❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe


✇Albeu
By: V K

1. Shigjetari

Kjo javĂ« pĂ«r Shigjetarin Ă«shtĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r t’u rikthyer te Ă«ndrrat e vjetra dhe dĂ«shirat e lĂ«na pas dore. Me mbĂ«shtetjen e Merkurit retrograd nĂ« Luan, intuita do tĂ« jetĂ« udhĂ«rrĂ«fyesi mĂ« i mirĂ«.

Astrologët këshillojnë të shmanget marrja e vendimeve të nxituara për udhëtime deri pas datës 11 gusht. Koha është e përshtatshme për reflektim të thellë dhe rritje shpirtërore.

2. Luani

Luani Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes kĂ«tĂ« javĂ«. ËshtĂ« momenti pĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« pas kufizimet dhe pĂ«r tĂ« hapur njĂ« kapitull tĂ« ri, me mĂ« shumĂ« besim dhe bollĂ«k. AstrologĂ«t thonĂ«: “Guxoni tĂ« dilni nga zona juaj e rehatisĂ« – fati Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tuaj!”

3. Gaforrja

Gaforrja këtë javë ftohet të lidhet më shumë me botën e saj të brendshme. Intuita dhe ndjeshmëria do të jenë në kulm. Rekomandohet të gjeni kohë për qetësi, meditim dhe vetëreflektim.

Siç theksojnĂ« ekspertĂ«t: “Mos lejoni qĂ« zhurma e jashtme tĂ« mbysĂ« mençurinĂ« tuaj tĂ« brendshme – aty fshihet forca dhe fati juaj i vĂ«rtetĂ«â€.

The post Njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit: Koha ideale për fillime të reja dhe
 appeared first on Albeu.com.

Parkimi “dysh”/ VepĂ«r penale qĂ« dĂ«nohet me burg, ja çfarĂ« rrezikojnĂ« shoferĂ«t

✇Albeu
By: V K

Deklarata e fundit e drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, pĂ«r ashpĂ«rsimin e masave ndaj parkimeve tĂ« gabuara, nĂ« veçanti atyre tĂ« quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime nĂ« publik.

Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« parkimi “dysh”?

Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës.

Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht.

Kur parkimi dysh kthehet në vepër penale?

Sipas burimeve tĂ« “News24” nga Policia e Shtetit, parkimi i dyfishtĂ« do tĂ« konsiderohet vepĂ«r penale vetĂ«m nĂ« raste specifike dhe tĂ« mirĂ«pĂ«rcaktuara, kur ai:

Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.

Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.

Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.

Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon:

“Pengimi i qarkullimit tĂ« mjeteve tĂ« transportit, vĂ«nia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mĂ«nyrĂ« i qarkullimit tĂ« mjeteve tĂ« transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« tre vjet”.

ÇfarĂ« ndodh pas konstatimit nga policia?

Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori.

Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.

Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.

ÇfarĂ« ndodh nĂ« rastet e zakonshme?

Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.

The post Parkimi “dysh”/ VepĂ«r penale qĂ« dĂ«nohet me burg, ja çfarĂ« rrezikojnĂ« shoferĂ«t appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe të gjithë kandidatët e qarkut të kryeqytetit.

Sipas burimeve, kryeministri është ndalur shumë shkurt në zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Kreu i qeverisĂ« ende nuk e ka vendosur “fatin” se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me bashkinĂ« e TiranĂ«s, e cila prej 10 shkurtit ndodhet pa kryebashkiak, pas arrestimit tĂ« Erion Veliajt.

“Nuk i dihet nĂ«se do kemi zgjedhje tĂ« parakohshme nĂ« TiranĂ« tani apo pas dy vitesh”, raportohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Rama nĂ« mbledhje me dyer tĂ« mbyllura.

Gjithashtu, Rama u ka kërkuar drejtuesve politik së bashku me dy deputetë të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas  gazetares Mola Luku, Rama shprehet: “Kreu i qeverisĂ« ka dhĂ«nĂ« disa porosi nĂ« mbledhjen me deputetĂ«t e TiranĂ«s, ku i ka thĂ«nĂ« qĂ« duhet tĂ« hiqen licensat e noterĂ«ve qĂ« japin shĂ«rbime tĂ« e-albania kundrejt pagesĂ«s.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që të rifreskohen stafet e bashkive, fillimisht për bashkitë që janë qendër qarku, por kjo gjë jo për bashkinë e Tiranës.

