Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe Bricjapin. Sa i përket punës, takime të reja janë në horizont dhe ju tashmë i keni dhënë fund marrëdhënieve që nuk ju interesonin më. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 11 korrik 2025), […]

The post Horoskopi ditor, 11 korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

Dashi Ndryshe nga sa mund ta kishit menduar, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme dhe mjaft emocionuese. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë e nxehtë. Do dashuroheni si të çmendur me partnerin tuaj dhe do ndiheni vërtet si në një botë tjetër. Ju beqarët nuk do […]

The post Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025 appeared first on BoldNews.al.

Shenja më me fat për sot: Çfarë rezervon dita për ty?

Sot, yjet janë në anën e Dashit, duke i dhuruar energji të fuqishme dhe mundësi të reja për të avancuar në çdo fushë të jetës.

Ky është momenti i duhur për të nisur projekte të reja, për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të forcuar marrëdhëniet personale.

Guximi dhe iniciativa do të jenë aleatët më të mirë për Dashin sot, ndaj mos hezito të bësh hapat që do të ndryshojnë rrjedhën e situatave në favor tëndin.

Për ata që i përkasin kësaj shenje, dita sjell jo vetëm fat, por edhe një motivim të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.

The post Shenja më me fat për sot: Çfarë rezervon dita për ty? appeared first on iconstyle.al.

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 26 qershor të ndryshojë pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, i deklaruar fajtor për deklarim të rremë të pasurisë. Më 17 mars, gjyqtari Bib Ndreca vendosi të dënojë Zenelajn me […]

The post Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike appeared first on Reporter.al.

Apeli lë në fuqi dënimin e Fatos Tushes për fshehje pasurie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut socialist të Lushnjes, Fatos Tushe për fshehje pasurie dhe dënimin e tij me 1 vit burgim, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 2 vjet. Vendimi është marrë të hënën […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin e Fatos Tushes për fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

Sal Dashi me ekspozitë në Gjermani, kuratori Apolloni: Dashi ka gjendjen e vet, reagimin e vet, prandaj edhe stilin e vet

Në kuadër të Javës se Kulturës në Berlin është hap ekspozita e piktorit të njohur Sal F Dashi, e që për kurator kishte shkrimtarin e njohur kosovar, Ag Apollonin. 

“Mes nostalgjisë dhe revoltës”, ekspozita e Sal Dashit është hap në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin, hapje që është bërë nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. 

Ndërkaq, kuratori Ag Apolloni ka thënë se Sal Dashi kur trajton të kaluarën është nostalgjik, kurse po sipas tij, kur trajton të sotmen është i revoltuar dhe ironik.

“Edhe kur duket qëllimisht lokal, piktori Sal Dashi nuk mendon si individ i thjeshtë, por si artist. Ai është në gjendje që një copë tokë nga vendlindja ta artikulojë si thirrje për njerëzimin. Pas daljes nga ekspozita e tij, secili do të bëjë pyetjet: nga vijmë? Ku po shkojmë? Pas këtyre pyetjeve që do të bëjnë vizitorët, mund të thuhet se piktori e ka arritur qëllimin. Ankthi i tij bartet tek ne, bëhet yni. Kapja e kumtit dhe vetëdijesimi mbi identifikimin mes artistit dhe publikut, është realizim i suksesshëm i komunikimit dhe funksioni kryesor i artit”, ka vlerësuar mes të tjerash kuratori Apolloni për këtë ekspozitë. Apolloni në fund ka thënë se Sal Dashi ka gjendjen e vet, reagimin e vet, prandaj edhe stilin e vet. 

Sal Dashi (1980) është piktor shqiptar nga Kosova. Ka studiuar pikturën në Universitetin e Prishtinës, ku ka fituar titullin Master i Pikturës. Nga viti 2016, ai jeton në Gjermani. / KultPlus.com

3 shenjat që do ndriçojnë këtë javë sipas horoskopit!

Fati është gati t’ju trokasë në derë – veçanërisht nëse jeni një nga këto 3 shenja! Me energjitë e reja planetare, disa prej jush do përjetojnë një ngritje në dashuri, financa apo vendime që kishit kohë që i prisnit. A jeni mes tyre?

Dashi
Vetëbesimi yt do flasë para teje! Takime të reja, vendime të guximshme dhe një ndjesi triumfi do të të shoqërojë çdo ditë të javës. Kujdes vetëm që të mos djegësh ura pas shpine!

