Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Studimi: Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

Banorët e Evropës dikur kanë pasur flokë të errëta, sy të errët dhe lëkurë të errët. Deri në Epokën e Hekurit, rreth 3,000 vjet më parë, njerëzit me flokë të çelët, sy të çelët dhe lëkurë të bardhë ishin përjashtim. Kështu thuhet në hulumtimin e Silvia Ghirotto të Universitetit të Ferrarës në Itali.

Sipas këtij studimi, gjenet përgjegjëse për lëkurën, flokët dhe sytë me ngjyrë më të çelëta ishin shumë të rralla tek evropianët e hershëm rreth 14,000 vjet më parë, gjatë fazës së vonë të periudhës paleolitike.

Sot ka rajone në Evropën Veriore, në vende si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, ku mbi 80% e popullsisë është bjonde. Në pjesën tjetër të Evropës, flokët bjonde janë më tepër përjashtim, sepse shumica e evropianëve kanë flokë ngjyrë kafe. Në të gjithë botën, vetëm rreth 2 përqind e njerëzve janë me ngjyra bjonde.

Sipas studimit, lëkura e çelët përfaqësonte një avantazh të madh për gjuetarët e hershëm. Në rrezet e diellit më të dobët, ata mund të kenë qenë në gjendje të marrin më shumë vitaminë D, e cila është e nevojshme për kocka, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.

Megjithatë, ngjyra më e çelët e syve nuk kishte ndonjë avantazh të madh. Sipas Ghirottos, sytë blu ose jeshilë janë për shkak të rastësisë gjenetike ose përzgjedhjes seksuale.

Ekipi i Ghirottos ka analizuar 348 mostra ADN-je nga vende arkeologjike në 34 vende në Evropën Perëndimore dhe Azi. Mostra më e vjetër, 45,000-vjeçare, vjen nga individi Ust’-Ishim, i zbuluar në Siberinë Perëndimore në vitin 2008.

Mostra e ADN-së nga individi SF12 afërsisht 9,000-vjeçare nga Suedia ishte gjithashtu shumë me rëndësi për studimin.

Por shumë nga mostrat e ADN-së të ekzaminuara ishin aq të dëmtuara ose të paplota (“të degraduara”) saqë studiuesit nuk mund të përcaktonin drejtpërdrejt karakteristikat e pigmentimit (si lëkura, flokët dhe ngjyra e syve).

Rreth 50,000 deri në 60,000 vjet më parë, Homo sapiens i parë erdhi dhe mbeti përgjithmonë në Evropë. Gjenetikisht, ata ende nuk ishin larguar shumë nga paraardhësit e tyre modernë në Afrikë, që do të thotë se ata mbanin kryesisht gjenet për lëkurën, flokët dhe sytë e errët.

Mendohet se përjashtime ka pasur, por shumica e njerëzve në Evropë kishin lëkurë të errët dhe flokë të errëta, madje edhe gjatë Epokës së Bakrit rreth 5,000 vjet më parë.

Sipas mostrave të ADN-së, 63 përqind e evropianëve të hershëm kishin lëkurë të errët, ndërsa vetëm 8 përqind kishin lëkurë të çelët.

Në Evropën Veriore, siç është Suedia, kishte një përqendrim njerëzish me flokë dhe sy të çelët rreth 3,000 vjet më parë. Por se si ndodhi ky grupim – për shembull, nëse zhvillimi i pigmentimit më të çelët lidhet me ndryshimet klimatike apo me migrimet në Evropë, nuk dihet sakt. Kjo kërkon studime të mëtejshme.

Përparësitë eventuale të evolucionit të ngjyrës së lëkurës, flokëve dhe syve, nga të errët në të çelët, ende nuk janë sqaruar përfundimisht.

Temperaturat kaluan 43 gradë celsius, gjashtë persona humbin jetën nga vala e të nxehtit që goditi pjesën jugore të Italisë

✇Albeu
By: M C

Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të valës së fortë të të nxehtit, të cilën meteorologët e kanë quajtur “Deve”.