NdĂ«rkohĂ«, sa i pĂ«rket zgjedhjeve tĂ« parakohshme nĂ« bashkinĂ« e TiranĂ«s mĂ«sohet se kryeministri ka thĂ«nĂ« “nuk mbahet mendja tek zgjedhjet e parakohshme, mos u ndikoni tek zgjedhjet e parakohshme nĂ« TiranĂ« nĂ«se do ketĂ« apo jo”.

The post Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka

✇Albeu
By: V K

Ish-shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila ka vendosur që ai të vijojë masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, tre zyrtarët dyshohet se kanë marrë para nga një grua e përfshirë në një aksident rrugor, në mënyrë që rasti të mos referohej në prokurori dhe të mos niste një hetim penal.

Më herët, Apeli i GJKKO kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Zekën dhe Tabakun, ndërsa për shefin e hetimeve të aksidenteve, Sokol Novaku, masa u zbut në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

The post Lirohet nga qelia ish-shefi i Rrugores së Tiranës, Roven Zeka appeared first on Albeu.com.

Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

✇Albeu
By: V K

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve tĂ« shpejta, pas disa minutash, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi pĂ«r veprĂ«n penale “ShkatĂ«rrimi me zjarr i mjedisit pyjor”, i autorit tĂ« dyshuar, shtetasit I. R., 41 vjeç, banues nĂ« RrogozhinĂ«.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke punuar në oborrin e një banese dhe ka ndezur zjarr aty, për djegien e mbeturinave.

Si pasojë e erës së fortë, zjarri është përhapur shpejt duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi rreth 10 ha, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, si dhe ka vënë në rrezik serioz përfshirjen nga flakët, të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos shkaktojnë zjarr në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin.

The post Ndezi zjarr dhe dogji 10 ha bimë duke rrezikuar banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë,  në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, dëshmon vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ademaj gjatë dëshmisë së tij, ka treguar se si e ka kuptuar për vrasjen e motrës.

Ai ka thënë se konfirmimin zyrtar për vrasjen ai dhe prindërit e kanë marrë në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ka thënë se me të akuzuarin ishin parë në stacionin policor.

“UnĂ« kam thanĂ« qĂ« ku janĂ« fĂ«mijĂ«t dhe Naimi. MĂ« kanĂ« thanĂ« qĂ« janĂ« brenda 
. Kur kam pyet ku Ă«shtĂ« Naimi, mĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« qĂ« Ă«shtĂ« duke dhĂ«nĂ« deklaratĂ«. Pas 1 ore Naimi ka dalĂ« nga Policia, ne fĂ«mijĂ«t i kishim marrĂ« nĂ« veturĂ«, kur ka dal Naimi nga policia, aty ishte prezent edhe Kushtrim Kokalla
.”, Ă«shtĂ« shprehur Ademaj.

Ai ka treguar se çfarë i kishte thënë Murseli atë natë.

“Pasi kemi shkuar 4-5 metra e kom dĂ«gjuar njĂ« krismĂ«, por unĂ« vazhdoja me ikĂ« me fĂ«mijĂ«t. Ka ardhur njĂ« veturĂ« nĂ« drejtim tonin dhe ka dashtĂ« me na shkelĂ« mu e fĂ«mijĂ«t. Kam kĂ«rkuar ndihmĂ«, por qĂ« nuk mĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« ndihmĂ«. Kam shkuar nĂ« market dhe aty i kam thanĂ« pronarit tĂ« marketit a mundesh me mi kĂ«qyr fĂ«mijĂ«t se ma kanĂ« vra gruan. Por pronari nuk mĂ« ka lejuar, mĂ« ka thĂ«nĂ« rri kĂ«tu dhe priti policinĂ«. Pasi ishte natĂ« ne i kemi marrĂ« fĂ«mijĂ«t dhe i kemi dĂ«rguar nĂ« shtĂ«pi”, Ă«shtĂ« shprehur Ademaj.

Ai ka thënë se të nesërmen rreth orës 11, ka provuar të gjejë kontakt me Murslein, pasi që nuk e ka ditur se ku ndodhet.

