoi në anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë në SEPA (Tregun Unik të Pagesave në Euro), si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm për zbatim e standardeve të SEPA në praktikë dhe finalizimin me sukses të transaksioneve të para në tetor 2025. Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit tonë me tregun evropian dhe hap perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e besimit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë.

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një histori suksesi në rajon, falë reformave ekonomike dhe politikave të kujdesshme të ndjekura nga autoritetet dhe Banka e Shqipërisë. Në një periudhë globale sfiduese, vendi ka treguar stabilitet makroekonomik, rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të klimës së biznesit. Një ndër faktorët kyç të këtij suksesi ka qenë politika e kujdesshme monetare, e ndjekur me një qasje të balancuar nga Banka e Shqipërisë, e cila ka arritur të ruajë stabilitetin e çmimeve, duke mbështetur njëkohësisht rritjen ekonomike. Normat e interesit janë mbajtur në nivele që stimulojnë kreditimin, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e investimeve private dhe konsumit.

Në përfundim të takimeve, Guvernatori Sejko vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me FMN-në dhe Bankën Botërore, duke nënvizuar rolin e tyre kyç në mbështetjen e reformave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, Sejko mori pjesë edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në Komitetin e Zhvillimit të BB-së.

Guvernatori ishte gjithashtu i ftuar në një mëngjes pune me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, të organizuar nga Drejtori i Departamentit Evropian pranë FMN-së, Alfred Kammer, gjatë të cilit ai prezantoi zhvillimet makroekonomike në Shqipëri, sektorët kryesorë të zhvillimit, si dhe potencialin që ajo paraqet për investitorët e huaj.

The post Sejko nĂ« takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore tĂ« qĂ«ndrueshme, rritja vjetore 3.5% – 4% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko me drejtorin e FMN-së në Uashington: Ekonomia shqiptare me rritje të qëndrueshme

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko zhvilloi nĂ« Uashington, njĂ« takim me Riccardo Ercoli, Drejtor Ekzekutiv pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« Bordin Ekzekutiv tĂ« FMN-sĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Mbledhjeve tĂ« PranverĂ«s tĂ« FMN-sĂ« dhe BB-sĂ«.

Takimi u fokusua në një shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politikat makroekonomike të ndjekura nga autoritetet shqiptare.

“U vlerĂ«sua ecuria pozitive e ekonomisĂ«, me rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, inflacion nĂ« rĂ«nie dhe pritshmĂ«ri pĂ«r rikthimin nĂ« objektiv gjatĂ« vitit 2026. Politika monetare e ndjekur ka kontribuar nĂ« ruajtjen e stabilitetit tĂ« çmimeve, pavarĂ«sisht sfidave nga tregjet ndĂ«rkombĂ«tare”, u shpreh Sejko.

Guvernatori theksoi se, sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe mirëkapitalizuar, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur forcim të konsiderueshëm, duke reflektuar faktorë themelorë të ekonomisë dhe besimin e tregjeve.

Sejko shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndër vite dhe gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin me institucionin. /j.p/

The post Sejko me drejtorin e FMN-së në Uashington: Ekonomia shqiptare me rritje të qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko me FMN dhe BB në Uashington: Shqipëria në SEPA, më 7 tetor nisin pagesat

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko mori pjesĂ« nĂ« mbledhjet e PranverĂ«s tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) dhe tĂ« grupit tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore qĂ« u zhvillua nĂ« Uashington DC, SHBA.

Guvernatori Sejko ishte i pranishëm në takimin me ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me zhvillimet e sistemeve të pagesave, ecurinë e projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin për të ardhmen.

Sejko bĂ«ri tĂ« ditur se, “ShqipĂ«ria, vendi i parĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor qĂ« aplikoi dhe u pranua pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e SEPA, duke hapur rrugĂ«n pĂ«r njĂ« sistem pagesash mĂ« tĂ« lehtĂ«, mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe me kosto mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset”.

“TĂ« 11 bankat shqiptare janĂ« tashmĂ« tĂ« pranuara pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« skemĂ«n SEPA Credit Transfer dhe pritet tĂ« jenĂ« operacionalisht gati pĂ«r tĂ« kryer pagesa nga data 7 tetor 2025”, u shpreh Guvernatori.