Luani
Paratë janë rrugës! Mund të mos bjerë shi me euro, por do kesh mundësi konkrete për të rritur të ardhurat ose për të investuar me zgjuarsi. Dhe mos harro: karizma jote është mjeti yt më i fortë.

Peshorja
Javë ideale për zemrën. Një bisedë, një mesazh apo një takim do të rikthejë emocionet që i kishe harruar. Nëse je në një lidhje, prit surpriza të ëmbla – dhe ndoshta një plan që do t’ju afrojë më shumë.

The post 3 shenjat që do ndriçojnë këtë javë sipas horoskopit! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi

Jeta ne çift do ketë përmirësime gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe se me pare me atë qe keni ne krah dhe do i shprehni ndjenjat ashtu si i keni ne zemër. Beqaret do bëjnë çfarë te mundin për ta gjetur personin qe kane ëndërruar. Do filloje një etape e re sot. ne planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse me vone situata do ndërlikohet me tepër.

Demi

Do merrni kritika te shumta sot nga partneri dhe do ndiheni keq për këtë arsye. Ne fakt ai do ketë te drejte për gjithçka sepse ju e keni lënë pas dore atë dhe veten tuaj. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa te reja. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin material priten përmirësime me te mëdha nga sa ju kishit menduar. Përfitoni për te kryer ndonjë shpenzim te nevojshëm.

Binjaket

Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot, megjithatë kur jeni pranë tij ndiheni me te lumturat e botes. Mos kërkoni qe ai te mos ruaje shoqërinë me te tjera sepse do ishte një kërkesë e papranueshme. Tregohuni me liberale. Beqaret do jene pasive dhe do mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar çdo gjë do jete ne rregull, nuk priten aspak vështirësi.

Gaforrja

Tregohuni realiste ne jetën tuaj ne çift sot dhe mos kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah nëse nuk doni te zhgënjeheni. Beqaret ka mundësi te gjejnë një person i cili do përkujdeset tej mase për ta dhe do i beje te ndihen mire. Plutoni do favorizoje transaksionet financiare dhe do iu ndihmoje te mbani te ekuilibruar te ardhurat.

Luani

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo nuk do te thotë qe lidhja juaj do jete problematike, por qe do keni vështirësi për te ruajtur atmosferën e ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i joshin personat qe do iu gjenden pranë dhe do iu bëjnë komplimente. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni.

Virgjëresha

Dite pozitive, por pa pasion te zjarrte kjo e sotmja. Tregohuni me tolerante dhe te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime me persona qe vërtet ja vlejnë për t’i pasur pranë. Mund te nise shume shpejt një histori dashurie e sinqerte. Ne planin financiar duhet te merrni këshilla nga specialistet sesi ta stabilizoni situatën.

Peshorja

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja. Here do debatoni ashpër me partnerin dhe ne orët e mbrëmjes do dashuroheni plot pasion me te. Emocionet do jene te fuqishme, por ne te dyja ekstremet. Beqaret me mire te mos ju besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse mund te zhgënjehen. Financat do jene te mire për aq kohe sa ju te mos kryeni çmenduri me shpenzimet.

Akrepi

Do jeni shume te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia do jete me e zjarrte dhe pasionante. Beqaret duhet t’i peshojnë mire gjerat para se te merrni vendime te rëndësishme. Po u nxituat mund ta lëndoni veten me shume sesa mund ta imagjinoni. Ne planin financiar do fillojnë një periudhe me e mire dhe me e qëndrueshme.

Shigjetari

Do e joshni edhe me tepër partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do ece ne rrugën e duhur. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do rrije ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do ndihen te lumtur për këtë fakt. Financat do jene te mbrojtura gjithë kohës kështu qe mund te shpenzoni pa frike për gjerat me te domosdoshme.

Bricjapi

Nëse keni pasur debate te forta ne çift, sot duhet te gjeni mënyrën e duhur për t’i zgjidhur ato. Po i late pas dore situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene me fat. Rrjedha e jetës se tyre do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Për problemet qe do keni me financa duhet t’iu besoni vetëm specialisteve, askujt tjetër.