“E kam thirr Valon LlukĂ«n, dhe me ka thĂ«nĂ« merre numrin e shoferit me tĂ« cilin Ă«shtĂ« Naimi dhe kontakto me tĂ«. Pasi qĂ« e kam thirr shoferin, ai mĂ« ka thĂ«nĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Swiss. Kur kemi shkuar nĂ« Swiss, na ka thanĂ« qĂ« Naimi Ă«shtĂ« nĂ« dhomĂ« lart. Kur jemi shkuar nĂ« dhomĂ«, ai ishte i shtrirĂ«, kishte disa gjĂ«ra ushqimore nĂ« tavolinĂ«, po ashtu kishte porositur edhe drekĂ«n. Nga habia kemi menduar qĂ« Ă«shtĂ« i frikĂ«suar. I kam thanĂ« Naim a mundemi me shkuar nĂ« morg me pa LiridonĂ«n, me ka thĂ«nĂ« jo nuk na lejohet. MĂ« pas e kam thirr spitalin dhe ju kam thanĂ« qĂ« jam vĂ«llai i Liridona Ademajt dhe a mundem me ardhur me pa trupin, mĂ« kanĂ« thanĂ« po. Me mu erdhi edhe Naimi edhe shoferi i tij. Kur shkuam atje, mjeku na tha nĂ«se keni problem mos hajdeni. Naimi nĂ« atĂ« moment tha, kam problem me zemĂ«r dhe nuk e di se a mund ta pĂ«rballoi. Djali i axhĂ«s insistoj qĂ« me ardhur Naimi me pa. Ka ardhur deri te dera, vetĂ«m prej dere e ka shikuar, nuk ka hy brenda”, ka treguar Ademaj.

Para nisjes së seancës, avokati i Murselit, Shemsedin Piraj, ka kërkuar nga gjykata që të konsultohet me të akuzuarin lidhur me shqyrtimin gjyqësor.

Këtë kërkesë e ka aprovuar nga Gjykata.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, por edhe në seancën e parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Murseli dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për të përfituar financiarisht nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro.

Sipas prokurorisë, vrasjen ai e ka planifikuar së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve ua ka premtuar një shumë prej 30 mijë eurosh për kryerjen e krimit.

Liridona Ademaj, Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« mbrĂ«mjen e 29 nĂ«ntorit tĂ« 2023-tĂ«s, nĂ« rrugĂ«n “Dalip Alshiqi” nĂ« PrishtinĂ«.

Fillimisht, ishte raportuar se bëhet fjalë për një grabitje, e më pas Prokuroria bëri të ditur se është inskenim i një grabitjeje.

The post Gjyqi ndaj Naim Murselit/ Vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me kunatin dhe sjelljen e tij pas krimit appeared first on Albeu.com.

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

✇Albeu
By: V K

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta nĂ« tĂ« shtunĂ«n do tĂ« kemi ndryshime tĂ« lehta nĂ« mĂ«ngjes. Do tĂ« vijojĂ« edhe pĂ«r pak ditĂ« nata tĂ« jetĂ« e freskĂ«t deri tĂ« premten, ndĂ«rsa mesdita do tĂ« arrijĂ« nĂ« 38 gradĂ« celsius. E mĂ«rkura sjell rritje tĂ« ndjeshme. Mesjava do tĂ« shĂ«nojĂ« 39-40 gradĂ« celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

The post Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë appeared first on Albeu.com.

ParalajmĂ«rimi i RamĂ«s: Çdo ngrehinĂ« e ngritur nĂ« shkelje tĂ« ligjit do tĂ« rrafshohet, ta harroni se do tĂ« legalizohen

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet.

“S’do tĂ« ketĂ« asnjĂ« tolerancĂ«â€, theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se asnjĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« shkelje tĂ« ligjit nuk do tĂ« legalizohet.

Gjithashtu, kreu i qeverisĂ« paralajmĂ«roi se: “Historia ndĂ«rto nesĂ«r qĂ« tĂ« legalizosh nesĂ«r, nuk do tĂ« ecĂ«â€.

Edi Rama: Sot do tĂ« bĂ«het njĂ« konfiskim i njĂ« kuazi pallati nĂ« VlorĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« shkelje tĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit, ky proces synon tĂ« bashkojĂ« dy gjĂ«ra, s’kemi asnjĂ« minutĂ« pĂ«r tĂ« humbur.

Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve, por ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizohet çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji.

Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë.

E gjithë skuadra e deputetëve të jenë pranë komuniteteve dhe të janë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepër kanë pushtuar hapësirat publike.

Tirana është zona më e nxehtë, edhe për shkak të atraksionit të madh që ka, dhe nuk ka lagje e bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet.

