❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin ekonomik ndaj Kremlinit për shkak të agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Për herë të parë që nga fillimi i masave ndëshkuese, BE ka vendosur një ulje të çmimit tavan për naftën ruse, duke e zbritur në 47.6 dollarë për fuçi, një përpjekje kjo për të reduktuar më tej të ardhurat ruse nga eksportet energjetike.

We are standing firm.

The EU just approved one of its strongest sanctions package against Russia to date.

We’re cutting the Kremlin’s war budget further, going after 105 more shadow fleet ships, their enablers, and limiting Russian banks’ access to funding. (1/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

Paketa e re përfshin gjithashtu edhe sanksione ndaj 22 bankave ruse, të cilat luajnë rol kyç në financimin e luftës; kufizime ndaj disa bankave kineze, të cilat janë identifikuar si mbështetëse të operacioneve financiare të Rusisë; masa ndëshkuese ndaj rafinerisë së Rosneft-it në Indi, një pikë kyçe për përpunimin e naftës ruse dhe veprime kundër gazsjellësve Nord Stream dhe Nord Stream 2, të cilët mbeten simbole të varësisë energjetike të dikurshme të Evropës ndaj Rusisë

Sipas zyrtarĂ«ve tĂ« BE-sĂ«, paketa e re fokusohet gjithashtu nĂ« “mbylljen e skemave tĂ« errĂ«ta” dhe nĂ« ndalimin e bashkĂ«punĂ«torĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« ndihmojnĂ« RusinĂ« tĂ« anashkalojĂ« sanksionet.

“Pa kĂ«to rrugĂ« tĂ« dyta, ekonomia ruse do tĂ« fillojĂ« tĂ« mbytet mĂ« shpejt,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare nga Brukseli.

Ndryshe, paketa e re me sanksione ndaj shtetit rus pritet të hyjë në fuqi brenda javës. /Telegrafi/

Nord Stream pipelines will be banned.
A lower oil price cap.

We are putting more pressure on Russia’s military industry, Chinese banks that enables sanctions evasion, and blocking tech exports used in drones. (2/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

For the first time, we’re designating a flag registry and the biggest Rosneft refinery in India.

Our sanctions also hit those indoctrinating Ukrainian children.

We will keep raising the costs, so stopping the aggression becomes the only path forward for Moscow. (3/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

The post BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë appeared first on Telegrafi.

KondicionerĂ«t nĂ« EvropĂ« – Italia Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuesi mĂ« i madh, por ku qĂ«ndron Kosova?

Të dhënat e reja tregojnë se Italia është konsumatore më e madhe e kondicionerëve në Bashkimin Evropian, e ndjekur nga Greqia, Franca dhe Spanja.

Ndërsa Evropa përballet me një tjetër valë të nxehtit, kondicionerët mbeten një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të prekura, me gjithnjë e më shumë njerëz që e konsiderojnë atë një nevojë dhe jo luks.

Italia, më shumë se çdo vend tjetër evropian, nuk mund të bëjë pa të, raporton euronews.

Vetëm ky shtet shfrytëzon mbi një të tretën e gjithë energjisë elektrike të përdorur për kondicionim të ajrit të të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, sipas Eurostat, duke arritur në afërsisht 23 mijë teraxhul nga një total prej pak më shumë se 60 mijë teraxhulësh.

Kjo ndodh pavarësisht çmimeve të larta të energjisë elektrike në Evropë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Kosova renditet në pozitën e 12-të në listën e vendeve me konsum më të lartë të energjisë për ftohjen e hapësirave. Sipas të dhënave më të fundit, vendi ynë shpenzon rreth 1208.42 teraxhul energji për këtë qëllim, ndërsa Shqipëria zë vendin e shtatë me 1931.35 teraxhul.

Pse italianët janë të dhënë pas kondicionerëve?

Në vitet e fundit, vendi është goditur nga valë të ashpra të nxehtësisë, me temperatura që arrijnë deri në 48 gradë Celsius në rajone si Sicilia ose Sardinia.

Për më tepër, Italia ka popullsinë më të vjetër në Evropë, duke e bërë banorët shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë ekstreme.

Greqia tregon një histori të ngjashme. Pavarësisht madhësisë së saj më të vogël, ajo renditet e dyta për shfrytëzimin e kondicionerëve në BE. Konsumon pak më shumë se 8000 teraxhul për këtë qëllim, e ndjekur nga Franca, Spanja dhe Gjermania.

Megjithatë, kondicionimi i ajrit përbën vetëm një pjesë të vogël të konsumit të energjisë elektrike në shtëpi në BE, duke zënë vetëm 0.6 për qind.

Pjesa më e madhe (62.5 për qind) i dedikohet ngrohjes së dhomave, e ndjekur nga ngrohja e ujit me 15 për qind dhe ndriçimi me 14.5 për qind.

Cilat vende evropiane regjistruan temperaturat më të larta në vitin 2025?

Këtë verë, Evropa dhe vendet fqinje kanë përjetuar tashmë temperatura të larta.

Ballkani Perëndimor po përballet me thatësirë të rënda, ndërsa zjarret e mëdha shkaktuan evakuimin e mijëra turistëve në Greqi dhe lanë të vdekur të paktën dy persona në Turqi.

Përballë shqetësimeve në rritje për ndryshimet klimatike, në fillim të muajit korrik, Ankara miratoi një ligj historik për klimën që synon emetime neto-zero deri në vitin 2053.

As Evropa Perëndimore nuk shpëtoi.

Portugalia ka raportuar temperaturën më të lartë në kontinent deri tani: 46.6 gradë Celsius u matën në Mora, 100 km larg Lisbonës.

Spanja fqinje u godit nga zjarret, të cilat lanë të vdekur dy persona dhe shkatërruan provincën verilindore të Tarragonas, ku rreth 18 mijë banorë u vendosën në izolim për arsye sigurie.

Spanja raportoi temperaturën e dytë më të lartë në Evropë në verën e vitit 2025. Temperatura prej 46 gradë Celsius u regjistrua në El Granado, pranë kufirit jugor me Portugalinë.

Greqia kontinentale renditet e treta me 43.2 gradë Celsius në Skala, një qytet në rajonin jugor të Peloponezit.

Valë e fundit e nxehtësisë besohet të ketë shkaktuar afro 300 vdekje shtesë.

A po bëhen evropianët më të kujdesshëm ndaj energjisë?

Lajmi i mirë është se evropianët po përdorin më pak energji në shtëpi.

Pas një kulmi rekord prej 11 milion teraxhulësh në vitin 2021, konsumi i energjisë ka rënë në 9.6 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, ku familjet përbëjnë 26.2 për qind të konsumit final të energjisë.

Shumica e kësaj energjie mbulohet nga gazi natyror (29.5 për qind) dhe elektriciteti (25.9 për qind). /Telegrafi/

The post KondicionerĂ«t nĂ« EvropĂ« – Italia Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuesi mĂ« i madh, por ku qĂ«ndron Kosova? appeared first on Telegrafi.

Ursula von der Leyen propozon taksa të reja për kompanitë e mëdha, në kuadër të buxhetit të ri 2 trilionë euro

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar taksa të reja për kompanitë e mëdha, produktet e duhanit dhe mbeturinat elektronike, si pjesë e një projekti buxheti prej 2 trilionë eurosh për periudhën 2028-2034.

Në një konferencë për shtyp, e cila u shty disa orë për shkak të negociatave intensive mbi shifrat, Von der Leyen tha se ky buxhet synon të përballojë sfidat e Europës dhe të forcojë pavarësinë e saj.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« buxhet prej 2 trilionĂ« eurosh pĂ«r njĂ« epokĂ« tĂ« re
 qĂ« adreson sfidat e EuropĂ«s dhe forcon pavarĂ«sinĂ« tonĂ«,” deklaroi ajo.