Ditën e sotme një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh, shkruajnë mediat e huaja.

Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua italiane 60-vjeçare, të cilët po kalonin pushimet në zonë, vdiqën gjithashtu nga arresti kardiak. Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes, në të gjitha rastet, janë temperaturat e larta, të cilat tejkaluan 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të Italisë jugore, temperaturat mund të mbeten më të larta se mesatarja për sezonin.

The post Temperaturat kaluan 43 gradë celsius, gjashtë persona humbin jetën nga vala e të nxehtit që goditi pjesën jugore të Italisë appeared first on Albeu.com.

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

Një valë e fortë të nxehti ka goditur prej ditësh Italinë jugore, ku temperaturat kanë kaluar edhe 43 gradë Celsius, duke shkaktuar deri tani gjashtë viktima. Sipas mediave ndërkombëtare, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy vdekje nga arresti kardiak – një burrë 60-vjeçar dhe një 81-vjeçar, të cilët ndodheshin në plazh. Gjatë katër […]

The post Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima   appeared first on BoldNews.al.

Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë.

Source

ITALI – Anulohet koncerti i dirigjentit rus Valery Gergiev, i afërt me Putinin

ROMË, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Një koncert nga dirigjenti rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, është anuluar në qytetin italian Caserta pas një vale kritikash të forta në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ekzistonin shqetësime për protesta nga organizata ukrainase.

Gergiev, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pritej të dirigjonte më 27 korrik në kuadër të një festivali muzikor në oborrin barok të Pallatit Mbretëror të Caserta-s, vendndodhje e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ministria italiane e Kulturës u distancua nga organizimi, duke deklaruar se pjesëmarrja e dirigjentit të afërt me presidentin Putin mund të kthente ngjarjen muzikore “në një zëdhënëse të propagandës ruse”.

Edhe Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus Alexei Navalny, i cili vdiq në burg, bëri thirrje për anulimin e koncertit në një artikull të botuar në gazetënLa Repubblica.

Gergiev, 72 vjeç, që prej vitit 2023 udhëheq si Teatrin “Bolshoi” në Moskë, ashtu edhe Teatrin “Mariinsky” në Shën Peterburg, dhe prej vitesh njihet si një mbështetës i shquar i Putinit.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë në vitin 2022, shumë institucione kulturore ndërkombëtare, përfshirë Filarmoninë e Mynihut dhe  teatrin “La Scala” në Milano, ndërprenë bashkëpunimin me të për shkak të refuzimit për të dënuar konfliktin. /Ad.Ab./

The post ITALI – Anulohet koncerti i dirigjentit rus Valery Gergiev, i afërt me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Italia merr mbrapsht mozaikun antik të vjedhur gjatë L2B

ROMË, 21 korrik  /ATSH – DPA/  – Një mozaik dymijëvjeçar, i cili ishte vjedhur nga një oficer nazist, është kthyer në Itali më shumë se 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mozaiku do të vendoset në një ekspozitë në qytetin antik të Pompeit, pranë Napolit, i cili u mbulua nga hiri vullkanik në vitin 79 pas Krishtit, pas shpërthimit të Vezuvit, bëri të ditur drejtori i zonës arkeologjike, Gabriel Zuchtriegel.

“Çdo artefakt i vjedhur që kthehet është si një plagë që shërohet”, u shpreh Zuchtriegel.

Mozaiku i punuar me imtësi paraqet një burrë dhe një grua me veshje romake në një pozë intime në një dhomë gjumi.

Sipas muzeut, mozaiku ka të ngjarë të vijë nga rajoni rreth vullkanit Vezuv dhe mund të ketë zbukuruar dikur dyshemenë e një dhome gjumi. Mendohet se punimi  është krijuar në shekullin I para ose pas Krishtit.

Sipas forcës së karabinierëve për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, mozaiku ka përfunduar në mënyrë të paligjshme në zotërim të një anëtari të Wehrmacht-it gjatë pushtimit gjerman të Italisë.