The post ParalajmĂ«rimi i RamĂ«s: Çdo ngrehinĂ« e ngritur nĂ« shkelje tĂ« ligjit do tĂ« rrafshohet, ta harroni se do tĂ« legalizohen appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Policia po heton kush Ă«shtĂ« pas “pushtimit” tĂ« zemrĂ«s sĂ« Thethit, presim vendimin e KLP pĂ«r prokuroren Elsa Gjelin

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive,

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek Thethi ajo që po ndodh atje me ndërtimet pa leje.

“PĂ«rpara se tĂ« hyj nĂ« disa detaje mbi punĂ«n, dua tĂ« ndalem njĂ« moment te çështja e Thethit.
Kam vĂ«nĂ« re qĂ« ka njĂ« teori shumĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq lidhur me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, fajin, kush e ka fajin. Duket sikur njĂ« pjesĂ« e atyre qĂ« komentojnĂ« pĂ«rpiqen qĂ« t’ia lĂ«nĂ« fajin strukturave tĂ« shtetit. Nga njĂ« anĂ« kemi disa njerĂ«z tĂ« shlretĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« hequr bukĂ«n e gojĂ«s pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar disa banesa, dhe njĂ« shtet qĂ« i ka lĂ«nĂ« ta bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« shkelje tĂ« ligjit dhe Ă«shtĂ« kujtuar mĂ« tej t’i godasĂ«.

Këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë por individë që nuk janë banorë të vendit, madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë diçka, Policia po merret me hetimin e se si ka ndodhur dhe kush është pas pushtimit kriminal të qendrës dhe zemrës së Thethit.

Janë ndërtime jo për të futur kokën, por për qëllime fitimi. Nuk besoj se ka një teori për amnistimin e shkelësit të ligjit dhe fajësimin e shtetit. Natyrisht që strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi.

Pritet vendimi i KLP pĂ«r zonjĂ«n Gjeli qĂ« nuk ka nisur çështjen. NĂ« Theth janĂ« goditur 40 subjekte, qĂ« nĂ« shumĂ« raste kishin mĂ« shumĂ« se njĂ« ndĂ«rtesĂ«. Policia ka njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m denoncimesh nĂ« prokurori pĂ«r tĂ« subjekte dhe prokuroria nuk ka marrĂ« asnjĂ« veprim”, tha ai.

The post Edi Rama: Policia po heton kush Ă«shtĂ« pas “pushtimit” tĂ« zemrĂ«s sĂ« Thethit, presim vendimin e KLP pĂ«r prokuroren Elsa Gjelin appeared first on Albeu.com.

Kriptomonedha Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shĂ«nohet rekordi i radhĂ«s

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, kriptomonedha Bitcoin, ka kaluar një tjetër prag historik, duke u tregtuar mbi 122 mijë dollarë.

Çmimi i kriptomonedhĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« botĂ«, ka arritur nĂ« rreth 122,285 dollarĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« ndjeshme nĂ« harkun e disa ditĂ«ve tĂ« fundit dhe duke thelluar mĂ« tej rekordin e tij historik.

Brenda ditës, çmimi ka luhatur mes 117,784 dhe 122,394 dollarëve, ndërsa trendi vazhdon të mbetet fuqimisht në rritje.

Kjo rritje e fortë vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh ekonomikë, politikë dhe teknologjikë, që kanë krijuar një klimë të favorshme për investimet në kripto.

Së pari, në SHBA janë në diskutim dy projektligje kyçe: Genius Act dhe Clarity Act, të cilat synojnë të rregullojnë më mirë tregun e kriptomonedhave, veçanërisht në lidhje me ETF-të dhe stablecoin-et.

Këto iniciativa legjislative po japin siguri të re për investitorët institucionalë, të cilët kanë filluar të hedhin miliarda dollarë në produktet e lidhura me Bitcoin.

Së dyti, rritja e adoptimit institucional po luan një rol kyç. Kompani të mëdha dhe madje edhe shtete të caktuara po fillojnë të mbajnë Bitcoin si pjesë të rezervave të tyre monetare, ndërsa ETF-të e miratuara më herët këtë vit po përthithin një pjesë të madhe të kapitalit në qarkullim.

Së treti, qeveria e SHBA-së, nën administratën aktuale, po mbështet në mënyrë aktive tregun e kriptomonedhave.