Propozimet parashikojnĂ« njĂ« rritje pesĂ«fish tĂ« fondeve tĂ« BE-sĂ« pĂ«r mbrojtjen, trefishim tĂ« fondeve pĂ«r migracionin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe dyfishim tĂ« buxhetit pĂ«r kĂ«rkimin shkencor, ku 35% e tij do tĂ« jetĂ« e dedikuar pĂ«r klimĂ«n dhe biodiversitetin. Po ashtu, Ă«shtĂ« planifikuar njĂ« fond prej 100 miliardĂ« eurosh pĂ«r UkrainĂ«n, tĂ« cilĂ«n Komisioneri pĂ«r Buxhetin e BE-sĂ«, Piotr Serafin, e quajti “partnerin tonĂ« mĂ« strategjik”.

Megjithatë, politikanët dhe organizatat mjedisore reaguan me zemërim, pasi duket se fondi i vetëm i dedikuar për mbrojtjen e natyrës në BE do të hiqet për të thjeshtuar buxhetin, duke reduktuar ndjeshëm numrin e programeve.

Rasmus Nordqvist, eurodeputet i partisĂ« sĂ« GjelbĂ«r daneze, e konsideroi kĂ«tĂ« si njĂ« vendim “jo tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m dhe afatshkurtĂ«r” dhe paralajmĂ«roi se kriza e biodiversitetit do tĂ« thellohet pa ndĂ«rhyrje.

Kritika pati edhe nga fermerët dhe Parlamenti Evropian për planin e bashkimit të politikave emblemë të BE-së, përfshirë politikën e përbashkët bujqësore dhe fondet rajonale, në një fonde të vetme me më pak programe të dedikuara.

Grupi bujqĂ«sor Copa-Cogeca organizoi njĂ« protestĂ« tĂ« vogĂ«l por tĂ« zĂ«shme para selisĂ« sĂ« Komisionit Evropian, duke thĂ«nĂ« se “thelbĂ«sisht po minohet dhe shkatĂ«rrohet politika bujqĂ«sore evropiane, nĂ« njĂ« ditĂ« qĂ« mund tĂ« quhet E MĂ«rkura e Zi nĂ« Bruksel”.

Zyrtarët e BE-së hodhën poshtë këto akuza, duke siguruar se pagesat direkte për fermerët, në vlerë prej 300 miliardë eurosh, do të mbeten të paprekura.

NĂ« njĂ« shenjĂ« tĂ« konflikteve tĂ« forta qĂ« priten, kryeministri hungarez Viktor OrbĂĄn — i cili pothuajse pengoi buxhetin e kaluar tĂ« BE-sĂ«, shprehu sĂ«rish kundĂ«rshtimin ndaj mbĂ«shtetjes pĂ«r Kievin: “Brukseli nuk duhet tĂ« braktisĂ« fermerĂ«t evropianĂ« pĂ«r tĂ« financuar UkrainĂ«n,” tha ai.

Von der Leyen theksoi se buxheti i saj do të lejojë që qeveritë kombëtare me buxhete të ngushta të mos duhet të paguajnë më shumë, duke prezantuar pesë masa të reja për të rritur të ardhurat e BE-së.

Ajo propozon të arkëtohen taksa nga sistemi evropian i tregtimit të emetimeve, taksa kufitare mbi karbonin, taksa për kompanitë me qarkullim mbi 100 milionë euro, si dhe tatime mbi duhanin dhe mbeturinat elektronike. BE-ja financohet tashmë pjesërisht nga të ardhurat nga taksat doganore.

Ministrat e financave nga vendet qĂ« kontribuojnĂ« mĂ« shumĂ« sesa marrin, shprehĂ«n shqetĂ«sim tĂ« menjĂ«hershĂ«m. Ministri holandez i financave, Eelco Heinen, tha se buxheti i propozuar Ă«shtĂ« shumĂ« i lartĂ«, ndĂ«rsa Suedia deklaroi: “Problemet e BE-sĂ« nuk zgjidhen me njĂ« buxhet mĂ« tĂ« madh.”

Gjermania ka kërkuar që buxheti të mos rritet, ndërsa Franca po përballet me sfida të brendshme buxhetore që mund të destabilizojnë qeverinë.

NĂ« kontrast, njĂ« grup eurodeputetĂ«sh nga qendra e djathtĂ«, socialistĂ«t, liberalĂ«t dhe tĂ« gjelbrit u shprehĂ«n se planet nuk “sigurojnĂ« fonde tĂ« mjaftueshme pĂ«r prioritetet kritike, si konkurrueshmĂ«ria, kohezioni, bujqĂ«sia, mbrojtja, adaptimi ndaj klimĂ«s” dhe shpenzime tĂ« tjera ekonomike.

Shtimi i kompleksitetit vjen nga fakti që nga viti 2028 BE-ja duhet të nisë shlyerjen e huave të marra për fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh pas pandemisë. Komisioni ka vlerësuar më parë se janë të nevojshme 25-30 miliardë euro në vit për shlyerjen e këtyre borxheve, që është dyfish i buxhetit aktual për kërkimin.

Buxheti aktual shtatëvjeçar, pa përfshirë fondin e rimëkëmbjes, arrin në 1.2 trilionë euro, rreth 1% e madhësisë së ekonomisë evropiane.

Ky buxhet duhet të miratohet në mënyrë unanime nga 27 shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian./abcnews.al

VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe?

Gjatë tre viteve të fundit, të paktën 11 vende të Bashkimit Evropian kanë shënuar një rritje të niveleve të varfërisë.

Gratë dhe të rinjtë janë më të rrezikuar të përballen me varfëri ose përjashtim social, raporton euronews.

Më shumë se një në pesë persona në Bashkimin Evropian ishte në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, sipas shifrave më të fundit të Eurostat.

Pavarësisht një uljeje të vogël prej 0.4 për qind krahasuar me vitin 2023, ekspertët thonë se ky përmirësim nuk mund të konsiderohet i qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund tĂ« festojmĂ« njĂ« ulje tĂ« vogĂ«l prej 0.4 pĂ«r qind tĂ« numrit tĂ« njerĂ«zve nĂ« rrezik varfĂ«rie ose pĂ«rjashtimi social, kur ajo qĂ« shohim janĂ« mĂ« shumĂ« njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« nĂ« rrugĂ«, radhĂ« mĂ« tĂ« gjata pĂ«r ushqim dhe njĂ« nevojĂ« nĂ« rritje pĂ«r ndihma sociale”, njoftoi Rrjeti Evropian KundĂ«r VarfĂ«risĂ« (EAPN) nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Bullgaria (30.3 për qind), Rumania (27.9 për qind) dhe Greqia (26.9 për qind) raportuan përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Franca gjithashtu ka regjistruar shifra shqetësuese, me shkallën e varfërisë që ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1996.

Ajo u rrit nga 14.4 për qind në vitin 2022 në 15.4 për qind në vitin 2023, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE).

Kjo rritje prek më shumë familjet me një prind dhe fëmijët, ndërsa pensionistët u prekën më pak.

Në nivel të BE-së, më shumë se një në pesë persona që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre ishin në një rrezik pak më të lartë nga varfëria ose përjashtimi social se ata me fëmijë të pavarur.

30.8 për qind e bullgarëve që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre janë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social.

Pas tyre janë 30.4 për qind e rumunëve dhe 30.2 për qind e spanjollëve.

Në kontrast, normat më të ulëta janë regjistruar në Holandë me 13 për qind, në Qipro me 12.7 për qind dhe në Slloveni me 9.8 për qind.

Ndërkohë, 32.3 për qind e letonezëve që jetojnë në familje me fëmijë të pavarur ishin gjithashtu në rrezik. Pas tyre janë 29.9 për qind e estonezëve dhe 29.8 për qind e bullgarëve.