Mozaiku u rikthye në Itali në shtator përmes konsullatës së Përgjithshme italiane në qytetin gjerman jugperëndimor të Shtutgartit.

Pas armëpushimit mes Italisë dhe forcave aleatëve në shtator 1943, Wehrmacht-i gjerman pushtoi pjesë të mëdha të vendit. Ky pushtim 20-mujor u shënua nga dhuna, ndërsa një numër i madh veprash arti dhe objektesh kulturore u zhdukën nga koleksionet publike apo vendet arkeologjike. /Ad.Ab./

 

The post SOFT NEWS – Italia merr mbrapsht mozaikun antik të vjedhur gjatë L2B appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Termometri do të shënojë 50 gradë? Pritet vala më ekstreme në histori në Itali

✇Albeu
By: M C

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje të dendura, ndërsa në qendrën dhe jugun e shtetit fqinj do të mbizotërojë një valë rekord të nxehti, e përshkruar nga meteorologët si “vala më e fuqishme e dekadave të fundit, ndoshta edhe e historisë”.

Vala afrikane e të nxehtit, e njohur në zhargonin meteorologjik si “Deveja”, po prek që tani rajonet e Siçilisë, Sardenjës dhe Pulias, ku temperaturat kanë arritur tashmë 40°C. Ndërkohë, në një lartësi prej 1 mijë e 500 metrash, parashikohen rreth 30°C, një vlerë jashtëzakonisht e rrallë për Italinë.

Por e gjitha kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që pritet të ndodhë nga e hëna në zonat e brendshme lindore të Siçilisë, mes Sirakuzës, Katanias dhe Kaltanisetas. Për shkak të erërave të forta, lagështisë shumë të ulët dhe largësisë nga deti, temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C.

Sipas ekspertëve, është e mundur që në këto zona të regjistrohen temperatura maksimale mbi 49°C, një nivel që do të thoshte potencialisht rishkrim i historisë klimatike të Italisë dhe të gjithë Evropës. Kjo do të thyente edhe rekordin evropian prej 48.8°C të regjistruar në gusht të vitit 2021 në Floridia, provincë e Sirakuzës.

Rekordi botëror prej 56.7°C, i vendosur në vitin 1913 në Luginën e Vdekjes (Death Valley), në Kaliforni, mbetet ende larg për momentin. Ai vend njihet si më i nxehti në Tokë dhe vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, të cilët bëjnë foto para termometrit të famshëm të Furnace Creek.

Arritja e temperaturave afro 50°C nën hije në Itali dhe në Evropë do të ishte një precedent historik. Në kushte të tilla ekstreme: metalet fillojnë të zgjerohen (edhe pse nuk është e dukshme me sy të lirë), plastika e butë deformohet, gjalpi apo dylli që kanë pika shkrirjeje më të ulëta shkrihen plotësisht, ndërkohë që infrastruktura dhe rrjetet elektrike mund të rrezikojnë kolaps të menjëhershëm. Por më shqetësuese është se proteinat në trupin e njeriut nisin të denaturohen, çka mund të çojë në çrregullime mendore, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash.

Kjo është ajo që meteorologu Mattia Gussoni nga ilMeteo.it e cilëson si “fytyra e re e verës së shekullit XXI”: pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, me ngjarje ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të qëndrueshme.

Por kjo situatë ka edhe një anë tjetër. Pjesa më e madhe e Mesdheut qendror dhe perëndimor do të përjetojë temperatura +8°C mbi mesataren sezonale, veriu i Italisë do të gjendet në një “zonë përplasjeje” atmosferike, e goditur nga një ciklon që do të prekë edhe Evropën veriore.

Veçanërisht në Alpe, në Piemonte dhe Lombardi, priten reshje intensive brenda pak orësh, mbi 100-150 mm, sasi që normalisht bie për një muaj të tërë, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta./ La Repubblica

The post Termometri do të shënojë 50 gradë? Pritet vala më ekstreme në histori në Itali appeared first on Albeu.com.