Me një axhendë pro-teknologjisë dhe premtime për rregullim të favorshëm, kjo qasje ka kthyer besimin e investitorëve pas disa vitesh pasigurie rregullatore.

AnalistĂ«t theksojnĂ« se tregu Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« fuqishme “bullish”. MbĂ«shtetja aktuale qĂ«ndron rreth 118 mijĂ« dollarĂ«ve, ndĂ«rsa rezistenca e ardhshme pritet tĂ« jetĂ« tek 125–130 mijĂ« dollarĂ«. NĂ«se kjo pengesĂ« kalohet, çmimi mund tĂ« vazhdojĂ« rrugĂ«n drejt niveleve edhe mĂ« tĂ« larta.

NĂ« njĂ« perspektivĂ« mĂ« afatgjatĂ«, parashikimet janĂ« gjithashtu optimiste. Kompani si Galaxy Digital dhe analistĂ« tĂ« pavarur sugjerojnĂ« se deri nĂ« fund tĂ« vitit 2025, Bitcoin mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 150 mijĂ« dollarĂ«, ndĂ«rsa disa skenarĂ« optimistĂ« e çojnĂ« vlerĂ«n potencialisht edhe nĂ« 180–200 mijĂ« dollarĂ« gjatĂ« viteve tĂ« ardhshme.

Pavarësisht këtij entuziazmi, ekspertët paralajmërojnë se tregu i kriptomonedhave mbetet i brishtë dhe i ndjeshëm ndaj luhatjeve të forta.

Çdo ndryshim nĂ« politikĂ«n monetare globale, ndonjĂ« incident i madh sigurie nĂ« bursat e kriptove, apo vendime tĂ« papritura rregullatore mund tĂ« shkaktojnĂ« korrigjime tĂ« menjĂ«hershme nĂ« treg.

Bitcoin ka hyrë në një epokë të re, jo më si një aktiv spekulativ i margjinave të tregut, por si një aset gjithnjë e më shumë i integruar në financën globale.

Rritja mbi 122 mijë dollarët është jo vetëm një sinjal i fortë për investitorët, por edhe një provë se kriptomonedhat, dikur të konsideruara pasione të kalimtare të teknologjisë, tani janë pjesë e pandashme e sistemit financiar botëror. /skyweb.al

The post Kriptomonedha Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shĂ«nohet rekordi i radhĂ«s appeared first on Albeu.com.

Laert Vasili “shpĂ«rthen” keq ndaj Gjestit: ShoqĂ«ria jonĂ« ka degraduar, ai tjetri ka tre klasĂ« shkollĂ« dhe shpallet


✇Albeu
By: V K

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« fundit, aktori i njohur Laert Vasili, ka reaguar sĂ«rish ashpĂ«r pas fitores sĂ« Gjestit nĂ« edicionin e katĂ«rt tĂ« “Big Brother VIP Albania”, duke ngritur shqetĂ«sime tĂ« thella mbi nivelin e pĂ«rfaqĂ«simit dhe vlerat qĂ« promovohen nĂ« kĂ«tĂ« format.

Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

“Ai tjetri ka tre klasĂ« shkollë  futet nĂ« njĂ« format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!”, – u shpreh ai me ironi.

“ShoqĂ«ria jonĂ« ka degraduar, ka degjeneruar, Ă«shtĂ« kalbĂ«zuar dhe ka ik. DomethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r t’u djegur komplet”, – tha Vasili me tone tĂ« forta.

The post Laert Vasili “shpĂ«rthen” keq ndaj Gjestit: ShoqĂ«ria jonĂ« ka degraduar, ai tjetri ka tre klasĂ« shkollĂ« dhe shpallet
 appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani

✇Albeu
By: V K

Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar zyrtarisht një ftesë nga Mbreti Charles III, për të marrë pjesë në një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Mbretëreshën Camilla.

Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Buckingham.

Vizita do të zhvillohet nga data 17 deri më 19 shtator, dhe Trump do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump.

Kjo vizitë do të zhvillohet në Kështjellën Windsor, pasi Pallati Buckingham ndodhet ende në proces rinovimi.

Kjo do të jetë vizita e dytë shtetërore e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në vitin 2019 ai ishte pritur nga Mbretëresha Elizabeth II gjatë mandatit të tij të parë si president.

Në mënyrë tradicionale, presidentët në mandatin e dytë nuk ftohen për vizita shtetërore, por për takime më të thjeshta si çaj ose drekë me monarkun.

Megjithatë, këtë herë është bërë një përjashtim.