Në Itali, kushtet e jetesës ndryshojnë në varësi të kombësisë. Në vitin 2023, 30.4 për qind e familjeve me të paktën një shtetas të huaj ishin në rrezik varfërie, ndërsa kjo përqindje ishte shumë më e ulët, vetëm 6.3 për qind, për familjet tërësisht të përbëra nga italianë.

Gratë, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç, personat me nivel të ulët arsimor dhe të papunët ishin gjithashtu, mesatarisht, më të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, krahasuar me grupet e tjera të popullsisë në BE.

Për shembull, në Qipro, 18.5 për qind e grave ishin në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, kundrejt 15.6 për qind të burrave.

“KĂ«to shifra pasqyrojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si pabarazitĂ« sistemike ndikojnĂ« te njerĂ«zit nĂ« etapa kyçe tĂ« jetĂ«s: gratĂ« shpesh mbajnĂ« barrĂ«n e kujdesit tĂ« papaguar, ndĂ«rsa tĂ« rinjtĂ« pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« gjetur punĂ« dhe strehim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e EAPN. /Telegrafi/

The post VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe? appeared first on Telegrafi.

BE i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

Komisioni Evropian ka paralajmĂ«ruar QeverinĂ« e GjeorgjisĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« e cilĂ«son si “shkelje serioze tĂ« tĂ« drejtave dhe lirive themelore”, duke e vĂ«nĂ« nĂ« dijeni se mosrespektimi i vazhdueshĂ«m i rekomandimeve tĂ« Bashkimit Evropian mund tĂ« çojĂ« nĂ« pezullimin e udhĂ«timit pa viza pĂ«r qytetarĂ«t gjeorgjianĂ«.

Në një letër drejtuar ministres së Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve të Raportit të Shtatë për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2024.

Raporti evidentoi shkelje nga ana e Gjeorgjisë, sidomos në lidhje me parimin e mosdiskriminimit dhe legjislacionin që bie ndesh me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Komisioni i bĂ«ri thirrje autoriteteve gjeorgjiane tĂ« shfuqizojnĂ« Ligjin pĂ«r “transparencĂ«n e ndikimit tĂ« huaj” dhe paketĂ«n legjislative pĂ«r “vlerat familjare dhe mbrojtjen e tĂ« miturve”, si dhe tĂ« ndryshojnĂ« strategjinĂ« kombĂ«tare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, pĂ«r tĂ« garantuar plotĂ«sisht tĂ« drejtat e personave LGBTIQ. Rekomandime shtesĂ« pĂ«rfshijnĂ« edhe ndryshimin e Ligjit pĂ«r ByronĂ« KundĂ«r Korrupsionit pĂ«r tĂ« garantuar pavarĂ«sinĂ« efektive dhe neutralitetin politik tĂ« saj.

Për shkak të mungesës së veprimit nga ana e autoriteteve gjeorgjiane, BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa konkretë.

Në janar të vitit 2025, ajo pezulloi pjesërisht Marrëveshjen për Lehtësimin e Vizave dhe hoqi përjashtimin nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nga Gjeorgjia. Dymbëdhjetë shtete anëtare të BE-së tashmë kanë rikthyer kërkesat për viza për këto kategori, dhe pritet që të tjerat të ndjekin të njëjtën rrugë, sipas letrës.

Komisioni theksoi angazhimin e tij për të ruajtur marrëdhënie të forta dhe të bazuara në vlera me Gjeorgjinë, ndërsa i kërkoi qeverisë të raportojë për zbatimin e rekomandimeve deri në fund të muajit gusht.

“BesojmĂ« se autoritetet gjeorgjiane do tĂ« pĂ«rgjigjen nĂ« mĂ«nyrĂ« konstruktive dhe do tĂ« ndĂ«rmarrin masat e nevojshme pĂ«r tĂ« zbatuar plotĂ«sisht rekomandimet e Komisionit”, thuhet nĂ« letĂ«r, duke paralajmĂ«ruar se mospĂ«rmbushja e vazhdueshme mund tĂ« çojĂ« nĂ« aktivizimin e mekanizmit tĂ« pezullimit tĂ« vizave, sipas nenit 8 tĂ« Rregullores sĂ« rishikuar pĂ«r Vizat.

Kryeministri i qeverisĂ« sĂ« udhĂ«hequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze, e ka cilĂ«suar deklaratĂ«n e BE-sĂ« pĂ«r mundĂ«sinĂ« e anulimit tĂ« liberalizimit tĂ« vizave si “shantazh” dhe “kĂ«rcĂ«nim”.

“ShoqĂ«ria duhet tĂ« gjykojĂ« vetĂ« se cilat janĂ« qĂ«llimet e zyrtarĂ«ve tĂ« caktuar evropianĂ«, pĂ«rfshirĂ« ata tĂ« lĂ«vizjes kombĂ«tare kolektive, tĂ« cilĂ«t duan tĂ« rikthejnĂ« nĂ« pushtet njerĂ«zit qĂ« ndĂ«rtuan regjimin e pĂ«rgjakshĂ«m
 NĂ« sytĂ« e shoqĂ«risĂ« gjeorgjiane, besimi nĂ« burokracinĂ« evropiane dhe, fatkeqĂ«sisht, edhe nĂ« vetĂ« Bashkimin Evropian, Ă«shtĂ« tronditur seriozisht.”

“Duhet bĂ«rĂ« gjithçka pĂ«r ta kthyer kĂ«tĂ« proces. PĂ«r kĂ«tĂ«, para sĂ« gjithash, disa zyrtarĂ« tĂ« caktuar evropianĂ« duhet tĂ« heqin dorĂ« nga ideja se ata qĂ« ndĂ«rtuan regjimin e pĂ«rgjakshĂ«m nĂ« Gjeorgji duhet tĂ« rikthehen nĂ« pushtet”, deklaroi Kobakhidze.

LiderĂ«t e partisĂ« Ëndrra Gjeorgjiane i lidhin kritikat e Bashkimit Evropian dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tij me tĂ« ashtuquajturin “deep state”, duke theksuar se “ashtu siç ka nevojĂ« Gjeorgjia pĂ«r EvropĂ«n, edhe Bashkimi Evropian ka po aq nevojĂ« pĂ«r GjeorgjinĂ«â€.

Diskutimet për rishikimin e bazës së udhëtimit pa viza me Gjeorgjinë nisën në BE që në vitin 2023, ndërsa një pjesë e punës u përfundua në vitin 2024.

Për më tepër, tash e disa muaj, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nga Gjeorgjia kanë nevojë për vizë për të hyrë në disa shtete të BE-së.

Gjeorgjisë iu mundësua udhëtimi pa viza më 28 mars 2017, si rezultat i përmbushjes së kushteve të Planit të Veprimit./REL

Rusia rrit përdorimin e armëve kimike kundër Ukrainës, thotë Kallas

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë në një përpjekje për të nënshtruar vendin, duke shkaktuar sa më shumë dhimbje dhe vuajtje të jetë e mundur, tha të martën diplomatja më e lartë e Evropës, Kaja Kallas.

Duke folur me gazetarĂ«t pas njĂ« takimi tĂ« ministrave tĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme nĂ« Bruksel, politikania estoneze citoi raportet e inteligjencĂ«s gjermane dhe holandeze qĂ« tregojnĂ« se Moska ka pĂ«rdorur armĂ« kimike tĂ« paktĂ«n 9,000 herĂ« qĂ« nga fillimi i pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s – dhe tani po rrit pĂ«rdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

“NdĂ«rsa shĂ«rbimet e inteligjencĂ«s po thonĂ« se kjo po intensifikohet, mendoj se Ă«shtĂ« [pĂ«rdorimi i armĂ«ve kimike nga Rusia] shqetĂ«suese”, tha Kallas.