Rikthim i bujshëm në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

✇Albeu
By: V K

Haken eliminoi Spartak Trnavën në turin e parë të Ligës së Europës. Në fokus u kthye e ardhmja e Etrit Berishës, që po bën mjaft mirë te suedezët.

Portieri shqiptar, ka zbuluar më parë klauzolën, që e lejon të largohet nga Haken këtë verë. Për më të tepër, që për Berishën ka interes nga Italia.

“Asgjë nuk është e sigurt ende, do të shohim çfarë ndodh. Siç thashë, kemi filluar të flasim, kemi edhe pak kohë deri në fund të korrikut dhe pastaj do të shohim. Ka pasur disa kontakte në Itali, por është agjenti im që merret. Për mua është e rëndësishme të përqendrohem këtu dhe atë që ndodh në të ardhmen do ta shohim”.

Në anën tjetër, drejtori Martin Erikson, ka shprehur dëshirën për të zgjatur më tepër kontratën që përfundon në fundin e këtij viti.

“Ne do të dëshironim shumë që ai të qëndronte më gjatë sesa deri në fund të sezonit. Kemi pasur bisedime me të për këtë”, u shpreh drejtori Erikson së fundmi.

The post Rikthim i bujshëm në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim appeared first on Albeu.com.

Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht

Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit.  Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.

Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane

Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.

Gjyqtarët italianë argumentuan se protokolli “Itali-Shqipëri” bie ndesh me direktivën për kthimet. Sipas tyre, Shqipëria nuk ofron sistem më efikas se Italia për riatdhesimin.

Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten

Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.

Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.

Sipas Ramës marrëveshja me Italinë justifikohet nga “marrëdhëniet speciale”. Ai e etiketoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.

“Italia ka qenë për ne, që kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës,” shtoi ai.

Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.

Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.

Më 31 maj, u organizua një protestë në Gjadër për të nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetëvra në një qendër riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: “Më mirë burgu se CPR-ja në Shqipëri”.

Lexoni gjithashtu:

The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në zonën e Bolonjës, i cili u kap në flagrancë me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri të llojit pistoletë. Sipas autoriteteve, i arrestuari kishte qenë më parë i dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u krye nga Skuadra e Policisë së Bolonjës, pas një […]

The post U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali appeared first on BoldNews.al.

Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

Një operacion i Policisë Italiane zbuloi një laborator përpunimi droge në Cologno Monzese në Monza, duke rezultuar në një arrestim dhe mbi 6 kg drogë të sekuestruar. Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua dhe u akuzua për posedim dhe trafikim të sasive të mëdha droge. Gjithçka filloi me një informacion anonim që tërhoqi vëmendjen e hetuesve. […]

The post Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – ”Hotel” për bletët e vetmuara, të lëna jetime nga kosheret

SARDENJË (Itali), 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Në fshatin Alghero, në Guardia Grande, një rajon i Sardenjës, vetëm pak metra larg një plazhi dhe një pylli me pisha, po lind një projekt përrallor, i ashtuquajtur ”Hotelet e bletëve” apo thënë ndryshe strehimore për bletët e vetmuara dhe mbijetesën e tyre, e cila është thelbësore për pjalmimin.

Këto “shtëpi” të reja po marrin formë brenda kopshtit të bletëve, një parajsë e vogël bletësh e krijuar duke rimarrë 5 hektarë tokë nga një ish-gurore.

Këtu, pronari Davide Maffei ka mbjellë mijëra luledielli, livando, boronica, luleshtrydhe dhe rozmarinë duke krijuar një “mushkëri bletarie”, siç e quan ai, e para e strukturuar dhe e përhershme në Itali.