Edhe pse ende nuk është publikuar një program i detajuar, vizita pritet të përfshijë ceremoninë e pritjes zyrtare dhe një banket shtetëror në Sallën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Në aktivitetet do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e rëndësishëm të Familjes Mbretërore, përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit.

JavĂ«n e kaluar, Mbreti Charles priti nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n rezidencĂ« Presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkĂ«shorten e tij, Brigitte, tĂ« cilĂ«t morĂ«n pjesĂ« nĂ« njĂ« procesion me karroca nĂ«pĂ«r qytetin e Windsor – njĂ« ngjarje e rrallĂ« qĂ« nuk ishte parĂ« prej mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade.

Duke qenë se çdo vizitë nga një president amerikan sjell sfida të shtuara sigurie, pritet që programi i Trump të mos përfshijë aktivitete të hapura për publikun.

The post Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë takim me drejtorët e bashkisë dhe deputët e qarkut të Tiranës.

Ky takim, do të jetë i njëjtë me takimet e zhvilluara para disa ditëve dhe është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

Në këtë takim, deputetët aktual dhe ato të zgjedhur dhe drejtorët e bashkisë do të raportojnë mbi problematikat e evidentuara gjatë daljeve të tyre në terren.

ÇfarĂ« ndodhi nĂ« takimin e 4 korrikut nĂ« selinĂ« rozĂ«?

Fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë evidentimi i problematikave që hasin qytetarët e qarkut të Tiranës.

Rama është shprehur se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave dhe të kontaktojnë më qytetarët, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat të ndryshme si hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.

Kryeministri ka kërkuar që brenda dy javësh, të krijohet një raport për t`u depozituar më pas në Bashki.

Raportohet po ashtu se Rama ka angazhuar dhe ministrat e kabinetit për bashkinë e kryeqyteti.

Ministri Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj, janë caktuar të mbikëqyrin financat, ministri Blendi Gonxhe do të ndjekë transportin dhe trafikun, ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Anuela Ristani do të merren me hapësira publike.

The post Rama mbledh sot deputetët e qarkut dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ja se çfarë pritet nga takimi appeared first on Albeu.com.

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

✇Albeu
By: V K

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet t`i shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.

Por, askush nuk ikĂ«n me ritmin qĂ« po largohen shqiptarĂ«t. TĂ« dhĂ«nat e fundit tĂ« Eurostat, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, tregojnĂ« se popullsia e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« reduktuar me 18.2% nĂ« fund tĂ« vitit 2024, nĂ« krahasim me 2011, periudhĂ« qĂ« pĂ«rfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.

Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat.

Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%).

Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).

Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.

Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%.

Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës, ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.

Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.

Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.

I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë!

Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.

Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar.

Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3-vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9-vjeç.

Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit./ Monitor

The post Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 14 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.9 lekë dhe shitet me 83.9 lekë.

Euro, blihet me 97.3 lekë dhe shitet 98.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.9 lekë dhe shitet me 113.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 14 Korrik 2025, rikthehen temperaturat e larta

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperatura maksimale, do të shënojë vlerën 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 4-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 6-8m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 14 Korrik 2025, rikthehen temperaturat e larta appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një aksident ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Njoftim i Policisë:

Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, një automjet tip furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin me drejtues shtetasin M. L., 24- vjeç, dhe pasagjeren shtetasen S. Sh., 21-vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 21-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrĂ«nĂ«s”, vetĂ« pĂ«rfundoi si “dele e zezĂ«â€

✇Albeu
By: V K

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për lajmet e pushimit nga puna të ish- ambasadores Yuri Kim nga Departamenti i Shtetit.

Noka u kujtoi demokratëve, ditën kur ish-ambasadorja Yuri Kim i ka quajtur barngrënës dhe sipas tij, sot ajo përfundoi si dele e zezë.

“Bota me rrota shoqja Kim. Kjo qĂ« i quajti barngrĂ«nĂ«s #demokratĂ«t antisorosistĂ«, pĂ«rfundoi si dele e zezĂ«. Yuri Kim pjesĂ«tare e Deep State, tashmĂ« njĂ« ish”, shkruan Noka.

The post Flamur Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti “barngrĂ«nĂ«s”, vetĂ« pĂ«rfundoi si “dele e zezĂ«â€ appeared first on Albeu.com.