Ujori

Te dashuruarit do jene debate te forta, por nga ana tjetër nuk do mungojnë as momentet romantike. Dita do jete e ndare ne dy pjese. Nëse jeni ende ne kërkim te personit ideal, sot duhet te bëheni gati për ndryshime. Jupiteri do i shtoje mundësitë për takime impresionuese. ne planin financiar ka rrezik te përballeni me te papritura jo fort te këndshme.

Peshqit

Dite e qete dhe e bukur kjo për te dashuruarit. Do i pranoni gabimet qe keni bere ne te shkuarën dhe do dini si te kërkoni falje. partneri do jete ne humor dhe do iu përgatisë edhe surpriza. Beqaret do kenë takime te papritura, por nga te cilat do iu rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do e keni te vështirë te hiqni dore nga shpenzimet dhe kjo mund t’iu sjelle probleme.

Horoskopi i javës: Një shenjë zodiaku në prag të një ndryshimi të madh

Kjo javë sjell energji të forta për të lindurit në shenjën e Dashit. Me Marsin që ndikon fuqishëm në sferën e vendimmarrjes, Dashët do ndihen më të motivuar se kurrë për të ndërmarrë hapa të guximshëm – si në karrierë, ashtu edhe në jetën personale.

Një mundësi financiare mund të shfaqet papritur, ndaj kini sytë hapur dhe mos kini frikë të merrni rreziqe të llogaritura. Nga ana emocionale, marrëdhëniet romantike marrin një kthesë më të thellë – është koha për sinqeritet dhe afërsi.

Këshilla e javës? Mos e frenoni impulsin për të vepruar, por udhëzojeni me mençuri.
Universi është me ju, por hapat i hidhni vetë.

The post Horoskopi i javës: Një shenjë zodiaku në prag të një ndryshimi të madh appeared first on iconstyle.al.

UPS! Fotot me instruktorin ndanë çiftin Egli-Gjesti?

“Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli në “Post Big Brother VIP”.

Gjesti heshti krahas saj. Mirëpo, rrjeti nuk vonoi të shpërndante edhe njëherë fotot e bujshme të Egli Takos dhe Mario Olldashit, të cilat Iconstyle i publikoi ekskluzivisht dy vite më parë.

Teksa në “Post BVV” Egli u justifikua me faktin se në fotot e qarkulluara në pishinë asokohe ishin mbledhur si grup shoqëror, ndërsa “dashakeqët” ja kishin punuar jo bukur duke i shpallur çift, pamjet më poshtë flasin vetë:

Screenshot

Në fakt, afrimiteti në këto foto nuk tregon se të dy ishin thjesht “të njohur” nga kunati i Eglit.

Asokohe, Egli reagoi ashpër duke e justifikuar Marion si shokun e saj të ngushtë, pranë shoqërisë së të cilit ndjehej mirë. Fjalë totalisht ndryshe nga ç’tha në “Post Big Brother VIP”.

E duket se e gjitha kjo ka nisur “të mbajë erë”, kur mes të gjitha deklaratave e fotove që po qarkullojnë në rrjet, marrëdhënia me Gjestin nuk duket më aq e mirë.

Ky i fundit ka fshirë çdo postim të kaluar në Instagram, ndërsa Egli ka hequr fotot me Gjestin.

Krizë në çift? Të gjitha veprimet e tyre të çojnë në këtë përfundim!

The post UPS! Fotot me instruktorin ndanë çiftin Egli-Gjesti? appeared first on iconstyle.al.

Derisa të përfundojë epoka e Dashit, këto shenja janë në qendër të vëmendjes

Dashi
Gjatë gjithë ditëlindjes tuaj këtë vit ju keni kaluar një kohë të mirë. Por ditët e fundit të shenjës – me Merkurin që kthehet në shenjën tuaj dhe Marsin në Luan – përpjekjet tuaja shpërblehen. E keni pasur të vështirë, por tani është koha për t’u çlodhur dhe për të shijuar vëmendjen që po ju japin yjet dhe ata përreth jush.

Binjakët
Ju jeni personazhi kryesor i ditëve. Shijojeni atë. Planetët ju shpërblejnë ose duke adoptuar zakone më të shëndetshme ose duke pastruar marrëdhëniet tuaja. Pavarësisht se si e shihni fatin e mirë, mund të emocionoheni dhe të hapni mendjen ndaj mundësive të reja. Yjet janë këtu për t’ju ndihmuar këtë herë, përfitoni nga kjo.