“Kjo tregon se Rusia dĂ«shiron tĂ« shkaktojĂ« sa mĂ« shumĂ« dhimbje dhe vuajtje nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« Ukraina tĂ« dorĂ«zohet. Dhe, e dini, Ă«shtĂ« vĂ«rtet e padurueshme”, shtoi ajo.

Shumica e vendeve në botë, përfshirë Rusinë, kanë nënshkruar një konventë ndërkombëtare të vitit 1993 që ndalon përdorimin, prodhimin, zhvillimin ose grumbullimin e armëve kimike.

Rusia është një nga 65 vendet që jo vetëm që kanë nënshkruar Konventën e Armëve Kimike, por edhe e kanë ratifikuar atë.

Komentet e Kallas shtojnë një ndjenjë alarmi në rritje në kryeqytetet e BE-së se Rusia po përshkallëzon fushatën e saj për të nënshtruar Ukrainën, duke lëshuar sulme gjithnjë e më të mëdha çdo natë me raketa.

Sulmi në përkeqësim, i cili përkon me një ofensivë të vazhdueshme verore nga Rusia, e shtyu presidentin e SHBA-së, Donald Trump të njoftojë të hënën se do të mbështeste një projektligj që penalizon Moskën nëpërmjet tarifave të fuqishme mbi eksportet ruse.

Megjithatë, fakti që Trump ka thënë se do të miratojë sanksionet dytësore kundër Rusisë vetëm pas 50 ditësh nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk e ndal sulmin e tij me vullnetin e tij, ka çuar në zhgënjim në Evropë dhe Ukrainë.

Njoftimi i Trump se do të lejojë NATO-n të blejë armë amerikane për Ukrainën, po i shqetëson gjithashtu zyrtarët evropianë.

E pyetur pĂ«r kĂ«tĂ« veprim, Kallas tha se ajo mirĂ«priti mundĂ«sinĂ« e dĂ«rgimit tĂ« mĂ« shumĂ« armĂ«ve nĂ« UkrainĂ«, por shtoi se Evropa “do tĂ« donte tĂ« shihte SHBA-nĂ« tĂ« ndante barrĂ«n”.

Megjithatë, Trump ka thënë se SHBA-të nuk do të vazhdojnë të financojnë mbrojtjen e Ukrainës.

“Ne nuk do ta blejmĂ«, por do ta prodhojmĂ« dhe ata do tĂ« paguajnĂ« pĂ«r tĂ«â€, tha Trump, duke iu referuar aleatĂ«ve “shumĂ« tĂ« pasur” evropianĂ«.

“NĂ«se ne paguajmĂ« pĂ«r kĂ«to armĂ«, kjo Ă«shtĂ« mbĂ«shtetja jonĂ«, Ă«shtĂ« mbĂ«shtetje evropiane”, shtoi Kallas. /Telegrafi/

 

The post Rusia rrit përdorimin e armëve kimike kundër Ukrainës, thotë Kallas appeared first on Telegrafi.

870 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« ‘zĂ«vendĂ«suar’ portin qĂ« iu fal Alabarit – rrugĂ«t e ShqipĂ«risĂ« nĂ« harresĂ«

Udhëtarët që përdorin shpesh segmentin Milot-Lezhë-Shkodër, i cili tashmë është famëkeq për trafik të bllokuar në zonën e Lezhës si dhe trafik të ngadaltë përgjatë të gjithë aksit vijues për në Shkodër ka gjasa do të duhet të bëjnë durim edhe për shumë kohë për shkak se, programi buxhetor afatmesëm i qeverisë shqiptare nuk ka [
]

The post 870 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« ‘zĂ«vendĂ«suar’ portin qĂ« iu fal Alabarit – rrugĂ«t e ShqipĂ«risĂ« nĂ« harresĂ« appeared first on Reporter.al.

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

Kreu i një organi me ndikim i financuar nga Bashkimi Evropian për këshillim mbi migracionin ka bërë thirrje që blloku evropian të forcojë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar në kuadër të paktit të ri për migracionin dhe ka mbrojtur organizatën e tij ndaj kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut. Drejtori i përgjithshëm i [
]

The post Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve appeared first on BoldNews.al.

BE: Negociata me Trump/ Tarifat: Unioni nuk përjashton kundërpërgjigje ndaj SHBA

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakord në takimin që patën këtë të hënë që të përqendrohen në negociata intensive me Shtetet e Bashkuara për të shmangur tarifat e reja prej 30% ndaj importeve Europiane, të cilat presidenti Amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të hyjnë në fuqi në 1 gusht.

Komisioneri Evropian pĂ«r TregtinĂ«, Maros Sefcovic (Maros Sefkovic), paralajmĂ«roi se njĂ« tarifĂ« e tillĂ« do tĂ« “shkatĂ«rronte tregtinĂ« transatlantike” dhe do tĂ« kishte pasoja tĂ« mĂ«dha pĂ«r zinxhirĂ«t e furnizimit dhe ekonominĂ« nĂ« tĂ« dy anĂ«t e Atlantikut. Ai shtoi se ndonĂ«se kĂ«rcĂ«nimi ka krijuar njĂ« “dinamikĂ« tĂ« re”, negociatat janĂ« ende tĂ« hapura dhe mund tĂ« sjellin njĂ« rezultat tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« dyja palĂ«t.

“NjĂ« tarifĂ« 30% e bĂ«n pothuajse tĂ« pamundur tĂ« vazhdohet tregtia si mĂ« parĂ«. Prandaj do tĂ« bĂ«j gjithçka pĂ«r tĂ« shmangur kĂ«tĂ« skenar jashtĂ«zakonisht negativ,” tha Sefcovic para takimit tĂ« ministrave tĂ« BE-sĂ« pĂ«r çështjet tregtare. Edhe pse Trump ka dĂ«rguar njĂ« letĂ«r zyrtare pĂ«r vendosjen e tarifave, BE ende beson se negociatat me SHBA-tĂ« mund tĂ« vazhdojnĂ«. MegjithatĂ«, Komisioni Evropian ka theksuar se BE-ja duhet tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r çdo skenar, pĂ«rfshirĂ« edhe kundĂ«rmasa ndaj Washingtonit.

Komisioni ka propozuar pezullimin e paketës së parë të tarifave të mundshme kundër mallrave amerikane në vlerë prej 21 miliardë eurosh, për të zbutur marrëdhëniet me Washingtonin.

Megjithatë mediat ndërkombëtare shkruajnë se Unioni 27 anëtaresh mund të përgatis edhe një paketë të dytë që do të godiste mallrat amerikane me vlerë prej 72 miliardë eurosh. Ministri i Jashtëm danez, deklaroi se është ende herët për kundërmasa, por BE duhet të jetë gati për çdo hap të nevojshëm.

“NĂ«se do paqe, duhet tĂ« pĂ«rgatitesh pĂ«r luftĂ«. Dhe mendoj se kjo Ă«shtĂ« situata ku ndodhemi,” u shpreh ai. NdĂ«rkohĂ«, Ministri francez pĂ«r TregtinĂ«, kĂ«rkoi qĂ« BE tĂ« shkojĂ« pĂ«rtej propozimeve tĂ« Komisionit dhe tĂ« shqyrtojĂ« goditjen edhe ndaj shĂ«rbimeve amerikane apo pĂ«rdorimin e njĂ« instrumenti financiar qĂ« lejon BE-nĂ« tĂ« hakmerret kundĂ«r vendeve tĂ« treta qĂ« ushtrojnĂ« presion ekonomik ndaj vendeve anĂ«tare./abcnews.al

BE-ja shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se tarifat hakmarrëse të BE-së mbi eksportet amerikane janë shtyrë përsëri.