Një mbretëri biodiversiteti, një oaz i projektuar për insektet pjalmuese dhe që ushqehen me nektar.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Kopshti i bletëve është gjithashtu një park edukativ që mirëpret familjet dhe grupet shkollore për të përjetuar jetën e bletëve dhe florës dhe për të shpjeguar rëndësinë e këtij insekti, të kërcënuar nga ndryshimet klimatike dhe praktikat bujqësore njerëzore.

Për ta bërë këtë oaz edhe më unik dhe të dobishëm, kopshti i bletëve është mbështetur në bashkëpunimin e vlefshëm të rrjetit ”Bug’s Hotel Ita”, i specializuar në krijimin e strehimoreve për insektet pjalmuese, dhe Laboratorit Social të Trentos, një qendër e shkëlqyer në dizajnin e qëndrueshëm.

Ky bashkëpunim synon krijimin e një mundësie të re për bletët e vetmuara.

Ndryshe nga bletët e mjaltit që jetojnë në koshere, bletët e vetmuara nuk prodhojnë mjaltë, por luajnë një rol vendimtar në ekosistem, duke kontribuar në pjalmimin e specieve të shumta bimore.

Megjithatë, këto bletë kërcënohen nga humbja e habitatit dhe përdorimi i pesticideve.

“Jemi krenarë që fillojmë këtë nismë, e cila kombinon mbrojtjen e mjedisit, edukimin dhe inovacionin”, shpjegon Davide Maffei.

“Përafërsisht 75% e bimëve të planetit mbështeten në pjalmimin entomofil, domethënë, nga një gamë e gjerë insektesh”, përfundon ai./ a.jor.

The post SOFT NEWS – ”Hotel” për bletët e vetmuara, të lëna jetime nga kosheret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është aksidentuar në punë pasditen e kësaj të premte në Treviso të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari, i cili po punonte në instalimet e kabllove me fibra optike, u përplas pas murit të një shtëpie nga një kamion me vinç, pasi u përpoq ta ndalonte, por frenat nuk […]

The post Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali appeared first on BoldNews.al.

Italia dhe Ballkani bashkojnë forcat për një platformë të përbashkët turistike


TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Forumi i parë ministror ndërmjet Italisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua me sukses, duke afirmuar rolin e Shqipërisë si një urë lidhëse mes kulturave, historisë dhe vlerave njerëzore në rajon.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cilësoi këtë forum si shumë të frytshëm, jo vetëm për shkëmbimin e ideve, por edhe për krijimin e një platforme të përbashkët në fushën e turizmit, si një motor ekonomik dhe një shtyllë e emancipimit social.

Nisma e këtij forumi erdhi nga Ministria italiane e Turizmit, si pjesë e një angazhimi të ministres italiane Daniela Santanchè për të krijuar ura më të forta bashkëpunimi me vendet e Ballkanit.

Sipas ministres Kumbaro, rajoni i Ballkanit përfaqëson një pjesë të rëndësishme të hartës turistike të Mesdheut, ku Shqipëria shfaqet si një portë hyrëse përmes Adriatikut dhe Jonit, dete që ndahen mes Shqipërisë dhe Greqisë, Italisë e Malit të Zi.

Në forum morën pjesë ministrat e Turizmit të rajonit, të cilët ndanë ide dhe përvoja mbi ofertat turistike të vendeve të tyre.

“Secili vend ka specifikat e veta. Këto nuk janë sfida, por mundësi për t’u zhvilluar”, u shpreh Kumbaro.

Ajo theksoi gjithashtu se turizmi në Shqipëri është një ndër industritë më të rëndësishme dhe se vendi ynë u promovua si një model suksesi, jo vetëm nga kolegët rajonalë, por edhe nga përfaqësues të botës së biznesit që morën pjesë në pjesën e dytë të forumit.

“Shqipëria dhe Italia nuk ndajnë vetëm miqësi dhe histori të përbashkët politike, por edhe tregje të integruara turistike”, theksoi ministrja Kumbaro, teksa theksoi se bashkëpunimi me Italinë është një shembull i qartë i përpjekjeve për ta pozicionuar rajonin si një destinacion unik mesdhetar.