Sejko vlerësoi se, anëtarësismi në SEPA do të ndihmojë qytetarët dhe biznesin në: Uljen e përdorimit të parasë fizike; Thjeshtimin e pagesave për turistët dhe bizneset; Rritjen e remitancave dhe formalizimin e ekonomisë; Nxitjen e investimeve të huaja; Përshpejtimin e integrimit drejt BE-së.

“NĂ« bashkĂ«punim me Banca d’Italia dhe bankat qendrore tĂ« rajonit, Banka e ShqipĂ«risĂ« po punon pĂ«r krijimin e njĂ« sistemi tĂ« pagesave tĂ« menjĂ«hershme (TIPS-clone), qĂ« pritet tĂ« jetĂ« funksional nĂ« 2026”, theksoi Guvernatori, ndĂ«rsa adresoi falĂ«nderim tĂ« veçantĂ« pĂ«r asistencĂ«n e vazhdueshme nga Banka BotĂ«rore nĂ« kĂ«tĂ« proces transformues.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Sejko me FMN dhe BB në Uashington: Shqipëria në SEPA, më 7 tetor nisin pagesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Gent Sejko priti nĂ« njĂ« takim Anke Weber, shefe e Misionit tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar, (FMN) pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, ku diskutuan mbi zhvillimet mĂ« tĂ« fundit ekonomike dhe perspektivĂ«n pozitive tĂ« vendit.

Guvernatori tha se, “ekonomia shqiptare mbetet nĂ« njĂ« trajektore tĂ« qĂ«ndrueshme zhvillimi”.

“Rritja ekonomike 3,5% deri nĂ« 4% ka gjeneruar rritje tĂ« punĂ«simit dhe tĂ« pagave dhe tĂ« mirĂ«qenies sĂ« shoqĂ«risĂ« shqiptare. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, parametrat kryesorĂ« tĂ« shĂ«ndetit ekonomik dhe financiar tĂ« vendit, ku inflacioni shĂ«non 2%, borxhi publik dhe i jashtĂ«m Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie dhe rezervat valutore nĂ« rritje”, u shpreh Sejko.

Gjithashtu, nënvizoi Guvernatori, sektori financiar mbetet i qëndrueshëm, me banka të mirëkapitalizuara dhe me fitim, ndërsa niveli i kredive me probleme (NPL-të) është në nivel të ulët.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« ShqipĂ«ria ka marrĂ« vlerĂ«sime pozitive Ba3 nga Moody’s, BB dhe S&P.
“Politikat fiskale dhe monetare tĂ« kujdesshme kanĂ« ndihmuar nĂ« ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar”, tha Guvernatori Sejko.
Sejko garantoi se, politika monetare do të mbetet e orientuar drejt stabilitetit të çmimeve, me vendime të ardhshme për normën bazë të interesit, bazuar në të dhëna dhe të kalibruara me kujdes.
“Kjo qasje synon tĂ« parandalojĂ« rreziqet e inflacionit dhe tĂ« mbĂ«shtesĂ« rritjen ekonomike”, deklaroi Guvernatori i BSH-sĂ«.
1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekretari amerikan i Thesarit: FMN dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent hodhi kritika të ashpra ndaj operacioneve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të mërkurën, edhe pse ai u përpoq të qetësonte investitorët nervozë se Shtetet e Bashkuara do të ruanin rolin e tyre udhëheqës global.

“Amerika sĂ« pari nuk do tĂ« thotĂ« vetĂ«m AmerikĂ«n,” tha ai nĂ« njĂ« fjalim nĂ« Institutin e Financave NdĂ«rkombĂ«tare, ku premtoi gjithashtu mbĂ«shtetje pĂ«r misionet kryesore tĂ« bankave shumĂ«palĂ«she. “PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« njĂ« thirrje pĂ«r bashkĂ«punim mĂ« tĂ« thellĂ« dhe respekt tĂ« ndĂ«rsjellĂ« midis partnerĂ«ve tregtarĂ«.”