Kundërmasat, të cilat duhej të fillonin të martën, erdhën në përgjigje të taksave fillestare të importit të çelikut dhe aluminit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Hakmarrja e BE-sĂ«, e cila do tĂ« kishte arritur nĂ« 21 miliardĂ« euro mallra amerikane, u pezullua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« mars. Kjo ndĂ«rprerje Ă«shtĂ« zgjatur deri nĂ« fillim tĂ« gushtit”, tha von der Leyen nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« dielĂ«n.

Ministrat e Tregtisë së BE-së pritet të takohen në Bruksel të hënën për të diskutuar se si të përgjigjen, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi Trump i shkroi një letër von der Leyen, duke njoftuar planet e tij për të vendosur tarifa prej 30% mbi importet e BE-së nga 1 gushti.

Ai paralajmëroi se nëse partneri tregtar do të hakmerrej me tarifat e veta të importit kundër SHBA-së, ai do të kundërpërgjigjej duke rritur tarifat mbi 30%.

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« regjistruar paraprakisht me Fox News, e cila u transmetua tĂ« shtunĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, Trump tha se disa vende ishin “shumĂ« tĂ« shqetĂ«suara tani”, por ai kĂ«mbĂ«nguli se tarifat nĂ«nkuptonin “qindra miliarda dollarĂ«â€ qĂ« po “rrjedhin”.

Von der Leyen u tha gazetarĂ«ve tĂ« dielĂ«n: “Shtetet e Bashkuara na kanĂ« dĂ«rguar njĂ« letĂ«r me masa qĂ« do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi nĂ«se nuk ka njĂ« zgjidhje tĂ« negociuar, kĂ«shtu qĂ« ne do ta zgjasim pezullimin e kundĂ«rmasave tona deri nĂ« fillim tĂ« gushtit. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r kundĂ«rmasat nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jemi plotĂ«sisht tĂ« pĂ«rgatitur”.

Presidentja e Komisionit Evropian kĂ«mbĂ«nguli se BE-ja “gjithmonĂ« ka qenĂ« shumĂ« e qartĂ« se ne preferojmĂ« njĂ« zgjidhje tĂ« negociuar”.

“Kjo mbetet kĂ«shtu dhe ne do ta pĂ«rdorim kohĂ«n qĂ« kemi tani deri mĂ« 1 gusht”, shtoi ajo.

Ministrat e Tregtisë së BE-së do të takohen të hënën në Bruksel, për të diskutuar se sa të fortë duhet të jetë një linjë që duhet të ndjekim me Uashingtonin.

Ministri i financave tĂ« GjermanisĂ«, Lars Klingbeil, tha tĂ« dielĂ«n se “negociatat serioze dhe tĂ« orientuara drejt zgjidhjes” me SHBA-nĂ« ishin ende tĂ« nevojshme, por shtoi se nĂ«se ato dĂ«shtojnĂ«, BE-sĂ« do t’i duhen “kundĂ«rmasa vendimtare pĂ«r tĂ« mbrojtur vendet e punĂ«s dhe bizneset nĂ« EvropĂ«â€.

“Dora jonĂ« mbetet e shtrirĂ«, por ne nuk do tĂ« pranojmĂ« asgjĂ«â€, tha Klingbeil pĂ«r gazetĂ«n e pĂ«rditshme Sueddeutsche Zeitung.

Komentet e tij erdhĂ«n pas presidentit francez Emmanuel tĂ« shtunĂ«n i kĂ«rkoi Komisionit Evropian – i cili negocion nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« gjitha vendeve tĂ« BE-sĂ« – tĂ« “mbrojĂ« me vendosmĂ«ri interesat evropiane”.

Që nga e shtuna, administrata Trump ka propozuar kushte tarifore për 24 vende dhe BE-në, e cila përbëhet nga 27 vende.

MĂ« 12 prill, kĂ«shilltari tregtar i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Peter Navarro, vendosi njĂ« qĂ«llim pĂ«r tĂ« siguruar “90 marrĂ«veshje nĂ« 90 ditĂ«â€.

Deri më tani, presidenti ka njoftuar skicat e dy pakteve të tilla me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin, ndërsa negociatat me të tjerët vazhdojnë. /Telegrafi/

 

The post BE-ja shtyn tarifat tregtare hakmarrëse kundër SHBA-së appeared first on Telegrafi.

BE-ja njofton menjëherë përgjigjen ndaj tarifave të Trumpit

Komisioni Evropian do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme, njoftoi presidentja Ursula von der Leyen pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai do të vendoste tarifa prej 30% për mallrat nga BE-ja.

“Ne mbetemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« drejt njĂ« marrĂ«veshjeje deri mĂ« 1 gusht. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ne do tĂ« ndĂ«rmarrim tĂ« gjitha hapat e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e BE-sĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« marrjen e kundĂ«rmasave proporcionale nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme.”

Trump njoftoi sot se duke filluar nga 1 gushti, tarifat prej 30% do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA, përcjell Telegrafi.

E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.

“Ne kemi diskutuar marrĂ«dhĂ«nien tonĂ« tregtare me Bashkimin Evropian pĂ«r vite me radhĂ« dhe kemi arritur nĂ« pĂ«rfundimin se duhet tĂ« largohemi nga kĂ«to deficite tregtare tĂ« gjata, tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« vazhdueshme”, shkroi Trump nĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar von der Leyen.

Presidentja e Komisionit theksoi se BE-ja vazhdimisht i ka dhënë përparësi një zgjidhjeje të dakorduar me SHBA-në, e cila pasqyron angazhimin për dialog, stabilitet dhe një partneritet konstruktiv transatlantik.

Sipas saj, tarifat prej 30% do të prishnin shumë zinxhirët e furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve, konsumatorëve dhe pacientëve në të dy anët e Atlantikut. /Telegrafi/

The post BE-ja njofton menjëherë përgjigjen ndaj tarifave të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Trump vendos tarifa prej 30 pĂ«r qind ndaj BE-sĂ«: Do t’i dyfishojmĂ«, nĂ«se veproni me reciprocitet

Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 30 për qind për disa produkte importe nga Bashkimi Evropian, si dëmtues indirekt për kompanitë amerikane.

Ky vendim erdhi në kuadër të luftës tregtare dhe shqetësimeve për praktikat jo të barabarta tregtare që ndikojnë në prodhuesit në SHBA.

“Zonja e nderuar, Ursual von der Leyen, Ă«shtĂ« nder pĂ«r mua t’ju drejtohem me kĂ«tĂ« letĂ«r qĂ« thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve tona tregtare. MegjithĂ«se kemi njĂ« deficit tĂ« madh tregtar me BE-nĂ«, SHBA mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj bashkĂ«punimit, por vetĂ«m nĂ« kushte tregtie tĂ« ndershme dhe tĂ« balancuar. Duke nisur nga 1 gushti 2025, SHBA do tĂ« vendosĂ« njĂ« tarifĂ« prej 30% pĂ«r mallrat e BE-sĂ« qĂ« hyjnĂ« nĂ« tregun amerikan, pĂ«r tĂ« korrigjuar kĂ«tĂ« pabarazi tĂ« vazhdueshme, e shkaktuar nga tarifat dhe barrierat tuaja tregtare”, tha ai.

“NĂ«se BE vendos tĂ« hakmerret me rritje tarifash, ne do tĂ« shtojmĂ« pĂ«rqindjen e njĂ«jtĂ« mbi 30 pĂ«r qindshin aktual. NĂ«se kompanitĂ« evropiane prodhojnĂ« brenda SHBA-sĂ«, nuk do tĂ« ketĂ« tarifa – madje do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga procedura tĂ« shpejta dhe efikase. KĂ«to masa synojnĂ« tĂ« mbrojnĂ« ekonominĂ« dhe sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«. Jemi tĂ« hapur pĂ«r dialog dhe gatshĂ«m tĂ« rishqyrtojmĂ« tarifat, nĂ« varĂ«si tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tona dhe hapjes sĂ« tregjeve tuaja”, pohoi 79-vjeçari.