Mbahet “Kuvendi i burrave” nĂ« Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak, duam dialog me qeverinĂ«

✇Albeu
By: V K

Në ditën e 7-të të aksionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit organizuan një tubim para kishës së fshatit, ku kërkuan ndalimin e aksionit dhe nisjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me autoritetet.

 

 

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato janë të ndërtuara me djersë dhe mbrojtur me gjak.

Ai e cilësoi të paarsyeshme shembjen e këtyre objekteve, duke kërkuar që të hapet një dialog dhe jo shkatërrim.

“I kam bĂ«rĂ« thirrje qeverisĂ« qĂ« tĂ« ndalojĂ« aksionin, sepse nuk Ă«shtĂ« e arsyeshme. Ne e dimĂ« qĂ« disa ndĂ«rtime kanĂ« pasur gabime dhe nuk duhej tĂ« ishin lejuar, por ato janĂ« ndĂ«rtuar me mundin dhe sakrificat tona.

KĂ«to shtĂ«pi janĂ« mĂ« shumĂ« se thjesht objekte, ato janĂ« pjesĂ« e historisĂ« sonĂ«, tĂ« mbrojtura me djersĂ« e gjak”, tha Vladi, duke theksuar se pas kĂ«saj proteste, kĂ«rkohet vetĂ«m njĂ« mundĂ«si pĂ«r dialog dhe marrĂ«veshje.

Në fjalën e tij, ai theksoi solidaritetin e banorëve të Thethit me ata nga Dajti, Puka dhe Dukagjini, të cilët kanë shprehur mbështetje për ta dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Zef Vladi e krahasoi këtë situatë me periudhën e luftës në Kosovë, duke përmendur faktin se edhe kur shqiptarët janë përballur me sfida të mëdha, ata kanë mbrojtur me çdo kusht tokën dhe kulturën e tyre.

“Ne jemi ata qĂ« kemi mbrojtur kĂ«tĂ« tokĂ«. Ata janĂ« bĂ«rĂ« me djersĂ« dhe mbrojtur me gjak. Nuk Ă«shtĂ« e arsyeshme qĂ« tani dikush tĂ« hyjĂ« dhe tĂ« shkatĂ«rrojĂ«. Duhet tĂ« ulemi dhe tĂ« bisedojmĂ«. Jemi vĂ«llezĂ«r, duhet tĂ« gjejmĂ« njĂ« zgjidhje paqĂ«sore”, shtoi ai.

Banorët e Thethit kërkuan që të hapet një dialog konstruktiv me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar, por jo për të lejuar shkatërrimin e pasurisë dhe identitetit të tyre kulturor.

The post Mbahet “Kuvendi i burrave” nĂ« Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak, duam dialog me qeverinĂ« appeared first on Albeu.com.

Shteti bektashi nĂ« zemĂ«r tĂ« TiranĂ«s/ Rama: Bektashizmi, njĂ« thesar shqiptar qĂ« s’do e lemĂ« tĂ« shuhet

✇Albeu
By: V K

Gjatë një interviste në dokumentarin e fotoreporit britanik Robert Hackman, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se shteti bektashi do të ngrihet në zonën ku aktualisht ndodhet kryegjyshata.

Kreu i shtetit shpjegoi se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të vendit.

Shteti i ardhshëm më i vogël në të gjithë botën do të ngrihet në territorin, ku aktualisht ndodhet kryegjyshata botërore bektashiane në kryeqytet.

Detajet u bënë të ditura nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në dokumentarin e Dritare TV, theksoi se krijimi i këtij shteti do të ishte simbol i ruajtjes së fesë në vend dhe jo vetëm.

“ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« sipĂ«rfaqe e vogĂ«l toke, pak hektarĂ«, qĂ« ata tashmĂ« e zotĂ«rojnĂ« dhe ku kanĂ« qendrĂ«n e tyre. Por pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« shumĂ« e çmuar e trashĂ«gimisĂ« kombĂ«tare, ndĂ«rsa pĂ«r komunitetin Ă«shtĂ« njĂ« garanci qĂ« ai do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ekzistojĂ« pa u zhdukur”, – u shpreh Rama.

Gjithashtu, gjatë intervistës për fotoreporterin britanik, Robert Hackman, kreu i qeverisë shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.

 

The post Shteti bektashi nĂ« zemĂ«r tĂ« TiranĂ«s/ Rama: Bektashizmi, njĂ« thesar shqiptar qĂ« s’do e lemĂ« tĂ« shuhet appeared first on Albeu.com.

❌