Edhe pse Bessent tha se FMN dhe Banka BotĂ«rore “po dĂ«shtojnĂ«â€, ai nuk bĂ«ri thirrje qĂ« SHBA tĂ« tĂ«rhiqen nga institucionet, siç kishin mbrojtur disa konservatorĂ« nĂ« njĂ« propozim tĂ« Projektit 2025 tĂ« krijuar nga Fondacioni Heritage.

Ai tha se institucionet “shĂ«rbejnĂ« role kritike nĂ« sistemin ndĂ«rkombĂ«tar. Dhe administrata Trump Ă«shtĂ« e etur tĂ« punojĂ« me ta, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« ata mund tĂ« qĂ«ndrojnĂ« besnikĂ« ndaj misioneve tĂ« tyre.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekretari amerikan i Thesarit: FMN dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma appeared first on Euronews Albania.

FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare për vitin 2025, pritet të shkojë në 3.8%

Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) global pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në vitin 2026. Kjo sipas Raportit të Përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore (WEO) të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në nivel rajonal, FMN parashikon një ecuri pozitive për vendet e Ballkanit. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.8% në 2025 nga 3.4% që parashikoheshe në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit. Parashikimi për Kosovën mbetet i pandryshuar në 4%, ndërsa parashikon me ulje ekonomitë e tjera në vendet e rajonit. Serbia do të rritet me 3.5%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të kenë një rritje të ngjashme prej 3.2%. Pë Bosnjë-Hercegovinën parashikohet të rritet me 2.8%.

Përshkallëzimi i shpejtë i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të pasigurisë politike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik global, thuhet në raportin e ri.

Rishikimi i muajit janar parashikonte një rritje të PBB-së globale prej 3.3% për vitet 2025 dhe 2026.

Theksohet se situata ka ndryshuar pasi qeveritë në mbarë botën po ndryshojnë prioritetet e tyre politike. Ndër të tjera, që nga raporti i janarit, një sërë masash të reja tarifore janë shpallur dhe zbatuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërmasa nga partnerët e saj tregtarë. Kjo kulmoi me vendosjen e tarifave pothuajse universale nga SHBA më 2 prill, duke e çuar nivelin efektiv të tarifave në një nivel që nuk është parë në shekullin e fundit. Vetë kjo është një tronditje e rëndë negative për rritjen ekonomike, sipas FMN-së.

PaparashikueshmĂ«ria me tĂ« cilĂ«n janĂ« zhvilluar kĂ«to masa, ndĂ«r tĂ« tjera, e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« parashikimin. Prandaj, FMN e quan rishikimin e prillit njĂ« “parashikim referues”, i bazuar nĂ« informacionin deri mĂ« 4 prill 2025, pĂ«rfshirĂ« tarifat e 2 prillit dhe reagimet fillestare. Ai shoqĂ«rohet edhe me njĂ« sĂ«rĂ« skenarĂ«sh tĂ« tjerĂ« pĂ«r rritjen globale, kryesisht nĂ« varĂ«si tĂ« ndryshimeve nĂ« politikat tregtare.

Për Ukrainën, parashikimi për rritjen e PBB-së për këtë vit është ruajtur në 2%, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar në 4.5%.

FMN pret që inflacioni bazë global të bjerë më ngadalë sesa pritej në janar, duke arritur në 4.3% në vitin 2025 dhe në 3.6% në vitin 2026.

MĂ« herĂ«t, drejtoresha menaxhuese e FMN-sĂ«, Kristalina Georgieva, kishte theksuar se fragmentimi i sistemit tregtar global ka rritur vĂ«mendjen ndaj çështjeve tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare, tĂ« cilat favorizojnĂ« prodhimin vendas tĂ« mallrave si çeliku, nĂ« vend tĂ« kostos sĂ« tyre – kĂ«shtu qĂ« po rikthehet vetĂ«-mjaftueshmĂ«ria.

The post FMN rrit parashikimin e ekonomisë shqiptare për vitin 2025, pritet të shkojë në 3.8% appeared first on Sot News | Lajme.

FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare për 2025

Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) global pritet të ngadalësohet në 2.8% në vitin 2025 dhe në 3% në vitin 2026. Kjo sipas Raportit të Përditësuar për Perspektivën Ekonomike Botërore (WEO) të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në nivel rajonal, FMN parashikon një ecuri pozitive për vendet e Ballkanit. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.8% në 2025 nga 3.4% që parashikoheshe në raportin e perspektivës ekonomike të tetorit. Parashikimi për Kosovën mbetet i pandryshuar në 4%, ndërsa parashikon me ulje ekonomitë e tjera në vendet e rajonit. Serbia do të rritet me 3.5%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut parashikohen të kenë një rritje të ngjashme prej 3.2%. Për Bosnjë-Hercegovinën parashikohet të rritet me 2.8%.

Përshkallëzimi i shpejtë i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtëzakonisht të larta të pasigurisë politike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin ekonomik global, thuhet në raportin e ri. Rishikimi i muajit janar parashikonte një rritje të PBB-së globale prej 3.3% për vitet 2025 dhe 2026. Theksohet se situata ka ndryshuar pasi qeveritë në mbarë botën po ndryshojnë prioritetet e tyre politike. Ndër të tjera, që nga raporti i janarit, një sërë masash të reja tarifore janë shpallur dhe zbatuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kundërmasa nga partnerët e saj tregtarë. Kjo kulmoi me vendosjen e tarifave pothuajse universale nga SHBA më 2 prill, duke e çuar nivelin efektiv të tarifave në një nivel që nuk është parë në shekullin e fundit. Vetë kjo është një tronditje e rëndë negative për rritjen ekonomike, sipas FMN-së.

PaparashikueshmĂ«ria me tĂ« cilĂ«n janĂ« zhvilluar kĂ«to masa, ndĂ«r tĂ« tjera, e bĂ«n tĂ« vĂ«shtirĂ« parashikimin. Prandaj, FMN e quan rishikimin e prillit njĂ« “parashikim referues”, i bazuar nĂ« informacionin deri mĂ« 4 prill 2025, pĂ«rfshirĂ« tarifat e 2 prillit dhe reagimet fillestare. Ai shoqĂ«rohet edhe me njĂ« sĂ«rĂ« skenarĂ«sh tĂ« tjerĂ« pĂ«r rritjen globale, kryesisht nĂ« varĂ«si tĂ« ndryshimeve nĂ« politikat tregtare.

Për Ukrainën, parashikimi për rritjen e PBB-së për këtë vit është ruajtur në 2%, ndërsa për vitin e ardhshëm është parashikuar në 4.5%. FMN pret që inflacioni bazë global të bjerë më ngadalë sesa pritej në janar, duke arritur në 4.3% në vitin 2025 dhe në 3.6% në vitin 2026.

MĂ« herĂ«t, drejtoresha menaxhuese e FMN-sĂ«, Kristalina Georgieva, kishte theksuar se fragmentimi i sistemit tregtar global ka rritur vĂ«mendjen ndaj çështjeve tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare, tĂ« cilat favorizojnĂ« prodhimin vendas tĂ« mallrave si çeliku, nĂ« vend tĂ« kostos sĂ« tyre – kĂ«shtu qĂ« po rikthehet vetĂ«-mjaftueshmĂ«ria./Monitor/

The post FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare për 2025 appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – FMN: Tarifat amerikane po nxisin njĂ« rritje tĂ« borxhit publik global

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-DPA/ – Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe masat hakmarrĂ«se nga vendet e tjera po kontribuojnĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« perspektivĂ«s fiskale globale, paralajmĂ«roi Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN).

Sipas raportit të fundit nga Monitori Fiskal i FMN-së, tarifat e reja po shkaktojnë goditje si ofertën ashtu edhe kërkesën, duke ushqyer pasigurinë ekonomike, duke rritur kostot e financimit, duke rritur paqëndrueshmërinë e tregut financiar dhe duke dobësuar perspektivat e rritjes globale.

Si rezultat, borxhi publik global parashikohet të rritet me 2.8 pikë përqindje të produktit të brendshëm bruto (PBB) këtë vit, duke e çuar raportin total të borxhit ndaj PBB-së mbi 95%.