Në veçanti, tarifat do të prekin sektorët e automjeteve, pjesëve të automobilave, tekstilit dhe mallrave të tjera industriale.

Shtëpia e Bardhë po argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga konkurrenca e pa drejtë.

Pas këtij njoftimi, vlera e euros ra kundrejt dollarit, ndërsa zyrtarë evropianë kanë paralajmëruar se do të reagojnë në mënyrë të ngjashme për të krijuar një strategji të përbashkët kundër tarifave amerikane. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa prej 30 pĂ«r qind ndaj BE-sĂ«: Do t’i dyfishojmĂ«, nĂ«se veproni me reciprocitet appeared first on Telegrafi.

Çmimi i duhanit nĂ« rritje, BE planifikon taksa tĂ« reja drastike pĂ«r cigaret

✇Albeu
By: V K

Në kuadër të planeve për forcimin e buxhetit të ardhshëm të Unionit dhe frenimin e konsumit të produkteve të dëmshme, Bashkimi Evropian, po përgatitet për një goditje fiskale të paprecedentë ndaj industrisë së duhanit.

Komisioni Evropian, po propozon një paketë të re taksash që parashikon rritje drastike të akcizave, si për produktet tradicionale të duhanit, ashtu edhe për alternativat moderne si cigaret elektronike dhe qeset e nikotinës.

Sipas njĂ« drafti tĂ« brendshĂ«m tĂ« publikuar nga “Tgcom”, akciza minimale pĂ«r cigaret do tĂ« rritet me 139%, duke e çuar çmimin e njĂ« pakete nga 5 nĂ« 6.20 euro.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r purot parashikohet njĂ« rritje marramendĂ«se prej 1,090%. Po ashtu, cigaret elektronike do tĂ« tatohen me 0.12 deri nĂ« 0.36 euro pĂ«r mililitĂ«r, ndĂ«rsa duhani pĂ«r mbĂ«shtjellje me rreth 108 euro pĂ«r 1,000 copĂ« – afĂ«rsisht gjysma e akcizĂ«s pĂ«r cigaret tradicionale.

Nëse kjo nismë miratohet, çmimi mesatar i një pakete mund të rritet me 20%, duke prekur më së shumti të rinjtë dhe grupet më vulnerabël.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se rritja e fortë e çmimeve, mund të favorizojë rritjen e tregut të paligjshëm të duhanit.

Paketa fiskale e BE-së përfshin gjithashtu edhe taksa të tjera të reja: një tarifë mbi mbetjet elektronike për të nxitur riciklimin, një taksë mbi kompanitë me të ardhura mbi 50 milionë euro dhe një tarifë mbi paketat që vijnë nga tregtia elektronike jashtë BE-së.

Propozimi do t’i paraqitet Kolegjit tĂ« KomisionerĂ«ve mĂ« 16 korrik dhe mĂ« pas do tĂ« kalojĂ« pĂ«r diskutim nĂ« mesin e 27 shteteve anĂ«tare.

Për miratimin e çdo ndryshimi tatimor do të kërkohet unanimitet, ç`ka e bën procesin të vështirë dhe të gjatë, sidomos duke pasur parasysh kundërshtimet.

Suedia e ka cilësuar të papranueshme idenë e përdorimit të taksave të duhanit për të mbushur arkat e BE-së, ndërsa Italia, Greqia dhe Rumania, shprehin shqetësime për ndikimin në sektorët ekonomikë lokalë.

Në anën tjetër, Franca dhe Gjermania, mbështesin fuqishëm përfshirjen e produkteve të reja të nikotinës në kuadrin e ri të akcizave.

Qëllimi i Komisionit mbetet i qartë: forcimi i autonomisë financiare të BE-së dhe krijimi i një buxheti më të drejtë dhe të qëndrueshëm.

The post Çmimi i duhanit nĂ« rritje, BE planifikon taksa tĂ« reja drastike pĂ«r cigaret appeared first on Albeu.com.

BE dhe Ukraina bashkojnë forcat, ndajnë 100 milionë euro për mbrojtje

Ukraina dhe BE njoftuan një fond prej 100 milionë eurosh për të përshpejtuar inovacionin në mbrojtje duke u bazuar në inovacionet e testuara në fushëbetejë nga Ukraina.

Iniciativa BraveTech EU, e zbuluar në Konferencën e katërt vjetore të Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC) në Romë, u njoftua nga Ministri i Transformimit Digjital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, dhe Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.

Bëhet e ditur se BraveTech EU është aleanca e parë e madhe teknologjike midis Ukrainës dhe Evropës në kushte të barabarta, me secilën palë të vendosur të investojë 50 milionë euro në program.

Iniciativa do të përqendrohet në bizneset e vogla dhe të mesme dhe startup-et si në Ukrainë ashtu edhe në Evropë, shkruan euronews.

Aleanca do të shohë të dyja palët të shkëmbejnë përvoja rregullatore, të zhvillojnë inovacione dhe të sigurojnë teknologji të reja mbrojtëse.

“KolegĂ«t evropianĂ« do tĂ« marrin rezultate nga fusha e betejĂ«s”, tha Fedorov nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« RomĂ«.

“Vende tĂ« tjera evropiane gjithashtu mund tĂ« bashkohen pĂ«r tĂ« financuar iniciativĂ«n”, shtoi ai.

“BE-ja dhe shtetet e saj anĂ«tare kanĂ« njĂ« kapacitet industrial qĂ« mund ta ndihmojĂ« UkrainĂ«n tĂ« zhvillojĂ« sisteme tĂ« reja mbrojtĂ«se dhe tĂ« rrisĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« evropiane”, tha Kubilius nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Raportohet se programi do të zbatohet në dy faza.

Në vitin 2026, plani është të zgjerohet programi me grante dhe investime më të mëdha në projektet më premtuese.

Ndryshe, iniciativa BraveTech EU do të integrojë industrinë mbrojtëse të Ukrainës në mekanizmat evropianë, duke lidhur platformën teknologjike mbrojtëse BRAVE1 të Ukrainës me platformat e BE-së, të tilla si Fondi Evropian i Mbrojtjes (EDF) dhe Skema e Inovacionit të Mbrojtjes së BE-së (EUDIS). /Telegrafi/

The post BE dhe Ukraina bashkojnë forcat, ndajnë 100 milionë euro për mbrojtje appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po minon raportet e brishta ndërmjet dy vendeve, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit se Bullgaria synim ka vetëm të fshijë identitetin dhe kulturën maqedonase.

Partia nĂ« pushtet drejtoi mesazhe se s’do tĂ« ndryshojnĂ« qĂ«ndrim derisa nĂ« rikthim nuk marrin respektin bullgar.

“Fshirja e gjuhĂ«s dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janĂ« dĂ«shmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarĂ«ve nĂ« KushtetutĂ«. PĂ«rkundrazi, ky Ă«shtĂ« vetĂ«m mjet pĂ«r mohimin e plotĂ« tĂ« shtetit. OBRM-PDUKM adreson porosi se nuk do tĂ« lĂ«vizin asnjĂ« milimetĂ«r pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky Ă«shtĂ« keqpĂ«rdorim i BE-sĂ« nga ana e BullgarisĂ« dhe rrĂ«mbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.

Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit.

Retorika e ashpĂ«rsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes sĂ« gjuhĂ«s dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit tĂ« Parlamentit Evropian. Me gjithĂ« reagimet, kryeministri Mickoski Ă«shtĂ« shprehur se institucionet e vendit do tĂ« vazhdojnĂ« pĂ«rkushtimin nĂ« zbatimin e reformave drejt BE-sĂ«.

The post OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë appeared first on Telegrafi.