Peshorja
Tani ndiheni të lirë, pasi jeni në gjendje të shpëtoni nga një cikël gjashtëmujor deri në një vit që ju çoi në vështirësi dhe pengesa. Prisni të ndiheni si një person krejtësisht i ri ndërsa më në fund filloni të njiheni për punën tuaj të palodhur.

The post Derisa të përfundojë epoka e Dashit, këto shenja janë në qendër të vëmendjes appeared first on iconstyle.al.

Shenjat më me fat të zodiakut deri në fund të muajit

Nëse jeni ndjerë pak i pafat kohët e fundit, fajësojeni universin. Astrologjikisht, 2025 nuk ka qenë një vit i lehtë deri më tani, por fati i mirë po i favorizon këto tre shenja gjatë pjesës tjetër të prillit 2025. Nga marrja e mirënjohjes më në fund për punën e tyre të palodhur e deri te përjetimi i më pak stresit dhe shqetësimit në jetën e tyre, ka shumë mënyra në të cilat prilli kthen fatin e keq të njerëzve. Kush janë këto shenja të horoskopit me fat dhe çfarë mund të presin për pjesën tjetër të muajit?

Dashi
Jeta juaj më në fund do të ndryshojë për mirë. Do të mund të manifestoni dhe realizoni me lehtësi dëshirat tuaja, stresi dhe shqetësimet e muajve të kaluar do të zhduken. Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të vijë pa mundim. Duhet ende pak punë nga ana juaj – në fund të fundit, gjëra të tilla si përmirësimi i marrëdhënieve dhe mundësive financiare kërkojnë kohë për të pasur sukses. Megjithatë, dalëngadalë do të ndiheni më mirë për ndryshimin dhe mundësitë që po hapen para jush.

Demi
Reputacioni juaj po përmirësohet dhe lavdia ju pret. Ju tërheqni njerëz interesantë dhe jeni në gjendje të fitoni vëmendjen e të tjerëve. Sigurisht, si Dashi, edhe ju duhet të punoni për të. Flisni hapur, shprehni mendimin tuaj me qetësi dhe respekt dhe vendosni kufij. Në çdo rast, mos kini frikë të ecni përpara.

Luani
Më në fund po fitoni njohjen që meritoni këtë muaj. Edhe pse kohët e fundit mund të keni ndjerë se energjia juaj është në kulmin e saj, pasi keni humbur të gjithë motivimin për të vazhduar përpara, e gjithë kjo ishte thjesht e përkohshme. Jeta do të duket më e lehtë se zakonisht. Do të keni shumë energji dhe fat në anën tuaj për të arritur gjithçka që keni në mendje. Për sa kohë që vazhdoni të punoni shumë, mund të prisni që gjithë ajo punë e vështirë të shpërblehet deri në fund të muajit.

The post Shenjat më me fat të zodiakut deri në fund të muajit appeared first on iconstyle.al.

Kameramani i BBC-së goditet nga dashi në organin gjenital, pamjet bëhen virale

Ky është momenti tronditës kur një kameraman goditet nga një dash dhe mbeti duke u rrotulluar në tokë në agoni.

Në një video të filmuar në vitin 2019 dhe të përsëritur së fundmi në BBC, seriali dokumentar Animal Park, shfaq sherrin befasues mes një kafshe dhe anëtarit të ekuipazhit.

Një punëtore prezantoi Kate Humble me Cecil, një dash i cili është një nga racat më të rralla në botë dhe e ka origjinën nga Afrika.

Gjatë pamjeve, Secili mund të shihej teksa i afrohej një kameramani duke filmuar skenën, transmeton Telegrafi.

“Ai e bën këtë, ai shkon prapa, ngrihet lart dhe ai është kaq keq”, shpjegoi gruaja.

Më pas, dashi u tërhoq papritmas dhe e goditi me brinjë nw organin gjenital kameramanin.

Ai shpejt u përkul në tokw me kamerën e tij dhe u rrotullua në bar nga dhimbja, ndërsa Kate dhe punëtorja shikonin dhe qeshnin. /Telegrafi/

The post Kameramani i BBC-së goditet nga dashi në organin gjenital, pamjet bëhen virale appeared first on Telegrafi.