/a.f//r.e/

The post Italia dhe Ballkani bashkojnë forcat për një platformë të përbashkët turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

Duket se “efekti Shqipëri”, në formatin e turizmit bregdetar, nuk ka më të njëjtën tërheqje. Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut. “Për të qenë të sinqertë – shpjegon Michele Viola, drejtues […]

The post Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Rritja e sigurisë në sezonin turistik, patrullime shqiptaro-italiane në zonën bregdetare të Durrësit

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti zhvilluan sot një vizitë në Durrës, ku takuan patrullat e përbashkëta shqiptaro-italiane që operojnë në zonën bregdetare.

Patrullimet e përbashkëta, tashmë një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, kanë si qëllim rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh.

Po ashtu synohet forcimi i bashkëpunimit policor ndërkombëtar në shërbim të qytetarëve, krijimi i një klime të sigurt për pushuesit italianë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion dhe lehtësimi i komunikimit me vizitorët dhe turistët e huaj.

Nisja e patrullimeve u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, të cilët u shoqëruan gjatë vizitës në Durrës nga Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Vilson Bala.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Proda u shpreh se “siguria është pasaporta e imazhit të vendit tonë dhe, në këtë drejtim, prania juaj në terren është një mesazh i qartë: Shqipëria është e sigurt, mikpritëse dhe e hapur”.

“Patrullimi i përbashkët është një model i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe një garanci konkrete për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve”, shtoi ai.

Ndërkaq, ambasadori italian falënderoi Policinë e Shtetit për punën e përbashkët. “Ky bashkëpunim nuk është i njëanshëm. Gra dhe burra të Policisë shqiptare do të jenë së shpejti të pranishëm në Itali, pasi qëllimi ynë është të intensifikojmë shkëmbimin e aftësive dhe eksperiencave profesionale mes dy policive”, shtoi ai.

Në përfundim të vizitës, Proda garantoi ambasadorin se Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por edhe përballë sfidave të përbashkëta në fushën e rendit dhe sigurisë.

/m.m/j.p/

The post Rritja e sigurisë në sezonin turistik, patrullime shqiptaro-italiane në zonën bregdetare të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

Fushat, rrugët e pashtruara dhe pyjet janë kthyer vitet e fundit në strehë për trafikantët e drogës. Pikërisht aty humbi gjurmët italiania Erika Ferini Strambi, natën e 5 korrikut. Erika, 53 vjeç, ishte larguar me Mini Cooper-in e saj të zi, model 2011, pasi kishte kaluar një mbrëmje me miq në një klub në Segrate. […]

The post 53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

Policia italiane ka goditur një grup me shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Si rezultat të operacionit “Djali”, që nisi në tetor të vitit të kaluar, janë arrestuar 11 shqiptarë mëngjesin e sotëm, teksa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit akuzohen në shkallë të ndryshme, […]

The post Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja me Italinë për pensionet, mbi 150 shqiptarë nisin procedurën

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur tashmë procedurat për përfitimin e pensionit në kuadër të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2025.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali,  Valeria Vittimberga, ku u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes.

Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet.

“Deri tani, kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vite sigurim në Shqipëri”, informoi ministri.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane.

“Shkëmbimi i formularëve midis dy institucioneve do të kryhet në mënyrë elektronike, duke reduktuar ndjeshëm kohën e procedurës dhe duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët”, shtoi Gonxhja.

Në funksion të transparencës dhe udhëzimit të saktë për qytetarët, janë publikuar tashmë të gjitha udhëzimet dhe manualet që shpjegojnë hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikuesi.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës në drejtim të mbrojtjes sociale dhe është një model bashkëpunimi që synohet të zgjerohet edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shtetasit shqiptarë.

1 nga 5

/r.e//a.f/

The post Marrëveshja me Italinë për pensionet, mbi 150 shqiptarë nisin procedurën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme. Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e […]

The post Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