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, nĂ« njĂ« dalje sot pĂ«r mediet nga selia e PD, tha se “raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor nĂ« vend”.

Sipas Berishës, qeveria po përhap dezinformim duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin.

“Kam kĂ«tu njĂ« dokumentraport tĂ« Komisionit Evropian pĂ«r gjendjen e shtetit ligjor nĂ« ShqipĂ«ri. Ky raport me njĂ« objektivitet tĂ« plotĂ« zbĂ«rthen korporatat e reja tĂ« krijuara nĂ« ShqipĂ«ri. Pra sot, po tĂ« lexosh me vĂ«mendje kĂ«tĂ« raport, arrin nĂ« pĂ«rfundimin se shteti ligjor Ă«shtĂ« i groposur nĂ« kĂ«tĂ« vend, pasi krahas KorporatĂ«s Energjetike, KorporatĂ«s sĂ« Investimeve, Ă«shtĂ« krijuar korporata e prokurorĂ«ve me nĂ« krye KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« ProkurorisĂ«, korporata e gjyqtarĂ«ve me nĂ« krye KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« GjyqĂ«sorit dhe korporata e Artur Metanit, me nĂ« krye Artur Metanin.

Ai tha se “mĂ« duhet t’u paraqes shqiptarĂ«ve disa nga konstatimet mĂ« thelbĂ«sore tĂ« kĂ«tij raporti, qĂ« i pĂ«rkushtohet funksionimit tĂ« shtetit ligjor nĂ« ShqipĂ«ri dhe konkretisht sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

“Koordinimi ndĂ«rinstitucional i kĂ«shillave, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve tĂ« tjera tĂ« drejtĂ«sisĂ«, nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar. ËshtĂ« pra pĂ«rtokĂ«, sepse nuk kanĂ« asnjĂ« vullnet tĂ« koordinojnĂ«, por vetĂ«m tĂ« qeverisin si korporata tĂ« veçanta. Dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ«mĂ« pĂ«r shtetin ligjor. Defekte tĂ« mĂ«dha tĂ« konstatuara gjatĂ« Vetting-ut dĂ«shmojnĂ« se nĂ« 56 pĂ«r qind tĂ« rasteve gjykatĂ«sit u larguan nga detyra. Imagjinoni me sa ka mbetur drejtĂ«sia shqiptare. Nga qindra e qindra gjykatĂ«s dhe prokurorĂ«, janĂ« arritur tĂ« referojnĂ« nĂ« prokurori vetĂ«m 19, sepse shumica e tyre janĂ« hequr pa shkaqe ligjore, pĂ«rndryshe ata sipas ligjit dhe KushtetutĂ«s duhet tĂ« shkonin para ligjit, para drejtĂ«sisĂ«â€, vijoi Berisha.

“Defektet e konstatuara mĂ« parĂ« nĂ« emĂ«rimet e anĂ«tarĂ«ve jomagjistratĂ« nĂ« KLGJ dhe KLP mbeten njĂ«lloj. Parlamenti emĂ«roi tre anĂ«tarĂ« jomagjistratĂ« nĂ« KLGJ dhe nĂ« KLP, por proceset u vonuan dhe u ndikuan shumĂ« nga Parlamenti, i cili pĂ«rdori diskualifikimet e shumta, natyrisht nĂ« kurriz tĂ« cilĂ«sive dhe kualifikimeve tĂ« kandidatĂ«ve. Vetting-u i jomagjistratĂ«ve tĂ« emĂ«ruar nga kĂ«to Ă«shtĂ« defektoz dhe cenon transparencĂ«n, meritokracinĂ« dhe tĂ« gjithĂ« procesin”, theksoi Berisha.

“Sfida tĂ« mĂ«dha mbeten nĂ« vlerĂ«simin cilĂ«sor, emĂ«rimet, promovimet dhe transferimet e magjistratĂ«ve. KĂ«shilli, thotĂ«, nuk ka rregullore tĂ« veprimtarisĂ«. QĂ« tĂ« dy kĂ«shillat nuk u pĂ«rmbahen kohĂ«rave dhe afateve. Ato kanĂ« akumuluar njĂ« numĂ«r tĂ« madh dosjesh.
KLGJ nuk ka rregullore tĂ« brendshme tĂ« funksionimit efektiv, kurse i KLP duhet tĂ« rishqyrtohet”, shtoi Berisha, duke theksuar se Ă«shtĂ« kufizuar aksesi nĂ« drejtĂ«si, veçanĂ«risht nĂ« GjykatĂ«n e Apelit.

/a.f//r.e/

The post Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parlamenti Evropian mbështet negociatat e BE-së, por është kundër marrëveshjes tregtare me çdo çmim me SHBA-në

“Ne jemi nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me kolegĂ«t tanĂ« pĂ«rtej Atlantikut pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« pĂ«rparim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« konsiderueshĂ«m”, theksoi Komisioneri i TregtisĂ« i BE-sĂ«, Maros Sefcovic, gjatĂ« debatit nĂ« Parlamentin Evropian mbi mosmarrĂ«veshjen tregtare me SHBA-nĂ«. NdĂ«rsa situata nĂ« BE Ă«shtĂ« lehtĂ«suar disi pasi Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, zgjati

MIK Festival nĂ« Korçë, BE mbĂ«shtet mbrĂ«mjen e veçantĂ« kushtuar Gaqo Çakos

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ MIK Festival rikthehet kĂ«tĂ« vit nĂ« edicionin e tij tĂ« 8-tĂ« nĂ« Korçë.

Bashkimi Evropian mbĂ«shtet mbrĂ«mjen e veçantĂ« tĂ« MIK Festival, qĂ« mbahet nesĂ«r mĂ« 11 korrik ora 20:00 nĂ« Teatrin “Andon Zako Çajupi” nĂ« Korçë, dedikuar artistit tĂ« madh tĂ« muzikĂ«s lirike Gaqo Çako, Nder i Kombit.

Ky homazh sjell një ndërthurje të elegancës vokale me përkushtimin shpirtëror, duke rikthyer në skenë frymën e një epoke të artë të interpretimit operistik shqiptar.

Në koncert performojnë Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, dhe Xhoiden Dervishi. Koncerti shoqërohet nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e mjeshtrit të madh Eno Koço.

Kulmi emocional i mbrëmjes pritet të jetë performanca përmbyllëse, ku Inva Mula do të interpretojë së bashku me të birin, një moment simbolik që përfaqëson vazhdimësinë e një trashëgimie familjare, por edhe lidhjen intime mes muzikës dhe traditës.

/gj.m/j,p/

 

The post MIK Festival nĂ« Korçë, BE mbĂ«shtet mbrĂ«mjen e veçantĂ« kushtuar Gaqo Çakos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe vetë Komisionit dështoi të miratohej në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ursula von der Leyen dhe Komisioni Evropian i mbijetuan votës së mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 eurodeputetë që votuan në favor të mocionit të mosbesimit, 360 kundër dhe 18 abstenime.

Votat në favor ishin shumë më poshtë shumicës prej dy të tretash të të gjitha votave të hedhura të nevojshme që mocioni të jetë i suksesshëm.

Von der Leyen, e cila nuk ishte e pranishme gjatë votimit, është e sigurt për momentin, shkruan euronews.

Por votimi padyshim e ka dobësuar atë dhe ka lënë pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament.

Ndryshe, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve mori një premtim për buxhetin e ardhshëm afatgjatë në këmbim të mbështetjes së tyre, një premtim që do të vihet në provë javën e ardhshme kur propozimi i Komisionit duhet të publikohet.

Grupet e krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus shumë nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe disa delegacione nga e Majta, votuan në favor të mocionit. /Telegrafi/

The post Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit appeared first on Telegrafi.

Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane?

Rritja e fortë e monedhës Euro në vitin 2025 po ushtron presion mbi fitimet e korporatave evropiane.