Marsi 2025: Muaji i ndryshimeve të mëdha për të gjithë, sidomos për këto 2 shenja!

2025 ka nisur me vrull dhe marsi është muaji që sjell ndryshimet më të mëdha! Me Venusin dhe Mërkurin në retrogradë, eklipset dhe Neptunin që hyn në Dash pas 14 vitesh, të gjithë ndihen të tronditur në një mënyrë apo tjetrën.

Dy shenjat që po kalojnë më shumë janë Virgjëresha dhe Dashi:

•14 mars, eklipsi hënor në Virgjëreshë – një pastrim i madh për Virgjëreshat. Gjërat e vjetra bien, duke hapur rrugën për një qëllim të ri.

•29 mars, eklipsi diellor në Dash – fundi i një kapitulli transformues dyvjeçar. Dashët kanë ndryshuar aq shumë, sa mezi e njohin veten!

Mesazhi për të gjithë: Është koha të largojmë të vjetrën, të qartësojmë dëshirat dhe të përqafojmë ndryshimin me energji të re!

The post Marsi 2025: Muaji i ndryshimeve të mëdha për të gjithë, sidomos për këto 2 shenja! appeared first on iconstyle.al.

Iliriana Olldashi tërhiqet nga gjykimi i ankimimit të Ajola Xoxës: Jam e paaftë përkohësisht!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Gjykatën e Posaçme të Apelit është tërhiqur nga gjykimi i ankimimit të bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës. GJKKO përmes një njoftimi për mediat bën me dije se gjyqtarja Olldashi ka paraqitur si argument një raport për “paaftësin të përkohshme në punë”. Pas tërheqjes së Iliriana […]

The post Iliriana Olldashi tërhiqet nga gjykimi i ankimimit të Ajola Xoxës: Jam e paaftë përkohësisht! appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi i ditës – Dashi dhe Bricjapi në një dilemë të madhe

Sot, yjet parashikojnë një ditë të tensionuar për disa shenja të zodiakut, veçanërisht për Dashët dhe Bricjapët, të cilët do të përballen me një dilemë të rëndësishme që kërkon vendime të shpejta.

Dashi (21 mars – 19 prill): Një ditë e mbushur me emocione për Dashin. Do të keni mundësi për të zgjidhur një problem që ju ka munduar për një kohë të gjatë. Mund të keni një përplasje me një person të afërt, por që do t’ju ndihmojë të qartësoni disa gjëra të rëndësishme.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar): Sot mund të ndiheni të tensionuar për shkak të një vendimi të madh që duhet të merrni. Yjet sugjerojnë të keni kujdes dhe të mos veproni në ngut. Konsultohuni me dikë të besuar para se të hidhni hapa të rëndësishëm në aspektin profesional.

Të dy shenjat duhet të jenë të kujdesshëm me emocionet e tyre sot dhe të mendojnë me kujdes për pasojat e vendimeve të marra.

The post Horoskopi i ditës – Dashi dhe Bricjapi në një dilemë të madhe appeared first on iconstyle.al.

Katër shenjat e zodiakut që janë “hundëlarta” dhe e shikojnë veten si superiorë!

Në botën e astrologjisë, disa shenja të zodiakut janë të njohura për ego të madhe dhe bindjen se janë të padiskutueshëm. Ato ndihen të larta, të rëndësishme dhe të gjithë të tjerët janë thjesht më poshtë në shkallën e rëndësisë. Ja cilat janë katër shenjat që shpesh shihen si më të “hundëlartat” dhe pse:

Luani – Arrogancë dhe egocentrizëm! Luanët besojnë se janë të jashtëzakonshëm dhe më të rëndësishëm se të tjerët. Ata përdorin teatrin dhe emocionet për të tërhequr vëmendjen dhe të gjitha sytë janë mbi ta.

Dashi – Me shpirtin konkurrues dhe të pavarur, Dashi gjithmonë synon të jetë lider dhe nuk ndalet derisa të arrijë qëllimin e tij. Pavarësisht se beson se është më i miri, ai do të bëjë gjithçka për të dëshmuar këtë.

Virgjëresha – Të bësh debat me një Virgjëreshë është një sfidë. Ata janë të vendosur në mendimet e tyre dhe besojnë se njohuritë e tyre janë superiore. Nuk kanë interes të dëgjojnë mendimin e të tjerëve dhe do të mbrojnë gjithmonë bindjet e veta.