”Ky trend rritĂ«s ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« vazhdojĂ«â€, tha FMN, me borxhin e qeverisĂ« qĂ« tĂ« arrijĂ« gati 100% tĂ« PBB-sĂ« deri nĂ« fund tĂ« dekadĂ«s.

Ekonomitë e mëdha, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Francën, Britaninë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, po kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e borxhit global, vuri në dukje raporti.

Ndërsa tarifat më të larta mund të rrisin të ardhurat e qeverisë në afat të shkurtër, FMN ka thënë se ky efekt ka të ngjarë të jetë jetëshkurtër.

Ndërsa çmimet rriten, kërkesa për import dhe prodhimi vendas priren të bien, duke ulur fitimet e të ardhurave dhe duke ulur më tej prodhimin ekonomik./    /os/

The post FOKUS – FMN: Tarifat amerikane po nxisin njĂ« rritje tĂ« borxhit publik global appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FMN: SHBA-ja parashikohet të goditet më së shumti nga tarifat e Trump

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara për këtë vit, duke e shtrirë atë në vetëm 1.8%, nga 2.7% që ishte parashikuar në janar.

Sipas FMN-së, SHBA-ja do të jetë ndër ekonomitë e përparuara që do të goditen më së shumti nga pasiguria e shkaktuar nga tarifat tregtare dhe tensionet e tjera të politikës ekonomike.

Në të njëjtin raport, FMN ka parashikuar gjithashtu një ulje të rritjes ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, që do të preket nga pasojat e Brexit dhe pasiguria e vazhdueshme. Projekti i rritjes së Mbretërisë së Bashkuar është gjithashtu ulur në raport me parashikimet e mëparshme.

Ndërkohë, tregjet financiare amerikane kanë filluar një rimëkëmbje pas humbjeve të mëdha të së hënës, që ishin shkaktuar pjesërisht nga komentet e Donald Trump ndaj Jerome Powell, shefit të Bankës Qendrore të SHBA-së.

Trump e cilĂ«soi Powell-in si njĂ« “humbĂ«s tĂ« madh” pĂ«r mos uljen e normĂ«s sĂ« interesit, duke provokuar shqetĂ«sime mbi ndikimin e mundshĂ«m tĂ« kĂ«tyre tensioneve nĂ« politikat monetare tĂ« vendit.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«saj situate, Gita Gopinath, kryeekonomistja e FMN-sĂ«, theksoi se Ă«shtĂ« “kritike” qĂ« bankat qendrore tĂ« mbajnĂ« njĂ« linjĂ« tĂ« pavarur dhe tĂ« bĂ«jnĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r tĂ« kontrolluar inflacionin dhe pĂ«r tĂ« ruajtur stabilitetin ekonomik. Ajo shtoi se ndikimi i tensioneve politike dhe vendosja e tarifave Ă«shtĂ« njĂ« rrezik serioz pĂ«r ekonominĂ« globale.

The post FMN: SHBA-ja parashikohet të goditet më së shumti nga tarifat e Trump appeared first on Euronews Albania.

FMN ul parashikimet e rritjes globale për shkak të tensioneve tregtare të Trump

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet për rritjen globale, duke i atribuar këtë rishikim të ulët ndikimeve negative të luftës tregtare të administratës Trump, e cila ka sjellë ndërprerje të mëdha në ekonominë botërore.

Sipas parashikimeve të fundit të FMN-së, rritja globale pritet të bjerë në 2.8% këtë vit, nga 3.3% që ishte parashikuar për vitin 2024. Po ashtu, rritja pritet të jetë 3% në 2025, ndërkohë që në janar të këtij viti, Fondi kishte parashikuar 3.3% për të dy vitet, 2025 dhe 2026.

FMN-ja ka fajësuar masat e reja tregtare të Donald Trump për përkeqësimin e situatës, duke përmendur ndikimin e drejtpërdrejtë të këtyre masave si dhe efektet e tyre indirekte përmes rrjetit të lidhjeve tregtare. Pasiguria dhe tensionet politike janë gjithashtu përmendur si faktorë që po pengojnë zhvillimin ekonomik.