Raportet e tremujorit të dytë pritet të tregojnë fitime më të dobëta, ndërsa një monedhë më e fortë dhe kërkesa në zbutje ndikojnë negativisht në shitjet dhe margjinat në sektorët kyç.

Forcimi i shpejtë i euros që është parë deri tani në 2025 mund të fillojë të ndikojë në fitimet e kompanive evropiane, me efektin që pritet të shfaqet gjatë sezonit të fitimeve të tremujorit të dytë, raporton euronews.

Sipas njĂ« analize tĂ« fundit nga Bank of America, njĂ« euro mĂ« e fortĂ« – sĂ« bashku me uljen e shitjeve – mund tĂ« ulin fitimet pĂ«r indeksin STOXX 600, duke shĂ«nuar performancĂ«n mĂ« tĂ« dobĂ«t nĂ« pesĂ« tremujorĂ«.

Kursi euro-dollar është rritur me 9 për qind gjatë tremujorit të fundit, duke arritur në nivelin më të lartë në katër vjet dhe duke shënuar performancën më të fortë tremujore që nga fundi i vitit 2022.

Ndërkohë, vlera e euros ndaj një shporte monedhash të huaja, e ndjekur nga ECB-ja, është rritur me 4.6 për qind gjatë tremujorit të fundit, duke arritur nivelin më të lartë në rekord më 1 korrik.

Ndërsa nis sezoni i fitimeve të tremujorit të dytë në Evropë, konsensusi i analistëve në Wall Street parashikon një rënie prej 3 për qind të fitimit për aksion (EPS) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rënie, e mbështetur nga një tkurrje prej 3 për qind në shitje, reflekton si kërkesën në zbehje, ashtu edhe dinamikat negative të shkëmbimit valutor, transmeton Telegrafi.

Sektorët e energjisë dhe të mallrave jo-essenciale (industrive që shesin mallra jo-thelbësore) pritet të jenë faktorët kryesorë që do të tërheqin poshtë fitimet e indeksit, duke e kompensuar më shumë rezistencën e vazhdueshme nga sektori i kujdesit shëndetësor.

Pas dy tremujorëve me rritje pozitive, fitimet nga sektorët ciklikë përjashtuar financiarët parashikohet të kthehen në tkurrje, me parashikime për fitimin për aksion (EPS) të ulura me 2.5 për qind vetëm gjatë muajit të fundit.

“Rritja e fitimeve nĂ« tremujorin e dytĂ« pĂ«r sektorĂ«t ciklikĂ« (pa pĂ«rfshirĂ« financiarĂ«t) pritet tĂ« kthehet nĂ« negative sĂ«rish, pas dy tremujorĂ«ve me rritje pozitive”, tha Andreas Bruckner, strateg i aksioneve nĂ« Bank of America.

“BefasitĂ« pozitive makro nĂ« zonĂ«n e euros nĂ«nkuptojnĂ« fitime tĂ« forta mbi pritshmĂ«ritĂ« (EPS), por forca e euros Ă«shtĂ« njĂ« rrezik”, shtoi ai.

Ndërsa sektorët financiarë kanë mbështetur fitimet në tremujorët e mëparshëm, kontributi i tyre pritet të jetë më i dobët këtë herë. Surprizat makroekonomike në Eurozonë ishin pak a shumë pozitive në tremujorin e dytë, zakonisht një shenjë për performancë të mirë fitimi në vijim.

Analistët kanë reduktuar tashmë parashikimet për fitimet evropiane në vitin 2025, duke përmendur rritjen e vlerës së monedhës dhe barrierat në rritje tregtare si rreziqet kryesore.

QĂ« nga fillimi i prillit, pritshmĂ«ritĂ« e rritjes sĂ« EPS pĂ«r vitet 2025 dhe 2026 janĂ« ulur me rreth 5 pĂ«r qind, me 17 nga 20 sektorĂ«t kryesorĂ« qĂ« kanĂ« pĂ«suar ulje parashikimesh – sektori i automobilave Ă«shtĂ« ai qĂ« Ă«shtĂ« goditur mĂ« rĂ«ndĂ«.

Pritshmëritë për rritjen e EPS në 2025 janë përgjysmuar, nga 6 në 3 për qind, dhe EPS-ja e pritur për 12 muaj për indeksin STOXX 600 tani është 3 për qind më poshtë nga niveli rekord i arritur në mars.

Bank of America parashikon një rënie prej 4 për qind në fitimin për aksion në vitin 2025 krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa pengesat në tregtinë globale, efektet e tarifave dhe ngadalësimi i investimeve në SHBA ndikojnë mbi eksportuesit dhe multinacionale evropiane.

Tre raportet kryesore tĂ« fitimeve pĂ«r t’u ndjekur

Pothuajse dy të tretat e kompanive evropiane pritet të publikojnë raportet e fitimeve deri në fund të muajit korrik.

Ndër to, tre kompani kryesore pritet të përcaktojnë në masë të madhe tonin e tregut për këtë tremujor.

ASML Holding N.V. do tĂ« raportojĂ« mĂ« 16 korrik – Kompania mĂ« e madhe evropiane nĂ« industrinĂ« e gjysmĂ«pĂ«rçuesve, me njĂ« kapital tregu prej rreth 264 miliardĂ« eurosh, pritet tĂ« raportojĂ« njĂ« rritje prej 32 pĂ«r qind nĂ« fitimin pĂ«r aksion (EPS) nĂ« 5.30 euro, ndĂ«rsa tĂ« ardhurat parashikohen tĂ« jenĂ« 7.61 miliardĂ« euro, njĂ« rritje vjetore prej 23 pĂ«r qind.

Investitorët do të analizojnë me kujdes nëse kërkesa e lidhur me inteligjencën artificiale vazhdon të mbrojë kompaninë nga presionet më të gjera gjeopolitike dhe tregtare. Pavarësisht këtij ndikimi pozitiv nga AI, aksionet e ASML kanë mbetur pothuajse të pandryshuara gjatë vitit 2025.

SAP SE, kompania mĂ« e madhe e listuar nĂ« EvropĂ« me njĂ« kapital tregu prej 308 miliardĂ« eurosh, do tĂ« raportojĂ« mĂ« 22 korrik – AnalistĂ«t parashikojnĂ« njĂ« EPS prej 1.46 euro, nga 1.10 euro njĂ« vit mĂ« parĂ«, ndĂ«rsa tĂ« ardhurat pritet tĂ« rriten nĂ« 9.15 miliardĂ« euro nga 8.29 miliardĂ« euro.

Aksionet e gjigantit të softuerit janë rritur me rreth 11.5 për qind deri tani këtë vit, të mbështetura nga optimizmi i investitorëve rreth transformimit digjital dhe adoptimit të teknologjisë cloud.

UniCredit SpA do tĂ« jetĂ« banka e parĂ« kryesore e EurozonĂ«s qĂ« raporton rezultatet pĂ«r tremujorin e dytĂ«, gjithashtu mĂ« 22 korrik – Tregjet do tĂ« pĂ«rqendrohen te mĂ«nyra se si bankat po menaxhojnĂ« ciklin e uljes sĂ« normave tĂ« interesit nga BankĂ«n Qendrore Evropiane.

Me bankën qendrore që uli normën e depozitave në 2 për qind në qershor, analistët presin që EPS i UniCredit të bjerë me 3.5 për qind krahasuar me një vit më parë, në 1.55 euro, ndërsa të ardhurat të bien me 3 për qind në 6.16 miliardë euro.

Aksionet e UniCredit janë rritur me 56 për qind që nga fillimi i vitit, duke barazuar të gjithë fitimin e parashikuar për vitin 2024 në vetëm gjashtë muaj. /Telegrafi/

The post Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane? appeared first on Telegrafi.

❌