Bricjapi – Shpesh të kesh një Bricjap si këshilltar mund të të duket si një sfidë. Me një mendje të fortë dhe një bindje të thellë se gjithmonë kanë të drejtë, Bricjapët do të bëjnë gjithçka për të treguar se janë të pathyeshëm në idetë dhe këshillat e tyre.

Këto shenja të zodiakut shpesh janë të njohura për ndjesinë e superioritetit, por a është kjo një cilësi që duhet të admirohet apo një mangësi që shpesh mund të krijojë tension?

The post Katër shenjat e zodiakut që janë “hundëlarta” dhe e shikojnë veten si superiorë! appeared first on iconstyle.al.

Koçiu: Pajisje moderne në Spitalin Universitar të Traumës për trajtimin e patologjive delikate

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës tashmë punohet me teknologji të avancuar.

Sipas ministres Koçiu, investimet e reja në sallën operatore me pajisjet më moderne, si O-Arm janë një teknologji e avancuar që mundëson trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale.

“Gjithashtu është shtuar endoskopia për ndërhyrje mini-invazive, duke garantuar më shumë siguri, trajtim më efikas dhe një rikuperim më të shpejtë për pacientët”, theksoi Koçiu.

Fatos Olldashi, shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë pranë spitalit të Traumës thotë se spitali është pajisur me aparaturat më moderne që disponojnë sallat e operacionit të neurokirurgjisë.

“Blerja e aparaturës O-Arm është një skaner brenda sallës së operacionit që bën të mundur kryerjen e interventeve shumë precize dhe delikate, të cilat janë pjesë e patologjive që trajtohen në shërbimin e neurokirurgjisë. Po ashtu është blerë edhe pajisja e endoskopisë neurokirurgjikale që shërben për kryerjen e operacioneve mini-invazive me një hapje shumë të vogël të lëkurës së pacientit arrihet të realizohet trajtimi i patologjisë qoftë traumatike apo tumorale”, tha Olldashi.

Mjeku foli edhe për blerjen e neuornavigatorit dhe neuoromonitorit.

“Natyrisht, mikroskopi ka qenë prezent në investimet që ka kryer më parë Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha këto pajisje përbëjnë atë armaturën kryesore të një sallë operacioni neurokirugjikale moderne dhe të një standardi perëndimor në botë”, përfundoi mjeku Olldashi. /j.p/

The post Koçiu: Pajisje moderne në Spitalin Universitar të Traumës për trajtimin e patologjive delikate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë

Dashi është një forcë që nuk duhet injoruar dhe ka reputacion për pasionin dhe fuqinë e tij

Nëse ke nevojë për më shumë për t’u bindur që Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë, këtu janë disa arsye.

Ja pse ti ke nevojë për një Dash në jetë:

Dashi është aventurist

Nuk keni çfarë të bëni në fundjavë? Thjesht merr në telefon një Dash, kjo shenjë ka gjithmonë ide për diçka të re. Dashi dhe idetë për argëtim shkojnë bashkë. Edhe pse duket si lojë, kjo nevojë mund të jetë vendimtare për shëndetin e tyre sepse janë gjithmonë në kërkim për më shumë emocion. Nuk mbaron me kaq. Kjo shtysë shprehet në disa aspekte të jetës së Dashit, që rezulton në një presion të madh të vetimponuar për të çarë me një ritëm të shpejtë. Ky presion ka pasojat e tij.

Ata rrezatojnë pozitivitet

Dashi është shpirt pozitiv prej natyre. Kjo energji i bën të përshtaten me çdo mjedis social pa mundim. Vështirë që diçka mund të jetë e pakëndshme për ta dhe është plus nëse i keni partner. Ana e keqe e të qenit superpozitivë është kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Për Dashin, kjo mund të jetë një goditje e rëndë. Është depresuese dhe zakonisht fajësojnë veten kur gjërat nuk shkojnë siç ishin parashikuar.

Janë pozitivë, por dhe optimistë

Shumica e personave Dash duket që janë mjeshtër të ecjes në atë vijën e hollë midis optimizmit inkurajues dhe optimizmit të tepruar. Kështu që, shko tek ta, për të fituar pak besim. Do ishte një balancë shumë e mirë në miqësi nëse shenja jote ka prirjen për të parë më të keqen. Megjithatë, ky optimizëm jo gjithmonë i përfshin dhe ata vetë. Ata nuk e kërkojnë kurrë nga të tjerët që t’i bëjnë të ndihen mirë, por dhe ata do kishin nevojë për pak inkurajim.