Në Perspektivën e tij Ekonomike Botërore, FMN thotë:

“PĂ«rshkallĂ«zimi i shpejtĂ« i tensioneve tregtare dhe nivelet jashtĂ«zakonisht tĂ« larta tĂ« pasigurisĂ« politike pritet tĂ« kenĂ« njĂ« ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« aktivitetin ekonomik global.”

Rritja e ekonomive të zhvilluara është gjithashtu e parashikuar të jetë më e ulët se më parë, me një rritje prej vetëm 1.4% në 2025, gjysmë pikë përqindjeje më e ulët nga sa ishte parashikuar në janar.

Raporti i FMN-së thekson gjithashtu se administrata Trump ka rritur normën e tarifave efektive të SHBA-së në nivele që nuk ishin parë prej më shumë se një shekulli, madje më të larta se ato që ndikuan në Depresionin e Madh të viteve 1930.

The post FMN ul parashikimet e rritjes globale për shkak të tensioneve tregtare të Trump appeared first on Euronews Albania.

SHBA – FMN: Gjermania 0% rritje nĂ« 2025 mes pasigurisĂ« ekonomike pĂ«r shkak tĂ« tarifave amerikane

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-DPA/- Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) ka parashikuar 0% rritje pĂ«r PBB-nĂ« gjermane nĂ« vitin 2025 – mes pasigurisĂ« ekonomike pĂ«r shkak tĂ« tarifave amerikane.

NĂ« PerspektivĂ«n e saj tĂ« fundit Ekonomike BotĂ«rore, organizata me qendĂ«r nĂ« Uashington tha se ekonomia mĂ« e madhe e EvropĂ«s nuk do tĂ« kishte rritje kĂ«tĂ« vit – nĂ« kundĂ«rshtim me parashikimin e saj tĂ« janarit – ku FMN-ja tha se pritej njĂ« rritje prej 0,3%.

KĂ«shilltari ekonomik i FMN-sĂ«, Pierre-Olivier Gourinchas tha se politika e re tarifore e SHBA-sĂ« – e njoftuar sĂ« fundmi nga presidenti Donald Trump – do tĂ« çojĂ« nĂ« njĂ« ngadalĂ«sim tĂ« konsiderueshĂ«m tĂ« rritjes globale.

Ekonomia gjermane e bazuar nĂ« eksporte pritet tĂ« jetĂ« veçanĂ«risht e vĂ«shtirĂ«, ndĂ«rsa FMN-ja ka parashikuar njĂ« rritje prej 0% tĂ« produktit tĂ« brendshĂ«m bruto (PBB) – duke e renditur vendin tĂ« fundit nĂ« grupin (G7) tĂ« vendeve tĂ« industrializuara. //a.i/

The post SHBA – FMN: Gjermania 0% rritje nĂ« 2025 mes pasigurisĂ« ekonomike pĂ«r shkak tĂ« tarifave amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

TĂ« dhĂ«nat e Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar mbi rritjen reale tĂ« ekonomisĂ« sĂ« shqiptarĂ«ve pĂ«r frymĂ«, tĂ« publikuara nĂ« databazĂ«n statistikore online tĂ« FMN-sĂ«, tregojnĂ« se mirĂ«qĂ«nia e shqiptarĂ«ve Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar me 69%, shifĂ«r kjo shumĂ« mĂ« e ulĂ«t se sa pretendimi i qeverisĂ« Rama pĂ«r “rritje me 2.5 herĂ«â€ tĂ« ekonomisĂ« qĂ« prej vitit 2013. [
]

The post Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite appeared first on BoldNews.al.

“Sistemi bankar, i qĂ«ndrueshĂ«m”, FMN: HuatĂ« me probleme u ulĂ«n ndjeshĂ«m nĂ« fillim tĂ« vitit

SHQIPËRI- Sistemi bankar nĂ« ShqipĂ«ri  Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m me tregues mjaft optimist. VlerĂ«simi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nga Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar,  i cili thekson se ka pasur njĂ« ulje tĂ« fortĂ« tĂ« nivelit tĂ« kredive tĂ« kĂ«qija duke u ulur nga 25% nĂ« 2014 nĂ« 5% nĂ« 2024 dhe  rreth 4% gjatĂ« kĂ«tij viti.