Dashi është besnik

Dashi është shumë besnik. Ai nuk i braktis miqtë dhe as nxjerr sekretet e tyre. Do të këshillonim as mos të ofendoje, lëndoje apo flisje keq për shokët e Dashit, sepse në këtë rast magjia prishet. Këtu ata do tregonin brirët! Besnikëria mund t’u prishë dhe punë sepse ata shpesh ruajnë shoqëri, marrëdhënie ose punë më gjatë sesa duhet.

Ata janë të drejtë si një shigjetë

Ndershmëria është strategjia më e mirë. E vetmja situatë kur nuk janë të sinqertë është kur nuk thonë dot jo nga frika mos lëndojnë dikë, sepse një person Dash do përpiqet gjithmonë të jetë i ndershëm në atë mënyrë që nuk mërzit apo ofendon askënd. Miqtë e Dashit nuk duhet të shqetësohen për fjalë pas krahëve apo tradhti. Dashi u rri larg këtyre si sëmundje. Ata nuk përfshihen dhe nuk duan të rrethohen nga to. Është e thjeshtë!

Personat Dash janë shumë të pavarur

Ata janë shoku ose i dashuri, e dashura më me pak kërkesa. Ata janë mësuar të çajnë vetë dhe u pëlqen kjo. Kjo do të thotë edhe që kur kanë nevojë për ndihmë, nuk do ta kërkojnë, kështu që miqtë dhe partnerët e tyre duhet të kenë pak intuitë. Dhe që ta dini, duhet më shumë sesa një herë t’u ofroni ndihmë, që ta pranojnë.

Ata janë të besueshëm

Nuk është e lehtë të gjesh dikë me të cilin mund të ndash sekretet më të mëdha e më të fshehta. Të qenit të besueshëm është një tipar natyral për Dashin. Ata janë jo vetëm të besueshëm, por edhe besojnë shumë. Ata mendojnë që miqtë apo i dashuri do i trajtojë si ata i trajtojnë të tjerët dhe prandaj kanë një koleksion me histori shfrytëzimesh, përfoljesh dhe braktisjesh.

Dashi është bujar me të tjerët, por dorështrënguar me veten

Dashi është i ndjeshëm ndaj parave, një kursimtar i shkëlqyer. Kjo nuk duhet ngatërruar me të qenit dorështrënguar, sepse ai nuk do ngurronte t’u jepte miqve dhe familjes para, kohë, hapësirë ose ndihmë kurdo që t’i kërkohej. Ndonjëherë, edhe kur ble gjëra thelbësore, i duket sikur po llastohet. Deshët kanë një prirje për t’ia dalë me minimumin e mundshëm.

Personat e Dashit janë ambiciozë

Duke qenë që personat e Dashit mundohen gjithmonë për më shumë, për të bërë më shumë, për të qenë më shumë, për të parë më shumë, entuziazmi I tyre për jetën mund të jetë ngjitës, por ambiciet mund të jenë një rrezik personal për shëndetin. Sa më e madhe ambicia, aq më i largët është synimi nga e tashmja, shkruan revistaclass. Personat Dash janë të paduruar dhe u pëlqen të jenë në lëvizje të vazhdueshme, përpara.

Personat Dash janë kombinim i tipareve të mësipërme

Ky kombinim do të thotë që nëse jeni miq me një Dash, do jeni miq për gjithë jetën. Si çdo shenjë tjetër dhe ata kanë cilësitë e tyre jo të lakmueshme: Janë të gatuar në një formë dhe shpesh nuk duan të bëjnë kompromise me besimet, idealet dhe idetë e tyre. Gjithashtu Dashi mund të jetë i paduruar, impulsiv dhe me humor të luhatur. Ka arsye pse janë shenjë zjarri! Megjithatë Dashi ka shumë për të dhënë në jetë dhe dashuri. Nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie romantike ose shok të besueshëm për t’i shtuar vlerë jetës, mos kërko përtej rrethit te Dashit. /Telegrafi/

The post Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë appeared first on Telegrafi.

❌