Në raportin e  Fondit Monetar theksohet se gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një transformim të ndjeshëm, i mbështetur nga performanca e fortë makroekonomike dhe reformat financiare të qëndrueshme.

Në një analizë të imtësishme mbi kapitalin dhe likuiditetin theksohet se sektori bankar është gjerësisht rezistent ndaj goditjeve nga kreditë me probleme dhe ndryshimet në normat e interesit.

Pronësia e huaj e aktiveve bankare ra nga 90 për qind në vitin 2013 në 65 për qind në 2024, duke reduktuar rrezikun e infektimit nga goditjet e jashtme, sipas agjencisë financiare.

Por pavarësisht këtyre treguesve pozitiv FMN rekomandon që autoritetet shqiptare të vazhdojnë përpjekjet për rritjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare.

Ndërkohë në raportin e dytë analizohen luhatjet e kursit të këmbimit dhe vlerësimi I monedhës kombëtare. Prej kohesh euro qëndron në nivelin e 99 lekëve ndërsa dollari amerikan ka rënë në rreth 87 lekë.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo është e nxitur nga ecuria makroekonomike , fluksi turistik I regjistruar së fundmi remitancat dhe investimet. Pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë e cila tërhoqi nga tregu rreth 932 milion euro leku vijoi të qëndroi i mbivlerësuar ndaj monedhës europiane dhe dollarit.

FMN vlerëson se mbiçmi i lekut është pozitiv pasi mban nën kontroll nivelin e çmimeve dhe inflacionit. Shqipëria ka rezultuar një ndër vendet me nivelin  më të ulët në rajon./abcnews.al

FMN: Tarifat Trump, rrezik për ekonominë, shumë vende nuk janë rimëkëmbur pas pandemisë

Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar ka paralajmĂ«ruar se zbatimi i tarifave tĂ« larta tregtare  nga Donald Trump pĂ«rbĂ«n njĂ« “rrezik tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” pĂ«r ekonominĂ« globale, ndĂ«rsa tregjet e aksioneve vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«sojnĂ« tronditje .

Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, tha se është shumë e rëndësishme që SHBA dhe partnerët e saj tregtarë të shmangnin përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës tregtare globale, ndërsa tregjet në Azi dhe Australi pësuan rënie të mëtejshme të premten.

“Ne jemi ende duke vlerĂ«suar implikimet makroekonomike tĂ« masave tarifore tĂ« shpallura, por ato pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« qartĂ« njĂ« rrezik tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r perspektivĂ«n globale nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« rritjes sĂ« ngadaltĂ«.ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« shmangen hapat qĂ« mund tĂ« dĂ«mtojnĂ« mĂ« tej ekonominĂ« botĂ«rore. Ne i bĂ«jmĂ« thirrje Shteteve tĂ« Bashkuara dhe partnerĂ«ve tĂ« saj tregtarĂ« qĂ« tĂ« punojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« konstruktive pĂ«r tĂ« zgjidhur tensionet tregtare dhe pĂ«r tĂ« reduktuar pasigurinĂ«.”

Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva paralajmëroi se fushata e gjerë tarifore e Presidentit Trump përbën një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë globale mes rritjes së ngadaltë.

FMN-ja nĂ« janar e rriti vlerĂ«simin e saj  pĂ«r ecurinĂ« ekonomike globale pĂ«r vitin 2025 nĂ« 3.3% nga 3.2% nĂ« vlerĂ«simin e saj tĂ« mĂ«parshĂ«m nĂ« tetor, me njĂ« pĂ«rmirĂ«sim gjysmĂ« pikĂ« pĂ«rqindje ndaj perspektivĂ«s sĂ« SHBA nĂ« 2.7% qĂ« pĂ«rbĂ«n pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« kĂ«saj rritjeje.NdĂ«rsa pritshmĂ«ritĂ« janĂ« qĂ« nĂ« takimet e saj tĂ« pranverĂ«s nĂ« Uashington, FMN  tĂ« reflektojĂ« njĂ« “korrigjim” tĂ« vogĂ«l nĂ« rĂ«nie tĂ« kĂ«tyre vlerĂ«simeve./abcnews.al

❌